leje qendrimi Archives - Albeu.com

Gjermania po jep 10-14 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vit, e dyta në Europë
Pas viteve ’90, Italia dhe Greqia ishin streha e emigrantëve shqiptarë që u larguan, në kërkim të një pune dhe jete më të mirë. Pas disa vitesh, të ikurit u integruan gradualisht.

Në vitin 2008, Italia dha 63 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, ndërsa Greqia, 30 mijë. Nga shtetet e tjera, numri i lejeve ishte minimal, p.sh. Franca dha atë vit 404 dhe Gjermania, 461.

Pas periudhës 2008-2009, lejet e qëndrimit dhënë nga këto dy shtete ranë, duke reflektuar frenimin e emigracionit. Por, vala e re e emigracionit që ka përfshirë vendin pas vitit 2016 po tregon një gjeografi shumë më të zgjeruar.

Ndërsa Italia vijon të ruajë kryesimin, me rreth 30 mijë leje në vit, për herë të parë që nga viti 2020, Gjermania ka kaluar si shteti i dytë për nga numri i lejeve që jep për shtetasit shqiptarë. Në 2022, ky shtet dha nivelin më të lartë të lejeve prej gati 16 mijë, ndërsa në 2023, rreth 15 mijë leje.

Greqia në 2023 dha 12.6 mijë leje. Kroacia renditet në vend të katërt (1800), e ndjekur nga Belgjika (1240) dhe Malta me rreth 1200.

Gjermania, Kroacia dhe Malta, destinacione punësimi

Ndërsa në Greqi dhe Itali, arsyeja kryesore e lejeve mbetet ajo familjare, Gjermania, Kroacia dhe Malta po rezultojnë tërheqëse për punësim.

Në 2023, Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë (nga 14.8 mijë leje gjithsej). Mjekë, infermierë, specialistët të IT-së apo dhe të tjerë po lënë vendet e tyre të punës në Shqipëri dhe po emigrojnë me kontrata të rregullta në Gjermani. Ky i fundit ka dhënë 10 mijë leje qëndrimi për arsye punësimi në vetëm 2 vjet (2022-2023).

Dy destinacione të tjera që po rezultojë tërheqëse për punonjësit shqiptarët, janë Kroacia dhe Malta. Që nga viti 2019, Kroacia jep mesatarisht rreth 2 mijë leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.

Burimet nga tregu pohojnë se ata punojnë kryesisht në ndërtim, për shkak të pagave të mira, apo dhe në turizëm në sezon.

Malta është shteti tjetër që po tërheq shqiptarë për të punuar, kryesisht në ndërtim dhe turizëm. Në 2022 Malta dha mbi 1800 leje, ndërsa në 2023 numri i tyre ra në gati një mijë.

Pothuajse të gjitha lejet që jepen nga Kroacia dhe Malta janë për arsye punësimi.

Vala e re e emigracionit rriti sërish lejet e qëndrimit.

Në vitin 2023, u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë, sipas Eurostat.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.

Në 2022-2023, janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë./ Monitor

The post Gjermania po jep 10-14 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vit, e dyta në Europë appeared first on Albeu.com.

Greqia bllokon emigrantët shqiptarë, pas 30 marsit nuk do të lejohet lëvizja pa leje qëndrimi
Komuniteti Shqiptar në Greqi, ka publikuar në rrjete sociale një vendim që sipas tyre, ndalon emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrimin.

Ky vendim pritet të zbatohet pas datës 30 Mars 2024. Para kësaj date, emigrantët duhet të jenë kthyer në Greqi, ose ndryshe nuk do t’ju lejohet hyrja.

Regullorja e re thuhet në njoftim se është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare.

Njoftimi:

Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre vetëm me leje qëndrimi. Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin, nuk mund të udhëtoni as drejt vendit tuaj, pas datës 30 mars 2024. Mos bëni gabimin të udhëtoni, sepse nuk do të lejohet hyrja. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që ndodhen jashtë Greqisë sot. Duhet të jenë kthyer deri në datën 30 mars, ndryshe nuk do lejohet hyrja e tyre.

Kështu thotë rregullorja e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare. Nga policia e aerodromit më thanë që presin ndryshime, por nuk e dimë a do ketë ndryshime dhe si do funksionojnë ato. Për momentin bëni kujdes”.

Ky vendim vjen në vijim të ftohjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të burgosjes së Fredi Belerit dhe moslejimin e tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Beleri është dënuar gjithashtu nga GJKKO, me mbi dy vjet burg nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Ndërkohë më 19 Mars, pritet të mbahet edhe një seancë gjyqësore për këtë çështje në Gjykatën e Apelit.

The post Greqia bllokon emigrantët shqiptarë, pas 30 marsit nuk do të lejohet lëvizja pa leje qëndrimi appeared first on Albeu.com.

Emigracion rekord në 2022, BE dha 74 mijë leje qëndrimi, niveli më i lartë nga 2010
Shtimi i flukseve emigratore është reflektuar në rritjen e ndjeshme të lejeve të qëndrimit, që vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë për shtetasit shqiptarë në vitin 2022.

Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë (73,858) morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%.

Ndërkohë, kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të shtimit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe punuar në një nga shtetet e Bashkimit Europon.

Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë. Kjo shifër është gati sa një e treta e popullsisë që raportohet se jeton në Shqipëri (Censi që do e tregojë saktë numrin e personave që kanë mbetur në vend po zhvillohet këtë vit).

Institucionet ndërkombëtare i shohin lejet e qëndrimit si treguesin kryesor për të matur nivelet e migrimit të një vendi.

Grafiku “Lejet e qëndrimit për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së” tregon se pasi kulmoi në 2008 (viti i parë kur Eurostat raporton të dhënat) numri i lejeve të qëndrimit filloi të binte ndjeshëm deri në 2014-n, duke reflektuar mbarimin e ciklit të parë të emigracionit, që kishte nisur në gjysmën e parë të viteve ’90.. Më pas nisi rigjallërërimi i këtij cikli nga viti 2015, që u reflektua dhe në numrin e lartë të kërkesave për azil, që në atë kohë arriti në rekordin e gati 70 mijë personave.

Lejet e dhëna, po ashtu dhe kërkesat për azil, ranë më pas në 2020-n, si rrjedhojë e kufizimeve të pandemisë. Pas pandemisë nisi sërish një valë e re ikjeje, që u ndie shumë në vend, si në tregun e punës me bizneset që nuk gjenin do punonjës, ashtu dhe në konsum, me sipërmarrjet që ankoheshin për rënie të shitjeve.

Shtimi i lejeve të qëndrimit në 2022 është në linjë me rritjen e kërkesave për azil po këtë vit, që arritën nivelin më të lartë në gati një dekadë.

Italia dhe Greqia janë shtetet kryesore që kanë dhënë në vite leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë, ndërsa në 2022 u shënua rritje e ndjeshme e lejeve të dhëna nga Gjermania. Në 2022, Italia dha 34.8 mijë leje qëndrimi, Greqia 14.3 mijë dhe Gjermania 13.3 mijë.

Sipas arsyeve, në 2022, gati 75% e lejeve u dhanë për arsye familjare, 4.3% për studime dhe pjesa e mbetur për arsye të tjera.

Gati 3.7 milionë leje qëndrimi në total u dhanë për herë të parë në 2022 në BE

Sipas Eurostat, gjatë vitit 2022 në Bashkimin Europian gati 3.7 milionë leje qëndrimi u dhanë për herë të parë për qytetarët e jo BE-së, një rritje m 26 për qind (+753 445 leje) krahasuar me vitin 2021. Shifra totale është më e larta e regjistruar që nga viti 2009, duke nivelin e regjistruar e para pandemisë, në 2019, ku u dhanë 3 milionë leje qëndrimi.

“Arsyet e punësimit” përbënin 42% të të gjitha lejeve të qëndrimit të dhëna në vitin 2022, me rreth 1.6 milionë leje, që tregon një rritje prej 18% krahasuar me vitin 2021 (+243 617).

“Arsyet familjare” përbënin 24%, “arsye të tjera”, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, përbënin 21%, dhe “arsye arsimore” 13%.

Krahasuar me vitin 2021, këto tre arsye kryesore shënuan rritje të konsiderueshme: “arsye të tjera” u rritën me 37% (+209 074), e ndjekur nga “arsye arsimore” (+33%; +117 230) dhe arsye familjare” (+26 %; +183 524).

Ndër vendet e BE-së për të cilat disponohen të dhëna në vitin 2022, Gjermania kryesoi listën e lejeve të qëndrimit të dhëna për herë të për në BE, me 538 690 leje (15% e totalit të lejeve të lëshuara në BE). Më shumë se 300 000 leje të para janë lëshuar gjithashtu nga Spanja (12%; 457 412 leje;), Italia (9%; 337788) dhe Franca (9%; 324 200).

Rritja më e madhe relative në numrin total të lejeve të dhëna në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, është regjistruar në Gjermani: +190% (nga 185 570 në 2021 në 538 690 në 2022). Rritja në Gjermani ishte kryesisht për shkak të rritjes së numrit të lejeve të dhëna për arsye familjare dhe të tjera. Gjermania ndiqet nga Malta (+164%; nga 14 358 në 37 851) dhe Irlanda (+146%; nga 34 935 në 85 793).

Ulje në numrin total të lejeve të lëshuara në 2022 krahasuar me 2021 u regjistruan në Çeki (-28%; nga 74 395 në 53 809), Sllovaki (-6%; nga 29 067 në 27 441) dhe Hungari (-1 %; nga 58 115 në 57 286).

Destinacionet më të zakonshme për punë në vitin 2022 për të cilat disponohen të dhëna ishin Spanja (145 314 leje), Gjermania (81 795 leje) dhe Italia (66 791 leje).

Vendet e BE-së me numrin më të madh të lejeve të dhëna për arsye familjare në vitin 2022 ishin Gjermania (5%; 188 367), Spanja (5%; 168 804) dhe Italia (4%; 131 275) të totalit të lejeve të para të qëndrimit.

Gjermania kryesoi gjithashtu listën e “arsyeve të tjera”, me 198 456 leje dhe 5% të totalit të lejeve të parë të qëndrimit, e ndjekur nga Italia (114 256) me 3%.

Franca dha më shumë leje të lidhura me arsimin (3%; 104 777), e ndjekur nga Gjermania (70 072) dhe Spanja (58 636), secila me 2% të totalit./monitor

The post Emigracion rekord në 2022, BE dha 74 mijë leje qëndrimi, niveli më i lartë nga 2010 appeared first on Albeu.com.

Bundestagu miraton ndryshime në lejen e qëndrimit në Gjermani
Bundestagu ka miratuar ndryshime në të drejtën e qëndrimit në Gjermani. Të huajt që kanë jetuar të paktën pesë vjet në Gjermani me statusin “i duruar” mund të marrin në të ardhmen një leje qëndrimi të përkohshme. Tema të tjera të trajtuara nga Bundestagu ishin paketa e lehtësimeve për spitalet dhe ndryshimet në ligjin vjetor të taksave.

Leja e qëndrimit e miratuar mund të ketë një kohëzgjatje deri në 18 muaj. Ajo do t’u mundësojë personave të interesuar të plotësojnë kushtet e nevojshme për qëndrim të ligjshëm. Ndër këto kushte janë njohja e gjermanishtes dhe garancia për të ushqyer veten. Për më tepër, paketa legjislative përfshin lehtësimin e dëbimit të kriminelëve.

Gjatë debatit paraprijës, grupi parlamentar opozitar i partive unioniste, CDU/CSU përsëriti kritikat e tij ndaj rregulloreve të reja. Politikani i CSU-së Lindholz tha se ligji ofron stimuj të gabuar për të qëndruar në Gjermani. Qeveria e koalicionit tringjyrësh (i quajtur semafor në Gjermani) e mbrojti projektin. Politikani socialdemokrat Lindh theksoi se kjo i dha fund situatës së padenjë të “lejeve zinxhir me statusin “i duruar”.

Ligji tatimor vjetor me tatim më të lartë për trashëgiminë

Parlamenti miratoi gjithashtu ndryshime në ligjin vjetor të tatimeve. Ofrohet lehtësim financiar për shembull për instalimet e paneleve diellore, për punonjësit dhe për ndërtimin e banesave. Nga ana tjetër, grupet e naftës duhet të paguajnë një kontribut për krizën energjitike për një periudhë të kufizuar. Përveç kësaj, sipas amendamentit, transmetimi i pasurive të paluajtshme me trashëgimi ose dhurim mund të taksohet më shumë, vlera e tregut të shtëpive dhe apartamenteve duhet të përafrohet. Këshilli Federal, Dhoma e Landeve ende nuk e ka shqyrtuar projektligjin. CDU/CSU paralajmëroi se po rriten taksat nga dera e pasme. Politikani i CSU-së Brehm e akuzoi FDP-në, partinë konservatore në qeverinë aktuale të Gjermanisë për mashtrim zgjedhor. Kjo parti kishte premtuar se nuk do të kishte rritje taksash.

Miratohet reforma spitalore

Bundestagu miratoi gjithashtu, me votat e koalicionit qeveritar, një paketë ligjesh që synojnë lehtësimin e barrës mbi spitalet dhe objektet e kujdesit sanitar. Dispozitat e reja synojnë, ndër të tjera, të përmirësojnë kushtet e punës së personelit të kujdesit shëndetësor, i cili shpesh është shumë i ngarkuar. Për ta bërë këtë, duhet të vendoset një instrument i ri për matjen e nevojave në personel – bazuar në shifrat ideale të stafit të llogaritur për departamentet. Ky instrument është planifikuar të futet gradualisht. Përveç kësaj, disa ekzaminime klinike tani do të jetë e mundur të bëhen si mjekim ditor, pa qenë nevoja për t’u shtruar në spital. /DW

The post Bundestagu miraton ndryshime në lejen e qëndrimit në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Iu refuzua tri herë leje-qëndrimi në Britani, 30-vjeçari shqiptar nuk heq dorë: Mos më largoni! Djali im tre-vjeçar…
Është tashmë i njohur fakt i se sa shumë shqiptarët e kërkojnë Anglinë, madje rrezikojnë jetën me gomone për të kaluar La Manche për të hyrë në Britani si emigrantë ilegalë e për të jetuar atje.

Daily Mail ka sjellë sot në vëmendje rastin e një shqiptari, i cili edhe pse është deportuar dy herë nga Britania, vijon të kërkojë të drejtën e leje qëndrimit.

30-vjeçari Blerim Ismalaj u dëbua për herë të parë nga Britania e Madhe në janar të vitit 2013, pasi kaloi 16 muaj në një burg për të miturit.

Që atëherë, ai është kthyer dy herë në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjatë qëndrimit të tij të fundit në vitin 2019, ai u bë me një fëmijë nga partnerja e tij britanike.

Ismalaj përdori pikërisht këtë fakt, pra që tashmë në jetën e tij është edhe një fëmijë, që të argumentonte se i takon e drejta e leje qëndrimit sipas Aktit të të Drejtave të Njeriut.

Ai pretendon se jeta e djalit të tij tre vjeçar do të ndikohej negativisht nëse ai do të detyrohej të largohej përsëri Britania.

Megjithatë vendimi për ekstradimin e tij është lënë në fuqi nga gjykata.

Daily Mail raporton se një ngjarje e tillë vjen pasi Britania e konsideron fluksin e shqiptarëve që mbërrijnë e gomone në brigjet e vendit, një problem tejet shqetësues.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel nënshkroi një marrëveshje deportimi me Shqipërinë në korrik 2021, duke lejuar Britaninë të kthejë kriminelët dhe azilkërkuesit të cilëve i refuzohet azili.

Ismalajt iu dorëzua për herë të parë një urdhër dëbimi në dhjetor 2012 në moshën 20-vjeçare, pasi u dënua për prodhim narkotikësh.

Ai u deportua në Shqipëri një muaj më vonë, por e shkeli këtë urdhër duke u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar në tetor 2016, ku nisi një lidhje me një britanike, nënë e dy fëmijëve.

Ai u deportua sërish për në Shqipëri në korrik 2018, por u rikthye në Britaninë e Madhe në janar 2019, një muaj para lindjes së djalit të tij në gusht kur edhe u kurorëzua në martesë me partneren.

Në fillim të këtij muaji, bashkëshortja e tij ka udhëtuar drejt Shqipërisë me tre fëmijët e saj për t’u treguar atyre vendlindjen e Ismalajt.

“Blerimi është burri im. Unë jam gruaja e tij. Së bashku kemi një fëmijë, një djalë tre vjeç. Ai nuk ka një vizë për të qëndruar këtu, kështu që nuk mund të punojë. Ishte në proces, por është refuzuar”, tha ajo.

The post Iu refuzua tri herë leje-qëndrimi në Britani, 30-vjeçari shqiptar nuk heq dorë: Mos më largoni! Djali im tre-vjeçar… appeared first on Albeu.com.

Arrin në 15 mijë numri i të huajve në vend, gjysma e tyre për të punuar, kryesojnë iranianët
Ka arritur pothuajse në 15 mijë numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri me leje qëndrimi, ndërsa pothuajse gjysma e tyre janë për arsye pune.

Sipas INSTAT, Në fund të vitit 2021, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14.921 banorë, duke pësuar rritje me 9,6%, krahasuar me 2020.

Numri i të huajve rezidentë në 2021 dominohet nga meshkujt me 63,0 % kundrejt femrave me 37,0%.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2021 ishte 9.106 aplikime, duke shënuar një rritje me 18,9%, krahasuar me vitin 2020.

Të huajt rezidentë me origjinë nga Irani, Italia dhe shtetasit nga Kosova përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2021, respektivisht me 2.586, 2.324 dhe 1.869 banorë.

Të huajt me origjinë nga Evropa, në vitin 2021 rezultojnë 8.812 banorë dhe përbëjnë 59,1% të të huajve gjithsej kundrejt 56,8% që përbënin në 2020.

Arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2021, me 47,7%.

Në vitin 2021 janë evidentuar 10.062 të huaj të parregullt në territorin e vendit ku pjesën më të madhe të tyre, e zënë të huajt me origjinë nga Siria dhe Afganistani me 67,0%.

Të huajt në Shqipëri

Gjatë 2021 numri i të huajve rezident përbëhet nga 9.400 meshkuj dhe 5.521 femra. Meshkujt zënë 63,0% në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2021 është 9.106 aplikime, duke shënuar një rritje me 18,9%, krahasuar me vitin 2020. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Irani dhe Italia përbëjnë 42,2% të aplikimeve gjithsej, në 2021.

Të huajt në Shqipëri sipas kontinenteve

Të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri, sipas vendit të origjinës, në 2021 kryesohen nga vendet e Evropës, duke zënë 59,1% të të huajve rezident gjithsej. Të huajt me origjinë nga Evropa janë 8.812, duke shënuar një rritje me 14,1%, krahasuar me 2020. Të huajt me origjinë nga Azia janë 4.222, duke shënuar një rritje me 4,3%, krahasuar me 2020. Të huajt me origjinë nga Amerika, Afrika dhe Oqeania janë 1.887, duke pësuar një rritje me 2,7%, krahasuar me 2020.

Të huajt në Shqipëri sipas vendit të origjinës

Në 2021 të huajt rezident në Shqipëri me origjinë nga Irani janë 2.586 banorë, duke shënuar një rënie me 0,9%, krahasuar me 2020. Të huajt me origjinë nga Italia janë 2.324 banorë, duke shënuar një rritje me 12,4%, krahasuar me 2020. Shtetasit nga Republika e Kosovës janë 1.869 banorë, duke shënuar një rritje me 21,2%, krahasuar me 2020.

Të huajt në Shqipëri sipas arsyes

Në vitin 2021 të huajt rezident për arsye punësimi zënë 47,7% të të huajve gjithsej, ndjekur nga arsyet për bashkim familjar me 24,1%, arsyet për qëllime humanitare me 17,8%, arsyet për studime 2,8% dhe arsyet të tjera me 7,5%.

Të huajt me origjinë nga Irani kryesisht dominohen nga arsye humanitare për të marrë leje qëndrimi në Shqipëri (99,3%).

Te të huajt rezident në Shqipëri me origjinë nga Italia, përveç arsyes për bashkim familjar (61,7%) vihet re edhe një dominim i arsyes për punësim (17,5%).

Të huajt me origjinë nga Kosova, kryesohen nga arsyet për punësim (42,3%) dhe arsyet për bashkim familjar (29,1%).

Të huajt me origjinë nga Turqia, kryesohen nga arsyet për bashkim familjar (69,2%) dhe arsyet për punësim (28,9%).

Të huajt me origjinë nga SHBA dhe Egjipt dominohen nga arsyet për bashkim familjar (respektivisht me 64,3% dhe 77,0%).

Të huajt e parregullt

Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm, rezultojnë 10.062 persona në 2021, kundrejt 18.835 personave në 2020.

Të huajt e parregullt të kapur për herë të parë sipas vendit të origjinës në 2021, kryesohen nga vende si Siria me 5.366 persona, Afganistani me 1.377 persona, Bangladeshi me 832 persona, Maroku 505 persona./Monitor

The post Arrin në 15 mijë numri i të huajve në vend, gjysma e tyre për të punuar, kryesojnë iranianët appeared first on Albeu.com.

Gati gjysma e lejeve të qëndrimit për shqiptarë në 2008-2021 u dha nga Italia
Janë gati 780 mijë shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës 2008-2021.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, është Italia shteti që kryeson me dhënien e lejeve për këtë periudhë, me 372 mijë lejë të dhëna, ose 47% e totalit.

Pas Italisë, vendin e dytë e zë Greqia, me 258 mijë leje të dhëna, ose 33% e totalit.

Në vendin e tretë vitet e fundit ka kaluar Gjermania, që ka dhënë gjithsej 53 mijë leje, ose gati 75 të totalit. Lejet e qëndrimit të dhëna nga shteti gjerman janë rritur vitet e fundit pasi shumë shqiptarë iu drejtuan Gjermanisë për të punuar, kryesisht mjekë, infermierë, punonjës të teknologjisë së informacionit etj.

Mbretëria e Bashkuar ka kaluar në vend të katërt, me rreth 20 mijë leje qëndrimi të dhënav, por për këtë shtet Eurostat raporton të dhënat deri në 2018-n. deri atë vit përgjithësisht jepeshin 2-3 mijë lejë në vit.

Pas këtyre katër shteteve renditet Franca, me 17 mijë lejë qëndrimi të dhëna gjithsej, ose 2.2% e totalit, Ndonëse Franca është më e preferuara për kërkesat për azil nga shqiptarët, duke u renditur e para vitet e fundit, duket se shteti francez edhe pse mund të mos I përzërë, sërish është ngurrues për të dhënë leje qëndrimi.

Belgjika, Suedia Kroacia, kanë dhënë në periudhën 2008-2021 rreth 7-9 mijë lejë qëndrimi, ndërsa shtetet e tjera më pak se 3 mijë leje gjithsej.

Edhe në vitin 2021, kur u dhanë në total 55 mijë leje nga shtetet e BE-së (pa Mbretërinë e Bashkuar) Italia ishte shteti më bujar, me gati 30 mijë leje, ose 54% të totalit, e ndjekur nga Greqia me 18%.

Por, ndërsa deri në vitin 2011 kishte një diferencë të lartë mes lejeve që jepeshin nga Italia dhe Greqia në raport me shtetet e tjera, vitet e fundit diferenca është ngushtuar dukshëm duke treguar një preferencë drejt shteteve të tjera, kryesisht Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë (shiko grafikun: Lejet e qëndrimit dhënë në vite, sipas shteteve kryesore, 2008-2021)

Ikja vazhdon

Ikja e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian duket se nuk ka të ndalur.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së.

Në krahasim me një vit më parë, kur ky process u bllokua nga pandemia, lejet janë rritur me 47%.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë. Duke përfshirë dhe Mbretërinë e Bashkuar shifra arrin në rreth 780 mijë Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion.

Kjo shifër është gat isa 30% e popullsisë që vlerësohet që jeton aktualisht në Shqipëri. https://www.monitor.al/756-mije-shqiptare-kane-leje-qendrimi-ne-be-ikja-vijon-edhe-55-mije-u-shtuan-ne-2021//Monitor

Burimi: Eurostat, përpunime të Monitor

The post Gati gjysma e lejeve të qëndrimit për shqiptarë në 2008-2021 u dha nga Italia appeared first on Albeu.com.

Heroi shqiptar në Francë, shpëton nga flakët 8-vjeçarin: I refuzohej shpesh leja e qëndrimit (VIDEO)
Një i ri shqiptar është shndërruar në heroin e ditës në Francë pasi ka shpëtuar nga flakët një fëmijë 8 vjeçar.

Roland Aliu shpëtoi 8-vjeçarin nga flakët që po përpinin gjithçka në një banesë që shërbente si pavijon për fëmijët e vegjël, shkruajnë mediat franceze.

Banorët e rrethit të Trois Cités de Poitiers kanë falënderuar dhe përshëndetur aktin e guximshëm të shqiptarit Aliu të cilit i është refuzuar vazhdimisht leja e qëndrimit nga shteti francez./albeu.com/

The post Heroi shqiptar në Francë, shpëton nga flakët 8-vjeçarin: I refuzohej shpesh leja e qëndrimit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.