lumi shales Archives - Albeu.com

Plas sherri në zonën e “Lumit të Shalës”/ Përplasje e dhunshme mes të rinjve, plagosen dy persona (VIDEO)
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sherr është shënuar në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë, si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta.

Sherri ka nisur rreth orës 02:00, mes disa të rinjve turistë dhe disa të tjerëve që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë zonë.

Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit, ndërsa dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë.

The post Plas sherri në zonën e “Lumit të Shalës”/ Përplasje e dhunshme mes të rinjve, plagosen dy persona (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama ndan pamjet nga Lumi i Shalës: Deri para pak vitesh destinacion sekret, sot ofron një buqete fantastike përvojash
Këtë të hënë, përmes një video të postuar në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë sot me ndjekësit pamje nga Lumi i Shalës.

Kreu i shtetit shprehet se para pak vitesh ky ishte një destinacion sekret, ndërkohë që sot ofron një buqetë fantastike përvojash për këdo që zgjedh ta vizitojë.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe me atmosferën nga Lumi i Shalës, deri para pak vitesh një sekret, ndërsa sot destinacioni i një buqete fantastike përvojash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

The post Rama ndan pamjet nga Lumi i Shalës: Deri para pak vitesh destinacion sekret, sot ofron një buqete fantastike përvojash appeared first on Albeu.com.

“The Sun”: Vizitoni Lumin e Shalës, Tajlanda e Shqipërisë me ujëra të pastra kristal
‘Një cep i botës’ pak i njohur për vizitorët e Evropës Lindore i konsideruar si një Tajlandë në miniaturë me ujëra bruz dhe fluturime të lira, shkruan Hope Brotherton në të përditshmen britanike “The Sun”.

Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më popullor për britanikët që kërkojnë pushime të përballueshme dhe mot me diell.

Për shumë njerëz, plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat e pastra kristal e bëjnë Tajlandën një destinacion të listës së pushimeve – por me çmime të larta.

Për pushuesit që duan të shijojnë një copëz të parajsës, por nuk mund të përballojnë shpenzimet e fluturimeve, do të ndihen të kënaqur pasi të zbulojnë se ekziston një alternativë shumë më pranë “shtëpisë”.

Shqipëria ndodhet midis Malit të Zi dhe Greqisë dhe destinacioni ka përjetuar një fluks vizitorësh gjatë viteve të fundit.

Rritja e popullaritetit të vendit është kryesisht falë promovimit të tij në TikTok dhe influencuesve të mediave sociale që kanë pushuar në Rivierën Shqiptare.

Lumi i Shalës

Ndërsa vendpushimet si Ksamili dhe Saranda në Shqipëri kanë patur një rritje të popullaritet vitet e fundit, disa pjesë të Shqipërisë kanë mbetur nën radarin turistik.

Një nga këto vende është Lumi i Shalës, një gji pak i njohur në veri të vendit.

Videot e Lumit të Shalës shfaqen në mënyrë rutinore në platformat e mediave sociale si, TikTok.

Lumi është quajtur “Tajlanda e Shqipërisë” falë ujërave të tij të pastër kristal, vegjetacionit dhe maleve të thepisura, sipas faqes së udhëtimit “North Albania”.

“Lumi i Shalës është një nga vendet më të bukura në Shqipëri dhe ishte lehtësisht një nga pikat kryesore të udhëtimit tim rrugor”, shkroi blogerja e udhëtimeve “The Ginger Wanderlust”.

E vendosur në veri të Shqipërisë, pushuesit mund të arrijnë lumin e ëndërruar përmes një udhëtimi ditor nga Tirana ose Shkodra.

Nga kryeqyteti shqiptar, turistët do të duhet të rezervojnë një ekskursion për të vizituar Lumin e Shalës – dhe udhëtimi është katër orë me makinë.

Nga Shkodra, pushuesit do të duhet të marrin një minibus për në Liqenin e Komanit, i cili zgjat rreth 90 minuta.

Në terminalin e trageteve të liqenit të Komanit, turistët do të duhet të hipin në një varkë për në Lumin e Shalës, e cila do të zgjasë edhe një orë.

Gjatë muajve të verës, niveli i ujit në Lumin e Shalës mund të ulet, kështu që pushuesve mund t’u kërkohet të ecin në këmbë në disa pjesë të lumit.

Pavarësisht se nuk është një destinacion i njohur turistik, ka shumë aktivitete për të bërë në Lumin e Shalës, duke përfshirë zhytje, kajak dhe ecje.

Brigjet e lumit lidhen me ura prej druri të punuar me dorë, duke u dhënë vizitorëve akses në bujtina.

Disa bujtina janë të vendosura përgjatë Lumit të Shalës, duke përfshirë Shtëpinë e Bujqësisë “Bee Eco” dhe “Bujtina Livadhi”.

“Sun Online Travel” ka zbuluar disa akomodime gjatë natës në “Livadhi Guesthouse” me 35 paund për person në pikun e sezonit veror.

Vizitorët ditorë mund të marrin me qira çadra dielli dhe shezlonge nga disa prej bujtinave gjithashtu.

Vende të tjera për t’u vizituar në Shqipëri

Plazhi i Pasqyrave

Ka shumë vende të tjera më pak të njohura për t’u vizituar në Shqipëri, duke përfshirë “Plazhin e Pasqyrave”, i cili u shpall si “Plazhi më i mirë në botë” sipas një studimi te kryer nga ekspertët e agjencisë britanike të udhëtimeve “CV Villas”, në fillim të këtij viti.

Plazhi njihet në mbarë botën si “Plazhi i Pasqyrave” për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe.

“Plazhi i Pasqyrave” mbetet i qetë edhe në muajt e verës, duke iu dhënë mundësinë të pushoni dhe ndiheni të lirë”, shkroi “Albania Tour Guide”.

“Për më tepër, bregu i detit është mahnitës, nuk do t’u besoni syve, kur të shihni ujin e kaltër të ndezur”, tha operatori.

Gjiri është i rrethuar nga shkëmbinj të bardhë. Sfondi shkëmbor e bën gjirin të ndihet si një vend sekret.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti operatori turistik TUI e shpalli Shqipërinë si një nga destinacionet më të reja të Evropës.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ka kryesuar listën e qyteteve më të lira në vitin 2021.

The post “The Sun”: Vizitoni Lumin e Shalës, Tajlanda e Shqipërisë me ujëra të pastra kristal appeared first on Albeu.com.

Shkodër/ Po ndërtonin pa leje në Lumin e Shalës, procedohen 3 persona
Tre shtetas kanë rënë në pranga nga blutë e Shkodrës, pasi janë konstatuar se kanë kryer disa punime, ndërtime pa leje të posaçme.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për M. L., banues në Lezhë, pasi po ndërtonte 6 kabina prej druri që do të përdoreshin për qëllime turistike, në lumin e Shalës.

Procedim penal ka nisur edhe për 2 vëllezër për një tjetër ndërtim pa leje, në këtë zonë.

Çështjet tashmë kanë kaluar për referim pranë Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë:

Po ndërtonte pa leje, 6 kabina druri që do të përdoreshin për turizëm, procedohet penalisht.

Gjithashtu, procedohen 2 vëllezër për një tjetër ndërtim pa leje, në këtë zonë.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

M. L., banues në Lezhë, pasi po ndërtonte 6 kabina prej druri që do të përdoreshin për qëllime turistike, në lumin e Shalës;

N. K. dhe K. K., vëllezër, të dy banues në Shkodër, pasi po ndërtonin një objekt, pa leje, në të njëjtën zonë

Kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë 24/7, në të gjithë territorin e qarkut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Shkodër/ Po ndërtonin pa leje në Lumin e Shalës, procedohen 3 persona appeared first on Albeu.com.