inflacion Archives - Albeu.com

“Viktimat” më të mëdha të inflacionit, pensioni zbret në 25% të pagës mesatare mujore
Pagat dhe çmimet kanë hyrë në një spirale në rritje vitin e fundit, duke ndikuar negativisht  shtresën me të brishtë të shoqërisë, pensionistët.

Sektori privat dhe ai publik dhanë sinjale pozitive për rritjen e pagave, teksa në anën tjetër, inflacioni po bëhet i qëndrueshëm sidomos për shportën e ushqimeve, që zotëron shpenzimet mujore të pensionistëve.

Diferenca mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare, e njohur si shkalla e zëvendësimit, po përkeqësohet vit pas viti. Në vitin 2018, pensioni mesatar ishte sa 31% e pagës mesatare bruto, ndërsa në 6-mujorin e parë 2023, ky raport arriti në 25%. Në janar-qershor 2023, paga mesatare bruto arriti në 67,805 lekë, ndërsa pensioni mesatar, 17,306 lekë.

Në gjysmën e parë të vitit 2023, pagat u rritën me mbi 9% në krahasim me fundin e vitit 2022, ndërsa pensionet mbetën në vendnumëro. Në anën tjetër, çmimet e ushqimeve u rritën me mbi 10%, ritme dy herë më të larta se inflacioni në pjesën e parë të vitit.

Në hije të kurbës së lartë të çmimeve, pensionet e reja vit pas viti po rezultojnë më të ulëta se pensioni mesatar, pasi personat që mbushin moshën nuk plotësojnë kriteret për pagesa të plota. Pensionet e reja që u lidhën këtë vit ishin mesatarisht 15,325 lekë, shumë kjo 11% më e ulët se pensioni mesatar.

Tani pensionet e reja përfaqësohen nga persona që kanë punuar më së shumti pas viteve 1990 dhe shumica e tyre nuk kanë paguar sigurime. Pjesa më e madhe e atyre që dolën në pension këtë vit morën pagesa të pjesshme. Të dhënat zyrtare tregojnë se në gjysmën e parë të vitit aktual, 491,504 persona morën pensione pleqërie, nga të cilët rreth 50% morën pagesa jo të plota.

Përqindja e personave që nuk plotësojnë kriteret për pagesë të plotë po rritet me shpejtësi nga viti në vit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% më 2021.

Duke nisur nga tetori i këtij viti hyn në fuqi indeksimi i pensioneve me rreth 8.6%. Pensioni mesatar do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 lekë që është aktualisht. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, thotë se rritja bëhet mbi një indeks inflacioni që ka objektiv vetëm pensionistët dhe jo treguesin zyrtar të inflacionit.

Zoti Hado tha se, në bazë të një vendimi qeverie, të vitit 2017, INSTAT mat inflacionin e pensionistëve për 12 grupe kryesore të shpenzimeve mujore, të cilat kanë pesha të ndryshme në raport me inflacionin mesatar që matet në rang vendi. Në periudhën qershor 2022 – qershor 2023, inflacioni mesatar i pensionistëve ishte 8.6%, ndërsa treguesi zyrtar 6.9%.

Inflacioni i pensionistëve u sugjerua nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pasi struktura e shpenzimeve të shportës në moshat mbi 65 vjeç është e ndryshme se në popullsinë e përgjithshme, tha z. Hado.

Anketa e buxhetit të familjeve tregon se nga shpenzimet totale mujore, 41.3% shkojnë për ushqime më 2021, kurse për moshat në pension, pesha e ushqimeve është 59% e shpenzimeve mujore.

Z. Hado pohon se duhen vënë në lëvizje mekanizma të tjerë që të ruajnë qëndrueshmërinë në pagesat e pensioneve. Reforma në shtyllën e dytë të pensioneve, si ulja e informalitetit në tregun e punës dhe stimuj për rritjen e numrit të lindjeve.

Ekspertë të tjerë sugjerojnë disa masa, të cilat mund të mbrojnë sadopak pensionistët. Selami Xhepa, doktor i shkencave ekonomike, këshilloi indeksim me fasha sipas nivelit të të ardhurave të pensionistëve.

“Mendoj se në skemën aktuale të pensioneve, duhen bërë indeksime të përvitshme, sipas fashës së pensioneve, duke përdorur një koeficient më të lartë indeksimi për pensionet nën mesatare dhe më të ulët për pensionet e larta. P.sh., pensionet që janë nën 44% të pagës mesatare (sa shkalla aktuale e zëvendësimit të pensionit), të indeksohen me një koeficient dy herë më të lartë se koeficienti mesatar i indeksimit.

Eksperti fiskal, Eduart Gjokutaj, thotë se, qeveria mund të prezantojë një skemë profesionale, ku të gjithë të vetëpunësuarit janë anëtarë të paracaktuar, përveç rasteve kur ata tërhiqen. Për të nxitur marrjen e pensioneve private, qeveria mund të heqë tatimin mbi të ardhurat që paguhet për kontributet në fondet e pensioneve private.

Nga njëra anë, lufta ndaj informalitetit dhe nga ana tjetër, lehtësitë fiskale me taksat dhe stimujt e tjerë financiarë (subvencionet, kontributet përkatëse) janë një pjesë e rëndësishme e përzierjes së politikave për zhvillimin e pensioneve profesionale dhe personale, shtoi ai.

Shqipëria, pensione 50% më të ulëta se mesatarja rajonale

Qeveritë në të gjithë botën, sidomos pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë, janë duke forcuar masat për mbrojtjen e shtresave vulnerabël të shoqërisë. Pensionet dhe stimujt ndaj tyre kanë qenë në fokus. Vendet e rajonit, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali Zi rritën ndjeshëm përfitimet e pensionistëve vitin e fundit.

Në Serbi, aktualisht pensioni mesatar është rreth 318 euro, pas një rritje me dy raunde në nëntor 2022 dhe janar 2023 me një total 20%. Gjithashtu, qeveria e Serbisë ka miratuar kartën e pensionistit, e cila është e vlefshme për pagesa me skonto në një seri shërbimesh.

Në Mal të Zi, sipas të dhënave zyrtare, pensioni mesatar arriti në 361 euro më 2023, duke u rritur me rreth 60 euro në harkun kohor të një viti.

Të dhënat zyrtare gjithashtu tregojnë se pensioni mesatar në Bosnjë dhe Hercegovinë arriti në 275 euro më 2023. Pensionet në Bosnjë u rritën dy herë në gjysmën e parë të vitit 2023 me rreth 16%, një herë në janar dhe më pas në prill. Një rritje tjetër prej 5% do të hyjë në fuqi për pensionet e ulëta në nëntor të vitit 2023.

Pensionet në Bosnjë janë rritur me rreth 30% në krahasim me fundin e vitit 2021. Në një vit, Bosnja ka aplikuar pesë indeksime, sipas njoftimit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës.

Në Maqedoninë e Veriut, pensionet u rritën mesatarisht me 9% këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare, pensioni mesatar arriti në rreth 311 euro këtë vit.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të fundit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, janë të regjistruar rreth 333.000 pensionistë, prej të cilëve rreth 90.000 persona marrin pensionin më të ulët 200 euro.

Në Shqipëri, pensioni mesatar arriti në 17,300 lekë në 6-mujorin e parë 2023, ose 164 euro. Të dhënat krahasuese tregojnë se pensioni mesatar në Shqipëri këtë vit është 48% më i ulët se në Serbi, 47% më i ulët se në Maqedoninë e Veriut, 54% më i ulët se në Mal të Zi dhe 40% më i ulët se në Bosnjë-Hercegovinë. Pensioni mesatar në vendin tonë rezulton rreth 50% më i ulët se mesatarja rajonale.

Rritet pabarazia, thellohet hendeku mes pagave dhe pensioneve

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit dhe është përshpejtuar më shumë këtë vit.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensioni mesatar ishte vetëm sa 25.5% e pagës mesatare mujore bruto, nga 31% që ishte ky raport më 2018.

Në vitin 2022, pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare neto dhe 35% e pagës bruto. Këto raporte ishin përkatësisht 52 dhe 41% në vitin 2018.

Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar. Me gjasa, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve në vijim, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore. Pas një dekade anemike, pagat kanë nisur të lëvizin, ndonëse jo me ritme të larta.

Në fund të qershorit 2023, paga mesatare në shkallë vendi ishte 30% më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë në 67,805 lekë. Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019, arriti në 17,306 lekë në 6-mujorin e parë të këtij viti, me zgjerim vetëm 6%

Diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është edhe më e thellë për fshatin. Në vitin 2022, pensioni mesatar në fshat ishte 10,349 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Kjo shumë ishte vetëm sa 16.7% e pagës bruto në të njëjtën periudhë.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar pritet të thellohet edhe më shumë këtë vit, pasi qeveria po rrit pagat për administratën publike, me qëllim dyfishimin e tyre në dy vitet në vijim, teksa për pensionet parashikohet vetëm indeksim. Për këtë vit pritet një indeksim muajin që vjen, me 8.6%.

Plagët e tranzicionit po ulin përfitimet nga pensioni

Numri i pensionistëve, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rritet me shpejtësi.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 50% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie, nga 45% më 2021.

Të dhënat zyrtare të 6-mujorit të parë 2023 tregojnë se numëroheshin 491,504 përfitues të pensionit të pleqërisë, nga të cilët 243,296 mijë morën pagesa të pjesshme.

Pensionet e reja që u lidhën këtë 6-mujor ishin mesatarisht 15,325 lekë, shumë kjo 11% më e ulët se pensioni mesatar. Kostot e jetesës po rriten me shpejtësi nga viti në vit, teksa pensionet e reja po rezultojnë me ulje.

Numri i total i pensioneve të pleqërisë në vitin 2022 shënoi rritje vjetore me 4.6%, por numri i pensioneve të pjesshme u shtua me 12%.

Skema e sigurimeve shoqërore lejon që të gjithë personat, të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë. Kjo do të thotë se ata do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemë, por jo më pak se 15 vite gjithsej.

Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore, ata duhet të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi dhe të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.

Në njërën anë, rritja e numrit të pensionistëve me pagesë të pjesshme ka lehtësuar skemën publike të pensioneve nga rritja e shpenzimeve, por nga ana tjetër, po krijohet një problem i madh social me qëndrueshmërinë financiare të moshës së tretë.

Problematikat e tranzicionit dhe informaliteti i lartë në tregun e punës po bën që pensionet e reja të dalin në vlera më të ulëta, vit pas viti.

Ekspertët shpjegojnë se një masë e madhe e pensionistëve që hyjnë rishtas në skemë kanë punuar në të zezë dhe nuk plotësojnë kushtet për pension të plotë. Këtë ecuri e tregon edhe mosha mesatare e viteve të punës për pensionistë që dalin rishtas.

Ekspertët pohojnë se pensionet e reja kanë nisur të reflektojnë problematikën e tranzicionit, sidomos punës në të zezë. Personat, që kanë paguar sigurime në mënyrë të rregullt dhe plotësojnë kriteret, do të kenë të ardhura më të larta, se me ligjin e vjetër që zbatohej para vitit 2014.

Por, personat që nuk kanë paguar kontribute, duket se do të vuajnë pasojat gjatë pensionimit, pasi pagesat me reformën e re të pensioneve, që nisi të zbatohet pas vitit 2014, bëhen në bazë të kontributeve.

Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë, me 6.7 USD në ditë, rreth 201 USD në muaj. Në vitin 2022, pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj, ose 90% e kufirit të varfërisë, ndërsa pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj, ose 52% e kufirit të varfërisë.

Zgjidhjet për daljen nga situata

Situata financiare e pensionistëve kërkon zgjidhje afatshkurtra, që kanë të bëjnë me përmirësimin e pagesave të pensionistëve aktualë dhe zgjidhje afatgjata, që krijojnë mundësi për zgjidhje të qëndrueshme, për ata që punojnë, por dhe dalin në pension pas 20 vitesh.

Për zgjidhjet afatshkurta, Selami Xhepa këshillon indeksimin me fasha të pensionistëve.

P.sh., pensionet që janë nën 44% të pagës mesatare (sa shkalla aktuale e zëvendësimit të pensionit), të indeksohen me një koeficient dy herë më të lartë se koeficienti mesatar i indeksimit; pensionet që qëndrojnë në intervalin nga 44% deri në 55%, të indeksohen me një koeficient sa koeficienti mesatar i indeksimit, ato të fashës 55-75% të indeksohen me një koeficient pak më të ulët dhe ata me pensione mbi 75% të pagës mesatare, mund të mos indeksohen për një periudhë kohe deri sa të zbuten pabarazitë e larta midis grupeve të pensionistëve, sugjeroi Xhepa.

Në Shqipëri, pagesat e pensioneve dominohen nga skema publike pasi ende ka një numër të kufizuar personash që kontribuojnë në skemat private të pensioneve, në mënyrë që të marrin pagesa më të larta në pleqëri, ashtu siç ndodh aktualisht në vendet e zhvilluara.

Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, në një studim të posaçëm për Shqipërinë, ka shqyrtuar disa variante që mund të sjellin të ardhura për pensionistët. ILO sugjeron luftën ndaj informalitetit, sidomos në sektorin e vetëpunësimit.

Të dhënat tregojnë se punësimi informal në aktivitetin jobujqësor është 29.4%, sipas INSTAT. Sipas gjinisë, përqindja është më e lartë për meshkujt në krahasim me femrat, përkatësisht 34.7% dhe 21.5%. Të dhënat tregojnë se vetëm 60% e popullsisë së punësuar shqiptare mbulohet me sigurime shoqërore.

ILO llogarit se potencialisht, mbulimi i plotë me sigurime shoqërore (përfshirë sigurimet shëndetësore) do të gjeneronte një shtesë 5.8% të PBB, një shumë e përafërt me 1 miliard euro. Nëse informaliteti në punësim reduktohet me 50%, atëherë rreth 500 milionë euro do të shtoheshin në të ardhurat nga sigurimet.

Eksperti Gjokutaj sheh me rëndësi diversifikimin e përfitimeve të pensioneve, duke nxitur përveç pensioneve profesionale edhe ato private, veçanërisht te të vetëpunësuarit dhe profesionistët e lirë. Përpjekjet për të rritur kontributet e këtyre të fundit, në përputhje me të ardhurat e tyre, nuk gjetën favore disa vite më parë.

Sipas tij, qeveria mund të prezantojë një skemë profesionale ku të gjithë të vetëpunësuarit janë anëtarë të paracaktuar, përveç rasteve kur ata tërhiqen. Për të nxitur marrjen e pensioneve private, qeveria mund të heqë tatimin mbi të ardhurat që paguhet për kontributet në fondet e pensioneve private.

Ekspertët pohojnë se ka ardhur koha për Kolonën e Dytë të pensioneve. Elvis Ponari, drejtor ekzekutiv i shoqërisë administruese “Sigal Life Uniqa Group Austria”, ka thënë më herët për “Monitor” se nëse do të ngrihej një Kolonë e Dytë, njerëzit do të bëheshin më të vetëdijshëm lidhur me përfitimet e pensioneve private.

Sipas tij, kjo do të lehtësonte Kolonën e Tretë, që ka si qëllim shtimin e mëtejshëm të përfitimeve.

Kolona e Dytë është sigurimi i pensionit nga punësimi me financim kapital, ku çdo i siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm shtetëror (Kolona e Parë) paguan një pjesë të kontributeve individuale në një fond privat pensionesh.

Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, të ardhurat e personave të siguruar përbëhen nga dy burime: një pension nga skema e sigurimit të detyrueshëm shtetëror dhe një pension nga skema e sigurimit të pensionit nga punësimi me financim kapital.

Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme, por mbi një bazë të ulët dhe depërtimi i këtyre skemave ngelet ende shumë i ulët.

Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat mbetet në afërsisht 2.7% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, gjë që tregon një nivel ende shumë të ulët të mbulimit me fonde private të pensioneve. /Monitor

The post “Viktimat” më të mëdha të inflacionit, pensioni zbret në 25% të pagës mesatare mujore appeared first on Albeu.com.

Oktoberfest në Gjermani, edhe birra “viktimë” e inflacionit
Në kryeqytetin e landit të Bavarisë, Mynih, nisi Oktoberfest, festivali më i madh i birrës në botë.

Edicioni i 188-të është planifikuar që të zgjasë edhe dy ditë më shumë se zakonisht, me shpresën për t’u rikthyer në ditët e lavdishme të festivalit – para se të niste pandemia.

Mynihu pret të paktën gjashtë milionë vizitorë nga e gjithë bota.

Por rritja e inflacionit në Gjermani ka ndikuar edhe në çmimin e birrës.

Një litër kushton nga 12.60 euro deri në 14.90 euro – një rritje prej afërsisht 6.1% krahasuar me vitin e kaluar.

Festivali i birrës do të përfundojë më 3 tetor, kur Gjermania feston 33 vjetorin e ribashkimit të saj. /DW

The post Oktoberfest në Gjermani, edhe birra “viktimë” e inflacionit appeared first on Albeu.com.

Çmimet po ulen më pak se në Europë; Në qershor ishin më të larta se matjet kombëtare
Një metodë e Eurostat që po përdoret për matjen e inflacionit në vendin tonë tregoi se çmimet po rriten me ritme shumë më të larta në qershor, se sa matjet e brendshme nga INSTAT.

Sipas treguesit nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (Eurostat), në muajin qershor, inflacioni u rrit me 5.8%, por matjet e INSTAT referuan në të njëjtin muaj rritje me 4,5%.

Vitin e kaluar, Shqipëria kishte rritjen më të ulët të inflacionit në krahasim me mesataren e BE-së, por kjo diferencë po shuhet këtë vit.

Vjet në tetor, inflacioni mesatar në BE-së ishte 11.5%, ndërsa në Shqipëri 8% ose 3.5 pikë përqindje më i ulët, ndërsa në qershor 2023, diferenca është vetëm 0.6%.

Ky ngushtim i diferencës vjen për arsye se vitin e kaluar, rritja e çmimeve në BE u ndikua nga grupi i energjisë, ndërsa në Shqipëri, inflacioni është ndikuar nga grupi i ushqimeve, të cilat po qëndrojnë përgjithësisht të larta edhe nga mungesa e prodhimit vendas sidomos në prodhimet blegtorale.

Sipas metodës së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 12,1% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10,8%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 5,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,0%, “Shërbimi arsimor” me 2,5%, “Shëndeti” me 2,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5% dhe “Komunikimi” me 1,2%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 7,0%. Në muajin qershor 2023, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,2%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 2,8%, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3%, “Veshje dhe këpucë”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili dhe “Shëndeti” me 0,1%.

Në qershor 2023, çmimet u rriten me ritme me te larta në Hungari me 20% dhe në Sllovaki dhe Poloni me rreth 11%. Nga ana tjetër ritmet më të ulëta të çmimeve ishin ne Luksemburg, Spanjë dhe Belgjike.

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së.

Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.

Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë./monitor

Në Tetor diferenca mes inflacionit mesatar në BE dhe atij në Shqipëri sipas indeksit të harmonizuar ishte 3.5 pikë përqindje

Në Qershor diferenca mes inflacionit mesatar në BE dhe atij në Shqipëri sipas indeksit të harmonizuar ishte 3.5 pikë përqindje 0.6 pikë përqindje

The post Çmimet po ulen më pak se në Europë; Në qershor ishin më të larta se matjet kombëtare appeared first on Albeu.com.

Inflacioni rritet papritur në maj, ushqimet shtrenjtohen me 10%, rënia e euros nuk ndihmon
Pas gjashtë muajsh radhazi, kur shfaqi shenja ngadalësimi, rritja e çmimeve u përshpejtua sërish në muajin maj, përkundrejt pritshmërive të Bankës së Shqipërisë që treguesi të kishte një ulje graduale përgjatë këtij viti.

INSTAT njoftoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2023 është 4,7%, një vit më parë ky ndryshim ishte 6,7%.

Që nga tetori i vitit 2022, kur inflacioni arriti në 8.3%, niveli më i lartë që nga 1998, treguesi ishte ulur në mënyrë konstante deri në prill, kur zbriti në 4.6%, për t’iu rikthyer sërish rritjes së lehtë në maj.

Nuk duket të ketë ndikuar as rënia e ndjeshme e euros e dollarit, që teorikisht duhet të ulte çmimet e produkteve të importuara, pasi importuesit me të njëjtën sasi lekësh mund të blejnë më shumë valutë e si rrjedhojë më shumë mallra.

Ndikimin kryesor në shtimin e presioneve inflacioniste e ka dhënë shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,58 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,47 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,41 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,22 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,82 pikë përqindje.

Banka e Shqipërisë deklaroi më herët se inflacioni ka pasur tendencë rënëse, i ndikuar nga rënia e përgjithshme e inflacionit në ambientin botëror, efekti i bazës së lartë krahasuese të një viti më parë dhe nga efektet e para të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare.

Parashikimet e bankës sugjerojnë se inflacioni do të vijojë rënien graduale gjatë këtij viti dhe do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Megjithatë, rritja e pagave pritej që të ndikonte në shtimin e presioneve inflacioniste.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10,0%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,9%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,0%, “Veshje dhe këpucë” me 4,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,2% secili, “Shëndeti” me 1,4% dhe “Komunikimi” me 1,2%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënoi ulje me 12,3%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 14,3%, “mish” me 12,1%, “fruta” me 12,0%, “peshk” me 9,2%, “bukë dhe drithëra” me 4,5%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,1%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2023, çmimet e grupeve “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Transporti” u ulën më 1,2% secili.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,2%, pasuar nga “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9%, “Veshje dhe këpucë” me 0,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%./monitor

The post Inflacioni rritet papritur në maj, ushqimet shtrenjtohen me 10%, rënia e euros nuk ndihmon appeared first on Albeu.com.

Banka e Shqipërisë: Synojmë ta ulim inflacionin në 3%
Shqipëria po synon që të ulë sa më shumë inflacionin, i cili aktualisht është 4.6%. Parashikimin për një ulje deri në 3% e ka dhënë vetë zv.guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi.

Nëse parashikimet dhe synimet shkojnë siç duhet, atëherë Shqipëria mund të ketë inflacionin më të ulët në Europë.

Madje ai nuk do të jetë më shumë se 3%.

Kjo të paktën po pretendohet të arrihet brenda një kohë të shkurtër, sipas zv.guvernatores së Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi.

“Qëllimi ynë është që inflacioni të ulet deri në 3%”, deklaroi ajo në “Samitin Rajonal të Guvernatorëve, ministrave të Financave dhe drejtorëve të Administratës Tatimore”, që po mbahet në

Budva të Malit të Zi.

Ajo ka thënë se si çdo shtet në botë, edhe Shqipëria është prekur nga inflacioni dhe rritja e madhe e çmimeve.

“Edhe ne jemi prekur nga inflacioni. Ne tani jemi me 4.6%. Mirëpo, jemi më mirë se shumë vende të rajonit. Por, edhe siç e thashë më herët, synimi ynë është që ai të ulet, madje deri në 3%”.

Znj. Minxhozi ka renditur edhe sfidat me të cilat është ballafaquar shteti në vitet e fundit.

“Shqipëria ka pasur disa vite të rënda. Jemi prekur nga tërmeti, ku janë shkaktuar dëme të mëdha në shumë qytete. Po ashtu edhe nga Covid jemi prekur, si çdo shtet i botës dhe së fundmi edhe me luftën në Ukrainë, që ka pasur ndikim në ekonomi”.

Në këtë Samit, që ka nisur sot dhe do të vazhdojë deri të martën, janë duke u diskutuar tema të ndryshme për ekonominë e shteteve. Ndër këto tema është folur edhe për papunësinë, mungesën e fuqisë punëtore e rritjen e pagave.

Zv.guvernatorja Minxhozi ka thënë se si është Shqipëria tani në këto pika.

“Siç thuhet ‘djalli fshihet në detaje’, dhe këtë e kemi bërë edhe ne, dhe kjo ka ndikuar edhe tek inflacioni i ulët. Ka pasur shumë detaje e punë që kjo të arrihet. Por, kemi edhe papunësinë e vogël.

Shkalla e jonë e papunësisë është më e ulëta në 20 vitet e fundit. Tregu ynë i punës shumë i ashpër. Kemi edhe mungesë të fuqisë punëtore, rinia po synon Europën, mirëpo ne dhe Qeveria jemi duke punuar që ata të mos ta lënë vendin”

Në lidhje me normat e reja të interesave te kreditë që pritet të hyjnë në fuqi nga qershori në shumë vende të Europës, znj. Minxhozi ka thënë se ende nuk kanë marrë një vendim konkret.

“Nuk kemi vendosur ende a do të rriten normat e interesit gjatë muajit qershor. Tani për tani, jemi duke bërë një rritje të pagës për tregun e punës. Pra do ta bëjmë deri në 25%”.

Në Samitin Rajonal të Guvernatorëve, ministrave të Financave dhe drejtorëve të Administratës Tatimore, që po mbahet në Budva të Malit të Zi po marrin pjesë përfaqësues të shteteve të ndryshme të Europës, si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia, Kroacia.

Në këtë Samit, të gjitha shtetet kanë treguar gjendjen aktuale që kanë dhe me çfarë po përballen.

Shumica kanë pranuar se nga Covid dhe lufta në Ukrainë kanë pësuar goditje ekonomike. Inflacioni, rritja e ccmimeve e normat e interesit tek kreditë janë temat që po diskutohen kryesisht në vendet e tyre.

Në Serbi inflacioni aktualisht është mbi 8%. Në Mal të Zi është 17%. 2%. Në Kosovë, mbi 10%. Në Kroaci, rreth 8%. Në Shqipëri, 4.6%. Në Slloveni 9.4% shkalla e inflacionit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë. 7% dhe në Maqedoninë e Veriut, inflacioni e ka 13.4%./Monitor.al/.

The post Banka e Shqipërisë: Synojmë ta ulim inflacionin në 3% appeared first on Albeu.com.

Rreziku “i fshehur” i çmimeve: Inflacioni bazë me rënie vjetore, por me rritje mujore
Inflacioni bazë ra për të dytin muaj radhazi në prill.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues zbriti në 5.82%, nga 6.49% që kishte qenë në muajin mars dhe duke shënuar nivelin më të ulët që prej marsit të vitit 2022.

Por, megjithë rënien vjetore, që i detyrohet në një masë të madhe efektit të bazës krahasuese, inflacioni bazë shënoi edhe njëherë rritje me bazë mujore. Ndryshimi i indeksit të inflacionit bazë shënoi rritje me 0.46% krahasuar me muajin mars, duke i përshpejtuar ritmet e rritjes për të dytin muaj radhazi.

Rritja e inflacionit bazë mujor është një tregues se presionet inflacioniste në ekonomi ngelen të larta, ashtu siç ka nënvizuar edhe Banka e Shqipërisë në analizat e fundit. Raporti i fundit i politikës monetare nënvizon se rënia e inflacionit pas muajit mars duket të ketë më shumë natyrë statistikore.

Inflacioni bazë është një tregues që llogaritet nga Banka e Shqipërisë mbi 69.2% të shportës së përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike.

Qëllimi i inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër.

Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, në përllogaritjen e inflacionit bazë ajo përfshin edhe disa produkte të veçanta ushqimore, që ndër vite kanë dëshmuar qëndrueshmëri të çmimeve. Edhe për këtë arsye, inflacioni bazë që prej marsit të vitit të kaluar ka shënuar nivele mjaft të larta.

Një tregues akoma më i ngushtë, inflacioni bazë neto, në tremujorin e parë shënoi vlerën 4%, duke u rritur më tej nga niveli prej 3.8% i tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Inflacioni bazë neto, që përjashton edhe nën-grupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat), matet mbi 44.6% të shportës së IÇK-së. Kjo nënkupton se inflacioni bazë neto tregon komponentin më të qëndrueshëm të inflacionit.

Tendencat e ecurisë së inflacionit bazë dhe inflacionit bazë neto mund të jenë një paralajmërim se inflacioni në ekonomi mund të rizgjohet përsëri gjatë muajve në vazhdim. Në muajin prill, inflacioni vjetor zbriti në nivelin 4.6%, por, për shkak të faktorëve të mësipërm, gjasat janë që inflacioni të shfaqet rezistent.

Kushtet në tregun e punës janë të shtrënguara dhe bizneset vijojnë të hasin vështirësi për gjetjen e fuqisë punëtore. Vrojtimet e bizneseve sugjerojnë një kërkesë të fortë për punëtorë dhe presione për rritjen e pagave në vijimësi.

Pamundësia e tregut për t’iu përgjigjur kërkesës së shtuar për punë, si në aspektin sasior dhe në atë cilësor, po shndërrohet në premisë për rritje të shpejtë të pagave, të kostove të prodhimit dhe të inflacionit./monitor

The post Rreziku “i fshehur” i çmimeve: Inflacioni bazë me rënie vjetore, por me rritje mujore appeared first on Albeu.com.

Inflacioni në Eurozonë bie në nivelin më të ulët në gati një vit e gjysmë
Inflacioni i çmimeve të prodhimit në Eurozonë u ngadalësua në shkurt, duke shënuar nivelin e tij më të ulët në gati një vit e gjysmë, pas uljes së kostove të energjisë, sipas “Eurostat”.

Indeksi i çmimeve të prodhimit shënoi një rritje vjetore prej 13,2% në muajin shkurt, pas një rritjeje prej 15,1% në janar.

Çmimet ishin parashikuar të rriteshin me 13,3%.

Kjo ishte norma më e ulët e inflacionit që nga korriku 2021, kur çmimet u rritën me 12,4%.

Pa përfshirë energjinë, inflacioni i çmimeve të prodhimit u ul në 10,2% nga 11,1%.

Çmimet e energjisë u rritën me 17,4% në terma vjetore, pas rritjes prej 20,7% në muajin janar.

Çmimet e produkteve të ndërmjetme u rritën në 9,3%, krahasuar me 11, 2% një muaj më parë.

Rritja e çmimeve të produkteve kapitale ka qenë e qëndrueshme në 7,3%.

Produktet e konsumit afatgjatë u rritën në 8,7%, pas një rritjeje prej 9%.

Ndërsa, çmimet e produketeve të konsumit jo të qëndrueshme u rritën 15,2% krahasuar me 15, 4% një muaj më parë.

Në baza mujore, çmimet e prodhimit ranë me 0,5% në shkurt për shkak të rënies prej 1,6% të çmimit të energjisë.

Ekonomistët kishin parashikuar që çmimet të binin 0,3% pas një rënieje prej 2,8% në janar.

The post Inflacioni në Eurozonë bie në nivelin më të ulët në gati një vit e gjysmë appeared first on Albeu.com.

Blerjet e fundvitit, a e frenoi inflacioni konsumin?
Sezoni i festave është një kohë kur shumica e njerëzve presin që do të mburren pak. Në fund të fundit, ju dëshironi të merrni të gjitha dhuratat e përsosura që do t’u tregoni të dashurve tuaj se sa shumë kujdeseni për ta.

Për më tepër, me praninë gjithnjë e në rritje të rrjeteve sociale në jetët tona. Megjithatë, këtë vit mund të jetë pak më e ndërlikuar se në të kaluarën për shkak të rritjes së çmimeve. Sepse, në fund të fundit, ‘dhurata’ që të gjithë po marrim, pa e kërkuar, është inflacioni…

Situata ekonomike ka bërë që shumë njerëz të rishikojnë listat e blerjeve dhe të përdorin disa taktika buxhetore. Në krye të listës, janë produktet bazë si ushqimet, ka disa vende bosh, pastaj janë dhuratat!

Në një vëzhgim të “Monitor”, përafërsisht gjysma e blerësve kanë pohuar se do të blejnë më pak gjëra këtë vit, shitësit me pakicë janë të shqetësuar se kjo do të ndikojë negativisht në financat e tyre dhe do t’i lërë më shumë stok.

Sipas tyre, vitin e kaluar, konsumatorët bënë blerje herët dhe ishin të gatshëm të shpenzonin më shumë për dhurata.

Sipas vëzhgimit të realizuar në rrugët tregtare Rruga e Kavajës, “Myslym Shyri”, Tregu Çam, “21 Dhjetori”, blerjet ishin sporadike, të fokusuara kryesisht te fëmijët, shumë pak kanë preferuar të bëjnë dhurata për veten dhe shumica e blerjeve ishin të përqendruara dy javët e fundit të dhjetorit.

Ndikimi i inflacionit në blerjet e fundvitit?

Ndërsa kostot e gazit dhe energjisë elektrike janë rritur globalisht, po ashtu prodhimi dhe transporti më i shtrenjtë ka sjellë çmime më të larta në të gjithë sektorët dhe slita e Babagjyshit këtë vit ka qenë dukshëm më e lehtë…

Jo të gjitha kategoritë, megjithatë, kanë parë të njëjtën rritje të çmimit. Ndërsa pajisjet elektroshtëpiake dhe mobiliet kanë regjistruar rritje 10 deri në 15%, çmimet e veshjeve janë vetëm rreth 5% më të larta, sipas raportimeve në treg.

Rikujtojmë që çmime të larta janë reflektuar prej disa muajsh tashmë në artikujt ushqimorë.

“Konsumatorët ka të ngjarë të zëvendësojnë artikujt më të shtrenjtë me opsione më të lira” – thotë për “Monitor”, Jonila, drejtuesja e dyqanit “Aldo Boutique” në rrugën “Myslym Shyri”.

Dorela Sala, drejtuese e “BeeKids”, në Toptani Center, thotë se kërkesat për artikuj për fëmijë kanë qenë të qëndrueshme, për shkak edhe të markave të dyqanit, por këtë fundvit, blerjet nuk kanë qenë në sasinë e viteve të mëparshme.

Përfaqësues të linjës së dyqaneve “Shtëpia e Lodrave” raportuan këtë fundvit si vitin me blerje më të pakta se vitet e tjera, të marra në total të numrit të dyqaneve që zotërojnë në Tiranë dhe Durrës.

Rudina Caka, estetiste në “Pretty Woman” pohon për “Monitor” se kërkesat për trajtime estetike, kujdes personal, si dhe rigjenerim të look-ut nga femrat ka qenë e lartë këtë fundvit, duke pasur edhe të vështirë menaxhimin. Sipas saj, fundviti apo periudha para verës janë historikisht momente kulmore për kërkesat estetike.

Dr. Denisa Kaçiu nga “Nissa Medical Center” thotë se kujdesi estetiko-mjekësor ka qenë ndër trajtimet më të kërkuara këtë fundvit, edhe nëpërmjet dhurimit të “gift card” mes mikeshave.

Përfaqësues të supermarketit “Eco Market” pohojnë se shportat me dhurata kanë qenë të preferuara edhe këtë vit, të cilat përgatiten me produkte të çmimeve të ndryshme, duke synuar kështu konsumatorë të buxheteve të ndryshme.

Supermarketet e lagjeve në kryeqytet raportojnë rënie të sasisë së blerjeve prej muajsh tashmë, me disa lëvizje më shumë tani në fundvit, por që kryesisht të fokusuar te produktet bazë për jetën e përditshme.

Paradoksi i jetës së kryeqytetit shqiptar është raportimi i rënies së fuqisë blerëse përballë faktit që hotelet në vende si Korça kanë qenë tërësisht të rezervuara për Krishtlindje.

Lokalet kryesore në kryeqytet thonë se për natën e ndërrimit të viteve është prenotuar masivisht.

Burime pranë restorant “Te Stela” thonë se rezervimet janë mbyllur që herët dhe kostoja vetëm për darkë (pa fjetje) është 60 euro për person.

Përfaqësues të agjencisë turistike “Kalemi Travel”, shprehen se sa u përket kërkesave për udhëtim jashtë, kanë qenë të përqendruara kryesisht në rajon: Podgoricë, Budva, Selanik, Sofje apo Stamboll. Paketat variojnë nga 100-250 euro për person.

Ushqimet kryesojnë listën

Tryeza e fundvitit nuk imagjinohet pa ushqimet tradicionale si gjeli i detit, produkte të tjera mishi, sallata, pije etj.

Të gjitha këto, janë dukshëm më të shtrenjtë këtë vit. Rikujtojmë që në muajin nëntor, inflacioni përllogaritej 7,9%, ku ndikimin kryesor vijon ta ketë shtrenjtimi i ushqimeve.

Ndonëse tashmë të gjithë blerjet janë kryer dhe jemi vetëm pak orë përpara trokitjes së gotave këtë ditë të fundit të 2022, por nga një vëzhgim në treg çmimet e produkteve janë si më poshtë:

-Gjeli i detit, peshë e gjallë është shitur në tregje 1,200-1500 lekë për kilogram, nga 800 – 1000 lekë dhjetorin e kaluar. Kësaj kostoje i shtojmë edhe pagesën për persona që realizojnë therjen e pastrimin e shpendëve në qytete. Ndërsa pulat apo gjelat të tregtuar në supermarkete janë 20% më lirë.

-Në tregun e produkteve të tryezës mishi dhe nënproduktet e qumështit kanë rritje me gati 30% në krahasim me vitin e kaluar. Çmimi i produkteve si mishi i të imëtave është gati dyfishuar gjatë dy viteve të fundit, duke arritur në nivelin e 1600 apo 1700 lekë për kg.

– Çmimi i vajit të lulediellit është rritur nga viti i shkuar, gjithashtu erëzat, gjalpi, qepa.

– Ëmbëlsirat dhe panetonet në supermarkete kanë çmim 10% më të shtrenjtë se vitin e shkuar

– Bakllavaja, e preferuar për shqiptarët në fundvit, ka një shtrenjtim 5-10% më të shtrenjtë, për shkak të rritjes së çmimit të miellit, gjalpit, arrave.

Të dukemi!

Festat stimulojnë ekonominë nga të gjitha aspektet, duke nxitur frymën konsumatore. Oferta dhe kërkesa si për mallra ashtu edhe për shërbime rriten rreth fundit të vitit, kjo sepse njerëzit duan të festojnë dhe nuk ka festa pa blerje.

Marsi Simo, sociologe, shpjegon për “Monitor” se ndikimi i komercializimit ka arritur edhe në vendin tonë.

“Pesë vite më parë, nuk imagjinoheshin setet fotografike me pizhame njësoj për të gjithë familjen, fotot e videot masive me panetone apo të udhëtoje në qytete europiane. Kjo tendencë ka ardhur nga komercializimi i periudhës së fundvitit.

Shitja me pakicë ka shfrytëzuar Krishtlindjet dhe Ndërrimin e Viteve për të sjellë shitje shtesë. Nga ana tjetër, njerëzit kanë një tendencë të mburren gjatë festave, sidomos me ndikimin e gjerë të përdorimit të platformave sociale si Instagram e Tiktok.

Kjo nxit shpesh blerjet impulsive, të pamenduara, pa logjikë, shpesh me karta krediti e me pasoja me të cilat do të përballen muajt e ardhshëm” – shpjegon znj. Simo./Monitor

The post Blerjet e fundvitit, a e frenoi inflacioni konsumin? appeared first on Albeu.com.

Rritja e normave të interesit dhe inflacionit shtojnë investimet
The Economist

Për gati një vit, që kur tregu i aksioneve të Amerikës arriti kulmin më 3 janar, investitorët po përpiqen të gjejnë një rrugëdalje. Edhe në nivelet aktuale, rënia e tregjeve në mbarë botën këtë vit ka qenë e dhimbshme. Indeksi më i gjerë i aksioneve globale i msci është ulur me 18%, siç është indeksi s&p 500 i firmave të mëdha amerikane.

Nuk janë vetëm aksionet që kanë pësuar rënie. Asetet më spekulative, natyrisht, janë goditur edhe më shumë: vlera e tregut e të gjitha kriptomonedhave, e cila u rrit në gati 3 trilion dollarë në 2021, ka rënë në 840 miliardë dollarë.

Indekset e përpiluara nga Bloomberg, një ofrues i të dhënave, të bonove globale, europiane dhe të tregjeve në zhvillim kanë rënë të gjitha me 15%; ekuivalenti amerikan me 11%.

Në veçanti, “portofoli 60/40”, i përbërë nga 60% aksione dhe 40% obligacione, një zgjedhje popullore për investitorët nuk ka  shkuar siç duhet. Evan Brown dhe Louis Finney, një bankë zvicerane, thanë se që nga mesi i tetorit, 60/40 e aksioneve dhe bonuseve amerikane kishte regjistruar vitin më të keq që nga viti 1937.

Sipas Alex Funk, tha se humbjet në obligacione kanë qenë shumë të mëdha këtë vit. Ari, i parë nga disa si një mbrojtje jo vetëm ndaj problemeve të tregjeve financiare, por edhe ndaj inflacionit, ka rënë me 3%.  Jeni japonez e nisi vitin me 115 për dollar dhe tani është 136.

Tregjet në rënie janë rezultat i rënies së një regjimi makroekonomik prej dekadash.

Rritja e inflacionit, në botën e pasur që nga vitet 1980, është rikthyer, i cili ka sjellë fundin e dhjetë viteve të normave të interesit gati në zero.

Si rezultat, libri i rregullave të investimit po rishkruhet.

Mbrojtja e portofoleve nga inflacioni tani është një nga prioretitet kryesore.  Në veçanti, tregjet private (në krahasim me investimet e standardizuara  në bursa), të cilat u rritën masivisht diku tani po përballen më një të ardhme të pasigurt.

Nga pika e tij e ulët në 2009 deri në kulmin e saj në fund të 2021, s&p 500 u rrit me 600%. Për më tepër, shumë investitorë filluan të blinin aktive më të panjohura ose jolikuide me shpresën për të fituar më shumë. Fondet e kapitalit privat kanë qenë investitorë frytdhënës në kompanitë e palistuara që nga bumi i blerjes së viteve 1980.

Një e tillë t përfshinte blerjen e një kompanie kryesisht me para të marra hua, dhe më pas shitjen e saj. Tregjet private në mbarë botën, duke përfshirë gjithashtu pronën, infrastrukturën dhe huadhënien private u katërfishuan, në më shumë se 10 trilion dollarë.

Firmat e mëdha të kapitalit privat krijuan fonde  të firmave të palistuara, për të joshur investitorët me pakicë. Por ishin investitorët institucionalë ata që ishin veçanërisht entuziastë: kapitali privat dhe prona përbënin pothuajse një të pestën e portofolit të fondeve publike të pensioneve amerikane.

Sfondi monetar që nxiti këto tendenca tani ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

Megjithëse inflacioni në Amerikë arriti kulmin në qershor, ai ende qëndron në 7.7%. Në vende të tjera situata është edhe më e keqe: në Britani çmimet janë 11.1% më të larta se një vit më parë, dhe në eurozonë janë rritur me 10%. FMN parashikon një rritje të inflacionit global prej 9.1% gjatë vitit 2022.

Si rezultat, tregjet presin që Rezerva Federale të rrisë normat e interesit në 5% në vitin 2023 dhe Banka e Anglisë t’i rrisë ato në më shumë se 4.5%.

Masakra e këtij viti në tregje është rezultat i natyrshëm i këtyre ndryshimeve.

Inflacioni gërryen vlerën si të pagesave të interesit për obligacionet ashtu edhe të principalit. Në të njëjtën kohë, rritja e normave të interesit ka ulur çmimet e obligacioneve, për të harmonizuar yield-et e tyre me normat mbizotëruese.

Nëse inflacioni dhe normat e interesit do të rriteshin për shkak të rritjes së shpejtë ekonomike, aksionet mund të ishin rritur gjithashtu në pritje të fitimeve më të larta. Por, në vend të kësaj, çmimet dhe normat po rriten për shkak të një goditjeje të mallrave, problemeve të zinxhirit të furnizimit dhe mungesës së fuqisë punëtore që kërcënojnë gjithashtu fitimet e korporatave.

Kjo është arsyeja pse marrëdhënia “mbrojtëse” që mbështet portofolin 60/40 është shkatërruar. Rritja e yield-eve të obligacioneve thjesht i bën aksionet më të paqëndrueshme dhe më pak tërheqëse në krahasim, kështu që çmimet e të dy aktiveve kanë shënuar rënie në të njejtën kohë.

Kur situata më në fund të qetësohet, do të zbulojë një peizazh që ka të ngjarë të ketë ndryshuar për mirë.

Megjithëse tregjet presin që normat e interesit të shënojnë një rënie pas një kulmi vitin e ardhshëm, shanset që ato të përkeqësohen sërish duken të pakta. Kjo për shkak se inflacioni ka të ngjarë të jetë i vështirë për t’u ulur.

Kërkesat e pandërprera për shpenzimet qeveritare,  nga plakja e popullsisë deri tek pritshmëria gjithnjë në rritje se shtetet do të mbrojnë njerëzit dhe kompanitë nga stuhitë ekonomike mund të ndihmojnë gjithashtu në rritjen e normave të interesit dhe nxitjen e inflacionit.

Të gjitha këto së bashku, do të riformësojnë portofolet e investitorëve.

Le të diskutojmë për inflacionin.

Simona Paravani nga BlackRock, një menaxhere asetesh, nuk pret që ajo të kthehet në nivelet “rock’n’roll” të viteve 1970. Kjo e bën ndërtimin e portofoleve të investimeve rezistente ndaj inflacionit më të rëndësishëm sesa ka qenë në dekada.

Për fat të mirë, kjo është më e lehtë se sa ishte. Mallrat ofrojnë gjithashtu një mjet të mirë për të mbrojtur kundër tij. Ata tani janë dukshëm më të mbrojtur dhe kanë më shumë financa se sa në vitet 1970, që do të thotë se kanë tregje të thella dhe likuide të të ardhmes.

Asetet e tjera gjithashtu mund të ofrojnë mbrojtje nga rritja e çmimeve. Blake Hutcheson, shefi ekzekutiv i omers, një skemë e madhe pensionesh kanadeze, shpjegoi se si fondi i tij shpenzoi vite duke krijuar prona të mëdha në infrastrukturë dhe pronë.

Të ardhurat nga këto investime, në formën e qirave dhe tarifave priren të rriten me inflacionin.

“Gjithmonë dukej sikur inflacioni i ulët dhe normat e ulëta të interesit ishin një çmenduri,” tha Hutcheson. “Ne jemi përgatitur këtë ditë.”

Fundi i normave të interesit të ulëta ka pasoja më të mëdha. Rritja e normës së interesit ndikon në mënyrën se si mendoni për asetet private, aksionet, obligacionet, kredinë, gjithçka”, tha Funk i Schroders.

Fondet e kapitalit privat dhe fondet e kredisë private, të cilat marrin para nga investitorët për të dhënë kredi, janë bërë forca shtytëse në marrëveshjet e korporatave. Marrëveshjet e kapitalit privat përbënin një të pestën e vlerës së të gjitha blerjeve. Tregu i kredisë private, i përdorur shpesh për të financuar marrëveshje të tilla, u rrit në mbi 1 trilion dollarë.

Kjo është më shumë se dyfishi i nivelit të vitit 2015 dhe vetëm pak më pak se vlera e kredive të mëdha të dhëna drejtpërdrejt nga institucionet e mëdha financiare. Por mos të harrojmë se kreditë private priren të kenë norma interesi të ndryshueshme. Kjo do të thotë se, ndryshe nga obligacionet, mbi të cilat zakonisht fiksohet interesi, vlera e tyre rritet me rritjen e normave.

Investitorët institucionalë shpesh mendojnë se mbikëqyrja dhe ndikimi më i fortë që vjen me investimet private, në krahasim  me ato publike, u jep atyre një avantazh. Megjithatë, shkalla e rritur e pengesave është e pashmangshme. Investitorët privatë po marrin qëllimisht më shumë rreziqe sesa do të bënin nëse në vend të kësaj do të blinin obligacione qeveritare.

Vendet e botës së pasur nuk kanë gjasa të mos paguajnë borxhin e tyre, por ndërtimi i infrastrukturës dhe pronave mund të kushtojë më shumë sesa pritej ose të sjellë më pak fitim se sa ishte parashikuar.

Në tre tremujorët e parë të këtij viti, për shembull, Lincoln International, një bankë, tha se fondet e kapitalit privat globalisht  ishte 3.2%, edhe pse s&p 500 ra 22.3%. Shumë investitorë institucionalë kanë investuar shumë në tregjet private për të shpëtuar  sa më  shpejt pronat e tye, megjithatë mundësia për tu zhgënjyer është shumë e lartë.

Kur norma e interesit është vetëm 1%, 91 dollarë të depozituara në bankë, vlera do të jetë 100 dollarë në 10 vite. E thënë ndryshe, 100 dollarë në dhjetë vite vlejnë 91 dollarë sot. Por kur norma e interesit është 5%, duhen vetëm 61 dollarë për të gjeneruar 100 dollarë në një dekadë.

Pra, 100 dollarë në dhjetë vite vlejnë vetëm 61 dollarë sot. Kjo e bën rritjen e ardhshme shumë më pak të vlefshme. Normat më të larta zvogëlojnë vlerën e fitimeve të ardhshme në krahasim me ato aktuale.

Për një firmë, fitimet e së cilës parashikohen të mbeten të qëndrueshme për një kohë të pacaktuar, më pak se një e dhjeta e vlerës aktuale të fitimeve të saj të ardhshme vjen nga dhjetë vitet e para kur norma e interesit është 1%.

Ray Dalio, themeluesi i Bridgewater, fondi më i madh në botë, beson se një ndryshim shumë më i madh është duke u zhvilluar sesa një rritje e thjeshtë e normave të interesit dhe inflacionit.

Ai përmend rreziqet e borxheve të mëdha, populizmin brenda demokracive perëndimore dhe rritjen e tensioneve midis fuqive globale.

E para ushtron presion mbi bankat qendrore që të tolerojnë inflacionin dhe madje të monetizojnë borxhin në vend që të rrisin normat.

E dyta dhe e treta mund të nxisin konflikte brenda dhe ndërmjet shteteve.

Portofoli 60/40, sipas. Brown dhe Finney nga UBS, është kthyer në biznes. Rendimentet më të larta të obligacioneve rrisin të ardhurat. Pas një viti në të cilin dollari është forcuar ndjeshëm ndaj shumicës së monedhave, kthimi në mesatare do të rriste vlerën e aseteve të huaja për investitorët amerikanë.

Si rezultat, ubs ka rritur parashikimin e saj në 7.2% gjatë pesë viteve të ardhshme, nga 3.3% në korrik 2021. Përfituesit më të mëdhenj të kësaj janë grupi më i ri i investitorëve, të cilët kanë filluar të kursejnë kohët e fundit.

/albeu.com

The post Rritja e normave të interesit dhe inflacionit shtojnë investimet appeared first on Albeu.com.

Euractiv: Inflacioni në Kosovë në nivele historike, rritje e importit me Serbinë
Euractiv i ka kushtuar një shkrim situatës ekonomike në Kosovë duke e konsideruar inflacionin në shifra historike dhe rritjen e tregtisë me Serbinë.

Në artikullin e Euractiv thuhet se “sipas statistikave zyrtare, kostoja e karburantit është rritur me 9.2 përqind, perimet dhe frutat me 2 përqind, mobiljet dhe artikujt e shtëpisë me 2.5 përqind. Por rritje të ndjeshme gjithashtu kanë pësuar edhe lëndët djegëse të ngurta dhe drutë e zjarrit, të cilat u rritën në çmim me 60.2 përqind krahasuar me një vit më parë, si dhe vajrat ushqimorë me afro 50 përqind, buka me 33,5 përqind, bulmeti me 25.8 dhe mishi me 22 përqind”.

Paga mesatarë në Kosovë është rreth 500 euro në muaj, paga minimale është afërsisht gjysma e kësaj shifre dhe shumë jetojnë në kufirin e varfërisë.

“Ndërkohë, Kosova ka arritur importet e saj nga Serbia me 30 përqind në muajt e fundit, pavarësisht tensioneve mes dy vendeve për refuzimin e Beogradit për të njohur sovranitetin e Prishtinës”, shkruan Euractiv.

Ata i referohen edhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit i cili tha në Kuvend se: “në gusht të këtij viti në krahasim me gushtin e një viti më parë importet nga Shqipëria janë ulur për 10 përqind, por nga Serbia janë rritur për 30 përqind.”.

Euractiv edhe më tutje i referohet deklarimit të Hotit në Kuvendin e Kosovës lidhur me statistikat e ASK-së.

“Thellimi i deficitit tregtar, bazuar në këto të dhëna të Agjencisë së Statistikave për periudhën janar-gusht 2022 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, eksportet janë rritur për 150 milionë, por importet janë rritur për 800 milionë, dhe kjo ka sjellë deficitin tregtar në 3 miliardë euro, që është një rritje prej 56 përqind krahasuar me një vit më parë”, tha Hoti.

Por, në këtë artikull thuhet gjithashtu se hekurudha e re mes Shqipërisë dhe Kosovës “mund t’i ndryshojë gjërat së shpejti”.

Hekurudha Durrës-Prishtinë është aktualisht në fazën e fizibilitetit që nga java e kaluar.

“Kjo linjë e re hekurudhore fillimisht do të plotësojë nevojat e transportit të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe nevojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, duke përfshirë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe vende të tjera që janë gjithashtu të lidhura me Korridori Hekurudhor X (dhjetë) dhe Korridori Hekurudhor IV (katër), thuhet në termat e referencës për procedurën e shpallur.

Kosova në fillim të tetorit hapi zyrtarisht zyrën doganore në portin shqiptar, duke mundësuar kalimin më të lehtë të mallrave, thotë në fund artikulli i Euractiv.

The post Euractiv: Inflacioni në Kosovë në nivele historike, rritje e importit me Serbinë appeared first on Albeu.com.