martina pajollari Archives - Albeu.com

Familjarët e vajzës që u bë “mollë sherri” për vrasjen e Martin Çeços akuzojnë motrën dhe ish-kunatin: Kishin pasuordin e FB
Familjarët e Martian Pajollarit kanë implikuar në ngjarjen e rëndë ku u vra Martin Çeço, motrën dhe ish-kunatin e 18-vjeçares. Sipas vëllait dhe nënës së Martinës, ish-çifti, Bora dhe Xhoni Potka kishin password-et e adresave të Facebook të 18-vjeçares dhe lexonin të gjitha mesazhet e saj. Sipas policisë, Martina Pajollari kishte krijuar njohje në rrjetet sociale me viktimën Martin Çeço dhe nga ana tjetër një lidhje jashtëmartesore me Valter Mollaj, gjë që sipas bluve u bë shkak për vrasjen e 26-vjeçarit.

Por, e dyshuara si bashkëpunëtorë në ngjarje, ka mohuar te ketë komunikuar ndonjëherë me Martin Çeçon në rrjetin social, duke pretenduar se nuk e njihte atë dhe se deklaratat në polici ku implikon në vrasje Valter Mollajn dhe dy personat e tjerë, Edlir Mollajn dhe Bleti Angjon, i ka bërë nën kërcënimin e bluve.

Nga ana tjetër sipas babai të viktimës, Bora dhe Xhoni Potka kanë diskutuar për t’i bërë nuse Tina Pajollarin djalit të tij, madje ish-kunati i 18-vjeçares i ka marrë 2.5 milionë lekë për këtë mblesëri.

Të gjithë këto deklarata bëjnë edhe më të mistershme situatën, duke ngritur dyshimet se kush ka komunikuar e Martin Çeçon në rrjetet sociale dhe kush ia dha kontaktet e Tina Pajollarit.

Intervista e plotë për emisionin “Uniko”:

Martina Pajollari ka thënë që ka pasur një lidhje 5 vjeçare me Valter Mollajn

Miranda Pajollari: Ça lidhje dashurie, ka pasur lidhje që hyrje dalje tek njëri-tjetri. Nuk është e vërtetë, kemi ngrënë e pirë në atë shtëpi, kemi shkuar jashtë mase. Në gjëra të tilla jo

Vajza juaj a ka folur me Martin Çeçon?

Miranda Pajollari: Ç’ne ore? Ku ka folur, i ka bërë bllok

Artion Ferraj: I ka shkuar Xhoni Potka me adresën e saj, kështu ka thënë Tina. I kishin kodin ata

Vëllai i Martina Pajollarit: Adresat në FB ia ka hapur Xhoni, fliste në emër të saj. Tina thotë kështu që “Martini e dinte se ishte Tina, por i shkruante Xhoni”.

Kur i ka shkruar? Në telefon ka folur Tina me Martinin?

Vëllai: Jo mesa di unë

Ku ka qenë Tina atë natë?

Vëllai: Se mbaj mend

Miranda Pajollari: Po poshtë ishit mami, për atë ditë të thotë gazetari

Vëllai: E mbaj mend nuk jemi kthyer, asnjëherë s’kemi vajtur tek Bledi Angjo, vetëm andej nga lopët

Po atë natë ku e keni takuar?

Vëllai: E kemi takuar andej lart, kur ishte me dhentë ai. Ndejtëm pak edhe ikëm, i thamë “çfarë bën”, ndejtëm pak e ikëm

E shqetësoi njeri Tinën në telefon?

Vëllai: Jo

Po një ditë më përpara ka folur me njeri?

Vëllai: Jo, se kam dëgjuar të flasë në telefon

Miranda Pajollari: Ai i shkruante, kjo i bënte bllok.

Xhoni Potka ka thënë se nuk di të përdor Facebook-un tim

Miranda Pajollari: Ai nuk di eee, e hapi bashkë me çupën e madhe. Ajo ia hapte më shumë, Sibora.

Kush ia ka përdorur FB-në Tinës?

Vëllai: Të dy Xhoni dhe Bora, kush isha njëherë unë Goskovë ia lexonin të gjitha mesazhet. Ia hapnin FB-në, se ia dinin password. Bora ia dinte password

Bora fliste sikur ishte Tina?

Vëllai: Nuk e di, për atë nuk më tregonin

I kanë bërë propozim motra dhe Xhoni, Tinës se kemi një burrë për ty?

Vëllai: I kanë thënë nja 2 herë, i ka thënë edhe Bora

Bora ku është sot?

Miranda Pajollari: Është me burrin e dytë që ka marrë

Pse e la Xhoni Potkën, 1 muaj e gjysmë pas vrasjes së Martin Çeços

Miranda Pajollari: Nuk e di pse u ndanë, fëmijët nuk ia la ky. “Kur iku s’më tha gjë hiç, fëmijët nuk ia jap”, më tha ai.

Natën e vrasjes ku ishte Tina?

Miranda Pajollari: Në shtëpi

Në çfarë ore keni ardhur në shtëpi?

Vëllai: Nga ora 19:30, kemi qenë në shtëpi

Ajo ka deklaruar se ka qenë në Kolanec atë natë

Miranda Pajollari: I thoshin do të hedh në rezervuar por trego të vërtetën, i thoshte policia

Ka qenë në shtëpi atë natë, s’ka dalë. Ishin në mal për lule dhe u kthyem në shtëpi. Se ka marrë njeri në telefon. Kot na kanë rënë në faj, as të arrestuarit nuk kanë faj. S’kanë vlerë ato që tha Tina

Po të njëjtën deklaratë ka bërë edhe Bleti Angjo

Miranda Pajollari: Ç’punë kemi ne me të, ai është budalla. As nuk di të shkruajë e të lexojë. E di dëshminë, nuk është e saktë. E ka thënë edhe ai.

The post Familjarët e vajzës që u bë “mollë sherri” për vrasjen e Martin Çeços akuzojnë motrën dhe ish-kunatin: Kishin pasuordin e FB appeared first on Albeu.com.

Mori 2.5 milion lekë për t’i bërë Tinën nuse Martin Çeços, flet motra e 18-vjeçares: Ja kur e kam takuar viktimën
Pika e lidhjes mes Martin Çeços dhe Martina Pajollarit, si edhe rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende mister. Teksa në pranga kanë rënë 4 persona, mes tyre 18-vjeçarja me të cilin i riu kishte njohje në rrjetet sociale, persona të tjerë implikohen në ngjarje.

Bëhet fjalë për motrën e Martina Pajollarit, Borën dhe ish-bashkëshortin e saj, Xhoni Potkën (çifti u ndanë pasi Bora e braktisi Xhonin dhe dy fëmijët e tyre të mitur për të nisur një lidhje dashurie me shokun e tij të ngushtë Mikel Cycllarin pas kohë pas vrasjes së Martin Çeços).

Sipas babait të viktimës, Nevzat Çeços, djali i tij është takuar në një lokal me Xhoni Potkën dhe Borën për të diskutuar mbi mblesërinë. Ai deklaroi se Xhoni Potka i ka marrë djalit të tij, Martin Çeços një shumë prej 2.5 milionë lekësh që ti bënte Martina Pajollarin për nuse.

Gjatë një bisede telefonike të shkurtër për emisionin “Uniko”, Bora Potka (Pajollari) është shprehur se e ka takuar viktimën në Goskovë “për një nuse”, por pa dhënë detaje shtesë.

Ndërsa pranoi se përdorte Facebook e ish-partnerit të saj, Xhoni Potkës, dhe se ishte pikërisht ajo që kishte fshirë nga rrjeti social Martin Çeçon, pasi sipas saj i dërgonte ftesë të gjitha vajzave.

Intervista e plotë:

Mikel Cycllari: Ajo (Bora) ia ka hapur një Facebook

Libora Potka (Pajollari): Ia kam hapur se ajo (Tina) nuk dinte ta hapte, jo se kam hyrë, thjesht ia ka hapur

Mikel Cycllari: Vite më parë

Kush hyn tjetër në profilin e saj?

Libora Potka (Pajollari): Këtë nuk e di unë

Martin Çeçon e njihje ti Bora?

Libora Potka (Pajollari): Nuk e njihja, por njëherë më ka ardhur mua në Goskovë

Për çfarë?

Libora Potka (Pajollari): Nuk e di, për një nuse, me një nga Voskopi

Me Arterin?

Libora Potka (Pajollari): Me Arterin po, edhe kaq

Dy ditë pasi ai shton Tinën në Facebook, rezulton se Xhoni Potka e heq Martin Çeçon nga friend në Facebook

Libora Potka (Pajollari): E kam hequr unë atë nga Facebook, jo Xhoni

Po përse?

Libora Potka (Pajollari): Sepse ai filloi, po bënte… bëri Tinën, bëri të motrën e atij (Xhonit). Po i bënte me radhë e shikonte dhe po i bënte. I thashë unë hiqe se ky po bën njerëz. Shikonte çupa dhe po i bënte friends.

Motrën e kujt?

Libora Potka (Pajollari): Motrën e Xhonit. Dhe unë e hoqa dhe i thashë çfarë e donte atë, po ai me tha erdhi me Arterin për nuse

Tina thotë se unë kam hapur shumë profile Facebook se pasëordin e gjenin Xhoni Potka dhe Bora, e më hynin aty

Libora Potka (Pajollari): Nuk ka lidhje fare. Çfarë lidhje kisha unë të zbuloja FB-në e asaj. Asnjëherë nuk bëhet fjalë. Një gjë që nuk është e vërtetë, ku të dojë le të shkojë.

Madje Bora ka thënë se Xhoni Potka më futej tek profilet e mia në FB, mi hapte, mi kontrollonte

Libora Potka (Pajollari): Jo, fare. Ai nuk shikonte Facebook-n e tij, nuk dinte të hynte jo më të futej në Facebook-un e Tinës

Po kush ka hyrë në FB-në e saj?

Libora Potka (Pajollari): Atë nuk e di unë

The post Mori 2.5 milion lekë për t’i bërë Tinën nuse Martin Çeços, flet motra e 18-vjeçares: Ja kur e kam takuar viktimën appeared first on Albeu.com.

“Trondit” nëna e Tina Pajollarit: Vajzën e kanë rrahur në polici, ka dy javë që është martuar
Në një intervistë për Report Tv, Miranda Pajollari, mamaja e Martina Pajollarit e cila ditën e sotme u la në burg nga gjykata si e implikuar në vrasjen e 26 vjeçarit Martin Çeço 4 muaj më parë ka dhënë disa dëshmi tronditëse.

Ajo shprehet se nuk e di se çfarë ka firmosur pasi ata janë pa shkollë.

Po ashtu ajo është shprehur se Tinën e kanë rrahur në polici, ndërsa të gjithë janë kërcënuar.

Më pas shton se vajza e saj prej dy javësh është e martuar dhe dhëndrin e ka në shtëpi.

Pjesë nga fjala e Miranda Pajollarit:

Se ca na bënë ca ngatërresa për të firmosur, ne nuk dimë, jemi pa shkollë. Çupën e kanë rrahur në polici, ndërsa të gjithë jemi kërcënuar.

Çupa është e pafajshme, nuk ka bërë asgjë edhe 3 të tjerët janë të pafajshëm.

Ata na ndihmonin me ushqume, nuk e ka pasur të dashurën çupën time, një prej tyre ka çupën në një moshë.

Kemi qëndruar dy ditë në polici.

Tina është e martuar, ka dy javë. Dhëndrin e kam këtu në shtëpi./albeu.com

The post “Trondit” nëna e Tina Pajollarit: Vajzën e kanë rrahur në polici, ka dy javë që është martuar appeared first on Albeu.com.

U la në burg, momenti kur Tina Pajollari lë gjykatën dhe shpërthen në lot (VIDEO)
Martina Pajollari e dyshuar si pjesëmarrëse në vrasjen e Martin Çeços plot 4 muaj më parë është njohur ditën e sotme me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Mësohet se Pajollari nuk ka pranuar asgje dhe ka deklaruar se dëshmia e saj është dhënë në presionin e policisë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Albeu.com, Tina Pajollari shpërthen në lot në momentin që del nga gjykata.

Martina është shprehur gjithashtu se prej 1 viti nuk komunikonte me 3 të arrestuarit e tjerë, kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj si dhe Bleti Angjo të cilët janë duke qëndruar në burgun e Drenovës./albeu.com

Vijon…

The post U la në burg, momenti kur Tina Pajollari lë gjykatën dhe shpërthen në lot (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Molla e sherrit” në vrasjen e Martin Çeços, “zbërthehet” Martina Pajollari: Çfara tha para togave të zeza
Martina Pajollari, e dyshuar si pjesëmarrëse në vrasjen e Martin Çeços në seancën e sotme është njohur me masën e soguris arrest me burg.

Para togave të zeza ajo ka mohuar gjithçka në lidhje me vrasjen e të riut.

Mësohet se Pajollari është shprehur në seancë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen madje ka shkuar më tej duke thënë se gjithçka ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e Policisë./albeu.com

The post “Molla e sherrit” në vrasjen e Martin Çeços, “zbërthehet” Martina Pajollari: Çfara tha para togave të zeza appeared first on Albeu.com.

Akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, gjykata lë në burg Martina Pajollari (VIDEO)
Mbahet sot gjyqi i Martina Pajollarit, e cila akuzohet se ka qenë e implikuar në vrasjen e të riut Martin Çeços me të cilin thuhet se ka pasur një lidhje. Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.

Trupa gjykuese kryesohet nga gjyqtari Besnik Shehu.

Pajollari u arrestua dje nga policia e Korçës, 4 muaj pas vrasjes së Martin Çeços, 26-vjeçarit me të cilin ishte në një lidhje në fshatin Kolanec të Maliqit. Por me sa duket kjo nuk ka qenë e vetmja lidhje e 18-vjeçares, e pikërisht raporti me një prej autorëve dhe viktimën, ka qenë dhe shkaku i krimit të rëndë që tronditi Maliqin

Pajollari, e cila dyshohet se është bashkëpunëtore në këtë ngjarje. Nga deklaratat e saj në polici ajo në një moment ka pranuar që ndodhej në vendngjarje në momentin kur është kryer krimi. Për këtë çështje tre shtetas janë vënë pas hekurave më parë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo janë të dyshuarit kryesor.

Nga hetimet prokuroria ka krijuar dyshime të forta se kjo shtetase e ka nxjerrë në pritë 26-vjeçarin, natën kur u ekzekutua disa kilometra pranë fshatit, tek një rezervuar, ku u inskenua dhe vetëvrasja e Martin Çeços. Ishte Tina Pajollari e cila u pyet e para në Polici dhe tregoi se vrasjen e kreu Valter Mollaj i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo. Më vonë para policisë ajo ka pranuar që ka qenë në vendngjarje dhe ka dhënë detaje të tjera mbi krimin mostruoz. Dëshmia e të resë është mbështetur dhe nga bariu i Valter Mollajt. Gjithsesi shtetasja Pajollari nga fshati Marjan i Korçës, ka ndryshuar disa herë dëshminë kur është marrë në pyetje./albeu.com

The post Akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, gjykata lë në burg Martina Pajollari (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Tina, prezente në thurjen e planit dhe kryerjen e krimit”, zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e Martin Çeços
U arrestua një ditë më parë, Martina Pajollari prezentë në momentin e vrasjes së Martin Çeços

Ditën e djeshme, është arrestuar Martina Pajollarin, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços.

Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo shtetase ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës.

Detaje të reja kanë dalë në dritë. Burime konfirmojnë se Martina ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj. Mësohet se ajo mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë. Gjithashtu mësohet se Pajollari ka qenë prezente në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit. Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu prezente në momentin që u krye vrasja.

Kujtojmë se trupi i pajetë i Martin Çeço u gjet në rezervuar. I riu rezultonte i zhdukur dhe u denocua në polici nga familjarët. Gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit. Ai u transportua në morgun e spitalit të Korçës, ku iu nënshtrua ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas hetimeve autorët i kanë marrë jetën të riut duke e mbytur dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar./albeu.com

The post “Tina, prezente në thurjen e planit dhe kryerjen e krimit”, zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e Martin Çeços appeared first on Albeu.com.

Martin Çeço u gjet i vdekur në rezervuarin e Maliqit, arrestohet Martina Pajollari: Bashkëpunëtore në vrasje
Burime konfirmojnë se për vrasjen në Kolanec të 26-vjeçarit Martin Çeço, në 18 qershor të këtij viti, është arrestuar edhe një shtetase tjetër.

Bëhet fjalë për Martina Pajollarin, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martinit.  Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo shtetase ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës.

Kujtojmë se trupi i pajetë i Martin Çeço u gjet në rezervuar, në fshatin Kolanec. I riu rezultonte i zhdukur dhe u denocua në polici nga familjarët. Gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit. Ai u transportua në morgun e spitalit të Korçës, ku iu nënshtrua ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas hetimeve autorët i kanë marrë jetën të riut duke e mbytur dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar.

Shkaku i vrasjes

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një vajzë, me të cilën 26-vjeçari kishte lidhje. Sipas burimeve vajza kishte krijuar një lidhje paralele me viktimën dhe një nga autorët.

Burime bëjnë me dije se 26-vjecari kishte njohje me një vajze me të cilën komunikonte vazhdimisht. Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë.

Në kushte të tilla sipas të njëjtave burime autorët, bisedën mes të rinjve ia kanë bërë të ditur dhe babait të viktimës, por duket se as presioni i babait se ka ndaluar 26-vjeçarin të ndërpriste bisedën me vajzën. Ajo çfarë dihet është se djali nuk kishte mbaruar as shkollën 9 vjeçare, madje nuk dinte as të shkruante as të lexonte. Sipas banorëve viktima nuk lëvizte nga fshati i tij. Ai merrej vetëm me prerje të lëndës drusore bashkë me babain. Ka qenë motra e 26-vjeçarit, e cila jeton në kryeqytet ajo që ka detyruar babain të denoncojë zhdukjen e djalit.

Njoftim policie

Shkon në 4 numri i të ndaluarve në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.06.2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç.

Vihet në pranga 18-vjeçarja, e dyshuar si e implikuar në vrasjen e 26-vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familjes, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 16.06.2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në këtë fshat, bënë ndalimin e shtetases M. P., 18 vjeçe, banuese në fshatin Marjan, Korçë.

Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës Parë Korçë me vendimin e datës 14.10.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si e implikuar në ngjarjen e lartpërmendur, për të cilën strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kanë ndaluar më parë shtetasit B. A; V. M. dhe E. M.

Vijon puna për dokumentimim me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

The post Martin Çeço u gjet i vdekur në rezervuarin e Maliqit, arrestohet Martina Pajollari: Bashkëpunëtore në vrasje appeared first on Albeu.com.