lugina e presheves Archives - Albeu.com

Serbia i shkurton buxhetin, Kosova premton mbështetje për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës
Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë është shprehur i shqetësuar me shkurtimin e buxhetit nga qeveria serbe.

Kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu ka deklaruar për Dukagjinin se shpreson që ta ketë mbështetjen nga Qeveria e Kosovës.

Nga Zyra e zëvendëskryeministrit kanë treguar për televizionin se Lugina do t’a ketë mbështetjen për qasjen e qeverisë serbe të cilën e ka quajtur “diskriminuese”

Me 8 mijë euro më pak do e vazhdojë punën këtë vit Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë.

E ky vendim i shtetit serb sipas Këshillit, nuk do lejojë përfaqësimin e shqiptarëve të luginës në nivel të duhur.

“Ky institucion do duhej që në kushte normale të punonte për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në ruajtjen e identitetit të pakicës kombëtare, shqiptare dhe ky vendim e vështirëson jashtëzakonisht aktivitetin e institucionit më të lartë të shqiptarëve në kuptimin e përfaqësimit në Republikën e Serbisë”, tha Nevzad Lutfiu, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë.

Nga Lugina, shpresojnë që mbështetjen ta marrin nga Qeveria.

“Unë besoj që pjesën e cila është dashur të mbulohet prej qeverisë së Serbisë, besoj se do ta kemi mbështetjen nga Qeveria e Kosovës ashtu që Këshilli Kombëtar Shqiptar të jetë sa më funksional. Ne këto ditë do iu drejtomë me një kërkesë Qeverisë së Kosovës = nga ku do kërkojmë mbështetje financiare për mbulimin e veprimtarisë së rregullt të Këshilli Kombëtar Shqiptar që të jemi sa më shumë funksional dhe unë besoj se kërkesa jonë do të mbështetet nga Qeveria e Kosovës”, tha Lutfiu.

E shqetësuar me qasjen e qeverisë serbe shprehet edhe zyra e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi. Kjo e fundit thotë se Lugina, do ta ketë mbështetjen e saj.

“Në tre vitet e fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka rritur në mënyrë të konsiderueshme mbështetjen për Luginën e Preshevës, veçanërisht atë financiare. Ajo ka shërbyer për të kontribuar pozitivisht në ruajtjen e gjuhës, traditës, kulturës së bashkatdhetarëve tanë shqiptarë. Buxheti i ndarë për këtë vit, është 3 milionë euro, dhe ka njohur rritje për nga 1 milionë, çdo vit, që nga 2021. Patur parasysh qasjen e vazhdueshme diskriminuese të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, së fundmi jemi të shqetësuar dhe me zvogëlimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ajo rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës, jo vetëm në mbështetje financiarisht, por edhe për t’i dhënë zë problematikave dhe sfidave me të cilat përballen nga institucionet serbe”, tha Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Bisnik Bislimi.

Buxheti i ndarë për vitin 2024 nga Qeveria e Kosovës për Luginën, është 3 milion euro.

The post Serbia i shkurton buxhetin, Kosova premton mbështetje për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës appeared first on Albeu.com.

Prishtina miraton projektligjin : Shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të posedojnë prona në Kosovë
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Kosovë.

Ministrja Albulena Haxhiu u shpreh se me miratimin e projektligjit, tashmë shqiptarët e Luginës së Preshevës do të mund të kenë prona në Kosovë.

“Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak të mungesës së reciprocitetit. Mbi këtë bazë ministria e Drejtësi ka ndërmarrë iniciativë ligjore për plotësim-ndryshim të ligjit bazik e ku qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullar të të drejtave pronësore në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik”, ka thënë ajo.

The post Prishtina miraton projektligjin : Shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të posedojnë prona në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Kosova ndan rreth 255.000 euro për tekstet shkollore për Luginën e Preshevës
Qeveria e Kosovës ka ndarë 254.562 euro për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për filloristët shqiptarë që jetojnë në tri komunat në jug të Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se edhe vitin e kaluar ekzekutivi kosovar ka ndarë mjete për tekstet shkollore, ndërsa për vitin e ri shkollor do të bëjë të njëjtën gjë për nxënësit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Vitin e kaluar kemi ndarë [mjete financiare] me qëllim të pajisjes me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë, por edhe obligim i yni që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha ai.

Kërkesa për ndarjen e këtyre mjeteve është bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Ky këshill edhe më herët ka kërkuar që komuniteti shqiptar në Serbi të ketë të drejta të njëjta që gëzon komuniteti serb në Kosovë.

Në mesin e këtyre të drejtave është përmendur edhe sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe, duke argumentuar se komunitetit serb në Kosovë i lejohet përdorimi i materialeve mësimore nga Republika e Serbisë.

Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit – komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës – shpesh janë ankuar se diskriminohen nga autoritetet në Serbi.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë. /REL

The post Kosova ndan rreth 255.000 euro për tekstet shkollore për Luginën e Preshevës appeared first on Albeu.com.

Kamberi u kërkon shqiptarëve të Luginës të regjistrohen: Jemi në fazën finale
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, u ka kërkuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të regjistrohen, teksa procesi ka hyrë në dhjetëditëshin final.

Ai ka thënë se deri më tani regjistruesit shqiptarë kanë kryer punën e tyre shumë mirë, ndërsa qytetarët iu janë përgjigjur masivisht procesit të regjistrimit.

“Tani jemi në fazën finale”, ka shkruar Kambëri në Facebook, duke shtuar se ka nevojë për energji shtesë e vazhdimësi të vullnetit për ta regjistruar e për t’u regjistruar çdo qytetar.

“Inkurajoj regjistruesit të vazhdojnë me intensitetin e lartë të punës, ndërsa qytetarët që të vazhdojnë të regjistrohen. Të gjithë. Deri tek qytetari i fundit shqiptar”, ka shtuar ai.

Më tej, ka thënë se është shumë me rëndësi, prandaj i ka ftuar qytetarët që “të vazhdojmë këtë intensitet e këtë punë të filluar mirë”.

“Të gjithë bashkë. Të regjistrohemi. Të dëshmojmë sa jemi e të tregojmë se jemi shumicë”.

The post Kamberi u kërkon shqiptarëve të Luginës të regjistrohen: Jemi në fazën finale appeared first on Albeu.com.

Si serbët po i largojnë shqiptarët nga Lugina e Preshevës
“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, mbrëmjen e kësaj të diele kanë trajtuar një problem shumë shqetësues mbi atë se çfarë po ndodh me shqiptarët e Kosovës në Luginën e Preshevës, Medvegje dhe Bujanoc.

Qytetarët shqiptarë të Komunave të Preshevës, Bujanoicit dhe Medvegjes ankohen se pala serbe po përdor një strategji për të larguar shqiptarët nga Lugina e Preshevës, përmes mosregjistrimit.

Sipas deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, serbët nuk regjistrojnë popullsinë shqiptare, me qëllim që t’i nxjerrin ata pakicë, por edhe për të braktisur shtëpitë e tyre.

Ata kërkojnë ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës për t’i ndihmuar që zëri i tyre të dëgjohet sa më shumë.

Ndërkohë që ju bëjnë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës që me nisjen e procesit të regjistrimit të mos tregohen më pasivë, por të regjistrojnë emrin e tyre si banorë të zonës./abcnews.al

The post Si serbët po i largojnë shqiptarët nga Lugina e Preshevës appeared first on Albeu.com.

“Inatet” e Kurtit dalin në Luginë, çfarë problemi ka Qeveria me kryetarin e Preshevës
Vartësit e Kurtit, që ishin dje në Luginë, nuk e takuan kryetarin e Preshevës. Shqipërim Arifi thotë se ky injorim “i paprecedent” u bë për shkak të inateve që i ka Qeveria Kurti me të. Disa nga ato që kryetari i Preshevës i tha dje publikisht, ia kishte shkruar në letër Kryeministrit Kurti para disa muajve, ku i kërkonte takim. Kurti edhe atëherë e kishte injoruar.

Dy përfaqësuesit e Qeverisë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e vizituan dje Luginën. Por, vizita ishte selektive. Ata nuk shkuan në Komunën e Preshevës dhe, sipas kryetarit Arifi, ky anashkalim i qëllimshëm ka një histori më të gjatë.

Arifi tha dje në “Frontal” të T7 se inatet e Qeverisë Kurti, të cilat, sipas tij, i nxit Liburn Aliu, janë shfaqur kur ai po bëhej kryetar i Preshevës, duke e rrëzuar ish-kryetaren Ardita Sinanin.

“Është inat personal për shkak të ndërrimit të pushtetit lokal këtë vit. Liburn Aliu dhe Qeveria e Kosovës publikisht kanë dashur të ndërhyjnë në proceset demokratike në komunën e Preshevës. Edhe kjo është pa precedent. Kjo është hera e parë që një Qeveri ndërhyn në këto procese”, tha kryetari i Preshevës.

Për të njëjtën çështje, ai i kishte dërguar letër në qershor të këtij viti Kryeministrit Albin Kurti.

“Pa dashur ta ekzagjëroj, mirëpo në procesin demokratike – politik të ndryshimit të pushtetit lokal në Preshevë, pozicionimi i juaj dhe i Qeverisë së Kosovës në muajin prill, ka qenë i paprecedent që nga formimi i Republikës së Kosovës dhe ka irrituar tejmase qytetarët e Luginës së Preshevës”i kishte shkruar Arifi Kurtit, në qershor.

Ankesat e Arifit janë se Qeveria Kurti po e trajton në mënyrë selektive Luginën dhe kjo, sipas tij, u dëshmua me takimet që i zgjodhën t’i bëjnë dy përfaqësuesit qeveritarë në Luginë.

Kryetari i Preshevës tha se nuk ka pasur kërkesë për t’u takuar me të, ndërsa ai vetë ka bërë disa kërkesa që të takohet me Kryeministrin Albin Kurti. Në letrën e qershorit ai flet për një kërkesë, për të cilën nuk ka marrë përgjigje.

“Dua të ju rikujtoj muajin prill të vitit 2021, ku ju jemi drejtuar zyrtarisht për takim, për të cilin nuk kemi marrë përgjigje askohe dhe për të cilin nuk e di a keni qenë i njoftuar”, ka shkruar kryetari i Preshevës në letër.

Arifi, me këtë letër, i kishte kërkuar një takim tjetër “urgjent” Kurtit dhe kishte rënditur disa pika për të cilat kërkonte të flisnin, e që lidheshin me pozitën e Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë. Me aq sa dihet publikisht, ky takim nuk është realizuar.

Ndër të tjera, Arifi akuzon Qeverinë Kurti se nga inatet që kanë me të, nuk po i ekzekutojnë mjetet e ndara për Luginën. Ai ka dyshime se pse pushteti në Kosovë, sipas tij, nuk do të bashkëpunojë me të si kryetar.

“Jo vetëm që po ngjan, por ashiqare nuk po i dërgojnë 2 milionë eurot, për të cilat mendoj se kanë dashur t’i avullojnë një pjesë të madhe në drejtim të Liburn Aliut dhe Vetëvendosjes”, ka thënë kryetari i Preshevës.

Edhe në letrën e dërguar në qërshor Kurtit, Arifi kërkon që në një takim urgjent, të diskutohet ndër të tjera për ndarjen e këtyre dy milionëve. Dje në “Frontal”, kryetari i Preshevës u ankua se këto mjete edhe më tutje nuk janë ekzekutuar.

“Në dialog, në Bruksel, e shohim se Qeveria e Kosovës nuk po di qartazi ta luajë lojën mirë, ashtu sic po e bën Serbia me serbët e Kosovës. I faktorizon ata. I bën minoritet të vuajtur brenda Kosovës, por ata i kanë privilegjet më të larta si minoritet në rajon”, ka thënë ai.

Kryetari i Preshevës, që dukej i nervozuar me veprimet e Qeverisë Kurti, i tha dje haptas kritikat, akuzat që i ka për pushtetin e Kurtit.

“Për mua, është çështje, thjesht, prej perspektives së Preshevës, si përfaqësues i shqiptarëve, mos me leju me ma nënçmu popullin, mos me leju me ma shkel. Mos me leju me m’u shitë mu patriotë në foto, nëpër vendet tona; me na mashtru shqiptarëve në vazhdimësi me patriotizëm falso”, ka thënë ai.

Sipas tij, në përpjekje pë të treguar patriotizëm, zyrtarët qeveritarë po bënin fotografi në shkollat e Luginës, derisa shkollat në Kosovë janë të mbyllura, për shkak të grevës.

“Më vjen keq sa larg ka shkuar Qeveria e Kosovës, në një nivel kaq të ulët, me u duk kinse patriotë. Me ardhë këtu me u fotografu nëpër shkollat tona, a atje i kanë shkollat e tyre i kanë të mbyllura”.

Arifi ka thënë se qasja e Vetëvendosjes ndaj Luginës dhe ndaj Preshevës specifikisht është jokonstruktive.

“Të Vetëvendosjes po reagojnë pak si të nxitur edhe pak si të verbër. Unë do të thoja që të bëhet një debat i brendshëm brenda VV-së dhe me votu se cka duan të bëjnë në Luginë të Preshevës, kur ne kalojmë në një situatë të pasivizimit, të diskriminim, të probleme të tjera të shumta ekonomike dhe shoqërore. Dhe, këta vinë me një këso qasje që akoma më shumë e rëndon situatën”, ka thënë Arifi.

Shqipërim Arifi u zgjodh kryetar i Preshevës në prill të këtij viti, pasi partia e tij “Alternativa për Ndryshim” mblodhi nënshkrimet dhe rrëzoi Ardita Sinanin në Kuvendin komunal.

Para rrëzimit të Sinanit, Qeveria e Kosovës kishte ftuar në takim të gjithë përfaqësuesit politikë të Luginës, por Arifi s’kishte marrë pjesë, pasi sipas tij, po tentohej t’i bëhej “avokati” kundërshtares së tij në Preshevë. /Express/

The post “Inatet” e Kurtit dalin në Luginë, çfarë problemi ka Qeveria me kryetarin e Preshevës appeared first on Albeu.com.

Presidenti Meta “shfaqet” në Prishtinë, takohet me deputetin shqiptar në Parlamentin serb (FOTO LAJM)
Presidenti Ilir Meta është takuar mbrëmjen e sotme me deputetin e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi.

Kreu i shtetit e ka uruar për fitoren dhe i ka shprehur deputetit të parlamentit serb, mbështetjen e tij për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Postimi i Ilir Metës:

Shumë i lumtur të takoja sonte vëllazërisht në Prishtinë, përpara nisjes së vizitës time zyrtare në Kosovë, deputetin e Luginës së Preshevës, z.Shaip Kamberi.

E urova përzemërsisht për fitoren e mandatit në Kuvendin e Serbisë dhe e garantova për mbështetje të plotë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që gjithmonë do të jenë në vëmendjen time.

Mbështes plotësisht kërkesat legjitime të popullisë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë për përmirësimin e kushteve ekonomike, sociale dhe politike, pjesëmarrje në institucionet vendore dhe garantimit të plotë të të drejtave të pakicave sipas standardeve europiane./albeu.com/

The post Presidenti Meta “shfaqet” në Prishtinë, takohet me deputetin shqiptar në Parlamentin serb (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Shaip Kamberi, zëri i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë
“Fitimi i një ulëseje në Kuvendin e Serbisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për palën shqiptare, veçanërisht për ato parti që mbrojnë idenë e parlamentarizmit dhe e konsiderojnë atë vendimtare në përpjekjet e shqiptarëve për të drejtat e tyre”.

Kështu tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Shaip Kamberi, përfaqësues i “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, listë që fitoi një mandat në Kuvendin serb pasi disa herë u përsëritën zgjedhjet në Tërnocin e Madh, në jug të Serbinë.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve më 5 korrik konfirmoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare serbe që janë mbajtur më 3 prill dhe po ashtu konfirmoi se kjo listë e shqiptarëve ka fituar një mandat në Kuvend.

Me këtë, Kuvendi i Serbisë fitoi edhe një votë opozitare, e vetmja që mund të flasë drejtpërdrejt në emër të pakicës kombëtare shqiptare.

Por, u deshën tre muaj që shqiptarët të fitonin një mandat. Zgjedhjet në Tërnocin e Madh, fshat në Komunën e Bujanocit, u përsëritën katër herë dhe vetëm në herën e pestë, më 30 qershor, votimi përfundoi pa asnjë ankesë.

Epilogu në fund ishte 698 vota për listën e Kamberit nga 725 votues. Lista e Kamberit fitoi mandatin në vend të Partisë Socialiste të Serbisë, partnere shumëvjeçare e Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet. Për shkak të këtij mandati të vetëm, votimi u përsërit disa herë.

Prioritet, zhvillimi ekonomik

Kamberi, i cili ka qenë deputet edhe në legjislaturën e kaluar parlamentare, tha se gjatë mandatit të kaluar, pozita e shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë nuk është përmirësuar dukshëm, prandaj nuk do të ndryshojë prioritetet e aktivitetit të tij në Kuvend.

Sipas tij, prioritetet e shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë janë të përcaktuara në “Planin Shtatëpikësh”, dokument të cilin përfaqësuesit e shqiptarëve ia kanë dërguar Qeverisë serbe gati një dekadë më parë.

“Para së gjithash është integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike. Këto janë problemet dhe çështjet që ekzistojnë në arsim, sidomos çështja e njohjes së diplomave dhe, sigurisht, zhvillimi ekonomik i këtij rajoni”, tha Kamberi.

Ndër prioritetet tjera Kamberi përmendi zhvillimin ekonomik në jug të Serbisë.

Vlerësohet se afër 60,000 shqiptarë jetojnë në Serbi kryesisht në tri komunat në jug të shtetit: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Këto tri komuna janë ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi. Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e personave të papunë, por kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, deklaroi për BIRN në maj të vitit 2021 se papunësia në komunën e saj ishte rreth 70 për qind.

“Për shkak të mungesës së vendeve të punës, nga këtu po ikin shumë të rinj, shqiptarë dhe romë, prandaj zhvillimi ekonomik i kësaj pjese do të jetë një nga prioritetet tona dhe duhet të jetë edhe prioritet i Qeverisë së re”, tha Kamberi.

Faktori korrigjues

Naim Leo Beshiri nga Instituti joqeveritar për Çështje Evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk pret ndonjë dinamikë të ndryshme në punën e Kuvendit pas marrjes së mandatit të deputetit nga “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”.

“Përfaqësuesi i shqiptarëve ka qenë në opozitë edhe në legjislaturën e kaluar dhe kështu pritet të jetë edhe në këtë legjislaturë”, tha Beshiri.

Në legjislaturën e kaluar, Shaip Kamberi ishte kryetar i Grupit Parlamentar të Luginës së Bashkuar – SDA Sanxhak.

Gjatë një viti e gjysmë, sa kishte mandat ajo legjislaturë, Kamberi ishte një nga zërat e paktë kritikë në Kuvend, pasi pjesa më e madhe e opozitës bojkotoi zgjedhjet që u mbajtën në qershor të vitit 2020.

Kamberi akuzoi Qeverinë e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe për autokraci dhe totalitarizëm dhe tha se në Serbi “ksenofobia po lulëzon” dhe se po bëhen kërcënime ndaj komuniteteve joshumicë.

Kuvendi është vendi ku është mirë të dëgjohet zëri i komuniteteve joshumicë, tha Beshiri, por theksoi se përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin serb do të përballet me kufizime.

“Deri më tani është dëshmuar si një faktor i mirë korrigjues. Fjalimet e Kamberit në Kuvend janë vënë re disa herë, por nëse ai vepron si deputet i pavarur, sipas rregullores së Kuvendit, ai do të ketë shumë pak kohë për t’i paraqitur argumentet e tij”, tha Beshiri.

Urimet nga rajoni

Që nga 30 qershori, Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” kanë marrë urime të shumta nga vendi dhe rajoni. Ndër personat që kanë uruar Kamberin ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe Ermina Lekaj Përlaskaj, deputete shqiptare në Kuvendin e Kroacisë.

“Në Kuvendin e Serbisë kemi të vetmin deputet shqiptar i cili do të jetë zëri i shqiptarëve. Edhe pse e dimë që aty është e vështirë të realizohen të drejtat e shqiptarëve prapëseprapë zëri i Shaipit do të jetë një dritare për BE-në, që do të tregojë se Serbia shkel të drejtat elementare të shqiptarëve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kamberi tha se në luftën sfilitëse për të fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë, sigurisht se nuk do të kishin sukses pa miqtë dhe zyrtarët që kanë përkrahur kandidaturën dhe nevojën e shqiptarëve për të luftuar për mandatin e deputetit.

“Sa i përket mbështetjes së zyrtarëve nga Kosova dhe Shqipëria, mendoj se është sinjal i mirë sepse fakti është se ata kërkojnë që ne të integrohemi në këtë shoqëri, gjë e cila kontribuon në stabilitetin për të cilin po përpiqet i gjithë Ballkani”, tha Kamberi.

Me kë mund të bashkëpunojë përfaqësuesi i shqiptarëve?

Partia Përparimtare Serbe (SNS), që udhëhiqet nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në legjislacionin e ri parlamentar do të ketë 120 deputetë dhe e vetme nuk do të mund të formojë shumicën parlamentare.

Opozita e Bashkuar e Serbisë e udhëhequr nga Partia për Liri dhe Drejtësi e Dragan Gjilas ka fituar 38 ulëse në Kuvendin e ri.

Partnerja e mëhershme e partisë së Vuçiqit, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) ka fituar 31 mandate.

Koalicioni i të gjelbërve të majtë, Moramo (Ne duhet) ka fituar 12 ulëse. Po ashtu janë edhe disa parti parlamentare djathtiste – Zavetnici (Të betuarit) dhe Dveri me dhjetë deputetë dhe koalicioni NADA (Shpresa) me 15 deputetë.

Në mesin e listave që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në legjislaturën e re do të jenë edhe: Partia e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM) me gjashtë deputetë, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit me tre, dhe SDA Sanxhak dhe Së Bashku për Vojvodinën me nga dy deputetë.

Kamberi tha se është mirë që në legjislaturën e re do të ketë më shumë deputetë të opozitës, sepse është, të paktën formalisht, një pasqyrë e demokracisë dhe parlamentarizmit. Ai shtoi se shpreson se do të mund të ngrehë çështje të ndryshme që do të jenë në interes të përbashkët me deputetët e tjerë të opozitës.

“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Partinë e Veprimit Demokratik [SDA] Sanxhak dhe do të shohim se me kë do të mund të bashkëpunojmë. Ne sigurisht që mund të bashkëpunojmë me të gjitha ato parti që duan vlera të përbashkëta, pra në radhë të parë me Bashkimin Evropian dhe me vlerat që i përfaqëson BE-ja”, tha Kamberi.

I pyetur nga REL-i se si e sheh bashkëpunimin me partitë demokratike opozitare, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, siç janë Partia për Liri dhe Drejtësi dhe Partia Popullore, Kamberi tha se bashkëpunimi me parti të tilla është i pamundur.

“Qëndrimi ynë për pavarësinë e Kosovës është i qartë. Pavarësia e Kosovës është e njohur dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Çdo interpretim tjetër është mospranim i realitetit dhe mashtrim i votuesve. Për këtë arsye ne nuk mund të bashkëpunojmë me këto opsione politike”, tha Kamberi.

Ai theksoi se një avokim i përbashkët për integrimet evropiane, pa një qëndrim të qartë për pavarësinë e Kosovës, nuk është një argument mjaft i fortë për bashkëpunim eventual në Kuvendin e Serbisë dhe se çështja e Kosovës lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimeve evropiane.

“Për çështjen e integrimeve evropiane edhe qëndrimi ynë është i qartë. Duhet të përshpejtohet i gjithë procesi dhe integrimi evropian duhet të jetë synimi kryesor i politikës së jashtme të Qeverisë së re. Politika e uljes në shumë karrige vetëm sa ka dëmtuar procesin e integrimit në BE dhe kjo duhet të ndalet”, tha Kamberi.

Në legjislaturën e re të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, do të jetë në një pozitë specifike, për dallim nga mandati i kaluar kur ishte i vetmi deputeti i opozitës, tani ai do të jetë i vetmi deputet në Kuvendin serb që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Mandati i tij i mëparshëm parlamentar u karakterizua me një fjalim të gjatë në seancën për zgjedhjen e Qeverisë, seancë në të cilën ai kritikoi ashpër Qeverinë e Aleksandar Vuçiqit dhe e akuzoi për shkatërrimin e demokracisë.

Në legjislaturën e re, Kamberi shpreson se do të mund të iniciojë një sërë temash të rëndësishme për komunitetin shqiptar, por edhe për të gjithë qytetarët e Serbisë. Njëra ndër këto nisma ai tha se do të jetë edhe nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare me Kosovën.

Një opozitë e fragmentuar

Naim Leo Beshiri e përjashtoi mundësinë që deputeti i “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” të bashkëpunojë me deputetët e partive të djathta, siç janë ata të Partisë së Hungarezëve të Vojvodinës.

“Partia e Hungarezëve të Vojvodinës është mjaft e afërt me partinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, dhe deri më tani ka qenë gjithmonë në shumicën qeverisëse ose ka mbështetur Qeverinë në Kuvend. Kështu që as me këtë parti nuk do të mund të bashkëpunojë shumë”, theksoi Beshiri.

Kur flitet për koalicione më të mëdha opozitare, sikurse Opozita e Bashkuar e Serbisë dhe Moramo, Beshiri tha se ka disa fërkime brenda këtyre blloqeve, kështu që tani nuk është lehtë të flitet për bashkëpunimin e tyre me grupe të tjera parlamentare.

“Është e qartë se opozita është shumë e fragmentuar dhe se edhe pse do të sjellë një dinamikë dukshëm më të madhe në diskutimet parlamentare, do ta kenë të vështirë të pajtohen për veprime të përbashkëta, prandaj mund të kemi një periudhë të trazuar parlamentare”, vlerësoi Beshiri.

Problemet e shumta të komunitetit shqiptar në Serbi

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi prej vitesh kanë ngritur zërin për problemet me të cilat përballet komuniteti shqiptar. Në fillim të qershorit, në Shtetet e Bashkuara nisi lobimi që në agjendën e Kombeve të Bashkuara të vendoset çështja e komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – që njihen edhe me emërtimin Lugina e Preshevës – ku jeton shumica e popullsisë shqiptare.

Siç kishte shpjeguar atëbotë për REL-in kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi, propozimi i tyre është që të vendosen “standarde të unifikuara për trajtimin e pakicave kombëtare” paralelisht me normalizimin e raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Po ashtu, më 2013 përfaqësuesit e shqiptarëve nga tri komunat në jug të Serbisë, i kishin dorëzuar Qeverisë serbe “Planin Shtatëpikësh”, në të cilin ishin paraqitur problemet e komunitetit shqiptar në jug të Serbisë dhe propozimet e tyre për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ky plan po ashtu propozon integrimin e plotë të shqiptarëve në institucionet shtetërore në përputhje me pjesëmarrjen proporcionale në popullsinë e çdo vetëqeverisjeje lokale, zhvendosjen e forcave speciale të policisë dhe krijimin e kushteve të duhura për kthimin e popullsisë së zhvendosur.

Plani po ashtu propozon rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike në komunave në Luginë të Preshevës si dhe decentralizimin e sistemit të gjyqësorit.

Dokumenti po ashtu vë në pah problemet për njohjen e diplomave të lëshuara në Kosovë dhe problemin e mungesës së teksteve shkollore.

Deri më tani, vetëm çështja e fundit është zgjidhur. Në fund të vitit 2021, përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit të Serbisë dhe të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve arritën një marrëveshje për tekstet shkollore në gjuhën amtare për nxënësit e komunitetit shqiptar. /Rel

The post Shaip Kamberi, zëri i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë appeared first on Albeu.com.

Kamberi deputet në Kuvendin e Serbisë, Meta: Do të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Shaip Kamberi, përfaqësues politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Serbisë, pas zgjedhjeve që u përsëritën të enjten në fshatin Tërnovc.

Pas zgjedhjes së tij, ka ardhur reagimi i Presidentit Ilir Meta, i cili e ka uruar.

“Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.

Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkruan Meta./albeu.com

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/pfbid02xPVjwoKbtAsbqxVSZTXdfjTpTErzMQrjgghW1Gmy5pAaWtwsNJoLwjBfbRgU4LtRl?__cft__[0]=AZUyvx2G-1vKJCi4Tu2A7oNKQAYD7mez436-uXWfHphf3YZ2IEz27HPMN4yoAdCz7kVtCXuAtvEVrKb2CzebsBhbhzE_YMkTKkuEMb_WVbZK9Q-91t1akTiO9xG_K75l2F4iDD9m50H2w9k2XPdWwS415rb_Ktvl6usZK3JhA1KcuQ&__tn__=%2CO%2CP-R

The post Kamberi deputet në Kuvendin e Serbisë, Meta: Do të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë appeared first on Albeu.com.

Kosova ndan 50 mijë euro ndihmë për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky vendim u mor pas kërkesë së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe në bazë të kërkesës së parashtruar propozohet të ndahet mjetet në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë atje. Mjetet propozohen të ndahen nga mjetet e buxhetuara te Zyra e Kryeministrit në programin “Përkrahje për Luginën e Preshevës”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Në prill të 2020-ës, kur situata me COVID-19 sapo kishte shpërthyer në Kosovë dhe në rajon, qeveria ndau 500 mijë euro për tri komunat e Luginës, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Ndërsa në shtator të po të atij viti, qeveria që drejtohej nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, themeloi “Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës”.

Ndihma e Kosovës, vjen pasi Lugina e Preshevës mbeti pa përfaqësues shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Shaip Kamberi, kryetari i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit për një numër shumë të vogël votash. /REL

The post Kosova ndan 50 mijë euro ndihmë për shqiptarët e Luginës së Preshevës appeared first on Albeu.com.