kriza energjitike ne kosove Archives - Albeu.com

Kosova në krizë të thellë, aktualisht prodhohet energji veç për Prishtinën
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), aktualisht është duke operuar me vetëm një njësi të Termocentralit, pasi që sot ka rënë edhe njësia B1. Kjo nënkupton se është duke funksionuar vetëm blloku A4 i Termocentralit Kosova A. Ky konsum shkon deri në 600 MWh, ndërsa aktualisht po prodhohen rreth 120 MWh. Kjo sasi nuk mjafton për të furnizuar as Prishtinën.

Me qëllim të tejkalimit të krizës energjetike, kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje që të kursehet. Mirëpo, reduktimet me energji vetëm sa janë ashpërsuar.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), aktualisht është duke operuar me vetëm një njësi të Termocentralit, pasi që sot ka rënë edhe njësia B1. Kjo nënkupton se është duke funksionuar vetëm blloku A4 i Termocentralit Kosova A.

Për gjendjen e krijuar ka dhënë detaje edhe vet KEK-u.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndëprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim. Në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”.

Kryeministri Albin Kurti, në Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se edhe pse kanë ndarë 100 milionë euro për të ulur koston e energjisë, çmimi po vazhdon të ketë rritje.

“Na duhet një debat i hapur dhe i sinqertë mes nesh mbi gjendjen që jemi dhe sfidën që kemi përpara në mënyrë që gjatë dimrit të fokusohemi në atë që është e mundur e mbi të gjitha është kursimi i energjisë. Ne tashmë kemi ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë për qytetarët, por çmimi i energjisë është vazhdimisht në rritje”, ka shtuar ai.

Menjëherë pas kësaj thirrje, KEDS ka dal me njoftimin se do të ketë përkeqësim të situatës energjike në vend.

“Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë eficiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër. Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që t’i kapërcejmë ato sa më. Së bashku mund t’i dalim”.

Në njoftimin e lëshuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), thuhet se në kaldajën e A3 janë shfaqur rrjedhje të ujit dhe si pasojë është pamundësuar mbajtja e kësaj njësie në operim.

“Ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin për ri kthimin e njësisë në operim në kohë optimale. Aktualisht ka filluar procesi i ftohjes së njësisë në mënyrë intensive, pastaj do të bëhet inspektimi i cili pason me sanimin e rrjedhjes në kaldajë dhe përgatitjet për kthimin e kësaj njësie në operim”, thuhej në njoftimin e KEK-ut.

Blloku B2 i termocentralit “Kosova B” ishte paralajmëruar që shumë shpejtë do të kthehej në punë, pasi është në remont, mirëpo ai vazhdon të jetë jashtë funksionit.

“Siç jeni informuar edhe nga Ministria e Ekonomisë, blloku B2 është në remont dhe pritet të përfundoj shumë shpejtë. Arsyeja pse është në remont është se duhet të mënjanohen avaritë. Termocentrali ‘Kosova A’ i ka njësitë e vjetruara, që 60 vjet, e ‘Kosova B’ i ka të vjetra 40 vjet”.

Lidhur me këtë krizë energjetike, kishte reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku kishin propozuar 10 pika për të përballuar këtë krizë.

Ndër pikat e renditura, LDK-ja ka bërë apel që të ndahet subvencioni prej 90 milionë eurove për energjinë, të riparohet Blloku A5 i Termocentralit Kosova A, të zbritet TVSH-ja nga 8% në 0% për faturat e energjisë e të krijohen subvencione të reja për qytetarët dhe bizneset.

“Pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milion euro për çmimin e energjisë elektrike. Riparimi i Bllokut A5 i Termocentralit Kosova A. Krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët. Përgatitja e planit të eficiencës dhe kursimit të energjisë. Negocimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji. Zbritja e TVSH-së nga 8% në 0% për faturat e energjisë. Krijimi i subvencioneve të reja për qytetarët dhe bizneset. Largimi i tarifave diskriminuese të ZRRE-së. Themelimi i bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri. Përgatitja e Strategjisë afatmesme për rritjen e kapaciteteve gjeneruese me gaz dhe energji alternative”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Kjo parti ka akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim, duke thënë se si pasojë e tij, po bien edhe blloqet e KEK-ut.

“Ende pa u rregulluar Blloku A5, bie Blloku A3, duke bërë kështu që KEK-u të mos prodhojë as gjysmën e kapacitetit të tij, ku 530 MË/h janë jashtë prodhimit. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranoj planin tonë dhjetëpikësh dhe t’i shpëtoj qytetarët, sepse me qasjen e saj të deritanishme po e shpien vendin drejt katastrofës energjetike. Bazuar në paaftësinë e dëshmuar të kësaj Qeverie, pritet të zgjatet edhe orari i reduktimeve”, thuhet më tej në komunikatë.

Nga 15 gushti, KEDS kishte filluar reduktimet e energjisë elektrike me nga 2 orë në ditë për çdo 6 orë.

Në fillim të këtij muaji, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Sipas arsyetimit, ky vendim është marr nga gjendja aktuale botërore energjetike.

Këto masa do të mbesin aktive për 60 ditë.

Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, qeveria kishte marr vendim për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike./Monitor/

The post Kosova në krizë të thellë, aktualisht prodhohet energji veç për Prishtinën appeared first on Albeu.com.

Kriza energjetike, në Kosovë nisin kufizimet e energjisë elektrike
Nga e hëna (15 gusht) Kosova nis kufizimet e energjisë elektrike për të gjithë konsumtorët.

Mediat në Kosovë kanë publikuar urdhëresën nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT-it, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës.

Këto kufizime, sipas njoftimit të KEDS-it, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumtorët.

“Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime”, thuhet në njoftim.

“Prej nesrit, vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor. Kjo, pasi KEDS dhe KESCO nuk kanë mundësi financiare më që të nominojmë energji jashtë asaj që prodhohet nga gjeneratorët vendorë.

Deri tek kjo situatë ka ardhur për shkak të çmimeve enorme që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare dhe mosmbulimit të kostos së sistemit.

Kjo ka sjellë situatë të rëndë financiare edhe për KOSTT-in, të cilën ENTSO nuk e lejon më të bëjë devijime. Kjo bën që secila kërkesë mbi prodhimin vendor të kufizohet në pamundësi të mbulimit nga importi”, thuhet më tej në njoftim.’

Prej ditës së hënë (15 gusht)  vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor.

“Sot, disa muaj pas, të gjitha mundësitë financiare janë shterruar. Dy kompanitë, pra KEDS dhe KESCO nuk mund të bartin më të vetme barrën e krizës botërore energjetike dhe pasojat e saj në Kosovë. Kërkohet me urgjencë edhe veprimi i aktërëve tjerë në mënyrë që së bashku ta përballojmë këtë krizë”, vijon njoftimi i KEDS-it.

The post Kriza energjetike, në Kosovë nisin kufizimet e energjisë elektrike appeared first on Albeu.com.

Kriza energjitike në Kosovë
Marina Kërceli

Kosova, është një ndër vendet më të varfa të Europës, kjo si rrjedhojë sepse Bruton e Prodhimit Vendor (BPV) për kokë banori e ka prej 2600 euro. Rreth një e treta e 1.8 milionë njerëzve në Kosovë jetojnë në varfëri. Kombi evropian raporton një shkallë papunësie prej 60% për të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, kultura e tij mbeti e ndarë dhe ekonomia e tij u shkatërrua.

Tendosja shtesë e një krize energjitike vetëm sa e ka përkeqësuar problemin. Kosova historikisht është mbështetur në thëngjill për energji. Pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit, është furnizimi jo i besueshëm me energji elektrike. Ndërprerjet e shumta të energjisë në këtë vend, do të kthehen në pengesë për procesin e prodhimit, sektorin e shëndëtësisë por edhe të vetë arsimit. Çka nënkupton se pa një furnizim të besueshëm me energji, bizneset në Kosovë nuk do mund të investojnë, të krijojnë vende të reja pune, por edhe vetë shkollat dhe spitalet nuk do mund të funksionojnë në mënyrë të sigurt dhe cilësor, duke marrë parasysh këtu ndërprerjet e shpeshta të rrymës, ku dhe është paralajmëruar se ka gjasa të zgjasë deri në muajin Prill të 2022-shit. Si rezultat të kësaj të fundit, nuk do të ofrohen shërbimet bazë, por edhe faturat do të jenë më të shtrenjta, duke rënduar kshtu drejtpërdrejt xhepat e qytetarëve.

Sipas “Balkan Green Energy News, “sektori privat i ekonomisë pësoi dëme prej gati 300 milionë eurosh për shkak të mungesës së energjisë në vitin 2016”. Që atëherë, qymyri si burim karburanti është bërë gjithnjë e më i paaftë për të mbështetur Kosovën dhe popullin e saj. Qytetarët në Kosovë, nga e mërkura e 22 dhjetorit, po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Reduktimet zgjasin rreth dy orë në ditë, në kohë të ndryshme, dhe se prekin të gjithë konsumatorët, përveç atyre emergjentë. Këto reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, si shkak i mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.

Për t’i plotësuar nevojat, Kosova është duke importuar rrymë, por me çmime më të larta, për shkak të krizës energjetike në botë. Kosova gjatë muajve të fundit po përballet me një krizë energjetike e cila nuk ka qenë e tillë në dhjetëvjeçarin e fundit. Edhe pse një krizë e tillë energjetike është duke mbretëruar në Evropë dhe më gjerë, kriza energjetike në Kosovë, është ajo që dallon më tepër nga kriza globale energjetike. Nëse në Evropë kriza energjetike lidhet prej çmimit të lartë të energjisë në tregun ndërkombëtarë, në Kosovë kriza energjetike është e lidhur me keqmenaxhimin, mungesën e vendimmarrjes së duhur institucionale, mungesën e planifikimit të qëndrueshëm afatshkurtër dhe afatgjatë, si dhe politikat e gabuara të qeverisjes aktuale në sektorin e energjisë. Ajo çka rëndon edhe më tepër situatën në Kosovë, është mos përballja dhe heshtja që kjo qeverie ka zgjedhur të bëjë, lidhur me pyetjet që vazhdimisht drejtohen në adresë të saj si: kur dhe si do të dal Kosova nga kjo krizë, cilat do të jenë pasojat ekonomike që ka kapluar kjo krizë, si do përballet kjo situatë prej qytetarëve?  Por, ajo çka zgjodhi të bënte qeveria, ishte të gjente “fajtorët e krizës”.

Ku, një ndër fajtorët e identifikuar nga qeveria për krizën janë qytetarët, të cilët në fakt janë ata të cilët preken më tepër prej mungesës së energjisë dhe problemet në jetën e përditshme që i shkakton kjo krizë. Një tjetër fajtor i krizës ishin edhe “çmimet e larta të energjisë në tregun ndërkombëtarë”. Edhe në këtë rast, qeveria duhej të ishte një hap para, duke pasur kontrata të gatshme por edhe çmime të cilat nuk do e rëndonin kosumatorin, dhe blerja e energjisë mos të justifikohej me arsyen se çmimet e larta në tregun global, pësuan rritje. Përveç menaxhimit të dobët të krizës aktuale energjetike, qeveria shfaqi edhe problem në aspektin e planifikimeve për të ardhmen. Siç ishte qasja ndaj projekteve të reja energjetike dhe mungesa e transparencës lidhur me procesin e vendimmarrjes për projektin e gazit natyror të mbështetur nga SHBA përmes MÇ. Referuar projektit pa asnjë justifikim të mundëshëm, kjo qeveri i shkaktoi vendit dëme të mëdha në sektorin e energjisë. Për pasojë, qeverisë do i duhet të punojë paralelisht si në planin afatshkurtër edhe atë afatgjatë jo vetëm në lidhje me zgjidhjen e krizës në sektorin e energjisë por edhe në zgjidhjen e krizës së marrjes së vendimeve të duhura për vendin.Rrufe në qiell të hapur”, është kjo krizë energjitike, me përmasa globale të cilën nuk la pa prekur edhe Shqipërinë. Dhe vetë qeveria shqiptare, shpalli vetëm pak kohë më parë emergjencën për furnizim deri në 15 prill të këtij viti. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall prej vetë kryeministrit Rama, duke bërë që frika për një krizë energjetike me pasoja deri te konsumatori të shihej e mundshme. E sigurt është se edhe vetë Shqipëria nuk është imune ndaj kësaj krize që ka hyrë në një cikël të rrezikshëm dhe po alarmon çdo vend në Europë, Kinën e më gjerë.

Duke e ndjekur krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën, kryeministri Edi Rama i kërkoi Ministrisë së Energjisë të vlerësonte çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës, që familjet në Kosovë të mos u mungonte energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve. Shqipëria ka mundur te sigurojë që të furnizojë Kosovën me 7680 megavatë/orë për 31 dhjetorin dhe 1 janarin 2022 ne formën e depozitës dhe pa efekt financiar. Kjo sasi do i kthehet pas Shqipërisë nga Kosova në sezonin e verës gjatë periudhës nga qershori në shtator kur vendi ndodhen ne thatësi dhe ka mungesë të rezervave hidrike.

The post Kriza energjitike në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Besa Kokëdhima mesazh Ramës: Atë energji që do i jepni Kosovës për festa, mos ia jepni borxh por faljani
Kosova po vazhdon të përballet me një krizë energjetike, e cila është thuajse tema më e përfolur tashmë në mediat e Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në Tëitter ka thënë se ka kërkuar nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës, lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, njoftoi Rama.

E teksa po shqyrtohet mundësia e marrjes borxh të energjisë, këngëtarja Besa Kokëdhima pati një thirrje publike për Qeverinë e Shqipërisë.

Ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory, bëri thirrje që energjia t’i falet Kosovës për festa dhe assesi të mos jepet hua.

“Atë energjinë që do i japim Kosovës për datë 31 dhjetor, 1 janar, në vend t’ua jepni borxh, faljani. Bëni dhe një projekt të përbashkët energjetike në vend të shkëmbejmë lartë e poshtë megavatet me vëllezërit”, shkroi Kokëdhima në InstaStory.

Besa përndryshe jo pak herë ka ngritur zërin për çështje të ndryshme kombëtare apo politike./albeu.com/

The post Besa Kokëdhima mesazh Ramës: Atë energji që do i jepni Kosovës për festa, mos ia jepni borxh por faljani appeared first on Albeu.com.

Kriza energjitike në Kosovë, reagon Rama: Po shohim çdo mundësi ndihme
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me krizën energjitike në Kosovë, që ka mbërthyer vendin ditët e fundit dhe ka shkaktuar një situatë kaotike.

Rama tha se ka kërkuar nga ministria e Energjisë çdo mundësi për të ndihmuar qeverinë e Kosovës.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!” shkruan Rama.

Kujtojmë se Kosova po përballet me një situatë të paprecedentë ditët e fundit, ku në një pjesë të madhe të ditës ka kufizime energjie për familjet shqiptare./albeu.com/

The post Kriza energjitike në Kosovë, reagon Rama: Po shohim çdo mundësi ndihme appeared first on Albeu.com.

Kriza energjitike në Kosovë, Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme
Kriza energjitike në Kosovë ka vënë në lëvizje institucionet shtetërore atje.

Ditën e nesërme pritet një mbledhje urgjente e Kuvendit atje, për të diskutuar mbi problematikat e shkaktuara nga mungesa e energjisë.

Mbi 40 nënshkrime janë mbledhur për caktimin e kësaj seance nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente me rrymë më 24 dhjetor.

Masat emergjente përfshijnë vendosjen e kufizimit në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Vendimi parasheh themelimin e një Komiteti Teknik Emergjent me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve te Ministrja e Ekonomisë. Ky Komitet ka për detyrë të rekomandojë zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të krijuara nga kriza ekonomike.

Pas rekomandimeve Ministria duhet të publikojë masat kufizuese obligative./albeu.com/

The post Kriza energjitike në Kosovë, Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme appeared first on Albeu.com.