masa te reja Archives - Albeu.com

“Raportim brenda 72 orësh”/ Qeveria merr masa të reja kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit!
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që përcakton formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse.

Sipas vendimit të miratuar, autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse do të raportojnë menjëherë, dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit, çdo dyshim apo informacion që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, tek Agjencia e Inteligjencës Financiare.

Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe listën e autoriteteve mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në këtë fushë.

Sipas vendimit, autoritetet mbikëqyrëse që duhet të raportojnë janë:

Banka e Shqipërisë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Organet e qeverisjes qendrore

Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet

Ministria e Drejtësisë

Dhoma Kombëtare e Avokatisë, për avokatët

Ministria përgjegjëse për infrastrukturën, për subjektet që merren me tregtimin e mjeteve motorike, lundruese, ajrore, si dhe për veprimtaritë e transportit e spedicionit

Agjencia e Inteligjencës Financiare, për:

a) agjencitë e udhëtimit

b) shoqëritë e ndërtimit

c) bizneset e metaleve dhe gurëve të çmuar

ç) çdo person fizik ose juridik që ofron shërbime të caktuara për klientët

Bordi i Mbikëqyrjes Publike, për audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar

The post “Raportim brenda 72 orësh”/ Qeveria merr masa të reja kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit! appeared first on Albeu.com.

Rikthimi i Covid-19, BE njofton sot masa të reja
Sot pritet të merren vendimet e BE-së për një qasje të përbashkët për të trajtuar shpërthimin e koronavirusit në Kinë. Vendimet mund të përfshijnë maska ​​​​dhe teste të detyrueshme përpara se pasagjerët të largohen nga vendi, ranë dakord dje zyrtarët shëndetësorë të BE.

Shumica dërrmuese e vendeve mbështesin ekzaminimin para nisjes. Masa të tilla do të ishin në kontrast me rekomandimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila tha se rregullat e shqyrtimit dhe kufizimet e udhëtimit nuk justifikohen nga të dhënat e deritanishme.

Cilat vende kanë vendosur masa?

Disa vende evropiane, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën, kanë vendosur testime të detyrueshme për fluturimet nga Kina. Nga ana tjetër, Belgjika vendosi të vazhdojë me analizën nga avionët e ardhur nga Kina, për të zbuluar ndonjë variant të ri të virusit.

Si masë paraprake, SHBA dhe disa vende të tjera – përfshirë Italinë, Japoninë dhe Izraelin – kanë njoftuar se do të kërkojnë që udhëtarët nga Kina të testohen për virusin. Koreja e Jugut mori një vendim përkatës të premten, i cili do të qëndrojë në fuqi deri në shkurt 2023.

Franca dhe Britania kanë njoftuar se do të kërkojnë që udhëtarët nga Kina të tregojnë një test negativ 48-orësh përpara nisjes. Masa do të zbatohet nga 5 janari në Britani, ndërsa nga ditët e para të janarit në Francë. Spanja kërkon një “test negativ” ose “certifikatë të vaksinimit të plotë”.

Gjermania ka propozuar ngritjen e një “observatori” të varianteve të Covid në aeroporte, pa imponuar teste për udhëtarët. Zvicra ka treguar se nuk planifikon të rrisë kontrollin e pasagjerëve nga Kina. Masat paraprake të marra nga shumë vende janë të kuptueshme për shkak të mungesës së informacionit nga Pekini, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Kina kërcënon vendet që vendosin masa ndaj udhëtarëve të saj

“Ne besojmë se kufizimet e disa vendeve për hyrjen e udhëtarëve nga Kina nuk kanë bazë shkencore dhe disa masa të tepruara janë të papranueshme,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në një konferencë të rregullt për shtyp të martën.

“Ne kundërshtojmë fuqimisht përpjekjet për të manipuluar masat e parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 për të arritur përshtatshmërinë politike dhe Kina do të marrë masat përkatëse bazuar në parimin e reciprocitetit në situata të ndryshme”, tha Ning.

The post Rikthimi i Covid-19, BE njofton sot masa të reja appeared first on Albeu.com.

Holanda heq karantinën për udhëtarët shqiptarë, por këto masa mbeten ende në fuqi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar rregullat e reja të vendosura nga Holanda për udhëtimet drejt këtij vendi.

Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.

Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin:

Certifikatën e vaksinimit, si dhe  Testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen).

Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes.

Për  të mëtejshëm: https://punetejashtme.gov.al/harta/?fbclid=IwAR0iZ3bH6xZv7VhwNFkYTk-EQ8LjFBf_YysphxLeasLtrxcUL0vUbuF2SJ8

The post Holanda heq karantinën për udhëtarët shqiptarë, por këto masa mbeten ende në fuqi appeared first on Albeu.com.

Kosova shtrëngon masat pas rritjes së rasteve me Covid-19, hyjnë nesër në fuqi
Qeveria e Kosovës pritet të miratojë të premten, 21 janar, masa të reja për luftim të pandemisë së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit në këtë shtet.

Vendimi i ri pritet të hyjë në fuqi më 22 janar.

Në mesin e vendimeve që pritet të merren është edhe ai se qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese.

Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.

Kufizimi i qarkullimit pritet të aplikohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Ndryshime pritet të ketë edhe sa i përket procesit mësimor.

Të gjitha institucionet e arsimit para-universitar duhet të zhvillojnë mësimin sipas skenarëve të përcaktuar më herët, varësisht prej gjendjes nëpër klasa.

Autoritetet e Kosovës kanë miratuar më parë tre skenarë për zhvillim të mësimit në kohë të pandemisë.

Skenari A ka të bëjë me zhvillimin e mësimit në ambientet shkollore. Skenari B, apo mësimi i kombinuar përfshin rikthimin e pjesshëm të nxënësve në shkolla (prezencë e nxënësve në shkolla, e kombinuar dhe me mësimin në distancë) dhe skenari C është mësimi në distancë apo online.

Sa u përket institucioneve të arsimit të lartë, mësimi mund të zhvillohet me prani fizike, me kusht që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50 për qind të hapësirës.

Bizneset e gastronomisë do t mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri më 21:00.

Muzika në këto biznese do të lejohet deri në orën 20:30.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të enjten, 20 janar, një rekord prej 2,708 rasteve të reja me koronavirus.

Raste aktive janë 9,771.

The post Kosova shtrëngon masat pas rritjes së rasteve me Covid-19, hyjnë nesër në fuqi appeared first on Albeu.com.

Paralajmërohen masa të reja në Kosovë, nëse do të ketë rritje rastesh me Covid
Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi thotë se në Kosovë është situatë e volitshme epidemiologjik sa i përket Covid-19. Por sipas Krasniqit, kjo situatë mund të ndryshojë. Krasniqi tha se numri më i madh i të infektuarve ka ndodhur gjatë kohës së verës.

“Kjo situatë mundet fare lehtë të përmbyset duke parë qarkullimin e Omicron në Shtetet e tjera të Europës dhe në vendet tona fqinje në rajon. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo variant të mundshëm”, thotë Krasniqi.

“Ende janë studimet e para që flasin për to. Nuk ka saktësisht të informuara por këto janë disa karakteristika që duket se i ka fituar ky virus’, shton ai.

Por a ka SHSKUK kapacitete për tu përballur me një valë të mundshme të Omicron?

“Besoj që si Kosovë por edhe si shërbim spitalor ne kemi dëshmuar që mund të organizohemi dhe mund të mobilizohemi për tu përballur me valë të tilla të mundshme”, shpjegon Krasniqi për RTV Dukagjini.

“Në rast se veç përkeqësohet situata, sigurisht që mund të priten edhe masa të reja. Në fund të fundit ne të gjithë e kemi obligim që në radhë të parë ta ruajmë shëndetin e qytetarëve”, thotë Krasniqi.

“Tani për tani situatën e kemi të qetë. Është duke u monitoruar situata nga institucionet përkatëse të cilat e kanë për obligim të monitorojnë situatën dhe varësisht nga gjendja në të cilën do të futemi në ditët në vijim, Instituti i Shëndetit Publik, nëse do të ketë nevojë, do të rekomandojë masa të tjera. Tani për tani duhet të theksojmë nevojën për zbatimin e masave aktuale që janë në përputhje me situatën në të cilën jemi”, shpjegoi Krasniqi./express

The post Paralajmërohen masa të reja në Kosovë, nëse do të ketë rritje rastesh me Covid appeared first on Albeu.com.

Miratohen masat e reja në Kosovë: Ndryshon ora policore, maska mbetet detyrim
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike me ç’rast janë miratuar masat e reja kundër Covid-19.

Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do ë vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit.

Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

As pas kësaj mbledhje Qeveria vazhdon që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1 metër nga njëri-tjetri.

Ndërsa, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00. /Express/

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, në formë elektronike sot ka mbajtur mbledhjen e 41-të të saj.

Në këtë mbledhje u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 si dhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2021.

Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Masat për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë provuar si jetike për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë është stabile, por rreziku mbetet sepse varianti Delta vazhdon të jetë dominues tek ne dhe se në vendet e tjera në rajon dhe botë ka përkeqësim të ndjeshëm të situatës epidemiologjike.

Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK – së, Qeveria ka ndërmarrë masa të cilat për qëllim kryesor kanë ruajtjen e shëndetit publik si dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme Qeveria ka shqyrtuar dhe aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në kategorinë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2021.

Masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

A. [Zbatimi territorial]

1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

2. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

2.2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4. Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

3. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

4. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1. Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2. Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

4.3. Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

4.4. Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

4.5. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

4.6. Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare.

Mbrojtja dhe siguria në punë]

5. Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

6. Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

7. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

8. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

9. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

10. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

10.1. Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

10.2. Gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike;

10.3. Gjatë ngrënies apo pijes.

11. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

12. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 11 dhe dëshmitë sipas pikës 2.1 dhe 2.4.

D. [Kufizimi i qarkullimit]

13. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, përveç:

13.1. Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

13.2. Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;

13.3. Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës;

13.4. Personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë për të udhëtuar përmes aeroplanit;

13.5. Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas pikës 15, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.

14. Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 13 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

15. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë që kufizimi i qarkullimit të orarit të ju zgjatet përkohësisht.

Dh. [Institucionet e arsimit]

16. Procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor vazhdon në mënyrë të rregullt.

17. Procesi mësimor-edukativ në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor, zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike, nën mbështetjen, monitorimin dhe mbikëqyrjen aktive nga Task Forcat Komunale dhe Institucionale.

18. Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, zhvillohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.

19. Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

20. Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4., në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

21. Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke përfshirë institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

22. Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni sipas pikës 18, 19 dhe 20, është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

23. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

24. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.

F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

25. Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë vendim, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). Obligohet që pjesëmarrësit të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1 metër në mes të personave dhe kontrollimin e dëshmive përkatëse.

25.1. Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca fizike prej 1 metër në mes të personave.

26. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë mundet që të lëshojë leje të veçantë, që tejkalon numrin prej tridhjetë (30) persona, për ngjarje të rëndësisë së veçantë në funksion të interesit publik.

27. Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore, në ambiente të jashtme deri në shtatëdhjetë (70) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1 metër në mes të personave dhe paraqitjen e dëshmive të evidentuar në pikat 2.1 deri 2.4 të këtij vendimi.

28. Pavarësisht pikës 27 dhe 29, për koncerte dhe festivale me publik në këmbë vlejnë ndalesat e përcaktuara në pikën 32.

29. Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në 50% të kapacitetit shfrytëzues me kusht që posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura, në përputhje me udhëzuesin përkatës.

30. Mbajtja e pritjes për ngushëllim/krye shëndoshë lejohet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona, ndërsa në ambiente të hapura deri në shtatëdhjetë (70) persona, me zbatimin e masave mbrojtëse (maskave dhe distancës fizike).

31. Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1 metër nga njëri-tjetri.

G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]

32. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gj. [Gastronomia]

33. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës.

34. Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

35. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

36. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

37. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

37.1. Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit;

37.2. Ndërsa paguan porosinë;

37.3. Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

37.4. Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

38. Në rastet nga pika 37.1 deri 37.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.

39. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

40. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

41. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

42. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.

43. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

44. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

45. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

46. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

47. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

48. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

49. Klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra të thirrjeve (call center) duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

50. Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

I. [Puna me palë]

51. Në institucionet publike/private apo biznese, punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar, berberë, vozitësit e taksive, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt. Obligohet të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

52. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave.

J. [Transporti publik]

53. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.

54. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

55. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.

56. Stafi i transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’u lejohet punësimi në sektorin e transportit publik.

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

57. Bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, koncertet e filharmonisë, operës, baletit, orkestrat, ansamblet, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse, me kusht që publiku të jetë i ulur në karrige. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej 1 metër në mes të personave.

58. Shfrytëzuesit e veprimtarive sipas pikës 61, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

59. Në veprimtaritë sipas pikës 61, duhet të caktohet me vendim një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

L. [Sporti dhe rekreacioni]

60. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

61. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

62. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 10% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera mbrojtëse.

63. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.

64. Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura apo të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

65. Organizatorët e garës janë të obliguar të caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

66. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët dhe stafi, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij vendimi.

67. Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

68. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.

69. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrim) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijesimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.

LL. [Banjat termale]

70. Për të hyrë në banja termale, klientët dhe stafi duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij vendimi. Obligohet caktimi i të paktën një punonjësi i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

M. [Tregjet dhe therja e kafshëve]

71. Tregjet publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve lejohet të zhvillojnë veprimtarinë duke shfrytëzuar 30% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe vendosja e tezgave në distancë fizike prej të paktën 2 metra.

N. [Të dhënat personale dhe mënyra e kontrollimit të dëshmive sipas pikës 2.1 deri 2.4]

72. Caktimi i personave të autorizuar apo punonjësve të autorizuar për kontrollimin e dëshmive sipas pikës 2.1 deri 2.4, bëhet përmes vendimit ku përcaktohet emri dhe mbiemri i personit të autorizuar. Këta persona duhet të jenë të identifikueshëm përmes kartelës/shenjës identifikuese dhe emrat e tyre të afishohen në hyrje të institucionit, qendrave tregtare, lokaleve të gastronomisë dhe cilitdo biznes tjetër.

73. Prezantimi i dëshmive të përmendura në pikat 2.1 deri 2.4, bëhet në një formë e cila nuk lejon që personat e autorizuar ose shërbimet e autorizuara për të kontrolluar posedimin e tyre, t’i mbajnë, t’i ruajnë, t’i regjistrojnë apo përpunojnë të dhënat që përbëhen në dëshmi në çfarëdo forme, përpos nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave.

74. Personat e autorizuar dhe të caktuar me emër, për të kontrolluar dëshmitë përmendura në pikat 2.1 deri 2.4, në rastet kur subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave, nuk lejohen t’i mbajnë të dhënat ose ripërdorin ato për qëllime të tjera, përveç për konstatimin e posedimit të dëshmive, në interes të shëndetit publik dhe për qëllimet e vetme për të luftuar përhapjen e pandemisë COVID-19./Express

The post Miratohen masat e reja në Kosovë: Ndryshon ora policore, maska mbetet detyrim appeared first on Albeu.com.

Gjermania ndryshon rregullat: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni
Gjermania ka ndryshuar rregullat e udhëtimit, duke vënë kushte të reja për hyrjen në Gjermani për shmangien e përhapjes së koronavirusit.

Tashmë, të gjithë udhëtarët për të hyrë në  Gjermani tani kanë nevojë për një test për koronavirus, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit nga Covid19.

Postimi i plotë:

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë

Duke nisur nga dita e diel, 1 gusht 2021, Qeveria Federale ka ndryshuar kushtet e hyrjes në Gjermani për të gjithë udhëtarët.

Për hyrjen në vend, pavarësisht mjetit të udhëtimit, duhet të paraqitet një test negativ, një dëshmi e shërimit apo e vaksinimit (vaksinim i plotë me një nga vaksinat e përmendura në https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 ).

Rregullat e karantinimit dhe testet e Covid-19

Përhapja e COVID-19 do të sjellë kufizime të mëtejshme në transportin ndërkombëtar ajror dhe tokësor si dhe të ndikojë në jetën publike. Rreziku i pamundësisë për të ndërmarrë –udhëtimin tuaj të hyrjes, kalimit tranzit apo atë të kthimit për shkak të kufizimeve në rritje është i lartë për shumë destinacione.

Nisur nga situata pozitive epidemiologjike, që prej ditës së diel, 9 maj, Shqipëria nuk konsiderohet më nga Gjermania si një vend risku. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit. Në këtë mënyrë nuk vlejnë më detyrimi i regjistrimit digjital të udhëtimit dhe karantinimit. Të gjithë udhëtarët që hynë në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ (test PCR jo më herët se 78 orë para hyrjes ose një test antigjen jo më herët se 48 orë përpara hyrjes). Të vaksinuarit plotësisht, me një nga vaksinat e përmendura në https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (të paktën 28 ditë prej shërimit, dhe e shumta gjashtë muaj pas kalimit të infeksionit), të cilët paraqesin një vërtetim përkatës rreth vaksinimit apo shërimit në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ gjatë udhetimit me avion nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Teste PCR për udhëtarët mund të realizohen në Shqipëri, rezultati i testit njoftohet zakonisht brenda 24 orëve. Rreth laboratorëve të licencuar informohuni pranë faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare. Kriteret për njohjen e tyre në Gjermani publikohen nga Instituti Robert Koch.

Në Gjermani rregullat e karantinës përcaktohen në mënyrë të mëvetësishtme nga landet federale. Jeni të lutur të lexoni përpara udhëtimit rregullat e testimit / karantinimit që vlejnë ne landin federal që është destinacioni juaj. Informacione për këtë mund të gjeni pranë faqeve të internetit të ministrive të shëndetësisë apo të administratave lokale. Mbështetje në kërkimin e partnerëve të kontaktit pranë drejtorive të shëndetit në terren mund të gjeni këtu: https://tools.rki.de/plztool. Për informacione të mëtejshme udhëtarët mund të drejtohen në faqen e internetit të Misnitristrisë Federale të Shëndetësisë./albeu.com

The post Gjermania ndryshon rregullat: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni appeared first on Albeu.com.

Italia lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë
Ministria e Shëndetësisë në Itali ka vendosur rregulla të reja, më të lehtësuara, për vendet fqinje. Pjesë e rregullave të reja janë edhe vendet jo-anëtare të BE-së, përfshirë këtu Shqipërinë.

Udhëtarët shqipytarë, për të shkuar në Itali duhet të qëndrojnë në karantinë për 5 ditë dhe para udhëtimit duhet të kenë një tampon negativ i bërë jo më shumë se 72 orë para nisjes.  Ndërsa për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molecular apo antigjenik.

Përsa u përket atyre që udhëtojnë me makinë për një peridhë me shumë se 36 orë, nuk e kanë të detyrueshme karantinimin 5 ditor./albeu.com

The post Italia lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Portugalia merr masa të reja, hyrja në restorante me certifikatë vaksinimi
Qeveria portugeze po merr masa për të frenuar pandeminë. Nga e shtuna, hyrja në ambientet e brendshme të restorantit është  bërë e mundur vetëm duke treguar një test negativ të koronavirusit ose një certifikatë vaksinimi.

Ky vendim ka sjellë frustrim të pronarëve të restorantëve në Lisbonë.

Vendi me 10 milion banorë regjistroi 3.162 raste të reja ditore dhe 6 vdekje të shtunën.

Sipas masave aktuale, restorantet në zonat me rrezik të lartë janë të detyruar të mbyllen në orën 10;30 pasdite, dhe numri i personave të tryezë është kufizuar nga 6 në 4./albeu.com

The post Portugalia merr masa të reja, hyrja në restorante me certifikatë vaksinimi appeared first on Albeu.com.

Ndryshon ora policore, nesër hyjnë në fuqi masat e reja
Ditën e nesërme, 1 korrik, do të hynë në fuqi masa të reja anti-Covid.

-Ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

-Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

-Lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te ISHP.

Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te ISHP./albeu.com

The post Ndryshon ora policore, nesër hyjnë në fuqi masat e reja appeared first on Albeu.com.