kosove serbi Archives - Albeu.com

Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi
Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe të kontribuojë në zhvillimin e një qasjeje strategjike ndaj rajonit, vlerëson Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Lideri i demokristianëve gjermanë, Merz, bëri betimin në Bundestag më 6 maj, dhe u bë kancelari i dhjetë në historinë e Gjermanisë, pasi siguroi shumicën e nevojshme vetëm në rundin e dytë të votimit.

Sa i përket qasjes së Gjermanisë ndaj dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, Weber vlerëson se Berlini, në vend që të rifillonte me themel këtë proces, doli me propozimin franko-gjerman, çka çoi në “shkatërrimin e plotë të dialogut politik” dhe në dy marrëveshje që, sipas tij, nuk ekzistojnë në realitet.

Sipas Weberit, Qeveria e re e Gjermanisë duhet të ndërmarrë një “kthesë strategjike” ndaj Serbisë dhe ndaj politikës së regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq, në mënyrë që dialogu politik të mos fundoset.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e pranuan më 2023, fillimisht ishte e njohur si plani franko-gjerman, dhe u mbështet nga BE-ja dhe vendet perëndimore. Më pas, u dakordua edhe një aneks për zbatimin e marrëveshjes, por në praktikë thuajse asgjë nuk është realizuar.

Weber thotë për REL-in se mbetet për t’u parë nëse Gjermania ka apo po ndërton një strategji të përshtatshme të politikës së jashtme, por se me siguri do të shprehë shqetësime për “aktorët e tretë me ndikim të dëmshëm në Ballkan”.

Radio Evropa e Lirë: Z. Weber, si do ta përshkruanit strategjinë e politikës së jashtme të Qeverisë së kancelarit Merz? Si ndryshon ajo nga politikat e paraardhësve të tij, Olaf Scholz dhe Angela Merkel?

Bodo Weber: Është ende herët për të gjykuar. Me vizitat në Paris dhe Varshavë, që në ditën e parë të mandatit, si dhe me vizitën e përbashkët në Kiev, me homologët nga Franca, Britania dhe Polonia, kancelari Merz dërgoi një sinjal të fortë se Gjermania do të marrë një rol udhëheqës në kuadër të BE-së, në nivel global. Politika e qeverisë së re është përcaktuar që gjatë negociatave të koalicionit, në dritën e sjelljes së presidentit amerikan, Donald Trump, dhe administratës së tij ndaj Ukrainës dhe BE-së, me theks të veçantë në forcimin e politikës së përbashkët të sigurisë së BE-së, bazuar në bindjen se SHBA-ja është tërhequr nga Evropa si partnere vlerash.

Megjithatë, hapat e parë, si vizita në Ukrainë dhe nisma e përbashkët BE-SHBA për armëpushim, të shoqëruar me deklarata se SHBA-ja mbetet partneri kryesor, rezultuan të pafrytshme, siç u pa kur Trump e braktisi nismën dhe u dorëzua para Vladimir Putinit. Do të shohim se si do të zhvillohet më tej.

Megjithatë, qeveria e re dhe kancelari i ri po theksojnë nevojën për një politikë më vendimtare në planin evropian dhe ndërkombëtar. Pyetja mbetet nëse do të kenë strategjinë e nevojshme.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë roli mendoni se duhet të luajë Gjermania në politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor?

Bodo Weber: Gjermania duhet të marrë përsëri rolin udhëheqës në politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe të ndihmojë në krijimin e një politike strategjike për rajonin – diçka që BE-së i ka munguar për më shumë se dy dekada – përfshirë edhe nevojën urgjente për një kthesë ndaj Serbisë dhe një qasje më politike ndaj krizës në Bosnje.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni angazhimin e kësaj qeverie në kuadër të Procesit të Berlinit?

Bodo Weber: Ndryshe nga ardhja e qeverisë së mëparshme të Scholzit, kur nuk ishte e qartë nëse kancelari kishte ndër mend të vazhdonte me Procesin e Berlinit, kësaj here marrëveshja e koalicionit njofton qartësisht vazhdimin e tij. Pra, Berlini mbetet i përkushtuar ndaj këtij procesi.

Radio Evropa e Lirë: Si mund të qaset Gjermania ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, duke pasur parasysh kontekstin politik në BE dhe zhvillimet në rajon?

Bodo Weber: Aktualisht, kjo është e paqartë – ashtu si e gjithë politika ndaj Ballkanit Perëndimor. CDU/CSU [Unioni Demokristian/Unioni Socialkristian], gjatë kohës në opozitë, ka mbështetur konceptin e anëtarësimit të shkallëzuar, që, sipas meje, është një koncept i dështuar dhe, në fakt, një mënyrë për të refuzuar anëtarësimin e plotë, duke ofruar një status të dorës së dytë. Në negociatat për koalicion, socialdemokratët arritën ta neutralizojnë këtë koncept. Megjithatë, marrëveshja përmend nevojën për reformimin e brendshëm të BE-së, për të pranuar anëtarë të rinj – një kërkesë që ekzistonte edhe më herët, por pa sukses. Problemi kryesor i politikës gjermane është se, për tre dekada, nuk ka dhënë kontribut serioz në debatin strategjik për të ardhmen e BE-së dhe, rrjedhimisht, as për të ardhmen e zgjerimit.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë roli mund të luajë Gjermania në dialogun Kosovë-Serbi, veçanërisht nën udhëheqjen e kancelarit Merz?

Bodo Weber: Qeveria e re konservatore përballet me trashëgiminë e dialogut politik që nisi kancelarja Merkel, me përkrahjen e deputetëve konservatorë. Nën Scholzin, në vend të një rivendosjeje të thellë të dialogut, pas episodit të rrezikshëm të shkëmbimit të territoreve, Qeveria gjermane ndërmori iniciativën franko-gjermane me një vullnet të pamjaftueshëm politik, dhe duke vazhduar politikën e dështuar të pajtimit ndaj regjimit të Vuçiqit. Rezultati ishte shembja e dialogut, dhe dy marrëveshje që, në fakt, nuk ekzistojnë.

Pyetja është nëse Qeveria e re gjermane do të këmbëngulë në këto marrëveshje të papërmbushura, apo do të ketë guximin të nxisë një rinisje të thellë të dialogut – për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Kjo do të kërkonte një kthesë strategjike të politikës së BE-së ndaj Serbisë, duke mos e trajtuar regjimin e Vuçiqit si partner vlerash. Por, kjo do të nënkuptonte edhe ndërprerjen e marrëdhënies së CDU-së me “partinë motër” SNS [Partia Progresive Serbe]. Mbetet për t’u parë nëse CDU-ja dhe Merz kanë forcën për këtë. Në të kundërt, dialogu do të thellohet edhe më shumë në krizë, dhe BE-ja do të humbasë më shumë kredibilitet si aktor demokratik, në Kosovë dhe në Serbi.

Radio Evropa e Lirë: Vitin e kaluar, Gjermania dhe Franca e kushtëzuan mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. A do ta mbajë Gjermania këtë qëndrim?

Bodo Weber: Ndryshe nga Parisi, Gjermania ka qenë më e butë në kushtëzimin për aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës. Nëse Berlini do të vazhdojë me këtë politikë për Asociacionin – në mungesë të një kuadri strategjik – mbetet për t’u parë, dhe do të varet nga ajo nëse do të ketë kthesë strategjike në politikën ndaj dialogut.

Radio Evropa e Lirë: Si mund të zhvillohet mbështetja bilaterale e Gjermanisë ndaj Kosovës me këtë qeveri – sidomos për sa i përket kushteve politike apo ndihmës për zhvillim?

Bodo Weber: Pres që marrëdhëniet bilaterale të mbeten të qëndrueshme. Me suksesin e socialdemokratëve, që kundërshtuan bashkimin e ministrisë së Zhvillimit me atë të Punëve të Jashtme gjatë negociatave për koalicion, u kufizua automatikisht mundësia për të ulur fondet për ndihmën zhvillimore në përgjithësi – përfshirë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një sinjal i rëndësishëm, veçanërisht në kohën kur USAID-i [Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar] është tërhequr, dhe disa vende të BE-së kanë ulur ndjeshëm ndihmën.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë qasje mund të ketë Gjermania ndaj pranisë në rritje të aktorëve të jashtëm, si Rusia, Kina apo Turqia, në Ballkanin Perëndimor?

Bodo Weber: Gjermania, si deri tani, do të mbetet e shqetësuar nga veprimet e aktorëve të dëmshëm në Ballkan. Por, mbetet për t’u parë nëse SHBA-ja, nën administratën Trump, do t’u bashkohet këtyre aktorëve që minojnë interesat e sigurisë dhe vlerave të BE-së në rajon. Vetëm përmes një politike vendimtare dhe strategjike të BE-së mund të përballohen me sukses këta aktorë – dhe për këtë nevojitet udhëheqje serioze nga Gjermania.

The post Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.

Sveçla: Ka mbaruar koha kur veriu kontrollohej nga strukturat kriminale të Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, kanë identifikuar dy vendndodhje, në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe video nga operacioni policor, ka thënë se mekanizmat e kontrollit dhe spiunazhit të Serbisë në Republikën tonë do t’i luftojmë me çdo kusht.

“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë”, ka shkruar Sveçla, raportojnë mediat e Kosovës.

Ai më tej ka thënë se “koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar”. “Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar në Mitrovicë një ish-pjesëtar të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, për të cilin dyshohet se ka spiunuar për autoritetet se sigurisë së Serbisë.

The post Sveçla: Ka mbaruar koha kur veriu kontrollohej nga strukturat kriminale të Serbisë appeared first on Albeu.com.

Rama: Marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thelbësore për paqen në rajon
Kryeministri i vendit Edi Rama, e ka nisur javën me një mesazh për Kosovën dhe Serbinë, të cilëve u kujton se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Sipas kryeministrit, “ҫdo vonesë për ta bërë këtë, vetëm e forcon status quo-në”.

Mesazhi i Ramës:

“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit të Evropës të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Nuk mjafton thjesht që Marrëveshja të jetë ligjërisht e detyrueshme.

Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja në lidhje me këtë çelës strategjik për fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës”, shkruan Rama.

As we approach the 21st March European Council meeting, it's crucial to remember that the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation of Relations between Kosova and Serbia, along with its Implementation Annex, is of the utmost importance for maintaining…

— Edi Rama (@ediramaal) March 18, 2024

The post Rama: Marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thelbësore për paqen në rajon appeared first on Albeu.com.

​Lajçak dhe Vuçiç takohen në Beograd, flasin për hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është pritur sonte në takim në Beograd nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit nuk ka pasur deklarime për media, por Vuçiq përmes një postimi në Instagram, ka thënë se biseduan për hapat konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

Hoxhaj: Me këtë ritëm të tmerrshëm të gabimeve të Qeverisë Kurti, do të mbetemi pa aleatëTentuan ta godasin me veturë, tre të arrestuar për sulm ndaj zyrtarëve policorëTri shenjat e horoskopit që mbeten miq me ish-partnerëtHaziri reagon pas deklaratave të Escobarit: Nëse qeveria s’bie me dorëheqje, bie në for…Forumi ekonomik Kosovë-Slloveni, pritet të marrin pjesë mbi 80 biznese

“Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që konkretisht dhe me vendosmëri të angazhohet në çështje thelbësore të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, takimi vjen pas konfirmimit nga ana e BE-së për mbajtjen e raundit të ardhshëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë më 19 mars në Bruksel.

The post ​Lajçak dhe Vuçiç takohen në Beograd, flasin për hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.

“Biden e ka afër zemrës Ballkanin”, Blinken vjen me mesazh për dialogun Kosovë – Serbi
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kërkoi nga Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se procesi i dialogut në Bruksel, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, është mekanizmi i vetëm që Kosova dhe Serbia të normalizojnë raportet.

Gjatë një konference për media në Vjenë, së bashku me homologun e tij austriak, Alexander Schallenberg, siç transmeton REL, kryediplomati amerikan tha se njerëzve në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk iu duhet kthim prapa, por të lëvizin para dhe të integrohen në Bashkimin Evropian.

“Ne po ashtu po punojmë së bashku [me Austrinë] për të përmirësuar raportet midis Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është mekanizmi i vetëm i zbatueshëm, rruga e vetme përpara. Ne duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe përpjekje konstruktive nga të dyja palët, nga Kosova dhe Serbia, për të stabilizuar raportet e tyre dhe të lëvizim drejt kësaj rruge. T’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë dhe të zbatojnë të gjitha zotimet e dialogut”, tha Blinken.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e Brukselit dhe të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

Vitin e kaluar, palët arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

BE-ja ka thënë se palët ende nuk kanë nisur ta zbatojnë marrëveshjen.

Faktori ndërkombëtar insiston se dialogu është platforma për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë, teksa tensionet mes tyre kanë qenë të larta.

Tensionet janë të rritura që nga maji i vitit të kaluar, kur serbët kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Tensionet u përkeqësuan edhe më shumë pasi më 24 shtator, një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin në Banjskë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

The post “Biden e ka afër zemrës Ballkanin”, Blinken vjen me mesazh për dialogun Kosovë – Serbi appeared first on Albeu.com.

Zv/kryeministrja e Kosovës, Rexhepi: Projekt-Statuti aktual i Asociacionit krijon hapësirë për një Republikë Serbe
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi e quan projekt-statutin e hartuar nga komuniteti ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dëmshëm, pasi sipas saj, krijon mundësi që të krijohet një Republikë Serbe e ngjajshme me atë që ekziston në Bosnje.

Gjatë intervistës me kolegun Artan Haraqija, përfaqësuesja e komunitetit boshnjak të Kosovës thotë se qeveria do të presë qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, para se “të hartojë një statut të ri për Asociacionin”.

Zëri i Amerikës: Zonja Rexhepi, Kosova është nën trysni të vazhdueshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Çfarë hapash po ndërmerr qeveria juaj për të përmbushur këtë detyrim që është pjesë e marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe në Ohër?

Emilija Rexhepi: Si qeveri e re, me kryeministër Albin Kurtin e kemi trashëguar këtë problem.

Unë jam një nga ata që kanë votuar për themelimin e këtij Asociacioni më 2015, megjithëse kjo është një çështje prej vitit 2013, duke vlerësuar që komuniteti serb duhet të integrohet në shtetin e Kosovës, ashtu siç kemi bërë ne të tjerët, që të ketë të drejta për të jetuar, për tu shkolluar, për të punuar.

Por tani kjo është një çështje krejt tjetër, pasi vlerësoj që drafti i tanishëm u jep atyre shumë të drejta, që pushteti ekzekutiv i Asociacionit, nëse do të themelohej, do të ishte i madh dhe kjo do të dëmtonte shtetin tonë.

Nëse do të themelohej një Asociacion i tillë krijohet mundësia që të themelohet një Republikë e dytë Serbe ashtu siç është krijuar në Bosnje e Hercegovinë.

Ne si qeveri kemi qëndrimin që mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe do të presim qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese që të mos bëjmë asgjë që shkon në dëm të shtetit tonë.

Zëri i Amerikës: Ju thoni që Projekt-Statusi që ka ardhur prej BE-së, prej Komunitetit ndërkombëtar është në dëm…?

Emilija Rexhepi: Drafti që kemi parë, i jep shumë pushtet ekzekutiv Asociacionit dhe mund të vijë deri te krijimi i një shteti të ri brenda shtetit tonë.

Zëri i Amerikës: Pra, ju e kundërshtoni projekt-statutin dhe nuk do ta pranoni…

Emilija Rexhepi: Unë jam gjithmonë kundër kësaj dhe kjo nuk është kundër serbëve, por thjeshtë krijon hapësirë në të ardhmen, që kjo pjesë e territorit të shkëputet dhe të shpallet ndoshta një republikë tjetër.

Zëri i Amerikës: Atëherë pse qeveria e Kosovës nuk harton një projekt statut të vetin dhe pse nuk e ka bërë këtë deri më tani, sepse ka kaluar një kohë që ky është bërë një kusht ndërkombëtar që Kosova duhet ta plotësojë?

Emilija Rexhepi: Ne kemi bashkëpunim dhe kemi bisedime të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe rruga drejt BE-së është diçka që për ne ofron përparim dhe përspektivë dhe ne nuk do të heqim dorë nga ajo.

Qeveria jonë padyshim do të mbështetet në Gjykatën Kushtetuese, do të presim qëndrimin e saj dhe më pas do ta marrim çështjen në duart tona dhe do të hartojmë një statut të ri për Asociacionin.

Zëri i Amerikës: Një tjetër çështje që ka shkaktuar probleme mes Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar është mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat e pjesës veriore.

Ndonëse diplomatët perëndimorë preferonin dorëheqjen e kryetarëve të komunave, qeveria juaj zgjodhi një proces më të ndërlikuar përmes një peticioni që tashmë është nënshkruar.

A janë këto vonesa në dëm të proceseve dhe të marrëdhënieve të Kosovës me komunitetit ndërkombëtar?

Emilija Rexhepi: Ne nuk kemi probleme me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe me komunitetin ndërkombëtar pasi vlerësoj që bëmë gjërat e duhura. Me serbët kemi gjithmonë probleme duke filluar nga regjistrimi i makinave, procesi i reciprocitetit, pasi Serbia përfiton më shumë nga eksportet se sa Kosova.

Më pas keni parë se çfarë ndodhi në Banjskë, sulmet ndaj KFOR-it, sulmet ndaj policëve tanë, një jetë u humb dhe siguria padyshim është dëmtuar. Mund të vij deri të një përshkallëzim të një dhune të madhe dhe është mirë që atë e kemi ndaluar ashtu si duhet.

Vlerësoj që edhe serbët që jetojnë në pjesën veriore të shtetit janë lodhur nga e gjithë kjo pasi një pjesë e serbëve ka dhënë dorëheqjen nga policia dhe kjo më duket si pjesë e një skenari që është hartuar më parë që ndoshta ata të shpëtojnë jetën e tyre dhe të vuaj dikush tjetër nga policia, pavarësisht nga përkatësia etnike…

Vlerësoj që kur u mbajtën zgjedhjet lokale ne kemi qenë të detyruar nga Kushtetuta, përfaqësuesit tanë duhet të mbanin zgjedhjet për shkak të mos funksionimit të pushtetit lokal në katër komunat e pjesës veriore.

Nuk ishte as qeveria e as përfaqësuesit shqiptarë që tani jani në ato komuna fajtor për atë pasi Kushtetuta duhet të respektohej.

Serbët kanë të drejtë që të zgjedhin se si të përfaqësohen në komunat e tyre dhe shpresoj që së shpejti do të organizojmë zgjedhjet lokale dhe do të vendosin se kush do t’i përfaqësojë. Është e sigurt që këta nuk do të jenë shqiptarë e as boshnjakë, por ata duhet të marrin pjesë në votim.

Vendimi i tyre që të mos marrin pjesë në zgjedhje krijoi mundësinë që të kandidojnë të tjerët dhe të fitojnë zgjedhjet. Nëse doni të jeni pjesë e shoqërisë së Kosovës, pjesë e një shteti normal dhe të jetoni së bashku me ta, normalisht që duhet të jeni pjesë e institucioneve.

Zëri i Amerikës: Mund të thoni pse mungon guximi brenda komunitetit serb që të ndahen prej strukturave paralele dhe të integrohen në Republikën e Kosovës?

Emilija Rexhepi: Mendoj se duhet të përqëndrohemi në zhvillimin ekonomik, në mbijetesën e familjes, diçka që unë si zëvendës kryeministre për minoritete e kam bërë tani me organizatën ndërkombëtare ICO për investime kapitale për komunat ku jetojnë komunitetet që nuk i përkasin shumicës me theks të veçantë në veriun e Kosovës në mënyrë që të përfshihen të gjithë serbët.

Ky projekt ka vlerën prej 300 milionë euro, pra bëhet fjalë për një investim tejet të madh. Kemi në plan që ta realizojmë këtë prej vitit 2024 deri më 2030, për gjashtë vjet.

Fjala është për projekte madhore duke filluar nga infrastruktura, ndërtimi i spitalit, ndërtimi i shkollave dhe rrugëve, mbështetja e zhvillimit ekonomik dhe projekte që kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës të të gjitha kulturave.

Aty shoh hapësirë për kohezion më të mirë shoqëror, për dialog ndër-etnik me shqiptarët dhe të gjithë ne të tjerët dhe zhvillim më të fuqishëm të atyre zonave.

Vetë fakti që në këtë projekt tani janë të përfshirë serbët e veriut dhe ku po punojmë për një vit e gjysmë, krijon hapësirën dhe mundësinë që të bashkëpunojmë dhe komunikojmë më mirë në të ardhmen.

Unë jam e hapur dhe nuk kam asnjë problem që të bisedoj dhe punoj me serbët, shqiptarët, boshnjakët.

Unë respektoj çdo kombësi, çdo fe dhe vetëm në këtë formë e ardhmja e Kosovës do të jetë e mirë.

Zëri i Amerikës: Trajtimi me përparësi i komunitetit serb, ndërsa ju jeni përfaqësuese e komunitetit boshnjak, nuk besoni që i lë në hije interesat, çështjet me rëndësi të komuniteteve tjera pakicë që nuk janë serbë?

Emilija Rexhepi: Unë kam punuar me serbët dhe kam qenë në parlament me ta dhe kam votuar shumë ligje me rëndësi që janë në interes të popullit serb. Serbët duhet ta kuptojnë se të drejta të njëjta kanë edhe boshnjakët, turqit, goranët, romët. Nuk mund të ketë privilegje vetëm për njërën kombësi e as që duhet të viktimizohet kombësia tjetër.

Një popull nuk mund të jetë superior.

Fakti që jetojmë në një Kosovë multietnike është një vlerë. Në qeveritë e mëparshme ka qenë ashtu, ata kishin koalicione me partinë Lista Serbe dhe komuniteti serb gjithmonë ka dominuar.

Tani jo, qeveria e zotit Albin Kurti u jep shumë hapësirë komuniteteve të tjera, shumë prej nesh jemi në institucione.

Unë jam zëvendëskryeministre dhe kjo është hera e parë që nuk është një serb dhe kjo u jep një kënaqësi komuniteteve të tjera që të ndihen të lirë në shtetin e tyre.

Zëri i Amerikës: Vitin e kaluar, ju keni përmendur disa incidente me bazë etnike. Keni përmendur një rast në Prizren, një në Gjakovë ku një pjesëtari të komunitetit egjiptian nuk i është lejuar hyrja në një lokal, për arsye etnike.

Ju keni thënë se një prej mundësive për t’u larguar nga kjo situatë është që familjet, duke filluar nga shumica shqiptare të riedukojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre me idenë që nuk është vetëm një komunitet etnik që jeton në Kosovë, por ka shumëllojshmëri etnish dhe gjuhësh të ndryshme dhe duhet të mësohen me këtë.

Gati një më vit pas, besoni se ka një ndryshim pozitiv në këtë aspekt?

Emilija Rexhepi: Ne që jetojmë në mjedise të ndryshme, ku ka komunitete të ndryshme jemi rritur në atë mënyrë që jemi shoqëruar së bashku, kemi shkuar në shkollë së bashku, punojmë së bashku dhe nuk kemi probleme të tilla.

Megjithatë, në Kosovë ka zona që janë etnikisht të pastra, ku jetojnë vetëm shqiptarët, vetëm serbët apo boshnjakët, një fshat etnik pra dhe është shumë me rëndësi që të edukoni fëmijet tuaj në atë mënyrë që këtu nuk jetoni vetëm ju dhe nuk janë vetëm fëmijët tuaj të rëndësishëm dhe po aq të rëndësishëm janë edhe fëmijët e të tjerëve.

Mund të jenë të ndryshëm por edhe ata janë kosovarë dhe duhet t’i doni po ashtu si i doni tuajët, t’i respektoni dhe para së gjithash ata janë miqtë tuaj, fqinjët tuaj, mund të jenë partnerët tuaj apo kolegë të punës dhe vlerësoj se ende duet të punojmë në këtë drejtim dhe të forcojmë sistemin tonë që t’iu jep hapësirë të gjithëve.

Edhe shqiptarët duhet të mësojnë se në Kosovë jetojnë edhe kultura të tjera dhe që flasin gjuhë të tjera. Serbët duhet ta dijnë që në Kosovë shumica janë shqiptarë dhe ku jetojnë edhe të tjerë që flasin gjuhë tjera dhe duhet të respektojmë njëri tjetrin dhe të jetojmë të gjithë së bashku.

The post Zv/kryeministrja e Kosovës, Rexhepi: Projekt-Statuti aktual i Asociacionit krijon hapësirë për një Republikë Serbe appeared first on Albeu.com.

Ahmeti: Na duhet pajtimi Kosovë-Serbi për një Ballkan të qetë e në paqe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka thënë se pa pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë Ballkan të qetë e në paqe.

“Që Ballkani të jetë i qetë e në paqe të qëndrueshme janë të interesuar të gjithë partnerët tanë strategjikë, të cilët edhe na kanë ndihmuar që Ballkani të hyjë në rrjedhja të përhershme dhe historike për të instaluar paqe e ardhmëri. Që të mos kemi një Ballkan të qetë, por të trazuar e në flakë është vetëm Kremlini”, ka theksuar Ahmeti në RTK.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dëshiron të bëhet pjesë e BE-së dhe dëshiron të ketë një Ballkan të pastër.

“E për të ardhur deri te Ballkani i pastër na duhet pajtimi. A e dini se si ka filluar procesi i pajtimit ndërmjet Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Iniciativa u mor nga korporatat e qymyrgurit dhe çelikut, këtu filloi por në substancë nuk ishin që të bashkoheshin korporatat, por në substancë ishte pajtimi. Pa pajtim, çdo marrëveshje tjetër që do të bëhet është jo e qëndrueshme, e destinuar për dështim. Shqiptarët dhe serbët duhet të pajtohen, ose të vendosin a do të luftojnë”, ka shtuar Ahmeti.

Ai ka thënë se shqiptarët duhet të jenë të zgjuar në këtë periudhë dhe t’i besojnë faktorit ndërkombëtar.

“Ne duhet të jemi aq të zgjuar që t’i japim hapësirë pleqnarit në rastin tonë pleqnarët janë Uashingtoni, Brukseli dhe NATO, sepse SHBA dhe NATO pa vendim të Këshillit të Sigurimit janë rreshtuar në anën tonë dhe e kanë bombarduar Serbinë. Unë asnjëherë nuk jam zhgënjyer për 23 vjet nga fjala e dhënë e Uashingtonit, Brukselit dhe NATO-s dhe ju besoj. A ka dallim nuancash besimi ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit? Sigurisht që ka sepse në Bruksel vendosin 27 vende, e në Uashington vendos Uashingtoni”, ka theksuar Ahmeti.

The post Ahmeti: Na duhet pajtimi Kosovë-Serbi për një Ballkan të qetë e në paqe appeared first on Albeu.com.

Dialogu Kosovë-Serbi, paralajmëron Lajçak: Tani është koha për t’u ripërqendruar plotësisht në hapat e ardhshëm
Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, paralajmëron ripërqëndrim të plotë dhe hapa të ardhshëm në dialog, pa treguar më shumë.

“Tani është koha për t’u ripërqendruar plotësisht në hapat e ardhshëm në Dialog”, kështu ka shkruar Lajçak në një postim në profilin e tij në Facebook, nga ku tregon për kthimin e tij në Bruksel pas qëndrimit në Davos të Zvicrës. Në Zvicër Lajçak ka takuar Presidentin e Serbisë Vuçiq. Në Forumin Ekonomik të Davosit ka marrë pjesë edhe Kryeministri Kurti.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje nga Brukseli me bore dhe me diell, ku jam kthyer pas një jave të ngjeshur në Davos të Zvicrës. Siç dikton tradita, takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror shënon fillimin e vitit diplomatik, duke bashkuar liderë nga qeveria, biznesi dhe shoqëria civile në mbarë botën për t’u përfshirë në diskutime mbi sfidat më të ngutshme me të cilat përballen shoqëritë tona.

Forumi i këtij viti u përqendrua rreth temës së rindërtimit të besimit. Gjatë Dialogut tradicional të Diplomacisë në Ballkanin Perëndimor, ne diskutuam pritshmëritë dhe prioritetet në rajon dhe në Bashkimin Evropian në lidhje me zgjerimin. Duke shërbyer si bashkë-moderator, ndava vëzhgimin tim se megjithëse ka një entuziazëm të dukshëm nga partnerët lindorë, ai përballet me skepticizëm nga Ballkani Perëndimor. Momenti aktual për zgjerim është real, por siç e dimë mirë, në politikë, një momentum nuk zgjat kurrë përgjithmonë. Prandaj, pyetja kryesore tani është nëse do të jemi në gjendje ta transformojmë këtë momentum në një cilësi të re të zgjerimit apo nëse do të humbasë fare.

Si gjithmonë, Davos u tregua një platformë e paçmuar për t’u lidhur me miqtë, kolegët, partnerët dhe liderët nga rajoni dhe më gjerë. Diskutimet tona mbuluan një spektër zhvillimesh të rëndësishme të parashikuara këtë vit, si brenda Ballkanit Perëndimor ashtu edhe në skenën globale. Por pas një jave magjepsëse të zhytur në perspektiva të ndryshme brenda “flluskave” globale të mendjeve, tani është koha për të ripërqendruar plotësisht në hapat e ardhshëm në Dialog.

The post Dialogu Kosovë-Serbi, paralajmëron Lajçak: Tani është koha për t’u ripërqendruar plotësisht në hapat e ardhshëm appeared first on Albeu.com.

Analistët në Beograd: Kosova, kusht për integrimet evropiane
Nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e ndihmës së madhe ekonomike evropiane prej 6 miliardë eurosh, atëherë ajo duhet të zbatojë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Prandaj, gjatë paralajmërimeve për krijimin e qeverisë së re, kryeministrja aktuale, Ana Bërnabiq, deklaroi se Kosova do të jetë prioriteti kryesor.

Vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të jetë fokusi kryesor i qeverisë së re të Serbisë. Kështu deklaroi për mediat në Beograd, kryeministrja aktuale Ana Brnabiq, e cila paralajmëroi se prioritetet për qeverinë e re, e dalur pas zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor është edhe puna për integrimin evropian.

Zyrtarët qeveritarë ka kohë që paralajmërojnë presione nga Bashkësia Ndërkombëtare ndaj Serbisë, për Kosovën. BE-ja kërkon fillimisht zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve që edhe Serbia të përfitojë nga një plan i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh. Kosova është kusht për integrimet evropiane. Prandaj njohësit e zhvillimeve vlersojnë se institucionet e reja, do të përballen me kërkesa për zbatimin e marrëveshjes.

“Kosova do të jetë temë përmes zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Do të shfaqet si një temë rreth së cilës duhet të ndërtohet një lloj kompromisi i brendshëm politik, por do të shohim nëse do të jetë i mundur. Prandaj, çështja e integrimeve evropiane duhet të hapet në mënyrë adekuate, sepse zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit do të jetë në një ose tjetër mënyrë i lidhur drejtpërdrejt me procesin e integrimeve evropiane”, tha Bojan Kllaçar nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Beograd.

Në këtë drejtim, kërkesa e parë që do t’i paraqitet Beogradit është përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit në kapitullin 35, që është pjesë e procesit negociator të Serbisë me Brukselin. Pas kësaj, e vetmja gjë që pritet janë rezultatet. /rtk/

The post Analistët në Beograd: Kosova, kusht për integrimet evropiane appeared first on Albeu.com.

Ambasadori i SHBA në Kosovë: Prishtina dhe Beogradi të përmbushin detyrimet në vitin e ri
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha sot se SHBA-të shpresojnë që në vitin 2024 të shihet përparim i vërtetë në zbatimin e marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë lidhur në vitin 2023 dhe siç ka theksuar ai, “procesi i normalizimit duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Në shkurt dhe mars të këtij viti, Kosova dhe Serbia ndërmorën hapa të guximshëm drejt normalizimit përmes nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit Zbatues të saj. Edhe pse ka pasur pengesa, ne jemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e tyre”, tha Hovenier në një videomesazh në rrjetin social X.

“Në vitin 2024, ne shpresojmë të shohim përparim të vërtetë. Kjo përfshin ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm nga Serbia për të përmbushur të gjitha detyrimet sipas marrëveshjes dhe se Kosova gjithashtu do të përmbushë të gjitha detyrimet, duke përfshirë përparimin në Asociacionin e Komunave Serbe”, theksoi ai.

The post Ambasadori i SHBA në Kosovë: Prishtina dhe Beogradi të përmbushin detyrimet në vitin e ri appeared first on Albeu.com.