ishp Archives - Albeu.com

Deklaroi mbylljen duke lënë në mes të rrugës 500 punonjës, Inspektorati Shtetëror i Punës zbarkon në zyrat e Kurum-it
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, po monitoron zhvillimet në Kompaninë turke Kurum International, e cila jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh se puna në Uzinën e Çelikut, është ndërprerë prej më shumë se 1 jave.

Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.

Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Prokuroria e Durrësit, ka nisur hetimet, dhe i gjithë aparati shtetëror po hetojnë çështjen pasi kompania bëri lëvizjen e papritur duke mbyllur dyert për 500 punëtorë dhe duke pezulluar aktivitetin prodhues.

Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit. Punëtorëve u është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.

Një grup Prokurororësh dhe oficerë të krimit ekonomik, kanë zbarkuar në zyrat e Kompanisë turke ku kanë bllokuar të dokumentacionin dhe arkivat e saj.

The post Deklaroi mbylljen duke lënë në mes të rrugës 500 punonjës, Inspektorati Shtetëror i Punës zbarkon në zyrat e Kurum-it appeared first on Albeu.com.

ISHP detyron fëmijët të vaksinohen në mënyrë që të pranohen në kopshte e shkolla
Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri u ka kërkuar drejtorëve të kopshteve dhe shkollave, sidomos atyre jopublike, të mos pranojnë asnjë fëmijë që nuk është vaksinuar sipas kalendarit të detyrueshëm.

Ardhja e shtetasve të huaj nga vende të ndryshme, ku ka sëmundje infektive, rrezikon përhapjen e tyre edhe në Shqipëri, teksa ekspertët e shëndetit, janë të alarmuar për rënien e vaksinimit te fëmijëve të vegjël ndaj” fruth rubeolës”.

“Një nënë e prekur nga fruthi kur është shtatzënë, lind fëmijë prematurë, fëmijë nën peshë deri dhe vdekje fetale“, tha Silva Bino, shefe e Institutit Shëndetësor Publik, në Shqipëri.

“Rubeolën”, Bino e konsideron edhe më të rrezikshme, ndonëse ka shenja të ngjashme me fruthin si temperaturë e puçrra të kuqe.

“Shkakton verbim të foshnjës, shurdhim dhe probleme kardiake tek foshnja“, tha ajo.

Ndonëse këto sëmundje, nuk janë hasur më prej viteve 2000, Bino shprehet se mund të rikthehen.

“Mund të rikthehen, këto nëna të reja që nuk janë vaksinuar nëse bien në kontakt, na çon në këtë situatë”.

The post ISHP detyron fëmijët të vaksinohen në mënyrë që të pranohen në kopshte e shkolla appeared first on Albeu.com.

Një tjetër sezon turistik me mushkonja
Edhe këtë vit pushuesit vendas dhe të huaj në Shqipëri do të ‘luftojnë’ me mushkonjat. Procesi i spërkatjes kundër tyre duhej të niste në maj, por deri në fillim të korrikut, nuk ishte shpallur fituesi i tenderit rreth 120 milionë lekë. ISHP konfirmon për Faktoje se procesi do të nisë pasi të mbarojë prokurimi, pa dhënë ndonjë afat. Bizneset po bëjnë privatisht dezinsektimin e pjesshëm, por ai është i pamjaftueshëm dhe me kosto të larta. Në mungesë të dezinsektimit rritet rreziku i sëmundjeve infektive ndaj sipas mjekëve, ky proces do duhej të niste që në muajin mars.

Esmeralda Topi

Insektet që shqetësojnë më shumë njerëzit gjatë sezonit veror janë mushkonjat, konstaton Instituti i Shëndetit Publik, kur lajmëronte nisjen e procesit të dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane për vitin 2015. Ky ishte operacioni i dytë kundër mushkonjave në Shqipëri, pas më shumë se dy dekadash mungese.

“Po ribëhet nga qeveria pas 23 vjetësh operacioni për dezinsektimin e bregdetit në prag të verës. #Turizëmpamushkonja”- shkruante në 18 maj të 2014 Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Twitter, për të përshëndetur rinisjen e procesit të dezinsektimit të zonave bregdetare.

Prej vitit 2014 e deri në 2021, procesi i dezinsektimit të zonave bregdetare dhe urbane ka nisur kryesisht çdo vit në periudhën maj-qershor për të vijuar deri në mbyllje të sezonit turistik, në tetor. Rikthimi i këtij shërbimi nga shteti pas dy dekadash u mirëprit nga të gjithë, por procesi ka hasur vështirësi për shkak të burokracive.

Tenderat që mbajnë peng dezinsektimin

Edhe pse në pikun e sezonit, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka nisur nga puna për një turizëm pa mushkonja, njëlloj siç ndodhi vitin e kaluar.

Dy vitet e fundit, dezinsektimi ka mbetur peng i tenderave që nuk arrijnë të mbyllen në kohë për shkak të procedurave ankimuese nga kompanitë pjesëmarrëse. Një histori e përsëritur edhe në vitin 2019, e cila ka përfunduar në SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Për vitin 2023, tenderat për dezinsektim janë ende në zhvillim, ndërkohë që procesi duhet të kishte nisur me kohë në terren. Data e hapjes së tenderit është 20 prilli dhe sipas afateve, fituesit duhet të ishin shpallur një muaj më vonë.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik, këtë vit, shuma e vënë në dispozicion për shërbimin e dezinsektimit në zonat bregetare dhe urbane është 120.2 milionë lekë. Gara është e ndarë në 6 lote sipas qarqeve: Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.

Por edhe këtë vit, gara ka sjellë pakënaqësi tek pjesëmarrësit. Një prej kompanive që mori pjesë në tender ka ankimuar procedurën mbi specifikimet teknike dhe ndonëse jemi në korrik ende nuk është e qartë se kur mund të mbarojë kjo histori, në mënyrë që të nisë spërkatja e vonuar kundër mushkonjave.

Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Institutit të Shëndetit Publik. Pas një procedure ankimimi pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, ISHP i tha Faktoje se procesi i dezinsektimit do të nisë pas përfundimit të prokurimeve.

‘Lidhur me informacion e kërkuar nga ana juaj, ju bëjmë me dije se procesi i dezinsektimit është në procedurë prokurimi pranë ASHPP. Me përfundimin e procedurës së prokurimit  do të nisë dhe procesi i dezinsektimit!’, vlerëson ISHP pa dhënë një afat konkret, ndërkohë që jemi në pikun e sezonit turistik.

Mushkonjat hedhin ‘valle’

Florida dhe Mikeli janë një çift të rinjsh nga Tirana që pushimet këtë vit i bënë në Velipojë.

“Që në ditët e para të pushimeve mushkonjat pickuan vajzën 1 vjeç e gjysmë. Pickimet iu infektuan dhe qelbëzuan. U detyruam të iknim pasi nuk mund të rrihej më shumë. Ishte vërtetë problem këtë vit.”, thotë Florida për Faktoje.

Vajza e çiftit, disa ditë pas pickimit të mushkonjave

“Vendpickimet e insekteve shpesh mundet të mbiinfektohen nga mikroorganizmat e lëkurës si Streptokokët, Stafilokokët, Kandida, etj.,ose mikroorganizmat e mjediseve higjenikisht të papastra në vendpushimet tona buzë detit dhe jo vetëm.”, thotë për Faktoje mjeku infeksionist Tritan Kalo.

Situata është problematike kudo. Edhe Fatos Cerenishti, pronar i Hotel ‘Fafa’ në Golem thotë se mungesa e vazhdueshme e dezinsektimit është bërë shqetësim i madh për turistët.

“Katastrofë është me thënë të drejtën, menduam se sivjet do të kishte dezinsektim, se ai bëhet në mars, sipas ekspertëve të fushës. Kjo na shqetëson shumë, sepse mund t’i ofrosh çdo lloj shërbimi turistit, por nëse e pickon mushkonja në darkë ai i harron të gjitha të tjerat.”, thotë ai për Faktoje duke shtuar se këtë vit shërbimet e dezinsektimit po i bën privatisht.

“Edhe pse po i bëjmë vetë me kompani provate na kanë ‘çarë’ mushkonjat. Përveçse ka kosto shumë të madhe procesi nuk mund të realizohet dot nga vetë ne. Jemi përpjekur të bëjmë dezinsektime pjesërisht në zonat tona, por është shumë pak. Sërish kemi probleme, pasi procesi kërkon një operacion të mirëfilltë dhe jo me pjesë.”, shprehet i shqetësuar Cerenishti.

Apeli i mjekëve

Mjekët infeksionistë i bëjnë apel autoriteteve që dezinsektimin ta kryejnë në mars.

‘Fillimi i luftës ndaj tyre duhet të përkojë me Festimet e Ditës së Verës.’- thotë profesor Tritan Kalo, teksa shton se krahas dezinsektimit nevojiten edhe dy procese të tjera që lidhen ngushtë me sëmundjet infektive.

‘Dezinsektimi, krahas dezinfektimit dhe deratizimit, përbën kulmin e një trekëndëshi barabrinjës për krijimin e një mjedisi të shëndetshëm për jetesën e një popullate urbane ose jo. Në këtë periudhë të vitit insektet, sidomos mushkonjat sjellin jo vetëm shqetësime irrituese fizike, por janë edhe vektorë potencialë të përhapjes së Infeksioneve jetëshqetsuese e jetëkërcënuese si Encefalitet, Malaria, Tsutsugamushi, etj.’, shprehet Kalo për Faktoje.

Edhe ekspertë të mjedisit këshillojnë që dezinsektimi të bëhet në fazën larvare të insekteve, që përkon me periudhën e fillim-pranverës. Por në Shqipëri, gjasat janë që ky proces të mos nisë as gjatë korrikut./faktoje

The post Një tjetër sezon turistik me mushkonja appeared first on Albeu.com.

ISHP: S’kemi qarkullim të varianteve të reja të Covid
Hapja e kufijve nga Kina në pikun e përhapjes së Covid-19 dhe qarkullimi i nënvarianteve të reja të Omicron ka rritur alertin në botë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se situata pandemike në Shqipëri është e qetë.

Prej dy javësh rastet me Covid kanë pësuar rritje të lehtë me 6% të mostrave të testuara pozitive. Aktualisht në qarkullim janë variantet ba4 dhe ba5 të Omicron dhe nuk ka asnjë dyshim për variantet e reja, që janë izoluar në SHBA, Portugali dhe Francë.

Ekspertët thonë se pavarësisht shifrave në rritje nuk pritet një valë pandemike, pasi në Shqipëri mbizotërojnë viruset gripale.

“Situata tek ne është e qetë, mbizotërojnë viruset gripale”, thotë Rovena Daja përgjegjëse e programit të vaksinimit.

Niveli i lartë i imunizimit të popullatës me anë të vaksinës dhe kalimit të virusit në mënyrë natyrale është një tjetër pikë që i bën ekspertët të besojnë se s’ka vend për panik.

“Situata tek ne është e qetë. Kemi arritur me një dozë 60% të popullatës së imunizuar. Vaksinimi mbron ndaj varianteve Omicon”.

Ekspertët thonë se në kushtet kur pandemia s’ka mbaruar vaksinimi nuk duhet ndalur. Ata rekomandojnë dozat booster veçanërisht për grupet e riskut./klan

The post ISHP: S’kemi qarkullim të varianteve të reja të Covid appeared first on Albeu.com.

Covid, ISHP bën parashikimin për 2-3 javët në vijim: Çfarë pritet të ndodhë
Kurba e të infektuarve me Covid nuk e ka arritur ende pikun. Numri i  të prekurve sipas specialistit të Institutit të Shëndetit Publik Artan Simaku parashikohet të vijojë rritjen deri në mes të gushtit.

“Vijon trendi në rritje i rasteve ditore, dhe ky trend parashikohet të jetë në rritje për dy deri në tre javët në vijim.”

Aktualisht virusi është i shpërndarë  në 50 bashki të vendit.  Më shumë se  turizmin përgjegjës për përhapjen e shpejtë të infeksionit specialistët  e shëndetit publik bëjnë nënvariantet e reja tepër të transmetueshme të “Omicron”.

“Ka rritje uniforme të rasteve,  por jo të dukshme në zonat turistike krahasuar me bashkitë e tjera të vendit. Fluksi i udhëtarëve dhe turizmi është parë që  nuk luajnë rol të rëndësishëm, ka dyshime per qarkullim të nënvarianteve të reja.”

Të rinjtë dhe moshat mbi 65 vjeç përbëjnë numrin më të lartë të të infektuarve. Për të shmangur transmetimit e virusit mjekët apelojnë për t’ju rikthyer maskave dhe distancimit fizik.

“Infektime ka tek te gjitha mosha, por javën e fundit është vërejtur rritje tek grupmoshat mbi 25 dhe 65-74 vjeç. Kjo moshë të vaksionohen se bëjnë pjesë te grupet në risk,  të marrin dozën e tretë…”

Numri i të infektuarve aktiv në të gjithë vendin i ka kaluar 9 mijë persona. 30 prej tyre po marrin ndihmë mjekësore në spital ndërsa pjesa tjetër po kurohen në shtëpi. /abcnews.al/

The post Covid, ISHP bën parashikimin për 2-3 javët në vijim: Çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Pritet një valë e re infektimesh, ISHP del me paralajmërimin e rëndësishëm
Ditët e fundit në Shqipëri ka pasur një numër në rritje të rasteve me COVID. 219 qytetarë të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit, e pasqyruar kjo te përditësimi i përditshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë territorin është 829.

Ekspertja e ISHP, Rovena Daja, u shpreh se numri i rasteve në rritje është një trend që po ndiqet në të gjithë Rajonin. Arsyet sipas saj janë eventet e fundit që janë zhvilluar dhe ardhja e turistëve të huaj.

Daja theksoi se ka rënë interesi i personave që kërkojnë të vaksinohen. Por duke parë rastet në rritje të ditëve të fundit, ka pasur kërkesa të shtuara, kryesisht nga moshat e thyera që bëjnë dozat e treta ose të katërta dhe të rinjtë.

Sipas mjekes, nuk përjashtohet mundësia që të ndeshemi sërish me valë të tjera infektimesh, por megjithatë, sipas saj, mutacionet e ardhshme priten të jenë më të moderuara dhe me fuqi infektimi më të vogël./bë

The post Pritet një valë e re infektimesh, ISHP del me paralajmërimin e rëndësishëm appeared first on Albeu.com.

ISHP jep këshilla si të përballojmë të nxehtin
Në këto ditë të shoqëruara me temperature të larta si pasojë e prekjes së vendit tonë nga një valë e të nxehtit afrikanë, Insituti i Shëndetit Publik përmes rrjetit social FB jep disa këshilla.

Shmangia e daljes gjatë orëve të nxehta, mbajtja e freskët e ambienteve si dhe konsumi i sa më shumë lëngjeve, fruta, perime dhe veshja me rroba të lehta.

Sipas MeteoAlb, vendi ynë këtë të mërkurë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta ku temperaturat pritet të shkojnë deri në 40°C.

Shmangni daljet nga shtëpia gjatë orëve të nxehta.

Mbani freskët ambientin e shtëpisë.

Freskoni ambientine shtëpisë me kondicioner dhe ventilator, jo më pak se 25 gradë C.

Nëse ju duhet tëkonsumoni ushqime të marra me vete, mundohuni t’i mbani në vende të freskëta.

Vishni veshje të lehta dhe të freskëta, merrni kapele, syze dielli dhe ujë me vete.

Përdorni krem mbrojtës kunër rrezeve të diellit.

Nëse jeni me mjekim konsultohuni me mjekun tuaj.

Medikamentet që përdorni vendosini në ambiente të freskëta, frigorifer.

Kujdesuni për higjenën tuaj, bënmi banjë me temperaturë jo me pak se 25 gradë C./albeu.com

The post ISHP jep këshilla si të përballojmë të nxehtin appeared first on Albeu.com.

Raporti i ISHP: Këto janë 4 sëmundjet që prekin më shumë meshkujt në Shqipëri
Një raport i Institutit të Shëndetit Publik mbi kontrollin e sëmundjeve jo infektive (NCD) i kryer në vitin 2020, tregon se meshkujt shqiptarë në raport me femrat po preken më shumë vitet e fundit nga 4 lloj sëmundjesh jo infektive. Ato janë kanceri i mushkërive, infarkti i miokardit, goditja në tru dhe kanceri në zorrën e trashë.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, shkak i incidencës së lartë është presioni i lartë i gjakut, ushqimi, pirja e duhanit, mbipesha dhe hiperglicemia.

Vetëm kohët e fundit është bërë i mundur gjurmimi i rasteve të reja (shkalla e incidencës) për disa NCD të rëndësishme si të regjistruara nga sistemi shëndetësor.

Incidenca e kancerit në vitin 2018 te burrat dhe gratë e moshës së mesme ishte disi më e lartë tek meshkujt se tek femrat.

Në veçanti, incidenca e kancerit të mushkërive ishte dukshëm më e lartë te meshkujt sesa te femrat (rreth 57 kundrejt 15 rasteve për 100 000, respektivisht). Për më tepër, incidenca e sulmit në zemër ishte dukshëm më i lartë tek meshkujt sesa tek femrat (rreth 220 kundrejt 60 rasteve për 100,000, përkatësisht).

“Në mënyrë të ngjashme, incidenca e goditjes në tru ishte 72% më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat, si dhe kolo-rektal kanceri (57% më i lartë)”, thuhet në raportin e ISHP.

Vdekshmëria

Shkalla bruto e vdekshmërisë (numri i vdekjeve për 100,000 banorë) nga sëmundjet kardiovaskulare (CVD) në 2018 ishte rreth 405 (406 në meshkuj dhe 403 në femra).

Siç pritej, të dyja sëmundjet ishemike të zemrës dhe Shkalla e vdekshmërisë nga infarkti i miokardit ishte më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat, ndërsa e kundërta ishte evidente për vdekshmërinë nga goditjet në tru.

Megjithatë, vlen të përmendet, vdekshmëria nga kanceri (shkalla e përgjithshme: 129 vdekje për 100,000 popullsia) ishte dukshëm më e lartë te meshkujt sesa te femrat (përkatësisht 165 kundrejt 93). Veçanërisht, Shkalla e vdekjeve nga kanceri i mushkërive ishte pothuajse pesë herë më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat (50 kundrejt 10, përkatësisht).

Shkalla e papërpunuar e vdekshmërisë nga NCD (vdekjet nga të gjitha NCD për 100,000 banorë) në Shqipëri është dyfishuar në tre dekadat e fundit (nga rreth 370 në 1990 në 733 në 2017 – INSTAT).

Drejtuesi kryesor për shkallën më të lartë të vdekshmërisë tek meshkujt (dhe jetëgjatësinë e tyre më të shkurtër) duket të jetë shkallë më e lartë e vdekshmërisë nga kanceri mes tyre, me vdekshmërinë e meshkujve nga kanceri i mushkërive 5 herë më e lartë se femrat.

Shkalla shumë më e lartë e vdekjeve të parandalueshme kardiovaskulare tek meshkujt 30-69 vjeç, është e kundërt vetëm tek të moshuarit.

Ky profil vë në dukje nevojat për këmbëngulje për kontrollin e duhanit dhe politika të tjera të kontrollit.

Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë në mesin e të rriturve shqiptarë (individët e moshës 30-69 vjeç) është ulur lehtë në dekadën e fundit. Kjo për shkak të rënies së vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe më pak nga sëmundje ishemike të zemrës dhe goditje në tru (te meshkujt).

Në të kundërt, vdekshmëria nga kanceri në këtë grupmoshë nuk ka ndryshuar në dekadën e fundit. Kjo tregon nevojën për forcimin e programeve ekzistuese kombëtare të zbulimit të hershëm dhe parandalimit parësor.

Së fundmi, Instituti i Shëndetit Publik po punon me ofruesin shëndetësor për zhvillimin e një numri regjistrash për të gjurmuar incidencën e 4 kategorive kryesore të sëmundjeve: sëmundjeve ishemike të zemrës, aksidenteve cerebrovaskulare (infarkti), kancereve dhe diabetit.

Faktorët e rrezikut

Për sa i përket përcaktuesve të shëndetit, pesë faktorët kryesorë të rrezikut në Shqipëri në vitin 2017 ishin presioni i lartë i gjakut, ushqimi, pirja e duhanit, BMI e lartë dhe hiperglicemia.

Rreth 33% e të gjitha vdekjeve dhe 17% e sëmundjes së përgjithshme në popullatën shqiptare në vitin 2017 i atribuohej vetëm presionit të lartë të gjakut.

Dieta ushqimore ishte faktori i dytë kryesor i rrezikut që përbën 27% të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe 15% të totalit.

Më tej, duhani ishte faktori i tretë kryesor i rrezikut që përbën 19% të të gjitha vdekjeve dhe 13% të barrës së përgjithshme të sëmundjeve në popullatën shqiptare.

Gjithashtu, ndërsa ka rënë prevalenca e duhanpirjes tek meshkujt në Shqipëri, ajo përsëri mbetet e lartë krahasuar me shumicën e vendeve perëndimore.

The post Raporti i ISHP: Këto janë 4 sëmundjet që prekin më shumë meshkujt në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Moti i ftohtë me akull e dëborë, ISHP këshillon qytetarët: Lëvizni me kujdes dhe shmangi orët e vona
Instituti Kombëtar i Shëndetit, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë disa këshilla për qytetarët sesi të tregojnë kujdes në mot të keq.

Njoftimi i ISHP

Udhëtimi në kushtet e motit të ftohtë, dëborës, akullit dhe ngricës.

Gjatë stinës së ftohtë  kushtet atmosferike, si: mjegulla, shiu, dëbora dhe akulli e vështirësojnë drejtimin e automjetit.

Për këto arsye, për të shmangur rreziqet gjatë lëvizjes me makinë, është mire që të respektohen kufijtë e shpejtësisë.

Ka disa tregues specifikë të cilët duhet të kihen parasysh:

informohuni për motin përpara udhëtimit;

nuk rekomandohet lëvizja pa zinxhirë;

evitoni në maksimum lëvizjet në orët e vona, e sidomos natën.

Mjegulla e bën rrugën më të padukshme, ul shikueshmërinë dhe zvogëlon mundësinë e frenimit në asfalt. Në këto raste:

ulni shpejtësinë;

ruani distancën;

mbani dritat gjithnjë ndezur.

Siguria gjatë udhëtimit duhet të jetë pjesë e kulturës sonë…

Në ditët me mot të keq e në kushte të vështira,

Ju rekomandojmë drejtuesve të automjeteve respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mundësi që shmang e parandalon aksidentet. KUJDESI ka vetëm dobi./albeu.com

The post Moti i ftohtë me akull e dëborë, ISHP këshillon qytetarët: Lëvizni me kujdes dhe shmangi orët e vona appeared first on Albeu.com.

Më në fund një lajm i mirë për pandeminë, ISHP: Ja kur do të bien rastet e Omicron në vend
Të infektuarit me COVID pritet të pësojnë rënie gjatë shkurtit. Projeksionet e Institutit të Shëndetit Publik çojnë në këtë përfundim ndërsa specialistja Rovena Daja mendon se një reflektim të lehtë në situatën epidemiologjike pritet të sjellë dhe mbyllja e shkollave.

“Omicron” tashmë variant dominues dhe në vendin tonë po shfaq një cikël më të shkurtër  inkubacioni e sëmundshmërie  prandaj Instituti i Shëndetit Publik  për të prekurit  në formë të lehtë ka ulur  izolimin në dhjetë ditë.

Për të përfituar certifikatën e shërimit mund ti drejtoheni e –albanias dhe mjekut të familjes.

Të prekurit nga Covid në të gjithë vendin i kanë kaluar 23 mijë persona ku më shumë se 10 mijë e 500 prej tyre ndodhen në Tiranë.

The post Më në fund një lajm i mirë për pandeminë, ISHP: Ja kur do të bien rastet e Omicron në vend appeared first on Albeu.com.