Lufta e Ftohte Archives - Albeu.com

Po afrohet Lufta e Tretë Botërore? NATO bën lëvizjen më të madhe në 33 vite
Duket sikur po i afrohemi gjithnjë e më shumë Luftës së Tretë Botërore, pasi NATO njofton planet për të thirrur 90,000 trupa në një nga stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Ftohtë.

Rreth 20,000 trupa britanike do i bashkohen thirrjes, ndërsa NATO fillon të testojë aftësinë e secilit shtet anëtar për t’u përfshirë në konflikt. Është thirrja më e madhe që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, 33 vjet më parë. Stërvitja, e quajtur Steadfast Defender, do të fillojë javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në fund të majit, sipas Metro.uk.co.

Të 31 anëtarët e NATO-s do të përfshihen në stërvitje, plus Suedia anëtarësimi i së cilës është duke u ratifikuar.

“Aleanca do të demonstrojë aftësinë e saj për të përforcuar zonën euro-atlantike me një lëvizje transatlantike të forcave nga Amerika e Veriut“, tha për gazetarët në Bruksel, gjenerali amerikan Christopher Cavoli, Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë.

Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps njoftoi të hënën vendosjen e të gjithë ushtrisë, marinës dhe RAF. Marina Mbretërore do të dërgojë dy aeroplanmbajtëse të reja dhe tetë anije luftarake. Avionët e sulmit rrufe F-35 të RAF gjithashtu do të dërgohen dhe testohen në skenarët e konfliktit.

Stërvitja e NATO-s po përgatitet kryesisht për agresion të mundshëm nga Rusia. Gjermania do të dërgojë gjithashtu 12,000 ushtarë, sipas gazetës kombëtare Bild.

Ata thanë se stërvitja do të simulojë një sulm rus në territorin e NATO-s, i cili do të nxiste nenin 5 të traktatit, që do të thotë se të gjitha shtetet e tjera anëtare duhet të mobilizohen për ta mbrojtur atë. Stërvitja më e madhe më parë e NATO-s u zhvillua në 2018, me 51,000 trupa që morën pjesë në ‘Trident Kryqëzim 2018’.

Në një fjalim rrëqethës muajin e kaluar, Z. Shapps deklaroi se marrëdhëniet ndërkombëtare kanë hyrë në “një epokë të re”.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për të penguar armiqtë tanë, të përgatitur për të udhëhequr aleatët tanë dhe të përgatitur për të mbrojtur kombin tonë sa herë që vjen thirrja,” tha ai.

Shapps tha se Rusia, Kina dhe Irani përbënin kërcënime serioze, duke i quajtur ato “të paqëndrueshme” dhe “irracionale”./albeu.com

The post Po afrohet Lufta e Tretë Botërore? NATO bën lëvizjen më të madhe në 33 vite appeared first on Albeu.com.

Forcat britanike i bashkohen stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë
Britania e Madhe do të dërgojë një grup prej 20 mijë ushtarësh për të marrë pjesë në stërvitjen më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë. Sipas raportimeve kjo stërvitje synon ta bëjë aleancën gati për betejë në një kohë gjithnjë e më të rrezikshme me konflikte të ndezura në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Sipas mediave të huaja kontingjenti i Britanisë Madhe do të sigurojë pothuajse gjysmën e personelit të shërbimit prej 41 mijë njerëzve që do të marrin pjesë në “Operation Steadfast Defender” i cili do të ketë një dislokim shumëkombësh deri në 50 anije luftarake dhe dhjetëra aeroplanë, duke kryer 700 misione luftarake ajrore, raportojnë mediat e huaja.

Stërvitjet zhvillohen në të gjithë Gjermaninë, Poloninë dhe vendet Baltike në vitin e 75-të të NATO-s.

Gjatë kohës së stërvitjes do të përdoren të dhëna gjeografike në kohë reale për të krijuar skenarë më realistë për trupat, do të synojnë t’i kundërvihen një koalicioni armik të udhëhequr nga Rusia. Një numër shtetesh anëtare të NATO-s janë të përfshirë dhe stërvitja besohet se do të ndihmojë në përmirësimin e ndërveprimit.

The post Forcat britanike i bashkohen stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë appeared first on Albeu.com.

Puthja mes dy liderëve që shkundi botën
History of Yesterday

Një nga puthjet më të famshme në histori ishte midis liderit komunist Erich Honecker dhe sovjetikut Leonid Brezhnev. Ngjarja ndodhi gjatë 30 vjetorit të Republikës Demokratike Gjermane në 1979.

Liderët që vendosën fatin e gjysmës së Europës u takuan simbolikisht para Murit të Berlinit. Leonid Brezhnev ishte ftuar nga përfaqësuesi i pushtetit komunist në RDGJ, Eric Honecker, për të festuar 30 vjetorin e Gjermanisë Lindore.

Pasi u ngjitën së bashku në foltoren zyrtare dhe lideri sovjetik mbajti fjalimin e tij, ai u kthye nga Eric Honecker, e përqafoi dhe më pas, për habinë e gjithë botës dhe kënaqësinë e fotoreporterëve, të dy liderët u puthën me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë.

Momenti është përjetësuar në mënyrë perfekte nga fotografi Regis Bossu.

Erich Honecker

Erich Ernst Paul Honecker ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Gjermanisë.

Që në moshë shumë të re, Erich, megjithëse i rritur në një sistem politik fashist, ai u imponua nga babai i tij për të mbështetur komunizmin. Kjo për shkak se babai i tij ishte pjesë e një partie komuniste përpara se të niste Lufta e Dytë Botërore, ndërsa punonte si minator, raporton AlbEu.com.

Në moshën vetëm 14-vjeçare, Erich iu bashkua lëvizjes rinore komuniste dhe kreu shumë aktivitete të paligjshme që ishin pro-komuniste. Në vitin 1935 ai u kap nga Gestapo(policia sekrete) dhe u dënua me 10 vite punë të rëndë për të gjitha krimet e tij kundër partisë naziste.

Në vitin 1945 kur ushtria sovjetike pushtoi Gjermaninë, ai u lirua dhe u cilësua si një komunist i vërtetë që kuptonte aspektin socialist të komunizmit, pavarësisht se ishte perëndimor.

Ai ishte i dashur nga sovjetikët për mënyrën si qeveriste Gjermaninë Lindore, si dhe për faktin se e bëri Gjermaninë Lindore një nga zonat më të begata të bllokut lindor.

Leonid Brezhnev

Leonid Brezhnev konsiderohet si një nga udhëheqësit më të mirë gjatë Luftës së Ftohtë, si dhe gjatë mbretërimit të Bashkimit Sovjetik. I lindur në Ukrainë, Leonid kishte lindur si një komunist i vërtetë dhe për 18 vite shërbeu si sekretar i përgjithshëm.

Shumë historianë perëndimorë e përshkruajnë atë si një udhëheqës që lejoi që në atë kohë korrupsionin, por  historianët duhet ta kuptojnë se korrupsioni është pjesë e kulturës së Europës Lindore.

Është lloji i ekuilibrit që i mbajti njerëzit në linjë në një sistem kaq të ashpër, komunist. Përveç kësaj, ai solli atë që për mendimin tim ishte funksioni më i nevojshëm brenda sistemit politik sovjetik dhe ai ishte stabiliteti politik si dhe diplomacia e mirë me kombet e tjera në mbarë botën.

Brezhnev krijoi një lidhje të ngushtë me Erich, pasi të dy e donin idenë e komunizmit që në moshë të re. Leonidi u bashkua me ligën e të rinjve të partisë komuniste në moshën 17-vjeçare, kjo tregon se si të dy në një farë mënyre luftuan për të njëjtën ideologji dhe të njëjtin qëllim që në moshë të re, raporton AlbEu.com.

Puthja vëllazërore komuniste

Megjithatë, puthja është një simbol i kulturës politike komuniste. “Puthja vëllazërore komuniste” është në fakt një vulë e mirëkuptimit midis dy liderëve ose një shenjë e një lidhjeje të ngushtë midis dy vendeve që ata përfaqësojnë.

Puthja praktikohet shpesh në faqe në shumicën e rasteve. Tradita vjen nga Kisha Ortodokse dhe është një formë e shprehjes së lidhjes së ngushtë midis anëtarëve të komunitetit.

Për liderët politikë komunistë, kjo puthje ishte një formalitet. Kur Muri i Berlinit u shemb në vitin 1989, artisti sovjetik Dmitry Vrubel vendosi të pikturonte një riinterpretim të puthjes së të dyve.

Grafitet në rrënojat e murit u quajtën nga artisti “Puthja e vdekjes”, por në buzë të figurës shkruhet: Zoti më ndihmoftë t’i mbijetoj kësaj dashurie të vdekshme.” /AlbEu.com

The post Puthja mes dy liderëve që shkundi botën appeared first on Albeu.com.

Si mund të shmanget një Luftë e re e Ftohtë në një epokë shumë-polare
Nga Olaf Scholz “Foreign Affairs”

Bota po përballet me një Zeitenwende, një ndryshim epokal. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës i ka dhënë fund një epoke. Fuqitë e reja janë shfaqur ose janë rishfaqur, përfshirë një Kinë ekonomikisht të fortë dhe politikisht ambicioze. Në këtë botë të re shumë-polare, vende dhe modele të ndryshme qeverisje po konkurrojnë për pushtet dhe ndikim.

Nga ana e saj, Gjermania po bën gjithçka që mundet për të mbrojtur dhe nxitur një rend ndërkombëtar të bazuar në parimet e Kartës së OKB-së. Demokracia, siguria dhe prosperiteti i saj varen nga fuqia detyruese ndaj rregullave të përbashkëta.

Kjo është arsyeja pse gjermanët synojnë të bëhen garantët e sigurisë evropiane, diçka që e presin edhe aleatët tanë: urë-ndërtues brenda Bashkimit Evropian dhe avokatë të zgjidhjeve shumëpalëshe të problemeve globale. Kjo është mënyra e vetme, përmes së cilës Gjermania mund të ketë sukses në adresimin e përçarjeve gjeopolitike aktuale.

Zeitenwende, pika e kthesës shkon përtej luftës në Ukrainë, madje edhe përtej çështjes së sigurisë evropiane. Pyetja themelore është kjo: Si mund të mbetemi ne, si evropianë dhe si Bashkimi Evropian, aktorë të pavarur në një botë gjithnjë e më shumë-polare?

Gjermania dhe Evropa mund të ndihmojnë në mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, edhe pa iu nënshtruar pikëpamjes fataliste se bota është e dënuar të ndahet sërish në blloqe rivale ndaj njëra-tjetrës. Historia e vendit tim na jep një përgjegjësi të veçantë për të luftuar forcat e fashizmit, autoritarizmit dhe imperializmit.

Në të njëjtën kohë, përvoja jonë kombëtare e ndarjes në 2 pjesë gjatë një gare ideologjike dhe gjeopolitike, na jep një vlerësim të veçantë të rreziqeve që vijnë nga një Luftë e re e Ftohtë. Për pjesën më të madhe të botës, 3 dekadat që nga rënia e “Perdes së Hekurt” kanë qenë një periudhë paqeje dhe prosperiteti relativ.

Përparimet teknologjike kanë sjellë një nivel të paprecedentë lidhje dhe bashkëpunimi. Zgjerimi ie tregtisë ndërkombëtare, zinxhirëve të vlerës dhe prodhimit, si dhe shkëmbimet e pashembullta të njerëzve dhe njohurive përtej kufijve, kanë nxjerrë mbi 1 miliardë njerëz nga varfëria.

Duke u fuqizuar, qytetarët në mbarë botën kanë rrëzuar diktaturat dhe i kanë dhënë fund sundimin njëpartiak. Dëshira e tyre për liri, dinjitet dhe demokraci ndryshoi rrjedhën e historisë. Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe shembjes së Bashkimit Sovjetik.

Për pasojë, shumica e vendeve evropiane i reduktuan ushtritë e tyre, po ashtu edhe buxhetet e tyre të mbrojtjes. Për Gjermaninë, arsyetimi ishte i thjeshtë: E pse duhet të mbajmë një ushtri prej 500.000 ushtarësh kur të gjithë fqinjët tanë na dukeshin si miq ose partnerë?

Fokusi i politikës sonë të sigurisë dhe mbrojtjes u zhvendos me shpejtësi drejt kërcënimeve të tjera urgjente. Luftërat ballkanike dhe pasojat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në 2001, përfshirë luftërat në Afganistan dhe Irak, rritën rëndësinë e menaxhimit të krizave rajonale dhe globale.

Edhe komunitetet e biznesit në Gjermani, nxorën përfundimet e tyre nga rrjedha e re e historisë. Rënia e “Perdes së Hekurt” dhe një ekonomi globale gjithnjë e më e integruar, krijoi mundësi dhe tregje të reja, sidomos në vendet e ish-bllokut lindor, por edhe në vende të tjera me ekonomi në zhvillim, veçanërisht në Kinë.

Me burimet e saj të mëdha të energjisë dhe lëndëve të tjera të para, Rusia ishte dëshmuar si një furnizuese e besueshme gjatë Luftës së Ftohtë. Ndaj dukej e arsyeshme, të paktën në fillim, që të zgjerohej ky partneritet premtues në kohë paqeje. Por udhëheqja ruse, e përjetoi shumë keq shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Traktatin e Varshavës dhe nxori përfundime shumë të ndryshme nga ato të liderëve në Berlin dhe kryeqytete të tjera evropiane.

Në vend se ta shihte shembjen paqësore të sundimit komunist si një mundësi për më shumë liri dhe demokraci, presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur atë “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit XX”. Kaosi ekonomik dhe politik në pjesë të hapësirës post-sovjetike në vitet 1990, vetëm sa e forcoi ndjenjën e humbjes dhe ankthit, të cilën shumë qytetarë rusë e lidhin edhe sot e kësaj dite me rrëzimin e Bashkimit Sovjetik.

Pikërisht në atë mjedis filluan të rishfaqen autoritarizmi dhe ambiciet imperialiste. Në vitin 2007, Putin mbajti një fjalim agresiv në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke e sulmuar  rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla si një mjet të dominimit të SHBA-së. Një vit më pas, Rusia filloi një luftë kundër Gjeorgjisë.

Në vitin 2014, ajo pushtoi dhe aneksoi Krimenë, dhe dërgoi forcat e saj në pjesë të rajonit Donbas të Ukrainës Lindore, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjin ndërkombëtar dhe angazhimet e traktatit të vetë Moskës. Në vitet që pasuan, Kremlini nënvlerësoi traktatet e kontrollit të armëve dhe i zgjeroi aftësitë e tij ushtarake, helmoi dhe vrau disidentët rusë, goditi shoqërinë civile ruse, dhe kreu një ndërhyrje brutale ushtarake në mbështetje të regjimit të Asadit në Siri.

Sulmi brutal i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të këtij vitit krijoi një realitet thelbësisht të ri: Në Evropë ishte rikthyer imperializmi. Rusia po përdor disa nga metodat më të tmerrshme ushtarake të XXI dhe po shkakton vuajtje të papërshkrueshme në Ukrainë. Dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë ukrainas kanë humbur tashmë jetën; shumë të tjerë janë plagosur ose traumatizuar.

Miliona qytetarë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke kërkuar strehim në Poloni dhe vende të tjera evropiane. Një milionë prej tyre kanë ardhur në Gjermani. Artileria, raketat dhe bombat ruse i kanë rrënuar shtëpitë, shkollat dhe spitalet e Ukrainës. Mariupol, Irpin, Kherson, Izyum do të shërbejnë përgjithmonë për t’i kujtuar botës krimet e Rusisë, dhe autorët e tyre duhet të dalin para drejtësisë.

Bota nuk duhet ta lejojë që Putinin të ketë sukses në planet e tij. Imperializmi revanshist rus duhet të ndalet. Roli vendimtar për Gjermaninë në këtë moment është të bëhet një nga garantuesit kryesorë të sigurisë në Evropë duke investuar në ushtrinë tonë, duke e forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes, duke e forcuar praninë tonë ushtarake në krahun lindor të NATO-s dhe duke trajnuar dhe pajisur si duhet ushtrinë e Ukrainës.

Partneriteti transatlantik është dhe mbetet jetik për përballimin e këtyre sfidave. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe administrata e tij meritojnë të lavdërohen për ndërtimin dhe investimin në partneritete dhe aleanca të forta në të gjithë globin. Por një partneritet transatlantik i balancuar dhe elastik kërkon gjithashtu që Gjermania dhe Evropa të luajnë role aktive.

Një nga vendimet e para që mori qeveria ime pas sulmit rus ndaj Ukrainës, ishte caktimi i një fondi special prej rreth 100 miliardë dollarësh për të pajisur më mirë forcat tona të armatosura, Bundeswehr-in. Ne madje ndryshuam edhe kushtetutën për ta krijuar këtë fond.

Putini donte ta ndante Evropën në zona ndikimi dhe ta ndante botën në blloqe fuqish të mëdha dhe shtete vasale. Në vend të kësaj, lufta e tij ka shërbyer vetëm për të forcuar unionin. Në qershor Këshilli Evropian i dha Ukrainës dhe Moldavisë statusin e “vendeve kandidate: dhe ripohoi se e ardhmja e Gjeorgjisë është me Evropën.

Po ashtu ne ramë dakord që anëtarësimi në BE i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet më në fund realitet, një synim për të cilin unë jam i përkushtuar personalisht. Kjo është arsyeja pse unë kam ringjallur të ashtuquajturin Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të thellojë bashkëpunimin në rajon, duke afruar vendet dhe qytetarët e tyre dhe duke i përgatitur ata për integrimin në BE.

Është e rëndësishme të pranohet se zgjerimi i BE-së dhe integrimi i anëtarëve të rinj do të jetë i vështirë. Asgjë nuk do të ishte më e keqe se t’u japësh miliona njerëzve shpresa të rreme. Por rruga është e hapur dhe qëllimi është i qartë: një BE që do të përbëhet nga mbi 500 milionë qytetarë të lirë, që përfaqësojnë tregun më të madh të brendshëm në botë, që do të vendosë standarde globale për tregtinë, rritjen, ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit dhe që do të presë institute kërkimore kryesore dhe biznese novatore, një familje me demokraci të qëndrueshme që gëzojnë mirëqenie sociale dhe infrastrukturë publike të pashembullt.

Ndërkohë BE-ja duhet të kapërcejë konfliktet e vjetra dhe të gjejë zgjidhje të reja. Migrimi evropian dhe politika fiskale janë raste të tilla. Njerëzit do të vazhdojnë të vijnë në Evropë dhe Evropa ka nevojë për emigrantë, kështu që BE-ja duhet të hartojë një strategji imigrimi që është pragmatike dhe në përputhje me vlerat e saj.

Kjo do të thotë reduktim i migrimit të parregullt dhe në të njëjtën kohë forcim i rrugëve legale për në Evropë, veçanërisht për punëtorët e kualifikuar që tregjet tona të punës kanë nevojë. Ne duhet të shmangim tundimin për të ndarë edhe një herë botën në blloqe.

Kjo do të thotë se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja, në mënyrë pragmatike dhe pa fanatizma ideologjike. Në botën e sotme shumë të ndërlidhur, qëllimi për të avancuar paqen, prosperitetin dhe lirinë njerëzore kërkon një mentalitet të ndryshëm dhe mjete të ndryshme.

Marrë me shkurtime

Shënim: Olaf Scholz, është kancelar i Gjermanisë.

/albeu.com

The post Si mund të shmanget një Luftë e re e Ftohtë në një epokë shumë-polare appeared first on Albeu.com.

E bleu në internet për 12 mijë paund, 64-vjeçari britanik nxjerr në shitje bunkerin e Luftës së Ftohtë
Ky bankier është ndërtuar për t’i bërë ballë sulmeve bërthamore është i pajisur me çanta trupi, maska gazi, si dhe një kuti telefonike dhe arrihet përmes një boshti rreth 4 metra të gjatë..

Më parë bunkeri ishte një MOD Royal Observer Post dhe u ndërtua në Legbourne, Lincolnshire , në 1959, ndërsa ndërtesa e vogël u ndërtua për të akomoduar tre vëzhgues në rast të një sulmi bërthamor, i furnizuar me ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për katërmbëdhjetë ditë dhe kishte një komunikim fiks dhe radio të përfshirë.

“Bunkeri është i sigurt, i thatë dhe në gjendjen e tij origjinale”, kas hkruar në listimin e tij për shitje në internet pronari 64-vjeçar i cili e bleu atë në eBay për 12,500 paundë.

The post E bleu në internet për 12 mijë paund, 64-vjeçari britanik nxjerr në shitje bunkerin e Luftës së Ftohtë appeared first on Albeu.com.

Merkel mbron vendimet e saj për furnizimet me gazin rus: Edhe gjatë Luftës së Ftohtë Moska na jepte energji
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka mbrojtur vendimet që ka marrë për blerjen e gazit natyror nga Rusia, sa ka udhëhequr Gjermaninë. Duke folur nga Lisbona, Merkel ka thënë se “ju gjithmonë veproni varësisht në kohën që jeni” dhe që nuk pendohet për vendimet e saj.

Ajo ka thënë se është e qartë që Gjermania ka pasur nevojë për shumëllojshmëri të furnizuesve të energjisë, teksa ka nisur të heqë dorë nga prodhimi i energjisë bërthamore dhe asaj me thëngjill.

Merkel ka thënë se “sipas perspektivës së asaj kohe, ka qenë shumë racional dhe i kuptueshëm furnizimi përmes gazsjellësve, përfshirë atyre rusë, që kanë bartur gazin në çmim më të lirë sesa vendet tjera në botë”. Sipas saj, “edhe në kohën e Luftës së Ftohtë, Rusia ka qenë furnizuese e besueshme e energjisë”. Merkel e ka udhëhequr Gjermaninë nga viti 2005 e deri në fund të dhjetorit të vitit 2021.

Gjatë kohës sa ka qenë në pushtet, gazsjellësi Rrjedha Veriore 1 ka bartur gazin drejtpërdrejt nga Rusia në Gjermani, përmes Detit Baltik. Qeveria e saj e ka miratuar edhe gazsjellësin paralel, Rrjedha Veriore 2, pavarësisht kundërshtimeve të shteteve në qendër dhe lindje të Evropës, si dhe Shteteve të Bashkuara.

Rrjedha Veriore 2 nuk është funksionalizuar kurrë, sepse kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka ndalur procesin e certifikimit të gazsjellësit, pak para nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

“Ky sulm brutal i Rusisë përbën ndryshim, përbën pikë kthese, dhe Qeveria e re, natyrisht se duhet të merret me të, dhe është duke vepruar ashtu”, ka thënë Merkel.

Gjermania është duke punuar për të ulur varësinë ndaj gazit rus, prej nisjes së luftës në Ukrainë, derisa Rusia i ka zvogëluar furnizimet drejt Gjermanisë – përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 – prej muajit qershor. Moska ka cituar probleme teknike për zvogëlimin e furnizimeve, por zyrtarët gjermanë kanë thënë se arsyetimet e saj shërbejnë si mbulesë për motivin politik.

Të enjten ajo e ka bërë të qartë se mbron vendimin e saj të vitit 2011, për të ndalur punën e reaktorëve bërthamorë në Gjermani deri në fund të vitit 2022, dhe se nuk komenton debatin brenda koalicionit të Scholzit, nëse puna e tyre do të vazhdojë përtej asaj date.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

The post Merkel mbron vendimet e saj për furnizimet me gazin rus: Edhe gjatë Luftës së Ftohtë Moska na jepte energji appeared first on Albeu.com.

Zyrtari britanik: Bota ka qenë më e sigurt gjatë Luftës së Ftohtë
Perëndimi rrezikon të përfshihet në luftë bërthamore, sepse nuk është duke biseduar mjaftueshëm me Rusinë dhe Kinën, ka thënë këshilltari britanik i Sigurisë Kombëtare, Stephen Lovegrove.

Ai ka shtuar se në ditët e sotme armët e rrezikshme janë shumë më të qasshme.

Përgjatë fjalimit të mbajtur në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Lovegrove është fokusuar në implikimet e pushtimit rus në Ukrainë – të nisur më 24 shkurt.

Sipas tij, përgjatë dekadave të Luftës së Ftohtë, fuqitë perëndimore e kanë kuptuar më mirë njëra-tjetrën dhe kanë përfituar nga negociatat “që kanë rritur njohuritë për doktrinën sovjetike dhe kapacitetet – si dhe anasjelltas”.

“Kjo gjë na ka rritur besimin se nuk do të bëjmë llogari të gabuara drejt luftës bërthamore”, ka thënë ai.

“Sot nuk kemi një bazë të tillë me ata që mund të na kërcënojnë në të ardhmen – sidomos me Kinën”.

Lufta e Ftohtë ka qenë periudhë e tensioneve gjeopolitike në mes të Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe aleatëve të tyre.

Kjo luftë ka nisur pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe ka përfunduar me rënien e ish-Bashkimit Sovjetik më 1991.

Lovegrove ka vazhduar fjalimin duke thënë se rreziku “i një konflikti të pakontrolluar” po rritet për shkak se Rusia po shkel vazhdimisht traktatet, si dhe për shkak të Kinës, e cila po zgjeron arsenalin bërthamor, ndërkohë që tregon “përbuzje” ndaj marrëveshjeve për kontroll të armëve.

Deklarata e tij u bë para zhvillimit të një bisede telefonike mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping.

Kjo do të jetë biseda e tyre e parë telefonike prej muajit mars.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, u ka thënë gazetarëve se menaxhimi i konkurrencës ekonomike mes dy shteteve do të jetë në fokus të bisedës./rel

The post Zyrtari britanik: Bota ka qenë më e sigurt gjatë Luftës së Ftohtë appeared first on Albeu.com.

Zyrtari britanik: Perëndimi rrezikon një luftë bërthamore
Perëndimi rrezikon të përfshihet në luftë bërthamore, sepse nuk është duke biseduar mjaftueshëm me Rusinë dhe Kinën, ka thënë Këshilltari britanik i Sigurisë Kombëtare, Stephen Lovegrove.

Ai ka shtuar se në ditët e sotme armët e rrezikshme janë shumë më të qasshme.

Përgjatë fjalimit të mbajtur në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Lovegrove është fokusuar në implikimet e pushtimit rus në Ukrainë – të nisur më 24 shkurt.

Sipas tij, përgjatë dekadave të Luftës së Ftohtë, fuqitë perëndimore e kanë kuptuar më mirë njëra-tjetrën dhe kanë përfituar nga negociatat “që kanë rritur njohuritë për doktrinën sovjetike dhe kapacitetet – si dhe anasjelltas”.

“Kjo gjë na ka rritur besimin se nuk do të bëjmë llogari të gabuara drejt luftës bërthamore”, ka thënë ai.

“Sot nuk kemi një bazë të tillë me ata që mund të na kërcënojnë në të ardhmen – sidomos me Kinën”.

Lufta e Ftoftë ka qenë periudhë e tensioneve gjeopolitike në mes të Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe aleatëve të tyre.

Kjo luftë ka nisur pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe ka përfunduar me rënien e ish-Bashkimit Sovjetik më 1991.

Lovegrove ka vazhduar fjalimin duke thënë se rreziku “i një konflikti të pakontrolluar” po rritet për shkak se Rusia po shkel vazhdimisht traktet, si dhe për shkak të Kinës, e cila po zgjeron arsenalin bërthamor, ndërkohë që tregon “përbuzje” ndaj marrëveshjeve për kontroll të armëve.

Deklarata e tij vjen para zhvillimit të një bisede telefonike mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping.

Kjo do të jetë biseda e tyre e parë telefonike prej muajit mars.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, u ka thënë gazetarëve se menaxhimi i konkurrencës ekonomike mes dy shteteve do të jetë në fokus të bisedës./REL

The post Zyrtari britanik: Perëndimi rrezikon një luftë bërthamore appeared first on Albeu.com.

Rusia dhe fillimi i një lufte të re të ftohtë
Deri më 24 shkurt, kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi futjen e trupave ruse në Ukrainë, Lufta e Ftohtë i përkiste muzeve të historisë, si një periudhë e errët në historinë e Evropës. Por ndasitë mes Moskës dhe Perëndimit nuk po tregojnë shenja përmirësimi. Analistët thonë se situata aktuale e marrëdhënieve Rusi-Perëndim mund të jetë fillimi i një lufte të re të ftohtë, ose vazhdimi i luftës së vjetër.

Më shumë se katër muaj pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë, bota ka ndryshuar, ndërsa Rusia është pozicionuar sërish kundër Perëndimit. Udhëheqja ruse e akuzon NATO-n se ka ngritur në Evropë një perde të re të hekurt, pas takimit të krerëve të vendeve të aleancës në Madrid muajin e kaluar. “Konkluzioni më i mirë që mund të nxjerrim është se në takimin e Madridit, NATO-ja bëri një lloj evolucioni, që pas themelimit në vitin 1949 duke u kthyer tek rrënjët e saj, në parimet e ofrimit të sigurisë ushtarake, që daton që nga periudha e kohës së Luftës së Ftohtë”, tha Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko.

I izoluar në arenën ndërkombëtare, presidenti rus po kërkon të forcojë lidhjet me ata pak aleatë që i kanë mbetur, veçanërisht me udhëheqësin bjellorus, Alexander Lukashenko. Ata kanë në plan të unifikojnë vendet e tyre dhe Presidenti Putin thotë se në fakt Perëndimi po ndihmon në arritjen e këtij qëllimi. “Trysnia e pashembullt politike dhe me sanksione, e ushtruar nga i ashtuquajturi ‘Perëndim kolektiv’ po na shtyn të përshpejtojmë procesin e integrimit”, tha Presidenti Putin.

Në një Evropë të ndarë, mundësia që Ukraina dhe Moldavia, dikur pjesë të Bashkimit Sovjetik, të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, është gjithashtu një çështje shqetësuese për Kremlinin. Por analistët thonë se NATO-ja është frika kryesore e Moskës.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Andrey Kortunov, Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare Ruse, një institut hulumtues për politikën e jashtme me seli në Moskë. “Udhëheqja ruse është kryesisht e shqetësuar nga vendosja e infrastrukturës ushtarake armiqësore në territorin e këtyre vendeve. Por meqenëse Bashkimi Evropian nuk është një lojtar i fortë në fushën e sigurisë, afrimi i Ukrainës me BE-në duhet të përbëjë më pak shqetësim për Kremlinin sesa afrimi i Ukrainës me NATO-n”.

Në rrugët e Moskës, opinionet ndaj NATO-s janë shpesh negative. “Ne nuk jemi agresivë. Por, ju (NATO), mos u futni në territorin tonë. Putini ka të drejtë kur thotë: ‘Ne nuk ju prekim ju. Dhe ju (NATO) mos prekni kufijtë tanë’”, thotë një banor i Moskës. Por ka edhe nga ata që, pasi sigurohen se nuk i përkasim televizionit shtetëror rus, shprehen ndryshe. “Nuk e konsideroj (NATO) armiqësore, as nuk e konsideroj se ka vënë në shënjestër Rusinë. Le të themi se është një klub interesash. Nuk shoh se përbën ndonjë kërcënim për Rusinë”, thotë për Zërin e Amerikës një banore e Moskës.

Ndërkohë që situata vazhdon të jetë e rëndë, shumë njerëz në Rusi besojnë se një perde e re e hekurt po shtrihet në të gjithë Evropën, një luftë e ftohtë e dytë, ose ndoshta rikthimi i Luftës së Ftohtë që nuk u zhduk kurrë./VOA

The post Rusia dhe fillimi i një lufte të re të ftohtë appeared first on Albeu.com.

Si e ndryshoi “diplomacia e ping-pongut” kursin e Luftës së Ftohtë
Termi ping-pong i referohet sportit të ping-pongut që e ka origjinën nga vendet aziatike. Dhe “Diplomacia e Ping-pongut”, është një pjesë e rëndësishme e historisë së Luftës së Ftohtë. Siç e dimë Republika Popullore e Kinës, u themelua në vitin 1949 pas triumfit të Revolucioni Komunist.

Më herët vendi quhej Republika Kuomintang e Kinës nën sundimin e partisë nacionaliste, e cila më vonë u përball me një luftë civile që përfundoi me fitoren e komunistëve. Pas humbjes, Partia Nacionaliste u vendos në ishullin Formosa, i njohur më shumë si Tajvan. Ajo e quajti veten Republika e Kinës.

Për një kohë shumë të gjatë, të dyja vendet janë përplasur me njëri-tjetrin se kush është Kina e vërtetë. Shtetet e Bashkuara e njohën Republikën e Kinës si Kinën e vërtetë, kryesisht për t’iu kundërvënë përhapjes së komunizmit, duke mbështetur qeverinë demokratike në Tajvan.

Për gati 20 vite, Republika e Kinës gëzoi shumë përfitime, ajo kishte një zyrë në Selinë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërkohë, Republika Popullore e Kinës mbajti anën e Bashkimit Sovjetik, për shkak të ideologjisë së përbashkët. Pekini e mbështeti Moskën në përhapjen e komunizmit jo vetëm brenda kufijve të tyre, por edhe në vendet fqinje. Në atë kohë nisi të ketë një rritje të rolit të Kinës në Kore, Vietnam dhe Kamboxhia.

Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, “telegrami i gjatë” i ambasadorit amerikan në Moskë, Xhorxh Kenan, drejtuar presidentit Herri S. Truman, u bë baza e “Doktrinës Truman” që synonte frenimin e përhapjes së komunizmit në botë. Ai momenti shënoi fillimin e ndërhyrjeve të huaja në mbarë botën.

Në vitin 1950, Mao Ce Duni dhe Josif Stalin nënshkruan Traktatin Sino-Sovjetik të Miqësisë dhe Ndihmës së Ndërsjellë. Ai traktat zyrtarizoi marrëdhëniet midis dy vendeve komuniste. BRSS premtoi 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Kinën. Por më vonë, nisën të bëhen më të dukshme dallimet brenda të dyja modeleve të ndjekura nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik.

“Hapi i Madh Përpara” nën drejtimin e Maos, që u përpoq të përsëriste modelin industrial sovjetik, dështoi duke sjellë pasoja katastrofike. Pas vdekjes së Stalinit, Nikita Hrushov e vazhdoi Luftën e Ftohtë me thuajse të gjitha politikat e Stalinit. Por Mao dhe Hrushov kishin shumë mosmarrëveshje midis tyre.

Në vitin 1956, Hrushovi u përqendrua te destalinizimin e BRSS, duke zhdukur kultin e personalitetit, dhe u përpoq të rregullonte marrëdhëniet me Kinën. Por Mao vendosi të vazhdonte politikat marksiste-leniniste që ndoqi Stalini. Nga viti 1958 e në vazhdim, marrëdhëniet midis Republikës Popullore të Kinës dhe Bashkimit Sovjetike nisën të përkeqësohen.

Arsyeja kryesore e përplasjes ishte se si nën drejtimin e Maos Kina po dështonte si brenda vendit, po ashtu edhe për ta projektuar fuqinë e saj në rajon. Së paku, ajo duhej të gjente një zgjidhje për Tajvanin. Ndaj filloi të kërkojë më shumë ndihmë nga BRSS, përfshirë teknologjinë bërthamore.

Ajo u pasua nga provokimi kinez në Ngushticën e Tajvanit, ku Mao u përpoq i vetëm të pushtonte Tajvanin, por duke mos arritur objektivin e tij. I alarmuar nga provokimi kinez, Nikita Hrushovi vendosi të mos mbështeste më Kinën, duke nisur të kishte qasjen e bashkëjetesës paqësore me Perëndimin.

BRSS besonte se nuk duhet të hynte në një konfrontim me fqinjët që ishin aleatë me SHBA-në, pasi Uashingtoni kishte vendosur armë bërthamore në Tajvan. Ndaj Moska anuloi propozimin për t’i dhënë Kinës bomba bërthamore. Ai ishte momenti kur presidenti i SHBA-së, Duajt Ajzenhauer, u fokusua më shumë tek armët bërthamore dhe në uljen e tensioneve me Bashkimin Sovjetik.

Nga ana tjetër Mao donte që BRSS të ishte më agresive në politikën e jashtme. Kriza e Raketave Kubane, kur Hrushovi u detyrua të largonte raketat bërthamore nga Kuba, përfaqësonte një poshtërim të madh për të. Mao e konsideroi si një poshtërim për të gjithë Bllokun Sovjetik, pasi donte që BRSS të përballej me SHBA-në, ndoshta edhe në një luftë të drejtpërdrejtë.

Kjo ishte për të një vijë e kuqe. Ndaj i ndërpreu lidhjet me BRSS-në. Hrushovi u kundërpërgjigj, duke thënë se politikat e Kinës rrezikojnë të përshkallëzojnë situatën në Azinë Lindore. Mao shpalli Teorinë e Tri Botëve. Ai vendosi SHBA-në dhe BRSS në Botën e Parë, dhe ai besonte se kjo e fundit po përpiqej të kontrollonte “dy botët” e tjera.

Pekini dhe Moska u përpoqën të përmirësonin marrëdhëniet midis tyre në negociatat e Bukureshtit në Rumani, por pa sukses. Madje, në vitin 1969, pati edhe një përplasje të armatosur në kufirin e përbashkët. Tashmë ndarja ishte e madhe.

Në fillim presidentët Xhon Kenedi dhe më pas Lindon Xhonson besonin se Kina ishte më e rrezikshme sesa BRSS. Kjo ide lindi kryesisht nga Lufta e Vietnamit, ku Kina po mbështeste Veriun dhe SHBA-ja Jugun. Gjërat ndryshuan në vitin 1968 kur Riçard Nikson po garonte për president.

Ai foli për “diplomacinë trekëndore”, ku premtoi të angazhohej me Moskën dhe Pekinin. Lufta e Vietnamit ishte atëherë në kulmin e vet, dhe SHBA donte të përfitonte nga përçarja në kampin komunist. SHBA-ja nën drejtimin e Niksonit dhe Kisingerit, menduan të afroheshin me Kinën për ta kundërvënë akoma më shumë me Bashkimin Sovjetik.

Në vitin 1971 u mbajt Kampionati Botëror i ping-pongut në Nagoja të Japonisë, dhe në të merrnin pjesë ekipet e SHBA-së dhe Kinës. Glen Kouan i ekipit amerikan dhe Zhuang Zedong i ekipit kinez u takuan, dhe ai akt tërhoqi vëmendjen e gjithë botës.

Kinezët e mirëpritën Glen në autobusin e tyre, pasi i tiji kishte ikur. Ai incident u pasua me ftesën e kinezëve që ekipi amerikan të vizitonte Kinën. SHBA e pranoi me kënaqësi ftesën dhe dërgoi një delegacion prej 11 anëtarësh. Ekipit amerikan iu bë një pritje madhështore, dhe ai zhvilloi disa ndeshje miqësore.

Shumë gjëra ndodhën gjatë këtij udhëtimi, duke përfshirë shkëmbimin kulturor, mikpritjen, sportin, propagandën kineze etj. I gjithë plani në SHBA u parashtrua dhe u hartua nga Sekretari i Shtetit, Henri Kissinger. Gjithçka ishte pjesë e Doktrinës më domethënëse të Niksonit që bazohej te Realpolitika: Interesat kanë më shumë rëndësi sesa ideologjia.

Pas “Diplomacisë së Ping-pongut”, vetë Kisinger zhvilloi një vizitë sekrete në Pekin nga Pakistani. Pas disa kohësh ai do të rikthehej, këtë herë gjatë një vizite zyrtare të presidentit Nikson në Kinë dhe takimit historik me Maon.

Disa vite më vonë SHBA-ja e njohu zyrtarisht Kinën komuniste, e cila mori vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Me vdekjen e Maos dhe nën drejtimin e Ten Hsiao Pin, u ndërmorën shumë reforma që e futën Kinën në hartën ekonomike botërore./CNA.al/

The post Si e ndryshoi “diplomacia e ping-pongut” kursin e Luftës së Ftohtë appeared first on Albeu.com.