Lehtesim Archives - Albeu.com

BE-ja pezullon totalisht lehtësimin e vizave për rusët
Nga Erisa Zykaj

Këshilli i Bashkimi Europian miratoi sot një vendim që pezullon plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave midis BE-së dhe Rusisë. Si rrjedhim qytetarët rusë nuk do të përfitojnë nga lehtësimet e mëparëshme për të qarkulluar në territorin e Bashkimit Europian.

Për qytetarët rusë, do të zbatohen rregullat e përgjithshme të kodit të vizave.

Kjo do të rezultojë në një rritje të tarifës së aplikimit për vizë nga 35 në 80 euro, nevojën për të paraqitur dëshmi shtesë për dokumente, rritjen e kohës për shqyrtimin e kërkesës për viza dhe rregulla më kufizuese për lëshimin e vizave me shumë hyrje.

Ministri i punëve të brendshme çeke, Vít Rakušan ka shpjeguar pse Bashkimi Europian arriti në këtë vendim:

“Një marrëveshje për lehtësimin e vizave lejon akses të privilegjuar në BE për qytetarët e partnerëve të besuar me të cilët ne ndajmë vlera të përbashkëta. Me luftën e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit në Ukrainë, duke përfshirë sulmet e saj pa dallim kundër civilëve, Rusia ka thyer këtë besim dhe ka shkelur vlerat themelore.

Vendimi i sotëm është një pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të Rusisë dhe dëshmi e mëtejshme e angazhimit tonë të palëkundur ndaj Ukrainës dhe popullit të saj.”

Ky vendim pritet të botohet në fletoren zyrtare të Bashkimit Europian ditën e sotme. Ai do të hyjë në fuqi në ditën e miratimit dhe do të zbatohet nga data 12 shtator 2022.

The post BE-ja pezullon totalisht lehtësimin e vizave për rusët appeared first on Albeu.com.

KE propozon pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave me Rusinë
Pavarësisht se nuk ka pasur gatishmëri nga të gjitha shtetet anëtare të bllokut për të ndalur dhënien e vizave për qytetarët e Rusisë, ky proces për ta pritet të bëhet më i vështirë. Kjo pasi Komisioni Evropian më 6 shtator propozoi pezullimin e plotë të marrëveshjes për lehtësimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe Federatës Ruse.

Ky propozim i KE-së, që u miratua të martën, është në linjë të njëjtë me atë që ishin marrë vesh ministrat e Jashtëm të BE-së gjatë takimit joformal që u mbajt javën e kaluar në Pragë të Republikës Çeke.

“Shtetet si Rusia, që bëjnë agresion dhe luftë, nuk do të duhej të kualifikoheshin për lehtësim të vizave përderisa vazhdon të zbatojë politikë destruktive të jashtme dhe agresion ushtarak ndaj Ukrainës, duke demonstruar mospërfillje të rendit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Pezullimi i marrëveshjes, sipas Komisionit Evropian, është edhe përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë të bllokut dhe interesave të tij si dhe shteteve anëtare si rezultat i pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Pezullimi nënkupton se shtetasit e Rusisë nuk do të mund të llogarisin më në qasje të privilegjuar në BE dhe do të përballen me një proces më të gjatë për marrjen e vizave, më strikt dhe do të paguajnë më shtrenjtë për viza.

Në njoftimin e KE-së thuhet se “BE-ja do të mbetet e hapur për disa kategori të qytetarëve të Rusisë që udhëtojnë për nevoja esenciale, përfshirë ata që kanë anëtarë të familjes në BE, gazetarët, disidentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile”.

Komisionerja e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, duke përsëritur se Rusia e ka shkelur parimin e mirëbesimit dhe themelet e së drejtës ndërkombëtare me agresionin ndaj Ukrainës dhe krimet e pretenduara të luftës që forcat e saj po bëjnë atje, tha se vendimi i sotëm është dëshmi e unitetit të BE-së përballë sjelljes agresive të Moskës.

“Propozimi i sotëm është përgjigje e fuqishme dhe e përbashkët e BE-së. Së shpejti do të dalim me udhëzime se si të forcojmë masat e kontrollit për kërkesat për viza nga qytetarët e Rusisë dhe po ashtu edhe kontrollin e vendkalimeve kufitare, pa e shkëputur veten nga disidentët në Rusi dhe shoqëria civile” , tha Johansson.

Nga disa shtete të BE-së, sidomos nga Polonia dhe vendet Baltike, ka pasur propozim që blloku evropian të ndalojë tërësisht lëshimin e vizave për qytetarët e Rusisë.

Por, një masë e tillë nuk ka marrë mbështetjen e disa vendeve, që i kanë cilësuar si “kundërproduktive” dhe që do të mund të forconte regjimin e presidentit Vladimir Putin në Rusi, nëse të gjithë qytetarëve rusë do t’u ndalohej hyrja në BE.

Si kompromis, vendet anëtare janë pajtuar që të pezullohet marrëveshja e lehtësimit të vizave, që do ta bëjë marrjen e vizave për qytetarët rusë./REL

The post KE propozon pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave me Rusinë appeared first on Albeu.com.

Nuk ka më raporte mjekësore në letër, tashmë do të merren në e-Albania
Raportet mjekësore për paaftësi të përkohshme nuk do të merren më me letër por do të jepen në e-Albania.

Lajmi u bë i ditur nga Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj e cila njoftoi shërbimin e dedikuar në e-Albania.

“Raportet mjekësore jepen nga sot në e-Albania, pa radhë, pa kosto, pa lekë nën dorë.

Prej vitesh, marrja e një raporti mjekësor ishte kthyer në problem më vete. Tashmë raportet me letër janë pjesë e së shkuarës. e-Albania mundëson marrjen e raportit mjekësor me nënshkrim elektronik, në transparencë të plotë. Dokumenti me nënshkrimin e mjekut sjell një lehtësi të madhe për punëdhënësit dhe punëmarrësit”, tha Karçanaj.

Hapat e aplikimit për një raport mjekësor janë të thjeshtë në e-Albania. Tashmë, pas vizitës, pacienti merr nga mjeku një kod që e paraqet pranë punëmarrësit. Vërtetësia e dokumentit bëhet menjëherë nga ana e punëmarrësit përmes sistemit të kontrollo.eraporte.gov.al.

Me vendosjen e Kodit, punëdhënësi gjeneron të dhënat e punëmarrësit dhe periudhën e paaftësisë në punë.

Ky shërbim elektronik shmang vonesat në radha dhe padrejtësitë e mundshme në marrjen e raporteve mjekësore, që ishin një problem i trashëguar si për punëmarrësit ashtu edhe për punëdhënësit.

The post Nuk ka më raporte mjekësore në letër, tashmë do të merren në e-Albania appeared first on Albeu.com.

“Sekretet” e tastierës, kur t’i zbuloni do t’ju lehtësohet jeta
Përdorimi i shkurtorëve në tastierë mund të rrisë mahnitshëm produktivitetin, zvogëlon stresin e ripërsëritjeve të veprimeve dhe ju ndihmon të përqendroheni në punën që bëni.

Përdorimi i shkurtorëve në tastierë mund të rrisë mahnitshëm produktivitetin, zvogëlon stresin e ripërsëritjeve të veprimeve dhe ju ndihmon të përqendroheni në punën që bëni. Për shembull, për të kopjuar një tekst të caktuar, ju e selektoni tekstin dhe më pas shtypni Ctrl + C në tastierë. Kjo formë është më i shpejtë nëse krahasohet me opsionin tjetër sipas të cilit nëpërmjet komandave, ju duhet të hiqni duart nga tastiera, të lëvizni me maus dhe të selektoni tekstin, më pas të shkoni tek menuja e të zgjidhni komandën Copy dhe më pas të riktheheni tek tastiera.Më poshtë keni të renditura 10 mënyrat e shkurtëra që ne ju rekomandojmë që t’i mbani mend dhe t’i përdorni ato.1. Ctrl + C ose Ctrl + Insert dhe Ctrl + X

Që të dyja, Ctrl + C dhe Ctrl + Insert kopjojnë një tekst të selektuar. Nëse doni të prisni (Cut) një pjesë teksti dhe jo ta kopjoni atëherë komanda e shkurtuar është Ctrl + X. Kjo komandë e heq tekstin ose dosjet dhe i ruan ato, duke bërë të mundur që atë pjesë që hoqët ta ngjisni diku tjetër ndryshe nga komanda e parë e cila nuk hiqet por vetëm kopjohet.

Për përdoruesit e kompjuterave Apple është e njëjta mënyrë, por me një ndryshim të vogël që duhet të zëvendësojnë butonin Ctrl me Cmd. Për shembull Cmd + C kopjon tekstin e selektuar.

2. Ctrl + V dhe Shift + V

Që të dyja këto komanda kryejnë të njëjtin funksion. Nëse keni kryer njërën nga veprimet që tregohet më lart, pra keni kopjuar një material ose një pjesë teksti nuk e keni bërë pa qëllim. Pra atë tekst apo material ju doni ta shtoni diku tjetër dhe shkurtore për këtë komandë janë pikërisht këto dy opsione që ju kushtorjnë kohë.

Komanda e radhës ka të njëjtin ndryshim për përdoruesit Apple, pra në vend të Ctrl duhet të përdorin Cmd.

3. Ctrl + Z dhe Ctrl + Y

Nëse klikoni njëkohësisht Ctrl + Z çdo ndryshim që keni bërë ose nëse keni prerë (Cut) një tekst, e ktheni mbrapsht komandën e dhënë. Pra kjo komandë e kthen në gjendjen e mëparshme dhe sa herë që ta përdorni këtë komandë aq herë kthehen mbrapsht ndryshimet që keni bërë njëra pas tjetrës. Ndërsa komanda Ctrl + Y bën të kundërtën e komandës së mëparshme, pra ribën veprimin që kthyet.

Në kompjuterat Apple, përdorni Cmd + Z dhe Cmd + Y për të kthyer dhe për të ribërë veprimet (undo dhe redo).

4. Ctrl + F

Ky opsion shërben për të hapur fushën e kërkimit, e cila të lejon të kërkosh në atë tekst që ju keni hapur ose keni selektuar. Për shembull, në shfletuesit e Internetit ju mund të përdorni këtë opsion për të kërkuar një fjalë në atë faqe ku jeni për momentin. Provojeni ndërkohë që lexoni këtë artikull dhe kërkoni për një fjalë dhe shikoni rezultatet që do ju dalin.

Për kompjuterat Apple përdorni Cmd + F.

5. Alt + Tab ose Ctrl + Tab

Këto komanda ju japin mundësinë të lëvizni ndërmjet programeve që keni hapur dhe me të cilat po punoni. Për shembull nëse keni hapur shfletuesin dhe keni programe të tjera të hapura, mbani shtypur butonin Alt dhe me pas shtypni butonin Tab me të cilën mund të lëvizni ndërmjet programeve.

E njëjta komanda vlen edhe për kompjuterat Apple duke shtypur butonat Cmd + Tab.

6. Ctrl + Back Space dhe Ctrl + shigjeta majtas ose djathtas

Përdorimi i Ctrl + Backspace fshin një fjalë të plotë dhe jo karakter për karakter.

Mbani shtypur Ctrl dhe më pas shtypni shigjetën majtas ose djathtas dhe ju do shikoni që kursori do lëvizi nga një fjalë tek tjetra dhe jo karakter për karakter.

Këto komanda nuk vlejnë për kompjuterat Apple.

7. Ctrl + S

Ndërkohë që punoni me një dokument ose në ndonjë program tjetër, përdorimi i Ctrl + S bën ruajtjen e ndryshimeve. Përdorni shpesh këtë komandë nëse po punoni në një dokument ose projekt të rëndësishëm në mënyrë që të shmangni fshirjen e materialeve apo ndryshimeve në rast të ndonjë gabimi në program apo në rast se kompjuteri juaj fiket papritur.

E njëjta vlen edhe për kompjuterat Apple duke përdorur Cmd + S.

8. Ctrl + Home ose Ctrl + End

Ctrl + Home lëviz kursorin në fillim të dokumentit ndërsa Ctrl + End e lëviz atë në fund të dokumentit.

Në kompjuterat Apple për këto veprime përdoret Cmd + shigjeta lart ose poshtë për të lëvizur kursorin në fillim ose në fund të dokumentit.

9. Ctrl + P

Kjo shkurtore shërben për të hapur faqen e rishikimit të faqeve që dëshironi të printoni (Print Preview).

Në kompjuterat Apple është e njëjta procedurë duke shtypur Cmd + P.

10. Shigjeta lart, hapësira (spacebar) dhe shigjeta poshtë

Siç mund ta keni marrë me mend ose edhe mund ta keni provuar, shigjeta lart dhe poshtë shërbejnë për të kaluar në faqen pasardhëse ose paraardhëse, ose në një tekst për të lëvizur kursorin ndërmjet rreshtave lart dhe poshtë. Gjatë kohës që lundrojmë në internet, shtypja e butonit të hapësirës (Spacebar) shërben për të lëvizur poshtë në faqen e internetit. Po ashtu për t’u ngjitur lart përdoren butonat Shift + Spacebar (hapësira).

The post “Sekretet” e tastierës, kur t’i zbuloni do t’ju lehtësohet jeta appeared first on Albeu.com.

Ju dhembin kockat në kohë me shi? Ekspertët sugjerojnë këto metoda të thjeshta që iu vijnë në ndihmë
Gjatë kohës që bie shi, rriten nivelet e lagështirës. Trysnia e ajrit dhe ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave shkaktojnë dhimbjen e kyçeve dhe ngurtësimin e muskujve.

Sipas mjekëve, ushtrimi i aktiviteteve të zakonshme bëhet më i vështirë për shkak të problemeve me kockat dhe rritjes së presionit të gjakut. Kryesisht këto ankesa i kanë personat mbi 60 vjeç, por ata që janë më të rinj nuk përjashtohen nga mundësia.

Ekspertët sugjerojnë metodat e mëposhtme për të lehtësuar dhimbjet:

· Masazhoni me vaj të ngrohtë kyçet

· Mos përdorni kondicionerin që të shmangni përkeqësimin e dhimbjes

· Bëni aktivitet fizik

· Shtriqni kockat mëngjes për mëngjes

· Praktikoni ushtrime për frymëmarrjen

· Përdorni vitaminë E, D dhe B12

· Hani drithëra dhe fruta të thata

· Hiqni dorë nga pijet me gaz dhe sheqeri, zëvendësojini me supëra të ngrohta

· Pini sa më shumë ujë për të qenë të hidratuar dhe për të përmirësuar elasticitetin e nyjeve tuaja.

· Ulni konsumimin e sodium-it për të kontrolluar akumulimin e ujit dhe inflamacionin në trup

The post Ju dhembin kockat në kohë me shi? Ekspertët sugjerojnë këto metoda të thjeshta që iu vijnë në ndihmë appeared first on Albeu.com.

Italia do të heqë së shpejti kufizimet kundër pandemisë
Italia do të njoftojë së shpejti për heqje të kufizimeve për koronavirus, ka thënë të mërkurën kryeministri italian, Mario Draghi, teksa numri i rasteve të infektimit ka nisur të zvogëlohet.

Italia ka regjistruar më shumë se 147,000 viktima me koronavirus dhe 11.23 milionë raste të infektimit prej shpërthimit të pandemisë dy vjet më parë.

Shumë kufizime, përfshirë ato në transport dhe restorante tashmë janë lehtësuar për të vaksinuarit, derisa kufizimet e ashpra vazhdojnë të aplikohen për ata që nuk janë të imunizuar.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në ambientet e jashtme.

“Në javët në vijim ne do të vazhdojmë këtë rrugë të rihapjes. Duke u bazuar në të dhënat shkencore, ne do të njoftojmë për afatet e heqjes së kufizimeve aktuale”, ka thënë Draghi, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e tij.Fushata shtetërore e vaksinimit konsiderohet e suksesshme, pasi më shumë se 80 për qind e njerëzve kanë marrë dy doza, dhe më shumë se 57 për qind kanë marrë një dozë përforcuese.

Draghi ka thënë se afati i pasaportës së vaksinës – që tregon se dikush është vaksinuar, apo është shëruar nga sëmundja – nuk do të ketë afat për ata që kanë marrë dozën e tretë.

Pasaporta e vaksinës është e domosdoshme për të marrë pjesë në shumicën e aktiviteteve në këtë shtet.

Qeveria ka marrë vendim të mërkurën që të lehtësojë masën e karantinës për nxënësit që janë të vaksinuar.

The post Italia do të heqë së shpejti kufizimet kundër pandemisë appeared first on Albeu.com.

Miratohet ligji për lehtësime doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave.

Projektligji për këtë marrëveshje është miratuar fillimisht në mbledhjen e 56-të të qeverisë së Kosovës me datë 26 janar 2022.

“Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave, është miratuar në mbledhjen e 56 – të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendimin Nr.02/56 të datës 26.01.2022”.

Ky Ligj ka për qëllim që të ratifikojë Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore.

Në Shtojcën e këtij Ligji është e bashkëngjitur teksti i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave.

Ky ligj hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Gjatë muajit janar edhe  Qeveria e Shqipërisë ka miratuar  projektligjin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për zbatimin e lehtësive doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve së mallrave.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se, “marrëveshja e bashkëpunimit që miratuam sot, mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës synon  zbatimin e lehtësirave reciproke të ndërsjellta në procedurat doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave”.

Sipas saj, kjo është një marrëveshje e nënshkruar në mbledhjen e përbashkët midis dy qeverive në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa sot kjo marrëveshje shkon në Parlament me qëllim lehtësimin e tregtisë midis dy vendeve tona duke njohur të gjitha licencat që ndodhen në pikat doganore, duke unifikuar kontrollet e vetëm një vendi, duke ulur kohën e kontrollit.

Ibrahimaj tha se, “marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit dhe lehtësitë që ajo do të sjelli. Gjithashtu kjo marrëveshje njeh disa protokolle që do t’i hapin rrugë hapjes së pikave të tjera doganore të Kosovës në Republikën e Shqipërisë”. /Monitor

The post Miratohet ligji për lehtësime doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Përmirësohet gjendja e Raiola-s, agjenti lë spitalin
Ditën e djeshme, një artikull i gazetës gjermane ‘Bild’ kishte kthyer në qendër të vëmendjes gjendjen e Mino Raiola.

Sipas medias agjenti ishte shtuar në spital në kujdesin intensiv në San Raffaele për probleme me mushkëritë.

Fatmirësisht, kushtet e tij janë realisht të mira pasi sot ka dalë nga spitali milanez, duke konfirmuar deklaratën e djeshme nga rrethi i tij: “Mino Raiola nuk është në terapi intensive dhe po i nënshtrohet kontrolleve rutinë ”. r.t/albeu.com

The post Përmirësohet gjendja e Raiola-s, agjenti lë spitalin appeared first on Albeu.com.