kercenimet Archives - Albeu.com

Meta flet nga burgu për kërcënimet: Qelia ime kontrollohet, ja çfarë ndodhi teksa unë po haja mëngjes
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me një audio regjistrim të bërë nga qelia, teksa ai ishte duke konsumuar mëngjesin thotë se ndaj tij është bërë presion sot në orët e para të ditës.

Meta shprehet se teksa ishte duke dëgjuar kryeministrin Rama, që e quan skizofren, i kërkohet që t`i bëjnë një kontroll të posaçëm, duke i ndërprerë edhe bukën.

“Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit të këtij skizofreni që fliste për standardet e drejtësisë, për standardet europiane, që i garantonte partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm Dumani nuk e shikon”, thote Ilir Meta.

Kreu i PL-së thotë se ky nuk është kontrolli i parë, duke theksuar se veprime te tilla behen çdo ditë, ndërsa me ironi shprehet “kontrollohem se mos unë sharroj hekurat e qelisë dhe arratisem”.

Më tej, Ilir Meta shprehet: “I bëj thirrje çdo opozitari, që kur del në emisione, që kur del në Parlament, të marrë shkresën e vitit 2017 që ka firmosur, sipas ish – Zv/Kryeministër Ahmetaj, Erion Veliaj duke vjedhur dhe rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak të Tiranës me porosi të Edi Ramës për inceneratorin që nuk ekziston dhe që paguajnë të gjithë qytetarët e Tiranës tani 90 mijë euro çdo ditë”.

Deklarata e Ilir Metes nga qelia:

Të dashur qytetarë,

Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë Nr.5, i cili sot në orën 09:20 po hante mëngjes dhe po dëgjonte fjalimin e një skizofreni, i cili po fliste për standardet europiane që duheshin në fushën e drejtësisë dhe çuditërisht hapet qelia Nr.5 dhe më kërkohet të bëhet një kontroll i posaçëm, për të ndërprerë ngrënien e bukës, për të dalë përjashta.

Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit të këtij skizofreni që fliste për standardet e drejtësisë, për standardet europiane, që i garantonte partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm Dumani nuk e shikon.

Natyrisht që ky nuk është kontrolli i parë, këtu kontrolle bëhen çdo ditë, kontrollohet qelia ime se mos unë sharroj hekurat e qelisë dhe arratisem, por doja t’ju vija në dijeni për rastësinë që ndodhi sot, siç ka edhe rastësi të tjera të cilat tregojnë fytyrën e vërtetë të standardeve europiane.

I bëj thirrje çdo opozitari, që kur del në emisione, që kur del në Parlament, të marrë shkresën e vitit 2017 që ka firmosur, sipas ish – Zv/Kryeministër Ahmetaj, Erion Veliaj duke vjedhur dhe rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak të Tiranës me porosi të Edi Ramës për inceneratorin që nuk ekziston dhe që paguajnë të gjithë qytetarët e Tiranës tani 90 mijë euro çdo ditë.

Këto shkresa t’ja tregojë Dumanit dhe të gjithë atyre që flasin për “Drejtësinë e Re”.

Të marrin dhe shkresën e Edi Ramës, që ka shpallur kompaninë fituese të inceneratorit me 8 pikë pa u krijuar ligjërisht dhe të tregojë standardet e vërteta të drejtësisë së Edi Ramës.

Njëkohësisht të marrë edhe procesin gjyqësor kundër McGonigalit, ku del Edi Rama të paktën 14 herë për korrupsion dhe t’ja u tregojë të gjithëve standardet e lobimit të Edi Ramës edhe të Dumanit, që i mban aty në sirtar.

Nuk ka asnjë mënyrë dhe asnjë formë frikësimi ndaj Ilir Metës dhe të gjithë shqiptarëve të cilët do t’i tregojnë vendin këtij skizofreni që sot premtoi se do vjedhë zgjedhjet dhe mbasi të vjedhë zgjedhjet do të vendosi standarde europiane.

Ndërkohë të gjithë i dinë standardet e tij, të gjithë e dinë korrupsionin e tij.

Se si i korrupton ky ndërkombëtarët e di e gjithë bota, tani është rradha e shqiptarëve për t’i thënë këtij, i cili thotë se drejtësia funksionon vetëm kur punon dhe rrëmben kundërshtarët e mi politik, por kur më kërcënon mua me “tigrin’’ Erion Veliaj, sigurisht që këtu nuk ka më drejtësi, ka diktaturë.

Prandaj, të gjithë të mobilizohen, mos i ndani ato shkresa, ato fakte që ulërasin prej vitesh e vitesh dhe vetëm Dumani i këtij nuk i shikon, se nuk ka Duman që i bën më derman këtij.

The post Meta flet nga burgu për kërcënimet: Qelia ime kontrollohet, ja çfarë ndodhi teksa unë po haja mëngjes appeared first on Albeu.com.

Gjykata e lartë reagon pas kërcënimeve ndaj gjyqtarëve
Gjykata e Lartë ka reaguar me shqetësim për kërcënimet që kanë marrë magjistratët për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre.

Presionet apo kërcënimet e ndaj magjistratëve përbëjnë shqetësim serioz jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë, që shton se gjyqtarët mirëpresin zbatimin me korrektësi dhe përgjegjshmëri të dispozitave ligjore për mbrojtjen dhe garantimin e jetës, shëndetit dhe integritetit të magjistratëve.

“Qëllimi i sistemit të drejtësisë është të kryejë në mënyrë funksionale dhe parimore detyrën e tij, dhe për këtë arsye duhet të jetë i mbrojtur dhe i garantuar nga çdo lloj presioni, ndërhyrje, pengimi, kufizimi, nga cilido drejtim që mund të vijë, pasi ato cenojnë rëndë funksionimin e tij, por edhe lëkundin besimin e publikut te drejtësia. Presionet apo kërcënimet e çfarëdolloji ndaj magjistratëve përbëjnë shqetësim serioz jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e jetës së çdo individi, si dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë mirëpresin zbatimin me korrektësi dhe përgjegjshmëri të dispozitave ligjore për mbrojtjen dhe garantimin e jetës, shëndetit dhe integritetit të magjistratëve. Opinioni publik dhe organet kompetente duhet ta kenë të qartë se, gjykatat dhe prokuroritë janë institucione në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë dhe se çdo tentativë për cenim të integritetit fizik e moral të tyre, ndikon drejtpërdrejtë në pavarësinë e sistemit në përgjithësi dhe atë individuale, të magjistratit në veçanti.

Me besimin se kolegët magjistratë do të vijojnë të kryejnë me vendosmëri dhe përgjegjshmëri detyrën e tyre sublime, njëkohësisht mbështesim organet ligj zbatuese në marrjen e masave të menjëhershme ligjore, institucionale, organizative e materiale, jo vetëm për zbardhjen e çdo ngjarje dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të fajtorëve, por edhe zbatimin e dispozitave ligjore, duke garantuar mbrojtje efektive për parandalimin e sjelljeve të kundërligjshme”.

Ky reagim vjen pasi tie gjyqtare të Gjykatës së Apelit janë kërcënuar gjatë shpalljes së vendimit ndaj një grupi kriminal. Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dfhe Edlira Petri janë kërcënuar në sallën e gjyqit, gjatë shpalljes së një vendimi. Menjëherë gjyqtaret  kanë kryer kallëzimin se janë kërcënuar për shkak të detyrës dhe Prokuroria ka nisur me urgjencë hetimet për çështjen.

Burimet, i thanë Anila Hoxhës se, kërcënimi i gjyqtareve ndodhi ditën kur ata dënuan 5 shtetas dhe konkretisht; Daut Elmazin, Gentian Zoton, Igli Memajn, Serxho Ademin dhe Albano Goxhajn, të cilët ishin akuzuar për një atentat të vitit 2019-të në qytetin e Vlorës, me të cilin u synua të vritej një personazh i botës së krimit i identifikuar si, Ines Hajrulla.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje prokuroren e SPAK, Doloresa Musabelliu, pasi i penduari Artan Tafani rrëfeu se si kreu i grupit Laert Haxhiu, kishte planifikuar eliminimin e saj apo të një të afërmi.

Pasi prokurorja speciale u mor nën ruajtje familjarisht, kryeprokurori i SPAK kërkoi rishikim të masave të sigurisë dhe mbrojtje më të shtuar të godinës nga Garda e Republikës.

The post Gjykata e lartë reagon pas kërcënimeve ndaj gjyqtarëve appeared first on Albeu.com.

“Më kërcënoi personalisht!” Vuçiç ankohet te Orban për ministrin e Kosovës
Presidenti i Kosovës, Aleksandër Vuçiç, është ankuar te kryeministri hungarez, Viktor Orban, lidhur me një kërcënim të ardhur nga ministri i Kosovës, Xhelal Zvelça.

Komentet ai i ka bërë teksa ishte në një konferencë të përbashkët me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

“Më ka kërcënuar ai piuni i Kurtit. S’kam problem me të, veç le të vazhdojë të kërcënojë”, ka thënë Vuçiç.

Ai tha se e di që ditë të vështira janë para tyre. “Është e rëndësishme që ata kanë gjëra të lehta para tyre. Ata po ia dalin mirë me ndërprerjet e energjisë, është vërtet e lehtë dhe e këndshme për ta, dhe do të jetë vetëm e lehtë dhe e këndshme për ta… Epo, le të kërcënojnë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç shtoi se i pëlqente gjithmonë kur dikush i kërcënonte dhe se kurrë nuk do të donte që ata të kërcënonim dikë.

“Vetëm le të kërcënojë, le të vazhdojë, ai është shumë i rrezikshëm dhe i rëndësishëm dhe le të vazhdojë me të njëjtin ritëm”, shtoi me ironi Vuçiç.

Sveçla tha se mund “të premtojë” ditë të vështira për Vuçiçin meqë në Kosovë stabiliteti veçse po fuqizohet.

Sveçla foli për shtrirje të rendit dhe ligjit në veri të vendit derisa po komentonte deklaratat e Vuçiçit për Kosovën.

“Sa i takon aspiratave shoviniste të Vuciqit në raport me Kosovën, unë mund t’i premtoj ditë të vështirë, javë të vështira, muaj të vështira për të. Sa i përket stabilitetit të Kosovës, ai stabilitet do të fuqizohet. Rendi dhe ligji veçse do të mbizotërojë atje edhe më shumë. Dhe shumë shpejt ne do t’i ofrojmë shanset që secili qytetar i asaj zone të jetojë i qetë”, tha ai.

The post “Më kërcënoi personalisht!” Vuçiç ankohet te Orban për ministrin e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Finlanda kërcënon Rusinë: Nëse na sulmoni përgjigja do të jetë e ashpër
Shefi i forcave të armatosura të Finlandës, gjenerali Timo Kivinen, tha se vendi i tij është i përgatitur për një sulm rus dhe do të bëjë rezistencë të ashpër në rast se do të ndodhë.

“Finlandezët janë të motivuar për të luftuar dhe vendi ka ndërtuar një arsenal të konsiderueshëm”, tha Kivinen në një intervistë.

Finlanda ka ruajtur një nivel të lartë gatishmërie ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi ka zhvilluar dy luftëra në vitet 1940 kundër fqinjit të saj lindor, me të cilin ndan një kufi prej 1.300 km.

“Ne kemi zhvilluar sistematikisht mbrojtjen tonë ushtarake pikërisht për këtë lloj lufte që po zhvillohet në Ukrainë, me një përdorim masiv të fuqisë së zjarrit, forcave të blinduara dhe gjithashtu forcave ajrore.

Ukraina ka qenë një kafshatë e vështirë për t’u përtypur për Rusinë dhe po ashtu do të jetë edhe Finlanda”, tha ai./albeu.com

The post Finlanda kërcënon Rusinë: Nëse na sulmoni përgjigja do të jetë e ashpër appeared first on Albeu.com.

Denoncoi Inceneratorët, kërcënohet me jetë Brisida Shehaj (FOTO LAJM)
Nënkryetarja e LSI, Brisida Shehaj ka marrë kërcënime pas denoncimit me emra dhe fakte të qeveritarëve që janë përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shehaj, e cila është shprehur se, ka vendosur ta lërë çështjen në dorë te drejtësisë.

“E kam lënë në dorë të Prokurorisë dhe nuk dua të merrem me këtë”, tha Shehaj.

Sipas saj kërcënimet kanë ardhur pasi kur ishte e ftuar në emisionin Opinion, ajo ka publikuar me emra të përfshirët në aferën korruptive të Inceneratorëve./albeu.com/

The post Denoncoi Inceneratorët, kërcënohet me jetë Brisida Shehaj (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.