ish-kryeministri italian Archives - Albeu.com

“Nuk jam këtu për të joshur vajzat e reja”, Silvio Berlusconi tregon arsyen se përse i është bashkuar Tik Tok-ut
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka deklaruar se po e përdor platformën Tik Tok me qëllim tërheqjen e votuesve të rinj.

Kjo ishte si një përgjigje ndaj atyre që mendonin se ish-kryeministri italian po e përdor këtë platformë për të joshur vajza të reja.

The Times raporton se 85-vjeçari është bërë pjesë e platformës që njihet më shumë për përdoruesit e moshës së re, një muaj më parë.

Berluskoni është i njohur për festat e tij me modele të reja në moshë, çka e ka “detyruar” të japë edhe një shpjegim për përdorimin e rrjetit Tik Tok, ndërkohë që llogaria e tij momentalisht shënon 530 mijë ndjekës.

“Mësoni shumë në shkollë. Tani u drejtohem atyre që janë mbi 18 vjeç. Nuk kërkoj nga ju të më prezantoni të dashurat tuaja. Kërkoj nga ju votën, në 25 shtator votoni për mua”, u shpreh ai.

Berlusconi dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2011 mes zbulimeve për festat e tij ku personazhe televizivë gjysmë të zhveshura kërcenin në mënyrë sensuale për Berluskonin.

Në vitin 2013 ai u shpall fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një balerine të mitur Karima el-Mahroug, e njohur si Ruby the Heart-Stealer, për seks, por u lirua në apel me arsyetimin se nuk e dinte se ajo ishte 17 vjeç.

Tani që ndalimi i përkohshëm për të hyrë në politikë pas një dënimi për mashtrim tatimor është hequr, Berlusconi po bën fushatë për një vend në Parlament.

The post “Nuk jam këtu për të joshur vajzat e reja”, Silvio Berlusconi tregon arsyen se përse i është bashkuar Tik Tok-ut appeared first on Albeu.com.

Draghi dha dorëheqjen, zgjedhje të parakohshme në Itali
Qeveria italiane është rrëzuar pasi kryeministri Mario Draghi ka paraqitur sërish dorëheqjen para presidentit të vendit Sergio Mattarella, i cili firmosi dekretin për shpërndarjen e dhomave të parlamenteve.

Draghi dha dorëheqjen, ndërsa Italia shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 70 ditëve.

Sipas RAI,  Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, pasi dëgjoi kryetarët e dy degëve të Parlamentit, në zbatim të nenit 88 të Kushtetutës, nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Senatit të Republikës dhe Dhomës së Deputetëve, i cili u kundërfirmos nga Presidenti i Këshillit të Ministrave.

Dekreti i shpërbërjes do t’u dorëzohet Presidentëve të Senatit të Republikës dhe të Dhomës së Deputetëve nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Ugo Zampetti.

Më herët në mëngjes dhe pas duartrokitjeve entuziaste nga anëtarët e seancës plenare të Kuvendit, Mario Draghi deklaroi se pas votimit të djeshëm të senatit, kërkoi që mbledhja të ndërpritet përkohësisht, sepse do i drejtohej presidentit të reupbilkës për ti komunikuar vendimet e tij.

Javën e kaluar, Draghi dha dorëheqjen e tij pasi lëvizja “5 Yje”, partia më e madhe në qeverinë e koalicionit të vendit, tërhoqi mbështetjen e saj në një votim besimi parlamentar mbi një paketë të krijuar për të trajtuar krizën e kostos së jetesës në Itali. Vendimi i Draghit për t’u dorëhequr erdhi edhe pse paketa për të ndihmuar italianët që përballen me çmimet e larta të energjisë mori 172 vota pro dhe 39 kundër, por munguan votat e Lëvizjes 5 Yjet./albeu.com

The post Draghi dha dorëheqjen, zgjedhje të parakohshme në Itali appeared first on Albeu.com.

“Profecia” e Berluskonit në 2015: Nëse izolojmë Putin, Rusia do t’i bashkohet Kinës
Teksa lufta në Ukrainë vijon në muajin e tretë të saj, është rikthyer në kujtesë një profeci e ish-kryeminitrit italian, Silvio Berluskoni.

Lidhur me atë ngjarje, ish-kryeministri Silvio Berlusconi i shkroi një letër redaktorit të Giornale e cila, e parë sot, duket se profetizon historinë aktuale.

Berlusconi iu bëri thirrje liderëve botërorë të mos e izolojnë Putinin sepse do të jetë një gabim i perspektivës. Dhe sot kemi një Rusi në konflikt të plotë diplomatik me Perëndimin dhe një Kinë gjithnjë e më afër Moskës. Në orët e fundit, Macron u kërkon të gjithëve që të mos hakmerren kundër Putinit.”

Kujtojmë se në një kohë kur lufta në Ukrainë ka arritur në momentin e saj më të tragjik dhe më intensive, Putin në Moskë festoi fitoren e Rusisë ndaj nazistëve të Hitlerit.

Dhe këtë gjë e bëri pa asnjë lider perëndimor të pranishëm në Sheshin e Kuq, një episod që përsëritet pas atij të vitit 2015. As atëherë, asnjë vend perëndimor nuk dërgoi liderët, por në atë kohë nuk ishin armët duke “folur”.

Letra e Berluskonit në vitin 2015 drejtuar Il Giornale

I nderuar drejtor, mungesa e liderëve perëndimorë në festimet në Moskë për 70 vjetorin e Luftës së Dytë Botërore është demonstrimi i një miopie të Perëndimit që lë të hidhëruar ata që, si unë, si kryeministër, kanë punuar pa u lodhur për të rivendosur Rusinë, pas dekadash të Luftës së Ftohtë, për t’u bërë pjesë e Perëndimit.

Zgjedhja për të mos qenë i pranishëm në Moskë është para së gjithash mungesë respekti për kontributin vendimtar të Rusisë në fitoren ndaj Hitlerit në 1945. Dhe Corriere bëri mirë ta nënvizoi këtë me një artikull të bukur të Franco Venturinit. Sigurisht, regjimi i Stalinit ishte një regjimi kriminal, por gjaku i derdhur nga ushtarët rusë (përllogaritet 20 milionë të vdekur) për një kauzë që ishte edhe e jona, meriton shumë më tepër konsideratë.

Ajo që ne po bëjmë është një gabim këndvështrimi. Ajo tribunë në Sheshin e Kuq, ku presidenti kinez, presidenti indian, liderët e tjerë të Azisë do të ulen pranë Putinit, nuk do të vërtetojë izolimin e Rusisë, do të vërtetojë dështimin e Perëndimit.

A mendojmë vërtet, pas dekadave të Luftës së Ftohtë, se është një perspektivë e qartë strategjike për të detyruar Rusinë të izolohet? Të detyrohet të zgjedhë Azinë dhe jo Evropën? A besojmë se kjo do ta bëjë botën një vend më të sigurt, më të lirë dhe më të begatë?

Në skenarin aktual gjeo-politik, Perëndimi përballet me dy sfida, atë ekonomike të fuqive në zhvillim të Azisë dhe atë politike dhe ushtarake të fondamentalizmit islamik. Për të përballuar këto sfida, është thelbësore të kemi Rusinë në anën tonë. Për më tepër, kjo do të ishte në përputhje me historinë dhe kulturën e Rusisë, e cila është me vokacion një vend i madh evropian.

Pse atëherë të izoloni Putinin? Pse ta detyrojmë të ngrejë tonin e sfidës me Perëndimin? Pse ta ftojmë që ta konsiderojë Federatën Ruse një fuqi aziatike?

Vërtetë, ka pyetje serioze të hapura me Rusinë. Për shembull, kriza e Ukrainës. Por këto janë probleme që është qesharake të mendosh t’i zgjidhësh pa ose kundër Moskës. Gjithashtu sepse në Ukrainë ka dy arsye po aq legjitime, ato të qeverisë së Kievit dhe ato të popullsisë së gjuhës, kulturës dhe ndjenjave ruse. Bëhet fjalë për gjetjen e një kompromisi të qëndrueshëm midis këtyre arsyeve, me Moskën dhe jo kundër Moskës.

Natyrisht, ne jemi të vetëdijshëm për arsyet e vendeve baltike që vuajtën nga ekspansionizmi sovjetik. Është e qartë se ne duhet të marrim përgjegjësinë për sigurinë e tyre. Por a është kjo siguri e garantuar më mirë me një Federatë Ruse që është pjesë integrale e Evropës dhe Perëndimit, apo me një Federatë Ruse aziatike, të izoluar dhe konfliktuale?

Dhe kjo pa llogaritur çmimin shumë të lartë ekonomik që kompanitë italiane dhe europiane po paguajnë për miratimin e fundit të një politike sanksionuese që nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret.

Për të gjitha këto arsye, i nderuar Drejtor, ato ndenjëset bosh në Sheshin e Kuq nuk i konsideroj një provë force, por si emblemë të disfatës sonë.

The post “Profecia” e Berluskonit në 2015: Nëse izolojmë Putin, Rusia do t’i bashkohet Kinës appeared first on Albeu.com.