kolaudim Archives - Albeu.com

Në shkelje të rregullave të qarkullimit, Gonxhja paralajmëron shoferët: Mos lëvizni pa kolaudim e pa siguracion
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka paralajëmruar drejtuesit e mjeteve të mos lëvizin me parregullsi në dokumentacion dhe pa shlyer detyrimet përkatëse.

Ai bën me dije se vetëm gjatë një turni monitorues në Tiranë, nga 3,362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTRR ka zbuluar 392 targa të mjeteve debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, ose 11.6% me detyrime të pashlyera.

Reagimi i plotë:

MOS QARKULLO PA KOLAUDIM, PA SIGURACION, PA SHLYER TAKSAT

Vetëm brenda një turni ditor monitorues në Tiranë (Qendër-Kinostudio, Unaza e Madhe, Unaza e Vogël, Komuna e Parisit, Selitë), nga 3,362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTRR ka zbuluar 392 targa të mjeteve debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, ose 11.6% me detyrime të pashlyera

Sisteme SMART për automatizim të monitorimit rrugor në lëvizje!

eMonitorim 2, me teknologjinë më të re amerikane!

Parregullsitë në dokumentacionin e mjeteve rrugore sjellin pasoja të rënda për sigurinë publike, mjete të pakontrolluara teknikisht, evazion fiskal, pabarazi, minim të sigurisë rrugore, mosmbulim dëmesh nga aksidentet, dëm ekonomik e varfërim të arkës vendore e qendrore, paligjshmëri e shmangie detyrimesh!

Qëllimi kryesor i projektit është evidentimi i situatës reale mbi mjetet rrugore që qarkullojnë në kundërshtim me rregullat, mjetet që duhet të ishin çregjistruar dhe nuk kanë kthyer targat (amnistitë e mëparshme fiskale), që kryejnë informalitet në transportin rrugor të mallrave ose udhëtarëve (pa licensa/jashtë afateve apo linjave të caktuara), analizimi në funksion të masave dhe raportimi i menjëhershëm në organet e kontrollit rrugor (Polici Rrugore, Polici Bashkiake dhe Task Forca e Transportit Rrugor) paralel me informimin e qytetarit/subjektit posedues të mjetit rrugor përmes platformave online! Synim urgjent është ndërgjegjësimi publik mbi përgjegjësitë e detyrimet periodike që burojnë nga posedimi/përdorimi i mjetit rrugor dhe rritja e besimit të publikut tek shërbimet e transportit rrugor, duke ngushtuar lakun ndaj abuzivizmit dhe pandëshkueshmërisë së spekulantëve!

Investimi përfshin pajisje të konceptuara për të lexuar targat e mjeteve në qëndrim ose në lëvizje me të dhëna si data, ora dhe koordinata të vendndodhjes, integruar me pajisje mobile, të cilat përmes programeve të instaluara do të bëjnë të mundur zbulimin në kohë reale të pamjes dhe të dhënave mbi mjetin, në standarde të certifikuara sigurie!

The post Në shkelje të rregullave të qarkullimit, Gonxhja paralajmëron shoferët: Mos lëvizni pa kolaudim e pa siguracion appeared first on Albeu.com.

Kolaudimi, 60 mijë mjete ngelën apo u refuzuan në 2021-in
Fillimi i shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve vitin e shkuar ka rezultuar me të paktën 60 mijë ngelje apo refuzime.

Të dhënat zyrtare tregojnë se saktësisht nga qershori kur nisi kontrolli e deri në dhjetor janë testuar mbi 213 mijë mjete. Pjesa dërmuese e mjeteve i përkasin kategorisë së automjeteve me 4+1 ose 8 vende 69.9 për qind ndërkohë që 19.6 për qind kanë qenë kamionë. Vlefshmëria e certifikatave tashmë ka një afat më të gjatë me dy vite.

Shkak për ngeljen në kolaudim të mjeteve sipas raportit është bërë mangësia vizuale e funksionale në vendin e parë, sistemi i frenimit me 18.7 për qind i dyti dhe më pas sistemi i shkarkimit të gazrave dhe sistemi i drejtimit, përcjelljes së fuqisë në akse dhe i amortizimit.

Shumica e testimit të mjeteve janë bërë në drejtorinë rajonale të Tiranës me 66.7 mijë mjete ndërkohë që më pas vjen Durrësi me 25.2 mijë dhe Fieri me 23 mijë. E fundit renditet Dibra me më pak mjete që llogariten në 3283 të tilla.

DPSHTRR ka rritur edhe numrin e shërbimeve që ofron ku sipas të dhënave gjatë vitit të shkuar janë 5 shërbime risi ndërkohë që ka vijuar ofrimin e disa elementëve të veçantë si targat suvenir.

Në 2021 shqiptarët kërkuan 1225 targa suvenir si një shërbim që merret nga punishtja e dedikuar e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor. Të dhënat zyrtare tregojnë se nga ky shërbim u gjenerua një vlerë modeste prej 1.5 milionë lekësh.

Një pjesë e madhe e targave të vjetra me fushën e bardhë dhe simbolin e flamurit kombëtar me simbolin e shqiponjës, doli jashtë përdorimit pas ndryshimit të formatit të targave shqiptare, derisa u risollën nëpërmjet Punishtes së Targave Suvenir nga projekti Retro Albania duke i personalizuar ato me shkrime, dedikime sipas dëshirës, jo për qëllime qarkullimi.

Ky format është përdorur për dhurata të ndryshme dhe porosi personale të cilat realizohen online ose prodhohen direkt në punishten lëvizëse të targave suvenir nëpër aktivitetet e Retro Tour. Fondet e fituara prej shitjes së tyre shkojnë për financimin e aktiviteteve e projekteve RETRO” thuhet në raportin e DPSHTRR./Monitor

The post Kolaudimi, 60 mijë mjete ngelën apo u refuzuan në 2021-in appeared first on Albeu.com.

Blerësit nuk do të manipulohen më, vjen në Shqipëri “spiuni” për kilometrat e makinës
Drejtoria e Shërbimit të Tranportit Rrugor (DSHPTRR) ka njoftuar se tashmë të gjitha makinat që kalojnë Kontrollin Teknik do të kenë të shënuar në certifikatë edhe kilometrat reale të tyre, duke shmangur kështu manipulimet që janë bërë nga tregtarët gjatë këtyre viteve.

Njoftimi i DSHPTRR-së:

Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë PA PAGESË e shërbimit!

Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara!

KUJDES: DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit!

Mjeteve rrugore që rezultojnë me ULJE KILOMETRAZHI do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real!

Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi!/albeu.com

The post Blerësit nuk do të manipulohen më, vjen në Shqipëri “spiuni” për kilometrat e makinës appeared first on Albeu.com.

Riparoni mjetet, DPSHTRR nxjerr pamjet e makinave që nuk kalojnë kolaudimin (FOTO LAJM)
Kontrolli Teknik prej vitit 2021 ka kaluar nën administrimin e DPSHTRR-ës, duke sjellë dhe një ashpërsim të masave për ato parregullsi që dikur faleshin ose këshilloheshin nga SGS.

Këto parregullsi të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, për ambientin, për të tretët, shumica shkak për rrezik për mjetet e tjera në qarkullim apo për aksidente me pasoja, të gjitha për neglizhencë, pakujdesi gjatë mirëmbajtjes së mjetit.

Për të gjitha pikat e lartëpërmendura do të mbahet përgjegjësi nga poseduesi i mjetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ju bën thirrje: Riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore!

DPSHTRR, Policia Rrugore dhe Task Forca e Transportit Rrugor – MIE, do të jenë pengesë e pakalueshme për këto raste, deri në ndalimin përfundimtar të qarkullimit dhe masa të rënda për poseduesit e këtyre mjeteve nëse konstatohen në këtë gjendje në qarkullim.

The post Riparoni mjetet, DPSHTRR nxjerr pamjet e makinave që nuk kalojnë kolaudimin (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Kur do të nisë kolaudimi, Drejtori i Përgjithshëm tregon detajet
Shërbimi i kolaudimit pritet që shumë shpejt të nisë procesin e punës ndërsa të tjera detaje zbulohen mbi mënyrën se si do të kryhet kontrolli, tanimë në duart e shtetit.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka rrëfyer per A2 CNN se puna pritet të nisë shumë shpejt me mjetet që përdoren për shërbim publik, ndërsa lajmi i mirë është që makinat e tjera do të kenë edhe një vit shtesë për t’u paraqitur në kontroll teknik, por me kushte të reja.

“Ne nuk e kemi marrë ende shërbimin dhe ky është një 6-mujor që po e vuajmë. Një pjesë e mjeteve janë pa kolaudim në rrugë. Kemi një paketë të rëndësishme për vendin, sigurinë rrugore. Shërbimi tashmë është kthyer shtetëror dhe ky është një besim dhe bashkëpunim i shërbimit me qytetarët, për një nivel të lartë përgjegjësie.

Është inxhinieruar gjithë sistemi. Nuk do ketë vonesa e letra bakalli. Janë të gjitha në një sistem që shërbimi të jetë model”, theksoi Gonxhe, teksa shtoi se aksidentet në zonat urbane dhe aksidentet me përfshirje këmbësorësh janë dy pikat ku vendi ynë është më keq sa i takon sigurisë rrugore.

Duke e konsideruar shërbimin e koncesionarit të cekët sa i takon kolaudimit të mjeteve, Gonxhe njoftoi se flota në rrugë është në gjendje shumë të keqe për shkak të këtij shërbimi. Ai solli shembullin e një rasti kolaudimi ku me një palë goma janë kolauduar 7 kamionë dhe theksoi se sistemi i kontrollit do të jetë më i rreptë, si dhe do të ketë grupe kontrolli. Gonxhe shtoi se kanë evidentuara mjetet me probleme dhe i kanë futur në një listë të zezë.

“Shërbimi i automjeteve duhet të jetë më i thellë, më parë bëhej më i cekët dhe prandaj kemi atë gjendje sot në rrugë dhe sistemi i kontrollit ka kohën e vet. Flota në rrugë është në gjendje jo të mirë. Tashmë do të kemi çdo 2 vjet kontroll. Përgjegjësia jonë si do të vijë disiplinimi. Kemi ngritur task-forcë. Kemi 6 muaj që kemi evidentuar mjete me probleme, si ato publike të transportit të udhëtarëve dhe automjete civile, janë fotografuar. Alarmi ynë ka qenë për ndotjen dhe për mjete që kanë qenë jashtë çdo lloj standardi.

Mos të flasim për sisteme pamore ndriçim e goma”. Për Gonxhen, përgjegjësia duhet të fillojë nga individi, por tha se kompanitë e transportit qofshin publike apo private duhet të ndajnë fonde të veçanta për riparimin e mjeteve. Ai tha se pikat e kolaudimit nuk do të ndryshojnë, por rezervimi do të bëhet online, ndërsa do të punohet edhe me sportele. Makinat e reja, shtoi ai, nuk do të kolaudohen në 3 vitet e para, ndërsa taksa dhe siguracioni do të paguhen çdo vit.

The post Kur do të nisë kolaudimi, Drejtori i Përgjithshëm tregon detajet appeared first on Albeu.com.