kriza globale Archives - Albeu.com

VOA: Kriza globale e inflacionit rritet nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës
Ekonomia globale u mbërthye nga një krizë ekonomike në vitin 2022, pasi pasojat e pandemisë së koronavirusit u përkeqësuan nga agresioni rus në Ukrainën – gjë që bëri që çmimet e energjisë të rriteshin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Obeng Krampah importon mobilje të përdorura për t’i shitur në qytetin e tij të lindjes, Akra. Por ai po përpiqet të nxjerr pak fitim. Inflacioni në Ganë ka arritur dyzet për qind këtë vit – dhe monedha vendase pothuajse është përgjysmuar në vlerë kundrejt dollarit amerikan.

“Këto ditë duhet të përdorësh dyfishin e parave për të importuar le të themi një kontejner; Të njëjtat mallra, e njëjta sasi, por çmimi është dyfishuar”, thotë ai.

Në të gjithë botën, bankat qendrore kanë rritur normat e ineresit në përpjekje për të zbutur inflacionin e nxitur nga rritja e kostove të energjisë. Rezerva Federale amerikane rriti normat e interesit gjashtë herë në vitin 2022 – duke forcuar dollarin.

“Njerëzit blejnë mallra, shesin mallra, por me një ndryshim në kohë. Nëse gjatë asaj kohe monedha ndryshon, prodhuesi ose blerësi mund të humbasin para. Dhe e gjithë kjo, është gjithashtu e lidhur me inflacionin. Dhe jo vetëm inflacionin, por pritshmëritë e inflacionit. Pra, nëse po shes hamburgera, sa duhet t’i shes tani? A duhet të vazhdoj të ndryshoj çmimin çdo ditë?”

Pasiguria ka goditur ekonominë botërore – parashikimi është se ajo do të rritet me vetëm 2.2 për qind në vitin 2023, nga mbi pesë për qind vitin e kaluar.

“Rritja e normave globale të interesit po rrit koston e huamarrjes dhe po i vë shumë familje, firma dhe qeveri nën presion të shtuar. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po përkeqëson gjithashtu kushtet për vendet me të ardhura të ulëta. Shumë prej tyre janë veçanërisht të pafuqishme për të përballuar çmimet te larta të ushqimit dhe energjisë dhe, përveç kësaj, së bashku me kushtet financiare globale, rrisin rrezikun e shqetësimit të mëtejshëm të borxhit në ato vende“, thotë Mathias Cormann, Sekretar i Përgjithshëm me Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik.

Ky shqetësim ndihet në mënyrë ekstreme në Sri Lanka – e cila po vuan krizën e saj më të keqe financiare që nga pavarësia në vitin 1948. Qeveria nuk pagoi dot në kohë borxhet e saj në maj, pasi inflacioni arriti në 70 për qind.

“Nuk mund të blejmë as pulë, peshk apo ndonjë mish tjetër. Hamë vetëm perime dhe gjethe. Është e vështirë për ne që t’i dërgojmë fëmijët tanë në shkolla dhe madje t’u sigurojmë ushqimet e duhura. Po kalojmë një kohë shumë të vështirë” thotë Nagamma, banore e zonës

Në të gjithë botën, punëtorët po kërkojnë paga më të mira, ndërsa inflacioni po zvogëlon rrogat e tyre. Në Britani, infermierët dhe punonjësit e ambulancës do të organizojnë greva në dhjetor.

“Më është dashur të pakësoj shumë gjëra për fëmijët, që nuk kam mundësi t’i siguroj për shkak të kostos së lartë të jetesës”, thotë Chukwudubem Ifeajuna, infermiere në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar britanik.

Inflacioni parashikohet të bjerë paksa në vitin 2023. Por me luftën në Ukrainë që është ende e ndezur – dhe çmimet e energjisë të larta – viti i ri do të sjellë pak lehtësim për miliarda njerëz që luftojnë për t’ia dalë mbanë./VOA

The post VOA: Kriza globale e inflacionit rritet nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Kriza globale e energjisë, Mbretëria e Bashkuar do të goditet më së shumti mes shteteve të G7-tës
Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar më shumë sesa ato të shteteve tjera të fuqishme në botë, ka thënë Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Sipas raportit të saj më të ri, në krahasim me vendet tjera që përbëjnë grupin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7), ekonomia britanike do të jetë më e goditura. Përveç Britanisë, në G7 bëjnë pjesë, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe Eurozonë do të jetë e zbehtë, mirëpo Gjermania është shteti tjetër i fuqishëm, të cilit pritet t’i tkurret ekonomia. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka parashikuar “ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike” në gjithë botën më 2023. Sipas saj, rritja në nivel global pritet të jetë 2.2 për qind.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, trup ndërkombëtar që fokusohet në politikat ekonomike, ka vlerësuar se skema britanike për mbështetje të qytetarëve për të paguar faturat e energjisë, është fajtore për një situatë të tillë ekonomike.

Sipas saj, ndonëse ndarja e subvencioneve zvogëlon rritjen e menjëhershme të inflacionit, megjithatë presioni për një rritje të tillë bartet në periudhë afatmesme. Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës.

Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet recesion global më 2023. Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik./REL

The post Kriza globale e energjisë, Mbretëria e Bashkuar do të goditet më së shumti mes shteteve të G7-tës appeared first on Albeu.com.

Kriza globale, një person vdes nga uria çdo katër sekonda
Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda.

Lajmin e kanë bërë të ditur pas disa studimeve, mbi 200 organizata joqeveritare të marten.

Këto organizata kanë bërë thirrje për marrje të vendimeve në gjithë botën “për t’i dhënë fund spirales së krizës globale të urisë”.

Në një letër të hapur, të adresuar për liderët botërorë që mblidhen në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 238 organizata nga 75 shtete, duke përfshirë, Oxfam, Save the Children dhe Plan International, kanë shprehur zemërim për nivelet e larta të urisë në botë.

Lufta në Ukrainë në krye të agjendës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së:

“Rreth 345 milionë njerëz janë duke u përballur me uri të rëndë, shifrat janë rritur më shumë se dyfish prej vitit 2019”, kanë thënë organizatat përmes një deklarate. “Pavarësisht premtimeve nga liderët botërorë se nuk do të lejojnë më kurrë uri në shekullin XXI, kriza e urisë është ende prezente në Somali. Rreth botës, 50 milionë njerëz janë në prag të urisë në 45 shtete”, kanë thënë ato.

Duke përmendur se rreth 19.700 njerëz vlerësohet se vdesin çdo ditë si pasojë e urisë, organizatat joqeveritare kanë thënë se kjo shifër nënkupton se një person vdes çdo katër sekonda. “Është turp që me gjithë këtë teknologji në bujqësi, dhe teknika tjera, sot po flasim për uri në shekullin 21”, ka thënë Mohanna Ahmed Ali Eljabaly, nga njëra prej organizatave që kanë nënshkruar deklaratën.

“Nuk ka të bëjë vetëm me një shtet, apo një kontinent, dhe uria kurrë nuk ka qenë arsyeja e vetme. Kjo situatë flet për padrejtësinë e gjithë njerëzimit”, ka thënë ai.

Ndër vendet që përballen më së shumti me uri janë: Somalia, Haiti, Xhibuti, Kenia, Nigeri, Afganistani, Guatemala, Madagaskari dhe Burkina Faso.

The post Kriza globale, një person vdes nga uria çdo katër sekonda appeared first on Albeu.com.

Kriza globale, Balluku këshillon shqiptarët: Ja si të kurseni energji elektrike
Në kushtet e një krize globale energjitike, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku udhëzon qytetarët shqiptarë që të kursejnë energji.

Përmes një postimi në Facebook, Balluku shkruan se kursimi i energjisë është detyrë për çdo qytetar.

“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi”, shkruan Balluku.

Edhe vendet e rajonit po bëjnë thirrje për kursim energjie. Në Kosovë kanë nisur ndërprerjet e energjisë elektrike.

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzha ka deklaruar se reduktimet po bëhen për shkak se furnizimi është duke u bazuar nga prodhimi vendor dhe nuk ka mjete për të blerë energji elektrike në tregjet ndërkombëtare./albeu.com

The post Kriza globale, Balluku këshillon shqiptarët: Ja si të kurseni energji elektrike appeared first on Albeu.com.

Lufta në Ukrainë, Rusia mohon përgjegjësinë për krizën globale
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov në një kundërpërgjigje diplomatike nga Egjipti ka hedhur poshtë pretendimet se Moska ka shkaktuar krizën globale të ushqimit.

Në një fjalim para ambasadorëve të ligës arabe në Cairo, ai tha se vendet perëndimore po shtrembërojnë të vërtetën mbi ndikimet e sanksioneve në sigurinë globale të ushqimit.

Ai akuzoi vendet perëndimore se po përpiqen të imponojnë dominimin e tyre mbi të tjerët. Lavrov do të vazhdojë të vizitojë tre vende afrikane për të mbledhur mbështetje mes zemërimit të krijuar për shkak të luftës.

Ministri rus tha se agresiviteti i Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë tregon se kjo nuk ka të bëjë me Ukrainën por me të ardhmen e rendit botëror.

“Ata thonë se të gjithë duhet të mbështesin një rend botëror të bazuar në rregulla dhe rregullat janë të shkruara në varësi të situatës që ata duan ta kthejnë në favorin e tyre”, deklaroi ai.

The post Lufta në Ukrainë, Rusia mohon përgjegjësinë për krizën globale appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja për grurin ukrainas, Erdogan: Kriza globale e ushqimit do të lehtësohet
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mirëpret të pranishmit në Stamboll pas nënshkrimit sot të marrëveshjes mes Ukraina dhe Rusisë për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi.

“Ne jemi krenarë që jemi instrument në një iniciativë që do të luajë një rol të madh në zgjidhjen e krizës globale të ushqimit që ka qenë në axhendë për një kohë të gjatë”, thotë ai.

“Marrëveshja e sotme do të ndihmojë me sigurinë ushqimore dhe kontrollin e inflacionit në mbarë botën”, shtoi ai.

Delegatët sapo kanë përfunduar nënshkrimin e marrëveshjes së sotme, e cila do të lejojë që rreth 20 milionë tonë drithë, e cila ka qenë subjekt i bllokadës ruse, të eksportohen nga Ukraina./albeu.com

The post Marrëveshja për grurin ukrainas, Erdogan: Kriza globale e ushqimit do të lehtësohet appeared first on Albeu.com.

Pesë arsyet pse kriza energjetike globale do të thellohet më tej
Nga Daniel Yergin “Project Syndicate”

A është kriza e sotme energjetike, po aq serioze sa ato të mëparshmet të ngjashme me të, veçanërisht me krizën e çmimeve të naftës së viteve 1970? Kjo pyetje po ngrihet në mbarë botën, teksa konsumatorët po dëmtohen seriozisht nga çmimet e larta, bizneset janë të shqetësuara për furnizimet me energji, udhëheqësit politikë dhe bankierët qendrorë po përballen me inflacionin, dhe kur vendet po ndeshen me presionet e bilancit të pagesave.

Po, kjo krizë energjetike është po aq serioze. Madje kriza e sotme, është potencialisht më e rëndë. Në vitet 1970 ishte vetëm nafta, ndërsa kriza aktuale përfshin gazin natyror, qymyrin, madje edhe energjinë bërthamore.

Përveç nxitjes së inflacionit , kriza e sotme po transformon një treg deri dje global, në një treg që është tashmë i fragmentuar dhe më i prekshëm ndaj goditjeve, duke e reduktuar rritjen ekonomike. Dhe së bashku me krizën gjeopolitike që buron nga lufta në Ukrainë, ajo po e thellon më tej rivalitetet midis fuqive të mëdha të botës, raporton abcnews.al.

Kriza aktuale energjetike nuk nisi me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, por që vitin e kaluar kur kërkesa për energji u rrit, ndërsa bota po dilte nga pandemia e Covid-19. Në atë moment Kina kishte mungesë të qymyrit, dhe çmimet u rritën. Më pas kjo dukuri përfshiu edhe tregun global të gazit natyror të lëngshëm (LNG), dhe bashkë me të edhe çmimet e naftës.

Në kushte normale, me rritjen e çmimeve të energjisë, një vend si Rusia do të kishte rritur shitjet e gazit natyror për konsumatorin kryesor, Evropën, mbi vëllimet minimale të kontraktuara zyrtarisht. Ndërkohë, ajo iu përmbajt vetëm kontratave, edhe pse mund të kishte prodhuar shumë më tepër.

Në atë kohë, u duk sikur Rusia po përpiqej të impononte rritjen e çmimeve. Por në vend të kësaj, Kremlini mund të ketë qenë duke u përgatitur për luftë. Për shkak se Evropa varej nga Rusia për 35-40 për qind të naftës dhe gazit të saj natyror, Putin supozoi se evropianët do të protestonin kundër pushtimit, por në fund do të qëndronin mënjanë.

I fiksuar në misionin e tij të vetë-caktuar për të rikrijuar atë që ai e sheh si perandori historike të Rusisë, Putin nuk e parashikoi se si do të reagonin evropianët ndaj një lufte të paprovokuar në vendin fqinj. Duke parë përpara, gjykoj se 5 faktorë mund ta përkeqësojnë më tej krizën e sotme energjitike.

Së pari, Putin ka hapur një front të dytë lufte në këtë konflikt, duke reduktuar vëllimet e kontraktuara të gazit natyror që Rusia i dërgonte Evropës. Synimi i Moskës është që evropianët të mos kenë mundësi të krijojnë rezerva të mjaftueshme për dimrin e ardhshëm, dhe nga ana tjetër të rritë çmimet, për të krijuar vështirësi ekonomike dhe kriza politike në Evropë.

Në fjalimin e tij të mbajtur në qershor në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, Putin e bëri shumë të qartë këtë:”Problemet sociale dhe ekonomike që do përkeqësohen në Evropë, do t’i përçajnë shoqëritë e tyre, dhe do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në populizëm … dhe shumë shpejt në një ndryshim të elitave të tyre drejtuese”.

Gjermania po parashikon tani nevojën e racionimit të gazit, dhe Ministri për Çështjet Ekonomike, Robert Habeck, paralajmëron një “krizë të stilit Lehman” (duke iu referuar krizës financiare të vitit 2008), në rast se Evropa nuk do të mundë të menaxhojë krizën aktuale të shkaktuar nga ndërprerjet e furnizimeve me energji.

Së dyti, një marrëveshje e re apo një ripërtëritje e pakti të vjetër bërthamor me Iranin, nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti. Kësisoj, nuk do të hiqen sanksionet ndaj Teheranit, dhe kjo do të thotë se nafta iraniane nuk do të nisë të qarkullojë së shpejti në tregjet botërore.

Së treti, edhe pse Arabia Saudite mund të rrisë prodhimin e saj të naftës për të ndihmuar në “stabilizimin” e tregjeve të naftës, gjë që është synimi i vizitës së ardhshme të presidentit të SHBA, Joe Biden, në Riad, nuk ka gjasa që kjo lëvizje të shmangë krizën, pasi gjithsesi nuk duket të ketë një sasi të madhe nafte shtesë. Ndërkohë, shumë vende të tjera eksportuese të naftës, nuk mund të rikthehen dot as në nivelet e mëparshme të prodhimit, për shkak të mungesës së investimeve dhe të mirëmbajtjes që nga nisja e pandemisë.

Së katërti, kërkesa e Kinës për naftë është ulur ndjeshëm për shkak të bllokimeve të saj në kuadër të politikes “zero-COVID”, të cilat e kanë kufizuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik. Por nëse Pekini heq shumicën e kufizimeve, do të pasojë një rritje e madhe e konsumit dhe e kërkesës për naftë.

Së fundmi, sado i shtërnguar që është tregu i naftës bruto, ka edhe më shumë presion në sektorin e rafinimit që prodhon benzinën, naftën dhe karburantin për avionët. Ky sektor është zhvilluar në një sistem kompleks, shumë të ndërlidhur në mbarë botën, raporton abcnews.al.

Para luftës, Rusia përpunonte produktet që dërgonte në Evropë, ndërsa Evropa e dërgonte benzinën që nuk i nevojitej në Bregun Lindor të SHBA-së, e kështu me radhë. Në disa vende, sistemi po funksionon plotësisht. Rafineritë amerikane po operojnë tashmë me një kapacitet rreth 95 për qind .

Por në përgjithësi, sistemi nuk ka ende mundësi që ta përballojë gjithë kërkesën. Rafineritë ruse funksionojnë vetëm pjesërisht , duke e privuar Evropën nga produktet e naftës. Rafineritë kineze operojnë me më pak se 70 për qind të kapacitetit të tyre. Rreth 4 milionë fuçi në ditë të kapacitetit të rafinimit janë mbyllur në mbarë botën, për shkak të pandemisë, rregulloreve të reja dhe sfidave ekonomike.

Shtojini këtyre rrezikun e aksidenteve, politikave të këqija dhe një uragani që mund të nxjerrë jashtë funksionit rafineritë në Bregun Lindor, dhe situata mund të përkeqësohet akoma më shumë. Thënë këtë, disa vende mund ta rrisin ende prodhimin.

Kanadaja – prodhuesja e katërt më e madhe e naftës në botë, pas SHBA-së, Arabisë Saudite dhe Rusisë – mund të sigurojë fuçi shtesë në bashkëpunim me tregun e saj kryesor, SHBA-në.

Dhe prodhimi i naftës së shistit argjilor në SHBA, mund të shtojë 800.000 deri në 1 milion fuçi në ditë prodhim të ri këtë vit, shumë më tepër prodhim shtesë se pjesa tjetër e botës e marrë së bashku.

Tek faktorët e tjerë që mund të zbusin krizën, përfshihen ndryshimet e çmimeve, dhe mënyra se si do të reagojnë konsumatorët. Në maj, kërkesa për benzinë ​​në SHBA ishte 7 për qind më pak se sa në maj 2019, pra përpara pandemisë. Por disa prej tyre, mund të jenë rezultat i më shumë njerëzve që po punojnë tashmë nga shtëpia.

Nga ana tjetër, një ngadalësim i rritjes ekonomike mund të ulë çmimet. Indeksi më i fundit i “S&P”, flet për një dobësim të rritjes ekonomike në SHBA, e ngjashme me kulmin e bllokimit gjatë pandemisë, dhe atë të krizës financiare të vitit 2008.

Po kështu, rritja ekonomike evropiane është ngadalësuar ndjeshëm, në nivelin më të ulët në 16 muajt e fundit. Ngadalësime të tilla mund ta reduktojnë kërkesën, dhe bashkë më të edhe çmimet e energjisë. Por ndërkohë, ato do të vendosin jo pak nën presion aleancën perëndimore dhe unitetin popullor në mbështetje të Ukrainës.

Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë domethënës. Ato do të tregojnë nëse Evropa do të ketë mundësi të manovrojë, dhe t’ia dalë pa shumë probleme dimrit të ardhshëm. Në atë që Habeck e quajti një vendim “të hidhur por të domosdoshëm”, Evropës do t’i duhet të djegë më shumë qymyr. Në muajt e vështirë që na presin në vijim, duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë midis qeverisë dhe industrisë që menaxhon flukset e energjisë, dhe nga e cila varen ekonomitë moderne.

Shënim: Daniel Yergin, zëvendëskryetar i kompanisë “S&P Global”./abcnews.al

The post Pesë arsyet pse kriza energjetike globale do të thellohet më tej appeared first on Albeu.com.

Putin mohon se forcat ruse po bllokojnë grurin ukrainas: Vetë kanë minuar portet
Vladimir Putin mohoi sot se Moska po bllokonte eksportet e grurit ukrainas dhe përsëriti pohimin e Rusisë se sanksionet perëndimore janë fajtore për problemet në tregun global të ushqimit.

Duke folur me gazetarët së bashku me presidentin indonezian Joko Ëidodo, ai tha: “Nuk po e pengojmë ne, eksportin e grurit ukrainas. Ushtria ukrainase ka minuar afrimet në portet e tyre, askush nuk i pengon ata t’i pastrojnë ato mina dhe ne garantojmë sigurinë e transportit të grurit nga atje”.

Putin gjithashtu minimizoi ndikimin e Ukrainës në tregun global, duke thënë se aktualisht kishte vetëm pesë milionë tonë grurë të ngecur në vend.

“Kjo është një sasi që nuk ndikon në tregjet botërore në asnjë mënyrë,” shtoi ai, duke pretenduar se përfaqësonte vetëm 0.5% të prodhimit global.

Kombet e Bashkuara vlerësuan në fillim të majit se 22 milionë tonë drithë ishin ngecur në Ukrainë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha më 6 qershor se kjo mund të rritet në 75 milionë tonë deri në këtë vjeshtë./albeu.com

The post Putin mohon se forcat ruse po bllokojnë grurin ukrainas: Vetë kanë minuar portet appeared first on Albeu.com.

Putin: Sanksionet ndaj Rusisë po nxisin krizën globale
Sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë po provokojnë një krizë globale, tha të enjten presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi mbi çështjet ekonomike, sipas CNN.

“Përgjegjësit për sanksionet, të udhëhequr nga ambiciet politike dritëshkurtër, të nxitur nga rusofobia, goditën në një masë më të madhe interesat e tyre kombëtare, ekonomitë e tyre, mirëqenien e qytetarëve të tyre.

Dhe para se të gjithash do të ketë një rritje të mprehtë të inflacionit. në Europë”, tha Putin.

Sipas liderit rus, vendosja e sanksioneve do të shkaktojë pasoja të pashmangshme, të vështira, të pazgjidhshme për Bashkimin Europian, si dhe për vendet më të varfra në botë.

“Faji për këtë është tërësisht i elitave të vendeve perëndimore, të cilat janë të gatshme të sakrifikojnë pjesën tjetër të botës për të ruajtur dominimin e tyre global”, tha ai.

Putin shtoi se Rusia po përballet me sfidat e jashtme të provokuara nga sanksionet perëndimore dhe inflacioni në vend po ngadalësohet.

“Rritja javore e çmimeve tashmë ka rënë në 0.1% -kjo është tashmë afër normës javore të rritjes që korrespondon me objektivin e inflacionit të Bankës së Rusisë,” tha ai.

The post Putin: Sanksionet ndaj Rusisë po nxisin krizën globale appeared first on Albeu.com.