iftar Archives - Albeu.com

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Ambasada e Arabisë Saudite shtron Iftar për besimtarët, mesazhe paqeje dhe bashkimi
Në atmosferën e muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët u mblodhën së bashku për një iftar të ngrohtë dhe plot harmoni.

Nën frymën e solidaritetit dhe mirësisë që përcjell ky muaj, tryeza e iftarit u shtrua në Tiranë nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Arabisë Saudite.

Tryeza u shndërrua në një simbol bashkimi, falenderimi dhe përkushtimi shpirtëror. Në fjalën e tij, ambasadori i Arabisë Saudite përcolli mesazhe paqeje, bashkimi dhe solidariteti.

“E bukura e kësaj mbrëmje Iftari është përkimi me një ditë të shënuar për kujtesën kolektive kombetare si dita e themelimit të të shtetit të parë saudit, ditë kjo që mbart në vetvete një simbolikë dhe një rëndësi të veçantë për të gjithë shtetasit saudit në mbarë botën.

Kjo sofër që na ka mbledhur sonte nën atmosferën kaq të bukur shpirtërore të muajit të begatë dhe të shenjtë të Ramazanit, pasqyrojnë vlerat që bashkojnë popujt tanë, vlerat e tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjelltë, si dhe mishëron thellësinë e marëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës mike të Shqipërisë”, u shpreh ambasadori.

Të pranishmit ndanë jo vetëm ushqimin, por edhe lutjet, buzëqeshjet dhe dëshirën për paqe e mirësi mes njëri-tjetrit.

Tryezës së Iftarit iu bashkuan dhjetëra besimtarë, personalitete të larta shtetërore, si dhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përfaqësuesve të trupit diplomatik, komunitetit fetar dhe figura të tjera publike.

The post Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Ambasada e Arabisë Saudite shtron Iftar për besimtarët, mesazhe paqeje dhe bashkimi appeared first on Albeu.com.

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama shtron iftar: Na bën bashkë ndjesia e përkatësisë së diçkaje të njëjtë
Në kremtim të muajit të Shenjtë të Ramazanit, dhe në respekt të traditës së krijuar prej vitesh tashmë, Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama shtruan një darkë iftari në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, me pjesëmarrjen e politikanëve, ministrave, artistëve, gazetarëve, punonjësve të rendit, përfaqësuesve të komuniteteve fetare si atij katolik, ortodoks, bektashi dhe ungjillor dhe të ftuarve të tjerë.

“Për këdo që nuk i përket fesë islame, pjesëmarrja në iftar është një lloj agjërimi më vete, një lënie mënjanë e paragjykimeve, një përulje ndaj traditave shpirtërore dhe dokeve të bukura të tjetrit, shprehja e një kumti të thjeshtë, por kuptimplotë paqeje” – u shpreh ndër të tjera, kryeministri Rama në përshëndetjen tradicionale drejtuar të ftuarve, teksa uroi për agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët.

Rama: Njësoj siç e mirëpresin agjëruesit edhe unë për hir të vërtetës, mezi e pres ta ofroj këtë iftar së bashku me Lindën dhe me ndihmën e kujtdo angazhohet që sofra të ketë frymën e një mbrëmjeje ku nuk na mbledh bashkë as feja, as gjuha, as puna që bëjmë në të përditshmen tonë apo ideja e çdokujt këtu për Zotin, por na bashkon ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë, e lidhjes me diçka të ngjashme të cilës i gjejmë emra të ndryshëm, ose edhe pa mundur apo pa u munduar t’i vëmë emër, i ndjejmë afërsinë e papërkufizueshme.

Vakti i iftarit nuk është një vakt i zakonshëm dhe kur ai ndodh kështu si sonte, është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që duke agjëruar mposhtin dobësitë e trupit dhe më pak të fortëve që të agjëronin nuk mundën apo nuk deshën.

Sigurisht është virtyt t’i nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit, në këtë muaj që jo më kot quhet i Madhërueshëm, pra lartësues, por duke qenë se unë vetë, pavarësisht lartësisë së shtatit bëj pjesë tek kategoria e më pak të fortëve këtu sonte, e shoh të virtytshme edhe uljen e jo agjëruesve në sofrën e iftarit.

Për këdo që nuk i përket fesë islame, që nuk përshkon rrugën e agjërimit të urdhëruar nga profeti, që nuk vjen në këtë sofër nga kërkesat këmbëngulëse të faljes, pjesëmarrja në iftar është një lloj agjërimi më vete, një lënie mënjanë e paragjykimeve, një përulje ndaj traditave shpirtërore dhe dokeve të bukura të tjetrit, shprehja e një kumti të thjeshtë, por kuptimplotë paqeje, kryerja e një gjesti njerëzillëku mes të ndryshmish në një hapësirë si kjo e atdheut tonë ku, lavdi Zotit dhe mençurisë popullore, të qenit të ndryshëm në fe nuk na ka bërë njerëz të grindur mes vetit për Zotin në të cilin besojmë a nuk besojmë apo për fenë të cilës i përkasim, a nuk jemi ose ndjehemi përkatës.

Kështu që, duke shtruar një iftar, paradoksalisht bashkohemi nga rrugë të ndryshme në respektin dhe mirësinë e ritualit të agjërimit të vëllezërve dhe motrave të besimit islam, por dhe në pranimin e një njerëzillëku përtej kufijve a distancave të së përditshmes i cili lidh këtu në afrimitet edhe ata që i vënë Zotit një emër, edhe ata që emër për Zotin nuk gjejmë ose as që nuk duan të gjejnë.

The post Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama shtron iftar: Na bën bashkë ndjesia e përkatësisë së diçkaje të njëjtë appeared first on Albeu.com.

Iftari i mbajtur nga Biden pritet me bojkot dhe protesta jashtë Shtëpisë së Bardhë (FOTOT)
Një darkë iftari nga presidenti amerikan Joe Biden për të celebruar muajin e shenjtë musliman të Ramazanit u prit mbrëmë me bojkot nga grupet muslimane të cilët protestuan jashtë Shtëpisë së Bardhë kundër mbështetjes së administratës Biden ndaj rrethimit dhe luftës brutale të Izraelit në Gaza, shkruan rrjeti turk Anadolu.

Shtëpia e bardhë mbajti një darkë relativisht të thjeshtë iftari por shumë të ftuar refuzuan takimin me Joe Biden, zv. presidenten Kamala Harris dhe zyrtarë të sigurisë, prej zhgënjimit të komunitetit musliman me mbështetjen politike dhe atë me armatime ndaj Izraelit.

Shtëpia e Bardhë refuzonte të emëronte të ftuarit por mes atyre që kanë marrë pjesë në event vite të shkuara si Abdullah Hammoud kryebashkiak i Dearborn ne Michigan, kësaj radhe nuk ishin ftuar.

Muslimanët, arabët dhe aktivistët kundër luftës janë të zemëruar me mbështetjen ndaj pushtimit ushtarak izraelit në Gaza ku janë vrarë dhjetra mijëra palestinezë dhe një krizë urie kërcënon tashmë territorin me rreth 2 milionë njerëz.

Thaer Ahmad ishte mes të ftuarve dhe komentonte për rrjetin vendas HuffPost:

“Unë isha i vetmi palestinez që merrja pjesë prandaj nga respekti për komunitetin që vuan dhe mban zi, i thashë presidentit se po largohem. Ai tha se më kuptonte përse duhet të largohesha.”

Eventi i vjetshëm i Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë ishte disi i gëzueshëm ndërsa dje të vetmit pjesëmarrës ishin muslimanë që punojnë në administratë, shkruan rrjeti TRTWorld

Mediat shtojnë se kur presidenti Biden erdhi në post shumë muslimanë kishin pritshëmri për një kthesë nga neglizhenca e Donald Trump.

Por tashmë dhe mosbesimi i muslimanëve ndaj Biden mund të krijojë probleme për fushatën e tij të rizgjedhjes.

Ndërsa jashtë Shtëpisë së Bardhë në parkun Lafayette aktivistët kishin përgatitur iftarin e tyre duke shpërndarë kumbulla të thata për të thyer agjërimin në muzg.

Aktivisti Nihad Awad, tha se inkurajonte dhe muslimanë të tjerë të refuzonin ftesat në Shtëpinë e Bardhë “në rast se presidenti nuk bën thirrje për armëpushim në Gaza”.

“Ai është i vetmi person që mund ta ndalojë këtë, të ndalojë dërgimin e armatimeve”, shtoi  Awad.

The post Iftari i mbajtur nga Biden pritet me bojkot dhe protesta jashtë Shtëpisë së Bardhë (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Lojtarët çelin iftar në “Elbasan Arena”, ndërpritet për pak ndeshja Elbasani-Lushnja
AF Elbasani përballet ndaj Lushnjës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të Kategorisë së Parë. Në pjesën e parë u vu re diçka shumë interesante, që meriton duartrokitjen e të gjithëve.

Takimi i mbajtur në “Elbasan Arena” u ndërpre përkohësisht, për t’i ardhur në ndihmë lojtarëve që kishin agjëruar.

Pasi futbollistët çelën iftar, ndeshja vijoi normalisht. Kujtojmë se në disa kampionate në Europë ndalet mbajtja e ramazanit.

The post VIDEO/ Lojtarët çelin iftar në “Elbasan Arena”, ndërpritet për pak ndeshja Elbasani-Lushnja appeared first on Albeu.com.

Kurti bëri iftar me të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc
Mbrëmjen e djeshme, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është bashkuar për iftar me të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve, në Gjinoc të Komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri shprehu kënaqësinë që ishte aty, duke iu dëshiruar të gjithë atyre që janë agjërueshëm, agjërim të lehtë, me urimin që Zoti t’u japë forcë, besim, shpresë e mirëqenie.

“Ky është një muaj kur i kthehemi vlerave shpirtërore, kur e shtojmë solidaritetin me njëri-tjetrin e për njëri tjetrin, dhe me besimin në zemër dhe përkushtimin shpirtëror ndihmojmë të tjerët edhe veten tonë, për qetësi shpirtërore e për besim për të ardhmen në Zotin dhe gjithashtu në dashurinë për njerëzit, që është e domosdoshme për jetë të mirë e të dinjitetshme’’, shprehet Kryeministri.

Teksa vlerësoi kontributin e tyre në shoqëri, në familjet e tyre, ai tha se është e domosdoshme që tash ne sado pak të përpiqemi të jemi pranë të moshuarve, për nevojat lidhur me shëndetin dhe mirëqenien.

Me këtë rast Kryeministri falenderoi edhe bamirësin z.Halil Kastrati, për punën që po e bën.

Në librin e përshtypjeve, kryeministrit shtoi se ishte kënaqësi të jetë dëshmitar dhe përjetues i dashamirësisë së kësaj shtëpie të të moshuarve, me kujdesin profesional dhe zemërgjerësinë humane.

The post Kurti bëri iftar me të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc appeared first on Albeu.com.

Edhe djajtë shtrojnë iftar!
Nga Lutfi Dervishi

Edhe djajtë shtrojnë iftar!

Pse shkon në Kishë, kur t’i nuk beson në Zot?

Zoti, nuk voton, por kardinalët po,- u përgjigj politikani i njohur italian Andreoti.

Kjo përgjigje ndoshta vlen për pyetjen: çfarë kërkojnë politikanët dhe qeveritarët në iftaret e besimtarëve myslimanë?

Edhe muaji i shenjtë i Ramazanit, një nga pesë shtyllat e  besimit islam nuk i shpëtoi spektaklit (të shëmtuar) politik. Këtë vit shfaqja u rëndua për shkak se përkoi me fushatën zgjedhore.

Gjatë këtij muaji të shenjtë, asnjë thërrime bukë dhe asnjë pikë uji nuk kalon në gojën e agjëruesit nga  lindja e diellit deri në perëndimin e tij. Është vendim individual. Askush nuk të mbikqyr. Nuk është e lehtë të heqësh dorë nga ushqimi dhe pijet për një muaj të plotë, por ata që besojnë e bëjnë me lehtësi këtë akt devotshmërie dhe sakrifice për t’u afruar më shumë me Zotin. E bëjnë  për të festuar dhe kujtuar shpalljen e Kuranit si një dhuratë ndaj njerëzimit.

Privimi nga ushqimi/pijet është një kujtesë për shoqërinë e sotme të konsumit se po konsumojmë më shumë se ç’duhet, është një kujtesë për ata që kanë se çfarë do të thotë të jesh i uritur/etur, është rast për të shprehur mirënjohjen për atë që ke, është një muaj që më shumë se për trupin besimtari kujdeset për “ushqimin” e shpirtit. Agjërimi ndërpritet në mbrëmje me iftarin. Iftari është një ngjarje festive kur ndahet me miq dhe familjarë. Pyetja është çfarë i bën bashkë në një tavolinë njerëzit që besojnë në Zot me ata që për Zot njohin vetëm pushtetin/paranë?

Çfarë kuptimi ka një iftar kur politikania/ministria shkruan në facebook: “Këtë herë në iftarin e shtruar në respekt të besimtarëve të ZAZ 3, 4, 5,”? Të paktën ky është një deklarim i sinqertë, por më kulmi i hipokrizisë është kur dëgjon fjalime të bukura nga ata që urinë e provojnë  vetëm kur është fjala për pushtet?! Dhe në këto raste të kujtohet proverbi: gjuha është për të fshehur mendimet!

Pse  nuk lënë rast politikanët për të shkuar  në xhami/teqe/kishë? Përgjigjen e jep historia e ri nisë së një intelektuali par excellence:

“Babai im me pyeti një ditë, kur isha mjaft i ri: A e di ti përse shkojnë njerëzit në kishë? Unë iu përgjigja: për të bërë sherbesat fetare.

– Jo, me tha babai, ata shkojnë për me pa dhe me u pa!”

Nuk ka qenë vetëm kjo hipokrizi arsyeja që 7 vite më parë Kisha  Katolike ia mbylli derën politikanëve, pushtetarëve dhe ambasadorëve për Krishtlindje. “Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe e atyre që janë në skajet e shoqërisë tonë”.

Është koha që komuniteti mysliman, si komuniteti më i madh fetar në Shqipëri, të japë shembullin e tij, duke i mbyllur derën politikanëve/pushtetarëve në rastin e festave fetare. Le të jetë feja dhe politika si uji me vajin, të qëndrojnë bashkë, por pa u përzier me njëri tjetrin! Lë të marrë Çezari atë që i përket Çezarit dhe Zoti gjërat që i takojnë atij…

Nëse liderët e komuniteteve fetare bëhen urë që politikani të mbërrijë te votuesi i varfër, atëherë ata bëhen shkesë të një martesë toksike. Është koha për divorc/distancim sepse përndryshe produkti i kësaj “dashurie” do të jetë një koktejl i hipokrizisë dhe luftës për pushtet./Albeu.com/

The post Edhe djajtë shtrojnë iftar! appeared first on Albeu.com.

Zelensky shtron iftar për ushtarët myslimanë: Tani e tutje kjo do të jetë tradicionale gjatë Ramazanit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shtruar iftar për myslimanët të cilët shërbejnë në ushtrinë e Ukrainës.

Sipas presidentit ukrainas, tani e tutje kjo darkë do të bëhet tradicionale gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Sot ne fillojmë një traditë të tillë për Ukrainën, një iftar në nivel zyrtar, së bashku me heronjtë tanë, ushtarët e pranishëm myslimanë, së bashku me mexhlisin e popullit tatar të Krimesë dhe përfaqësuesit e të gjithë komunitetit mysliman të Ukrainës. Për më tepër, ne me këtë konfirmojmë se vlerësojmë çdo person dhe komunitet”, deklaroi Zelensky, përcjell Reporteri.net.

Zelensky theksoi se diversiteti është baza e karakterit të Ukrainës së pavarur, të cilën çdo kush e dëshiron.

“Dhe ky karakter na fuqizon gjithmonë dhe të na drejton drejt veprave të mira”, tha ai.

Zelensky përfundoi duke pohuar se është mirënjohës ndaj myslimanëve të vendit dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar mysliman, të cilët, ashtu si ukrainasit, kërkojnë paqe dhe mbrojtje nga e keqja.

Në këtë iftar morën pjesë edhe zyrtarë ukrainasë si Shefi i Zyrës së Presidentit Andriy Yermak, zëvendësit e tij Andriy Sybiha dhe Roman Mashovets, Përfaqësuesja e Përhershme e Presidentit të Ukrainës në Republikën Autonome të Krimesë Tamila Tasheva, Kryetari i Mejlisit të Tatarit të Krimesë Refat Chubarov dhe anëtarët e Mejlisit , Kryetari i Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës Rustem Umerov, Zëvendës Ministrja e Parë e Punëve të Jashtme të Ukrainës Emine Dzhaparova, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Ukrainës Alim Aliev, këngëtarja Jamala, përfaqësues të publikut dhe institucioneve diplomatike.

⚡️Zelensky honors Muslim tradition by participating in first ‘official’ iftar.

President Volodymyr Zelensky announced on April 7 that Ukraine was beginning a new tradition of hosting official iftar meals during Ramadan. pic.twitter.com/tXl2HpsF8F

— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) April 7, 2023

/Albeu.com/

The post Zelensky shtron iftar për ushtarët myslimanë: Tani e tutje kjo do të jetë tradicionale gjatë Ramazanit appeared first on Albeu.com.

Këshilla për Ramazanin, ushqimet që nuk rekomandohen për iftar
Ushqimi i besimtarëve gjatë muajit të agjërimit dallon nga ushqimi i përditshëm, prandaj është e nevojshme t’i kushtoni kujdes këshillave të mjekëve dhe të nutricionistëve, në mënyrë që organizmi të funksionojë pa probleme gjatë agjërimit, porosisin ekspertët shëndetësorë. Duke ju rikujtuar që besimtarët myslimanë sivjet do të agjërojnë deri 16 orë në ditë, është e nevojshme që të konsumojnë ushqimin i cili tretet ngadalë, duke përfshirë edhe ushqimin i cili përmban pejza ushqyese.

Të shmanget ushqimi kalorik

Gjatë muajit të agjërimit rekomandohet ushqimi i pasur me vitamina dhe minerale. Të konsumoni sallatat e sezonit, pemët dhe perimet. Të shmanget ushqimi kalorik, me rastin e iftarit të shmangen pijet e gazuara, madje edhe pijet e ftohta. Konsumoni ujë të vakët dhe lëngje, bëni iftar me hurma. Ushqimi i yndyrshëm nuk i plotëson nevojat ditore të njeriut gjatë ditës. Ndër produktet ushqimorë të cilat organizmi i tret ngadalë bëjnë pjesë bizelja, elbi, gruri, fasulja, orizi.

Kur është fjala për pijet, nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara të cilat kanë ndikim të keq në organizim, andaj shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë. Kështu që më mirë është që, nëse ekzistojnë mundësitë, të konsumohen uji i ngrohtë, lëngjet natyrale në temperaturë dhome të ngrohur në mënyrë që organizmi të jetë i mbrojtur.

Çfarë ushqimi duhet të konsumoni për syfyr?

Në syfyr duhet të hani ushqim të duhur që ju furnizon me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit. Syfyri duhet t’i përmbajë këto ushqime:

Frutat dhe perimet

Ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.

Oriz dhe alternativa tjera

Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kafe dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.

Mish dhe alternativa tjera

Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera djathore pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën. Veç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe mirëmbajtjen e eshtrave të fortë.

Për iftar

Iftari është koha ku i merrni nivelet e energjisë, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura.

Frutat dhe perimet

Orizi dhe alternativat tjera

Ndryshe nga ushqimet me sheqer dhe ëmbëlsirat që digjen shumë shpejt, ato do t’ju furnizojnë me nivele më të forta të nivelit të energjisë.

Mish dhe alternativa tjera

Hani ushqime si pula, peshku, vezët.

The post Këshilla për Ramazanin, ushqimet që nuk rekomandohen për iftar appeared first on Albeu.com.

Këshilla, çfarë duhet të konsumoni gjatë muajit të Ramazanit
Tashmë ka nisur muaji i Ramazanit dhe janë disa gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje kur vjen puna te ushqimi.

Kini parasysh, që në syfyr të hani ushqim të duhur që ju furnizojnë me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit.

Disa sugjerime:

Fruta dhe perimet

Ato janë të pasura me fibra, frutat dhe perimet janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi jo vetëm përmbajnë vitamina dhe minerale, por ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale. Për syfyr gjithashtu, mund të konsumoni petulla, ose oriz që mund të gatuhet në mënyra të ndryshme. Kujdes të mos konsumoni ushqime me shumë kripë, që mund t’ju sjellin etje gjatë ditës.

Për iftar

Iftari zakonisht çelet me ujë dhe hurma arabie. Për vaktin e iftarit, duhet të konsumoni mish apo peshk. Sallatat dhe supa gjithashtu janë shumë të rëndësishme. Nuk rekomandohet pijet me gaz, ndërsa nga periudha e iftarit deri në syfyr, duhet të konsumoni sa më shumë ujë. Mundohuni të bëni gatime të ndryshme, në mënyrë që të merrni të gjitha vitaminat e nevojshme.

The post Këshilla, çfarë duhet të konsumoni gjatë muajit të Ramazanit appeared first on Albeu.com.

Po agjëroni? 6 ushqimet që duhet të hani për iftar
Gjatë muajit të Ramazanit, është mirë që të siguroheni ta prishni agjërimin në mënyrë të sigurt. Është e lehtë të dorëzoheni dhe të hani ushqimet që keni dëshiruar gjatë gjithë ditës por kjo mund të shkaktojë inflamacion. Fair Price ka renditur disa rekomandime të shëndetshme.

Frutat

Ushqimet e para që konsumoni pas agjërimit janë kritike për të ushqyer trupin dhe nuk duhet të shpenzojnë shumë energji për t’u tretur. Lëngjet dhe frutat përmbajnë ujë dhe treten lehtësisht. Provoni mollë, por minimizoni agrumet pasi ato mund të ndikojnë në stomak për shkak të aciditetit.

Perime

Perimet, në përgjithësi, janë burime të shkëlqyera të vitaminave, por ato krucifere si brokoli, lakrat e Brukselit dhe lulelakra janë të pasura me fibra. Ata do të parandalojnë kapsllëkun. Fibrat gjithashtu kanë aftësinë t’ju bëjnë të ndiheni më të ngopur, gjë që është e dobishme kur nuk mund të hani përsëri për 12 orë të tjera ose dëshironi të humbni peshë.

Avokado

Filloni përsëri tretjen me ushqime shumë të buta, lehtësisht të tretshme si avokado. Pak vaj kokosi ose vaj ulliri mbi avokado është gjithashtu i shijshëm dhe i shëndetshëm.

Vezë

Proteina është e rëndësishme për t’ju mbajtur të ngopur dhe për të reduktuar humbjen e muskujve gjatë agjërimit. Pra, nëse jeni duke kërkuar për diçka me gjashtë gram proteina që është gjithashtu e shpejtë dhe e lehtë për t’u gatuar, pse të mos provoni vezë të ziera?

Probiotikët

Zorrët tuaja e duan qëndrueshmërinë dhe me siguri do të funksionojnë kur jeni të uritur. Shtimi i ushqimeve të pasura me probiotikë si kosi ndihmon në luftimin e problemeve të herëpashershme të zorrëve si kapsllëku.

Peshku

Peshku jo vetëm që është i pasur me yndyrna dhe proteina të shëndetshme, ai gjithashtu përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës D. Pas një dite të gjatë, keni peshkun si mishin tuaj të tretshëm dhe të mbushur me lëndë ushqyese.

The post Po agjëroni? 6 ushqimet që duhet të hani për iftar appeared first on Albeu.com.