kriza Archives - Albeu.com

Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025
Bilanci tregtar i Shqipërisë për produktet e shportës, po dëshmon një varësi gjithnjë e më të theksuar nga importet jashtë vendit.

Sipas të dhënave të INSTAT nga tregtia e jashtme, kategoria “Produkte bulmetore, vezët dhe mjalti” ka pësuar një rritje të fortë të vlerës së importit, duke u ngjitur nga 6.8 miliardë lekë në vitin 2024, në rreth 7.7 miliardë lekë në vitin 2025.

Ky zgjerim prej rreth 14% brenda një viti kalendarik dhe 62% që nga viti 2021, po tregon se prodhimi vendas po humbet terren me shpejtësi përballë produkteve që vijnë kryesisht nga vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Kjo rritje e importeve, vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e një krize strukturore që ka mbërthyer sektorin e blegtorisë në Shqipëri.

Prej vitesh, numri i krerëve në blegtori po pëson rënie sistematike, e nxitur nga braktisja e fshatit, plakja e popullsisë rurale dhe mungesa e interesit të të rinjve për të trashëguar fermat familjare.

Nga ana tjetër, kostoja e prodhimit vendas është shtrenjtuar për shkak të rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore dhe bazës ushqimore.

Blegtorët shqiptarë po e gjejnë veten të pafuqishëm për të konkurruar me prodhuesit e huaj, të cilët mbështeten nga skema subvencionimi dhe teknologji më efikase.

Sakaq, tregu po reagon duke u orientuar drejt mbushjes së vakumit të krijuar nga prodhimi vendas përmes importeve.

Ndërsa konsumi i brendshëm mbetet relativisht i qëndrueshëm dhe kërkesa nga sektori i turizmit po rritet vit pas viti, mungesa e qumështit dhe nënprodukteve të tij “Made in Albania” po plotësohet nga fabrikat e huaja.

Forcimi i monedhës vendase e ka bërë importin e djathit, qumështit apo gjalpit nga vendet e Bashkimit Evropian shumë më të lirë sesa vitet e kaluara.

Për një tregtar, sot është me më leverdi të sjellë një maune me qumësht nga Italia apo Hungaria, sesa të grumbullojë sasi të vogla qumështi nëpër fshatrat e Shqipërisë me kosto logjistike të lartë.

Leku i fortë po godet rëndë prodhuesin vendas që nuk konkurron dot me çmimet e huaja.

Kjo situatë krijon një rreth vicioz ku, sa më shumë rriten importet, aq më shumë ulet presioni mbi institucionet për të mbështetur blegtorinë lokale, duke e lënë këtë të fundit në mëshirë të fatit dhe të zhvlerësuar përballë konkurrencës rajonale.

Ekspertët e fushës paralajmërojnë se nëse kjo tendencë e reflektuar në shifrat e vitit 2025 do të vijojnë me të njëjtat ritme.

Shqipëria rrezikon të humbasë sovranitetin ushqimor në produktet bazë. Rritja e importeve me plot 10 milionë euro brenda një viti po tregon se politikat e subvencionimit nuk kanë arritur të frenojnë tkurrjen e stallave./ Monitor

The post Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025 appeared first on Albeu.com.

Kriza e arsimit rural/ BIRN: Shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive
Shkolla 9-vjeçare “Mark Pal Kola” në Vig qëndron e hapur, por e heshtur. Prej tre vitesh nuk dëgjohet më as gumëzhima e fëmijëve, as zërat e mësuesve dhe as zilja e orës.

Bankat mbeten të mbushura me libra e fletore të lëna pas, regjistrat e klasave qëndrojnë ende mbi tavolinë – sikur mësimi të ketë mbaruar vetëm dje.

Por ndërtesa është e braktisur prej kohësh, ndërsa ata pak nxënës të zonës detyrohen të udhëtojnë 15 kilometra çdo ditë drejt shkollave në Vau të Dejës.

Në dërrasën e zezë, një thirrje e lënë nga një ish-nxënës përpiqet t’i japë zë një boshllëku që rritet vit pas viti: “Mbroni shkollën tuaj sa nuk është vonë”.

Vigu nuk përbën përjashtim. Vetëm në dy vitet e fundit, 149 shkolla rurale në gjithë vendin kanë mbyllur dyert për mungesë nxënësish, si pasojë e emigracionit, plakjes së popullsisë dhe mungesës së investimeve afatgjata në arsim.

Ekspertët paralajmërojnë se nuk bëhet më fjalë për statistika sporadike, por për një krizë të thellë strukturore.

“Problemi më i madh sot është vetë mënyra si është ndërtuar sistemi arsimor”, tha Irsa Ruçi, eksperte e arsimit parauniversitar, ndërsa shton se prej dekadash nuk është ndërhyrë në thelbin e tij.

“Problematikat që shohim janë fasada; duhet ndryshuar sistemi në rrënjë”, theksoi ajo.

Në juglindje, historia përsëritet. Shkolla 9-vjeçare e Polenës këtë vit nuk i hapi dyert për nxënësit e saj.

Ndryshe nga Vigu, Polena është një fshat i gjallë pranë Korçës, i njohur për festat që mbledhin mijëra vizitorë çdo verë.

Por banorët që kanë mbetur gjatë vitit janë kryesisht të moshuar dhe fëmijët janë aq pak, sa nuk mjaftuan për ta mbajtur shkollën hapur.

Oborri i shkollës është pushtuar nga pulat dhe nga grumbuj materialesh ndërtimi, që sipas banorëve do të përdoren për një projekt të ri.

Godina mund të shndërrohet në hotel, thonë ata nën zë, pa dashur të shfaqen në kamera. Në vend të zërave të fëmijëve që dikur mbushnin korridoret, brenda janë ngritur dy struktura për përgatitjen e zaireve të dimrit – petka, rosnicka, trahana, oshafka, reçel e të tjera, një traditë e hershme e amvisave të fshatit, që tani ka gjetur strehë në ish-godinën e dijes.

Në Kolanec të Maliqit, shkolla u mbyll gjithashtu këtë vit, dhe pesë fëmijët e fshatit udhëtojnë çdo ditë me makinë drejt qytetit. Të njëjtin fat kanë pasur edhe shkollat e Tërovës, Pendavinjit dhe Fshat-Maliqit. Por mbyllja e shkollave është vetëm njëra anë e problemit. Rritja e ndjeshme e numrit të nxënësve në klasa kolektive po e rëndon edhe më shumë situatën.

“Kishim rreth 22 mijë nxënës në klasa kolektive, tani jemi në 30 mijë”, thotë pedagogu Ndriçim Mehmeti.

“Në klasa të tilla nuk mund të ketë cilësi mësimi dhe bie edhe motivimi i mësuesve e nxënësve”, shtoi ai.

Sipas Mehmetit sistemi arsimor shqiptar ka nevojë urgjente më investime.

“Gjej mundësitë, i ke mundësitë, shfrytëzoji mundësitë dhe nëse jo atëherë do të vazhdojmë të kemi këto arritje në PISA, në të gjitha provimet ndërkombëtare dhe për pasojë nxënësit do ta gjejnë shpëtimin vetëm duke ikur jashtë vendit, ose duke u grumbulluar në zonat e mëdha urbane”, tha ai.

Testi i PISA-s është një nismë mbarëbotërore nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, për të matur aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë për të përdorur njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim.

Në raportin e fundit të publikuar mbi testimin e nxënësve shqiptarë, në dhjetor 2024, Shqipëri shënoi rënie në në tre fushat e testimit duke u cilësuar si një “anormalitet negativ”.

“Besoj se është dëshira e kujtdo në këtë vend të shohë oborret e shkollave të gumëzhijnë,” tha Irsa Ruçi. “Por është për të ardhur keq që vatrat e dijes po mbyllen”, përfundoi ajo./reporter.al

The post Kriza e arsimit rural/ BIRN: Shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive appeared first on Albeu.com.

Vesa Luma flet për herë të parë për krizën në martesë: Mosmarrëveshje ka pasur
Në episodin e fundit të “The Dalina Show”, Vesa Luma zgjodhi të flasë hapur për zërat që qarkulluan kohët e fundit mbi martesën e saj me Big Bastën. Për herë të parë, ajo pranoi se pas spekulimeve kishte diçka të vërtetë. Vesa ndau detaje të rralla nga e kaluara e saj, duke shpjeguar se sfidat personale që ka kaluar që në fëmijëri kanë ndikuar edhe në mënyrën se si ajo përballon vështirësitë në një marrëdhënie.

Një nga momentet që ndikoi në tensionet mes çiftit ishte pjesëmarrja e Big Bastës në reality show-n “Ferma VIP”. Vesa pranoi se kishte dyshime dhe shqetësime për këtë vendim. Lidhur me zërat e ndarjes, Vesa tha se ka pasur sfida dhe mosmarrëveshje, por asnjëherë ndarje.

Deklarata e saj:

“Unë kam pasur një fëmijëri shumë të vështirë, që nga mungesa e figurës kryesore që është babai, lufta, duhej të hyja në punë menjëherë sepse duhej të ndihmoja nënën që ishte shumë e re. Duke u lidhur shumë me nënën dhe me motrat dhe duke pasur frikë që një familje vjen që në një moment gjithçka mund të shpërbehet, kjo më ka dhënë forcën që mos të them fjalën e fundit të parën. Edhe unë edhe Geri [Big Basta] kemi momente kur nuk jemi mirë, kemi përplasjet tona, po fjala e fundit nuk është thënë asnjëherë.

Në rastin e Fermës ka diçka të vërtetë sepse unë realisht nuk kam menduar në ndonjë moment që Geri të jetë në një ambient të tillë, duke e ditur natyrën e tij shumë të qetë. Dhe formate të tilla nuk kanë qenë asnjëherë për natyra të tilla, sipas meje. Unë kisha frikë nga mënyra se si do ta perceptonin njerëzit ose thosha ‘ja ndenje 5-6 javë dhe dole? Ç’kuptim kishte?’ Kisha dhe frikë se ai mos përballej me një dëshpërim tjetër që mund të sillte ndonjë vendim të nxituar.

Sado që kemi profesione të njëjta, asnjëherë s’kemi marrë vendime njëri për tjetrin, vetëm mbështesim njëri-tjetrin dhe në momentin që thashë ‘po të mbështes’, thashë ‘do të të mbështes 100%’, kur u pajtova.

Dhe unë besoj që mund të më ketë shpëtuar ndonjë fjalë te dikush, kjo ka qenë arsyeja pse unë realisht e kam pasur të vështirë të pranoj të hynte Geri brenda në reality show. Kjo ka qenë mbase arsyeja, ndoshta njerëzit, fjala-fjalën dhe ka ardhur aty ku ka ardhur. Pastaj, i kanë edhe çikë qejf njerëzit këto gjëra, në momentin që del një lajm ‘u nda Vesa me bashkëshortin’, fillojnë dhe vazhdojnë radhazi ato dhe nuk ndalojnë më dhe çfarëdo që ti thua më pas, thjesht është e kotë.

Shpesh më thonë njerëzit pse s’kam reaguar atëherë. Unë me Gerin kemi qenë gjithmonë bashkë. Dhe ishte moment shumë i mirë që të tregonte Geri gjithë vlerat që kishte dhe nëse unë do të reagoja në atë moment, prapë njerëzit do merren me Vesën dhe Big Bastën.

Dhe unë kisha shumë dëshirë që publiku ta kuptonte vërtet se çfarë personi, artisti dhe njeriu është Geri dhe prandaj nuk kam reaguar sepse doja njerëzit të shihnin atë. Kjo pastaj u keqkuptua.

Mund ta them me bindje të plotë, kemi pasur mosmarrëveshje, por s’jemi ndarë kurrë. Jam shumë me fat që kam Gerin në jetën time sepse është një mbështetje shumë e madhe. Jetën familjare e kemi kult, nuk luajmë me atë gjë.”

The post Vesa Luma flet për herë të parë për krizën në martesë: Mosmarrëveshje ka pasur appeared first on Albeu.com.

MGK publikon këngën e re për humbjen e shtatzënisë së të fejuarës
Kelly zbulon humbjen e shtatzënisë së të fejuarës Megan Fox në këngën e re rep ‘Don’t Let Me Go’.Rockeri foli për trazirat emocionale me të cilat u përball pas humbjes së rëndë të shtatzënisë së të fejuarës Megan Fox vitin e kaluar.

Në nëntor 2023, Megan zbuloi se ajo dhe MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, kishin pësuar një abort “shumë të vështirë”.

Aktorja e trajtoi fillimisht humbjen e shtatzënisë në librin e saj me poezi, Pretty Boys Are Poisonous. Në libër, Megan reflektoi për shikimin e një ekografie të një vajze në javën e 10-të, duke shkruar: “Ndoshta nëse nuk do ta kishit … ndoshta nëse unë do ta kisha bërë”.

Kënga e re ‘Mos më lër të shkoj’ e sheh muzikantin duke reperuar për luftën e tij personale ndërsa po përballej me humbjen e rëndë të foshnjës së tij, duke thënë: “Si mund të jetoj me faktin që dora ime nuk ishte në barkun e saj kur e humbëm fëmijën?”

Ai gjithashtu prek mendimet e tij më personale, traumat e fëmijërisë dhe madje edhe idetë për vetëvrasje. “I shtrirë në shtrat duke menduar se ndoshta urrejtja do të largohet më në fund nëse nuk jam gjallë”.

The post MGK publikon këngën e re për humbjen e shtatzënisë së të fejuarës appeared first on Albeu.com.

Basha merr përgjegjësitë për situatën në PD: Jam fajtor për krizën, me mençurinë time do t’i zgjidh problemet
Kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët e degës 4 në Tiranë, ka pranuar përgjegjësitë e tij për situatën ku ndodhet sot Partia demokratike.

Basha theksoi se ai ëhstë përgjegjës për vonesën në rinovimin e partisë, por në të ardhem me mençurinë që e karakterizon do ta zgjidhë këtë problem.

Postimi i Bashës:

Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare dhe pa asnjë diskutim i takon të rikthehet në vendin që i ka dhënë historia dhe shqiptarët, sigurisht në një aleancë të fortë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!

Jemi shumë të vonuar në procesin e rinovimit të partisë. E për këtë unë e pranoj përgjegjësinë time. Do të vendosim energjinë e rinisë përpara dhe pjekurinë e mençurinë e përvojës si mbështetje ndaj saj.

Ne ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për t’i ikur përgjegjësisë. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë thjesht fajtorë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund politikës së përbaltjes.

Kjo përballje nuk është aspak e lehtë. Ata kanë kaluar 32 vjet me pushtet dhe janë bashkë për të ruajtuar status quo-në.  Por, siç e dëshmon historia, atëherë kur duken më të fortë, perandoria e tyre shembet më shpejt.

Me besimin tuaj do të jem kryetari i Partisë Demokratike dhe politikani që jep një model ndryshe nga ai konfluktual, me të cilin qytetarët janë mbingopur gjatë tranzicionit. Do të jem politikani që problemet personale të pushtetit, nuk i kthen në problemin e partisë, aq më pak të Shqipërisë.

Modelin e kam dhënë edhe gjatë kësaj kohe, tekas shumëkush nuk ka qenë dakord, unë nuk i jam përgjigjur baltës me baltë. Në fund të fundit, ky është modeli që refuzojnë shqiptarët dhe nga i cili përfiton kundërshtari ynë.

Ky është misioni i ri i Partisë tonë. Një parti moderne, që reflekton kohën, shoqërinë dhe nevojat e saj, që respekton kontributet, garanton karrierën, forcon meritokracinë, e hapur ndaj të rinjve dhe mendimeve të reja. Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i ndryshimit që po ndërmarrim për Shqipërinë.

The post Basha merr përgjegjësitë për situatën në PD: Jam fajtor për krizën, me mençurinë time do t’i zgjidh problemet appeared first on Albeu.com.

Senati amerikan miraton marrëveshjen për tavanin e borxhit
Senati amerikan votoi të enjten mbrëma në mbështetje të një mase që do t’i lejojë Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të paguajnë faturat e tyre. Ligji dypartiak që u mbështet nga 63 senatorë dhe u kundërshtua nga 36 syresh, tani i shkon presidentit Joe Biden për nënshkrim.

“Sonte, senatorët nga të dyja partitë votuan për të mbrojtur përparimin ekonomik të arritur me vështirësi dhe për të parandaluar falimentimin e parë ndonjëherë të Shteteve të Bashkuara”, tha presidenti Biden në një deklaratë.

Dhoma e Përfaqësuesve e kaloi ligjin me mbështetje të gjerë nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë të mërkurën, për të lejuar qeverinë të vazhdojë të marrë hua më shumë para për të përmbushur detyrimet e saj financiare, duke tejkaluar tavanin aktual të borxhit prej 31.4 trilion dollarësh.

Ligji nuk përcakton një kufi të ri monetar, por autoriteti i huamarrjes do të shtrihet deri me 2 janar të vitit 2025, dy muaj pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Për më tepër, ligji kërkon mbajtjen e pjesës më të madhe të shpenzimeve federale në nivelin aktual në vitin fiskal duke filluar në tetor, me një rritje prej 1 për qind në 12 muajt pasues.

Masa nuk i rrit taksat dhe as nuk do të ndalojë rritjen e borxhit kombëtar, ndoshta me 3 trilionë dollarë ose më shumë gjatë një viti e gjysmë, deri në skadimin e saj.

Pjesë të tjera përfshijnë një pakësim të numrit të agjentëve të rinj që do të punësojë agjencia e grumbullimit të taksave, një kërkesë që shtetet të kthejnë 30 miliardë dollarë ndihma të pashpenzuara të marra për pandeminë e koronavirusit nga qeveria federale dhe rritjen nga 50 në 54 vjeç, për grupmoshat që duhet të punojnë, për t’u kualifikuar për ndihma ushqimore. /VOA

The post Senati amerikan miraton marrëveshjen për tavanin e borxhit appeared first on Albeu.com.

“Kemi shumë probleme për të zgjidhur”, Vuçiç konfirmon krizën në koalicionin qeverisës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 7 shkurt se ka pasur takime me udhëheqësin e Socialistëve serbë, Ivica Daçiq, dhe konfirmoi se marrëdhëniet mes dy partive janë në krizë.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Daçiqit, që janë në koalicion qeveritar, hynë papritmas në marrëdhënie të paqëndrueshme.

Vuçiq tha për televizionin serb, Pink, se nuk mendon se zgjedhjet e reja janë zgjidhje, sepse siç tha ai “kemi shumë probleme për të zgjidhur”.

Ai shtoi se vendimet nuk do të merren brenda natës dhe se do të takohet me Daçiqin më 8 shkurt.

“Dhe a kam besim të plotë (në SPS-në)? Personalisht nuk kam, por nuk do ta bazoja këtë në marrëdhëniet personale. Vendi është më i rëndësishëm se marrëdhëniet personale. Por, tani e dimë se në kohë të vështira mund të mbështetemi vetëm në veten tonë”, tha ai.

Vuçiq ka përmendur gjithashtu se ekziston mundësia e krijimit të një shumice tjetër në Kuvend, pa specifikuar se kush do ta krijojë atë.

Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë. Prej tyre, 106 janë nga radhët e Partisë Përparimtare, ndërsa 23 nga Socialistët.

Nëse presidenti i Serbisë do të vendoste për ndryshime pa zgjedhje, kjo do të nënkuptonte një ofertë për partitë opozitare.

Por, kjo do të nënkuptonte edhe ndryshime në politikë dhe nuk është e sigurt se cila parti do ta pranonte ofertën e SNS-së.

Partitë opozitare që kanë hyrë në Parlamentin e Serbisë, janë të llojllojshme – nga pro-evropiane në të djathta.

Partnerët e koalicionit, SNS-ja dhe SPS-ja, kanë shkëmbyer edhe më herët kritika, duke çuar në spekulime për zgjedhje të parakohshme. Por, deri te ndarja nuk ka ardhur dhe aleanca mes tyre ka vazhduar pa ndërprerje që nga viti 2012.

Megjithatë, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë gjë e re për votuesit në Serbi, pasi ato janë mbajtur më 2014, 2016 dhe 2022. /REL

The post “Kemi shumë probleme për të zgjidhur”, Vuçiç konfirmon krizën në koalicionin qeverisës appeared first on Albeu.com.

Suedia merr Presidencën e BE-së në kohë lufte e krizash
Qeveria e re suedeze e pakicës parlamentare, e përbërë nga të moderuarit, kristiandemokratët dhe liberalët, e cila varet nga bashkëpunimi me demokratët suedezë të ekstremit të djathtë, do të vazhdojë aty ku e ka lënë Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, pasojat e saj për sigurinë dhe furnizimin me energji në të gjithë Evropën, forcimi i aftësive ushtarake dhe më shumë pavarësi nga zinxhirët e furnizimit jo-evropianë, mbeten çështjet kryesore të Presidencës së udhëhequr nga Suedia. Qeveria suedeze do të kryesojë rreth 1500 takime të organeve të ndryshme të BE-së dhe do të shpenzojë orë të panumërta duke negociuar kompromise midis shteteve anëtare të BE-së, Komisionit të BE-së dhe Parlamentit Evropian.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha në një deklaratë të qeverisë në dhjetor se lufta do të përcaktojë në masë të madhe edhe veprimin e Presidencës suedeze. Nga njëra anë, ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë: të ruajmë unitetin evropian në mbështetjen e Ukrainës, të shfrytëzojmë burimet për rindërtim, të zbatojmë ligjin ndërkombëtar dhe të përgatisim rrugën që vendi kandidat Ukraina të anëtarësohet në BE. Nga ana tjetër, ne nuk e kemi idenë se çfarë do të ndodhë. Çfarë do të ndodhë një vit pas pushtimit? Në pranverë? Në verë? Suedia do të jetë e përgatitur të veprojë shpejt dhe me vendosmëri”, tha konservatori Kristersson.

Qeverisja e vështirë me tolerancën e demokratëve të ekstremit të djathtë

Çështje të tjera si mbrojtja e klimës, politika e imigracionit por edhe zgjerimi dhe përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të jenë në rend të dytë, krahasuar me pasojat e luftës. Kreu i ri i qeverisë, i cili mori detyrën në tetor pas zgjedhjeve parlamentare, nuk mundi të krijojë koalicionin e dëshiruar dhe tani varet nga demokratët e ekstremit të djathtë suedez. Lideri i demokratëve suedezë, Jimmie Åkesson, i cili fitoi 20 për qind të votave, por nuk u pranua në një koalicion qeverisës, konsiderohet mohues i ndryshimeve klimatike, ndjek një politikë të ashpër kundër emigracionit dhe kritikon Bashkimin Evropian si burimin e të gjitha të këqijave. Kjo i bën demokratët suedezë aleatët natyrorë të qeverive të tjera të krahut të djathtë në BE, veçanërisht në Hungari dhe Itali.

Kryeministri suedez njoftoi se Suedia do të vazhdojë të mbështesë sundimin e ligjit në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Procedurat përkatëse kundër Hungarisë dhe Polonisë do të shtyhen përpara “në mënyrë të moderuar”. Megjithatë, demokratët suedezë refuzojnë rreptësisht masat ndëshkuese kundër Hungarisë, siç është ndalimi i subvencioneve të BE-së, i cili është praktikuar për herë të parë. Eurodeputeti ekologjist Jacob Dalunde, partia e të cilit është në opozitë në Suedi, ka dyshime për rrjedhën e Presidencës së ardhshme të Këshillit Suedez. “Që Kristersson vazhdon të pretendojë se ai dhe qeveria e tij do të jenë në gjendje të mbrojnë shtetin e së drejtës duke u mbështetur tek demokratët suedezë është naive dhe e rrezikshme”, tha Dalunde për portalin e lajmeve “Euractiv”.

Më shumë pavarësi për Evropën

Qeveria suedeze të paktën dëshiron të bëjë përparim në çështjet ekonomike. Konkretisht, kryeministri Ulf Kristersson bëri të ditur se industria evropiane e makinave duhet të mbështetet tek makineria elektrike. Në të njëjtën kohë, varësia nga furnizuesit dhe produktet primare nga Azia duhet të reduktohet.

Kristersson nuk dëshiron të pranojë subvencione të padrejta nga SHBA për industrinë e saj. “Gjatë presidencës së saj, Suedia do të avancojë punën në një mjedis evropian të prodhimit për gjysmëpërçuesit. Kjo tingëllon teknike dhe është teknike. Por është absolutisht e nevojshme nëse duam të elektrizojmë plotësisht flotën tonë të automjeteve,” tha kreu i qeverisë në parlamenti suedez në Stokholm.

Kriminaliteti i organizuar hedhë hije mbi Presidencën

Suedia nuk është veçanërisht optimiste për këtë mandat, sepse ajo ka në fakt shumë probleme edhe në shtëpinë e vet. Në fjalimin e tij për Krishtlindje, Ulf Kristersson paraqiti një pamje të zymtë të atdheut të tij, i cili po vuan mbi të gjitha nga kriminaliteti në rritje midis klaneve të huaja. “Jashtë vendit, Suedia përgjithësisht perceptohet si paqësore dhe harmonike”, tha kryeministri. Por pamja nuk është e saktë. Deri nga mesi i dhjetorit, policia suedeze ka regjistruar 378 të shtëna me armë zjarri në të cilat mbetën të vrarë 60 persona. Në vendet fqinje, shifrat janë shumë më të vogla. Danimarka ka katër të vdekur ndërsa Finlanda vetëm dy gjatë kësaj periudhe.

Sipas kryeministrit, në Södertälje afër Stokholmit këtë vit janë vrarë me armë zjarri aq njerëz sa në të gjithë Londrën. Të rinjtë me prejardhje migrimi qëllojnë njëri-tjetrin kryesisht si pasojë e përfshirjes në krimin e organizuar. Pikërisht për shkak të këtij problemi të sigurisë dhe vrasjeve të shumta, demokratët suedezë ekstremistë të krahut të djathtë ishin kaq të popullarizuar në zgjedhje.

Paralelisht me punën për BE-në, Suedia duhet të punojë shumë edhe për sigurinë e saj të jashtme gjatë këtij viti. Turqia ende po bllokon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, gjoja sepse terroristët kurdë mbrohen në dy vendet nordike. Suedia ka bërë lëshime dhe dëshiron t’i ekstradojë të akuzuarit në Turqi më shpejt. Megjithatë, kjo nuk mjafton për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, siç kishte deklaruar në dhjetor. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg megjithtatë pret që Suedia të pranohet në NATO në vitin 2023. Por as ai nuk mund të thotë se kur do të ndodhë kjo.

The post Suedia merr Presidencën e BE-së në kohë lufte e krizash appeared first on Albeu.com.

STATISTIKA/ Rritja e normave të interesit po e ul kërkesën e individëve për kredi
Inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit po sjell gradualisht një rënie të kërkesës për kredi bankare, si në segmentin e kredisë për blerje pronash, ashtu edhe në atë konsumatore.

Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit janë shfaqur disa sinjale të para që tregojnë për ngadalësim të kredisë së këtij segmenti, sikurse vihet re nga shtrëngimi me bazë të gjerë i standardeve të kreditimit dhe rënia e kërkesës së individëve për financim.

Kjo ecuri është konfirmuar edhe nga bankat, të cilat evidentojnë rritjen e shpejtë të normave të interesit, koston e shërbimit të kredisë, shtrëngimin e përgjithshëm të kushteve të kreditimit, si dhe pritshmëritë për përkeqësimin e të ardhurave dhe aftësisë paguese, veçanërisht për individët me të ardhura më të ulëta.

Flukset tremujore të kredisë hipotekare në tremujorin e tretë ishin rreth 35% më të ulëta se një tremujor më parë, po kështu në ngadalësim ishte edhe kredia e re e disbursuar për këtë qëllim.

Edhe në tremujorin e tretë, zgjerimi i portofolit në kredi për banesa ka dominuar financimin e individëve nga bankat (rritje vjetore me 17.7%), e mbështetur nga rritja e çmimeve të banesave, tendenca e individëve për blerjen e tyre për investim dhe produktet favorizuese që bankat ofrojnë për financim.

Por, megjithatë, sinjalet nga tregu tregojnë se kredia për blerje banesash është drejt ritmeve më të ngadalta të rritjes.

Portofoli i kredisë konsumatore ka shfaqur një rritje të moderuar rreth 9%, në nivele të ngjashme me pjesën e parë të vitit. Kjo ecuri ka reflektuar si rënien e kërkesës për zgjerim të financimit për qëllime konsumi ashtu edhe shtrëngimin e kushteve të ofertës çmim dhe joçmim.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky është segmenti i parë që reflektoi rritjen e normave, pasigurinë e shtuar, si dhe tolerancën më të ulët të bankave për të marrë më shumë rrezik.

Interesi mesatar i kredisë për individë është rritur për të tretin tremujor radhazi në tremujorin e tretë. Rritja e tyre reflekton jo vetëm rritjen e normës bazë, por edhe rritjen e yield-it të bonos 12-mujore, e përdorur gjerësisht në indeksimin e kredive ndaj kësaj kategorie.

Interesat e kredisë për individët në tremujorin e tretë janë rritur. Interesi mesatar rezultoi 7.6% në tremujorin e tretë, nga 6.8% dhe 6.5% që ishte mesatarisht në dy tremujorët paraardhës. Nëse në tremujorin e mëparshëm rritja e interesave ishte margjinale, ky tremujor shënoi rritje të theksuar të interesave, si për kredinë konsumatorë ashtu dhe për atë për blerje banese.

Rritja më e spikatur në këtë tremujor ishte te kreditë konsumatorë, ku interesi i tyre rezultoi 10.1%, nga 9.2% që ishte mesatarisht në gjysmën e parë të vitit. Interesat e kredisë hipotekare ndërkohë u rritën në 4.5%, nga 3.8% që ishin në gjysmën e parë të vitit.

Ndryshimet e fundit të normës bazë dhe tejçimi i fortë tek yield-et e bonove 12-mujore kanë ndikuar në rritjen e interesave për këtë kategori në muajt e fundit. Analiza sipas periudhës së fiksimit fillestar të normës së interesit evidenton rritje më të fortë të interesave në kategorinë e kredive me fiksim fillestar mbi një vit.

Pesha e kësaj kategorie te individët është më e lartë se te bizneset, ndaj edhe përçimi i ndryshimit të normës bazë dhe i pritjeve manifestohet më i shpejtë.

Kushtet e termat e kreditimit në kreditë e reja akorduar individëve janë shtrënguar për herë të parë mbas dy viteve. Bankat ngushtuan korridorin e tolerancës ndaj rrezikut në kreditimin e individëve në tremujorin e tretë, nën dritën e pasigurive të shtuara dhe kushteve makroekonomike e financiare.

Miratimi i kredive të reja për individët në këtë tremujor u bazua në praktika më të kujdesshme vlerësimi nga ana e bankave, të cilat u reflektuan në standarde, kushte e terma të shtrënguar kreditimi.

Përqasja më konservatore e bankave në kreditim u shpreh edhe në miratimin e kredive për individët në madhësi më të ulëta sesa ato të kërkuara, si edhe në shtimin e kërkesave për kolateral në raport me kredinë e marrë./monitor

The post STATISTIKA/ Rritja e normave të interesit po e ul kërkesën e individëve për kredi appeared first on Albeu.com.

Shkak kriza dhe emigracioni, bie me 23% importi i kafes në 9-mujor
Importet e mallrave të konsumit po vijnë në ulje për shkak të çmimeve të larta, por importet e kafesë shënuan rënien më të fortë nga të gjitha grupet.

Kafja është një produkt mjaft popullor në vendin tonë dhe është aktiviteti më i përhapur i biznesit në vend.

Të dhënat nga INSTAT për 10-mujorin që referojnë tregtinë me jashtë tregojnë se importet e kafesë shënuan rënie me 23% gjatë janar-tetor. Gjatë kësaj periudhe u importuan 6 tonë kafe, çaj dhe erëza nga 7,8 tonë ne të njëjtën periudhe të vitit 2021, me një rënie 23%.

Peshën kryesore në importet e këtij grupi mbi 95 për qind e ka kafeja. Edhe Ministria e Financave raportoi në të dhënat e 9 – mujorit se importet e kafesë ishin më të ulëtat që nga viti 2014.

Burimet nga tregu pohojnë se, rënia e importeve të kafesë lidhet me tkurrjen e konsumit sidomos në bare dhe restorante. Rënia e konsumit ka disa arsye pse po ndodh.

E para, çmimet e larta kanë frenuar shpenzimet për disa shtresa. Baret dhe restorantet përballë kostove më të larta dhe rritjes së çmimit të kafesë në bursa kanë rritur çmimin e një filxhani kafe në bare. Në zonat më të frekuentuara të Tiranës një kafe kushton rreth 90-100 lekë, nga 70-80 lekë më parë.

Konkurrenca e madhe po pengon, pasi logjikisht çmimi i një filxhani kafe nuk duhet të jetë më pak se 1 euro ne te gjithë vendin, pohojnë administratorë të bareve të kafesë.

“Kostot nga qira dhe nga pagat e stafit janë rritur ndjeshëm. E kemi rritur çmimin gradualisht për të mbajtur nën kontroll klientelen, por është shumë e vështirë. Në një muaj fitimet nuk janë as një rrogë normale”, tha administratori i një bari në zonën e Tiranës së Re.

Kryetari i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj se, për shkak të rënies së xhiros në kryeqytet shumë struktura shërbimi po jepen me qira, pasi për pronarët është e paleverdishme mbajtja e biznesit.

Rënia e konsumit tha ai po nxitet nga kriza ekonomike dhe nga emigrimi i mprehtë i njerëzve. Emigrimi jep ndikim të menjëhershëm të konsumi i kafesë, tha Jahaj.

Në Tiranë gati gjysma e lokaleve po jepen me qira. Shqiptarët nuk kanë më para të shpenzojnë. Në kahun tjetër me rritjen e lartë të çmimeve të furnizimeve për pronarët është e vështirë mbajtja hapur biznesit. Mbyllja e bizneseve do të vazhdojë jo vetëm këtë vit, por edhe për 2023, tha Jahaj./Monitor

Burimi: Ministria e Financave

Burimi: INSTAT

The post Shkak kriza dhe emigracioni, bie me 23% importi i kafes në 9-mujor appeared first on Albeu.com.