mashtrim kompjuterik Archives - Albeu.com

Mashtronin qytetarët, arrestohet administratori dhe menaxherja e një call center-i, nën hetim 7 të tjerë
Policia ka vënë në pranga administratorin dhe menaxheren e një call-center-i në Shkodër, për mashtrim kompjuterik. Gjithashtu ka shpallur në kërkim 3 punonjës dhe 7 të tjerë I ka vënë nën hetim.

Nga hetimet rezulton se 2 shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me 3 shtetasit e shpallur në kërkim, kishin punësuar disa operatorë, të cilët telefononin shtetas të ndryshëm dhe i mashtronin ata që të kryenin investime në bursa fiktive.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “North Forex 4”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Arrestohen në flagrancë administratori dhe menaxherja e një subjekti call center. Shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tyre.

Procedohen penalisht 7 shtetas të tjerë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Evidentohen dhe goditen edhe 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara, në këtë subjekt, procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “ C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin, identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit të mashtrimit kompjuterik”, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “North Forex 4”, për goditjen e këtij aktiviteti kriminal.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. P., 28 vjeç, banues në Vau i Dejës, administrator i subjektit, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” kryer në bashkëpunimin dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

F. P., 36 vjeçe, shtetase rumune, banuese në Shkodër, menaxhere e subjektit, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. S., 34 vjeç, banues në Shkodër, D. Sh., shtetas izraelit, banues në Tiranë dhe L. Gj., 25 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist teknologjie pranë subjektit call center.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, për shtetasit: E. Sh., 25 vjeçe, K. G., 31 vjeç, O. J., 24 vjeç, E. Rr., 46 vjeç, M. Ç., 36 vjeçe, E. M., 31 vjeçe dhe A. K., 33 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në subjektin call center, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 pajisje kompjuterike të përshtatura për mashtrim nëpërmjet platformave të ndryshme.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me 3 shtetasit e shpallur në kërkim, kishin punësuar disa operatorë, të cilët telefononin shtetas të ndryshëm dhe i mashtronin ata që të kryenin investime në bursa fiktive.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë subjekt janë sekuestruar edhe 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për lotari të palejuara. Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. U., 25 vjeç dhe S. R., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Mashtronin qytetarët, arrestohet administratori dhe menaxherja e një call center-i, nën hetim 7 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Zhvatën 4 milion euro përmes mashtrimit kompjuterik, gjykata cakton masën e sigurisë për 4 të arrestuarit
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arresti me burg për 4 të arrestuarit që mashtronin njerëzit nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës dhe u zhvatnin paratë.

Masa e sigurisë “arrest me burg” është caktuar për Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë; Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë; Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit të pagesës nëpërmjet postës elektronike për mashtrimin e shtetasve nëpërmjet krijimit të subjekteve tregtare fiktive, duke ridrejtuar transaksionet bankare të subjekteve tregtare etj.

Kjo skemë quhet “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike”, pasi këta shtetas, në bazë të dyshimeve të arsyeshme, së bashku me shtetas të tjerë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, këta shtetas kanë bërë lëvizjet e tyre. Ata kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e subjektit pritës të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re. Ata duke qenë në brendësi të komunikimeve kanë qenë në gjendje të prodhojnë një mesazh të postës elektronike me pamje me pamje të njëjtë me të vërtetin.

Që kjo skemë të funksiononte, këta shtetas kishin hapur subjekte tregtare fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh. Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta shtetas kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera.

Janë shpallur në kërkim 8 shtetas të huaj të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasja H. M., shtetase e Kamerunit, banuese në Tiranë./albeu.com

The post Zhvatën 4 milion euro përmes mashtrimit kompjuterik, gjykata cakton masën e sigurisë për 4 të arrestuarit appeared first on Albeu.com.

DOSJA/ Pjesë e skemës së mashtrimit, biznesmeni i gurëve të çmuar vodhi Kishën e Voskopojës në 2010
Xhentil Kupe një nga të arrestuarit si i përfshirë në skemën e mashtrimit e cila ka zhvatur miliona euro, është pronari i një subjekti që merret me blerjen dhe shitjen e gurëve të çmuar, arit, metaleve të rralla dhe të gjitha llojet e mineraleve.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se në vitin 2010 ai ka qenë i arrestuar si i dyshuar për vjedhjes e Kishës së Shën Mërisë në Voskopojë, ku ishin vjedhur disa mbajtëse llampadarësh dhe një pjesë e ikonostatit.

Në datë 15 prill të këtij viti ai ka bërë një tërheqje parash në bankë të një shume prej 41 mijë eurosh. 10 ditë më vonë, me anë të një prokure, ka deklaruar si përfaqësues ligjor nigerianin e arrestuar bashkë me të nga policia në lidhje me skemën e mashtrimit, Emmanuel Emereibenu.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin ata ndryshonin të dhënat kompjuterike në sisteme të ndryshme, si psh instagram, për krijimin e të dhënave të rreme për përfituar të ardhura./abcnews.al

The post DOSJA/ Pjesë e skemës së mashtrimit, biznesmeni i gurëve të çmuar vodhi Kishën e Voskopojës në 2010 appeared first on Albeu.com.

Përfituan 4 milion euro përmes mashtrimit kompjuterik, zbulohet si funksiononte skema
Pas një hetimi të nisur në vitin 2020, pas informacioneve të marra dhe duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia e hetimit të krimeve kibernetike në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë regjistruar 2 procedime penale dhe ka kryer veprime të vazhdueshme dhe të thella në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve për veprën penale  “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia “C” Hetimi i krimit kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kryer veprimet e mëposhtme:

Ka ndaluar shtetasit:

Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë;

Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë;

Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;

Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Janë shpallur në kërkim 8 shtetas të huaj të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasja H. M., shtetase e Kamerunit, banuese në Tiranë.

Situata kriminale e ndjekur nga “Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike“, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjyqësor Tiranë kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit të pagesës nëpërmjet postës elektronike për mashtrimin e shtetasve nëpërmjet krijimit të subjekteve tregtare fiktive, duke ridrejtuar transaksionet bankare të subjekteve tregtare etj. Kjo goditje e kësaj skeme kriminale realizohet për herë të parë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kjo skemë quhet “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike”, pasi këta shtetas, në bazë të dyshimeve të arsyeshme, së bashku me shtetas të tjerë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, këta shtetas kanë bërë lëvizjet e tyre. Ata kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e subjektit pritës të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re. Ata duke qenë në brendësi të komunikimeve kanë qenë në gjendje të prodhojnë një mesazh të postës elektronike me pamje me pamje të njëjtë me të vërtetin.

Që kjo skemë të funksiononte, këta shtetas kishin hapur subjekte tregtare fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh. Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta shtetas kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera.

Subjektet që janë verifikuar deri më tani si subjekte tregtare fiktive dhe të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe që më pas në emër të tyre janë hapur numra llogarish bankare janë:

CONNECTA INTERCONTINENTAL SHPK

ËORLDËIDE GO LTD

ËORLDËIDE TRADING LIMITED

AFRICAN-ALBANIAN COMERCE

KËOK TANG SHPK,

KRACO LIMITED SHPK

MICHAEL ODYLON LAGMON ROMERO SHPK

PILATUS AIRCRAFT LTD SHPK

TANG KËOK YUE SHPK

LEKLIFARM GLOBAL sh.p.k

MAIBOM GBMH

HORTIFEEDS

TEST FUCHS GBMH

GS ECOMETAL CO LTD

ECI PHARMACEUTICALS LLC

AGNES KATBETH KREIMER

XHENTIL KUPE

Deri tani janë evidentuar subjekte që kanë rënë pre e këtij mashtrimi nga vende të ndryshme të botës dhe më saktësisht nga:

SHBA

GJERMANI

ANGLI

TURQI

BELGJIKË

ZVICËR

FINLANDË

LITUANI

FILIPINE

Po ashtu janë evidentuar llogaritë bankare të hapura në bankat e nivelit të dytë dhe në bashkëpunim të ngushtë me këto banka janë mbajtur në kontroll transaksionet e kryera nga këta shtetas nëpërmjet kompanive fiktive të krijuara prej tyre, me qëllim dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Vlerat monetare të evidentuara dhe të dyshuara si të ridrejtuara si pasojë e kësaj skeme kriminale janë rikthyer tek subjektet që i kanë dërguar ato duke minimizuar dëmin dhe viktimat e mundshme.

Deri më tani dyshohet se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal për një periudhë të gjatë kohore prej rreth 2 vjetësh dhe së bashku me shtetas të paidentifikuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të kenë kryer mashtrime të pagesës nëpërmjet postës elektronike në një shumë prej rreth 4.000.000 eurosh.

Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1 automjet i markës Huyndai

3 pajisje kompjuterike laptop

11 telefona celularë

20 karta SIM

2 pajisje kompjuterike tablet

3 vula subjektesh

8 karta krediti/debiti

9 karta memorie

Pajisje të tjera elektronike ndihmëse etj.

Dokumente të ndryshme si vërtetime bankare, fatura bankare, fotokopje pasaportash shtetasish shqiptarë e të huaj, ftesa për leje qëndrimi, kontrata të ndryshme noteriale, prokura përfaqësimi etj.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin e subjekteve të tjera tregtare fiktive të çelura në territorin e Republikës së Shqipërisë, evidentimin e të gjitha subjekteve të tjera tregtare të mashtruara nëpërmjet kësaj skeme dhe evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

U kryen veprimet procedurale përkatëse dhe materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”./albeu.com

The post Përfituan 4 milion euro përmes mashtrimit kompjuterik, zbulohet si funksiononte skema appeared first on Albeu.com.

Mashtronin dhe fitonin para nëpërmjet të miturve, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë
Policia e Shtetit ka vënë në pranga një shtetas për mashtrim nëpërmjet të miturve në rrjetet sociale.

Në pranga ka rënë shtetasi Arsen Memaj, 34 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor i koduar “KAMELEONËT 2”, vihet në pranga një nga personat e shpallur në kërkim.

Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si rezultat është vënë në pranga një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, shtetasi Arsen Memaj, 34 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Disa ditë më parë është vënë në pranga shtetasja A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila në bashkëpunim me këtë shtetas dhe shtetasin S. N., 37 vjeç, i cili është ende në kërkim, kanë kryer veprime për ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik, me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Njëkohësisht, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike u bën thirrje të gjithë shtetasve që kanë dyshime të arsyeshme për funksionimin e skemave të tilla të na vënë në dijeni në adresën e postës elektronike Ç@asp.gov.al dhe në numrin e telefonit 0694155552, po ashtu dhe në aplikacionet e komunikimit si ËhatsApp, Viber etj.

The post Mashtronin dhe fitonin para nëpërmjet të miturve, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.