kile te teperta Archives - Albeu.com

Si të mos fitoni shumë kile gjatë shtatzënisë
Të shtosh peshë gjatë shtatzënisë është më shumë se normale, por përgjithësisht “shqetësimi” më i madh i grave gjatë atyre muajve është marrja e kilogramëve të tepërt. Si të shpëtosh prej tyre dhe si të kthehesh menjëherë në formën që kishe para lindjes?

Nëse i ktheni në stil jetese gjatë pritjes së ëmbël gjithë këshillat më poshtë, ju sigurojmë që do të qëndroni fit dhe të shëndetshme gjatë gjithë shtatzënisë.

1. Çohuni nga shtrati duke u rrotulluar anash

Sa më shumë që barku i rrumbullakosur rritet, aq më e pamundur bëhet ndarja e muskujve të barkut. Kjo vjen si pasojë e rritjes së bebushit dhe prej ndryshimeve që pëson trupi si pasojë e hormoneve gjatë shtatzënisë. Edhe pse kjo ndarje muskujsh është e padëmshme, shpesh shkakton siklet dhe parehati duke e bërë barkun të duket edhe më i madh nga ç’është realisht. Për ta shmangur këtë, sa herë doni të çoheni nga shtrati, më parë rrotullohuni anash.

3. Mbani gjithnjë një shishe ujë me vete

Është thelbësore të pish mjaftueshëm ujë gjatë shtatzënisë. Përveç gjithë përfitimeve që vijnë prej tij për shëndetin, do të mbani dhe peshën trupore në kontroll. Të qëndrosh i hidratuar, sidomos gjatë shtatzënisë të ndihmon në formimin e placentës. Nëse herë pas here e ndjeni se e keni të vështirë të pini mjaftueshëm ujë, merrni një shishe dha mbajeni gjithë kohës me vete.

4. Largohuni nga teoria “duhet të ha për dy”

Ndonëse nuk është e thjeshtë t’i rezistosh nepseve të shtatzënisë, s’duhet t’i dyfishoni kaloritë që merrni. E dimë që gjatë shtatzënisë të tundon ideja që mund të konsumosh ç’të duash pa u menduar gjatë, por mos harroni se pas lindjes së bebit do t’ju duhet dyfish palestër nëse s’kujdeseni gjatë gjithë kohës. Në fakt, ju keni nevojë për 300 kalori në ditë mbi kaloritë normale që merrni, duke nisur nga tremujori i dytë i shtatzënisë.

5. Vakti më i bollshëm duhet të jetë dreka

E dimë që mund të ndiheni shumë të uritur gjatë natës, por nëse s’doni të merrni kilogramë të panevojshëm, vaktin më të bollshëm konsumojeni gjatë drekës.

6. Mos lini plotësisht pas dore aktivitetin fizik

Të jesh shtatzënë nuk do të thotë të kalosh gjithë ditën në shtratin e rehatshëm, pavarësisht sa tunduese duket. Aktiviteti fizik i rregullt do t’ju ndihmojë për ruajtjen e peshës trupore si dhe do t’ju përmirësojë humorin, që falë hormoneve ndryshon çdo sekondë. Ndonëse nuk rekomandohen të gjithë llojet e aktiviteteve, ecja apo ushtrimet e lehta janë gjithmonë të këshillueshme.

7. Hiqni dorë nga pijet me sheqet

Nuk do t’ju bëjnë asnjë nder përveçse dëm. Janë të varfra në vlera ushyese dhe të pasura në kalori, prandaj shmangini sa më shumë të jetë e mundur.

The post Si të mos fitoni shumë kile gjatë shtatzënisë appeared first on Albeu.com.

Keni kile të tepërta? Ja si mund ti hiqni ato pa mbajtur dieta
1. Përdorni shumë perime

Konsumoni shumë perime dhe do të jeni të kënaqur derisa të vijë vakti tjetër. Doktorët rekomandojnë se të hani më tepër frurta dhe perime është një metodë për të humbur në kilogramë. Pse? Sepse perimet dhe frutat kanë pak kalori, kanë shumë fibra dhe ujë.

2. Pini çaj pa kalori

Shpesh ne hamë kur jemi të mërzitur, madje edhe kur nuk kemi uri. Shtojini atyre që konsumoni çaj me zero kalori, përshembull çaj jeshil ose bimor të një lloji tjetër, pa sheqer. Jo vetëm do të ndihmojë metabolizmin tuaj, por është dhe i pasur në katekinë, një lloj fotokemikali që ndihmon metabolizmin.

3. Konsumoni supë

Në vend që të konsumoni makarona, mund ta filloni me një supë, që mund të jetë edhe një supë me lëng mishi. Kyçi është, që supa të jetë e gatuar me lëngun e perimeve dhe të mishit të pulës dhe jo një supë kremoze me gjalp ose yndyrna të këtij lloji. Janë të këshillueshme edhe supat me domate, fasule etj.

4. Darkoni në shtëpi

Nëse doni që të konsumoni më pak kalori, atëherë hani ushqimet që bëni në shtëpi. Duke i përgatitur vetë ushqimet, do të kontrolloni dhe kaloritë.

5.Hani në kohë

Nuk ka të bëjë me të ngrënin në një orar fiks, më tepër se sa më të ngrënin ngadalë, në mënyrë që ushqimi të tretet më mirë. Nga ana tjetër, kjo mënyrë e të ngrënit mund të bëjë edhe që ta shijoni më shumë ushqimin dhe të konsumoni më pak në sasi.

6. Joga, gjendje e mendjes dhe e trupit

Një pjesë e të humburit në peshë ka të bëjë edhe me gjendjen positive të mendjes. Joga ndihmon për diçka të tillë. Kërkimet kanë treguar se ata që praktikojnë rregullisht joga janë më të prirur të humbin në peshë në krahasim me ata që nuk praktikojnë joga.

7. Pini ujë

Nëse pëlqeni të pini pije me ngjyrë apo pije alkoolike ndërsa hani, shanset janë se po merrni shumë më tepër kalori dhe po humbisni lëngje. Në vend të këtyre pijeve pini ujë ose të paktën pije të bëra me ujë, pa sheqer të shtuar.

8. Dremisni

Kërkime nga Universiteti i “Michigan”-it kanë treguar se të dremisni për rreth një orë në shtrat çdo natë, përveç orëve të zakonshme të gjumit mund të çojë në humbje të peshës, rreth 7 kg në vit. Kjo sepse një orë më tepër në shtrat, shpesh do të thotë një orë më pak përpara televizorit, duke ngrënë në mënyrë jo të shëndetshme./albeu.com

The post Keni kile të tepërta? Ja si mund ti hiqni ato pa mbajtur dieta appeared first on Albeu.com.