kryeministrja e italise Archives - Albeu.com

I dha fund martesës 10-vjeçare, Kryeministrja e Italisë, Meloni lidhje dashurie me një deputet?
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të premten se ishte ndarë nga partneri i saj Andrea Giambruno, i cili punon si gazetar televiziv, e që javët e fundit është kritikuar për komente seksiste.

Muajin e kaluar zonja Meloni u tha gazetarëve se ajo nuk duhet të gjykohet për komentet e partnerit të saj dhe në të ardhmen nuk kishte ndërmend t’u përgjigjej pyetjeve lidhur me sjelljen e tij.

Ndarja vjen ndërsa kryeministrja 46-vjeçare feston vitin e saj të parë në detyrë, në krye të një qeverie koalicioni të krahut të djathtë, që mbrotjen e familjes tradicionale, e ka një nga shenjat dalluese të politikës së saj.

Së fundmi një portal i drejtuar nga personazhi i njohur i skupeve Fabrizio Corona ka shkruar se Meloni ka pasur një lidhje sekrete dashurie.

“Po sikur zemra e Giorgia Melonit të ishte e zënë tashmë? Një emër vjen nga Siçilia. Meloni ka disa kohë që është në një lidhje me Manlio Messina”, shkruan portali i ish-mbretit të paparacëve.

Por Manlio Messina, deputet i Fratelli d’Italia, mohoi lajmin. “Nga faqja e tij e internetit mësoj për një lidhje të supozuar timen me Giorgia Meloni, e cila sot njoftoi ndarjen nga partneri i saj Andrea Giambruno. E telefonova drejtpërdrejt vetë Corona-n, pasi e njoha prej shumë vitesh, dhe ai konfirmoi se lajmi është i rremë, por se i shërben vetëm për të rritur klikimet faqes së tij të re. Ky është Fabrizio Corona”, tha ai.

The post I dha fund martesës 10-vjeçare, Kryeministrja e Italisë, Meloni lidhje dashurie me një deputet? appeared first on Albeu.com.

DW: Kryeministrja italiane, me tone të buta dhe qeversije të hekurt
Sa më pak gabime, mos rënia në sy për të keq, krijimi i një imazhi pozitiv – këto ishin lajtmotivet e kryeministres së re italiane Giorgia Meloni në 100 ditët e para të qeverisjes. Ose siç shprehet politologia nga Bolonja, Sofia Ventura: “Ishin njëqind ditët e para disi pa ngjyrë”. Deri më tani, thotë Ventura, Meloni nuk ka dhënë “iniciativa vërtet relevante”. Faza e parë u karakterizua nga shqetësimi i kryeministres për t’u paraqitur ndërkombëtarisht si një kryetare e besueshme e qeverisë. Dhe kështu për t’u ofruar kritikëve të tyre pak hapësirë për të sulmuar.

Para zgjedhjeve të shtatorit, revista “Stern” nën një fotografi me Melonin vinte titullin: “Gruaja më e rrezikshme në Europë”. Përhapja e frikës duket se është e rëndësishme për 46-vjeçaren. Kryetarja e parë e qeverisë europiane, e cila e ka nisur karrierën e saj politike në një parti neofashiste, nuk ka devijuar nga parimet e saj politike.

Toni familjar

Por Meloni përpiqet të paraqitet me një ton më të butë. Asnjë paraqitje si Donald Trumpi apo Jair Bolsonaro, në skenë paraqitet një grua që kujdeset për të tjerët. “Shënimet e Giorgias” quhet video-podkasti me të cilin Meloni ju flet njerëzve në vetën e parë që nga marrja e detyrës, me një ton të dashur, gjithmonë me fletoren e saj personale në dorë.

“Giorgia” shkruan në kopertinën e fletores së saj sikur të ishte një gocë e re. Meloni thotë se nuk e ka problem fare që njerëzve t’ua “shpjegojë vendimet e saj”. Për këtë arsye vendosi të hapë fletoren e saj dhe të flasë për punën e qeverisë në 100 ditëshin e parë të qeverisjes. Pavarësisht gjesteve të tilla, politologia Ventura thotë: Askush nuk duhet të harrojë se nga cili krah politik vjen Meloni. Është shumë herët për ta gjykuar atë si kryetare të qeverisë. Edhe më tej duhet të thuhet se: “Giorgia Meloni nuk ka kulturë liberale, dhe për këtë nuk ka asnjë fije dyshimi.”

Mungesa e kompetencës

Ajo që shqetëson edhe më shumë është se qeverisë së saj i mungon “kompetenca dhe një projekt për rimëkëmbjen e vendit”, thotë Ventura. Sipas profesores nga Bolonja, edhe perspektiva e reformës kushtetuese është shkak për shqetësim, sepse po e ndryshon vendin. Meloni ka deklaruar se dëshiron ta bëjë Italinë një republikë presidenciale dhe të bashkojë më shumë pushtet politik në një dorë. Është një projekt i vjetër shumë i preferuar i së djathtës italiane. Përveç kësaj, ekziston një politikë tatimore që lehtëson në mënyrë specifike grupe të caktuara, si një gjest për votuesit e rregullt të krahut të djathtë.

Meloni po heq gradualisht ndihmat sociale, ndërsa kur bëhet fjalë për politikën e migracionit, qeveria e saj po vështirëson përmes dekreteve punën e shpëtimit të refugjatëve nga organizatat joqeveritare në Mesdhe. Profesori i njohur Michele Prospero thotë se edhe më e keqe se vetë vendimet janë përpjekjet e qeverisë për ndryshimin e kulturës politike. Për shembull, kur Meloni tani si kryeministre mbron tezën se partia e saj neofashiste, MSI, ishte një shtyllë e demokracisë italiane. Ose kur ajo e bën një burrë që me krenari mban statujën e Musolinit në dhomën e ndenjjes, president të Senaitit – Ignazio La Russa. Sipas Prosperos, këto janë mesazhe politike që sinjalizojnë: “Tradita nuk do të mohohet”.

Kryesisht i padukshëm në politikën e jashtme

Qeveria përpiqet të krijojë përshtypje në qarqet ndërkombëtare se në këtë vend nuk po merren vendime të natyrës autoritare. “Por personalitete si La Russa dërgojnë sinjalin se përfaqësuesit institucionalë tani garantojnë gjithashtu se identiteti është një pikë referimi,” thotë Prospero. Sipas filozofit të majtë, pjesë e kësaj kthese kulturore është se Meloni po godet gjoja manifestimet ilegale, e njëkohësisht lejon demonstratat e fashistëve të vjetër dhe të rinj. Deri më tani, Meloni ka qenë kryesisht e padukshme dhe bashkëpunuese në fushën politikës së jashtme evropiane, përfshirë edhe mbështetjen për Ukrainën.

Roma po kërkon gjithashtu me përkushtim dialogun me Brukselin për politikën buxhetore. Italia është e varur nga miliardat e premtuara nga Bashkimi Evropian nga fondi i ndihmës për post-koronan. Me stilin e saj politik në fazën fillestare, Meloni ka pasur sukses në Itali. Sipas një sondazhi të publikuar pak ditë më parë, 53 për qind e italianëve thonë se qeveria Meloni ka përmbushur e madje edhe ka tejkaluar pritshmëritë.

Por partia Fratelli d’Italia e Melonit ka pësuar rënie për shkak të mosmarrëveshjes për rritjen e çmimit të benzinës. Megjithatë, kjo parti e krahut të djathtë mbetet edhe më tej forca më e madhe në Itali me mbi 30 për qind. Është gjithashtu e pazakonshme për Italinë që gjërat mbeten kryesisht të qeta në koalicionin e krahut të djathtë. Madje edhe meshkujt e këtij krahu politik, si Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi kanë heshtur. Meloni, e cila nga jashtë është e shoqërueshme, drejton koalicionin e saj qeveritar brenda vendit me një dorë të hekurt./dw

The post DW: Kryeministrja italiane, me tone të buta dhe qeversije të hekurt appeared first on Albeu.com.

Meloni nga Tirana: E kënaqur që BE e vendosi emigracionin si prioritet
Nga Tirana, pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni foli edhe për çështjen e emigracionit. Ajo u shpreh e kënaqur për faktin se më në fund sipas saj Komisioni Europian e ka vendosur këtë çështje si prioritare. Meritën për këtë e sheh pikërisht tek vendi i saj.

“Ne jemi të interesuar për të gjithë frontet sepse ne në Itali gjendemi në një pikë kritike, sepse për ne është shumë e rëndësishme veçanërisht edhe për korridorin ballkanik që e përdorin emigrantët. Është hera e parë që Komisioni Europian ka vendosur këtë çështje, të rrugëve të Mesdheut për emigracionin, e ka vendosur si prioritet. Asnjëherë s’ka qenë e rëndësishme për ta, nuk e kanë marrë në konsideratë. Sot ndërkohë është e rëndësishme për ta dhe konsideroj që kjo ka ndodhur edhe për shkak të faktit që Italia u përball me problemin, mori disa vendime të rëndësishme vetë si shtet. Kështu që kjo ka qenë një ndër motivet që u bë e rëndësishme për BE. Sepse ne kaluam nga, le të themi një marrëveshje për të përballuar bashkë këtë krizë, në pikën ku u nisëm që të përballojmë vetë, të mendojmë vetë për veten. Është e rëndësishme të kuptohet që janë dy gjëra të ndryshme sesi përballohet kriza e emigracionit dhe si përballohet menaxhimi i refugjatëve”.

Kujtojmë se Italia ka ndërmarrë politika më të ashpra sa i përket emigracionit dhe episodi i fundit ishte që emigrantët u dërguan nga jugu i Italisë në Francë, gjë e cila u kritikua jo vetëm nga Franca, por edhe nga Bashkimi Europian.

Në deklaratën e përbashkët pas mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, sa i përket emigracionit, thuhej se: “Rrugët e migracionit në Ballkanin Perëndimor kanë parë rritje të ndjeshme që nga fillimi i vitit 2022. Menaxhimi i migracionit mbetet sfidë dhe përgjegjësi e përbashkët, të cilën BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do ta trajtojnë së bashku, në partneritet të ngushtë. Për këtë qëllim, BE-ja ka rritur ndjeshëm mbështetjen e saj financiare për rajonin me më shumë se 170 milionë euro asistencë dypalëshe dhe rajonale të ofruar tashmë në kuadrin e IPA III”.

The post Meloni nga Tirana: E kënaqur që BE e vendosi emigracionin si prioritet appeared first on Albeu.com.

Biden uron kryeministren e Italisë, kërkesa që ka për të
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Giorgia Melonin, pasi ajo bëri betimin në postin e kryeministres të Italisë.

Lideri amerikan tha se mirëpret punën me Melonin në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

“E përgëzoj Giorgia Melonin për zgjedhjen si kryeministre e re e Italisë”, tha Biden përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë më 22 tetor.

Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë.

“Italia është aleate vitale e NATO-s dhe partnere e ngushtë, teksa shtetet tona së bashku adresojnë sfidat e përbashkëta globale”, tha Biden.

“Si lider i G7-s, mirëpres avancimin e mbështetjes sonë për Ukrainën, që Rusia të mbahet përgjegjëse për agresionin e saj, në sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike dhe të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike”, tha ai.

Meloni, partia nacionaliste e së cilës, Vëllezërit e Italisë, ka rrënjë neo-fashiste, udhëhoqi një koalicion të krahut të djathtë që fitoi zgjedhjet më 26 shtator.

Në krye të Qeverisë italiane ajo pason Mario Draghin, i cili udhëhoqi një qeveri të unitetit kombëtar dhe ishte mbështetës i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Pas shqetësimeve se Qeveria e krahut të djathtët e Melonit do të tërhiqet nga mbështetja e Ukrainës, kryeministrja e re italiane është zotuar se do të vazhdojë të mbështesë Kievin, pavarësisht kundërshtimeve nga disa anëtarë të koalicionit qeverisës./rel

The post Biden uron kryeministren e Italisë, kërkesa që ka për të appeared first on Albeu.com.

Meloni zyrtarisht kryeministre e Italisë, prezanton ministrat, roli i Salvinit në qeverinë e saj
Giorgia Meloni pranoi “pa rezerva” mandatin për të formuar qeverinë e re që mori nga presidenti i Republikës Sergio Mattarella. Biseda e tyre zgjati një 1 orë e 20 minuta dhe qeveria e re italiane tashmë është një fakt.

Për sa i përket ministrive më të rëndësishme, siç u tha gazetarëve vetë Meloni, në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme është Antonio Taiani , i Forza Italia dhe ish-president i Parlamentit Europian, ndërsa ministri i Financave është Giancarlo Giorgetti i Legës, i Brendshëm është ish-prefekti Matteo Piandendozzi, ndërsa Matteo Salvini, ka siguruar Ministria e Infrastrukturës.

Në të njëjtën kohë, Guido Crozeto, nga partia e Georgia Meloni, u zgjodh për Ministrinë e Mbrojtjes dhe ish-gjyqtari Carlo Nordio për Ministrinë e Drejtësisë. Ministria e Bujqësisë do të drejtohet nga Francesco Lollobrigida , bashkëshorti i motrës së kryeministres italiane dhe ministri i Mjedisit, Paolo Zangrillo. Në total, ministrat qeverisë Meloni janë 26. Matteo Salvini dhe Antonio Taiani do të jenë gjithashtu nënkryetarë të qeverisë. Qeveria Meloni do të betohet nesër në mëngjes në orën 10 me orën lokale./albeu.com

The post Meloni zyrtarisht kryeministre e Italisë, prezanton ministrat, roli i Salvinit në qeverinë e saj appeared first on Albeu.com.