kalendari Archives - Albeu.com

Miratohet kalendari 3-javor i Kuvendit, opozita bojkoton votimin
Këtë të hënë, Kuvendi u mblodh në seancën e radhës plenare. Seanca nisi në orën 13:00 dhe zgjati rreth dy orë.

Në fund, kuvendi miratoi kalendarin trejavor, teksa opozita bojkoit votimin. Ky votim, i hap rrugë punës së komisioneve parlamentare.

Gjatë kësaj seancë u miratua edhe procesverbali i seancës plenare të datës 24 shtator, ku u miratua përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare.

Më herët u mblodh dhe Konferenca e Kryetarëve, ku Partia Demokratike paraqiti dy kërkesa: Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme dhe gjithashtu përsëritjen e seancës plenare ku u prezantua programi i qeverisë.

Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakortësinë për programin, ç`ka do të thotë se programi i kalon seancës për miratim.

Në nisje të punimeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe deputeti Flamur Noka, kërkuan të rishihet programi i Kuvendit.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, tha se Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Tabaku shtoi se opozita ka kërkuar mocion për kryetarin e Parlamentit, debat për programin e qeverisë dhe interpelancë për integrimin në BE.

“Ne duhet të fokusohemi te kërkesat e diskutuara në Konferencën e Kryetarëve dhe përgjegjësja e komisioneve duhet të respektojë Rregulloren”, tha ajo.

“Grupi parlamentar i PD ka kërkuar një mocion për kryetarin e Parlamentin dhe një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë për integrimin në BE.

Mendoj që duhet të fokusohemi te kërkesat që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve. Ne e patëm një debat në Konferencën e Kryetarëve për përgjegjësinë e komisioneve parlamentare. Komisioni për monitorimin e institucioneve të pavarura është antikushtetues dhe në shkelje të Rregullores së Kuvendit. Ka vetëm një komision përgjegjës, ashtu si e thotë Rregullorja në nenet 37 dhe 38, Komisioni Përgjegjës mban përgjegjësi për raportimin e institucioneve. Nuk ka komisione parlamentare të rëndësisë së parë dhe të dytë, të gjithë kanë të një rëndësi”, tha Tabaku.

Deputeti Flamur Noka tha se seancat po zhvillohen “sa për të thënë”.

“Seanca përçudnuese 5-minutëshe që i zhvilloni sa për të thënë që ka seancë, ndërkohë që presim që kryeministri të flasë për programin e qeverisë. T’u thonë shqiptarëve se çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Zhvilloni seancë pas seance sa për të thënë”, theksoi Noka.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi që të mos shkelet Rregullorja duke nisur seancën me debat për procesverbalin.

“Seanca plenare nis me miratim procesverbali dhe kur s’ka vërejtje, quhet i miratuar. Fjala u jepet vetëm deputetëve që propozojnë korrigjim”, sqaroi Balla.

Kreu i grupit socialist tha se ajo që po ndodh në seancën e sotme është e paprecedentë.

“Kemi mbi 20 minuta që dëgjojmë këtu diskutantë që s’kanë thënë asnjë fjalë për fjalimin e tyre historik të para disa ditëve. Po ndodh një precedent që nuk ka ndodhur ndonjëherë; nuk ka pasur diskutime të këtij lloji në këtë pikë të rendit të ditës. Diskutimet ndodhin pas miratimit të procesverbalit”.

Sipas Ballës, sot ka pasur një diskutim shumë të mirë në Konferencën e Kryetarëve, por ai kërkoi që në këtë seancë të zbatohet Rregullorja.

“Tani pak durim. Le të shkojmë tek ajo pikë dhe aty është autorizuar kryetari i grupit parlamentar të marrë fjalën. T’i japim fund këtij standardi të çuditshëm, që nuk mbahet mend, Kuvendi të nisë me debat për proceverbalin, kur kjo është pjesa më e rregulluar e Rregullores. Merr fjalën dhe thua që kam marrë fjalën dhe ma kanë thënë gabim”, deklaroi Balla gjatë seancës.

Pas këtij diskutimi, Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës procesverbalin e seancës së shkuar plenare. Kuvendi miratoi në seancën e 24 shtatorit me 94 vota pro, 3 abstenime dhe 1 kundër projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, si dhe miratoi me 87 vota pro, 4 abstenime dhe 2 kundër projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Edhe për pikën e dytë të rendit të ditës pati debate. Opozita shprehu shqetësim për depozitimin e 19-të projektligjeve në një ditë.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, vuri në dukej se mazhoranca, ka sjellë 19 projektligje brenda ditës për diskutim dhe pa i kaluar në debat.

Nga krahu tjetër, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi sot në seancën plenare në Kuvend se, shqyrtimi i 19 projektligjeve të depozituara rishtaz lidhet vetëm me një objektiv: integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Pas kësaj, kreu i Kuvendit Niko Peleshi thirri një folës pro dhe një kundër mbi programin e Kuvendit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka deklaroi sot në seancën plenare në Kuvend se, mazhoranca synon që çdo seancë ta kthejë në farsë.

Teksa kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se ka programi trejavor duhet votuar pasi i hap rrugë vijimit normal të punës në Kuvend.

Pas diskutimeve, Kuvendi u thirr në votim dhe me votat e mazhorancës u miratua programi trejavor i punimeve, duke i hapur rrugë punës së Komsioneve Parlamentare.

The post Miratohet kalendari 3-javor i Kuvendit, opozita bojkoton votimin appeared first on Albeu.com.

Interi largon “fantazmat”, kalendari i favorizon zikaltërit e Kivusë
Interi i Kristian Kivut, ka dhënë shenjat e para të qarta të ringritjes. Pas dy humbjeve të dhimbshme, zikaltrit reaguan me forcë duke marrë një fitore të rëndësishme ndaj Sasuolos në San Siro.

Skuadra tregoi personalitet, edhe pse ndeshja pati momente tensioni dhe pasiguri në fund.

Për trajnerin e ri është një sinjal i rëndësishëm se ekipi ka forca të reja dhe dëshirë për të dalë nga periudha e vështirë.

Në vetëm pak ditë, Interi arriti të lërë pas zhgënjimin e humbjes ndaj Udineses dhe atë përmbysje të dhimbshme në Stadium.

Fitoret e fundit kanë rikthyer moralin, duke hapur rrugën për një fazë më të qetë si në kampionat, ashtu edhe në Europë.

“Operacioni rikuperim” duket se ka filluar dhe pritshmëritë janë që zikaltërit të përforcojnë pozitat në garën për Champions.

Ndeshja kundër Sasuolos tregoi shumë fytyra të Interit. Fillimisht dominim dhe raste të shumta, pastaj humbje të shanseve që e mbajtën rezultatin të hapur, e më pas ulje tensioni që lejoi Kedirën të ngushtonte diferencën.

Gjithsesi, dy golat e Karlos Augustos i dhanë frymëmarrjen e nevojshme skuadrës, duke i lejuar të menaxhonte me maturi minutat e fundit. Analiza e lojës nxjerr disa pika kyçe.

Suçiç u soll si një lojtar me përvojë të madhe, duke e marrë mesfushën në dorë. Në mbrojtje, Akanzhi ende nuk ka siguruar stabilitetin që garantonte Pavard, por paraqitja e tij është e qëndrueshme. Dhe pastaj është rasti i Pio Espositos: i riu i dalë nga akademia po bën hapa të mëdhenj drejt rolit të protagonistit.

Ndaj Ajaksit dha shembull sakrifice për ekipin, ndërsa kundër Sasuolos tregoi se mund të jetë i rrezikshëm. Portieri Muriç i mohoi një gol që do të kishte shënuar debutimin e ëndërruar në Serie A, por koha është në anën e tij. Pavarësisht vështirësive të vogla, Interi po jep sinjalet e një grupi që po mëson të funksionojë bashkë, edhe kur formacioni ndryshon. Mekanizmat e lojës janë të dukshëm dhe kjo është meritë e punës së Kivut, i cili duket se ka fituar respektin e dhomës së zhveshjes. Tani për zikaltërit vijnë dy javë të rëndësishme. Kalendari në letër është i favorshëm: transfertë me Kaljarin dhe pastaj ndeshje në shtëpi ndaj Kremoneses, mes të cilave qëndron sfida evropiane me Slavia Pragën.

Janë ndeshje që ofrojnë mundësinë për të mbledhur pikë, për të afruar distancën me rivalët dhe për të shkuar në pushim me moral të lartë. Për Interin, rikthimi në garë për kreun mbetet objektiv, por mbi të gjitha është e rëndësishme të gjejë stabilitetin. Me Sasuolon u pa një ekip i aftë të dominojë, edhe pse ende ka detaje për t’u rregulluar. Në këtë moment, për Kivun dhe skuadrën e tij, lajmi më i mirë është se rikuperimi ka nisur dhe rruga duket e hapur për një vazhdimësi më pozitive.

The post Interi largon “fantazmat”, kalendari i favorizon zikaltërit e Kivusë appeared first on Albeu.com.

Aplikimi dhe regjistrimi i studentëve në Universitete për vitin akademik 2024-2025, publikohet kalendari
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes rrjeteve sociale publikoi sot kalendarin e procedurave për aplikimin në universitete për vitin akademik 2024-2025.

Manastirliu bën me dije se procesi i aplikimit dhe regjistrimit realizohet online në portalin universitar “U Albania”.

Sipas kalendarit të publikuar, faza e parë nis më 15 korrik dhe mbaron në 29 korrik dhe është faza e pagesave të tarifave.

Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania.

Pagesa kryhet deri në 29 korrik 2024. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania.

Më tej, realizohet aplikimi online dhe për këtë periudha e përcaktuar është 30 korrik-4 gusht.

Në këtë periudhë gjashtë ditore, maturantët zgjedhin 10 programe studimi.

Më 28 gusht është faza e ankimimit.

Më 30 gusht-13 shtator është faza e regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, ndërsa do të ketë publikim real të renditjes dhe në fund faza e çregjistrimit, për të cilën është caktuar një kohëzgjatje prej dy ditësh nga 14-15 shtator.

The post Aplikimi dhe regjistrimi i studentëve në Universitete për vitin akademik 2024-2025, publikohet kalendari appeared first on Albeu.com.

Sot nis kampionati më i dashur për shqiptarët, Milani dhe Interi zbresin në fushë për javën e parë të Serie A
Serie A hap siparin ditën e sotme dhe në fushë zbresin kampionët në fuqi, Milani. Kuqezinjtë presin në “San Siro” Udinese, që një ditë më parë parë festoi 50 vjetorin e krijimit.

Kjo ndeshje luhet prej orës 18:30, ndërkohë që në të njëjtën orë zhvillohet edhe takimi Sampdoria- Atalanta. Gjimshiti pritet të jetë titullar.

Në mbrëmje, 20:44, luhen dy takimet e tjera dhe sigurisht bie në sy Interi, që e nis kampionatin në transfertë kundër Lecce që është rikthyer në Serie A. Monza-Torino është takimi tjetër i sotëm në Serie A. /

The post Sot nis kampionati më i dashur për shqiptarët, Milani dhe Interi zbresin në fushë për javën e parë të Serie A appeared first on Albeu.com.

Derbi lodinez për zonën Champions, kë favorizon kalendari
Arsenali dhe Tottenham Hotspur janë në garën e ngushtë për vendin e katërt në Premierligë, e cilta të siguron Champions League sezonin e ardhshëm.

Manchester United dhe West Ham United matematikisht janë gjithashtu në garë, por më afër vendit të katërt janë skuadrat nga Londra.

Arsenali momentalisht renditet i katërti me 60 pikë, dy më shumë se Tottenhami i vendit të pestë.

Rivalët lokal, Arsenali dhe Tottenhami, do të përballen me njëra-tjetrin më 12 prill, në ndeshjen ku mund edhe të përcaktohet shumëçka.

Pesë ndeshjet e ardhshme të Arsenalit dhe Tottenhamit:

The post Derbi lodinez për zonën Champions, kë favorizon kalendari appeared first on Albeu.com.

“Pushimet” për Milanin mbaruan, fillon cikli i ndeshjeve “BIG”
Milani momentalisht është ekipi më i fortë në Seria A, ku nga 30 pikë të mundshme ka grumbullar 28.

Edhe pse me probleme shumë me mungesat e lojtarëve, Milan ka arritur të impresionojë me rezultatet pozitive.

Gjithësesi cikli i ndeshjeve të lehta mbaroi, kështu që ekipi i Piolit do të përgatitet të përballet me ekipet “Big”.

Në ditën e fundit të tetorit do të përballet me Romën në Olimpico,  më pas në datën 3 nëntor ndaj Portos në Champions League.

Pas 4 ditësh me portugezët , do të ketë përballë ekipin tjetër të Milanos, Interin më datë 7 nëntor.

CIklin e ndeshjeve të vështira i mbyll me Fiorentinën më datë 20 dhe me Atletico Madrid më 24 nëntor./albeu.com

The post “Pushimet” për Milanin mbaruan, fillon cikli i ndeshjeve “BIG” appeared first on Albeu.com.

Kalendari i plotë Superiores: Ndeshjet derbi dhe çdo duel, goglat vendosin
Superiorja rinis në shtator, nga 11 shtatori, dhe ditën e sotme është hedhur shorti në ambientet e sallës së konferencave në stadiumin “Air Albania”.

Pas tërheqjes së goglave, është përcaktuar java e parë e kampionatit dhe kalendari i plotë. Spikatin në javën e parë derbi Laçi-Vllaznia dhe sfida Teuta-Partizani.

Si zakonisht derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit zhvillohet javën e gjashtë, ndërkohë që janë përcaktuar edhe ndeshjet derbi mes Tiranës e Dinamos, si dhe Partizanit e “bluve”.

JAVA 1

Tirana-Skënderbeu

Egnatia-Kukësi

Kastrioti-Dinamo

Laçi-Vllaznia

Teuta-Partizani

JAVA 2

Skënderbeu-Partizani

Vllaznia-Teuta

Dinamo-Laçi

Kukësi-Kastrioti

Tirana-Egnatia

JAVA 3

Egnatia-Skënderbeu

Kastrioti- Tirana

Laçi-Kukësi

Teuta-Dinamo

Partizani-Vllaznia

JAVA 4

Skënderbeu-Vllaznia

Dinamo – Partizani

Kukësi -Teuta

Tirana – Laçi

Egnatia- Kastrioti

JAVA 5

Kastrioti – Skënderbeu

Laçi – Egnatia

Teuta – Tirana

Partizani – Kukësi

Vllaznia – Dinamo

JAVA 6

Skënderbeu – Dinamo

Kukësi -Vllaznia

Tirana – Partizani

Egnatia – Teuta

Kastrioti – Laçi

JAVA 7

Laçi – Skënderbeu

Teuta – Kastrioti

Partizani – Egnatia

Vllaznia -Tirana

Dinamo – Kukësi

JAVA 8

Skënderbeu – Kukësi

Tirana – Dinamo

Egnatia – Vllaznia

Kastrioti – Partizani

Laçi – Teuta

JAVA 9

Teuta – Skënderbeu

Partizani -Laçi

Vllaznia -Kastrioti

Dinamo- Egnatia

Kukësi- Tirana

The post Kalendari i plotë Superiores: Ndeshjet derbi dhe çdo duel, goglat vendosin appeared first on Albeu.com.

Nga shorti te nisja dhe mbarimi i Champions, ja kalendari për sezonin 2021/2022
Uefa Champions League është kompenticioni më i rëndësishëm për klube, shkruan Albeu.com.

Me mbylljen e kampionateve  të njohura tashmë janë mësuar edhe ekipet që do të marrin pjesë për sezonin 2021/ 2022.

Më poshtë Albeu Sport ju sjell kalendarin e Championsit për sezon e ri.

26 Gusht 2021: Hidhet shorti i fazës së grupeve

13 dhjetor 2021: Hidhet shorti për raundin e  1/16

18 Mars 2022:  Hidhet shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinale

Faza e grupeve starton si më poshtë:

14/15 shtator 2021: Ndeshjet e para

28/29 Shtator 2021: Ndeshjet e dyta

19/20 Tetor 2021: Ndeshjet e treta

2/3 nëntor 2021: Ndeshjete  katërta

23/24 nëntor 2021: Ndeshjet e pesta

7/8 Dhjetor 2021: Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve

Faza me eliminim direkt:

15/16/22/23 Shkurt dhe 8/9/15/16 Mars 2022: raundi i 16-të

5/6 dhe 12/13 Prill 2022: çerekfinalet

26/27 dhe 3/4 maj 2022: gjysmëfinalet

28 maj 2022: Finalja e madhe  (do të luhet në Shën Petersburg Stadium). /albeu.com/

The post Nga shorti te nisja dhe mbarimi i Champions, ja kalendari për sezonin 2021/2022 appeared first on Albeu.com.

Datat dhe oraret, zbulohet kalendari i Superiores
Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbardhur ditën e sotme axhendën e plotë për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Kjo javë do të ngrejë siparin ditën e shtunë në orën 16:00, ku janë planifikuar të zhvillohen 2 përballje tepër interesante, ajo mes Kukësit dhe Tiranës si dhe Partizanit-Kastriotit.

Java e 28-të, që përkon edhe me fillimin e fazës së katërt, do të kulmojë ditën e diel me 3 përballjet e tjera. Në orën 13:00, në stadiumin “Loni Papuçiu” është planifikuar të zhvillohet takimi mes Apolonisë dhe Vllaznisë, teksa në orën 16:00, do të zhvillohen 2 sfidat e tjera, Skënderbeu-Teuta dhe Laçi-Bylisi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28

E shtunë, më 17 prill 2021

Ora 16:00 | Kukësi-Tirana (Stadiumi “Elbasan Arena”)

Ora 16:00 | Partizani-Kastrioti (Stadiumi “Air Albania”)

E diel, më 18 prill 2021

Ora 13:00 | Apolonia-Vllaznia (Stadiumi “Loni Papuçiu”)

Ora 16:00 | Skënderbeu-Teuta (Stadiumi “Skënderbeu”)

Ora 16:00 | Laçi-Bylisi  (Stadiumi i Laçit

The post Datat dhe oraret, zbulohet kalendari i Superiores appeared first on Albeu.com.