marreveshja e grurit Archives - Albeu.com

Ukraina refuzon propozimin e Turqisë për marrëveshjen e grurit: Nuk do të përfshihemi
Mykhailo Podoliak, këshilltari i lartë i Presidentit Volodymyr Zelensky, hodhi poshtë sot sugjerimin e Turqisë se Ukraina duhet të zbusë qëndrimin e saj për të ringjallur marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

“Le të jemi realistë në fund dhe të ndalojmë së foluri për opsione që nuk ekzistojnë, aq më pak të inkurajojmë Rusinë të kryejë krime të mëtejshme”, tha Podoliak për Reuters.

Dje, pasi presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan u takuan në Soçi, ky i fundit tha se Ukraina duhet të qetësojë qëndrimin e saj negociator ndaj Rusisë në bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes.

Zyrtari ukrainas theksoi se Moska po përqendrohet në shkatërrimin e porteve detare të Ukrainës dhe infrastrukturës së transshipit të grurit.

Ai shtoi se Rusia nuk ka nevojë për një marrëveshje drithi dhe se Moska është e interesuar të shkëputë Ukrainën nga tregu botëror i drithit, të rrisë çmimet e drithit dhe të monopolizojë kontrollin e Detit të Zi.

“Ku është hapësira këtu për një ‘zbutje’ të Ukrainës?” theksoi Podoliak. “Dhe le të jemi të qartë, ne sigurisht që nuk do të përfshihemi në një ‘politikë qetësimi të agresorit’…dhe butësi për heqjen e sanksioneve”.

Rusia vendosi në korrik të tërhiqet nga e ashtuquajtura Iniciativa e Grurit të Detit të Zi, një marrëveshje thelbësore për furnizimet globale të ushqimit, duke u ankuar se disponueshmëria e produkteve të saj bujqësore dhe plehrave në tregun ndërkombëtar vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të sanksioneve perëndimore.

Putin dje pas takimit me Erdogan ripërsëriti qëndrimin se Moska do të jetë e gatshme të kthehet në marrëveshje pasi të plotësohen kërkesat ruse në lidhje me marrëveshjen. Erdogan tha se Ankaraja po përgatit me OKB-në “propozime të reja” për ringjalljen e marrëveshjes.

Një zyrtar i lartë i qeverisë ukrainase i tha Reuters më herët sot se Kievi nuk pret që situata e eksporteve të tij të drithërave të ndryshojë pas takimit të së hënës Putin-Erdogan.

The post Ukraina refuzon propozimin e Turqisë për marrëveshjen e grurit: Nuk do të përfshihemi appeared first on Albeu.com.

Putin: Nuk do të ketë marrëveshje për grurin pa u përmbushur kërkesat e Moskës
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot pas takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin në Soçi se marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas nga tre porte të Detit të Zi mund të ringjallet së shpejti.

Por, Presidenti rus Putin përsëriti para gazetarëve qëndrimin e Moskës se Rusia do të jetë e gatshme të kthehet tek marrëveshja e grurit vetëm pas përmbushjes së marrëveshjeve të tjera.

Në korrik, Rusia u tërhoq nga marrëveshje e grurit me pretendimin se një marrëveshje paralele për heqjen e pengesave ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave kimike nuk po zbatohej.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se marrëveshja e grurit ishte çështja kryesore në bisedimet njëditore midis dy udhëheqësve në vendpushimin rus të Detit të Zi, Soçi, ku presidenti rus ka një shtëpi pushimi. Ai shprehu besimin se mund të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

“Turqia beson se brenda një kohe të shkurtër mund të arrihet një marrë veshje që i përmbush të gjitha pritshmëritë”, tha Presidenti Erdogan.

Por, Pesidenti rus Vladimir Putin përsëriti kritikat ndaj Perëndimit lidhur me marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas, të cilën Rusia refuzoi ta zgjaste në korrik.

“Perëndimi vazhdon të bllokojë eksportet e grurit dhe plehrave kimike nga Federata Ruse”, tha ai.

Marrëveshja e grurit, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara një vit më parë konsiderohej jetike për rrjetin global të furnizimit me ushqime, veçanërisht në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

“Ne do të jemi të gatshëm të shqyrtojmë mundësinë e ringjalljes së marrëveshjes së grurit dhe i thashë Presidentit Erdogan se ne do ta bënim këtë menjëherë pas heqjes së kufizimeve ndaj eksportit të produkteve bujqësore ruse dhe zbatimit të marrëveshjeve të tjera mbi këto çështje”, tha Presidenti Putin.

Rusia është ankuar se një marrëveshje paralele që parashikonte heqjen e pengesave për eksportet ruse të ushqimeve dhe plehrave kimike nuk po zbatohej.

Ukraina dhe Rusia janë furnizuesit kryesorë të grurit, elbit, vajit të lulediellit dhe mallrave të tjera në të cilat mbështeten vendet në zhvillim.

Takimi mes Presidentit turk Erdogan dhe atij rus Putin zhvillohet në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar kundërofensivën ndaj forcave ruse, më shumë se 18 muaj pas fillimit të agresionit rus./voa

The post Putin: Nuk do të ketë marrëveshje për grurin pa u përmbushur kërkesat e Moskës appeared first on Albeu.com.

Kremlini i dha fund marrëveshjes së grurit, Erdogan në Rusi për “të zbutur” Putinin
Turqia njoftoi se presidenti Recep Tayyip Erdogan “shumë shpejt” do të vizitojë Rusinë, ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për ringjalljen e marrëveshjes për eksportin e drithërave ukrainase, marrëveshje që mund të përdoret si trampolinë për negociata më të gjera të paqes me Ukrainën.

Zëdhënësi i partisë së Erdoganit, Omer Celin, u tha gazetarëve se ky takim do të mbahet në Soçi, qytet rus në Detin e Zi, dhe do të fokusohet në krizën aktuale ushqimore.

“Siç e dini, [Erdogan] do të vizitojë shumë shpejt Soçin”, tha Celik për gazetarët.

Agjencia e lajmeve Bloomberg më herët ka raportuar se Erdogan mund të takohet me Putinin më 8 shtator.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se përgatitjet për takimin janë “intensive”, por nuk tregoi detaje për kohën dhe vendin ku do të takohen dy liderët.

Erdogan ka përdorur marrëdhëniet e tij të mira me Moskën dhe Kievin dhe ka tentuar që t’i bindë të dyja palët të zhvillojnë bisedime formale të paqes.

Lideri turk ishte takuar për herë të fundit me Putinin në Astana të Kazakistanit tetorin e vitit të kaluar.

Po ashtu, dy liderët kanë mbajtur një telekonferencë në prill për të inauguruar një central bërthamor të ndërtuar nga Rusia.

Turqia ndihmoi në negocimin e marrëveshjes së parë mes Ukrainës dhe Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022. Marrëveshja mundësonte eksportin e drithërave nga tri porte ukrainase në Detin e Zi.

Rusia dhe Ukraina janë eksportuese të mëdha të produkteve bujqësore dhe kjo marrëveshje mundësoi uljen e çmimeve botërore të ushqimit.

Megjithatë, Moska u largua nga marrëveshja muajin e kaluar duke thënë se nuk ishin plotësuar kërkesat e saj që synojnë të lehtësojnë eksportin e produkteve bujqësore dhe plehrave artificiale të Rusisë.

Që atëherë, Rusia vazhdimisht ka sulmuar infrastrukturën në portet e Ukrainës dhe ka paralajmëruar se mund t’i vlerësojë si caqe ushtarake edhe anijet që kalojnë në Detin e Zi.

Megjithatë, Turqia nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen. Javën e kaluar, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, qëndroi në Kiev për të tentuar që të bindë Ukrainën që t’i bashkohet bisedimeve.

Gjatë vizitës, Fidan po ashtu i bëri thirrje Ukrainës që të mos krijojë rrugë të reja të eksportit – që raportohet se mbështeten nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për anijet e saj, nëse Rusia nuk përfshihet në marrëveshje deri në vjeshtë.

Fidan pritet që në ditët në vijim të qëndrojë në Moskë.

Që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja, Ukraina përdor rrugët tokësore dhe transportin përmes lumenjve për të eksportuar prodhimet e saj. /REL

The post Kremlini i dha fund marrëveshjes së grurit, Erdogan në Rusi për “të zbutur” Putinin appeared first on Albeu.com.

Putin: Rusia mund të rikthehet në marrëveshjen e grurit, por kemi kushte
Rusia është e gatshme të jetë edhe një herë pjesë e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas, por vetëm me kusht që të përmbushen detyrimet ndaj saj, tha sot presidenti rus Vladimir Putin në samitin e grupit BRICS në Afrikën e Jugut.

“Që nga 18 korriku, ne refuzojmë ta zgjasim më tej atë marrëveshje, por jemi të gatshëm t’i kthehemi asaj. Kjo do të jetë e mundur vetëm nëse përmbushen të gjitha detyrimet ndaj palës ruse”, tha Putin, raportoi agjencia TASS.

Putin tha se Rusia qëllimisht nuk lejohet të dërgojë drithë dhe plehra jashtë vendit dhe shtoi se në të njëjtën kohë ajo akuzohet në mënyrë hipokrite se ka shkaktuar situatën aktuale të krizës në tregun botëror.

“Disa herë tërhoqëm vëmendjen se gjatë vitit, si pjesë e marrëveshjes me Ukrainën, u eksportuan gjithsej 32.8 milionë tonë mallra, nga të cilat më shumë se 70 për qind shkuan në vendet me nivel të lartë dhe të mesëm të ardhurash, duke përfshirë kryesisht Bashkimin Evropian. Vetëm rreth tre për qind shkuan në vendet më pak të zhvilluara – domethënë më pak se një milion ton”, tha ai.

Presidenti rus deklaroi se asnjë nga kushtet e marrëveshjes për heqjen e sanksioneve ndaj eksporteve ruse të grurit dhe plehrave në tregjet botërore nuk është përmbushur.

“Detyrimet ndaj Rusisë në këtë drejtim thjesht u shpërfillën. Ata madje na penguan të transferonim pa pagesë plehrat minerale të bllokuara në portet evropiane, megjithëse ishte një akt thjesht humanitar, i cili në parim nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë sanksioni”, tha Putin.

E nënshkruar në korrik 2022 në Stamboll dhe tashmë e rinovuar dy herë, marrëveshja që lejon Ukrainën të eksportojë drithërat e saj nëpërmjet Detit të Zi ka lejuar që rreth 33 milionë tonë drithë të eksportohen nga portet e Ukrainës gjatë vitit të kaluar, pavarësisht konfliktit. Më 18 korrik, Rusia vendosi të mos e zgjasë zbatimin e vazhdueshëm të asaj marrëveshjeje.

Sot, në Johanesburg filloi samiti i 15-të i grupit BRICS, i cili përbëhet nga pesë ekonomi në zhvillim – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

The post Putin: Rusia mund të rikthehet në marrëveshjen e grurit, por kemi kushte appeared first on Albeu.com.

Blinken akuzon Rusinë: Po përdor marrëveshjen e grurit si shantazh
Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, akuzoi sot Rusinë për shantazh lidhur me marrëveshjen për eksportin e grurit përmes Detit të Zi dhe për një sulm ndaj sistemit global të ushqimit.

“Çdo anëtar i këtij Këshilli, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet t’i thotë Moskës: Deri më tani ka përdorur (Marrëveshjen e Detit të Zi) për të shantazhuar. Deri më tani ka përdorur njerëzit më të cenueshëm në planet si mjet pazaresh. Mjaft me këtë luftë të pajustifikuar dhe të papranueshme në Ukrainë”, i tha Sekretari amerikan i Shtetit Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

SHBA mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për gjashtë muajt aktual të martën dhe e ka bërë luftën kundër pasigurisë ushqimore të lidhur me luftërat një prioritet kryesor. Kjo ishte tema e takimit të kryesuar nga Blinken, në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Blinken tha se Uashingtoni dëshiron që Këshilli të miratojë një deklaratë të përbashkët që dënon përdorimin e ushqimit si armë, e cila tashmë është nënshkruar nga 91 vende. Megjithëse diplomatët amerikanë siguruan se sekretari nuk po kërkon një konflikt me Rusinë në Kombet e Bashkuara, deklarata synon qartë Moskën, për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe tërheqjes së saj nga marrëveshja e Detit të Zi.

“Uria nuk mund të shndërrohet në një armë lufte”, përsëriti Blinken. Ai njoftoi gjithashtu se programet për të luftuar pasigurinë ushqimore në dhjetë vende afrikane dhe Haiti do të financohen, me një total prej 362 milionë dollarësh.

The post Blinken akuzon Rusinë: Po përdor marrëveshjen e grurit si shantazh appeared first on Albeu.com.

Borrell: Moska po krijon varësi të reja me grurin e lirë
Rusia po ofron grurë me kosto të ulët për ekonomitë në zhvillim për të krijuar varësi të reja, duke përkeqësuar dobësitë ekonomike dhe pasigurinë globale të ushqimit, shkruan Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në një letër drejtuar vendeve në zhvillim dhe G20-ës.

Borrell e shkroi letrën të hënën për t’i nxitur këto vende të flasin “me një zë të qartë dhe të unifikuar” për ta shtyrë Moskën t’i kthehet marrëveshjes së grurit.

”Ndërsa bota përballet me ndërprerje të furnizimit dhe rritje të çmimeve, Rusia u afrohet vendeve vulnerabël me oferta dypalëshe të dërgesave të drithit me zbritje duke pretenduar se zgjidh një problem të krijuar nga vetja”, thuhet në letër.

“Kjo është një politikë cinike që shndërron qëllimisht ushqimin në armë për të krijuar varësi të reja duke përkeqësuar dobësitë ekonomike dhe pasigurinë globale të ushqimit”, shton Borrell.

The post Borrell: Moska po krijon varësi të reja me grurin e lirë appeared first on Albeu.com.

SHBA: Ka sinjale se Rusia do të rikthehet në bisedimet për marrëveshjen për drithërat
Shteteve të Bashkuara u është thënë se Rusia është e gatshme të kthehet në bisedimet për marrëveshjen që lejon eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi.

Por, “ne ende nuk kemi parë ndonjë dëshmi për këtë”, tha më 1 gusht e dërguara e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja për drithërat më 17 korrik.

Ambasadorja e SHBA-ja në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se nëse Rusia dëshiron që plehrat e saj artificiale të arrijnë në tregjet botërore dhe të ketë lehtësim në transaksionet për produktet bujqësore “ata duhet të kthehen në këtë marrëveshje”.

“Ne kemi parë tregues se ata mund të jenë të interesuar që të rikthehen në diskutime. Prandaj, ne duhet të presim që të shohin nëse kjo do të ndodhë”, tha ajo pa dhënë më shumë detaje.

Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja ka pamundësuar që Ukraina – një prodhuese globale e drithërave – të eksportojë në mënyrë të sigurt prodhimet bujqësore nga portet në Detin e Zi teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon.

Vitin e kaluar, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen për eksportin e drithërave.

Që nga tërheqja e Rusisë nga marrëveshja, Ukraina po eksporton produktet e saj përmes rrugëve tokësore për në Bashkimin Evropian, por edhe përmes rrugëve alternative përmes lumit Danub.

The post SHBA: Ka sinjale se Rusia do të rikthehet në bisedimet për marrëveshjen për drithërat appeared first on Albeu.com.

Kreu i OKB-së thirrje Rusisë të rikthejë marrëveshjen e drithit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i bëri thirrje Rusisë që të rikthejë në fuqi marrëveshjen e drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lejuar transportin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Gjatë fjalimit të tij në hapjen e një takimi të nivelit lartë për ushqimin në Romë, zoti Guterres tha se uria në botë do të përkeqësohet nëse marrëveshja nuk rinovohet. “Më të prekshmit do të paguajnë çmimin më të lartë”, tha ai.

Ndërkohë gjatë një vizite në Kenia dhe Somali, një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Thesarit do të trajtojë çështjen se si dalja e Moskës nga marrëveshja e drithit në Detin e Zi do të dëmtojë shtetet afrikane. Nënsekretari Brian Nelson do të argumentojë se si Rusia e braktisi marrëveshjen e grurit pavarësisht përpjekjeve të Uashingtonit për të lehtësuar lëvizjen e eksporteve ruse të grurit dhe plehërave kimike.

Marrëveshja e drithit kishte siguruar lëvizjen e eksporteve të grurit drejt vendeve në zhvillim, veçanërisht për në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, që kur Moska sulmoi Ukrainën në shkurt 2022.

Çmimet e grurit janë rritur mbi 14% që nga dita e hënë, kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit dhe çmimet e misrit janë rritur me më shumë se 10%.

Rusia nuk pranon vazhdimin e marrëveshjes nëse nuk hiqen sanksionet ndaj eksporteve ruse të ushqimeve dhe plehrave kimike.

Më herët të hënën, sulmet ajrore ruse goditën magazinat ukrainase të grurit në lumin Danub, duke dëmtuar këtë trajektore alternative të transportit të drithit ukrainas dhe duke plagosur shtatë persona. Pothuajse 30 anije janë bllokuar pranë portit të rëndësishëm ukrainas Izmail.

“Rusia po përpiqet të bllokojë plotësisht eksportin e drithit tonë dhe ta bëjë botën të vdesë nga uria”, tha Guvernatori i Odesas, Oleh Kiper në televizionin ukrainas.

Një kompani tregtare franceze e quajti këtë një “zhvillim të madh dhe një goditje të madhe” për eksportet ukrainase, duke shtuar se: “Pa korridorin e Detit të Zi dhe tani me sulme ndaj linjave alternative, do të jetë e vështirë të nxirren drithërat ukrainas jashtë vendit”. Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba akuzoi Rusinë se po përpiqet të përfitojë “duke mbajtur peng 400 milionë njerëz” dhe bëri thirrje për “një përgjigje të bashkuar globale ndaj terrorizmit me ushqimet”.

Danubi ka qenë një rrugë kryesore alternative e eksportit për Kievin që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja që e lejon Ukrainën të transportojë grurë, misër dhe produkte të tjera nëpërmjet Detit të Zi.

Të hënën, sindikata e tregtarëve ukrainas të drithërave, e njohur si UGA, i kërkoi Bashkimit Evropian të rrisë kapacitetin e të ashtuquajturave linja solidariteti, për të lejuar transportin e eksporteve të grurit të Ukrainës dhe produkteve të tjera bujqësore duke ofruar rrugë alternative tranziti nëpërmjet hekurudhave, rrugëve tokësore dhe ujore pas rënies së marrëveshjes për drithin përmes Detit të Zi.

“Kjo do të çojë në një ulje të ndjeshme të kostos së transportit të drithit dhe do t’u mundësojë fermerëve ukrainas të eksportojnë grurë të bollshëm pa humbje drejt vendeve që kanë nevojë për drithin ukrainas, duke stabilizuar kështu sigurinë globale të ushqimit”, tha sindikata UGA.

Pesë vende të Evropës Qendrore duan që BE-ja të zgjasë ndalimin e importeve të Ukrainës pas skadimit të tij më 15 shtator, duke pretenduar se importe të tilla po dëmtojnë fermerët e tyre. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti një kërkesë të tillë “të papranueshme”.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal javën e kaluar u kërkoi partnerëve të Kievit dhe Komisionit Evropian të sigurojnë eksportin e papenguar të të gjitha produkteve bujqësore ukrainase për në Bashkimin Evropian.

Rusia akuzoi të hënën Ukrainën se kishte sulmuar me dronë Moskën dhe Krimenë, ndërsa po sot Ukraina tha se Rusia, kishte ndërmarrë një sulm të ri ajror ndaj qytetit të Odesës.

Ushtria ruse tha se kishte rrëzuar të dy dronët që sulmuan Moskën. Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Sergei Sobyanin, ishin dëmtuar dy ndërtesa jorezidenciale dhe nuk kishte njoftime për viktima.

Agjencitë ruse të lajmeve thanë se mbetje të një droni ishin gjetur pranë Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Në Krime, guvernatori i vendosur nga Rusia tha se Kievi kishte sulmuar me dronë një depo municionesh, ndërsa shtoi se mbrojtja ajrore kishte arritur të rrëzonte 11 dronë.

Rusia ka goditur disa herë rajonin e Odesës që pas njoftimit në fillim të javës së kaluar, për t’u tërhequr nga marrëveshja për eksportin e sigurt të grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi.

Por sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i hodhi poshtë njoftimet se Moska kishte sulmuar infrastrukturën civile në Odesa, përfshirë edhe kishat. Komentet e tij pasuan sulmin e së dielë ndaj qendrës historike të qytetit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Gjatë sulmit rus u dëmtua edhe Katedralja historike e qytetit.

Gjatë një fjalimi të dielën në mbrëmje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi sulmet ruse ndaj qytetit të Odesës, kryesisht ndaj qendrës historike të tij. Ai tha se Kievi do të hakmerret ndaj këtyre akteve, duke shtuar se Rusia do ta ndjejë patjetër një gjë të tillë.

“Objektivi i gjithë këtyre raketave nuk janë vetëm qytetet, fshatrat apo njerëzit. Objektiv i tyre është njerëzimi dhe themelet e të gjithë kulturës sonë evropiane”, tha zoti Zelenskyy.

Përfaqësues të klerit njoftuan se kisha historike kishte pësuar dëme të mëdha. UNESCO lëshoi një deklaratë duke e dënuar fuqishëm sulmin, ndërsa shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, e cilësoi atë “një krim të ri lufte”.

The post Kreu i OKB-së thirrje Rusisë të rikthejë marrëveshjen e drithit appeared first on Albeu.com.

Zelensky i kërkon Turqisë dhe OKB-së të rifillojnë eksportet e grurit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sonte se Kievi është gati të vazhdojë eksportet e grurit përmes Detit të Zi, pavarësisht njoftimit të Moskës se marrëveshja e arritur verën e kaluar po përfundonte “de fakto”.

“Edhe pa Rusinë, duhet bërë gjithçka që të mund të përdoret ky korridor (për eksport) në Detin e Zi. Ne nuk kemi frikë”, siguroi Zelensky, sipas deklaratave të postuara në Facebook nga përfaqësuesi i tij, Serhii Nikiforov .

Në mesazhin e tij, presidenti ukrainas shtoi se ai i kishte dërguar “letra zyrtare Presidentit të Turqisë (Recep Tayyip) Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres për të sugjeruar që eksportet të vazhdojnë”.

“Ukraina, OKB dhe Turqia mund të sigurojnë së bashku funksionimin e korridorit të ushqimit dhe inspektimin e anijeve,” argumentoi ai.

“Rusia nuk ka të drejtë të përcaktojë se kush do të ketë ushqim të mjaftueshëm dhe nisma e Detit të Zi mund të funksionojë pa përfshirjen e Moskës”, shtoi ai.

Sipas Zelenskyt, rreth 33 milionë tonë produkte bujqësore u eksportuan në 45 vende sipas marrëveshjes së miratuar në korrik 2022 nga Ukraina dhe Rusia, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB.

Rusia më herët njoftoi se marrëveshja po përfundonte, duke përmendur pengesat për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave për shkak të sanksioneve.

Rusia gjithashtu akuzon vendet e pasura se përfitojnë nga pjesa më e madhe e eksporteve të Ukrainës, të cilat duhet të dërgohen në vendet në zhvillim.

Zelensky, nga ana e tij, tha se 60% e ushqimit eksportohej në vendet e Afrikës dhe Azisë.

Bazuar në të dhënat e OKB-së, tre vendet që kanë përfituar më shumë nga eksportet e Ukrainës janë Kina, Spanja dhe Turqia./Albeu.com/

The post Zelensky i kërkon Turqisë dhe OKB-së të rifillojnë eksportet e grurit appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja e grurit ukrainas drejt skadimit, asnjë sinjal për shtyrje
Rriten shqetësimet nëse Rusia do të pranojë të shtyjë një marrëveshje për eksportimin e grurit ukrainas, afati i së cilës përfundon më 17 korrik. Ndërkohë luftimet kanë vazhduar me intensitet të shtuar në Kherson, rajon në jug të Ukrainës. Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të këtij vendi ka shpërndarë pamje filmike që tregojnë forcat ukrainase duke kryer kontrolle një ishull të pushtuar nga Rusia në lumin Dnipro në rajonin e Khersonit.

Pamje të shpërndara nga Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës duket se tregojnë një sulm të Kievit, mbi pozicionet ruse në lumin Dnipro.

“Si rezultat i operacionit, një anije armike u shkatërrua dhe një u dëmtua dëmtuar”, thuhet në raportin e forcave speciale ukrainase.

“Përveç kësaj, pesë okupatorë janë neutralizuar”, shtohej më tej në raport.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se “forcat ruse në pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës po investojnë gjithçka për të ndaluar kundërsulmin ukrainas”.

“Çdo sukses i secilës prej brigadave tona luftarake meriton mirënjohje. Të gjithë ata që shkojnë në ofensivë, të gjithë ata që zmbrapsin sulmet e armikut, po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe unë i jam mirënjohës secilit prej luftëtarëve tanë”, tha zoti Zelensky.

Ai shtoi se pavarësisht disa ditësh të frytshme, qeveria ukrainase vazhdon të nxisë për mbështetje ndërkombëtare.

“Ne nuk do të reduktojmë aktivitetin tonë ndërkombëtar për asnjë ditë të vetme, veçanërisht në lidhje me paqen, garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s si dhe marrëveshjet me partnerët për armë për Ukrainën dhe sanksione kundër Rusisë”, tha Presidenti ukrainas, Zelensky.

Të shtunën në Kiev zhvilloinjë vizitë të papritur Presidenti i Koresës së Jugut, Yoon Suk Yeol. Ai premtoi 150 milionë dollarë ndihmë humanitare vetëm për këtë vit.

“Koreja e Jugut do të vazhdojë të ofrojë furnizime ushtarake që i duhen Ukrainës. Pas furnizimeve ushtarake të vitit të kaluar si jelekët antiplumb dhe helmetat, ne do të mbështesim furnizimet ushtarake në një shkallë të gjerë këtë vit”, tha presidenti koreano-jugor.

Koreja e Jugut, një vend aleat i SHBA-ve dhe eksportues në rritje i armëve, është përballur me trysni për t’i ofruar armë Ukrainës, thirrje që administrata e presidentit Yoon i ka rezistuar në favor të ndihmës humanitare dhe financiare, e kujdesshme ndaj ndikimit të Rusisë mbi Korenë e Veriut.

Ndërsa lufta vazhdon, marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas po skadon. Marrëveshja e njohur si “Gruri i Detit të Zi” përfundon më 17 korrik. Sot në Stamboll mbërriti anija e parafundit.

Anija “TK Majestic”, u ankorua pasi kaloi ngushticën e Bosforit në orët e para të së shtunës. Një zyrtare e OKB-së njoftoi se anija fundit “TQ Samsun”, është ende në portin e Odesës në Ukrainë.

Kremlini tha sot se Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e Afrikës e Jugut, Cyril Ramaphosa edhe mbi çështjen e marrëveshjes. Sipas njoftimit të presidencës ruse, zoti Putin është ankuar se “zotimet për të hequr pengesat ndaj eksporteve ruse të grurit dhe plehrave, nuk ishin mbajtur ende”.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan arritjen e marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës në korrikun e vitit të kaluar për të ndihmuar në zbutjen e një krize globale ushqimore të përkeqësuar nga agresioni rus dhe bllokada e Moskës ndaj porteve ukrainase.

The post Marrëveshja e grurit ukrainas drejt skadimit, asnjë sinjal për shtyrje appeared first on Albeu.com.