leonard palushi Archives - Albeu.com

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Leonard Palushin
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-shefin e krimeve në Elbasan Leonard Palushi, i akuzuar për korrupsion, teksa dyshohet se i shërbente një personazhi të njohur të botës së krimit, Erjon Alibejt.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i zbritet me 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Po kështu i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një afat kohor 5-vjeçar.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), më datë 27.09.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 47 akti, datë 11.07.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri L.P., kundër vendimit nr. 23, datë 11.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.P. për kryerjen e veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 3 (tre) vite e 6 (muaj) burgim.

2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri L.P. me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.

3. Vuajtja e dënimit të të pandehurit L.P. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

4. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin L.P., për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 23, datë 11.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

The post Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Leonard Palushin appeared first on Albeu.com.

Manipuloi provat dhe informonte kriminelët, dënohet me 3 vite e 6 muaj burg Leonard Palushi
Leonard Palushi, ish-shefi i krimieve në Elbasan, është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg. Palushi po ashtu u dënua me mosushtrim funksionesh publike për një periudhë 5-vjeçare.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, tjetërsimi i provave për vrasjen e Emiljano Ramazanit i shtyrë nga Erjon Alibej dhe ndjekja penale e personave të pafajshëm të grupeve kundërshtare.

Palushi bënte “lojë të dyfishtë” duke shitur informacion te grupet kriminale si dhe duke dekonspiruar kështu aksionet e nisura nga policia dhe prokuroria.

Sipas SPAK dyshohet se Klevis Kapllanaj ka shfrytëzuar rastin se njihem me Manahasat dhe pasi u pagua nga Erjon Alibej, futi një armë pistolete TT, në servisin e familjes Manhasa që ndaj tyre të ngrihej gabimisht akuza për vrasje.

Plan i mirëmenduar por që më pas për shkak te hetimit rezultoi se kishte mungesë provash për fajësinë e Manahasave në krim, të cilët u liruan dhe morën pafajësinë nga SPAK.

Palushi ka dhënë informacionin paraprak, duke pretenduar që ka informacion (me vlerë), për një krim, por në fakt edhe pse ishte vetë në Elbasan, ai nuk shkoi për të verifikuar informacionin për gjetjen e një arme në afërsi të Peqinit.

Në dosjen e prokurorisë bëhet me dije sesi ish-shefi ka orientuar gabim hetimet për vrasjen e Emiliano Ramazanit në Elbasan në vitin 2020.

Grupi hetimor ka faktuar lidhjen e Palushit me Erjon Alibej ndër të tjera gjë të cilën ai vet e ka pranuar se kishte njohje me të dhe disa herë e ka takuar Erjonin dhe në banesë duke qenë se ky i fundit ishte me masë sigurie “arrest me burg” për një tjetër vepër penale dhe konkretisht “vrasje të mbetur në tentative”.

The post Manipuloi provat dhe informonte kriminelët, dënohet me 3 vite e 6 muaj burg Leonard Palushi appeared first on Albeu.com.

Polici i lidhur me bandat, kalon për gjykim dosja e ish-shefit të krimeve në Elbasan
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kaloi për gjykim dosjen ndaj ish-shefit të krimeve në policinë e Elbasanit, Leonard Palushi.

Togat e zeza vendosën që ai të gjykohet me procedurë të shkurtuar, çka në fund të procesit i garanton uljen e një të tretës së dënimit nëse shpallet fajtor.

Ish-shefi i krimeve Palushi u arrestua në kuadër të operacionit ‘Golden Bullet’ pasi dyshohej se kishte kryer manipulime provash në disa ngjarje kriminale, kur ka shërbyer si efektiv në Elbasan.

Nga hetimet e SPAK është provuar se në vitin 2020, Leonard Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt konkretisht një automjet në formë dhurate.

Në këmbim, zyrtari i policisë ka kryer një sërë veprimesh për llogari të porosive që merrte nga Erion Alibej.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka treguar se zyrtari i policisë me porosi të Erion Alibejt, i dyshuar si organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, kishte orientuar hetimet në drejtim të gabuar.

Konkretisht, në datën 20 korrik 2020 ka ndodhur vrasja e shtetasit Emiljano Ramazani, ndërkohë që arma e kësaj ngjarje është vendosur në servisin e familjes Manahasa.

Informacioni në polici për armën është përcjellë pikërisht nga Leonard Palushi.

Sipas të penduarit, dhënia e informacionit është bërë qëllimisht që pas ngjarje të hapej një konflikt mes familjes Manahasa me grupin e Talo Çelës./Albeu.com/

The post Polici i lidhur me bandat, kalon për gjykim dosja e ish-shefit të krimeve në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Alibej: Benzin ja dhurova shef Palushit për goditjen që i bëri “Dragoviçit”. Por RENEA shkoi të kapte Talon
Dhurimi i makinës tip “Benz C Class 3000”, nga Erjon Alibej tek shefi i hetimit të krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi, është bërë në shenjë mirënjohje, për zbulimin e një arsenali armësh dhe arrestimin e Ervis Dakës në 5 qershor 2020.

Daka njihet në Elbasan me nofkën “Dragoviçi” dhe momentalisht ndodhet në burg, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Ervis Daka, ka qenë shok i ngushtë i Emiljano Ramazanit alias “Ilit” dhe lidhje shoqërore e Talo Çelës dhe Mikel Kamamit alias “Keli i Kicit” që fshihet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Daka, fragmentizohet nga policia e Elbasanit, si një person me precedent penal në qytet.

Operacioni për prangosjen e “Dragoviçit” solli dhe zbulimin e dy pistoletave me silenciator, një kallashnikovi, 170 fishekëve dhe një jelek antiplumb.

Sipas dosjes hetimore të SPAK goditja e këtij rasti është organizuar pikërisht nga Leonard Palushi, i cili ka çuar forcat RENEA në banesën e Dakës, me qëllim arrestim e të shumë kërkuarit, Talo Çela, shkruan Ora News.

Informacioni për vendodhjen e mundshme të Talo Çelës në banesën e “Dragoviçit”, ishte “vjelur” përmes takimeve që shefi i krimeve Palushi, kryente me Erjon Alibej në banesën e këtij të fundit.

Alibej ka informuar Palushin se në banesën e “Dragoviçit” qëndron Talo Çela. Pasi anëtarët e grupit të tij ishin mbledhur në këtë banesë për të festuar një ditëlindje.

Kaq ka mjaftuar që Leonard Palushi, të mobilizojë një njësi të repartit special RENEA,e cila ka mbëritur nga Tirana në Elbasan, dhe ka hyrë për kontroll blic, në shtëpinë e “Dragoviçit”. Kontrolli është realizuar në 5 qershor 2020, duke sekuestruar një arsenal armësh dhe municione.

Por nga ky kontroll, nuk u arrit të gjendet asnjë gjurmë e Talo Çelës, për të cilin ishte mobilizuar policia. Për shkak se në banesë, u gjetën armët dhe 170 plumba, policia vendosi të arrestojë vetëm Ervis Dakën.

Por një muaj pas arrestimit nga Policia të “Dragoviçit” në Elbasan, në 20 korrik 2020 është vrarë shoku i tij i ngushtë, Emiljano Ramazani.

Ndërsa në 23 Korrik 2020, Erjon Alibej, i ka dhuruar “Benzin” shefit të krimeve Leonard Palushi, i cili ka dërguar tek noteri shokun e tij të fëmijërisë Atem Tema për kalimin e pronësisë në emër të tij.

“…mbaj mend që Leonardi, do dërgonte një shok të ngushtë të tijin i cili do shkonte të merte makinën. Leonardi, para se të merrte makinën më ka pyetur sa duhej të paguante për makinën dhe kë duhej të paguante. Leonardit i kam thënë se nuk i detyrohesh askujt, pasi e ke dhuratë nga unë. Kjo sepse e ndieja veten shumë borxhli ndaj Leonard Palushit, për aq sa kishte bërë në lidhje me veprimet e tij në rastin e arsenalit tek banesa e Ervis Dakës (Drakoviçit)…”- ka treguar Alibej.

Sipas këtij të fundit: “…për makinën “Benz C Class 3000”, mbaj mend që i kam kërkuar Rigers Spahiut, vëllai i kunatit tim, një elektroaut shumi i njohur Elbasan, i cili tek një servis në autorstradën Elbasan-Metalurgji, i ka vendosur një impiant gazi benzit “C class”, me ngjyrë mjalti. Pasi iu vendos impianti i gazit, kam komunikuar me Leonardit, i kam dërguar një foto, të makinës dhe i kam thënë e ke gati…”./Albeu.com./

The post Alibej: Benzin ja dhurova shef Palushit për goditjen që i bëri “Dragoviçit”. Por RENEA shkoi të kapte Talon appeared first on Albeu.com.

Dekonspiroi policinë, mbyllet hetimi për ish-shefin e Krimeve, akuzat që rëndojnë ndaj tij
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Leonard Palushin.

Ish-shefi i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Elbasan, akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’.

Ai dekonspiroi policinë, duke marrë shpërblim nga Erion Alibej, i cili njihet si organizator dhe urdhërues i disa vrasjeve të ndodhura në Elbasan.

Njoftim për shtyp:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t Organizuar, në bashkëpunim me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal Nr.75/1, në ngarkim të të pandehurit Leonard Palushi, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Nga hetimet ka rezultuar se, në vitin 2020 i pandehuri Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve.

Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, i pandehuri Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin E. A. dhe ka marrë tërthorazi prej tij perfitim te parregullt për të kryer në vijimësi veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie (në mbështetje të E. A.).

Hetimi ka provuar se i pandehuri Leonard Palushi ka marrë në datën 23.06.2020 nga i hetuari E.A. një përfitim të parregullt automjet tip “Mercedes Benz”.

I pandehuri Leonard Palushi duke qënë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vertetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës nje shtetas të njohur të tij.

Në vijim i pandehuri Leonard Palushi e ka mbështetur të hetuarin E A. me veprime në kuadër të detyrës së tij si punonjës policie në mënyrë të vazhdueshme, duke u takuar me të, takime këto për të cilat eproret e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni.

Më konkretisht, në datën 27.07.2020 me kërkesë të E. A. i pandehuri Leonard Palushi ka dhënë informacionin mbi vendndodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së E.A, të krijohej konflikt midis dy grupeve. Mjeti Mercedes-Benz, C300, benzinë, përbën produkt të veprës penale sipas nenit 36 të Kodit Penal. Ky mjet është tjetërsuar më pas duke u shkëmbyer me mjetin tip TOYOTA RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët.

Për mjetin “TOYOTA”, RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët, Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 67 datë 30.01.2023, ka vendosur masen e sekuestros preventive.

Për sa më sipër, i hetuari Leonard Palushi u mor i pandehur dhe dërgua për gjykim për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal.

The post Dekonspiroi policinë, mbyllet hetimi për ish-shefin e Krimeve, akuzat që rëndojnë ndaj tij appeared first on Albeu.com.

Manipuloi provat dhe informonte kriminelët, gjykata refuzon lirim e Leonard Palushit
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për të lënë të lirë ish-shefin e krimeve të Lezhës, Leonard Palushin.

Palushi bënte “lojë të dyfishtë” duke shitur informacion te grupet kriminale si dhe duke dekonspiruar kështu aksionet e nisura nga policia dhe prokuroria. Sipas SPAK dyshohet se Klevis Kapllanaj ka shfrytëzuar rastin se njihem me Manahasat dhe pasi u pagua nga Erjon Alibej, futi një armë pistolete TT, në servisin e familjes Manhasa që ndaj tyre të ngrihej gabimisht akuza për vrasje. Plan i mirëmenduar por që më pas për shkak te hetimit rezultoi se kishte mungesë provash për fajësinë e Manahasave në krim,  të cilët u liruan dhe morën pafajësinë nga SPAK.

Palushi ka dhënë informacionin paraprak, duke pretenduar që ka informacion (me vlerë), për një krim, por në fakt edhe pse ishte vetë në Elbasan, ai nuk shkoi për të verifikuar informacionin për gjetjen e një arme në afërsi të Peqinit.

Në dosjen e prokurorisë bëhet me dije sesi ish-shefi ka orientuar gabim hetimet për vrasjen e Emiliano Ramazanit në Elbasan në vitin 2020.

Grupi hetimor ka faktuar lidhjen e Palushit me Erjon Alibej ndër të tjera gjë të cilën ai vet e ka pranuar se kishte njohje me të dhe disa herë e ka takuar Erjonin dhe në banesë duke qenë se ky i fundit ishte me masë sigurie “arrest me burg” për një tjetër vepër penale dhe konkretisht “vrasje të mbetur në tentative”.

Polici ka ndihmuar Alibejn që të fusin në kurth Seit Manhasën me Talo Çelën pasi mendohej se këta dy persona kishin shoqëri me njeri tjetrin. Në dosje sqarohet se me porosi të Erjon Alibej, Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa. Nuredin Dumani, tashmë bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se Alibej donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos. Ndërkaq, nga hetimet e kryerja ka rezultuar se Alibej është ndihmuar nga Leonard Palushi, për planin e tij. Zyrtari i lartë i policisë, ka orientuar gabim hetimet, duke përfshirë në ngjarje persona që nuk kishin lidhje.

The post Manipuloi provat dhe informonte kriminelët, gjykata refuzon lirim e Leonard Palushit appeared first on Albeu.com.

Futi në kurth babë e bir për vrasjen e Emiljano Ramazanit, avokati kërkon të merret në mbrojtje familja e ish-shefit të policisë që u arrestua
Mes të ndalurve në kuadër të megaoperacionit të SPAK është edhe Leonard Palushi, ish-shef policie në Elbasan, aktualisht polic në Lezhë. Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet . Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Avokati mbrojtës i ish efektivit Palushi i kanë kërkuar gjykatës që policia ti mbrojë familjen, pasi ai ka kryer 20 operacione dhe mund t’i rrezikohet jeta e familjarëve.

Në dosjen hetimore  thuhet se Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjithçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Në vitin 2020 Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve. Në dosje theksohet se me kërkesë ta Palushit është ndërruar leja vjetore e tij, nga data 16-31 korrik 2020 kur ishte planifikuar në 1-15 gusht 2020. Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhni në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte  Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

The post Futi në kurth babë e bir për vrasjen e Emiljano Ramazanit, avokati kërkon të merret në mbrojtje familja e ish-shefit të policisë që u arrestua appeared first on Albeu.com.

Dosja e SPAK/ Si ish-shefi i policisë futi në kurth babë e bir për vrasjen e Emiljano Ramazanit, që të shpëtonte Erion Alibej
Mes të ndalurve në kuadër të megaoperacionit të SPAK është edhe Leonard Palushi, ish-shef policie në Elbasan, aktualisht polic në Lezhë. Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet . Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Në dosjen hetimore të SPAK thuhet se Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjtihccka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Në vitin 2020 Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve.

Në dosje theksohet se me kërkesë ta Palushit është ndërruar leja vjetore e tij, nga data 16-31 korrik 2020 kur ishte planifikur në 1-15 gusht 2020. Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhni në datë 20 korrik 2020.

Financues i kësaj vrasje është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Me porosi të Erjon Alibej, Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa. Sipas Nuredinit, Erjoni donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos. Henrik Hoxhaj me porosi të Nuredinit e ka lënë armën e krimit tek pishat ku kalon kthesat në Cërrik, ku është një vend që ndodhet një lokal në krahun e sipërm të rrugës ka argjinaturë (mur mbajtës). Nuredini i ka treguar shtetasit Klevis Kapllani vendin se ku ishte fshehur arma dhe Klevisi pas dy tre ditëve ka vajtur ka marrë këtë armë dhe e ka çuar dhe vendosur tek servisi i Manhasava. Sipas Nuredinit pas vendosje së armës ka qenë Erjoni ai i cili ka njoftuar një shef krimesh i cili ishte i lidhur me të për vendndodhjen e armës.

Rezulton se në datën 27.07.2020 (7 ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit) në një servis në Peqin në pronësi të shtetasve Albert dhe Seit Manhasa është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e tipit pistoletë e cila referuar aktit të ekspertimit balistik është ajo që ka qitur gëzhojat e fiksuara në vendin e ngjarjes së vrasjes së Emiljano Ramazani. Nga hetimet e kryera rezulton se informacionin në lidhje me vendndodhjen e kësaj arme e ka marrë shtetasi Leonard Palushi i cili më pas ka informuar Drejtorin e Policisë Vendore Elbasan zotin Arjan Muça dhe ky i fundit zëvendësin e tij Alket Shatro i cili më pas ka vajtur në vendin e ngjarjes ku është gjetur edhe pistoleta në fjalë. Rezulton se Leonard Palushi ka patur lidhje me shtetasin Erion Alibej.

Palushi, i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit ndër të tjera ka shpjeguar se: Në datën 20.07.2020, kur ka ndodhur vrasja e shtetasit Emiljano Ramazani ka qenë me pushime vjetore.

Edhe pse me pushime jam munduar të interesohem për zbulimin e vrasjes së Emilano Ramazanit. Disa ditë pas ngjarjes, edhe pse ishte me pushime, në Yzberisht, te dyqani “Ozone Elektronic” rreth orës 10:00 ose 11:00 të paradites më është afruar një shtetas me maske covidi dhe kapelle, rreth 170 cm dhe rreth të 50-tave. Më ka takuar dhe më ka informuar se, tek servisi i Manhasave mbahet e fshehur një armë që është përdorur te vrasja e Milit. Mu drejtua duke më thënë mua nuk më ke parë asnjëherë. Eca rreth 2 – 3 hapa në drejtim të këtij shtetasi por ndërkohë në trotuar erdhi dhe një person tjetër. Ndalova pasi nuk isha i sigurt se çfarë do ndodhte. Të dy bashkë u larguan në drejtim të rrugës kryesore te Unaza e Re. Më vonë komunikova me Drejtorin e Policisë Arjan Muça, i kam thënë se, më ka ardhur një person dhe më ka takuar në Tiranë dhe më ka thënë se arma e ngjarjes së Emiljanos është te Manahasat. Dua të sqaroj se në bisedën e bërë me Drejtorin e Polcisë Arjan Muça kemi patur dyshime se ky informacion mund të jetë i sajuar, por përsëri duke gjykuar se aty mund të kishte armë do ishte ndihmë për zbulimin e autorëve të ngjarjes, pra mund të kishte gjurmë ADN-je. Ai ka deklaruar se informacionin lidhur me armën e gjetur te servisi i Manahasave, nuk e ka përpiluar si SK2, pasi ishte me pushime dhe kur ka dalë në punë ishte pa vlerë pasi ishte ezauruar si informacion. Po kështu ka deklaruar se ka pasur njohje me Erjon Alibeaj me të cilin është takuar për shkak të informacioneve që ai ka dhënë për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, madje e ka takuar edhe në banesën e Erjon Alibeaj. Gjithashtu me kërkesë të tij shtetasi Leonard Palushi ka ndryshuar lejen vjetore nga 01-15.08.2020 në datat 15-31.07.2020.

Në dosje thuhet se Palushi në marrëveshje me të hetuarin Alibej ka bërë të mundur që të orientojë hetimet në drejtim të gabuar duke synuar implikimin e personave të cilët nuk kishin asnjë lidhje me veprën penale të kryer.

Në dosje nënvizohet se edhe deklarimet e dhëna nga ana e të hetuarit Leonard Palushit janë aspak bindëse dhe në kundërshtim me tërësinë e provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit. Deklarimet e dhëna nga shtetasi Nuredin Dumani si dhe ato të dhëna nga bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Euglent Halili krijojnë dyshimin se dhënia e informacionit është bërë qëllimisht që për këtë ngjarje të futeshin në konflikt familja Manahasa me grupin e Talo Çelës. Në këtë mënyrë si rezultat i këtyre veprimeve të kryera nga ana e Leonard Palushit ai ka kryer mospërmbushje të rregullt të detyrës duke qenë në kushtet e ushtrimit të një funksioni publik duke dëmtuar interesat e Albert dhe Seit Manahasa të cilët rezultojnë që janë arrestuar gabimisht.

The post Dosja e SPAK/ Si ish-shefi i policisë futi në kurth babë e bir për vrasjen e Emiljano Ramazanit, që të shpëtonte Erion Alibej appeared first on Albeu.com.

21-vjeçari i vrau kolegun dhe u arratis, zbardhet dëshmia e efektivit: Qëlloi me makinën në ecje, përfunduam në kanal! (FOTO LAJM)
SHÇBA nisi menjëherë hetim penal për dy efektivët shoqërues me nënkomisarin që ra në krye të detyrës Saimir Hoxha. Ndërkohë që kanë kaluar disa orë nga ngjarja është zbardhur dhe dëshmia e shefit të krimeve në Lezhë, Leonard Palushi, prezent në momentin  e vrasjes së Hoxhës.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Palushi është shprehur se të tre efektivët i kanë dalë para makinës së Ramës, por ai nuk ka ndaluar, ka vrarë Hoxhën dhe më pas është larguar, duke hedhur dy të tjerët në kanal.

“Bëmë postbllok pasi kishim informacion për të kërkuarin Xhulio Vokrrin. Saimir Hoxha, unë dhe 2 policë i dolëm para makinës së Aldi Ramës. Rama nuk ndaloi dhe qëlloi, vrau Hoxhën, ne të tjerët përfunduam në kanal,”- mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera.

Rikujtojmë së Aldi Rama, autor i këtij krimi të rëndë, tentoi vetëvrasjen në pyjet e Lezhës ndërkohë që ishte në  kërkim nga RENEA. Dyshohet se me armën e krimit ai ka qëlluar veten e tij në kokë, duke shkaktuar dëmtimin e gjysmës së trurit. Burimet bëjnë me dije se gjendja e tij vazhdon të jetë shumë kritike. /albeu.com/

The post 21-vjeçari i vrau kolegun dhe u arratis, zbardhet dëshmia e efektivit: Qëlloi me makinën në ecje, përfunduam në kanal! (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.