masat covid-19 Archives - Albeu.com

Protesta në Evropë kundër masave shtrënguese për COVID-19
Dhjetëra mijëra vetë, shumë prej tyre mbështetës të së djathtës ekstreme, protestuan të shtunën në Vjenë kundër kufizimeve të koronavirusit një ditë pasi qeveria e Austrisë njoftoi një bllokim të ri dhe tha se vaksinat do të bëhen të detyrueshme vitin e ardhshëm.

Protesta kundër kufizimeve, të cilat synojnë frenimin e përhapjes së Covid-19, u zhvilluan të shtunën edhe në Zvicër, Kroaci, Itali, Irlandën Veriore dhe Holandë, një ditë pasi policia holandeze hapi zjarr ndaj protestuesve dhe shtatë persona u plagosën në trazirat që shpërthyen në Roterdam.

Protestuesit u mblodhën kundër kufizimeve të koronavirusit dhe kartave të detyrueshme për COVID-19 të kërkuara në shumë vende evropiane për të hyrë në restorante, tregje Krishtlindjesh ose ngjarje sportive, si edhe kundër vaksinimeve të detyrueshme.

Masat kufizuese të Austrisë do të hyjnë në fuqi të hënën dhe ato pasojnë trefishimin e vdekjeve mesatare ditore në javët e fundit dhe spitalet në shtetet e goditura rëndë kanë paralajmëruar se njësitë e kujdesit intensiv po arrijnë kapacitetin maksimal.

Masat do të zgjas të paktën 10 ditë, por mund të shkojë deri në 20, thanë zyrtarët. Njerëzit do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye të veçanta, përfshirë blerjen e artikujve ushqimorë, vizitën tek mjeku ose ushtrimet.

Përafërsisht 66% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore.

Ndërsa infeksionet ditore kanë kapur shifra rekord edhe pasi u vendos një bllokim për të pavaksinuarit këtë javë, qeveria tha të premten se do të sillte në fuqi masa të reja kufizueze të hënën dhe do ta bënte të detyrueshëm vaksinimin që nga 1 shkurti.

Me fishkëllima, duke u rënë borive dhe daulleve, turmat mbushën Sheshin e Heronjve përpara Hofburgut, ish-pallatit perandorak në qendër të Vjenës, në orët e hershme të pasdites, në njërën nga disa protestat në vend.

Shumë demonstrues valëvitnin flamuj austriak dhe mbanin pankarta me slogane si “jo vaksinimit”, “mjaft është mjaft” ose “poshtë diktatura fashiste”.

Turmat kishin arritur në rreth 35,000 vetë nga mesi i pasdites, sipas policisë, dhe protestuesit po marshonin në unazën e brendshme të Vjenës përpara se të ktheheshin në drejtim të Hofburgut. Një zëdhënës i policisë tha se kishte pasur më pak se 10 arrestime, për shkelje të kufizimeve të koronavirusit dhe përdorimit të simboleve naziste.

Midis atyre që protestuan ishin anëtarë të partive dhe grupeve të ekstremit të djathtë përfshirë Partinë e Lirisë, partinë MFG kundër vaksinës dhe Identitarianët.

Udhëheqësi i Partisë së Lirisë, Herbert Kickl, i cili së fundmi rezultoi pozitiv me COVID-19, u shfaq përmes videos, duke denoncuar ato që ai i quajti masa “totalitare” nga një qeveri “që beson se duhet të mendojë dhe të vendosë për ne”.

Zoti Schallenberg u kërkoi falje të gjithë njerëzve të vaksinuar të premten, duke thënë se nuk ishte e drejtë që ata të vuanin nën kufizimet e ripërtërira të bllokimit.

Në Zvicrën fqinje, 2,000 njerëz protestuan kundër një referendumi të ardhshëm lidhur me pyetjen nëse duhej të miratohej ligji i qeverisë për kufizimet për COVID-19, duke thënë se ishte diskriminues, njoftoi televizioni publik SRF.

Një ditë pas trazirave të Roterdamit, mijëra vetë u mblodhën në sheshin qendror Dam të Amsterdamit, pavarësisht se organizatorët e anuluan protestën. Ata ecën të qetë nëpër rrugë, të vëzhguar nga afër nga policia.

“Kjo politikë (masat kundër koronavirusit) shkakton shumë konflikte midis njerëzve,” tha për Associated Press Hugo Gietelink nga Amsterdami.

Disa qindra njerëz marshuan gjithashtu nëpër qytetin jugor holandez të Bredës.

Në Itali, 3,000 vetë dolën në Circus Maximus në kryeqytet, një fushë ku në kohët e lashta romakët organizonin argëtime popullore, për të protestuar kundër çertifikatave të gjelbëra të kërkuara në vendet e punës, restorante, kinema, teatro, ambiente sportive dhe palestra, si edhe në udhëtimet me tren, autobus ose traget në distanca të gjata.

“Njerëz si ne kurrë nuk dorëzohen,” shkruhej në një pankartë, me ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe jeshile të flamurit italian. Pothuajse askush nuk mbante maskë.

Në Irlandën e Veriut, disa qindra njerëz që kundërshtonin pasaportat e vaksinave protestuan para bashkisë në Belfast, ku tregu i Krishtlindjeve i qytetit u hap të shtunën dhe ku kërkohej prova e vaksinimit ose një test negativ për COVID-19.

Qeveria e Irlandës së Veriut votoi këtë javë për të paraqitur çertifikatat e vaksinave për pranim në klubet e natës, bare dhe restorante duke filluar nga 13 dhjetori.

Disa protestues mbanin shenja që janë kritikuar gjerësisht si ofenduese, duke krahasuar kufizimet e koronavirusit me veprimet e Gjermanisë naziste.

Në Kroaci, mijëra vetë u mblodhën në kryeqytetin e Zagrebit, duke mbajtur flamuj, simbole nacionaliste dhe fetare, së bashku me pankarta kundër vaksinimit dhe atyre që ata i përshkruajnë si kufizime të lirive individuale.

Në Francë, Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin dënoi protestat e dhunshme në ishullin Karaibe të Guadeloupe, një nga territoret e Francës. Zoti Darmanin tha se 29 persona ishin arrestuar nga policia gjatë natës. Autoritetet po dërgonin 200 policë të tjerë në ishull dhe të martën do të vendosin një ndalim qarkullim nga ora 18:00. deri në 5 të mëngjesit./VOA

The post Protesta në Evropë kundër masave shtrënguese për COVID-19 appeared first on Albeu.com.

Nga vaksinimi tek maskat, sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid në Shqipëri
Ditën e sotme futen në fuqi masat e reja kundër COVID-19 që mori Komiteti i Ekspertëve pak ditë më parë.

Nga sot, 6 shtator asnjë qytetar shqiptar apo i huaj nuk mund të futet brenda territorit pa vërtetuar që nuk është i infektuar me koronavirus.

Tre janë kushtet;

Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë,

Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve

Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Fëmijët deri në 6 vjeç nuk u nënshtrohen këtyre rregullave.

Masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:

– Duke filluar nga data 1 Shtator, ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot, do të shkojë në 23:00-06:00. – Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte: 1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. 2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve. 3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

– Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit në vlerësim të përgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e shëndetit publik ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët.

– Vlerësohet që Shtatori, duke qenë muaj i hapur, të jetë periudha që të gjithë stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, të kryejnë vaksinimin dhe deri në datën 30 Shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.

– Pas kësaj date, për ata të cilët nuk e kanë, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës. Një dokument i cili do të vlerësohet me përgjegjshmëri përveç mjekut dhe specialistit që e ka dhënë edhe nga specialisti i Institutit të Shëndetit Publik.

– Penaliteti për paraqitjen për marrjen e PCR në mënyrë periodike do të fillojë vetëm pas datës 30 shtator.

– Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.

– Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

– Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar. /albeu.com/

The post Nga vaksinimi tek maskat, sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

COVID-19 e riktheu Shqipërinë në “zonën e kuqe”! Komiteti teknik bën lëvizjen e parë, a do rikthehen kufizimet?
Prej ditësh Shqipëria po përjeton një rritje të madhe të rasteve me COVID-19, duke e kthyer vendin tonë në zonën e kuqe.

Pas vendimit të Norvegjisë dhe SHBA për të na rikthyer në zonën e kuqe (zonë me rrezik), Komiteti teknik I Ekspertëve ka nisur lëvizjet e para.

Mësohet se sot në orën 10:30, do të mbahet një mbledhje e tyre ku pritet të flitet rreth situatës së re së COVID-19  në vend.

Nuk dihet nëse do të kemi vendime të reja dhe rikthim masash, por rritja e rasteve ka sjellë alarminin e qytetarëve.

Vijon… /albeu.com/

The post COVID-19 e riktheu Shqipërinë në “zonën e kuqe”! Komiteti teknik bën lëvizjen e parë, a do rikthehen kufizimet? appeared first on Albeu.com.

Italia i mbyll “dyert” shqiptarëve, shtyhen kufizimet deri më 30 Korrik
Italia ka vendosur të lërë në fuqi masat aktuale për lëvizjen e shtetasve shqiptarë.

Edhe pse aktualisht u bë pothuajse një muaj që vendi ynë ka pësuar ulje të ndjeshme të rasteve pozitive me Covid sërish Italia nuk ka hapur kufijtë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Italiane në vendin tonë, ku në një njoftim zyrtar rezulton se masat aktuale do të qëndrojnë në fuqi deri më 30 Korrik.

Kjo do të thotë që shumë shqiptar që mund të kishin zgjedhur Italinë si destinacion të pushimeve verore tashmë duhet të heqin dorë.

Mbetet në fuqi lëvizja vetëm për ata që kanë nënshtetësi italiane, që janë resident në Itali ose që udhëtojnë për arsye studimi.

The post Italia i mbyll “dyert” shqiptarëve, shtyhen kufizimet deri më 30 Korrik appeared first on Albeu.com.

Nesër hiqen maskat dhe shtyhet ora policore, policia: Respektoni masat ose do të gjobiteni!
Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që nga nesër të respektojnë orën e re policore si dhe detyrimin për të vijuar mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura dhe në mjetet e transportit publik.

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj në një deklaratë për mediat, i bëri thirrje gjithashtu edhe bizneseve në të gjithë vendin, që të respektojnë orën 22:00, kohë në të cilën do duhet të ndalojnë muzikën në lokalet dhe restorantet e tyre.

Ndërkohë që nga 1 qershori ora policore shtyhet në 23:00 të mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, policia tha se të gjithë personat që duhet të lëvizin në orën e ndalimit të qarkullimit, duhet të pajisen me leje të posaçme nga e-Albania, ndryshe, do të vendosen gjoba.

DEKLARATA E PLOTE

Në zbatim të Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, nr. 23 datë 26.5.2021 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 3 datë 15.3.2021 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar dhe të Urdhrit të Ministrit të Brendshëm nr. 237 datë 27.05.2021 “Për caktimin e orarit të ndalimit të muzikës”;

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar aktet përkatëse me detyra për strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit.

Në zbatim të këtyre akteve, komunikojmë dy masa shumë të rëndësishme lehtësuese të marra në interes të qytetarëve shqiptarë dhe gjithashtu edhe të bizneseve:

Së pari, duke filluar nga data 1 qershor 2021 ora policore sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jetë nga ora 23:00 deri 06:00, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Detyrimet gjatë orës kufizuese tashmë janë të njohura, megjithatë theksoj se kërkohet që të gjithë shtetasit që për arsye punë do të lëvizin përtej orës 23:00, të jenë të pajisur me leje nga e-Albania ose të kenë dokumentin që vërteton se është punonjës në një nga shërbimet kritike.

Gjithashtu duke filluar nga data 1 qershor 2021, orari i ndalimit të muzikës në çdo mjedis shërbimi referuar Aktit Normativ dhe urdhrit të Ministrit të Brendshëm, nr. 237 datë 27.05.2021,është përcaktuar ora 22:00.

Ftojmë të gjithë shtetasit që banojnë apo ushtrojnë aktivitet në territorin e Republikës së Shqipërisë që të zbatojnë orën policore, të mbajnë barrierat mbrojtëse (maskat) në ambientet e brendshme dhe mjetet e transportit publik, dhe sidomos të zbatojnë orën 22:00 për ndalimin e muzikës në çdo mjedis shërbimi.

Kujtojmë se për konstatimet që do të kenë strukturat policore në shkelje të këtyre akteve, ndaj kundërvajtësve do të aplikohen masat administrative.

Respektimi i këtyre masave tregon vullnetin tonë të përbashkët për të çuar deri në fund këtë luftë kundër pandemisë dhe ta fitojmë atë, ashtu sikurse kemi bërë deri më sot.

Së dyti, të gjitha dënimet administrative të vendosura me pezullim të lejeve të drejtimit të pezulluara për një periudhë trevjeçare apo të shoqëruara dhe me bllokim të mjetit apo lejes së qarkullimit të tij, në zbatim të Aktit Normativ zëvendësohen me dënimin

me masë administrative me gjobë, me pezullimin e lejes së drejtimit për 30 ditë dhe me masën administrative plotësuese të bllokimit të mjetit apo lejes së qarkullimit të tij për një periudhë prej 30 ditësh.

Referuar nenit 2 të Aktit Normativ, masat administrative të vendosura nga autoritetet shtetërore, kryesisht Policia Rrugore, për heqjen e lejes së drejtimit apo masat e tjera të bllokimit të automjeteve apo lejes së qarkullimit, humbasin fuqi, nëse nga periudha e marrjes së masave është përmbushur afati prej 30 ditësh.

Njoftojmë qytetarët shqiptarë që kanë pasur një dënim administrativ të tillë që në zbatim të Aktit Normativ, të drejtohen në strukturat respektive të Policisë Rrugore (OASH), ku kanë marrë vendimin e dënimit administrativ për pezullimin e lejes së drejtimit apo bllokimin e mjetit, për të kryer procedurat përkatëse të tërheqjes së tyre, nëse kanë plotësuar afatin 30 ditor.

Procedura është parashikuar e thjeshtë:

Strukturat e Policisë Rrugore, të cilat kanë marrë masë administrative plotësuese me karakter ndëshkues, si tërheqje/bllokim të lejeve të drejtimit/lejeve të qarkullimit dhe bllokim të mjeteve, në zbatim të pikës 1, neni 2 i Aktit Normativ referuar aktit normativ nr. 3 datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19, të ndryshuar”, i kthejnë me procesverbal subjektit përfitues lejet e drejtimit, lejet e qarkullimit dhe mjetet e bllokuara, duke filluar nga nesër dhe deri në datën 10 qershor 2021, për rastet që kanë plotësuar periudhën e dënimit prej një muaji nga data e konstatimit të shkeljes, referuar vendimeve të OASH-ve respektive.

Sqaroj se kjo masë e ndërmarrë, përfshin vetëm masat për heqjen e lejeve të drejtimit dhe masën plotësuese të bllokimit të mjetit vetëm për periudhën e pandemisë të marra new zbatim të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020 dhe jo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Me rastin e këtij komunikimi publik, njoftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë të tregohen të kujdesshëm në drejtimin e automjeteve në zbatim të kërkesave të Kodit Rrugor dhe të akteve në zbatim të tij, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

The post Nesër hiqen maskat dhe shtyhet ora policore, policia: Respektoni masat ose do të gjobiteni! appeared first on Albeu.com.

Mjekët propozojnë lehtësim të masave: Të hiqet ora policore dhe maskat
Të hiqet ora policore për qytetarët, por jo për baret dhe restorantet, si dhe të hiqet detyrimi për maskat në ambientet e hapura.

Këto janë sugjerimet e epidemiologut Ilir Alimehmeti për Komitetin Ekspertëve të paktën për këtë periudhë ku shifrat e epidemisë covid 19 kanë rënë ndjeshëm.

Ndonëse kemi numër në rënie të të infektuarve ende kemi humbje jete ,por kjo i referohet të sëmurëve të para dy javëve .

Por si do të jetë vera 2021 ?

“Më e qetë se vera e 2020 dhe më me pak frikë. Jemi më optimistë”, thotë epidemiologu Alimehmeti.

Situata pritet të jetë më e mirë pasi tanimë një pjesë e mirë e qytetarëve kanë rënë në kontakt me virusin dhe pas pak kohësh do të fillojë të ndihet edhe impakti i vaksinimit pasi deri më tani është fare i ulët përsa kohë kemi vetëm 170 mijë persona të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës./Tch

The post Mjekët propozojnë lehtësim të masave: Të hiqet ora policore dhe maskat appeared first on Albeu.com.