jugu i shqiperise Archives - Albeu.com

Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do të zbuloni fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, shkruan Laura Sanders në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times”.

Pothuajse 12 milionë njerëz vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, shumë prej të cilëve u drejtuan drejt Rivierës me premtimin e një pushimi të përballueshëm në plazh.

“Undiscovered Balkans”, një kompani e vogël britanike udhëtimesh e specializuar në aventura të pazakonta, rekomandon ture në grupe të vogla, për të zbuluar disa nga thesaret më pak të njohura të jugut të Shqipërisë.

Laura Sanders – së bashku me “Undiscovered Balkans”, mori pjesë në një tur shtatëditor në jug të Shqipërisë (1,195 paund për person).

U bashkova me turin në maj dhe kalova një javë, duke eksploruar qytetet bregdetare – përpara se të zhytesha në brendësi të vendit – ku vizitova vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, notova në ujëvarat e fshehura, qëndrova me fermerë në male dhe lundrova me rafting në një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Ne përfunduam udhëtimin në plazhet me guralecë pa turma vizitorësh, 200 metra mbi nivelin e detit, në një fshat në brigjet e Liqenit të Ohrit.

Mbërrita në Qeparo, një nga fshatrat më të qetë bregdetarë në qarkun e Vlorës, ​​pas një udhëtimi tre-orësh me makinë nga Tirana.

U zgjova me pamje nga Qeparoja e Vjetër, fshati bujqësor në shpatin e kodrës, që zbriste nga mali për të takuar Qeparoin e Ri në bregdet, ku baret e plazhit dhe qendrat e marrjes me qira të varkave po përgatiteshin për sezonin.

Mikpritësja jonë ishte Mirela Kokëdhima, e cila drejtonte bujtinën në fermën e saj në majë të kodrës, diku midis dy Qeparove.

Ajo na shërbeu vezë, djathë dhie, kos, sallatë, ëmbëlsira me çokollatë të bëra në shtëpi, salçiçe dhe kafe turke.

Në këtë fillim sezoni, deti ishte shumë i trazuar për të lundruar me kajak, kështu që e kaluam ditën e parë duke ecur përgjatë bregdetit.

Grupi ynë prej tetë britanikësh, me moshë nga 30-50 vjeç, eci përgjatë shkëmbinjve gëlqerorë karstikë me pamje epike të fshatrave tradicionalë dhe ujërave të kristalta.

Aroma e luleve të egra ndihej kudo dhe zogjtë cicëronin nga degët aty pranë.

Nëntë milje më vonë zbritëm në plazhin e Borshit dhe i zhytëm këmbët e lodhura në ujin e freskët të Jonit, duke shijuar një birrë në dorë.

Të nesërmen iu bashkuam guidës sonë, Alfi Pepaj, për një aventurë piktoreske drejt Gjirokastrës, një qytet i epokës osmane i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Pamja ishte e gjitha fantastike, maja të mbuluara me gjelbërim dhe livadhe të gjera – pa askënd përreth për kilometra të tëra.

Gjatë rrugës, ndaluam në një ujëvarë. Një orë më vonë mbërritëm në Gjirokastër dhe u magjepsëm menjëherë.

Ne u akomoduam në një hotel të stilit osman. Në ditët e sotme, shumica do ta njohin Gjirokastrën për qytetin e saj të vjetër tradicional dhe pazarin, i cili ngjan me Mostarin e Bosnjë-Hercegovinës ose Krujën e Shqipërisë veriore.

Por, qyteti ishte gjithashtu vendlindja e Enver Hoxhës, diktatorit komunist që sundoi Shqipërinë për 40 vjet – deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Kalaja e shekullit XIII, e ruajtur në mënyrë të mrekullueshme, e Gjirokastrës ofron pamje të gjera të rajonit dhe muret e saj të ftohta prej guri – ofrojnë pushim nga nxehtësia e verës.

Qyteti është shumë i popullarizuar në mesin e turistëve, por çmimet ishin të arsyeshme.

Të nesërmen në mëngjes u nisëm sërish drejt maleve – në një tjetër turne, ku na priste një peizazh spektakolar karstik.

Ne udhëtuam përgjatë shtigjeve marramendëse drejt fshatit Hoshtevë në Zagoria, qarku fqinj.

Bëmë disa ndalesa për foto – dhe më pas zbritëm kodrën drejt një kishe fshati të shekullit XII, e cila strehon disa nga afresket dhe ikonat më të ruajtura të Shqipërisë, të cilat i kanë mbijetuar disa luftërave, Perandorisë Osmane dhe diktaturës së Hoxhës.

U kthyem në shtëpinë e mysafirëve – Kristinës dhe Ladi Telos – për një tjetër pushim.

Hëngrëm në verandën e tyre, e cila ishte e zbukuruar me lule, pemë agrume dhe fole dallëndyshesh, asnjë zë nuk dëgjohej në horizont për kilometra të tëra.

Kristina e kishte shndërruar shtëpinë e saj në një shtëpi mysafirësh 12 vjet më parë.

Qëndrimi ynë i radhës ishte në një shtëpi fshati 120-vjeçare të restauruar me pamje nga lugina e Vjosës, ku rrjedh Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Për të arritur atje, udhëtuam me makinë në një shteg shkëmbor, vetëm disa centimetra larg një pjerrësie të pjerrët në disa pika, por ia vlente mundi.

Shtëpia e familjes së Kristaq Cullufe – tani është shndërruar në një Monumet Kulture të kategorise së I.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, familja e Cullufes u kthye nga qyteti i afërt i Përmetit dhe nisi restaurimin e shtëpisë fshatare.

Në dhomën e gjumit në katin e parë ndodhej – një arkë prej druri që nuset shqiptare e mbushnin me gjëra për t’i marrë me vete në shtëpinë e tyre martesore.

Të nesërmen, udhëtuam drejt Liqenit të Ohrit, ndalesa jonë e fundit. Por jo para se të argëtoheshim në Vjosë, duke bërë rafting në ujërat e kristalta dhe duke notuar në natyrë.

I shtrirë në kufirin me Maqedoninë e Veriut, Ohri i mbrojtur nga UNESCO është një nga liqenet më të vjetra të Evropës.

Ne qëndruam në fshatin e qetë të Linit, i cili është një destinacion turistik.

Dita jonë e fundit ishte aktive, duke ecur dhe duke lundruar me kajak në plazhe të izoluara me guralecë në mëngjes dhe pasdite duke përshkuar me biçikletë zonën e liqenit që i takon Shqipërisë.

Udhëtimi i këndshëm prej 12 miljesh na çoi pranë tokave të mbjella dhe bunkerëve të mbuluar me bimësi.

Ndaluam në qytetin e Pogradecit, i cili ka një ndjesi të vërtetë bregdetare britanike: fëmijët qeshnin duke luajtur, aroma e karameleve dhe petullave përhapej në ajër dhe të moshuarit pinin cigare ndërsa luanin shah në shëtitore.

Pogradeci është një qytet turistik që ka gjetur ekuilibrin e duhur në turizëm – i gjallë, por i tejmbushur me vizitorë.

Nëse po kërkoni të përjetoni pushime autentike – me aventura në natyrë dhe trashëgimi kulturore – Shqipëria është vendi ideal.

The post Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shkakton debat psikologia shqiptare: Dubai është kot para Shqipërisë
Psikologia shqiptare Denisa Hoxha e cila ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale, ka publikuar një video e cila ka shkaktuar mjaft reagime.

Ajo ndodhet për pushime në Dubai dhe mendon se gjithçka për këtë vend është reklamë, pasi sipas saj nuk mund të krahasohet me jugun e Shqipërisë.

“Kam ardhur me pushime në Dubai, dhe çfarë kanë bërë këta zotërinjtë? Kanë ndërtuar disa grataçela dhe i kanë bërë një reklamë të madhe që thua ti shkon në Dubai dhe kushedi se ku shkon. Është një budallallëk i madh, pishina, plazhi lënë për të dëshiruar. Po të kisha një flamur shqiptar do e kisha ngritur. Rroftë jugu i Shqipërisë, rroftë Shqipëria dhe natyra e mrekullueshme që kemi, të gjitha këto janë reklama.”

/Albeu.com

The post VIDEO/ Shkakton debat psikologia shqiptare: Dubai është kot para Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

“36 gradë”, Dua Lipa ndan pamje nga pushimet në bregdetin e Shqipërisë (FOTO LAJM)
Dua Lipa, këngëtarja shqiptare më famë botërore, ashtu si në disa vite tjera edhe këtë vit ka zgjedhur që t’i kalojë pushimet në Shqipëri, në jugun e vendit.

Së fundmi Dua ka shpërndarë disa foto në “Facebook”, ku duket tepër elegante mes familjarëve dhe miqve të saj.

Këngëtarja erdhi në Kosovë disa ditë më parë ku interpretoi në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt për 4 ditë në Prishtinë, e më pas nisi pushimet në jugun tonë./albeu.com

The post “36 gradë”,  Dua Lipa ndan pamje nga pushimet në bregdetin e Shqipërisë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Karamuço: Në jug të Shqipërisë është gjetur një aparaturë që ka alarmuar forcat e sigurisë në vend
Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka dhënë një lajm të fortë ndërsa po fliste në emisionin “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Ai tha se diku në jug të Shqipërisë është gjetur një aparaturë e cila ka vënë në alarm forcat e sigurisë dhe inteligjencës në Shqipëri, ndërsa shtoi se rezervohej të fliste më shumë, pasi çështja është ende në hetim.

Karamuço tha se pasi të mbarojë gjullurdia politike, kjo çështje do të marrë një vëmendje mjaft të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për sigurinë e vendit.

Pjesë nga diskutimi:

Karamuço: Janë dy ngjarje, ka një plagosje në Kombinat, ka dhe një ngjarje që është edhe më e rëndë, është gjetur një aparaturë në jug të vendit. Një aparturë që dyshohet se interferon në shërbimet tona të mbrojtjes territoriale. Do të jetë një ngjarje që mbas 25 korrikut do të marrin një vëmendje shumë të madhe në media. Rezervohem të them diçka tjetër.

Xhafo: Kjo që po ndodh çfarë është?

Karamuço: Nga ajo që kam ndjekur, di diçka se është ndjekur dhe një lloj taktike dhe nga ana e organeve ligjzbatuese. Mbas arrestimit të Dumanit policia bëri një shpallje të 5 personave më të kërkuar, dhe nuk e bëri kot. Sepse janë lokalizuar dy nga 5 prej tyre. Madje për njërin që është besimtar u mor vesh që ishte në xhami, por se kapën dot./abcnews.al

The post Karamuço: Në jug të Shqipërisë është gjetur një aparaturë që ka alarmuar forcat e sigurisë në vend appeared first on Albeu.com.

3-4 mijë euro për disa orë pasditeje! Rrëfime të pazakonta, ja çudirat e çmimeve të sezonit
Gladiola Dona, Atalanta Kërçyku dhe Adela Lami këtë të mërkurë ishin të pranishëm në ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku ndanë gjithë përvojën e tyre për pushimet e verës 2021. Të tre vajzat këtë verë kanë shëtitur në vende të ndryshme, por të treja pohuan të njëjtën pikë çmimet e larta në rivierën shqiptare, raporton abcnews.al.

Gladiola duke qenë edhe në rolin e ekspertës së turizmit, pohoi se pushimet e saj gjithmonë janë të gërshetuara me punën. “Puna ka shije pushimesh dhe pushimi ka gjithmonë shije pune”, tha ajo. Duke qenë në kushte të tilla dhe në kontakt me shumë biznese, Galdiola theksio se bizneset janë ndjerë në presion nëse nuk kanë një person VIP që merr shërbim aty.

Ndjehet një presion nga ana e bizneseve. “Si mo nuk ka një vip ke unë” thonë. Biznesi është drejtuar drejt Vip-ave, blogereve, ndaj ndjejnë këtë presion”, tregoi ajo duke qeshur. Ndërkohë Adel nënvizoi se ajo që bie në sy në Shqipëri është infrakstruktura e lokaleve. “Unë jetoj në NewYork dhe nuk ka lokale të arreduara, në mënyrën si janë arreduara në Tiranë. Ne shqiptarëve na pëlqen luksi. Doja një pasdite një kafe dhe mezi ma sollën”.

Nga ana tjetër, Atalanta pohoi se këtë verë ka udhëtuar në vendet që janë shumë të preferuara nga të gjithë dhe e vemtja që që kishte parë ishin çmimet shumë të shtrenjta. “Në këtë verë kam lëvizur në vende të njohura, nuk jam zhgënjyer, vetëm se ishin të shtrenjta”, tha Atalanta.

Teksa Ermali e pyet nëse vërtet ishin të shtrenjta apo çmimet e larta ishin një legjendë urbane, ajo pohoi se vetëm qëndrimi 3-4 orë në një pasdite në plazhet e jugut, shoqëruar me një rose dhe 3 sushi kishin çmim 3-4 mijë euro./albeu.com

The post 3-4 mijë euro për disa orë pasditeje! Rrëfime të pazakonta, ja çudirat e çmimeve të sezonit appeared first on Albeu.com.