Lufte Berthamore Archives - Albeu.com

Frikë për luftë bërthamore, dy fuqi botërore po shkëmbejnë zjarr prej 4 ditësh
Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë arritur nivele alarmante pasi ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khaëaja Muhammad Asif, deklaroi se një inkursion ushtarak indian në territorin pakistanez është “i afërt”. Në një intervistë për Reuters, Asif tha se forcat pakistaneze janë përforcuar ndjeshëm në Kashmir, për të përballuar çdo sulm të mundshëm.

Kriza nisi pas sulmit të përgjakshëm më 22 prill në rajonin indian të Jammu dhe Kashmir, ku u vranë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India. India fajëson militantë të lidhur me Pakistanin për sulmin, ndërsa një grup i njohur si The Resistance Front fillimisht mori përgjegjësinë, por më vonë u tërhoq.

Si përgjigje, India ka ndërmarrë një sërë masash drastike: ka nisur stërvitje ushtarake, ka testuar raketa me rreze të gjatë dhe ka pezulluar Traktatin e Ujërave të Indusit, i cili garanton furnizimin me ujë për rreth 80% të bujqësisë së Pakistanit. Ministri indian i burimeve ujore, Chandrakant Raghunath Paatil, deklaroi se India do të sigurojë që “asnjë pikë ujë nga lumi Indus të mos arrijë në Pakistan”.

Pakistani, nga ana tjetër, ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet indiane, ka pezulluar vizat për qytetarët indianë dhe ka vendosur njësi të blinduara në kufi. Kryeministri Shehbaz Sharif paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndalur ujin drejt Pakistanit do të konsiderohet “akt lufte” dhe do të marrë përgjigje të plotë.

Shkëmbimi i zjarrit gjatë kufirit vazhdon për katër ditë rresht, ndërsa forcat indiane kanë arrestuar rreth 500 persona në operacione kërkimi për militantët. Kontrollet në disa shtëpi myslimane kanë shkaktuar shqetësime për abuzime ndaj civilëve të pafajshëm.

Kryeministri indian Narendra Modi ka premtuar se do të ndëshkojë çdo terrorist dhe mbështetës të tyre, duke pezulluar gjithashtu shërbimet e vizave për pakistanezët dhe duke kërkuar kthimin e qytetarëve indianë nga Pakistani.

Ndërkohë, Kina ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur çdo përpjekje për të ulur tensionet në rajon.

Një konflikt i plotë mes këtyre dy fuqive bërthamore do të ishte katastrofal për rajonin dhe më gjerë.

The post Frikë për luftë bërthamore, dy fuqi botërore po shkëmbejnë zjarr prej 4 ditësh appeared first on Albeu.com.

Paralajmëroi për luftë bërthamore, SHBA i përgjigjet deklaratës së Putin: Moska s’është gati ta ‘shtypë butonin’
SHBA-ja ka reaguar pas deklaratës së Presidentit rus ku paralajmëronte për luftë bërthamore, duke e quajtur atë një deklaratë të pamatur dhe të papërgjegjshme.

Një zyrtar tha se Uashingtoni nuk ka parë asnjë tregues se Moska është gati të ‘shtypë butonin’ për përdorimin e armëve bërthamore.

Më herët Putin tha se janë gati për luftë bërthamore, por se nuk “nxitohen”, ndërsa shtoi se nëse SHBA do të dërgonte trupa në Ukrainë, këtë veprim do ta konsideronin si një përshkallëzim të konfliktit.

The post Paralajmëroi për luftë bërthamore, SHBA i përgjigjet deklaratës së Putin: Moska s’është gati ta ‘shtypë butonin’ appeared first on Albeu.com.

Ambasadori i OKB-së: Koreja e Veriut përparon, jemi në prag të luftës bërthamore
Pheniani vendosi të ngrejë tonet.

Gadishulli Korean është “në prag të luftës bërthamore”, ka paralajmëruar i dërguari i Koresë së Veriut në OKB, duke fajësuar “makinacionet e pamatura” të Shteteve të Bashkuara.

“Situata ushtarake në dhe rreth gadishullit Korean po shkon në prag të një lufte bërthamore,” tha ambasadori i Phenianit Kim Song në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke kritikuar ashpër politikën e Uashingtonit në Azinë verilindore.

Kim Song akuzoi SHBA-në dhe Korenë e Jugut për krijimin e një situate të rrezikshme.

Si rezultat, vendi i tij është i detyruar të “përshpejtojë zhvillimin e aftësive vetëmbrojtëse”, shtoi ai.

Rreth dhjetë ditë më parë lideri i Koresë së Veriut vizitoi Lindjen e Largët Ruse.

“Kim Jong Un mbërriti me tren në stacionin hekurudhor Kamshamolsk në Amur”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. /Albeu.com

The post Ambasadori i OKB-së: Koreja e Veriut përparon, jemi në prag të luftës bërthamore appeared first on Albeu.com.

A po kërcënon Putini me luftë bërthamore pas furnizimit të Ukrainës me tanke?
Presidenti i Rusisë ka kërcënuar sot perëndimin duke thënë se ata që po bëjnë plane që ta mposhtin Rusinë do të përballen me përgjigje të cilat s’do të kufizohen vetëm me automjete të blinduara.

Putin makes vague nuclear threats over western tank supplies to Ukraine.

“Those who plan to defeat Russia on the battlefield don’t understand a modern war with Russia will be very different […] We have ways of responding, and it won’t just be limited to armored vehicles.” pic.twitter.com/ms9ZT4FRdK

— max seddon (@maxseddon) February 2, 2023

Një deklaratë e tillë e Putin është interpretuar edhe si një kërcënim i dyshimtë për përdorim të “armëve bërthamore”.

Kështu ka shkruar gazetari i Financial Times, Max Seddon, duke thënë se një kërcënim i tillë i Putin vjen pas furnizimeve me tanke nga shtetet perëndimore për Ukrainën.

The post A po kërcënon Putini me luftë bërthamore pas furnizimit të Ukrainës me tanke? appeared first on Albeu.com.

Medvedev paralajmëron luftë bërthamore nëse Rusia mundet në Ukrainë
Dmitry Medvedev, ish-Presidenti rus, një njeri i afërt me Vladimir Putin, ka paralajmëruar NATO-n se disfata e Moskës në Ukrainë mund të shkaktojë një luftë bërthamore.

Medvedev, i cili shërben si nënkryetar i këshillit të fuqishëm të sigurisë të Putinit, tha gjithashtu se aleanca ushtarake dhe liderët e tjerë të mbrojtjes perëndimore, që do të takohen të premten në bazën ajrore Ramstein në Gjermani për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, duhet të marrin në konsideratë rreziqet e politikës së tyre.

Doktrina e Moskës lejon një sulm bërthamor pas “agresionit kundër Federatës Ruse me armë konvencionale kur vetë ekzistenca e shtetit është e kërcënuar”.

Medvedev, 57 vjeç, i cili dikur e prezantonte veten si një reformator që ishte gati të punonte me Shtetet e Bashkuara për të liberalizuar Rusinë, e ka rishfaqur veten si anëtari më i ashpër publik i rrethit të Putinit.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën pothuajse një vit më parë më 24 shkurt, Medvedev ka ngritur vazhdimisht kërcënimin e kaosit bërthamor dhe ka përdorur fyerje për të përshkruar Perëndimin.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, deri tani fuqitë më të mëdha bërthamore, mbajnë rreth 90 për qind të armëve bërthamore në botë.

Si president, Putin është vendimmarrësi përfundimtar i Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore.

Uashingtoni nuk ka detajuar se çfarë do të bënte nëse Putini do të urdhëronte se cili do të ishte përdorimi i parë i armëve bërthamore në luftë që kur Shtetet e Bashkuara lëshuan sulmet e para me bombë atomike në qytetet japoneze të Hiroshima dhe Nagasaki në 1945-n.

The post Medvedev paralajmëron luftë bërthamore nëse Rusia mundet në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i ish-presidentit rus: Nëse humbasim në Ukrainë, do të ketë luftë bërthamore
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev ka paralajmëruar një luftë bërthamore nëse vendi mposhtet në Ukrainë.

Në një deklaratë në Telegram, Medvedev iu referua një takimi të zyrtarëve të lartë të mbrojtjes që do të mbahet nesër në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani.

Ai tha se takimi do të zhvillohet pasi udhëheqësit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos përsëritën qëndriminse “për të arritur paqen, Rusia duhet të humbasë”.

“Nuk i shkon kurrë në mendje asnjë prej të varfërve të nxjerrë përfundimin elementar vijues nga kjo: humbja e një fuqie bërthamore në një luftë konvencionale mund të provokojë shpërthimin e një lufte bërthamore”, tha Medvedev.

“Fuqitë bërthamore nuk humbin konflikte të mëdha nga të cilat varet fati i tyre, por kjo duhet të jetë e qartë për këdo. Edhe për një politikan perëndimor që ka ruajtur të paktën një gjurmë inteligjence”, tha ai. /albeu.com

The post Paralajmërimi i ish-presidentit rus: Nëse humbasim në Ukrainë, do të ketë luftë bërthamore appeared first on Albeu.com.

Biden tha se bota është shumë pranë luftës bërthamore, reagon Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë: Nuk ka  të re pas deklaratave të Bidenit për luftën bërthamore

Shtetet e Bashkuara nuk ka asnjë sinjal të ri që shkaktoi komentet e Joe Biden për “Armagedonin” bërthamor, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden deklaroi më herët se bota është më afër luftës bërthamore se në çdo kohë që nga kriza e raketave Kubane.

Në deklaratat këtë pasdite, Shtëpia e Bardhë tha se SHBA nuk ka parë asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin e saj bërthamor.

Zëdhënësi i saj tha se bisedat e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore ishin të papërgjegjshme, por shtoi se nuk ka indikacione se Moska po përgatitet t’i përdorë ato menjëherë.

Komentet e Presidentit Biden tregojnë se sa seriozisht i merr ai kërcënimet, shtoi zëdhënësi./albeu.com

The post Biden tha se bota është shumë pranë luftës bërthamore, reagon Shtëpia e Bardhë appeared first on Albeu.com.

A po shkojmë drejt një lufte bërthamore?
Nga Joseph S.Nye, JR “Project Syndicate”

Pushtimi rus i Ukrainës dhe kërcënimet bërthamore ndaj Perëndimit, e kanë ringjallur debatin rreth armëve bërthamore. Vitin e kaluar, kur hyri në fuqi një traktat i Kombeve të Bashkuara për ndalimin e armëve të tilla, asnjë nga 9 shtetet e botës që zotërojnë aktualisht armë bërthamore nuk ishte në mesin e 86 vendeve nënshkruese.

Po si mund ta justifikojnë këto shtete, zotërimin e armëve që e vënë në rrezik gjithë njerëzimin? Kjo është një pyetje me vend, por ajo duhet të shtrohet krahas një pyetjeje tjetër:nëse Shtetet e Bashkuara do të nënshkruanin traktatin, dhe do të shkatërronin arsenalin e tyre, a do të ishte ende në gjendje të pengonte agresionin e mëtejshëm rus në Evropë?

Nëse përgjigja është jo, atëherë duhet të kemi parasysh nëse lufta bërthamore është apo jo e pashmangshme. Dhe kjo e fundit nuk është një pyetje e re. Në vitin 1960, shkencëtari dhe romancieri britanik C.P.Snoë, arriti në përfundimin se lufta bërthamore brenda një dekade ishte “një siguri matematikore”.

Ky mund të ketë qenë një ekzagjerim i tij, por shumë njerëz besonin se parashikimi i Snoë

do të ishte i justifikuar, edhe nëse një luftë e tillë do të ndodhte brenda shekullit. Ata që e mbrojnë zhdukjen e armëve bërthamore, vërejnë shpesh se nëse e hedh një monedhë një herë, mundësia për të rënë “kokë” është 50 për qind.

Por nëse e hidhni 10 herë, mundësia për të rënë “kokë” të paktën një herë rritet në 99.9 për qind. Ndërkohë, një shans prej vetëm 1 për qind për luftë bërthamore 40 viteve gjatë ardhshme, bëhet 99 për qind pas 8000 vjetësh. Herët a vonë, shanset do të kthehen kundër nesh.

Edhe nëse i çdo vit përgjysmojmë rreziqet, nuk mund të arrijmë asnjëherë në zero armë

të tilla. Por metafora e hedhjes së monedhës, është mashtruese kur bëhet fjalë për armët bërthamore, pasi supozon ekzistencën e probabiliteteve të pavarura, në një kohë që ndërveprimet njerëzore janë më të ngjashme me hedhjen e zareve.

Ajo që ndodh gjatë një hedhje zaresh, mund të ndryshojë shanset në hedhjen tjetër. Në vitin

1963 pati një probabilitet më të ulët të luftës bërthamore, pasi vinte pas Krizës së Raketave Kubane, dhe sepse kishte pasur një probabilitet më të lartë në vitin 1962.

Forma e thjeshtë e ligjit të mesatareve, nuk vlen domosdoshmërisht për ndërveprimet komplekse njerëzore. Në parim, zgjedhjet e duhura njerëzore mund t’i zvogëlojnë gjasat e një lufte të tillë. Mundësia e një lufte bërthamore, mbështetet në probabilitete të pavarura dhe të ndërvarura.

Një luftë bërthamor aksidentale, mund të përshtatet me modelin e hedhjes së monedhës, por luftëra të tilla janë të rralla, dhe çdo aksident mund të rezultojë i kufizuar. Për më tepër, nëse një konflikt aksidental mbetet i kufizuar, ai mund të shkaktojë veprime të ardhshme, të cilat do ta kufizonin më tej probabilitetin e një lufte më të madhe.

Dhe sa më e gjatë të jetë kjo periudhë, aq më e madhe është edhe mundësia që gjërat të kenë ndryshuar. Në 8000 vjet, njerëzit mund të kenë shqetësime shumë më të ngutshme sesa lufta bërthamore. Ne thjesht nuk e dimë se cilat janë probabilitetet e ndërvarura.

Por nëse e bazojmë analizën tonë tek historia e pas Luftës së Dytë Botërore, mund të supozojmë se probabiliteti vjetor nuk është në intervalin më të lartë të shpërndarjes. Gjatë Krizës së Raketave Kubane, presidenti i SHBA-së John F.Kennedy thuhet se e vlerësoi midis 33-50 për qind probabilitetin e një lufte bërthamore.

Por kjo nuk nënkuptonte domosdoshmërisht një luftë bërthamore të pakufizuar. Nga intervistat me pjesëmarrësit në atë episod gjatë përvjetorit të tij të 25-të, mësuam se pavarësisht epërsisë së madhe të arsenalit bërthamor të SHBA-së, Kennedy hezitoi të joshej qoftë edhe nga perspektiva më e vogël e një lufte bërthamore.

Dhe në fund rezultati vështirë se mund të cilësohet një fitore amerikane. Pasi përfshinte kompromisin, e largimit të raketave sovjetike nga Kuba, në këmbim të largimit të raketave amerikane nga Turqia. Për të nxitur çarmatimin e njëanshëm bërthamor, disa kanë përdorur argumentin e pashmangshmërisë matematikore.

Duke e përmbysur sloganin e Luftës së Ftohtë, brezat e ardhshëm do të ishin “më mirë komunistë, se sa të vdekur”. Por nuk mund të zhduken dijet mbi këtë bombë, dhe bashkërendimi ideologjik midis 9 ose më shumë shteteve me armë bërthamore, do të

ishte shumë i vështirë.

Për më tepër, hapat e pandërgjegjshëm e të njëanshëm mund të inkurajojnë agresorët, duke rritur shanset për një fund të palumtur. Ne nuk e kemi idenë se çfarë do të thotë dobia dhe pranimi i rrezikut për brezat e ardhshëm të largët, apo çfarë do të bëjnë njerëzit në

8000 vjet.

Ndërsa detyrimi ynë moral ndaj tyre, na detyron që ta trajtojmë me shumë kujdes mbijetesën, kjo detyrë nuk kërkon mungesën e plotë të rrezikut. Ne u detyrohemi brezave të ardhshëm një qasje afërsisht të barabartë me vlerat e rëndësishme, dhe kjo përfshin shanse të barabarta për mbijetesë.

Rreziku do të jetë gjithnjë një element i pashmangshëm i jetës njerëzore. Parandalimi bërthamor bazohet tek paradoks i përdorshmërisë së këtyre armëve. Nëse ato janë krejtësisht të papërdorshme,  nuk pengojnë asgjë. Por nëse ato janë shumë të përdorshme, mund të ndodhë një luftë bërthamore me gjithë shkatërrimin që sjell ajo.

Duke pasur parasysh se paradoksi i përdorshmërisë dhe probabilitetet e ndërvarura lidhen me ndërveprimet njerëzore, ne nuk mund të kërkojmë një përgjigje absolute për atë që përbën “parandalimin”. Parandalimi bërthamor nuk është tërësisht i drejtë apo i gabuar. Pranimi nga ne i kësaj strategjie duhet të jetë i kushtëzuar.

Tradita e luftës së drejtë që kemi trashëguar gjatë shekujve, sugjeron plotësimin e 3 kushteve të rëndësishme:një kauzë e drejtë dhe proporcionale, kufizime në mjete, dhe një shqyrtim i kujdesshëm i të gjitha pasojave. Nga këto kushte nxjerrim 5 leksione.

Për sa i përket motiveve, duhet të kuptojmë se vetëmbrojtja është një kauzë e drejtë por e kufizuar. Për sa i përket mjeteve, ne nuk duhet t’i trajtojmë asnjëherë armët bërthamore si armë normale, dhe duhet të minimizojmë dëmin ndaj njerëzve të pafajshëm. Dhe për sa i përket pasojave, duhet të zvogëlojmë rreziqet e luftës bërthamore në një periudhë afatshkurtër, dhe të përpiqemi me kalimin e kohës të zvogëlojmë varësinë tonë nga armët bërthamore.

Lufta në Ukrainë, na ka kujtuar se nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur pasigurinë dhe rrezikun. Qëllimi i zvogëlimit (por jo shfuqizimit) të rolit të armëve bërthamore me kalimin e kohës mbetet po aq i rëndësishëm sa kurrë më parë.

Richard Garwin, projektuesi i bombës së parë me hidrogjen, llogariti dikur se “Nëse probabiliteti i luftës bërthamore këtë vit është 1 për qind, dhe nëse çdo vit arrijmë ta reduktojmë atë në vetëm 80 për qind të asaj që ishte një vit më parë, atëherë probabiliteti kumulativ i luftës bërthamore për të gjitha kohërat do të jetë 5 për qind’. Me këtë probabilitet, ne mund të kemi një jetë të moralshme.

Shënim:Joseph S.Nye, Jr., profesor në Universitetin e Harvardit dhe autor i librit “A ka rëndësi morali në politikë? Presidentët dhe politika e jashtme, nga Roosevelt tek Trump”.

The post A po shkojmë drejt një lufte bërthamore? appeared first on Albeu.com.

Pse vendet baltike i frikësohen Rusisë?
Nga William Cook, The Spectator

Në Riga, kryeqyteti i Letonisë, ekziston një ndërtesë që zbulon pse shtetet baltike tregojnë kaq shumë kujdes ndaj Rusisë. Nga rruga, nuk mund të shohësh shumë, vetëm një tjetër bllok apartamentesh në një bulevard të mbushur plot me dyqane dhe kafene.

Por në një tabelë shkruhet: “Gjatë okupimit sovjetik, KGB-ja burgosi, torturoi, vrau dhe poshtëroi moralisht viktimat e saj në këtë ndërtesë.’ Shumica e kalimtarëve mezi i hedhin një shikim për herë të dytë. Ata e dinë shumë mirë këtë histori.

KGB-ja e mori këtë bllok apartamentesh në vitin 1991 kur Letonia rifitoi pavarësinë e saj, por mbi 30 vite më vonë kujtimet nuk kanë ndryshuar. Gjatë pushtimit të parë sovjetik, nga viti 1940 deri në vitin 1941, në këtë ndërtesë u ekzekutuan rreth 200 disidentë.

Gjatë pushtimit të dytë sovjetik, nga viti 1944 deri në 1991, 48,000 vendas u hetuan për të gjitha llojet e ‘veprave anti-sovjetike’ . Disa u liruan, ndërsa shumë të tjerëu dërguan në Siberi. Disa thjesht u zhdukën, raporton abcnews.al.

Aty ndodhet dhoma e marrjes në pyetje, dhoma e ekzekutimit dhe qelitë ndodhen në bodrumin poshtë. Megjithatë, tipari më shqetësues është kutia e letrave në holl. Këtu letonezët mund të postojnë letra duke akuzuar fqinjët e tyre për ‘aktivitet kundër-revolucionar’. Përkufizimet e aktiviteteve të tilla ishin mjaft të paqarta.

“Një veprim kundër-revolucionar është çdo veprim që synon përmbysjen, minimin ose dobësimin e pushtetit të sovjetikëve punëtorë dhe fshatarë”, thuhet në nenin 58 të Kodit Penal Sovjetik.

Shkeljet përfshinin shakatë jo të përshtatshme dhe dëgjimin e radios perëndimore. Herën e fundit që vizitova këtë ‘Shtëpi në qoshe’ (siç e quajnë Letonezët) , Rusia sapo kishte pushtuar Krimenë dhe vendasit ishin të tmerruar.

Kjo ndërtesë ishte një relike e keqe e një epoke të errët që letonezët supozonin se ishte tani pas tyre.

Pushtimi rus i Krimesë riktheu sërish frikën. Pas një flirti të shkurtër me Perëndimin, a kishte vendosur Rusia të ndiqte një rrugë të re: të rivendoste kufijtë e vjetër të BRSS, kufijtë që përfshinin Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, të njohura si Shtetet Baltike?

Për perëndimorët, pushtimi i Rusisë në Ukrainën kontinentale ishte një kambanë alarmi por për banorët e shteteve baltike ishte më shumë e njëjta gjë.

Anëtarësimi në NATO u jep këtyre tre vendeve atë lloj mbrojtjeje që ukrainasit mund ta ëndërrojnë vetëm, por për këto ish-republika sovjetike, lufta në Ukrainë është shumë pranë shtëpisë së tyre.

Kisha vizituar Letoninë dhe Estoninë disa herë që kur Rusia pushtoi Krimenë, por nuk isha kthyer që kur Rusia pushtoi Ukrainën kontinentale. Kështu, kur u ftova të isha pjesë e një turneu të vogël në ish-vendet ushtarake në Letoni dhe Estoni (krahas dy gazetarëve holandezë dhe një daneze), nuk kisha asnjë nevojë të bindesha.

Dukej si një mundësi ideale për të vlerësuar se si kishte ndryshuar çdo gjë  në shtetet baltike. Gjurma e trashëgimisë ushtarake estoneze-letoneze është një rrjet i madh me 173 vende të përhapura në të dy vendet – kazerma, bunkerë, fortifikime  që datojnë nga shpërbërja e Rusisë cariste deri në ditët e vdekjes së BRSS.

Do t’ju duheshin disa muaj për t’i parë të gjitha, por edhe të vizitosh disa vende të jep një pasqyrë intime në historinë e trazuar të këtij rajoni, në një kohë kur ato konflikte historike nuk ndihen më të kufizuara në të kaluarën e largët, raporton abcnews.al.

Që Letonia dhe Estonia po punojnë së bashku në këtë projekt është diçka pozitive ndonëse këto dy vende kanë mjaft dallime, historitë e tyre të fundit janë të ngjashme. Të kolonizuar nga Rusia cariste, ata u bënë të pavarura pas Revolucionit Rus, vetëm për t’u pushtuar nga Rusia në fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1941 nazistët dëbuan rusët dhe vendosën një tirani të tyren; në vitin 1944 Ushtria e Kuqe dëboi nazistët dhe përfshiu të dy vendet (së bashku me Lituaninë) në BRSS.

Për gjysmë shekulli Letonia dhe Estonia u zhdukën nga harta e Europës, duke u rishfaqur më në fund si shtete të pavarura (krahas Lituanisë) pas rënies së BRSS.

Megjithatë, pushtimi sovjetik ende duket si lajm i fundit. Kushdo mbi 40 vjeç ka kujtime të qarta. Të gjithë kanë përralla për të treguar. Me 200,000 trupa sovjetike të stacionuar në një vend me një popullsi prej gati dy milionësh, Letonia ishte një nga republikat më të militarizuara në BRSS dhe Estonia nuk ishte shumë pas.

Kur ato trupa sovjetike u tërhoqën, ata lanë pas një grup të madh instalimesh ushtarake. Këto relika fantazmë të Luftës së Ftohtë përbëjnë një paralajmërim nga historia – një kujtesë e përfshirjes së gjatë të Rusisë në këtë rajon.

Kjo histori e kontestuar mishërohet nga mosmarrëveshja e fundit mbi të ashtuquajturin Monument të Fitores së Rigës. I ngritur nga BRSS, ky “Monument për Çlirimtarët e Letonisë Sovjetike dhe Rigës nga pushtuesit fashistë gjermanë” ka qenë një fokus i polemikave të ashpra që kur Letonia rifitoi pavarësinë e saj.

Për komunistët që e ndërtuan, ky ishte një nderim për ushtarët që mundën Hitlerin. Megjithatë, për shumë vendas, ky nuk është vetëm një memorial lufte, por një monument për pushtimin dhe kolonizimin e Letonisë nga Stalini.

Letonia ka një pakicë të madhe rusisht-folëse, rreth një e katërta e popullsisë. Të sjellë këtu nga sovjetikët, në një kohë kur shumë letonezë u dëbuan në pjesë të tjera të Bashkimit Sovjetik, shumë prej këtyre rusishtfolësve ruajnë lidhje të ngushta kulturore me Rusinë, raporton abcnews.al.

Ndër disa anëtarë të këtij komuniteti, planet për çmontimin e Monumentit të Fitores kanë nxitur kundërshtime të ashpra. Megjithatë, pushtimi rus i Ukrainës ka prishur ekuilibrin. Në maj, parlamenti letonez vendosi të heqë këtë monument.

U nisëm me makinë për në Mangalsala, në grykëderdhjen e lumit Daugava. Kjo është hyrja detare në Riga, një port i rëndësishëm që nga Mesjeta, dhe kështu dikur ka qenë shumë i fortifikuar. Por sot jo më.

Vetë armët janë zhdukur prej kohësh, por bunkerët e betonit që i ruanin kanë mbetur. Shumica e tyre janë sovjetikë, por disa janë gjermanë, letonezë, madje edhe caristë.

Duke u endur rreth këtyre pyjeve, kupton se sa të dhëna ka në historinë e Letonisë. Një memorial sovjetik, gjysmë i fshehur në pemë, përkujton letonët që vdiqën duke luftuar për kryengritësit në Revolucionin rus të dështuar të vitit 1905.

Në Riga atë mbrëmje, ne kaluam me makinë pranë memorialit sovjetik për pushkatarët e Kuq Letonez, ushtarë letonezë që dezertuan ushtrinë e Carit për të luftuar për Leninin në revolucionin e 1917. Gjysmë shekulli i sundimit sovjetik e shëroi Letoninë nga simpatia e saj bolshevike, por do të ishte e pandershme të pretendonim se ajo nuk është një pjesë e rëndësishme e së kaluarës së vendit.

Ditën tjetër u nisëm me makinë në drejtim të perëndimit, drejt bregut të Balltikut, duke u ndalur gjatë rrugës në një bunker të Forest Brothers – një tjetër episod i harruar në historinë e këtij rajoni.

The Forest Brothers është emri i zakonshëm që u jepet partizanëve letonezë, estonezë, të cilët zhvilluan një fushatë të fuqishme guerile kundër pushtuesve të huaj: kundër Ushtrisë së Kuqe në 1940, kundër nazistëve nga 1941 deri në 1944, dhe më pas kundër Ushtrisë së Kuqe përsëri nga 1945.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, ata shpresonin se Aleatët do të rivendosnin pavarësinë e tyre. Në vend të kësaj, ata u shkatërruan nga Stalini. Të paprekur, ata vazhduan të luftonin deri në mesin e viteve 1950, raporton abcnews.al.

Gjatë pushtimit sovjetik, ishte e pamundur të përkujtohej kjo lëvizje e rezistencës. Ne vazhduam të ecnim me makinë pa pushim, përmes pyjeve të pafundme, në një nga pjesët më të egra të Letonisë.

Destinacioni ynë ishte Qendra Ndërkombëtare e Radio Astronomisë Ventspils, një radio teleskop me diametër mbi 100 metra, një nga më të mëdhenjtë në botë. Sot përdoret për vëzhgimin e yjeve, por gjatë Luftës së Ftohtë është përdorur për të përgjuar NATO-n.

E mbuluar në fshehtësi gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, e gjithë zona ishte e ndaluar. Funksioni i saj u bë i dukshëm vetëm kur trupat ruse u larguan në vitin 1993. Disa nga kazermat përreth janë shkatërruar, të tjera thjesht janë braktisur.

Në një nga ndërtesat ndodhet një muze i improvizuar. Është koleksioni i zakonshëm i veglave sovjetike, por kujtimet që më tërhoqën vërtet vëmendjen ishin fotografitë e ushtarëve të rinj që buzëqeshnin para kamerës.

Ishte kjo koha më e keqe për këta të rinj apo më e mira?

Unë nuk mund ta them me siguri. Në ditën tonë të tretë, udhëtuam drejt lindjes, drejt Estonisë, duke u ndalur në bunkerin sekret sovjetik në Ligatne – 2000 metra katrorë zyra dhe konvikte, të groposura nëntë metra nën tokë.

I ndërtuar për t’i bërë ballë një sulmi bërthamor dhe pasojave të tij radioaktive, ai kishte për qëllim të strehonte 250 funksionarë kyçë komunistë, të cilët jetonin për tre muaj nën tokë.

Dukej e çuditshme dhe mjaft drithëruese duke ecur rreth këtij labirinti nëntokësor, duke vëzhguar pajisjet e vjetruara sovjetike që rusët kishin lënë pas. Megjithatë, për mua, aspekti më i paharrueshëm i turneut tonë nëntokësor ishte udhërrëfyesi ynë, Nadiya, një refugjate ukrainase.

Ajo personifikoi lidhjen e ngushtë midis këtyre vendeve të Luftës së Ftohtë dhe luftës së re të Rusisë në Ukrainë. Duke folur me të, është e qartë se ky bunker është më shumë se një atraksion turistik. “Për mua, është një kujtesë për ato kohë për të mos harruar se si ishin ato vite”, tha ajo.

Në ditën tonë të fundit, morëm tragetin për në Hiiumaa, një nga ishujt më të mëdhenj të Estonisë. Udhërrëfyesi ynë estonez, Ain, na takoi jashtë varkës. Një vendas në Hiiumaa, ai ka mbledhur pajisjet e muzeut të tij ushtarak në një bazë të vjetër sovjetike në pyll. Është plot me pajisje ushtarake, të shpëtuar nga i gjithë ishulli.

Ain na çoi në një turne në ishull. Ashtu si pjesa më e madhe e vijës bregdetare të Estonisë, këto vende ishin të ndaluara për vendasit, raporton abcnews.al.

“Nuk ju lejohej të dilnin në det dhe as në bregdet”, tha Ain.

Kullat e vrojtimit përgjatë bregut nuk ishin vetëm aty për të parë anijet e armikut. Ata ishin gjithashtu atje për të parë estonezët që përpiqeshin të arratiseshin në Perëndim përtej ujit. Mezi 30 vite më vonë, nuk ka mbetur dhe aq shumë për të parë.

Në hollin e hotelit tonë, gjeta një kopje të gazetës lokale. Faqja e parë tregonte një tank të Ushtrisë së Kuqe. Një memorial i luftës sovjetike në Narva, qyteti më lindor në Estoni, i vështirë përballë kufirit rus, po hiqej, i destinuar për një muze ushtarak.

Monumente të ngjashme këtu në Hiiumaa duken të destinuara për të njëjtin fat. Ain na tregon një memorial lokal lufte, kushtuar ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe. Ain shpreson të ruajë këtë memorial të luftës dhe të tjerë si ai, në muzeun e tij ushtarak.

Ai mendon se është vendi më i mirë për ta, dhe unë jam dakord. Ato janë pjesë e historisë së shteteve baltike dhe nuk duhen harruar, por as nuk duhen nderuar.

“Ne nuk po bëjmë propaganda, po mbledhim dhe tregojmë informacione”, tha ai. Për mua, kjo frazë dukej se përmbledh të gjithë udhëtimin. Nuk ka asgjë didaktike për këto objekte ushtarake.

Letonezët dhe estonezët nuk po bëjnë propagandë. Ata thjesht po i tregojnë botës se çfarë ndodhi këtu, diçka që nuk u lejuan ta bënin kurrë gjatë pushtimit sovjetik. Vizitorët janë të lirë të nxjerrin konkluzionet e tyre dhe përfundimi që nxora nga kjo vizitë e shkurtër ishte se paqja dhe liria janë të pasigurta veçanërisht këtu.

“Ti je dënuar si kriminel nëse ke ngritur flamurin tonë kombëtar”, tha Ain.  “Ne donim të bëheshim të lirë. Kjo u realizua dhe pjesa tjetër ka qenë në duart tona.’

Por vetëm për shkak se ato ditë të këqija të së kaluarës kanë mbaruar, kjo nuk do të thotë se Lufta e Ftohtë ka përfunduar ose se BRSS është histori e lashtë. Kjo ishte ajo që ne në Perëndim na pëlqente t’i thoshim vetes gjatë këtyre 30 viteve të fundit, por pushtimi rus i Ukrainës ndryshoi gjithçka.

Dallimi midis Europës Perëndimore dhe shteteve baltike është se shtetet baltike nuk kishin nevojë të prisnin derisa Rusia të pushtonte Ukrainën kontinentale.

Ata e dinin se gjërat kishin ndryshuar në vitin 2014 kur Rusia pushtoi Krimenë.

Ndërsa po  largohesha nga Hiiumaa mëngjesin tjetër, me një aeroplan të vogël  për në Talin, m’u kujtua diçka që Nadiya, udhërrëfyesi ynë ukrainas, kishte thënë teksa na tregonte rreth atij bunkeri sekret në Ligatne, ku të mëdhenjtë sovjetikë të Letonisë planifikonin të uleshin pas shpërthimit të një lufte bërthamore.

“Kishte vetëm një vend – Bashkimi Sovjetik. Pjesa tjetër ishin republika socialiste.’ Ish republikat socialiste të Letonisë dhe Estonisë e kuptojnë se sa e brishtë mund të jetë liria.

Por ne?  /abcnews.al

The post Pse vendet baltike i frikësohen Rusisë? appeared first on Albeu.com.

A do të shpallë Rusia nesër luftë bërthamore? Shefi i CIA-s flet për prova
Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së nuk sheh sinjale se Rusia po përgatitet të vendosë armë bërthamore taktike në luftën në Ukrainë. Kështu u shpreh drejtori i CIA-s, Bill Burns.

“Ne nuk shohim, si një komunitet inteligjence, prova praktike në këtë pikë të planifikimit rus për vendosjen apo edhe përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore taktike. Duke pasur parasysh llojin e zhurmës që kemi dëgjuar nga udhëheqja ruse, nuk mund t’i marrim lehtë ato mundësi. Kështu që ne qëndrojmë shumë të përqendruar si shërbim inteligjence në ato mundësi në një moment kur rreziku është shumë i lartë për Rusinë”, tha Burns për mediet e huaja.

Kujtojmë se Rusia vendosi forcat bërthamore në gatishmëri të lartë menjëherë pasi Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt. Putini ka bërë gjithashtu kërcënime të fshehta, duke lënë të kuptohet gatishmëria për të vendosur armët taktike bërthamore të Rusisë.

Shefi i Kremlinit ka paralajmëruar për një hakmarrje “rrufe të shpejtë” nëse Perëndimi ndërhyn drejtpërdrejt në konfliktin e Ukrainës.

The post A do të shpallë Rusia nesër luftë bërthamore? Shefi i CIA-s flet për prova appeared first on Albeu.com.