liberalizimi i vizave Archives - Albeu.com

Serbët e Kosovës me pasaporta të “klasit të dytë”
“I gjithë Ballkani Perëndimor tani është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi të hënën në rrjetin X Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell.

Me një janar hyri në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën, shtatë vjet pasi Komisioni Evropian e propozoi atë. Mirëpo, Ljubica S. nga Mitrovica e Veriut nuk mendon si Borrelli. Edhe pse ka lindur dhe jeton në Kosovë dhe ka pasaportë, ajo do të duhet të aplikojë për vizë, të paktën për një kohë të pacaktuar.

Ljubica është një nga disa mijëra qytetarët serbë në Ballkan, që kanë mbetur pa liberalizim të vizave, sepse ata kanë vetëm pasaportë të lëshuar nga autoritetet serbe në veri të Kosovës. Këto pasaporta janë lëshuar nga i ashtuquajturi Departamenti i Koordinimit (DK), që nuk i përket asnjë departamenti të rregullt policor në Serbi, por është një organ i centralizuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Pa llogaritur qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë, qytetarët e Serbisë që kanë pasaporta të lëshuara nga DK janë të vetmit banorë të Evropës që nuk lejohen të udhëtojnë lirisht në vendet e Shengenit,” thotë Dragisha Mijaçiq, koordinator i Grupit të Punës për Kapitullin 35 në negociatat pë anëtarësim në BE.

“Pasaportat e Administratës Koordinuese u lëshohen shtetasve të Serbisë që banojnë në Kosovë. Ata nuk duhet domosdoshmërisht të jetojnë në Kosovë apo të jenë shtetas të Kosovës. Shumë prej tyre janë larguar nga Kosova shumë kohë më parë, por adresa e tyre e vetme e vendbanimit ka mbetur në Kosovë”, shpjegon Mijaçiq.

Pasaportat e rendit të dytë

DK është themeluar në gusht të vitit 2009 me dekret të Qeverisë së Serbisë, si pjesë e dialogut BE-Serbi për liberalizimin e vizave, i cili ka hyrë në fuqi në dhjetor të këtij viti.

Kushti i Komisionit Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Serbisë ishte që administratat policore të zhvendosura nga Kosova – për Mitrovicën e Kosovës, Prishtinën, Prizrenin e kështu me radhë – të mos lëshojnë më pasaporta për qytetarët e Serbisë që banojnë në Kosovë. Por që ky autoritet të transferohet në një organ të centralizuar.

Në të njëjtën kohë, Serbisë iu kërkua që të forcojë procedurat e sigurisë për lëshimin e pasaportave që janë të përjashtuara nga regjimi pa viza. Në atë kohë, Komisioni Evropian i frikësohej “emigrimit ilegal” nga Kosova.

Kjo është arsyeja përse shumë serbë të Kosovës – por edhe disa shqiptarë, romë, goranë dhe të tjerë nga Kosova që janë shtetas të Serbisë – janë përpjekur të transferojnë vendbanimin e tyre, të paktën në mënyrë fiktive, në një nga qytetet e Serbisë dhe të marrin pasaporta të rregullta serbe”.

Nuk mund të marrin të gjithë serbët pasaporta të Serbisë

Të tjerët kanë marrë pasaportat e Kosovës. Por kjy nuk është një opsion për Ljubicën, E cila po përpiqet prej vitesh pa sukses të regjistrohet në regjistrin e qytetarëve të Kosovës.

“Nga viti 2000 kemi një vendim të Qendrës Serbe për Punë Sociale, të cilën ministria kompetente e Kosovës nuk e njeh, ndërsa gjykata refuzon ta vërtetojë regjistrimin e Ljubicës nga frika se do t’i njohë autoritetet e Republikës së Serbisë në Kosovë. Ne nuk kemi një listë të lindjeve nga spitali”, thotë babai i Ljubicës, Petar S.

Pa regjistrim, Ljubica nuk mund të marrë letërnjoftim të Kosovës. Ajo nuk është e vetmja. Për shkak të mosnjohjes së ekstrakteve serbe nga regjistrat e vdekjeve, lindjeve dhe martesave, si dhe vendimeve gjyqësore për shkurorëzim dhe vendime të institucioneve të tjera serbe, një numër i konsiderueshëm i serbëve, romëve dhe të tjerëve ende nuk mund të marrin dokumentet e Kosovës.

Numri i saktë i këtyre personave nuk dihet, por dihet se pa pasaporta të Kosovës apo pa pasaporta të rregullta të Serbisë ata nuk mund të udhëtojnë pa viza. Kështu, ata mbeten i vetmi grup në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të shijojë liberalizimin e vizave.

Sa pasaporta të tilla ka saktësisht?

Në vitin 2016 janë lëshuar pak më shumë se 97.000 pasaporta nga DK dhe MPB-ja e Serbisë. Të dhëna më të reja nuk ka. Deri më sot, ky numër ndoshta është përgjysmuar, sepse shumica prej tyre kanë arritur të marrin një pasaportë “të vërtetë” serbe, e një numër i vogël i tyre edhe të Kosovës.

Përvoja e Milica Radovanoviqit nga Mitrovica Veriore flet se sa e rrallë është sot pasaporta e DK. Në një vit e gjysmë të fundit ajo ka udhëtuar në Poloni, Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Greqi me pasaportën e saj të lëshuar nga DK. Në aeroportin e Vjenës, asaj iu desh të shpjegonte se përse ka një vizë greke njëvjeçare kur nuk jeton dhe nuk punon në Greqi.

“U kam shpjeguar oficerëve të kontrollit të pasaportave se kam një pasaportë “speciale” serbe dhe se më duhet vizë për të hyrë në BE. Pa e mbaruar akoma fjalinë, nëpunësja u përgjigj me buzëqeshje: ‘Oh, e di, po më kujtohet, është kaq e rrallë’. Ma ktheu pasaportën dhe më uroi një udhëtim të mbarë.

Komisioni Evropian e njohu këtë problem dhe propozoi liberalizimin e vizave për pasaportat e lëshuara nga DK, me argumentin se nuk ka më rrezik për migrim ilegal dhe se masa është në përputhje me politikën e BE-së për përshpejtimin e procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithëse Komisioni ia paraqiti propozimin anëtarëve të BE-së dhe Parlamentit Evropian në nëntor, ai nuk u diskutua në samitin e BE-së në dhjetor. “Mundësia e radhës është në mars, kur pritet të miratohet ndryshimi i rregullores dhe të përfundojë diskriminimi ndaj këtyre qytetarëve të Serbisë”, thotë Dragisha Mijaçiq.

Prishtina kundër

Pritshmëri të ngjashme ka edhe Petar. “Shpresoj dhe besoj se vendimi do të merret në gjysmën e parë të këtij viti. Unë supozoj se vendimi nuk është marrë vetëm për të inkurajuar serbët që të marrin pasaportat e Kosovës në numër sa më të madh. Ata nuk e kuptojnë se për disa prej serbëve kjo është e pamundur”, thotë ai.

Në pritje të liberalizimit, Ministria e Brendshme e Kosovës së fundi ka lëshuar mbi 287 mijë pasaporta. Në komunat në veri, të banuara kryesisht me serbë, nga gushti deri në tetor të vitit 2023, janë lëshuar 531 pasaporta – pra mbi 300 pasaporta të Kosovës më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo në mediat e Prishtinës u interpretua si një marrje “masive” e pasaportave nga serbët e Kosovës dhe një tregues i një shkalle më të madhe të integrimit.

Të njëjtin argument e përdor edhe qeveria e Kosovës, si dhe njëzet organizata joqeveritare nga Kosova, të cilat publikisht kërkuan nga Komisioni Evropian që të mos lejojë liberalizimin e vizave për pasaportat e lëshuara nga DK, sepse një masë e tillë do të pengonte integrimin e mëtejshëm të serbëve të Kosovës.

Ky vlerësim u kundërshtua nga organizatat joqeveritare që punojnë në komunitetet serbe në Kosovë. Ato nënvizuan se problemet reale për integrim qëndrojnë në pengesat me të cilat ballafaqohet Ljubica S. Ajo me siguri preferon të presë liberalizimin e vizave të pasaportës së DK, sesa të marrë pasaportën e Kosovës.

The post Serbët e Kosovës me pasaporta të “klasit të dytë” appeared first on Albeu.com.

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Igli Hasani: Një hap i vonuar
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, shprehet se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, është i shumëpritur dhe i merituar.

Postimi:

“E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian.

Një hap i vonuar, që nuk është  i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Gëzuar Vitin e Ri Kosovë!”, shkruan ai.

The post Liberalizimi i vizave për Kosovën, Igli Hasani: Një hap i vonuar appeared first on Albeu.com.

Lëvizja pa viza për Kosovën: Sa dinë qytetarët për liberalizimin?
Kanë mbetur edhe 15 ditë deri në heqjen e vizave.

E Qeveria e Kosovës të premten, pati një njoftim për qytetarët që u shkoi si mesazh, e ku informoheshin ndër të tjera se u lejohen vetëm lëvizje afatshkurtra jashtë vendit. Kjo dhe kampanja që u bë për këtë proces, sipas njohësit të integrimeve evropiane, Dritero Arifi, s’ishte e mjaftueshme që ta ndalë migrimin që mund të ndodhë.

“Ka qenë jashtëzakonisht i zbehtë dhe ka filluar shumë vonë, dhe vetëm ndërtimi i këtij narracioni në shoqërinë kosovare, që me 1 janar ikë fuqia punëtore tregon dështimin e qeverisë”, deklaroi Arifi.

Ndryshe mendon, profesori universitar, Dorajet Imeri, njofton Klan Kosova.

“Kosova deri tash ka pasur mjaftueshëm kampanja vetëdijësuese për qytetarët e saj, sa i takon të drejtave që ata do të fitojnë në momentin kur vizat do të liberalizohen, sa këto do të respektohen mbetet të shihet”, tha Imeri.

Në mbledhjen e fundit ekzekutivi themeloi Mekanizmin për Paralajmërimin e Hershëm për Monitorimin e Trendeve të Migrimit. Derisa përpos videomesazheve në rrjete sociale pati realizuar edhe një kampanjë që nisi më 5 tetor e vazhdoi në 20 komuna të Kosovës.

The post Lëvizja pa viza për Kosovën: Sa dinë qytetarët për liberalizimin? appeared first on Albeu.com.

Tensionet në veri, REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion
Burimet e Bashkimit Evropian, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se, pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën – që është përmendur si mundësi në media, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – nuk është opsion.

Por, të njëjtat burime, kanë pranuar se edhe në BE po shqyrtohet mundësia e marrjes së masave ndaj Kosovës, në rast se vazhdojnë të mos përfillen kërkesat për uljen e tensioneve në veri, dhe gjetjen e një zgjidhjeje për t’i kthyer serbët në institucionet lokale të asaj pjese.

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 9 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

“Ekzistojnë një varg masash që po shqyrtohen dhe diskutohen. Por, shumica e madhe e shteteve anëtare në disa takime, e kanë bërë të qartë se suspendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është opsion“, ka thënë një zyrtar për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, shumica e shteteve anëtare mendojnë se një hap i tillë do të ishte i ekzagjeruar dhe kundërproduktiv, që do të shkonte kundër qytetarëve të Kosovës, e jo kundër atyre, veprimet e të cilëve nuk janë në përputhje me pritjet e BE-së.

Disa burime tjera diplomatike në BE, kanë thënë se pezullimi i liberalizimit të vizave, do të ishte proces i komplikuar edhe për shkaqe procedurale, sepse për këtë do të duhej të sigurohej shumica e kualifikuar në Këshill.

Sipas tyre, pezullimi i liberalizimit të vizave bëhet më shumë për shkaqe tjera, siç janë çështjet e migracionit apo sigurisë, dhe jo aq arsyet politike.

Por, megjithatë, këto burime nuk e përjashtojnë mundësinë që në rast të përshkallëzimit të mëtejmë të situatës, dhe paraqitjes së kërcënimeve për siguri, apo edhe rreziku për migrim masiv, kjo çështje të mos paraqitet në rend dite në BE.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar nga BE-ja më herët gjatë këtij viti.

Vendimi është zyrtar dhe përfundimtar, i botuar në Gazetën Zyrtare, dhe pritet të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2024.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon lëvizjen e lirë në vendet e Zonës Schengen./rel

The post Tensionet në veri, REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion appeared first on Albeu.com.

“Urime Kosovë…”, Meta për liberalizimin e vizave: Një padrejtësi mori fund
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave, duke e cilësuar një moment historik.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ketë vendim, mori fund një padrejtësi, ndërsa shton se faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan.

Postimi i Metës:

Urime Kosovës sonë! Një padrejtësi mori fund. Parlamenti Europian vendosi që qytetarëve të Kosovës t’u liberalizohen vizat. Ishte padyshim diskriminuese që vazhdoi kaq gjatë izolimi i Kosovës, megjithatë e përgëzoj nga zemra çdo qytetar e çdo institucion të Kosovës për këtë hap të madh drejt integrimit europian.

Faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan. Europa ka ditur gjithnjë t’i vlerësojë qeveritë pro-evropiane, siç ka ndodhur me Shqipërinë kur arritëm liberalizimin në vitin 2009, siç po ndodh edhe sot në Kosovë.

/AlbEu.com/

The post “Urime Kosovë…”, Meta për liberalizimin e vizave: Një padrejtësi mori fund appeared first on Albeu.com.

Kurti pas liberalizimit të vizave: Lajm i mirë për Kosovën, një hap më pranë BE-së
Albin Kurti e ka cilësuar një lajm të mirë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter ai tha se një vendim i tillë i sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian.

Kurti falënderoi eurodeputetët për mbështetjen e tyre.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre.

Parlamenti Evropian miratoi këtë të martë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit [të ministrave të BE-së] dhe asnjë amendament. Prandaj, është miratuar qëndrimi i Këshillit dhe është miratuar akti i propozuar”, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola./Albeu.com/

The post Kurti pas liberalizimit të vizave: Lajm i mirë për Kosovën, një hap më pranë BE-së appeared first on Albeu.com.

PE mban sot edhe një votim për liberalizimin e vizave për Kosovën
Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme do të votojë sot edhe një herë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne. Votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancën plenare  të Parlamentit Evropian që mbahet më 18 prill

Në agjendën e sotme të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të bëhet rreth orës 12:00, ndërsa do të raportojë eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënës i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne. Ndërkohë, votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancë plenare që do të mbahet më 18 prill nga Parlamenti Evropian.

Këshilli i Ministrave të BE-së, më 9 mars kishte miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës u bart në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) për një votim sërish.

Hedhja në votim e dosjes së liberalizimit të vizave për Kosovën u planifikua për dje, por kjo u vu në agjendën e sotme të LIBE-s.

Në agjendën e publikuar nga Parlamenti Evropian, pika për Kosovën është e para që do të shqyrtohet sot. Më 12 janar të këtij viti, LIBE kishte votuar pro liberalizimit të vizave. Ndërkaq, për votimin e dytë që do të bëhet sot, Ojamo pati thënë se kjo procedurë duhet të ndodhë prapë.

Për liberalizimin e vizave do të votojë edhe Parlamenti Evropian, ku sipas një draft-agjende kjo pritet me 18 prill. Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë:

Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-ës./express

The post PE mban sot edhe një votim për liberalizimin e vizave për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Ministrat e BE-së sot miratojnë edhe një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën
Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të miratojnë sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi vitin që vjen është vendosur si datë e re në faqen zyrtare të sistemit ETIAS.

Kur të hyjë në fuqi ky sistem, ata që duan të vizitojnë vendet e BE-së pa viza, duhet paraprakisht të regjistrohen përmes tij, dhe më pas marrin një autorizim i cili është i vlefshëm për tre vjet.

Për këtë, qytetarët do të duhet të paguajnë 7 euro, por ata të moshës nën 18 dhe mbi 70 vjeç mund ta bëjnë falas.

Diplomatët në BE thonë se, aktualisht, gjithçka në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën po shkon sipas planit, dhe se afati i hyrjes në fuqi mbetet 1 janari i vitit të ardhshëm.

Burime në BE pohojnë se tashmë nuk shohin ndonjë pengesë në këtë proces, i cili pritet të finalizohet formalisht deri në fund të presidencës suedeze të BE-së, që përfundon më 31 qershor.

Vendimi, thonë ata, do të jetë gati për të hyrë në fuqi, nëse jo më herët, atëherë më 1 janar të vitit 2024. /REL

The post Ministrat e BE-së sot miratojnë edhe një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Vjen dhurata e shumëpritur për Kosovën, arrihet vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave
Të mërkurën, ekipet negociuese nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së arritën një marrëveshje të shumëpritur për dhënien e lirisë së vizave afatshkurtër për Kosovën.

Marrëveshja e sotme ndërmjet Parlamentit dhe Këshillit do të mundësojë që qytetarët e pajisur me pasaportave të lëshuara nga Kosova të mos kenë nevojë për vizë për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore deri në vitin 2024. Përjashtimi i vizave do të hyjë në fuqi pasi të dhënat evropiane të udhëtimit dhe Sistemi i Autorizimit (ETIAS) është vendosur, dhe në çdo rast deri në vitin 2024.

Pas marrëveshjes, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një kuadër të ngjashëm vizash drejt zonës Shengen.

Bashkë ligjvënësit mirëpresin përparimin që ka bërë Kosova në udhërrëfyesin e saj për liberalizimin e vizave. Kosova inkurajohet të harmonizojë politikën e saj të jashtme të vizave me atë të BE-së, dhe shtetet anëtare që nuk kanë ende marrëveshje apo marrëveshje ripranimi me Kosovën duhet të lidhin marrëveshje ose marrëveshje të tilla. Eurodeputetët theksojnë se Kosova duhet të respektojë parimin e mos-kthimit gjatë përmbushjes së obligimeve të saj./abcnews.al

The post Vjen dhurata e shumëpritur për Kosovën, arrihet vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave appeared first on Albeu.com.

Michel: Po bëhet përparim në liberalizimin e vizave për Kosovën
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha të hënën se BE-ja do të japë një përditësim për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Ne do të japim më shumë informacion të martën, por mund t’ju them se po bëhet përparim,” tha Michel në një konferencë me kryeministrin slloven Robert Golob.

“Ne mund të shohim se hapa të rëndësishëm janë bërë kohët e fundit. Nesër dëshirojmë të kemi një deklaratë të përbashkët që do ta afrojë Ballkanin Perëndimor edhe më pranë Bashkimit Evropian,” shtoi ai.

Javën e kaluar, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ranë dakord për t’i dhënë dritë jeshile bisedimeve të Presidencës së Këshillit Evropian me Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

The post Michel: Po bëhet përparim në liberalizimin e vizave për Kosovën appeared first on Albeu.com.