ibrahim lici Archives - Albeu.com

Qëlloi me armë gjatë aksionit policor dhe u arratis, zbulohen detaje të reja për ‘ushtarin’ e Ibrahim Licit
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Policisë Shkodër, për arrestimin e Barush (Bajram) Bregut pak ditë më parë, i dyshuar si “ushtar” i Ibrahim Licit dhe për një vrasje të dyfishtë në përplasjen mes grupeve rivale në qytetin verior.

Gjatë ndjekjes nga një patrullë e “Shqiponjave”, Bregu ka qëlluar në ajër me qëllim kanosjen e uniformave blu dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Policia e Shkodrës në atë operacion sekuestroi gëzhojën e plumbit me të cilën dyshohet se ka qëlluar Bajram Bregu, ndërsa sekuestroi edhe një pistoletë me dollap që u gjet afër vendit të ngjarjes.

Pavarësisht kësaj gëzhoja nuk korrespondon me pistoletën e gjetur, duke shtuar dyshimet se Bajram Bregu ka pasur edhe një pistoletë tjetër prej të cilës ka qëlluar dhe e ka marrë me vete gjatë arratisjes.

Policia edhe pse mbërriti me shpejtësi në vendngjarje nuk arriti të arrestojë Bajram Bregun, i shpallur në kërkim edhe më përpara për vepra të tjera penale sepse ia doli që t’i shpëtojë ndjekjes.

Sipas dyshimeve, ky shtetas ka përdorur dyert e brendshme përmes oborreve dhe bahçeve në lagjen “Kiras” për t’u arratisur dhe duke i shpëtuar prangosjes.

Në këtë operacion policia arrestoi shtetasi Ervis Baba, 43 vjeç, pasi ishte drejtuesi i automjetit ku ndodhej Bajram Bregu. I arrestuari bashkë me një 17-vjeçar nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndaluar dhe shtoi shpejtësinë e makinës.

Dyshohet se në një rrugicë në lagjen “Kiras” shtetasi Bajram Bregu ka zbritur nga ky automjet dhe duke vrapuar ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë. Pas pak minutash policia e Shkodrës rrethoi zonën, por i dyshuari arriti që të arratisej duke i shpëtuar arrestimit të policisë.

Gjatë marrjes në pyetje 43-vjeçari Ervis Baba ka mohuar se ka njohje me Bajram Bregun. Ai shprehet se nuk e ka idenë se kush ka qenë në automjetin e tij.

I prangosuri i tha policisë se “duke ecur në rrugë një person i ka nxjerrë dorën rastësisht” dhe se ka ndaluar duke e marrë në automjet, por sipas tij nuk e ka idenë se kush është personi që mori në makinën e tij duke thënë se nuk e di nëse ishte Bajram Bregu apo dikush tjetër.

“Një person më nxori dorën në rrugë teksa po ecja me makinë. U ndala dhe e mora por unë nuk e njoh se kush ishte. Nuk e kam idenë se kush është ai person pasi nuk kam asnjë lidhje me të. Thjeshtë e mora rastësisht teksa po ecja me makinë”, mësohet të ketë thënë 43-vjeçari Baba për policinë e Shkodrës.

Ndërkohë shtetasi tjetër 17 vjeç po ashtu nuk ka dhënë asnjë detaj për policinë e Shkodrës duke pasur një heshtje totale.

The post Qëlloi me armë gjatë aksionit policor dhe u arratis, zbulohen detaje të reja për ‘ushtarin’ e Ibrahim Licit appeared first on Albeu.com.

Nga Talo Çela tek Ibrahim Lici e Arben Ndoka, kush janë të fortët në kërkim/ BIRN: Arratisja e Altin Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati
Altin Ndoci, personi i akuzuar si vrasës me pagesë, për të cilin prokurorët thonë se kanë prova për dy vrasje me katër viktima dhe një mori krimesh të tjera, i është shtuar listës së gjatë të personave në kërkim.

Krahas Ndocit, një numër i lartë të akuzuarish si bosë të krimit vijojnë të jenë në arrati, vite pasi janë shpallur në kërkim.

Altin Ndoci, 38-vjeç, i arrestuar fillimisht në vitin 2020, mbi të cilin rëndojnë tetë akuza, u arratis nga Spitali i Durrësit të martën më 13 janar, në një skenë të denjë për filma, ku dukshëm organizimi ishte i lartë me një automjet që e priste dhe, siç duken punët, me polici të paaftë për të ndjekur gjurmët e ofruara nga kamerat e panumërta që gjenden kudo nëpër Shqipëri, për të zbuluar vendndodhjen e tij.

Ndoci akuzohet se ishte “gjuajtësi” më 29 dhjetor 2018, kur një atentat i organizuar nga grupi kriminal i vëllezërve Çopja në Elbasan arriti të vrasë Endrit Alibejn, Arben Dylgjerin dhe shtetasit turk Erdal Duranay në një atentat në Bradashesh.

Ai akuzohet të kishte të njëjtin rol më 1 korrik 2019, kur në fshatin Broshkë u vra Klevin Baho dhe u plagos Aldo Baho.

Më 16 janar 2020, ai akuzohet se qëlloi për të vrarë Kei Pikun në Elbasan, por ky i fundit arriti të shpëtojë i plagosur.

Ai bashkëpunoi me anëtarë të tjerë të grupit në organizimin e dy atentateve të tjera ndaj rivalëve në periudhën nëntor 2019-janar 2020, ndërsa më herët kishte qenë pjesë e grupit që vodhi furgonin e transportimit të parave në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Arsyeja se pse dimë kaq shumë gjëra për Ndocin dhe bandën në fjalë lidhet me faktin që autoritetet franceze kanë sekuestruar serverin e komunikimeve të enkriptuara të kompanisë Sky ECC, ku shumë personazhe të botës së krimit kanë komunikuar me supozimin se ishin të mbrojtur nga përgjimi.

Përdorimi me efikasitet nga Prokuroria e Posaçme e provave të siguruara nga autoritetet franceze ka sjellë zbulimin e një numri të lartë krimesh të rënda, nga vrasjet te trafiku i drogës apo korruptimi i strukturave të tëra të shtetit, si dhe goditje të shumta ndaj grupeve të ndryshme kriminale.

Por ndërsa prokurorët kanë ngritur akuza në gjykatë dhe gjykata ka firmosur urdhërarreste, shumë prej personazheve të dosjeve të Sky ECC mbeten të lirë, të pakapshëm nga drejtësia shqiptare, dhe, siç duken punët, të aftë për të vijuar operacionet e tyre komplekse.

Hajdar Bako alias Hajdar Çopja, konsiderohet si një nga dy krerët e bandës Çopja, nga të cilat, gjashtë janë për porositje vrasjesh. Ai është në arrrati nga drejtësia dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

Talo Çela, 54-vjeç, organizatori kryesor i vrasjeve të kryera për llogari të vëllezërve Çopja, njeriu që kryente si ekzekutimin ashtu edhe koordinimin mes grupit luftarak që u përfshi në konfliktin e përgjakshëm me bandën rivale të vëllezërve Alibej, ku në një hark kohor prej 3 vitesh, një dyzinë me njerëz nga të dyja palët u vranë.

Ai është në arrati ndërsa të dhëna indirekte sugjerojnë se një rrjet i gjerë apartamentesh të blera nga banda duke përdorur emra të rremë, duket se shërbejnë si baza të sigurta për të.

Suel Çela, 37 vjeç, drejtues i një bande tjetër të dyshuar kriminale me bazë në Elbasan, është gjithashtu në arrati, pasi u shpall në kërkim për vrasje fillimisht në vitin 2020. Ai përballet me nëntë akuza, përfshirë vrasje të mbetur në tentativë dhe dy episode të trafikut ndërkombëtar të drogës me sasi totale 1376 kilogramë, me vlerë tregtare 110 milionë euro.

Grupi Çela njihet gjithashtu për kontrollin e territorit në qytetin e Elbasanit përmes një rrjeti kamerash dhe monitorim të rregullt të kamerave të vendosura në pika të ndryshme, supozohet për t’u mbrojtur nga rivalët dhe për t’i paraprirë veprimeve të mundshme të policisë.

Pak më në veri, Altin Hajri, i kërkuar gjithashtu për vrasje, është në arrati që nga viti 2020. Ai akuzohet gjithashtu se ka korruptuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja duke i siguruar atij vota.

Në shkëmbim, Çyrbja i ka transferuar atij informacion sekret policor, gjë që duket se ka ndihmuar që Hajri të mbetet i paarrestuar.

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka me gjasa është figura më e lartë e qarqeve kriminale shqiptare në arrati nga drejtësia.

Ndoka, 51-vjeç, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai u shpall në kërkim në korrik 2024, si pjesë dosjes voluminoze me shtatë banda.

Durim Bami, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, është ndaluar në Dubai, por mbetet e paqartë nëse do të mund të ekstradohet për në Shqipëri.

Ibrahim Lici, i dyshuar për vrasje, është në kërkim që nga viti 2019. Ai njihet si drejtues i një grupi kriminal të madh në Shkodër.

Numri i lartë i bosëve të krimit nuk duket se ka nxitur sadopak Policinë e Shtetit të ndërmarrë veprime për arrestimin e tyre, siç mund të jetë, shpallja e shpërblimit për personat që raportojnë vendndodhjen e tyre. Seksioni përkatës në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për personat në kërkim duket se aktualisht është jashtë funksioni.

Për Talo Çelën, ekziston njoftimi i vitit 2020 për shpërblim në masën 10 mijë euro, njoftim që deri më sot nuk ka sjellë rezultat.

Për Arben Ndokën, nuk ka njoftim dhe po kështu as për Suel Çelën. Nga kërkimi në këtë faqe nuk rezulton të jetë shpallur shpërblim as për Altin Hajrin./ BIRN

The post Nga Talo Çela tek Ibrahim Lici e Arben Ndoka, kush janë të fortët në kërkim/ BIRN: Arratisja e Altin Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati appeared first on Albeu.com.

Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit, zbardhet dëshmia e oficerit nga vendngjarja
Ngjarja e rëndë e 30 tetorit 2024 në Dobraç vazhdon të mbetet një çështje e mbushur me pikëpyetje dhe mister. Një çështje ende e pazgjidhur nga autoritetet është fakti nëse i shumëkërkuari Ibrahim Lici ishte atë ditë në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushati apo jo.

Pavarësisht dyshimeve, policia ende nuk ka arritur të identifikojë plotësisht personin në videon që qarkullon kudo. Ajo çka ka krijuar më shumë pikëpyteje është fakti që forcat policore të pranishme në skenën e krimit nuk ndërhynë për ta ndaluar apo marrë në pyetje, duke sjellë pezullimin e disa efektivëve.

Në dëshminë e tij të siguruar nga emisioni N’shënjestër, oficeri Blerim Kurmekaj ka rrëfyer se në momentin e mbërritjes së tyre në vendngjarje. Sipas tij skena dukej si një aksident automobilistik, por më vonë u konstatua se makina kishte shenja plumbash. Ai gjithashtu përmendi se personi i gjakosur mund të jetë larguar me një ambulancë ose në këmbë.

“Më datë 30 Tetor 2024 unë kam qenë i planifikuar me shërbim në qytet nga ora 14.00 deri në orën 22:00. Rreth orës 15:45 dëgjova në radio sallën e komandimit duke u bërë thirrje shërbimeve të qarkullimit rrugor që të afrohem tek ish-SMT pasi ka ndodhur një aksident i rëndë. Pasi zbritëm nga makina, në vendngjarje ne vumë re një automjet Mercedes Benz me targa të huaja, i dalë nga rruga,  i përplasur në një shtyllë betoni ku të jepte përshtypjen e një aksidenti.

Dhe pas këtij mjeti një person të shtrirë të seksit mashkull si dhe disa persona të tjerë rreth tij, që po mundoheshin t’i jepnin ndihmën e parë.  Duke shikuar ‘Benz’-in konstatuam se në automjet kishte shenja të përdorimit të armës së zjarrit.  Ne jemi munduar t’u vinim në ndihmë të dëmtuarve, dhe për pasojë nuk kemi shoqëruar asnjë person në polici nga vendi i ngjarjes.

Lidhur mbi personin e gjakosur në duar dhe fytyrë, ne menduam mos ishte aty për t’i dhënë ndihmë personave të dëmtuar,” tregoi oficeri i policisë Blerim Kurmekaj.

Atentati i Dobraçit shihet si një vazhdim i përplasjeve të përgjakshme mes fiseve Lici dhe Bajri, një konflikt që ka tronditur Shkodrën prej vitesh dhe që kulmoi me një seri vrasjesh të pazbardhura. Një nga episodet kyçe që ndezi këtë përplasje ishte vendosja e tritolit biznesmenit Lulzim Kulla në janar 2018, ngjarje që solli një zinxhir hakmarrjesh mes palëve.

The post Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit, zbardhet dëshmia e oficerit nga vendngjarja appeared first on Albeu.com.

Atentati me 4 viktima në Shkodër/ Zbulohet misteri, Ibrahim Lici u trajtua nga mjekë privatë pas sulmit, tani gjendet në Tiranë
Atentati mafioz i 30 Tetorit 2024 në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati mes tyre dhe dy njerëz të pafajshëm, çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha, tronditi mbarë opinionin publik.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, gazetarja Anila Hoxha, theksoi se jo zyrtarisht pranohet se personi që del në foto i gjakosur është Ibrahim Lici, një prej të shumëkërkuarve në vend.

Sipas saj, ka disa versione jo zyrtare se ai mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë.

“Policia nuk ka dalë me version zyrtar se kush është personi që shfaqet në skenën e krimit, jo zyrtarisht nga autoritet e hetimit dhe drejtësisë shqiptare pranohet se ai është Ibrahim Lici.

Pas masakrës që tronditi vendin, janë kryer një sërë hetimesh, për të kuptuar se si ai u largua nga vendngjarja. Ka dyshime se ky shtetas mund të ketë qenë i plagosur dhe ndaj ka pasur disa verifikime të klasifikuara si të sekretit tepër të lartë, ku përfshihen vëzhgime dhe përgjime.

Policitë lokale po kryejnë veprime sekrete për të mësuar se kush janë personat që arritën ta mjekojnë atë. Ka disa versione jo zyrtare se personi ka ngelur i plagosur mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë.

Duke iu referuar burimeve shumë të besueshme pranë grupit të hetimit, mund të them se është identifikuar edhe për një person të tretë që konsiderohet si ndihmës në këtë atentat”, tha gazetarja në emisionin Breaking të Top News.

Sipas gazetares, autorët kanë lënë gjurmë në vendngjarje dhe mund të ketë një emër nga policia, ndërsa hetimet vijojnë ende.

“Në automjet ai ishte me vëllanë dhe shokun e tij. Ndaj duhet të kemi parasysh grupet kriminale janë më të informuar se vetë institucionet kur bëhet fjalë për të kërkuar. Ky rast vërtetoi se grupet kriminale kanë informacione ‘ekskluzive’ për kundërshtarët e tyre.

Nuk mund të them nëse Ibrahim Lici po largohej nga Shqipëria për sa kohë ai kishte ardhur, por them me garanci se ky krim është i një natyre tejet të sofistikuar, por autorët kanë lënë gjurmë pas dhe mund të themi se do të kemi një emër“, theksoi gazetarja./TPZ

The post Atentati me 4 viktima në Shkodër/ Zbulohet misteri, Ibrahim Lici u trajtua nga mjekë privatë pas sulmit, tani gjendet në Tiranë appeared first on Albeu.com.

I vëllai humbi jetën sot në Shkodër! Kush është Ibrahim Lici, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës dhe dy vëllezërve Bilali
Hamza Lici, ka humbur jetën pasditen e sotme dyshohet si pasojë e një përplasje mes bandash me armë zjarri. Sipas raportimeve dy makina në lëvizje kanë shkëmbyer zjarr me njëra-tjetrën, ku njëra ka përfunduar duke u përplasur në mur.

Sipas informacioneve, në makinën e përplasur ishte dhe Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit. Ky i fundit u arrestua në muajin shkurt të këtij viti në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët e tij pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua. Disa ditë më pas në një seancë gjyqësore në Stamboll gjykata turke ka vendosur lirimin nga qelia të Ibrahim Licit dhe masën shtrënguese ndaj tij për të mos dalë nga territori turk deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.

Lici, duke folur për mediat turke, ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafes duke deklaruar se kamerat e sigurise dhe qelizat telefonike vertetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes.  Ai akuzohet gjithashtu si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019. Në atë kohë, vrasja u cilësua se erdhi për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale.

Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve maj të 2021 në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici. Gruaja e viktimës, Ingridi tregoi se ka qenë 15-vjeçari që me foton e një kali e nxorri nga shtëpia dhe e çoi në duart e vrasësve. Pavarësisht shpalljes në kërkim të Licit, Ingrid Mustafa siguroi në deklaratë për mediat se të shoqin nuk ia ka vrarë fisi Lici dhe as fisi Bajri. Gishtin ajo e drejtoi vetëm tek 15-vjeçari. Ndërsa i mituri është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë, duke mos dhënë asnjë detaj më për vrasjen që mendohet se ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.

Sipas policisë, Lici është po ashtu autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali (babai dhe xhaxhai i kampionit të boksit Astmer Bilali), ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish-kampionit boksit), i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 Prilli”. Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale. Ndaj Ibrahim Lici dyshohet se qëndron pas vrasjes së Mustafës./ Dosja.al

The post I vëllai humbi jetën sot në Shkodër! Kush është Ibrahim Lici, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës dhe dy vëllezërve Bilali appeared first on Albeu.com.

Gjykata turke liron nga burgu të “fortin” e Shkodrës, Ibrahim Lici fiton lirinë
Drejtësia për vrasjen e Endri Mustafës duket se ende nuk do të vijë, pasi autori i dyshuar i kësaj vrasjeje, Ibrahim Lici, ka fituar lirinë nga autoritetet turke pas gati 1 muaj e gjysme qëndrimi në qeli.

Ai u arrestua më 13 shkurt në një lagje të Stambollit pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj turke.

Në momentin e arrestimit Licit iu sekuestrua edhe një armë zjarri si edhe dokumente të falsifikuara belge.

Por, pavarësisht këtyre dy veprave penale të kryera në Turqi dhe veprave të rënda penale për të cilat dyshohet në Shqipëri, për të cilat autoritetet shqiptare kanë përcjellë drejt Turqisë një dosje voluminoze me qëllim ekstradimin e tij drejt vendin tonë, ai sërish është lënë i lirë.

Në një seance të mbajtur dy ditë më parë në Stamboll gjykata turke ka vendosur lirimin nga qelia të Ibrahim Licit dhe masën shtrënguese ndaj tij për të mos dalë nga territori turk deri në përfundim të hetimeve ndaj tij, shkruan TCH.

Për gjithë këtë proces pala shqiptare nuk ka marrë asnjë informacion pavarësisht se procedurat e ekstradimit kishin nisur.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me vetëm 5 shtete SHBA, Angli, Itali, Spanjë dhe Kosovë ndërsa në rastet e tjera përfshin këtu edhe Turqinë vepron sipas ligjit për marrëveshjet juridiksionale me autoritetet e huaja për çështjet penale.

Ibrahim Lici është një nga më të kërkuarit e policisë shqiptare, i cili akuzohet për një mori vrasjesh përmes atentateve në Shkodër. Më e fundit ishte ajo e Endri Mustafës në vitin 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër.

The post Gjykata turke liron nga burgu të “fortin” e Shkodrës, Ibrahim Lici fiton lirinë appeared first on Albeu.com.

U arrestua në Turqi për vrasjen e Endri Mustafës, flet babai i Ibrahim Licit: Djali im s’ka gisht, ai ishte në Tiranë kur ndodhi krimi
Pak ditë më parë, autoritetet Turke, arrestuan shtetasin shqiptar Ibrahim Lici, pasi ishte shpallur në kërkim për ekzekutimin e Endri Mustafës.

Por, babai i tij i ka mohuar akuzat.

Mustafa Lici, tha sot para SPAK-ut se djali i tij ka qenë në Tiranë kur është vrarë Mustafa.

“Dosjen e ka bërë gati Ardit Hasanbegaj dhe Niko Brahimaj. Pasi bëri dosjen e djalit tim Niko Brahimi u bë drejtor i Policisë Kriminale. Kam dorëzuar pamjet filmike dhe qelizat telefonike që djali im ndodhej në Tiranë. Pamjet i kam bërë në shumë kopje se nuk kam besim”, tha Lici për mediat.

The post U arrestua në Turqi për vrasjen e Endri Mustafës, flet babai i Ibrahim Licit: Djali im s’ka gisht, ai ishte në Tiranë kur ndodhi krimi appeared first on Albeu.com.

U arrestua në Turqi, Prokuroria e Shkodrës dërgon kerkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit
Prokuroria e Shkodrës, i ka përcjellë materialet Ministrisë së Drejtësisë bashkë me kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit.

Lici u arrestua javën e kaluar në Turqi, lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua.

Pas kësaj pritet që ministria e Drejtësisë, t’i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit.

Gjykata Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë,  Endri Mustafën.

Ashtu siç ishte përfolur për vendodhjen e tij pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, Ibrahim Lici u arrestua në Turqi.

Agjentët e antikrimit në Shkodër, kishin siguruar informacion se i shumëkërkuari Lici fshihej në Turqi.

Pas kësaj, Interpol Tirana ka bashkëpunuar ngushtë me autoritetet policore të Turqisë, për kapjen e tij.

Lici u vu në pranga kur Policia turke, finalizoi operacionin policor të koduar “Jehona”.

Por menjëherë pas publikimit të lajmit, Hamza Lici,  vëllai i Ibrahim Licit deklaroi nga Turqia se ky i fundit nuk është arrestuar nga policia, por është vetëdorëzuar me qëllim për të kërkuar azil në shtetin turk, për shkak se nuk ndihet i sigurtë në Shqipëri.

Ai thotë se e nuk është e vërtetë se Ibrahim Lici, është arrestuar dhe shton se i vëllai i tij është i pafajshëm dhe nuk ka kryer asnjë vrasje.

Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg, 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

The post U arrestua në Turqi, Prokuroria e Shkodrës dërgon kerkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ Ibrahim Lici është vetëdorëzuar tri ditë më parë dhe ka kërkuar azil politik në Turqi
Është ndaluar në Turqi Ibrahim Lici, personi i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Lici ishte shpallur në kërkim, ndërsa besohet se ndalimi i tij është kryer tri ditë më parë pas procedurës së vetëdorëzimit ku ka kërkuar azil politik, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta nga grupet kriminale Shqiptare.

Lici ka dorëzuar biseda të aplikacionit Sky ku grupet kriminale flasin për përndjekjen dhe planet me qëllim vrasjen e tij, shokëve dhe familjes së tij.

Nisur nga këto prova, mësohet se Lici ka shfaqur dëshirën që të vijë në Shqipëri dhe të përballet personalisht me akuzat për vrasjen e Mustafës, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021, në lagjen Guerrile, Shkodër.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe nga struktura të tjera të specializuara të Policisë së Shtetit, si dhe i shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore turke, finalizohet operacioni policor i koduar “Jehona”.

Operacioni, nga Policia e Turqisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në drejtimin e SPAK.

Kapet në Turqi dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, një 31-vjeçar i shumëkërkuar për vrasje.

Strukturat vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se shtetasi i shumëkërkuar I. L. fshihej në Turqi. Më tej, struktura të specializuara të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (Interpol Tirana) e kanë shkëmbyer menjëherë këtë informacion dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me autoritetet policore të Turqisë, për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale, ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve, Policia turke ka finalizuar operacionin policor të koduar “Jehona”, gjatë të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi i shumëkërkuar I. L., 31 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shperthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. M.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e të shumëkërkuarit, drejt Shqipërisë./albeu.com

The post DETAJET/ Ibrahim Lici është vetëdorëzuar tri ditë më parë dhe ka kërkuar azil politik në Turqi appeared first on Albeu.com.

I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi, Ibrahim Lici
Autoritetet turke, kanë arritur të vënë në pranga shtetasin Ibrahim Lici, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, në Maj të vitit 2021.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë, emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Lici ishte në shënjestër të grupit të Bajrave për t’u ekzekutuar sipas dosjes Metamorfoza.

Ndërsa Endri Mustafa, njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër.

Në familjet Lici dhe Bilali, janë kryer një sërë vrasjesh. Në gusht të vitit 2018, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit.

Policia turke ka rënë në gjurmët e tij, duke ndjekur një person të besuar të tij që udhëtoi nga Shqipëria për ta takuar.

The post I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi, Ibrahim Lici appeared first on Albeu.com.