Jorgo Goros Archives - Albeu.com

Tjetërsimi i tokës për resortin e Artan Gaçit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jorgo Goros
Këtë të premte, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka miratuar kërkesën e SPAK të bërë që më 22 shtator për të kaluar për gjykim çështjen e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet se bashkë me bashkëpunëtorët e tij në bashki tjetërsuan një sipërfaqe toke në fshatin Gjilekë të Himarës, e cila i ishte falur biznesmenit Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, për të ndërtuar resort si investitor strategjik.

Avokatët e Jorgo Goros, kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar për ish-kryebashkiakun, ndërsa gjykata do të shprehet në seancën e radhës për këtë kërkesë.

Jorgo Goron për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer dy herë, dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur për të njëjtën çështje edhe 4 zyrtarë të tjerë për këtë dosje, më konkretisht:

Jerasimo Bashi, ish-drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer 2 herë

Bilbil Aliaj, ish-drejtor i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

Vezir Gjikokaj, ish Jurist i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

Stavri Mëhilli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’

Hetimet e SPAK për 5 të pandehurit:

“Në përfundim të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi, në bashkëpunim mes tyre, në dy episode të veçanta, kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Në lidhje me episodin e parë, nga hetimi rezultoi plotësisht e provuar se ish titullari i Bashkisë Himarë, i pandehuri Jorgo Goro, në bashkëpunim me Drejtorin e DMMT-së pranë kësaj Bashkie, të pandehurin Jerasimo Bashi, kanë dërguar pranë ZVRPP-së Vlorë për qëllime regjistrimi të pasurisë, shkresën Nr. 731 Prot., datë 18.03.2019, bashkëngjitur së cilës ndodhej dokumentacion i cili qartazi përmbante të dhëna të rreme, në një kohë që pranë kësaj Bashkie, ky dokumentacion ndodhej i mirëadministruar dhe me të dhëna autentike të pasurisë së ndarë me ligjin Nr. 7501, në favor të shtetasit F. M. Megjithëse në rastin objekt hetimi ka qenë fare e lehtë për ish zyrtarët e Bashkisë Himarë të konfirmonin ose jo vërtetësinë e AMTP-së dhe Formularit Nr. 6, të paraqitur nga i pandehuri Stavri Mëhilli, siç ligji e kërkon, të bashkëpandehurit kanë dërguar një kërkesë për regjistrim të pasurisë (Nr. 36/36/1) me përmbajtje të rreme (vetë shkresa e përcjellë) por edhe me dokumentacion bashkëngjitur të provuar të falsifikuar.

Në lidhje me episodin e dytë, nga hetimi penal rezultoi plotësisht i provuar fakti se të pandehurit, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë Nr. 36/341, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Madje kësaj pasurie, të pandehurit i kanë dhënë një numër të ri (36/35) të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji. Ky plan rilevimi i konfirmuar nga të bashkëpandehurit ka shërbyer për të gjithë procedurën e zhvillimit të pronës deri në  lëshimin e Lejes së Ndërtimit në emër të shoqërisë “AG.TCC” sh.p.k.

Të dyja këto pasuri, duke qenë se provohen të jenë krijuar si pasojë e dokumenteve të falsifikuar dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme të  funksionarëve publikë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme janë vendosur nën sekuestro preventive, përkatësisht me vendimin penal Nr. 107, datë 28.09.2023, dhe Nr. 176, datë 28.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjithashtu, i pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 257/a paragrafi 2, i Kodit Penal. Nga hetimi penal rezultoi plotësisht e provuar se në pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, aktualisht e regjistruar në pronësi të shtetasit G. S., i pandehuri Jorgo Goro është pronar faktik duke patur mbi të, të drejta dhe interesa pasurore. Nga ana tjetër, referuar Deklaratave të Interesave Private të vitit 2020 dhe në vijim, përpiluar dhe nënshkruar nga i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e subjektit të zgjedhur vendor, nuk ekziston asnjë gjurmë e deklarimit të interesave të tij apo familjarëve mbi këtë pasuri, shpenzime të mundshme për porositjen ose blerjen e tij, të drejta posedimi apo pronësie mbi të. Për këtë shkak, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pasuria në fjalë është vendosur nën sekuestro preventive në bazë të Vendimit Nr. 28 datë 31.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në lidhje me të pandehurit Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj, nga hetimi penal ka rezultuar plotësisht e provuar se këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, kanë lëshuar vërtetimin nga dokumentat hipotekorë Nr. 40, datë 17.02.2020, në emër të shtetasit F. M., duke kryer veprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. Konkretisht, në shkelje të ligjit Nr. 33/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, neni 3 i tij, i cili parashikon zbatimin e dispozitave të tij për regjistrimin e të gjitha pasurive të paluajtshme që shtrihen brenda territorit, bazuar në akte të fitimit të pronësisë…, të pandehurit në bashkëpunim, kanë kryer veprime konkrete duke pranuar si dokument ligjor një akt-formular (AMTP-në Nr. 9677, datë 07.02.1994) të falsifikuar, përsa i përket sipërfaqes prej 5512 m2, të llojit “Truall”, si dhe Formularin Nr. 6 që bën fjalë për të njëjtën pasuri, edhe ky i provuar i falsifikuar, në emër të shtetasit F. M. Më pas, në bazë  të këtyre formularëve të falsifikuar, të pandehurit Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj kanë nënshkruar vërtetimin nga dokumentat hipotekorë, i cili provon  regjistrimin e pronësisë në një zonë të pamenaxhuar.

Në lidhje me të pandehurin Stavri Mëhilli, nga hetimi penal ka rezultuar plotësisht e provuar se ky shtetas ka përdorur më shumë se një herë dy formularë të falsifikuar. I pandehuri ka paraqitur kërkesë pranë Bashkisë Himarë, më datë 11.03.2019, me objekt “Regjistrimin e pronave të tij që i disponon me AMTP në vendin e quajtur “Llangadhaqa”  dhe “Perivolo”, kundrejt ligjeve në fuqi”. Bashkëngjitur kërkesës, i pandehuri ka bashkëngjitur Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi Nr. 9677, datë  07.02.1994, i cili është provuar të jetë i falsifikuar në përmbajtje, në pjesën që lidhet me pasurinë Nr. 36/36/1, ndodhur në Perivolo, me sipërfaqe 5512 m2, e llojit “Truall”. Po kështu, ky formular (AMTP), referuar aktit të ekspertimit teknik – grafik Nr. 5227, datë 20.06.2023, të kryer nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar të jetë i falsifikuar në nënshkrimin e shtetasit K. Gj., Kryetar  i Komisionit dhe nënshkrimin e shtetasit M. Gj., Përfaqësues i Rrethit në Komision. Ky akt rezulton të jetë ai bazë, i përdorur gjatë gjithë procedurës  së regjistrimit të pasurisë. I pandehuri Stavri Mëhilli, provohet të ketë paraqitur dhe përdorur një formular tjetër i cili është provuar të jetë i falsifikuar. Bëhet fjalë për Formularin Nr. 6 (Lista e Familjeve që morën tokë në pronësi), fshati Gjilek, Rrethi Vlorë. Në këtë formular të paraqitur dhë përdorur nga i pandehuri, i cili ka shërbyer si dokument bazë për regjistrimin e pasurisë të identifikuar me numër 36/36/1, i cili përmban të dhëna të rreme në lidhje me sipërfaqen prej 5512 m2, nga akti i ekspertimit  është provuar të jetë i falsifikuar nënshkrimi i shtetasit K. Gj., Kryetar i Komisionit të tokës në fshat. Përdorimi i këtyre dy formularëve përfshin të gjithë procedurën e ndjekur, duke nisur nga Bashkia Himarë për të përfunduar tek ASHK-ja Vlorë.  Përveç këtyre dy formularëve, i pandehuri Stavri Mëhilli provohet të ketë përdorur më shumë se një herë edhe dy dokumenta të tjerë të falsifikuar, konkretisht shkresën Nr. 1492/2 Prot., datë 22.07.2019, dhe shkresën Nr. 1492/1, Prot., datë 22.07.2019. Këto dokumenta të falsifikuara, rezulton të jenë përdorur pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si edhe pranë noteres S. H., e cila ka përpiluar kontratën “Premtim Shitje”, me Nr. Rep. 836; Nr. Kol. 559, datë 25.07.2019.

I pandehuri Stavri Mëhilli, provohet gjithashtu të ketë shitur pasurinë e përfituar nga kryerja e veprave penale sipas nenit 186/2 e 190/2, të Kodit Penal, duke qenë në dijeni të plotë të prejardhjes kriminale të saj. Transaksioni është realizuar kundrejt përfitimit financiar dhe transferimi i pasurisë është bërë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, formë objektive kjo e kryerjes se veprës penale, e parashikuar në gërmën “a” të paragrafit të parë të nenit 287, të Kodit Penal.”

Investimi Strategjik i Artan Gaçit

Në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Investimi strategjik, do të ndërtohej në një sipërfaqe prej rreth 10 mijë metrash katrorë tokë, të tjetërsuar, e cila është sekuestruar nga SPAK.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në atë kohë, ngriti shqetësime për konflikt interesi.

Gjykata Kushtetuese, i ka kërkuar Kuvendit dy herë që të miratojë dërgimin në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës, por socialistët e kanë mbrojtur me ngritje kartonash kolegen e tyre me urdhër të Ramës. Ata po mundohen ta zvarrisin këtë çështje, teksa tashmë i kanë kërkuar opinion Komisionit të Venecias.

Rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës.

The post Tjetërsimi i tokës për resortin e Artan Gaçit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jorgo Goros appeared first on Albeu.com.

Nën hetim për tjetërsim pronash, Apeli i GJKKO i sekuestron Jorgo Goros një apartament
Gjykata e Posame e Apelit, ka pranuar kërkesën e SPAK, për të vënë në sekuestro preventive pasuritë e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për tjetërsim pronash në bregdet.

GJKKO i ka sekuestruar një apartament me siperfaqe 81.41 m2. Kundër këtij vendimi, mund të ushtrohet rekurs nga cilido që ka interes në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Kujtojmë se Jorgo Goro, akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaçi, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, po ndërton një investim strategjik në miliona euro.

SPAK e akuzon Goron se ka shpërdoruar detyrën në dy episode, në të parin duke shmangur Këshillin e Qarkut për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë dhe mbi bazën e dokumentit të tij, toka u regjistrua në Kadastër në kundërshtim me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish-deputetit Gaci, me një vlerë relativisht të ulët krahasimisht me tregun.

Kryebashhkiaku në detyrë i Himarës, akuzohet edhe për sipërfaqen prej 5080 metra katrorë, që po ashtu në finale ka kaluar në duart e bashkëshortit të Olta Xhaçkës.

Në lidhje me këtë sipërfaqe, ai e ka kaluar përgjegjësinë tek Drejtoria e Menaxhimit në tokës.

Goro ka deklaruar para prokurorëve, se thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucioni drejtuar Kadastrës së Vlorës pas përpilimit të dokumentacionit nga drejtoria përkatëse.

Por sipas SPAK, Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, në atë kohë drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa kryer verifikime kanë përcjellë dokumente të falsifikuara pranë organeve kompetente dhe mbi bazën e tyre, ka bërë të mundur regjistrimin e sipërfaqes prej 5512 m2 tokë bujqësore pronësi shtet në favor të subjektit “Pribta”.

Prokuroria thotë se ka kryer veprime faktike në terren të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 5080 metra katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie toke shtet.

Njoftimi i GJKKO:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 31.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 29, datë 26.07.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 428, datë 15.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive”, dhe vendosi:

Ndryshimin e Vendimit nr. 428, datë 15.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, në bazë dhe për zbatim të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale, për pasurinë numër ***, volumi ***, faqe ***, Zona Kadastrale nr. ***, lloji i pasurisë “Apartament”, sipërfaqja e përgjithshme 81.41 m2, adresa e pasurisë ***, për llogari të Procedimit Penal nr. 189, të vitit 2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me veprën penale të parashikuar nga neni 257/a/II i Kodit Penal, me person nën hetim Z. J.G.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs nga cilido që ka interes në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e marrjes dijeni për vendimin e arsyetuar”, thuhte në njoftim.

The post Nën hetim për tjetërsim pronash, Apeli i GJKKO i sekuestron Jorgo Goros një apartament appeared first on Albeu.com.

Dorëheqja e Jorgo Goros, Balla: Ligji e përcakton qartë, vendimmarrja për kryetarin e ri i takon Këshillit Bashkiak
Ministri Taulant Balla, është pyetur nga gazetarët për bashkinë e Himarës, që është pa kryebashkiak, ndërsa Jorgo Goro dha edhe dorëheqjen.

Balla tha se do zbatojnë ligjin dhe se vendimmarrja për kryetarin e ri, i takon Këshillit Bashkiak të Himarës.

“Ligji për organizmin e qeverisë vendore përcakton qartë rastet e vakancës, krijimi i vakancës me dorëheqje apo formë tjetër. Dorëheqja sapo ka ndodhur, nga ky moment, prefekti njofton organet e tjera të qeverisjes qendrore. Qeveria do zbatojë ligjin pikë për pikë”, tha Balla.

“Unë jam ministri, s’më takon të bëj deklarata të natyrës politike lidhur me vendimmarrjen ekskluzive të këshillit bashkiak të Himarës. Këshilli bashkiak komandon në detyrë një kryetar që kryen në mënyrë të përkohshme këtë detyrë. Tua lëmë vendimmarrjen institucioneve që u takon me ligj. Do ishte e pavend që të jepja unë komente për këtë vendimmarrje që i takon Këshillit Bashkiak Himarë”, tha Balla.

Sa i takon arrestimit, Balla tha se nuk komentojnë vendimet e drejtësisë, por e mbështesin atë.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk komentojmë vendimet e drejtësisë. Drejtësia ka mbështetjen tonë për të çuar para luftën kundër korrupsionit dhe çdo lloj forme tjetër të shkeljes së ligjit.

The post Dorëheqja e Jorgo Goros, Balla: Ligji e përcakton qartë, vendimmarrja për kryetarin e ri i takon Këshillit Bashkiak appeared first on Albeu.com.