Komisioni Evropian Archives - Albeu.com

Komisioni Evropian hoqi masat financiare ndaj Kosovës, bizneset përshëndesin vendimin: Lehtëson bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë
Lidhja e Bizneseve të Kosovës e ka vlerësuar si një lajm shumë pozitiv vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e masave financiare ndaj Kosovës. Sipas tyre, ky vendim paraqet një zhvillim të rëndësishëm dhe inkurajues për ekonominë e vendit, duke hapur rrugë për më shumë mundësi financiare dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Masat, të cilat ishin në fuqi për një periudhë të caktuar, konsiderohen se kishin ndikuar negativisht në sektorin e biznesit, duke kufizuar qasjen në fonde dhe duke penguar realizimin e projekteve zhvillimore.

Heqja e tyre, sipas Lidhjes së Bizneseve, pritet të përmirësojë klimën e investimeve, të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik me partnerët ndërkombëtarë dhe të ndikojë në rritjen ekonomike të Kosovës. Lidhja ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe forcimit të partneritetit me institucionet evropiane, me qëllim të sigurimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit në tregjet e Bashkimit Evropian.

Një ditë më parë Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës.

Kjo u bë e ditur gjatë debatit për raportin për Kosovën që u zhvillua në Parlamentin Evropian. Gjatë debatit u shpreh keqardhje për vitin e humbur në Kosovë për shkak të ngërçit politik që përshkoi tërë vitin 2025.

Vendimi erdhi pak ditë pasi në Prishtinë u arrit edhe një  marrëveshje për Ligjin për të Huajt. Zyrtarët nga shërbimi i jashtëm europian thanë se “Ne i mirëpresim hapat e ndërmarrë nga Kosova në lidhje me ruajtjen e sundimit të ligjit. Kjo do t’u mundësojë serbëve të Kosovës të vazhdojnë të banojnë, studiojnë dhe punojnë në Kosovë ligjërisht, sipas ligjit të Kosovës”. Marrëveshja, sipas përfaqësuesve evropianë, është dëshmi se dialogu po sjell rezultate.

The post Komisioni Evropian hoqi masat financiare ndaj Kosovës, bizneset përshëndesin vendimin: Lehtëson bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë appeared first on Albeu.com.

Nisma e PS për ndalimin e pezullimit të ministrave, reagon KE: Po ndjekim nga afër amendamentin! Pavarësia e Drejtësisë është thelbësore!
Nisma e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet ligjore që lidhen me pezullimin e ministrave nga detyra, pas precedentit të zv/kryeministres Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK dhe me masë sigurimi nga GJKKO, duket se nuk është pritur mirë nga Brukseli.

Komisioni Europian ka reaguar lidhur me propozimet për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, neni 242, të paraqitura ditë më parë nga kreu i mazhorancës, në mbledhjen e grupit të PS, të cilat synojnë të mbrojnë ministrat dhe disa zyrtarë të lartë nga pezullimi gjatë hetimeve nga SPAK.

Në një reagim zyrtar, KE thekson se pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe lufta efektive ndaj korrupsionit janë me rëndësi për integrimin e vendit drejt BE-së. Gjithashtu nënvizohet se po e ndjekin me vëmendje rastin në fjalë, amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt.

“BE po ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt. BE monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet evropiane”, theksohet mes të tjerash në reagim.

Zëdhënësi i Komisionit Europian rikujton se “ Sundimi i ligjit dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i sistemit gjyqësor në Shqipëri janë elemente thelbësore të procesit të zgjerimit të BE-së..”

Ai gjithashtu thekson se retorika që shfaq mosbesim publik ndaj drejtësisë dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemeve gjyqësore dhe të prokurorisë është kundërproduktive.

KE i rikujton Kuvendit se është përgjegjësi e tij të shqyrtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke vënë në fokus rëndësinë e luftës kundër korrupsionit për përparimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Siç është theksuar më parë, është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, mbyllet deklarata.

Reagimi i Komisionit Europian:

“BE po ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt.

BE monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet evropiane.

Kjo përfshin gjithashtu zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sundimi i ligjit dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i sistemit gjyqësor në Shqipëri janë elemente thelbësore të procesit të zgjerimit të BE-së.

Retorika që nxit mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial është kundërproduktive.

Siç është theksuar më parë, është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”.

The post Nisma e PS për ndalimin e pezullimit të ministrave, reagon KE: Po ndjekim nga afër amendamentin! Pavarësia e Drejtësisë është thelbësore! appeared first on Albeu.com.

Fermerët “thyejnë” edhe Brukselin, Komisioni Evropian tërhiqet nga vendimi për të mbajtur një pjesë të tokës të pambjellë
Komisioni Europian është tërhequr për një nga kërkesat kryesore të fermerëve pas protestave të këtyre të fundit, që kanë paralizuar shtetet kryesore të kontinentit.

Bëhet fjalë pikërisht për rregullin që iu kërkon fermerëve të lënë 4 deri në 7% të tokave të tyre të pambjella si një përpjekje për të rritur produktivitetin e dheut dhe biodiversitetin.

Komisioni Europian ka bërë një kërkesë për secilin shtet, që ky rregull të mos hyjë në fuqi të paktën deri në vitin 2025.  Kjo vjen si përgjigje ndaj protestave të shtuara në javën e fundit kryesisht në Francë dhe Belgjikë.

Këtë të mërkurë autokolonat e traktorëve mbërritën deri në qendër të Brukselit dhe u parkuan afër institucioneve kryesore.

Gjithashtu në Francë, fermerët kanë bllokuar rrugët kryesore që të çojnë drejt Parisit, ndërsa kanë paralajmëruar se do të bllokojnë aeroportet dhe tregun më të madh agroushqimor që furnizon kryeqytetin.

Më herët ministri i Punëve të Brendshme, Gerlad Darmanin, bëri se këtë të mërkurë janë rreth 10 mijë protestues, të cilët me mjetet e tyre bujqësore janë bërë barrikadë në 100 pika në akset më të mëdha.

Deri më tani reagimi i autoriteteve ndaj protestuesve ka qenë i butë, por ministri ka paralajmëruar fermerët të mos i kalojnë vijat e kuqe.

“Ata nuk mund të sulmojnë policinë, nuk mund të hyjnë në tregun e shumicës, nuk mund të hyjnë në aeroportet e Parisit apo në qendër të qytetit. Më lejoni t’ju them përsëri se nëse ata përpiqen ta bëjnë këtë, ne do të jemi atje për tu përgjigjur”, tha ministri i punëve të Brendshme të Francës, Gerald Darmanin.

Në Greqi dhe Itali gjithashtu ka patur protesta të fermerëve, të cilët kanë kërkuar më shumë mbështetje financiare.

The post Fermerët “thyejnë” edhe Brukselin, Komisioni Evropian tërhiqet nga vendimi për të mbajtur një pjesë të tokës të pambjellë appeared first on Albeu.com.

KE kritikon Maqedoninë e Veriut për ndryshimet në Kodin Penal
Komisioni Evropian ka kritikuar Maqedoninë e Veriut për ndryshimet e bëra në Kodin Penal, përmes së cilave ulen dënimet me burg për bartësit e funksioneve në rastet gjyqësore për shpërdorim të detyrës.

“Bashkimi Evropian vëren me shqetësim se disa nga ndryshimet në Kodin Penal të miratuara me procedurë të përshpejtuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me të cilat reduktohen dënimet maksimale ligjore, shkaktojnë implikime në zbatimin e parimit të vjetërsimit dhe prekin një numër të madh të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë”, ka deklaruar për agjencinë MIA, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

Ndryshimet në disa nene të Kodit Penal u miratuan më 6 shtator dhe parashikojnë përgjysmimin e dënimeve me burg dhe heqjen e plotë të dënimeve në rastet e keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar gjatë prokurimit publik, apo veprave që dëmtojnë fondet buxhetore.

Në versionin paraprak të Kodit Penal, dënimet për vepra të tilla penale fillonin nga pesë dhe mund të shkonin deri në dhjetë e më shumë vjet burgim.

Tani dënimet me këto vepra nuk do të jenë më të larta se pesë vjet.

Ulje më drastike të dënimit me burgim parashihen në Nenin 394, që ka të bëjë me veprën penale “bashkim kriminal”.

Në vend të maksimumit prej dhjetë vjetëve burgim, që parashikohej më parë për atë që krijon një grup kriminal, tani me ndryshimet që janë bërë, dënimi maksimal mund të arrijë deri në tre vjet burgim.

“Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në promovimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e mosndëshkimit dhe për këtë arsye, sanksionet për aktivitetet korruptive duhet të jenë efektive, të përshtatshme dhe bindëse”, deklaroi Pisonero.

Sipas saj, BE-ja sipas shpreh keqardhje për mungesën e konsultimeve gjithëpërfshirëse me faktorët vendorë dhe Komisionin Evropian përpara miratimit të tyre, si dhe për përdorimin e procedurës së flamurit të BE-së, e cila duhet të jetë e qëndrueshme dhe e lidhur qartë me ligjet që synojnë kryesisht harmonizimin e të drejtave kombëtare nga legjislacionin e Unionit.

Zëdhënësja Pisonero deklaroi se “Komisioni Evropian do të vazhdojë të monitorojë me shumë kujdes zhvillimin e shtetit ligjor në vend, përfshirë edhe në kontekstin e negociatave të anëtarësimit”.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni të Veriut, Angela Ageler, të martën njoftoi se një ekip ligjor nga Ambasada do të shqyrtojë ndryshimet e miratuara në Kodin Penal.

“Korrupsioni ka potencial të minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në një përgjigje të Departamenti amerikan të Shtetit dhënë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase në pyetjen nëse ndryshimet e reja në Kodin Penal do të ndërlikojnë përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit në vend.

“Ne inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që të përmbushë premtimet e saj për të luftuar korrupsionin. Udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë rezultate të forta, të prekshme, kundër korrupsionit duke forcuar pavarësinë institucionale dhe duke parandaluar ndërhyrjet politike, veçanërisht në gjyqësor, e cila është thelbësore për përmbushjen e qëllimeve të anëtarësimit në BE dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në qeveri”, theksoi Departamenti amerikan i Shtetit./ rel

The post KE kritikon Maqedoninë e Veriut për ndryshimet në Kodin Penal appeared first on Albeu.com.

Komisioni Europian “detyron” stafin të fshijë TikTok
Komisioni Europian u ka kërkuar zyrtarëve të tij që të fshijnë  aplikacionin kinez TikTok nga telefonat e tyre, tha komisioneri europian Thierry Breton.

Në një konferencë për mediat, Breton deklaroi se BE po fokusohet në sigurinë kibernetike, por nuk dha detaje nëse ka pasur ndonjë incident që përfshin TikTok.

Një zyrtar europian tha më herët për Politico se të enjten në mëngjes i gjithë stafi u udhëzua të fshinte TikTok nga pajisjet e tyre të korporatës. Zyrtarët e Komisionit duhet gjithashtu të fshijnë TikTok nga pajisjet e tyre personale.

Zyrtarët e Komisionit duhet të fshijnë aplikacionin “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe para datës 15 mars.

Institucionet e tjera të Bashkimit Europian, përfshirë Këshillin dhe Parlamentin, ka të ngjarë të zbatojnë të njejtën gjë.

Qeveritë në Perëndim janë gjithnjë e më shumë të shqetësuara se kompanitë kineze të teknologjisë po ndihmojnë qeverinë e Kinës dhe agjencitë e inteligjencës të mbledhin sasi të dhënash nga e gjithë bota.

SHBA në dhjetor e ndaloi aplikacionin nga të gjitha pajisjet e qeverisë federale për shkak të frikës së spiunazhit nga Kina, ku ndodhet kompania mëmë e TikTok, ByteDance.

Shefi ekzekutiv i TikTok, Su Zhiqiu, do të dëshmojë për herë të parë para Kongresit Amerikan më 23 mars për rreziqet e mundshme për sigurinë kombëtare të SHBA.

The post Komisioni Europian “detyron” stafin të fshijë TikTok appeared first on Albeu.com.

Komisioni Evropian ndan 100 milionë euro për rindërtimin e shkollave në Ukrainë
Komisioni Evropian po investon 100 milionë euro për të rindërtuar shkollat ​​ukrainase të shkatërruara nga agresioni rus.

Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter .

“E ardhmja e Ukrainës fillon me fëmijët e saj. Po investojmë 100 milionë euro për të rindërtuar shkollat ​​e shkatërruara nga bombat ruse. Dërgimi i autobusëve shkollorë që fëmijët të mund të shkojnë dhe të kthehen në shkollë të sigurt. Mbledhja dhe shpërndarja e laptopëve, në mënyrë që nxënësit të vazhdojnë të mësojnë,” shkroi ajo.

Sipas Komisionit Evropian, sulmet ruse kanë dëmtuar ose shkatërruar mbi 2,800 institucione arsimore në Ukrainë deri më tani, duke prekur 5.7 milionë fëmijë të moshës shkollore.

Komisioni Evropian ndau rreth 14 milionë euro për blerjen e autobusëve shkollorë dhe sjelljen e sigurt të fëmijëve ukrainas në shkollë.

The post Komisioni Evropian ndan 100 milionë euro për rindërtimin e shkollave në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

BE merr masën ekstreme ndaj Hungarisë, ngrin të gjitha fondet e kohezionit për vitet e ardhshme
Në mosmarrëveshjen për respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, përballë Hungarisë, Komisioni Evropian i merr gjërat seriozisht. Komisioni njoftoi ngrirjen e përkohshme të të gjitha fondeve të kohezionit që Hungaria do të marrë në vitet e ardhshme.

Fjala është për gjithsej 22 miliardë euro. Qëllimi i këtij fondi është të promovojë harmonizimin e kushteve të jetesës në shtetet anëtare të BE-së. Fondet ishte planifikuar fillimisht t’i jepeshin Hungarisë midis viteve 2023 dhe 2027.

Mungesë e lirisë për drejtësinë dhe diskriminim

Komisioni Evropian ka denoncuar prej vitesh shkeljet e parimeve të shtetit të së drejtës nga Hungaria, veçanërisht në lidhje me pavarësinë e drejtësisë, lirinë e shkencës dhe të drejtën e azilit. Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili ndalon ekspozimin e homoseksualitetit dhe transeksualitetit, gjithashtu nuk është në përputhje me Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore. Siç ka theksuar Komisionerja kompetente Evropiane Elisa Ferreira, ndihma financiare nga Fondi i Kohezionit mund të ketë efekt vetëm “nëse korniza institucionale dhe ligjore është adekuate dhe nëse zbatohet në përputhje me rregullat dhe vlerat e BE-së”.

Eurodeputeti i Gjelbër Daniel Freund foli për një “sensacion”. Përballë kursit autoritar të qeverisë hungareze nën Viktor Orbanin si dhe shkeljeve sistematike të të drejtave themelore, shtetit të së drejtës dhe parimeve demokratike, është absolutisht e drejtë të bllokohen paratë evropiane në një masë të tillë, tha ai.

Fondet e para të ngrira në mes të dhjetorit

Një javë e gjysmë më parë, shumica e vendeve anëtare të BE-së kishin votuar për ngrirjen e një pjese të fondeve të kohezionit – vendet kishin rënë dakord për një shumë prej 6.3 miliardë eurosh. Gjermania kishte votuar gjithashtu pro ngrirjes së pagesave.

Kësaj i shtohen edhe 5.8 miliardë euro që do t’i paguheshin Hungarisë nga fondi i BE-së për rindërtimin e Corona-s dhe të cilat gjithashtu janë ngrirë.

Kërkohen shumë reforma

Për të qenë ende në gjendje të marrë fonde evropiane, Hungaria duhet të përmbushë tani një katalog të kërkesave të vendosura nga Komisioni Evropian. Ky plan përfshin 27 pika. Komisioneri Evropian për Çështjet Sociale Nicolas Schmit nënvizoi gatishmërinë e BE-së për të “punuar ngushtë” me Hungarinë për të “siguruar që hungarezët të përfitojnë nga kjo ndihmë e rëndësishme e BE-së, duke respektuar plotësisht Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së”.

Qeveria hungareze ka nevojë për mbështetje financiare nga BE: inflacioni aktualisht është në 26 përqind. Për më tepër, Hungaria duhet të përballet me një borxh publik në rritje dhe një monedhë kombëtare gjithnjë e më të dobët./DW

The post BE merr masën ekstreme ndaj Hungarisë, ngrin të gjitha fondet e kohezionit për vitet e ardhshme appeared first on Albeu.com.

KE propozon paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë
Komisioni Evropian propozoi të mërkurën një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Në listën e sanksioneve të BE-së do të përfshihen pothuajse 200 individë dhe subjekte të tjera.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha se favorizonte sanksione të reja kundër tre bankave të tjera ruse si dhe kontrolle e kufizime të reja të eksportit, veçanërisht për mallrat me përdorim të dyfishtë si kimikatet kryesore, agjentët nervorë, elektronika dhe komponentët e IT.

Rusia “vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë dhe synon qëllimisht civilët dhe infrastrukturën civile, duke kërkuar të paralizojë vendin në fillim të dimrit”, tha ajo në një deklaratë.

Ajo shtoi se tetë paketat e sanksioneve që BE-ja kishte miratuar deri më tani janë të vështira dhe blloku dëshiron të risë presionin ndaj Rusisë me një paketë të nëntë.

Sanksionet kërkojnë mbështetjen unanime të 27 vendeve anëtare të bllokut.

Paketa e tetë u miratua më 5 tetor dhe përfshinte më shumë kufizime tregtare e synonte më shumë individë.

Von der Leyen tha se individët dhe entitetet e reja të propozuara për listën e sanksioneve përfshinin forcat e armatosura ruse, si dhe oficerë individualë dhe industri të mbrojtjes, anëtarë të Dumës Shtetërore të Parlamentit rus dhe Këshillit të Federatës, ministra, guvernatorët dhe partitë politike, shkruan Reuters.

“Kjo listë përfshin figurat kryesore të sulmeve brutale dhe të qëllimshme me raketa kundër civilëve, në rrëmbimin e fëmijëve ukrainas në Rusi dhe në vjedhjen e produkteve bujqësore ukrainase”, tha ajo.

Komisioni propozoi gjithashtu sanksione kundër tre bankave të tjera ruse, duke përfshirë një ndalim të plotë të transaksioneve ndaj Bankës Ruse të Zhvillimit Rajonal “për të paralizuar më tej makinat e parave të Putinit”.

Komisioni tha se synon më tej të shkurtojë aksesin e Rusisë në dronët dhe mjetet ajrore pa pilot dhe të ndalojë eksportin e drejtpërdrejtë të motorëve të dronëve në Rusi dhe në çdo vend të tretë, si Irani, i cili mund të furnizojë me drone në Rusi./REL

The post KE propozon paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë appeared first on Albeu.com.

“Do të garantojmë sigurinë globale të ushqimit”, presidentja e KE-së: 90 vjet pas Holomodorit
Presidentja e Komisionit Europian, Ursual von der Leyen i ka krahasuar sulmet dhe taktikat e Rusisë në Ukrainë me Holomodorin.

Historia kjo e Ukrainës nën sundimin komunist e cila është e ngjashme me atë të vendeve të tjera postkomuniste të Europës Qendrore dhe Lindore.

Krimet më të urryera të regjimit komunist (vrasjet masive, internimet, Holodomori) u kryen para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

“90 vjet pas Holomodor-i, Kremlini për përdor sërish ushqimin si armë. Ne qëndrojmë me Ukrainën për të garantuar sigurinë globale të ushqimit”, ka deklaruar presidentja e KE-së me anë të një postimi në Twitter.

90 years after the Holodomor, the Kremlin is again using food as a weapon.

We stand with Ukraine to guarantee global food security.

Under President @ZelenskyyUa‘s Grain from Ukraine initiative, the @EU_Commission will pay to ship 40,000 tons of Ukrainian grain via two boats. pic.twitter.com/YGMxiIVRND

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 26, 2022

Një zi buke e krijuar nga njeriu Joseph Stalin që çoi në vdekjen e miliona ukrainasve.

Ukraina u bë një ‘laborator’ për regjimin Komunist, duke zhvilluar metoda të vërtetuara, për të shtypur kundërshtarët dhe për të përsosur mjetet e një regjimi totalitar, të cilat më vonë u përdorën në vende të tjera të “çliruara”, nga Ushtria e Kuqe nga pushtimi nazist’.

Populli i shkroi letra Stalinit, për t’i “hapur sytë udhëheqësit kombëtar”, ndaj tmerreve të urisë. Pushteti komunist i dëgjonte me shumë vëmendje letrarë të tillë dhe më pas i arrestonte ato.

Megjithatë, të mbijetuarit e ‘Holodomorit’ u përpoqën të ruanin kujtesën e tyre dhe t’ua ruanin atë pasardhësve të tyre. Mykola Bokan nga rajoni i Chernihiv, bëri fotografi të familjes së tij në ato vite të tmerrshme.

The post “Do të garantojmë sigurinë globale të ushqimit”, presidentja e KE-së: 90 vjet pas Holomodorit appeared first on Albeu.com.

BE-ja kërkon që Bullgaria, Kroacia dhe Rumania t’i bashkohen zonës Shengen
Komisioni Evropian bëri thirrje, më 16 nëntor, që Bullgaria, Kroacia dhe Rumania të pranohen në zonën Shengen, për të lejuar udhëtimin midis këtyre vendeve dhe pjesës më të madhe të Evropës, pa kontrolle kufitare.

Ekzekutivi i BE-së i kërkoi Këshillit Evropian të marrë vendimet e nevojshme për të pranuar tri vendet e Evropës Lindore në zonën për lëvizjen e lirë, Shengen

Bullgaria dhe Rumania përfunduan procesin e vlerësimit në vitin 2011. Këshilli konfirmoi në dhjetor 2021 se Kroacia, e cila u bë anëtare e BE-së në 2013, kishte përmbushur kushtet për t’u bashkuar me zonën Shengen.

Në fund të gushtit, kancelari gjerman, Oalf Scholz tha se këto tri shtete plotësojnë të gjitha kriteret që të bëhen anëtare me të drejta të plota në këtë zonë.

Aktualisht pesë anëtare të BE-së – Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Irlanda dhe Rumania – nuk janë anëtare të Shengenit dhe, për këtë arsye, nuk mund të lëshojnë viza për gjithë zonën. Kërkesat për vizë janë të ngjashme, por viza është e vlefshme vetëm për vendin që e lëshon atë.

Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra nuk janë anëtare të BE-së, por janë anëtare të zonës Shengen. Prandaj, ato mund të lëshojnë viza për gjithë zonën./REL

The post BE-ja kërkon që Bullgaria, Kroacia dhe Rumania t’i bashkohen zonës Shengen appeared first on Albeu.com.