Luigi Soreca Archives - Albeu.com

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, Soreca: Vendet mund të bashkëpunojnë. Balluku: Asgjë për t’u shqetësuar
Zëvendëkryeministrja Belinda Balluku së bashku me të Dërguarin me Punë të Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca kanë bërë prezantimin e progres raportit për Shqipërinë.

Më pas, të pyetur nga gazetarët lidhur me marrëveshjen Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve afrikanë në Shëngjin, Balluku dhe Soreca kanë dhënë mendimet e tyre.

Soreca tha se mes vendeve anëtare të BE dhe vendeve jo anëtare, mund të ketë një marrëveshje që i përmbahen legjislacionit europian.

Soreca: Ne e kemi marrë tekstin dy ditë më parë dhe e kuptojmë se ky tekst është vetëm një hap i parë.  Për momentin është e parakohshme të japim një vlerësim për dokumente që kanë më shumë vlerë politike dhe jo ligjore. Në çdo rast BE dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë me vendet e tjera duke respektuar legjislacionin e BE.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe marrëveshja do të kalojë në Parlament për ratifikim.

Balluku: Marrëveshja ka kaluar në qeveri të gjithë procesin dhe do të shkojë në parlament për t’u ratifikuar. Askush nuk duhet të shqetësohet, as për kornizën juridike të saj. Përcakton në mënyrë të duhur të drejtën e palëve.

E konsiderojmë Shqipërinë një shtet europian, e kuptojmë shumë mirë problematikën që ka sot shteti fqinj. Jemi solidar. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë që për arsye të luftës me qeverinë merren me ngjyrën e emigrantëve. Jemi popull që kemi vuajtur në kurriz paragjykimet. Është një rrugë e gjatë, do shkojë në parlament, do e dëgjoni në komisione./Albeu.com

The post Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, Soreca: Vendet mund të bashkëpunojnë. Balluku: Asgjë për t’u shqetësuar appeared first on Albeu.com.

“Korrupsioni fushë që sjell shqetësime serioze”, Soreca prezanton raportin për Shqipërinë: SPAK të ndjekë paranë!
I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca i ka dorëzuar sot qeverisë progres-raportin e hartuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë.

Së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kanë bërë prezantimin e raportit në ambientet e kryeministrisë.

Ndryshe nga vitet e tjera raporti nuk i dorëzohet në dorë kryeministrit por zv/kryeministres, pasi Rama është nisur në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Soreca gjatë fjalës së tij vuri theksin te liria e medias por dhe lufta kundër korrupsionit.

Soreca: Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze. SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor.

Ai shtoi se vendi ynë ka bërë progres në reformat për integrimin në BE dhe theksoi edhe njëherë se Shqipëria është një partner i besueshëm i Bashkimit Europian.

Soreca: Raporti shënon që autoritetet shqiptare kanë vazhduar që të shprehin në mënyrë të përhershme angazhimin politik për integrimin strategjik të BE. KE njeh që Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat, duke përfshirë reformën në drejtësi. Shqipëria ka mbajtur përputhshmëri me politikat e huaja dhe ato të sigurisë. Ne njohim rolin që ka luajtur Shqipëria në këshillin e sigurisë. Shqipëria mbetet një sinjal i fortë i zgjedhjes strategjike në BE dhe rolit të saj si një partner i besueshëm i BE./Albeu.com

The post “Korrupsioni fushë që sjell shqetësime serioze”, Soreca prezanton raportin për Shqipërinë: SPAK të ndjekë paranë! appeared first on Albeu.com.

Soreca i dorëzon Presidentit progres-raportin e Komisionit Evropian, Begaj: I angazhuar për avancimin e procesit të integrimit europian
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin me Punë të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Raportin e Progresit për vitin 2023 të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Presidenti Begaj vlerësoi konkluzionet e balancuara dhe inkurajuese të Raportit të Komisionit 2023 për Shqipërinë dhe planin e ri të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu njohjen nga Komisioni Evropian të ecurisë së proceseve të reformave në Shqipëri, në veçanti reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e tij të palëkundur për institucionet shqiptare në përmbushjen e prioriteteve.

Presienti Begaj u shpreh: “Shqipëria është, gjithashtu, e angazhuar për krijimin e një ekonomie funksionale, e cila mund të ndihmojë përmirësimin e integrimit të plotë të vendit tonë në tregun e vetëm të BE-së. Ne i vlerësojmë thellësisht përpjekjet e Komisionit Evropian për ta përshpejtuar integrimin ekonomik përmes Planit të Ri të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”.

“Në cilësinë time si President i Shqipërisë dëshiroj të siguroj të gjithë qytetarët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë se do të vazhdoj të jem i angazhuar për avancimin e procesit të integrimit europian, i cili mbetet objektivi ynë kryesor kombëtar”, – u shpreh Presidenti Begaj.

The post Soreca i dorëzon Presidentit progres-raportin e Komisionit Evropian, Begaj: I angazhuar për avancimin e procesit të integrimit europian appeared first on Albeu.com.

Në pritje të ambasadorit të ri, Soreca rikthehet në Tiranë në krye të delegacionit të BE
Ish-ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është rikthyer në Shqipëri, por këtë herë për disa muaj, deri në mbërritjen e ambasadorit të ri që do drejtojë delegacionin e BE-së.

Në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës së BE, njoftohet dhe prezantimi i tij. Në mesazhin para delegacionit, Soreca shprehet se Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri pranë Shqipërisë në konsolidimin e progresit të arritur, thellimin e transformimit të vendit dhe nxitjen e reformave të rëndësishme që do ta sjellin Shqipërinë në BE.

“Është një nder dhe një privilegj të jem përsëri në Tiranë në këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe në të njëjtën kohë me Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë. Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri pranë Shqipërisë në konsolidimin e progresit të arritur, thellimin e transformimit të vendit dhe nxitjen e reformave të rëndësishme që do ta sjellin Shqipërinë në BE,” tha Ambasadori Soreca.

Kujtojmë se ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann u largua nga vendi ynë në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë.

Ajo nisi punë në gusht të vitit 2022 dhe u largua në korrik 2023.

“Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë”, njoftoi zyra e shtypit të delegacionit të BE-së.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte Ambasadore e Gjermanisë në Estoni. Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

The post Në pritje të ambasadorit të ri, Soreca rikthehet në Tiranë në krye të delegacionit të BE appeared first on Albeu.com.

Ikën Hohmann, Luigi Soreca rikthehet si ambasador i BE-së në Tiranë
Luigi Soreca kthehet si ambasador i Bashkimit Evropian në Tiranë.

Soreca rikthehet pas largimit të gjermanes Christine Hohman, e cila doli nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar, për t’u bërë ambasadore në Irak.

Kujtojmë që Soreca ka qenë në këtë detyrë edhe gjatë viteve 2018-2022, ndërsa prej datës 1 shtator ai do të ridrejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë.

The post Ikën Hohmann, Luigi Soreca rikthehet si ambasador i BE-së në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Sorecas i mbaroi mandati, zbulohet kush i zë vendin
Christiane Hohmann është emëruar kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, duke zëvendësuar në këtë detyrë Luigi Soreca-n.

Ajo është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë. Emërimi është bërë nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borrell, i cili emëroi 31 kryetarë të Delegacioneve të Bashkimit Evropian.

Ata do të emërohen zyrtarisht pas marrjes së marrëveshjeve përkatëse nga vendet e tyre pritëse.

Kush është Christiane Hohmann?

Pas diplomimit, fillimisht ajo u punësua në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin dhe nga viti 1994 deri në 1997 në Ambasadën në Shtetet e Bashkuara. Më pas ajo punoi përsëri në Zyrën Federale të Jashtme ndërmjet viteve 1997 dhe 2000 dhe si përfaqësuese e përhershme e ambasadorit në Kamerun nga viti 2000 deri në 2003 .

Pas një detyre tjetër në Zyrën e Jashtme Federale midis 2003 dhe 2005, ajo punoi si zyrtare shkëmbimi në Komisionin Evropian në Bruksel nga 2005 deri në 2010 . Më pas, ajo punoi sërish në Ambasadën në SHBA ndërmjet viteve 2010 dhe 2013 dhe, pas kthimit të saj, drejtoi një departament në Ministrinë e Jashtme Federale nga viti 2013 deri në vitin 2016.

Në vitin 2016 Christiane Hohmann zëvendësoi Christian Hellbach si Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Bosnje dhe Hercegovinë . Në korrik 2019 ajo u transferua në Ambasadën Gjermane në Talin/Estoni.

The post Sorecas i mbaroi mandati, zbulohet kush i zë vendin appeared first on Albeu.com.

Kuvendi miratoi zgjatjen e Vettingut, Soreca: Moment historik, votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE
Kuvendi ka miratuar sot zgjatjen e afateve të Vettingut. Pas votimit ka ardhur reagimi i parë nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca i cili e përshkruan si moment historik dhe një hap të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Sot Parlamenti i Shqioërisë tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara në pranimin në BE. Urime deputetëve të forcave politike që votuan sot për zgjatjen e vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të Reformës në Drejtësi. Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë drejt BE-së.

E rëndësishme që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizëm dhe integritet më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit.

I mirëpres gjithashtu vendimet e rëndësishme të marra nga Parlamenti për propozime e PD-së për të çuar përpara në komisionet hetimore të Kuvendit punën për Reformën Zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e arritura deri më tani”, shkruan Soreca.

Edhe prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar ku thotë: “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret vendimin ndërpartiak të Kuvendit për të zgjatur mandatin e institucioneve të vetingut. Kjo votë njeh faktin që Kushtetuta u përket të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe ne përgëzojmë konvergjencën mes opozitës dhe maxhorancës. Përfundimi i reformës në drejtësi është i një rëndësie kyçe. Është po aq e rëndësishme që të gjitha forcat politike të vijojnë në rrugën e reformës me këtë frymë respekti të ndërsjellë për të mirën e interesit kombëtar. Prezenca e OSBE-së do të vijojë t’u ofrojë mbështetje të plotë institucioneve shqiptare, në bazë të mandatit të saj dhe të bashkëpunimit tonë afatgjatë.

Po ashtu, përshëndesim ngritjen e komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë institucionet e Shqipërisë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”.

Miratimi me 118 vota i zgjatjes së afatit të vettingut është përshëndetur gjithashtu edhe nga ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

“Parlamenti shqiptar ka shprehur sot në mënyrë të qartë vullnetin e tij për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE. Përgëzoj të gjithë deputetët, që votuan për vijimin dhe përmbylljen e procesit të verifikimit të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, e kësisoj për reformën në drejtësi dhe shtetin ligjor. Përshëndes faktin që pjesë të opozitës parlamentare mundësuan këtë vendim me shumicë të cilësuar, duke e mbështetur atë në mënyrë konstruktive. Kjo është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkruan Zingraf./albeu.com

The post Kuvendi miratoi zgjatjen e Vettingut, Soreca: Moment historik, votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE appeared first on Albeu.com.

Soreca: Kemi parë nga SPAK hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, ashtu si ambasadorja Yuri Kim, ka vlerësuar punën e SPKA.

Soreca u shpreh se ka parë hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë.

“Sot është një ditë për të festuar, ky është një fillim i mbarë. Faktin që 28 hetuesit e parë kanë filluar punë në BKH, por festojmë edhe përvjetorin e dytë të SPAK. Ky institucion është në zemër të një fushe kaq delikate. Jemi angazhuar fort të mbështesim krijimin e një SPAK-u të fortë dhe të pavarur. Një bilanc i fortë po ndërtohet sa i përket ndjekjeve penale dhe dënimeve në çështjet penale të nivelit të lartë. SPAK po rrit bashkëpunimin. Frika ka kaluar nga an tjetër, ishte në anën e prokurorëve edhe të gjyqtarëve, por tashmë po kalon në anën tjetër. SPAK e ka ndryshuar tërësisht lojën. Kemi parë hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë. Është thelbësore të vijojnë bashkëpunimin me agjenci të tjera ligjzbatuese në Shqipëri. Para disa javësh isha shumë i kënaqur që lidhëm SPAK me kanalin Siena të Europol. 28 hetuesit e BKH-së, duhet të jemi krenar. Këto aftësi janë thelbësore, për të trajtuar shumicën e atyre dosjeve penale të nivelit të lartë. Do të presim edhe 32 hetuesit e tjerë”, tha Soreca./albeu.com

The post Soreca: Kemi parë nga SPAK hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë appeared first on Albeu.com.

Krimet mjedisore, Soreca: Mund të jenë aq fitimprurëse sa trafiku i drogës
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ndërsa deklaroi se BE dhe Shqipëria do të çojnë përpara bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit shtoi se, Europol ka ndërmarrë shumë operacione të suksesshme në kohët e fundit ku pjesë ka qenë edhe vendi ynë.

Soreca foli për luftën ndaj korrupsionit, migracionit dhe krimeve mjedisore. Për këtë të fundit Soreca u shpreh se krimi mjedisor mund të jetë ndonjëherë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës.

“Unë jam shumë i kënaqur që ndodhem sot këtu. Ky takim ka potencialin për të përmirësuar përgjegjësinë dhe praninë e asistencës ndërkombëtare në Shqipëri. Jam i lumtur të mbështesim organizimin. Shqipëria dhe BE janë angazhuar në një dialog politik shumë të fortë dhe janë krijuar bashkëpunime në shumë fusha nga çështjet e zbatimit të ligjit. Do të çojmë përpara bashkëpunimin me Europolin.

Kemi operacione të përbashkëta të suksesshme dhe janë operacione ku ka marrë pjesë edhe Shqipëria në muajt e fundit. Duhet lufuar korrupsioni. Lidhur me qeverisjen vendore decentralizimi është zbatuar por duhet punuar edhe më tej. Bashkitë duhet të japin shërbime ndaj publikut.

Shqipëria ka zbatuar shumë nisma për sigurinë rrugore. Kjo tematikë është problematike. Kemi pasur numër të lartë aksidentesh rrugore. Do doja të fokusohesha në krimin mjedisor. Nuk është krim pa viktima sepse krijohen krime ndaj mjedisit. Mund të jetë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës dhe shumë i vështirë për t’u identifikuar. Për migracionin, duhen përmirësuar standardet për luftimin e migracionit”, tha Soreca./albeu.com

The post Krimet mjedisore, Soreca: Mund të jenë aq fitimprurëse sa trafiku i drogës appeared first on Albeu.com.

Soreca takim me Celibashin: Zbatoni rekomandimet e OSBE/ODIHR
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka ndarë në Twitter disa foto nga takimi i delegacionit të OSBE-së në Tiranë me kreun e KQZ-së Ilrijan Celibashi.

Soreca shkruan se, BE vazhdon t’u bëjë thirrje të gjithë aktorëve përgjegjës për zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIR dhe të mbështesin punën qendrore të KQZ-së.

“Shkëmbim shumë në kohë i organizuar nga OSBE në Shqipëri me kreun e  KQZ-së, Ilirjan Celibashi mbi zhvillimet paszgjedhore dhe prioritetet për punën e ardhshme.  BE vazhdon t’u bëjë thirrje të gjithë aktorëve përgjegjës për zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIR dhe të mbështesin punën qendrore të KQZ-së për forcimin e mëtejshëm të Shqipërisë të procesit zgjedhor të vendit”, shkruan Soreca./albeu.com

The post Soreca takim me Celibashin: Zbatoni rekomandimet e OSBE/ODIHR appeared first on Albeu.com.