lituania Archives - Albeu.com

Lituania kërkon që NATO-ja të rrëzojë dronët rusë mbi Baltik
Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rrëzojnë dronët rusë që hyjnë në hapësirën e tyre ajrore, pasi javën e kaluar një dron i Rusisë u rrëzua në Letoni.

Avionët luftarakë nga shtetet e tjera të NATO-s kanë patrulluar qiejt mbi shtetet e Baltikut që kur ato u bënë pjesë e aleancës ushtarake më 2004, pasi tri ish-republikat sovjetike nuk kanë avionë të nevojshëm për patrullime.

Avionët e NATO-s “nuk duhet vetëm të patrullojnë, por nëse është e nevojshme, edhe të shkatërrojnë dronë”, tha ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Laurynas Kasciunas.

Ai shtoi se procesi i vendimmarrjes për këtë duhet të shkurtohet, në mënyrë që kjo të bëhet e mundur.

Deklaratat e tij vijnë pasi të shtunën një dron i Rusisë u rrëzua në Letoni. Forcat e armatosura të Letonisë thanë se droni ishte i llojit Shahed, prodhim iranian, i pajisur me mjete shpërthyese.

Të martën, presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, tha se shteti i tij po e diskuton problemin e dronëve rusë me aleatët e tij.

“Po e ngremë këtë çështje me partnerët tanë në NATO lidhur me protokollet për pengimin e dronëve, duke bërë thirrje që avionët luftarakë të aleatëve të përdoren menjëherë pasi të shohin se dronë të tillë u afrohen kufijve tanë”, tha Rinkevics.

Zyrtarët nga shtetet e Baltikut po ashtu i kanë bërë thirrje NATO-s që të dislokojë sisteme të mbrojtjes ajrore përgjatë kufirit lindor të aleancës.

Shtetet e NATO-s nuk kanë sisteme të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore, por vitin e kaluar aleanca u pajtua për dislokime afatshkurtra për të zmbrapsur Rusinë.

Në prill, Holanda dislokoi sisteme raketore Patriot për ushtrime në Lituani, por shtetet e Baltikut duan që të ketë dislokim të përhershëm në rajon të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Në fillim të shtatorit, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, tha se Varshava duhet të ketë të drejtë të rrëzojë raketa ruse që kërcënojnë territorin e saj nga hapësira ajrore ukrainase./ REL

The post Lituania kërkon që NATO-ja të rrëzojë dronët rusë mbi Baltik appeared first on Albeu.com.

Polonia dhe Lituania kërkojnë ndihmën e BE-së dhe NATO-s për të mbrojtur kufijtë e tyre nga kërcënimi rus
Ministrat e mbrojtjes të Lituanisë dhe Polonisë kanë bërë thirrje për “ndërkombëtarizimin” e mbrojtjes së kufirit lindor të BE-së dhe NATO-s, ndërsa vizituan murin kufitar me Bjellorusinë pranë Vilnius.

Gjatë një vizite zyrtare të zëvendëskryeministrit polak dhe ministrit të mbrojtjes në Vilnius, ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Laurynas Kasciunas, tha se sistemi kombëtar i mbrojtjes kufitare do të kërkojë rreth 600 milionë euro gjatë një dekade.

Ndërkohë, homologu i tij polak, Wladislaw Kosiniak-Kamysz, premtoi të ngrejë këtë çështje në samitin e NATO-s të javës së ardhshme në Uashington.

Sipas Kosiniak-Kamysz, mbrojtja e kufijve të jashtëm me Rusinë dhe aleatët e saj mbetet një detyrë kyçe, shkruan euronews.

“Shteti i Polonisë, së bashku me aleatët, do të bëjë gjithçka për të mbrojtur edhe më mirë kufirin lindor të BE-së dhe NATO-s”, tha Kosiniak-Kamysz.

“Kjo është thirrja jonë më e lartë dhe kjo thirrje mund të përmbushet jo vetëm nga shtetet-kombe, por para së gjithash nga BE-ja dhe së bashku, ne po bëjmë thirrje për këtë, për të ndërkombëtarizuar çështjen e këtij kufiri”, shtoi ai.

Siç raportohet, vërejtjet e fundit për mbrojtjen e kufijve nga të dy liderët vijnë përballë kërcënimit të paraqitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Javën e kaluar, liderët e Estonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë nënshkruan një letër duke i bërë thirrje Brukselit të përfshihet “si politikisht ashtu edhe financiarisht” në ndërtimin e një muri prej 2.5 miliardë eurosh përgjatë kufirit lindor të bllokut me Rusinë dhe Bjellorusinë, për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve ushtarake dhe hibride.

Polonia, e cila humbi një ushtar në një sulm me thikë përtej murit kufitar më 28 maj, miratoi programin 2.3 miliardë euro për mbrojtjen e kufirit të quajtur Mburoja Lindore.

“Situata në Lituani dhe Poloni është shumë e ngjashme. Ne do të shkëmbejmë përvojat tona dhe do të mbështesim ndërtimin e linjës lituaneze të mbrojtjes, si një linjë mbrojtjeje të krahut lindor të NATO-s dhe BE,” shpjegoi Kosiniak-Kamysz.

Kasciunas i Lituanisë përshkroi masa të tjera që ai tha se do të zbatoheshin së shpejti për të “penguar përparimin e forcave armike”.

“Duke filluar nga fundi i verës, ne do të forcojmë disa pjesë të kufirit”, tha Kasciunas.

Ato përfshijnë mina antitank, mina të largëta dhe një rrjet kanalesh antitank dhe ura të palosshme që mund të pengojnë një armik që po afrohet.

The post Polonia dhe Lituania kërkojnë ndihmën e BE-së dhe NATO-s për të mbrojtur kufijtë e tyre nga kërcënimi rus appeared first on Albeu.com.

Lituania merr masa ndaj Wagner, mbyll dy pika kufitare me Bjellorusinë
Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikat e saj kufitare me Bjellorusinë për shkak të shqetësimeve të ngritura në Vilnius nga prania e mercenarëve nga kompania ushtarake private ruse Wagner në vendin e saj fqinj, njoftoi dje zëvendësministri i Brendshëm lituanez.

“Ne po përgatisim vendimin për mbylljen e dy pikave të kontrollit”, tha Arnoldas Abramavitsos për AFP-në, ato në Sumsko dhe Tviretsos, duke sqaruar se njoftimet zyrtare do të bëhen javën e ardhshme.

Bjellorusia, një aleate e Moskës, mirëpriti mercenarët e Wagner-it pas rebelimit të tyre jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake ruse.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë vlerësuan këtë javë se rreth 4,000 mercenarë të saj ndodhen në tokën bjelloruse.

Të dy vendet po shqyrtojnë një lëvizje të përbashkët për të mbyllur plotësisht kufirin e tyre me Bjellorusinë, duke përmendur shqetësimet se militantët e Wagner mund të kalojnë në territoret e tyre duke u paraqitur si emigrantë, ose të përfshihen në provokime të tjera. Të njëjtën gjë po bën edhe Letonia, e cila po forcon praninë e ushtrisë në kufirin e saj me Bjellorusinë.

Polonia dhe Lituania ngritën gardhe përgjatë kufijve të tyre me Bjellorusinë dhe Rusinë, duke akuzuar Minskun dhe Moskën për orkestrimin e flukseve të migracionit drejt Bashkimit Evropian për ta destabilizuar atë.

The post Lituania merr masa ndaj Wagner, mbyll dy pika kufitare me Bjellorusinë appeared first on Albeu.com.

Frikë për përsëritjen e Ukrainës, NATO shton forcat ushtarake në Lituani
Kërkesa e Lituanisë për të shtuar forcat e NATO-s në kufi u plotësua, pasi është shtuar frika nga ana e tyre për sulm nga Rusia.

Këtë të hënë Gjermania njoftoi se ishte e përgatitur për të vendosur 4,000 trupa në krahun lindor të Lituanisë, edhe pse 800 prej tyre janë vendosur në mënyrë të përhershme atje. Pavarësisht se kanë kaluar shumë pak kohë që nga anëtarësimi, Lituania sheh si mbrojtësin kryesor nga pushtimi rus NATO-n.

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda paralajmëroi një ditë më parë se nëse Bjellorusia do të priste shefin e grupit mercenar Ëagner, Yevgeny Prigozhin pas kryengritjes së fundjavës në Rusi, atëherë NATO-s do t’i duhej të forconte mbrojtjen në krahun e saj lindor.

Nga ana tjetër Suedia ende e paanëtarësuar në NATO, pret një përgjigje, pasi mbetet një nga vendet e rrezikuara nga aggresioni rus, që pas nisjes së pushtimit të saj në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se ka folur me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe ranë dakord që të zhvillojnë takim paraprak, përpara samitit të NATO-s në Vilnius më 11 dhe 12 korrik.

“Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të forconte më tej sigurinë e Balltikut. Fola dje me Presidentin Erdogan dhe jam gjithashtu në kontakt me qeverinë suedeze dhe finlandeze. Dhe ne ramë dakord që të thërrasim një takim të nivelit të lartë në Bruksel përpara samitit. Qëllimi është të arrihet përparim në përfundimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Vendet perëndimore, dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti, kanë shtyrë Ankaranë të japë dritën jeshile, duke këmbëngulur se Suedia ka përmbushur kushtet e nevojshme për anëtarësimin në NATO.

The post Frikë për përsëritjen e Ukrainës, NATO shton forcat ushtarake në Lituani appeared first on Albeu.com.

Si Lituania e vogël po ia del të sfidojë Rusinë dhe Kinën
Nga Tunku Varadarajan “Wall Street Journal”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Lituania është një vend baltik me pak më pak se 2.8 milionë banorë, 1 milionë më pak njerëz sesa banorët e Los Anxhelosit në SHBA. Ajo e fitoi pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991 dhe ka qenë për 3 dekada në periferinë e vëmendjes ndërkombëtare, nën  patronazhin e Bashkimit Evropian (të cilit iu bashkua në vitin 2004) të dominuar nga peshat e rënda si Franca dhe Gjermania.

Lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Ajo e ri-vizatoi dukshëm hartën morale dhe diplomatike të Evropës. Me Francën dhe Gjermaninë që udhëheqin në prapaskenë – kjo e fundit kronikisht e pavendosur dhe peng i furnizimeve energjitike ruse – shtetet e vijës së parë të krahut lindor janë detyruar të ngrenë vetë një mbrojtje të fuqishme evropiane për Ukrainën.

Së bashku me Poloninë, shtetet baltike – Estonia dhe Letonia, Lituania – kanë qenë më të zëshmet në dënimin e pushtimit. Ato kanë dërguar ndihma ushtarake të mëdha dhe kanë  pritur një numër të madh refugjatësh ukrainas. Në këtë mënyrë kanë shkaktuar zemërimin e Rusisë, gjë që ato e konsiderojnë si një dëshmi të një detyre morale të kryer mirë.

“Ne kemi ende një kujtesë shumë të qartë historike të pushtimit sovjetik”- thotë Gabrielius Landsbergis, 41 vjeç, Ministri i jashtëm i Lituanisë, gjatë një bisede me video në platformën Zoom nga kancelaria e tij në Vilnius. “Unë jam një politikan i ri, por e mbaj mend atë, ashtu si brezi i ri në parlament”- shton ai.

Fëmijët e tij “lexojnë vetëm për të”, por lituanezët kanë makthet kombëtare të sulmeve ruse, “jo vetëm mbi tanket në Ukrainë dhe Gjeorgji, por edhe këtu në kryeqytet”. Landsbergis ishte vetëm 9 vjeç kur tanket sovjetike hynë në Vilnius në një përpjekje për të shpërndarë mijëra protestuesit që bënin thirrje për pavarësi.

14 lituanezë u vranë nga trupat sovjetike më 13 janar 1991, që tani përkujtohet si Dita e Mbrojtësve të Lirisë. Tetë muaj më vonë, presidenti rus Boris Yelstin e njohu sovranitetin e Lituanisë. Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara ndodhi disa ditë më vonë. Gjyshi nga babai i Ministrit të Jashtëm, Vytautas Landsbergis, sot 90 vjeç, ishte kreu i parë i shtetit të Lituanisë së pavarur.

Kjo përvojë u jep lituanezëve një “një kuptim shumë të mirë të asaj që kundërshtojmë dhe mbi atë që po lufton Ukraina”, thotë ministri i jashtëm. Po ashtu ai shpjegon pse Lituania është i vetmi vend në botë në një gjendje përplasjeje të hapur si me Rusinë po ashtu edhe me Kinën.

Lituania e sheh veten në gjendej të përballet me 2 vendet e fuqishme autoritare që do të donin të zhduknin sovranitetin e kombeve të tjera. Pozicioni i saj politik u forcua në fund të muajit të kaluar, kur ambasadori i Kinës në Francë tha në televizionin francez se “më parë republikat sovjetike nuk kishin një status në të drejtën ndërkombëtare”.

Armiqësia e Kinës kundër Lituanisë mund të shpjegohet shumë lehtë. Në nëntorin e vitit 2021, qeveria dha leje për hapjen e një Zyre Përfaqësuese të Tajvanit në Vilnius. Një zyrë e tillë, përshkruhet në media si një ambasadë de facto, por Landsbergis kujdeset që ta quajë atë përfaqësi “jo diplomatike”.

Gjithsesi ajo është e vetmja zyrë përfaqësuese e Tavanit në Evropë që përdor termin “Tajvan” dhe jo “Taipei”, dhe i vetmi emër që Kina e konsideron të lejueshëm. Edhe në SHBA, përfaqësuesit e Tajvanit i përmbahen rregullave të imponuara nga Pekini.

Reagimi i Kinës ishte i shpejtë, jo-proporcional dhe hakmarrës. Kina ndërpreu brenda natës të gjithë tregtinë me Lituaninë, e tërhoqi ambasadorin e saj nga Vilnius dhe e dëboi stafin diplomatik të Lituanisë nga Pekini. “Ishte një situatë e paprecedentë. Të kalosh nga 100 për qind në zero volum tregtar me një vend, është diçka që nuk ka ndodhur kurrë. Kjo ngjarja shkaktoi shumë stres për bizneset por edhe për qeverinë, që u përpoq të gjente një mënyrë sesi të përballej me situatën”- deklaron Landbergis.

Ndërsa përpiqej që të përballej më këtë sfidë të madhe ekonomike, Lituania zbuloi se nuk ishte pa miq. Australia, Japonia dhe Koreja e Jugut hapën portet e tyre për anijet që nuk mund të ankoroheshin më në Kinë. “Vitin e kaluar, tregtia jonë me Paqësorin u rrit me 40 për qind. Lulëzimi i tregtisë me Singaporin, bëri që Lituania të hapë atje një ambasadë. Ne shkëputëm çdo lidhje me Kinën, por treguam se ishte e mundur ta përballonim atë dhe të mos toleronim kur bëhej fjalë për vlerat”- tregon më tej shefi i diplomacisë lituaneze.

Tajvani ka ende zyrën e tij në Lituani, dhe marrëdhëniet tregtare me Kinën janë rivendosur, edhe pse ambasadorët nuk janë rikthyer ne selitë përkatëse. Por pse Lituania vendosi ta sfidojë e vetme Kinën në Evropë? Landsbergis nuk i intereson kjo arritje. Ai thotë se vendi i tij “i lejon njerëzit të ndihen dinjitozë, edhe nëse ata e shohin veten si tajvanezë, qoftë politikisht apo kulturalisht”.

Ai shton se pozicioni i Vilniusit ndaj Tajvanit buron nga vlerat e tij kombëtare dhe besimi tek një “rend botëror i bazuar në rregulla”. Ai e krahason drejtpërdrejt Tajvanin me Ukrainën. “Sovraniteti i vendeve është një nga vlerat tona kryesore, siç është edhe dinjiteti i njerëzve, që shfaqet zakonisht kur flasim për njerëzit në Tajvan dhe dëshirën e tyre për t’u njohur si një komunitet demokratik”- shprehet ai.

Kina, thotë Landsbergis, e akuzoi Lituaninë për shkeljen e politikës së tyre të “Një Kine”. “Ne u thamë se çdo vend ka një politikë të tillë dhe ne nuk e kemi shkelur politikën që ka Lituania. Por synimi i Pekinit shkon më thellë sesa kaq, ai përpiqet të shtypë identitetin”- nënvizon ai.

Nën presidencën lituaneze të BE-së në Evropë është rikthyer debati mbi Tajvanin. Në fund të marsit, unioni ra dakord të nisë një proces për të lejuar hakmarrjen tregtare kundër vendeve që përdorin masa ndëshkuese kundër shteteve të saj anëtare. “Dy vitet e fundit Tajvani është bërë gjithnjë e më shumë një temë që po debatohet në Evropë”- thekson Landsbergis.

Letonia dhe Estonia ndoqën shembullin e Lituanisë në largimin nga një forum i quajtur 17+1, i krijuar nga Kina për të ndërtuar marrëdhëniet e saj me vendet e Evropës Lindore. Javën e shkuar Ministri i jashtëm çek tha se “14+1 nuk ka as përmbajtje dhe as të ardhme”. Po në mars, një delegacion prej 150 parlamentarësh çekë vizitoi Tajvanin.

Ndërkaq çekët kanë negociuar me tajvanezët një marrëveshje të madhe për shit-blerje  armësh. Duke komentuar vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Kinë dhe deklaratat kritike ndaj SHBA-së, Ministri i Jashtëm lituanez, shprehet me shqetësim se në Evropë vazhdon të ketë ende “shumë naivitet dhe mendime të dëshirueshme, sipas të cilave përmes tregtisë, diplomacisë dhe ndërveprimit në arenën shumëpalëshe, do t’i tërheqim vendet autoritare më pranë Perëndimit”.

“Këto metoda dështuan bujshëm me Rusinë dhe ne nuk duhet të bëjmë të njëjtin gabim me Kinën”- këshillon ai. Ndërkohë në lidhje me lajmin se Kina është ofruar të ndërmjetësojë përfundimin e luftës në Ukrainë, Landbergis është i bindur se “Kina nuk po përpiqet të ndihmojë Rusinë apo dikë tjetër, por vetëm veten e saj.

Sipas tij Xi Jinping synon “të krijojë një alternativë ndaj Pax Americana”, një “Pax Sinica”, të cilën Landsbergis e cilëson si “Pax Cynica”. Ai shpjegon se Kina kërkon të krijojë një rend të ri global të bazuar në “parimin forca bën të drejtën”. Ai paraqitet si një “rend”’, por në të  fiton vetëm i forti. “Kjo nuk është bota që do të ishte e sigurt për vendin tim. Ajo që e mban Lituaninë të sigurt është Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut”- thotë Landsbergis.

I pyetur nëse ai mendon se lidershipi i SHBA-së është në rënie në nivel ndërkombëtar, shefi i diplomacisë lituaneze pretendon të kundërtën “Jo, mendoj se është rikthyer. Të paktën në rajonin tim. Kur flitet për Evropën, Shtetet e Bashkuara kanë treguar, ashtu si në të kaluarën, se janë këtu përkrah nesh. Pjesëmarrja e SHBA-së ishte vendimtare në dy luftërat botërore, dhe ne po shohim që historia përsëritet, në një formë tjetër. Edhe pse atje nuk po luftojnë trupat amerikane, Ukraina mbështetet shumë nga Shtetet e Bashkuara, jo vetëm ushtarakisht, por edhe politikisht, diplomatikisht dhe financiarisht”.

Landsbergis nuk është i shqetësuar nga mosmarrëveshja e dukshme e brendshme në SHBA – sidomos në Partinë Republikane – mbi nivelin e mbështetjes amerikane për Ukrainën. Ai ka takuar ligjvënës amerikanë nga të dyja partitë dhe ka zbuluar se mosmarrëveshja mbi Ukrainën është e mbivlerësuar. Ai beson se “fryma e Reagan është ende e gjallë” në partinë e Ronald Reagan. Por është e gjallë edhe në Lituani. Reagan tha dikur se teoria e tij për Luftën e Ftohtë ishte “Ne fitojmë, ata humbin”. Landsbergis thotë se fitorja e Ukrainës do të thotë “të rifitosh të gjithë territorin, përfshirë Krimenë”. Ai ka një mesazh për gjithë amerikanët: “Ne jemi të gjithë të lidhur nga një fije gjeopolitike e paparë. Një fitore ose humbje e Ukrainës do të prekë vendin tim, Korenë e Jugut, Tajvanin, Japoninë, Izraelin dhe në fund edhe Shtetet e Bashkuara. Nuk mund të lodhemi, s’mund të ndalojmë së mbështeturi Ukrainën. Ne duhet të vazhdojmë kështu derisa ata të fitojnë”- përfundoi ai. /albeu.com

The post Si Lituania e vogël po ia del të sfidojë Rusinë dhe Kinën appeared first on Albeu.com.

Urdhër-arresti për liderin rus, Lituania mesazh të fortë Putinit: Haga po të pret!
Lituania i ka dërguar një mesazh të fortë presidentit rus Vladimir Putin, pasi u lëshua një urdhër arresti për të dyshuar për krime lufte.

Ministria Jashtme ka postuar në “Twitter”një foto të një pankarte ku shkruhet “Putin, Haga po ju pret”.

Putin, the Hague is waiting for you! https://t.co/5GwHc7k4VW pic.twitter.com/ErDPkARZyp

— Lithuania MFA | #StandWithUkraine (@LithuaniaMFA) March 17, 2023

Në mars të vitit të kaluar, kryetari i bashkisë së Vilnius, Remigijus Simasius, pikturoi të njëjtin mesazh në një rrugë përballë ambasadës ruse të qytetit.

Ditën e djeshme Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhërarrestim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, që përbën krim lufte.

Në deklaratën e gjykatës u tha se urdhërarrestimi është lëshuar edhe për Maria Lvova-Belova, zyrtare ruse për të drejtat e fëmijëve, e cila dyshohet se drejton dëbimin e fëmijëve ukrainas për në Rusi.

Të dy dyshohen se “kanë kryer vepra vetë, bashkërisht me persona të tjerë apo përmes personave të tjerë”, u tha në njoftimin e gjykatës.

Aty po ashtu u tha se Putin ka dështuar “të ushtrojë kontrollin e duhur mbi vartësit civilë dhe ushtarakë që kryen veprat, ose lejoi kryerjen e tyre”. Sipas gjykatës, vartësit ishin “nën kontrollin efektiv të tij [Putinit], në përputhje me përgjegjësinë superiore”.

“Ka arsye për të besuar se çdo i dyshuar është përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, sa i përket fëmijëve ukrainas”, tha Gjykata Penale Ndërkombëtare në deklaratën e lëshuar më 17 mars.

Me këtë urdhërarrestim, Putin bëhet kreu i tretë në botë, që gjatë kohës në pushtet, është përballur me urdhër-arrest ndërkombëtar nga tribunave për krime lufte, së bashku me liderin sudanez, Omar al-Bashir dhe atë të Libisë, Muammar Gaddafi./Albeu.com/

The post Urdhër-arresti për liderin rus, Lituania mesazh të fortë Putinit: Haga po të pret! appeared first on Albeu.com.

Frikë nga lufta, Lituania bën thirrje për prani të përhershme të trupave gjermane
Lituania ka bërë thirrje për praninë e përhershme të një brigade ushtarake gjermane në tokën lituaneze, në mënyrë që të ndihmojë në garantimine sigurisë së vendit baltik.

Ministri i mbrojtjes i vendit, Arvydas Anusauskas, i bëri thirrjet pasi frika rritet nga përhapja e luftimeve në vendet përreth Ukrainës.

Megjithatë, ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius ka thënë më parë se thirrjet nga Lituania për një brigadë të përhershme gjermane do të jenë “në varësi të NATO-s”.

“Kjo nuk varet nga kush çfarë dëshiron, ose kush dëshiron të sigurojë çfarë, por në varësi të NATO-s,” u tha Pistorius gazetarëve.

Që nga viti 2017, Gjermania ka udhëhequr një batalion ndërkombëtar me rreth 1500 trupa në Lituani, si pjesë e një përpjekjeje të NATO-s për të penguar Rusinë nga sulmi në rajonin e Balltikut, i parë si një nga pikat më të dobëta në krahun lindor të aleancës.

Berlini gjithashtu ka një brigadë prej rreth 3,000 deri në 5,000 trupa në gatishmëri në Gjermani me aftësinë për t’u vendosur në Lituani brenda 10 ditëve nëse është e nevojshme.

Por shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë kanë bërë thirrje për vendosje më të mëdha dhe të përhershme të NATO-s për të mbrojtur territoret e tyre që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar./albeu.com

The post Frikë nga lufta, Lituania bën thirrje për prani të përhershme të trupave gjermane appeared first on Albeu.com.

Lituania shpall “non grata” diplomatin e lartë rus
Ministria e Punëve të Jashtme të Lituanisë ka shpallur “non grata” diplomatin rus Sergey Ryabokon. Atij i është dhënë “pesë ditë për t’u larguar nga vendi”, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga ministria e jashtme të hënën.

Arsyetimi i tij bazohej në “veprimet dhe deklaratat e fundit të Ryabokon” të cilat “ishin të papajtueshme me statusin e tij diplomatik” dhe “të konsideruara si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit pritës dhe, për rrjedhojë, shkelën Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.

“Ministria e Jashtme e Lituanisë gjithashtu protestoi ashpër kundër vendimit të Presidentit rus të 30 shtatorit për të aneksuar ilegalisht rajonet ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, pjesë të të cilave u pushtuan përkohësisht nga Rusia”, shkruhej në deklaratë.

Lituania është shfaqur një aleate e vendosur e Kievit që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt. Javën e kaluar, presidenti lituanez së bashku me krerët e tetë vendeve të tjera të NATO-s lëshuan një deklaratë të përbashkët duke mbështetur kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në aleancën e mbrojtjes. Ata gjithashtu bënë thirrje për rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

The post Lituania shpall “non grata” diplomatin e lartë rus appeared first on Albeu.com.

Rusia kërcënon anëtarët e NATO-s dhe BE-së për ngërçin e Kaliningradit
Rusia ka paralajmëruar Lituaninë dhe Bashkimin Evropian se mund të marrë “masa të ashpra” ndaj tyre nëse tranziti i disa mallrave drejt dhe nga enklava ruse e Kaliningradit nuk rifillon.

“Nëse situata nuk stabilizohet në ditët në vijim, atëherë Rusia do të marrë masa të ashpra kundër Lituanisë dhe BE-së”, tha në një deklaratë Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.

“Çështja ka marrë shumë kohë për t’u zgjidhur”, shtoi ajo.

Lituania, e cila është anëtare e NATO-s, ka ndaluar tranzitin e mallrave që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së përmes territorit të saj drejt dhe nga enklava baltike./albeu.com

The post Rusia kërcënon anëtarët e NATO-s dhe BE-së për ngërçin e Kaliningradit appeared first on Albeu.com.

Lëkundet siguria kombëtare, Lituania goditet nga një sulm kibernetik
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e vendit baltik në një deklaratë të lëshuar nga ministria e mbrojtjes së Lituanisë ka njoftuar se është goditur nga një sulm kibernetik.

“Ka shumë të ngjarë që sulmet me intensitet të ngjashëm ose më të madh do të vazhdojnë në ditët në vijim, veçanërisht në sektorët e transportit, energjisë dhe financave”, raporton Reuters.

Sipas njoftimit rrjetet e sigurta të përdorura nga institucionet shtetërore ishin midis të prekurve.

Agjencia e lajmeve po raporton gjithashtu se grupi rus i hakerëve Killnet ka marrë përgjegjësinë, duke thënë se sulmi është në hakmarrje ndaj Lituanisë që parandalon transferimin e mallrave ruse nëpër territorin e saj në enklavën ruse të Kaliningradit./albeu.com

The post Lëkundet siguria kombëtare, Lituania goditet nga një sulm kibernetik appeared first on Albeu.com.