Los Angelos Archives - Albeu.com

Zjarret në Los Angelos sjellin pasoja katastrofike/ Dëmet llogariten në mbi 150 mld dollarë, 11 të vdekur
Zjarret në Los Angelos, vijojnë jenë aktivë për të katërtën ose të pestën ditë radhazi dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën njëmbëdhjetë personave, si dhe ndërsa erërat e shpejta u lehtësuan të premten, protestat dhe kritikat u intensifikuan.

Përveç njëmbëdhjetë personave që humbën jetën në ferrin mbi tokën e Los Angelos, të gjitha periferitë e qytetit të dytë më të madh të SHBA-së pësuan dëme të tmerrshme: më shumë se 10,000 ndërtesa dhe më shumë se 140,000 hektarë bimësi u shkrumbuan nga zjarri.

Kostoja e katastrofës tashmë vlerësohet në mbi 135-150 miliardë dollarë. Presidenti demokrat në largim, Joe Biden e krahasoi situatën në metropolin kalifornian me një skenë lufte, duke thënë se Los Angelos duket sikur është bombarduar, shkruajnë mediat e huaja.

Zjarri më i madh ka djegur më shumë se 80,000 hektarë në bregun e Malibu dhe në periferi të lartë të Paqësorit Palisade, ku departamenti i zjarrfikësve tha se kishte filluar ta vinte zjarrin nën kontroll.

Mes atyre që panë shtëpitë e tyre të bëra hi ishin aktori dhe regjisori Mel Gibson, i cili tha për NewsNation se ishte i shkatërruar që shtëpia e tij në Malibu u shkatërrua, si dhe lojtari i vjetër i NBA-së dhe sot trajneri i Los Angeles Lakers, Jay-Jay Reddick.

Era u lehtësua dje, duke lejuar zjarrfikësit të bëjnë përparim në përpjekjet për të kontrolluar frontet aktive të zjarrit, ku kryesoret janë pesë.

Të enjten, një zjarr i ri shpërtheu në veri të zjarrit kryesor në Pacific Palisades, pranë periferisë së Hidden Hills, shtëpia e disa multimilionerëve dhe të famshëmve. Në pjesën më të madhe, vatra e zjarri ishte e kontrolluar.

“Situata është ende shumë e rrezikshme”, paralajmëroi dje Diane Criswell nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Fatkeqësive (FEMA) .

“Erërat u dobësuan sot, por sapo mora një raport të ri të motit (…) ato do të forcohen përsëri në ditët në vijim”, shpjegoi ai pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Një shtetrrethim u vendos dje nga ora 18:00 deri në 06:00 (me orën lokale) në zonat e Paqësorit Palisades dhe Altadena, përballë plaçkitjeve që u shumuan në zonat dhe lagjet e rrezikuara nga zjarri, ku qytetarët u urdhëruan të evakuoheshin.

Njësi të Gardës Kombëtare u vendosën në zona, ndërsa për raste të kësaj natyre u arrestuan dhjetëra persona.

Para këtij vendimi, banorët vendosën të kujdeseshin për veten, duke organizuar patrulla apo duke ruajtur vetë atë që kishte mbetur nga lagjet e tyre.

Ndërsa është ende herët për të bërë vlerësime të sigurta për shkaqet e zjarreve, kritikat po shtohen, veçanërisht për nivelin e përgatitjes dhe reagimin e autoriteteve.

Guvernatori i Kalifornisë, demokrati Gavin Newsom, kërkoi dje një shqyrtim të pavarur dhe të plotë të shërbimeve të shpërndarjes së ujit të qytetit.

Ai kritikoi veçanërisht mungesën e furnizimit me ujë në mes të zjarreve, sidomos në orët dhe ditët e para. “Duhen përgjigje për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur”, tha ai në një letër të hapur.

Shefja e Zjarrfikësve, Christine Crowley, nga ana e saj, tha për KTTV, pjesë e Rrjetit Kombëtar Fox News, se departamenti i saj po përballet me mungesë personeli, burimesh dhe fondesh, duke akuzuar komunën, jo më pak, për braktisjen” e zjarrfikësve.

Zonja Crowley këmbënguli, në një intervistë tjetër për CNN, se ajo u është ankuar vazhdimisht zyrtarëve për buxhetin prej 17 milionë dollarësh dhe se sa pa personel dhe i pafinancuar është departamenti i zjarrfikësve.

Përforcimet e dërguara do të ndihmojnë, por në të ardhmen zjarrfikësja do të ketë nevojë për fonde dhe mbështetje, shtoi ajo.

Kalifornianëve u kërkohet të kursejnë ujin, pasi rezervuarët që ushqejnë hidrantët dhe pompat e zjarrit janë zbrazur për shkak të zjarreve.

Gjithashtu, dërgimi i rastësishëm i mesazheve në celularë ku u bënin thirrje qytetarëve të largohen urgjentisht nga shtëpitë të enjten dhe të premten e kaluar, duke shkaktuar shqetësim te popullata, detyroi autoritetet të kërkojnë falje.

Në të njëjtën kohë, Shërbimi Federal i Aviacionit Civil (FAA) njoftoi se po kryen një hetim për incidentin në të cilin një dron shkaktoi një vrimë në krahun e një avioni zjarrfikës.

Zjarret në Los Angelos, mund të rezultojnë të jenë më të kushtueshmet në histori. AccuWeather vlerëson se dëmet do të kenë një vlerë që varion nga 135 deri në 150 miliardë dollarë.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka pretenduar përmes Truth Social, se Kalifornia po vuan nga mungesa e ujit për shkak të politikave të demokratëve për mbrojtjen e mjedisit, të cilat ai thotë se po harxhojnë ujin për të shpëtuar peshqit e padobishëm” Ai ka kërkuar vazhdimisht që guvernatori i Kalifornisë Newsom të japë dorëheqjen.

Erërat e ngrohta dhe të thata, të njohura si erërat e Santa Ana, janë të zakonshme gjatë dimrit të Kalifornisë.

Por këtë javë intensiteti i tyre ishte më i larti që nga viti 2011, sipas parashikuesve. Ky është një makth i vërtetë për zjarrfikësit, pasi Kalifornia, pas dy vitesh mjaft me shi, tani po vuan nga një dimër jashtëzakonisht i thatë, praktikisht pa shi për tetë muaj.

Shkencëtarët shpesh paralajmërojnë se ndryshimet klimatike, do të bëjnë gjithnjë e më të shpeshta dukuritë meteorologjike të karakterizuara si ekstreme, do të shumëfishojnë të ashtuquajturat fatkeqësi natyrore.

The post Zjarret në Los Angelos sjellin pasoja katastrofike/ Dëmet llogariten në mbi 150 mld dollarë, 11 të vdekur appeared first on Albeu.com.

Mbi 100 mijë njerëz të larguar nga shtëpitë e tyre, zjarret në Los Anxhelos sjell shkatërrime me përmasa historike
Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë kapluar një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë shtëpi janë shkatërruar thellë në zemër të industrisë amerikane të filmit. Erërat që arritën shpejtësinë 160 kilometra e kanë përhapur zjarri në një sipërfaqe të madhe, duke arritur në lagjen e mirënjohur ‘Hollywood Hills’ vazhdon të shkatërrohet nga zjarret, njëri prej të cilëve vlerësohet si më i rëndi në historinë e qytetit. Në mes të shumë shtëpive që janë djegur në tërësi përfshihen edhe rezidencat e një mori yjesh të njohura të Hollivudit.

Autoritetet vazhduan përpjekjet për të shuar zjarret masive në orët e para të së enjtes në zonën e Los Anxhelosit që shkatërruan komunitete të tëra.

Mbi 100 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Zjarret që filluan të martën kanë shkaktuar tashmë disa vdekje dhe kanë shkatërruar rreth 2 mijë struktura. Pamjet dramatike kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.

Kalimtarë të rastit u munduan ta shpëtojnë një shtëpi e cila rrezikonte të digjej nga flakët që kishte përfshirë një palmë aty pranë. Kalimtarët komunikuan me banorët e evakuuar të shtëpisë për t’i lejuar të hipin në çati të hedhin ujë mbi pemën që të mos lejonin përhapjen e zjarrit në tërë lagjen. Shumë situata të ngjashme janë publikuar gjithandej në rrjete sociale.

Banorët në qendër të Los Anxhelosit dolën në bulevardin e njohur të Hollivudit ku gjenden disa prej pikave më të njohura të industrisë së filmit për të parë zjarrin që i afrohej qytetit.

“Unë jam shumë e frikësuar sepse kishim një inspektim sot dhe na thanë që zjarret nuk do të kenë mundësi të kalojnë mbi kodra. Kur dolëm këtu në bulevard, fillova të qaja. Është vërtet e frikshme. E di që është më e frikshme për njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre, por është vërtet e frikshme të mendosh se zjarri është kaq afër nesh”, thotë Allison Martin, banore e qytetit.

Imazhet nga hapësira tregojnë shpërndarjen e zjarrit duke kapluar qytetin dhe zonat përreth ndërsa pamjet që tregojnë situatën para dhe pas zjarreve tregojnë nivelin e shkatërrimeve masive.

Presidenti Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Kaliforninë që autorizon fonde dhe burime të tjera për katastrofën. Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi se Presidenti Biden anuloi një vizitë të planifikuar më parë për në Itali për shkak të situatës në Los Anxhelos.

“E di se bota po shikon imazhet e shkatërrimit të qytetit tonë. Unë pashë fushat e betejës me zjarrin dhe ato janë tronditëse”, tha në orët e vona të së mërkurës kryetarja e bashkisë së qytetit Karen Bass.

Deri të enjten në mëngjes, katër zjarre ishin ende aktive në Los Anxhelos, përfshirë edhe kodrat në pjesën perëndimore ku gjenden shumica e rezidencave të yjeve të njohura të Hollivudit.

Në mesin e atyre shtëpitë e të cilëve u janë djegur në tërësi janë edhe aktorët Billy Crystal dhe Mandy Moore. Zyrtarët e qytetit treguan se situata po ndryshon nga çasti në çast.

“Momentalisht zjarri ka kapluar një hapësirë mbi 6300 hektarësh. Dua ta bëj të qartë se ky incident është shumë dinamik dhe situata po ndryshon nga çasti në çast”, tha Kristin Crowley, shefja e departamentit të zjarrfikësve të Los Anxhelosit.

Kalifornia po kalon atë që njihet si sezoni i zjarreve në male. Ky sezon megjithatë ka filluar më herët dhe do të marrë fund më vonë si pasojë e rritjes së temperaturave dhe thatësirës për shkak të ndryshimeve mjedisore.

Shirat që zakonisht përfundojnë sezonin e zjarreve po vonohen, që do të thotë se zjarret mund të vazhdojnë të digjen edhe gjatë muajve të dimrit.

Ndërsa autoritetet po përballen me zjarret masive, republikanët dhe demokratët kanë këmbyer akuza për situatën. Republikanët, përfshirë Presidentin e zgjedhur Donald Trump kanë akuzuar udhëheqjen demokrate të Kalifornisë dhe Los Anxhelosit për keqmenaxhim të situatës, ndërsa demokratët kanë akuzuar rivalët e tyre se po shfrytëzojnë tragjedinë për qëllime politike./VOA

The post Mbi 100 mijë njerëz të larguar nga shtëpitë e tyre, zjarret në Los Anxhelos sjell shkatërrime me përmasa historike appeared first on Albeu.com.

Viti i Ri Hënor, të shtëna me armë në Kaliforni, disa të plagosur
Policia në Kaliforni i është përgjigjur të shtënave më armë që kanë lënë disa të plagosur, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Incidenti ndodhi në Monterey Park, që ndodhet rreth tetë milje (13 km) në lindje të Los Anxhelosit, pas orës 22:00 me orën lokale të së shtunës (06:00 GMT të dielën).

Mijëra njerëz ishin mbledhur më herët në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park.

Ende nuk është e qartë se sa njerëz janë qëlluar apo nëse dikush ka vdekur.

Videot në rrjetet sociale treguan një prani të madhe policie në zonë.

Festivali vjetor i Vitit të Ri Hënor është një ngjarje gjatë fundjavës që ka tërhequr më parë turma prej më shumë se 100,000 vizitorësh.

Festimet e së shtunës mbrëma ishin planifikuar të përfundonin në orën 21:00 me kohën lokale.

/Albeu.com/

The post Viti i Ri Hënor, të shtëna me armë në Kaliforni, disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Ishte zënë me të dashurin, infermierja “fluturon” me 130 km/h, përplaset me makinat dhe u merr jetën 5 personave
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Los Angeles të SHBA-së.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, një grua 40-vjeçare kaloi me të kuqe, me një shpejtësi rreth 130 km/h, duke u përplasur me disa makina, të cilat morën flakë.

Gjithashtu raportohet se nga ky aksident ndërruan jetë 5 persona.

Mendohet se shkaktarja e aksidentit është infermiere, e cila sapo ishte zënë me të dashurin e saj.

The post Ishte zënë me të dashurin, infermierja “fluturon” me 130 km/h, përplaset me makinat dhe u merr jetën 5 personave appeared first on Albeu.com.

Kur ishte pjesë e ekipit qëndronte më shumë në shtëpi, Bale mer mundimin për të vizituar Realin në SHBA
Më vonesë, por Gareth Bale ka shkuar për të vizituar ish-shokët e tij te skuadra e Real Madridit në Los Angelos.

Uellsiani u shfaq në seancën e parafundit të “galaktikëve” para se të kthehen në Spanjë këtë të dielë.

Një vizitë pasdite në të cilën Bale ishte veshur tërësisht gri, ndërsa Ancelotti mori lojtarët dhe tentoi të shmangë mediat.

Gareth Bale tanimë ka nisur një eksperiecë të re në SHBA, duke u bërë ylli më i ri i Los Angelos./albeu.com

The post Kur ishte pjesë e ekipit qëndronte më shumë në shtëpi, Bale mer mundimin për të vizituar Realin në SHBA appeared first on Albeu.com.