marina amerikane Archives - Albeu.com

Arrestohen dy marinarët amerikanë, akuzohen se spiunonin për Kinën
Dy marinarë të marinës amerikane janë arrestuar dhe akuzuar për spiunazh për Kinën, sipas informacioneve nga Associated Press të transmetuara nga Reuters.

Një marinar 22-vjeçar që shërbente në një anije luftarake në San Diego u arrestua të mërkurën, duke u përballur me akuza në lidhje me spiunazh dhe komplot për të dërguar informacion tek zyrtarët kinezë, raportoi AP, duke cituar zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti.

Një tjetër marinar u arrestua në bazën e marinës amerikane në Ventura County, në veri të Los Anxhelosit. Ai akuzohet për konspiracion dhe financim nga një zyrtar kinez, sipas informacioneve nga i njëjti burim.

Vitet e fundit, marrëdhëniet e Uashingtonit me Pekinin janë tensionuar për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare dhe çështjet tregtare. SHBA e ka akuzuar Kinën për spiunazh dhe sulme kibernetike, por pala kineze i hedh poshtë akuzat. Kina ka bërë akuza të ngjashme në të kaluarën.

Probleme të tjera në marrëdhëniet kino-SHBA janë ndalimi i eksportit të teknologjisë së avancuar nga SHBA, politika industriale e Pekinit, abuzimet e të drejtave të njeriut në Kinë, origjina e koronavirusit që shkaktoi pandeminë Covid-19, tarifat tregtare dhe çështja e Tajvanit.

The post Arrestohen dy marinarët amerikanë, akuzohen se spiunonin për Kinën appeared first on Albeu.com.

E mbajtën të burgosur për 9 muaj, Rusia lë të lirë veteranin e marinës amerikane
Rusia liroi një veteran të marinës amerikane, Taylor Dudley, i cili ishte mbajtur në territorin e Kaliningradit të vendit për nëntë muaj, njoftoi negociatori dhe ish politikani amerikan Bill Richardson.

Dudley ishte mbajtur që nga prilli 2022 dhe ishte një nga disa amerikanë të arrestuar të cilët Richardson dhe autoritetet amerikane kanë kërkuar ta lironin.

Sipas CNN, Dudley kishte kaluar në Kaliningrad, një enklavë midis Polonisë dhe Lituanisë, nga Polonia ku kishte marrë pjesë në një festival muzikor, duke shtuar se “nuk është e qartë pse e kaloi kufirin”.

“Më herët sot, autoritetet ruse liruan shtetasin amerikan Taylor Dudley, një veteran 35-vjeçar i marinës, përtej kufirit polak te guvernatori Bill Richardson”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Jonathan Franks për Familjen Dudley/VanConant.

“9 muajt e fundit kanë qenë të vështirë për familjen dhe ata kërkojnë nga mediat që të respektojnë privatësinë e tyre dhe t’u japin hapësirën për të mirëpritur Taylor në shtëpi,” thuhej më tej. /albeu.com

The post E mbajtën të burgosur për 9 muaj, Rusia lë të lirë veteranin e marinës amerikane appeared first on Albeu.com.

Po transportonte “materiale shpërthyese” nga Irani, Marina amerikane shkatërron anijen
Marina amerikane tha të martën se ka shkatërruar një anije që po transportonte “materiale shpërthyese” nga Irani për rebelët Huthi në Jemen.

Anija, të cilën marina amerikane e kapi më 8 nëntor në Gjirin e Omanit, u fundos të dielën, tha Flota e Pestë e Shteteve të Bashkuara, me bazë në Bahrejn.

“Anija dhe katër anëtarët e ekuipazhit të saj jemenas u kapën derisa po kalonin transit nga Irani, përgjatë një rruge që historikisht përdoret për të trafikuar armë për rebelët Huthi në Jemen”, thuhet në deklaratën e marinës amerikane.

Forcat amerikane zbuluan më shumë se 100 tonë plehëra të uresë dhe mbi 70 tonë perklorat amoniumi, përbërës kyçë për prodhimin e karburantit të raketave dhe eksplozivëve, thuhet po ashtu në deklaratë.

“Kjo është një sasi masive e materialit shpërthyes, e mjaftueshme për dhjetëra raketa balistike me rreze të mesme veprimi, varësisht madhësisë së tyre”, tha zëvendësadmirali amerikan, Brad Cooper.

“Transferimi i paligjshëm i ndihmës vdekjeprurëse nga Irani nuk kalon pa u vënë re”, shtoi ai.

Katër marinarët jemenas iu dorëzuan rojës bregdetare jemenase. Lufta në Jemen ka shpërthyer në vitin 2014, kur rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë pushtuar kryeqytetin Sana.

Kjo ka bërë që një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite të ndërhynte disa muaj më vonë, për të mbështetur Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit. Që atëherë, lufta ka lënë të vrarë qindra mijëra njerëz dhe ka çuar vendin në prag të urisë.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që ka hyrë në fuqi në muajin prill, i ka zvogëluar armiqësitë, por ai armëpushim ka skaduar më 2 tetor dhe luftimet vazhdojnë./REL/

The post Po transportonte “materiale shpërthyese” nga Irani, Marina amerikane shkatërron anijen appeared first on Albeu.com.

Mashtroi marinën amerikane dhe u arratis pas dënimit, kapet në Venezuelë “Fat Leonard”
Një biznesmen malajzian që mashtroi marinën amerikane në skandalin e saj më të madh të mashtrimit ndonjëherë, është rikapur pasi i shpëtoi arrestit shtëpiak dy javë më parë.

Sipas BBC, Leonard Glenn Francis, i njohur si “Leonardi i shëndoshë”, u kap në Venezuelë duke u përpjekur të hipte në një fluturim për në Rusi. Ai ishte në arrati që nga 4 shtatori, kur u largua nga shtëpia e tij në Kaliforni duke i prerë byzylykun e kyçit të këmbës.

Një urdhër-arrest global i Interpolit ishte lëshuar për arrestimin e tij ndërsa autoritetet amerikane u përpoqën ta gjurmonin. Të mërkurën, 57-vjeçari u arrestua në aeroportin Simón Bolívar de Maiquetía nga autoritetet venezueliane. Interpoli thotë se ai hyri në vend nga Meksika nëpërmjet një ndalese në Kubë. Ai do të ekstradohet përsëri në SHBA.

Francis në vitin 2015, kishte pranuar akuzat për ryshfet dhe korrupsion dhe kishte qenë dëshmitar bashkëpunues i prokurorëve. Autoritetet e kishin lejuar atë të ndalohej në shtëpinë e tij në San Diego, sepse ai kishte vuajtur nga periudha të dobëta shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë kancerin në veshka. Megjithatë, më 4 shtator, policia shkoi në shtëpinë e tij pasi u zbuluan probleme me byzylykun e tij GPS.

“Me të mbërritur ata vunë re se askush nuk ishte në shtëpi,” u tha gazetarëve në atë kohë një zëdhënës i Marshallit të SHBA, Omar Castillo.

Prokurorët thonë se ai e ngarkoi flotën me shumën prej 35 milionë dollarësh dhe u dha oficerëve para, ushqime, puro, pije të rralla dhe festa seksuale në hotele luksoze.

Ai u arrestua në vitin 2013 dhe u deklarua fajtor në vitin 2015 për ofrimin e 500,000 dollarëve ryshfet për oficerët e marinës për të drejtuar punën zyrtare drejt kantiereve të tij detare. Dhjetra oficerë të marinës amerikane janë implikuar gjithashtu. Katër janë dënuar deri më tani dhe të paktën 27 kontraktorë dhe zyrtarë të tjerë janë pranuar fajtorë për marrjen e ryshfetit.

The post Mashtroi marinën amerikane dhe u arratis pas dënimit, kapet në Venezuelë “Fat Leonard” appeared first on Albeu.com.

Pjesë e Marinës Amerikane, njihuni me Albi Jakovën: Jam shqiptar, Shqipëria vendi më i bukur në botë
Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, na ka njohur me Albi Jakovën, të riun shqiptar i cili shërben në bordin e aeroplanmbajtëses “USS Harry S Truman” që pak ditë më parë ishin në ujërat shqiptare.

Ambasada shkruan se Albi lindi dhe u rrit në SHBA dhe se prindërit e tij u largua nga Shqipëria pas rënies së komunizmit.

“Albi Jakova ka lindur dhe është rritur në Orlando, Florida, por babai, nëna, vëllezërit dhe motrat e tij janë të gjithë nga Durrësi dhe Tirana. Pasi babai i tij shërbeu një tur në marinën shqiptare, ai emigroi me familjen e tij në Amerikë në vitin 1990. Gjatë shkollës së mesme, Albi mori pjesë në një kurs trajnimi për oficerët rezervë të rinj të marinës, gjë që solli ambicien e tij për t’ju bashkuar Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Ai tani po shërben në bordin e anijes së tij të parë, USS Harry S Truman, e cila u dislokua në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së javën e kaluar, përfshirë edhe Shqipërinë. Ne patëm rastin të bisedonim me rreshterin Jakova, i cili flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe ishte jashtëzakonisht i emocionuar për mundësinë për të takuar dikë që fliste shqip përtej familjes së tij. Mirë se erdhe në shtëpi, Albi” thuhet në postim.

Albi rrëfen jetën në Amerikë dhe rrugëtimin në marinën amerikane.

“Unë kam lindur në SHBA. E kam mamin nga Tirana dhe babin nga Durrësi. U futa në marinë një muaj pas gjimnazit në vitin 2018. Kur erdhi mami me babin në Amerikë ata punuan për 5 vite te shokët dhe familjet te një piceri, pastaj e blenë ata një piceri në Orlando. Gjuhën e mësova nga prindërit dhe familja. Në Shqipëri shkova për herë të parë kur isha 12-vjeç. Kur më pyesin shokët se ku është Shqipëria dhe si është Shqipëria, unë u them se është se është vend i bukur dhe njerëzit janë shumë të mirë” shprehet ai.

The post Pjesë e Marinës Amerikane, njihuni me Albi Jakovën: Jam shqiptar, Shqipëria vendi më i bukur në botë appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA publikon fotot e marinës amerikane në Adriatik: Ruajmë stabilitetin dhe sigurinë detare
Ambasada e SHBA në Shqipëri ka publikuar në Facebook foto e marinës amerikane në detin Adriatik. Ambasada shkruan se operacionet detare po bëhen për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare.

Postimi i Ambasadës:

Në frymën e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe si aleate të NATO-s, shkatërruesit e raketave të komanduara të klasit Arleigh Burke, USS Gravely dhe USS Bainbridge, së bashku me anijet e rojes bregdetare shqiptare Lissus (P 133) dhe Oriku (P 132), kryen javën e kaluar operacione manovrimi në detin Adriatik. USS Gravely dhe Bainbridge janë së bashku me grupin Harry S. Truman Carrier Strike në një dislokim të planifikuar në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së, në mbështetje të operacioneve detare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare, si dhe për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve në Europë dhe Afrikë.

(Foto të Marinës së SHBA nga Specialisti i Komunikimit Masiv Seaman Moises Sandoval).

The post Ambasada e SHBA publikon fotot e marinës amerikane në Adriatik: Ruajmë stabilitetin dhe sigurinë detare appeared first on Albeu.com.