Kur u bë e diela pushim zyrtar në Shqipër Archives - Albeu.com

DOSSIER/ Kur u bë e diela pushim zyrtar në Shqipëri
Nga Hasan Bello

Një nga reformat e viteve 20-të ishte caktimi i festave zyrtare dhe i ditës së pushimit.

Në artikullin “Edhe Shqipëria e caktoi si ditë pushimi të dielën”, Shekulli i ri, nr.111, 6 nëntor 1928, f.4, shkruhet se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 5 nëntor ishte vendosur që t`i dërgohej mbretit për dekretim vendimi për caktimin e të djelës si ditë pushimi.

Në qarqet intelektuale të kryeqytetit ky vendim bëri përshtypje të mirë. Kjo reformë bëhej për shkak të koherencës që shteti i ri shqiptar duhej të kishte me vendet europiane. Bashkë me të dielën, qeveria e kohës caktoi edhe festat zyrtare.

Ato ishin 28 Nëntori (dita e indipendencës); 8 Tetori (ditëlindja e mbretit); 1 Shtatori (dita e proklamimit të monarkisë) dhe 1 Janari (dita e parë e vitit të ri). Bashkë me festat civile, u konsideruan si ditë pushimi edhe 16 ditë të tjera, që lidheshin me kalendarin festiv të komuniteteve fetare.

Gjatë këtyre ditëve, zyrat e shtetit do të ishin të mbyllura, me përjashtim të Post-Telegrafës dhe policisë.

Gjithashtu në stinën e verës, për shkak të vapës u vendos që nënpunësit të punonin me orar të reduktuar.

Sipas dekretit, nga 15 qershori deri më 31 gusht, zyrat e shtetit do të qëndronin të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 13:00 të drekës./albeu.com/

The post DOSSIER/ Kur u bë e diela pushim zyrtar në Shqipëri appeared first on Albeu.com.