marreveshja e pensioneve Archives - Albeu.com

Roma dhe Tirana drejt marrëveshjes për kthimin e të burgosurve shqiptarë në atdhe
Pas marrëveshjes së njohjes reciproke të kontrubuteve shoqërore, të firmosur në Romë më 6 shkurt, Italia dhe Shqipëria janë drejt arritjes së një marrëveshjeje tjetët.

Mediet italiane bëjnë me dije se dy vendet po diskutojnë mundësinë e një marrëveshjeje sipas së cilës të burgosurit shqiptarë në Itali, të mund të vuajnë dënimin në atdhe.

Kjo është hipoteza mbi të cilën po punohet, sipas asaj që raporton kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Giovanni Russo në një seancë dëgjimore në Komisionin e Drejtësisë.

Kostot do të mbulohen nga vetë shteti italian, raporton Sky Tg 24.

“Me një kosto prej 34 euro në ditë për çdo të burgosur shqiptar në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tyre. Na ra në mendje, shpjegoi Russo, të përsërisim të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: jo për të dërguar para në Shqipëri, por për të ofruar shërbime të tipit penitenciar”./albeu.com

The post Roma dhe Tirana drejt marrëveshjes për kthimin e të burgosurve shqiptarë në atdhe appeared first on Albeu.com.

Arrihet marrëveshja e pensioneve Itali – Shqipëri/ Tajani dhe Hasani hedhin firmat, përfitojnë 500 mijë shqiptarë
Pas rreth 10 vite negociata intensive, Italia dhe Shqipëria finalizojnë njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore.

Kjo marrëveshje e shumëpritur nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj, mori firmat e ministrit të punëve të jashtme të Italisë Antonio Tajani dhe homologut shqiptar Igli Hasani.

Përllogaritet se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë rreth 5000.000 shqiptarë dhe italianë. Zbatimi pritet të fillojë me rreth 4 mijë pensione në vit, e për të vijuar në rritje vit pas viti. Një nga përfitimet kryesore është bashkimi i periudhave kontributive.

Italia bëhet vendi i 17-të, me të cilin Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme ndërkohë që është në proces negocimi me 17 vende te tjera.

Marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë mundëson:

Ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore.

Trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit;

Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit);

Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;

Sigurimin e papunësisë.

Pas nënshkrimit, Marrëveshja do të ratifikohet nga të dyja shtetet kontraktuese, në përputhje me procedurat e tyre përkatëse dhe instrumentet e ratifikimit do të shkëmbehen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në ditën e parë të muajit të dytë pas shkëmbimit të dokumenteve të ratifikimit, Marrëveshja do të hyjë në fuqi njëkohësisht me Marrëveshjen Administrative për legjislacionin zbatues të kësaj Marrëveshjeje, që do të bëhet e vlefshme në të njëjtën kohë kur do të hyjë në fuqi kjo Marrëveshje.

The post Arrihet marrëveshja e pensioneve Itali – Shqipëri/ Tajani dhe Hasani hedhin firmat, përfitojnë 500 mijë shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali firmoset sot/ Kryeministri Rama: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
Ditën e sotme, Shqipëria dhe Italia, do të nënshkruajnë dokumentin përfundimtar të marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.

Përmes një shënimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Kryeministri Edi Rama, shkruan se nga kjo marrëveshje përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, dhe shumë italianë në vendin tonë.

Postimi:

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Marrëveshja do të nënshkruhet në Romë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe homologu i tij italian Antonio Tajani.

The post Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali firmoset sot/ Kryeministri Rama: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Rama në Kroaci, firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve, përfitojnë mbi 3000 shqiptarë
Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci.

Delegacioni shqiptar ka nënshkruar dy marrëveshje me qeverinë e Kroacisë, një për njohjen e pensioneve nga të cilat përfitojnë mbi 3000 shqiptarë që jetojnë atje, si edhe një marrëveshje në fushën e mjekësisë.

Ministri i Financave Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić nënshkruan në Zagreb, marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore. Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.

Formalizmi i marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Kroacisë mundëson koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore në përputhje me standardet e legjislacionit evropian, duke mundësuar gjithashtu përfitimet e papunësisë, pagesat e barrë lindjes, përfitime në para në rastin e aksidenteve në punë, etj.

Janë mbi 3,000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, që pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Falë marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore, e cila do të nisë të zbatohet pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve, qytetarët nuk do të humbasin kontributet e paguara, pavarësisht se ku kanë punuar. Ajo bazohet në disa parime bazë si trajtimi i barabartë, ruajtja e të drejtave të arritura, bashkimi i periudhave të sigurimit, si dhe ofrimi i përfitimeve, brenda dhe jashtë shtetit të origjinës.

Kroacia i shtohet kështu një sërë shteteve të tjera, me të cilat tashmë Shqipëria ka finalizuar marrëveshjet për mbrojtjen shoqërore./Albeu.com/

The post Rama në Kroaci, firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve, përfitojnë mbi 3000 shqiptarë appeared first on Albeu.com.