marrdhenie Archives - Albeu.com

Zyrtarët e BE në Prishtinë, Kurti: nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.

Këto komente Kurti i bëri gjatë një ngjarjeje në Shtime, kur u pyet se çfarë pritet të kërkohet nga Kosova gjatë vizitës së pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë më 21 tetor.

“Çka do të kërkojnë dhe çfarë do të ofrojnë e marrim vesh nesër. Unë mund të them se nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit, për popullin dhe shoqërinë”, tha Kurti.

Më 21 tetor, në Kosovë dhe Serbi, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, së bashku me emisarët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara do të takohet në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe në Beogradi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në BE kanë thënë se qëllimi kryesor i vizitës në Kosovë dhe Serbi është ringjallja e dialogut, me synim që palët të zbatojnë obligimet që dalin nga marrëveshjet e arritura, por edhe të rivendoset stabiliteti në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Së bashku me Lajçakun, në vizitë do të jenë edhe Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës , ai i kancelarit gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministres së Italisë, Francesco Talo. Me ta do të jetë në delegacion edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Diplomatët ndërkombëtarë po ashtu pritet të shtyjnë përpara zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.

Gjatë prononcimit për gazetarë, Kurti sërish ka fajësuar Serbinë se nuk po e zbaton marrëveshjen, që sipas tij, ka në qendër njohjen de facto të Kosovës.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Vizita në Kosovë dhe Serbi e grupit që njihet si “Pesëshja e Madhe” është e para që nga sulmi i 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Burimet diplomatike në Bruksel thanë për Radion Evropa e Lirë se me këtë vizitë ky delegacion dëshiron të dërgojë edhe mesazhin se ka një unitet në BE si dhe mes BE-së dhe SHBA-së në qëndrimin se nuk do të hiqet dorë nga Marrëveshja drejt normalizimit dhe do të kërkojnë nga palët zotim për respektim të obligimeve.

Ndonëse shumica e diplomatëve në Bruksel thonë se “pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë gjërat kanë ndryshuar”, ata nuk janë të sigurt se sa do të ndikojë kjo direkt në procesin e dialogut. Por, ngjarjet në Banjskë, që përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe Parlamenti Evropian i kanë quajtur “sulme terroriste” kanë kthyer menaxhimin e krizave si prioritet edhe për BE-në, krahas përpjekjeve për përparim në procesin e normalizimit të raporteve.

Pritjet e diplomatëve janë që ndaj Kosovës kërkesa kryesore do të jetë që të gjejë një rrugë për “organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri” dhe zotimin për nisjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nga Serbia do të kërkojnë para se gjithash që të distancohet nga secili veprim që mund të destabilizojë veriun e Kosovës dhe që po ashtu të zbatojë marrëveshjet të cilat janë arritur më herët në dialog.

Pritjet edhe në BE nga kjo vizitë janë të larta, por kësaj radhe, thanë diplomatët, nuk janë dhënë shumë hollësi rreth asaj se me çfarë kërkesa konkrete ky delegacion shkon në Kosovë dhe Serbi.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë dhe kërkon që Bashkimi Evropian të vendosë masa ndëshkuese ndaj Serbisë. Kërkesë të ngjashme ka bërë edhe Parlamenti Evropian përmes një rezolute të votuar më 19 tetor, ku thuhet nëse gjendjet një lidhje e drejtpërdrejtë e Serbisë me sulmin, Beogradi duhet të ndëshkohet.

BE-ja më herët ka thënë se po pret përfundimin e hetimeve dhe më mund të ndërmerren hapa dhe masa eventuale.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar./ REL

The post Zyrtarët e BE në Prishtinë, Kurti: nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Këto janë vendet më të mira për të kryer marrëdhënie gjatë Krishtlindjeve
Ekspertja e seksit ka zbuluar vendet më të mira për të kryer marrëdhënie seksuale gjatë Krishtlindjeve.

Emily Morse ka treguar pesë vendet më të mira për të kryer marrëdhënie seksuale në festën e Krishtlindjeve.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram rekomandoi të bëni marrëdhënie seksuale në tryezë ose mbi banak për të shtuar një ndjenjë të fortë.

“Ju mund të përdorni karriget e kuzhinës për t’i dhënë partnerit tuaj një vallëzim në prehër ose të shtriheni në tavolinë për një përvojë alternative të ngrënies”.

Dr.Emily rekomandon zhvendosjen e seksit në dhomën e ndenjes “përpara oxhakut” ose “pranë dhuratave”.

“Shtroni shumë batanije dhe jastëkë dhe më pas bëni që Krishtlindjet të vijnë herët me një ngacmim të mprehtë me shirita përpara zjarrit”.

The post Këto janë vendet më të mira për të kryer marrëdhënie gjatë Krishtlindjeve appeared first on Albeu.com.

Kur duhet dhe nuk duhet t’i shkruani një ish-it tuaj
Të kapërceni një ndarje nuk është kurrë e lehtë. Pasi keni investuar kohë dhe keni dhënë shumë nga vetja drejt dikujt tjetër, është e vështirë t’i ndërpresësh kontaktet në mënyrë drastike. Prandaj, është normale të doni t’i shkruani një ish-partneri, por, a duhet ta bëni?

Kur është e pranueshme t’i shkruash ish-it:

Kur ka shenja të dukshme që ju mund të jeni “të ndreqshëm”, atëherë ekziston dhe mundësia për t’i shkruar. Këto shenja përfshijnë rastin kur ai (ose ajo) mban përgjegjësi dhe është i ndërgjegjshëm se ju ka lënduar. Një shenjë tjetër është se ish-i juaj demonstron ndryshime në vazhdimësi. Megjithatë, mos harroni se çdokush mund të ndryshojë për një moment, por të qenit fleksibël dhe të vazhdosh të mbash po të njëjtin qëndrim edhe pas pendesës, është çelësi. Nëse ju mendoni se ky është rasti edhe me atë, mund t’i shkruani, por duhet të mbani mend: Nëse e bëni, s’duhet të prisni absolutisht asgjë. Pritshmëritë sjellin zhgënjime.

Kur nuk duhet t’i shkruani një ish-it:

Ka një rast, ndër shumë të tjera, kur është kategorikisht e papranueshme t’i shkruani një ish-i: Kur ai ose ajo është në një lidhje të re. Thjesht vendoseni veten në vendin e partneres së tij aktuale. As ju nuk do ndiheshit mirë nëse ish-i i tij do të vazhdonte të përpiqej të ndërhynte në lidhjen tuaj.

Një skenar tjetër ku ju nuk duhet t’i shkruani është në rastet kur je ti personi që vazhdon të fajësohesh pse gjërat shkuan keq dhe nuk ka përgjegjësi të përbashkët. Pra, ju paskeni qenë praktikisht vetëm në atë marrëdhënie.

Thënë këto, mos harroni si ai person ju ka bërë të ndiheni dhe rikujtojini vetes herë pas here, se në radhë të parë: Vini vetëm ju!/ Elite Daily

The post Kur duhet dhe nuk duhet t’i shkruani një ish-it tuaj appeared first on Albeu.com.