Hristjan Mickoski Archives - Albeu.com

VMRO – DPMNE propozon që zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut të mbahen muajin prill
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka akuzuar se Qeveria po i shmanget marrëveshjes për datën e zgjedhjeve dhe hap mundësinë e krizës kushtetuese dhe politike.

Mickoski tha se është turp që datat e zgjedhjeve shpërndahen nëpër media, por ai sërish publikisht i bëri thirrje kryeministrit Kovaçevski që ta fiksojë datën në një periudhë që e caktoi  kreu i VMRO-së.

Për dallim nga propozimi i mëparshëm i opozitës maqedonase për mbajtjen e zgjedhjeve të dyfishta më 8 maj, tani Mickoski ka ofruar për deputetë dhe për president të votohet në të njëjtën ditë në periudhën mes Ramazan Bajramit dhe Pashkëve.

Përkatësisht, tani në lojë për opozitën janë të dielat më 14, 21 dhe 28 prill të pranverës së ardhshme, nëse nuk arrihet marrëveshje tjetër politike për votim në ditë pune.

“Duhet të merremi vesh për një datë për zgjedhje të rregullta. Ja një propozim, le të marrë fletë të bardhë dhe le të shkruajë çdo datë që të dojë mes dy festave më të mëdha fetare pranverën e ardhshme, dhe le të bëjmë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale me një shpenzim”, tha Hristian Mickoski– kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, socialdemokratët ritheksuan se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar. Ata thonë se janë të gatshëm të flasin për data, por fillimisht për zgjedhjet presidenciale e më pas parlamentare.

“Zgjedhjet do të jenë vitin e ardhshëm në mandatin e rregullt. Fillimisht zgjedhjet presidenciale dhe më pas parlamentare dhe ne jemi të gatshëm të diskutojmë datën e saktë të këtyre zgjedhjeve, fillimisht për presidenciale dhe më pas për ato parlamentare, në nivel grupesh pune. Pres që së shpejti të formohen dhe të fillojnë punën”.

Për momentin nuk dihet nëse datat që Mickoski propozoi janë në përputhje me afatet e Talat Xhaferit. Konkretisht, kryetari i Kuvendit paraprakisht deklaroi se e vetmja datë në të cilën mund të organizohen zgjedhje të dyfishta të rregullta është 5 maji, por meqë në këtë datë janë Pashkët, në lojë ka qenë edhe tetë maji, si dita e fundit e mundshme për të organizuar raundin e dytë tëg zgjedhjeve presidenciale, sepse presidenti i ardhshëm duhet të inaugurohet më 12 maj”, u shpreh Darko Kaevski – deputet i LSDM-së.

Mbështetje për zgjedhje të dyfishta më herët ka ardhur edhe nga opozita shqiptare përmes Lëvizjes Demokratike, ndërsa BDI-ja është përgjigjur se për ta është i pranueshëm çdo variant.

E vetmja gjë për të cilën Mickoski dhe Kovaçevski janë pajtuar deri më tani është që data e zgjedhjeve të dakordohet në një grup punues ndërpartiak dhe jo në takim liderësh, por një grup të tillë, edhe pse është paralajmëruar prej kohësh, ende nuk është formuar./ Alsat.mk

The post VMRO – DPMNE propozon që zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut të mbahen muajin prill appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski thirrje deputetëve të mbështesin ndryshimet kushtetuese, Mickoski këmbëngul për zgjedhje të parakohshme
Ndryshimet Kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të fillojë procesi i diskutimit në përputhje me procedurën për të njëjtat në parlament, aty edhe ku e kanë vendin. Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili tha se është prioritet i çdo deputeti që të mbështesë këtë proces dhe të sigurojë vazhdimin e integrimit europian të vendit duke hapur kapitujt, dhe duke i dhënë fund negociatave deri në vitin 2030.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk ka të bëjë me mandatin e Qeverisë, por me integrimin evropian të shtetit dhe është obligim i çdo partie politike që të mbështesë integrimin evropian. Kur ndryshimet e Kushtetutës do të shqyrtohen nga Qeveria, ato do të shpallen dhe bëhen publike dhe atëherë të gjithë qytetarët tanë do të mund të sigurohen që këto janë ndryshime teknike, me të cilat diçka që tashmë është fakt në Kushtetutë, sipas deklaratave të disa ekspertëve më të mëdhenj juridikë në vend, do të futet në Kushtetutë shtesë në rubrikën “pjesë të kombeve të tjera që jetojnë në vend”,Kovaçevski.

Ndërsa, kreu i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Hrisitjan Mickoski, nuk heq dorë nga qëndrimi i tij se nën didaktin bullgar nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Ai tha se VMRO-ja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të kërkojë që rrethanat të ndryshojnë dhe pastaj të hapen temat për ndryshime të mundshme kushtetuese.

“Ne nuk bëjmë marrëveshje prapaskenash me askënd dhe asgjë, është vetëm një opsion në tavolinë, zgjedhjet e parakoshme parlamentare. Pas atyre zgjedhjeve, qëndrimi ynë në lidhje me diktatin bullgar mbetet i pandryshuar, rrethana të tilla herë pas here në të ardhmen sa të jem unë kryetar i VMRO-DPMNE nuk do t’i pranojmë. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për të ndryshuar ato rrethana, të shohim se çfarë do të marrë ky popull dhe Maqedonia se shtet në formën e garancive”, tha Mickoski.

Ndrakaq, kryeministri  është i vendosur që edhe nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

The post Kovaçevski thirrje deputetëve të mbështesin ndryshimet kushtetuese, Mickoski këmbëngul për zgjedhje të parakohshme appeared first on Albeu.com.

Mickoski nga Brukseli: S’ka marrëveshje, zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza
Nga Brukseli, takimet me përfaqëues të lartë të BE-së, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sërish ka përsëritur se kjo parti nuk pranon asnjë marrëveshje sipas diktatit bullgar dhe se vendit i duhen zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare.

“Mesazhi ynë është i qartë. VMRO-DPMNE nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të jetë sipas diktatit bullgar. Ky është mesazhi thelbësor që e dërguam dhe do ta dërgojmë në Bruksel. Cështja e dytë që e themi në takime është që në Maqedoni sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare” – tha Mickoski.

Mickoski, sic ka deklaruar, është shprehur i habitur nga ajo që kishte dëgjuar nga bashkëbiseduesit. Sipas tij, anëtarët e Qeverisë kur vijnë në Bashkimin Evropian, sipas tij, akuzojnë opozitën dhe kërkojnë nga Brukseli të bëjë presione ndaj VMRO-DPMNE-së ta pranojë marrëveshjen me Bullgarinë. /KlanMacedonia

The post Mickoski nga Brukseli: S’ka marrëveshje, zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza appeared first on Albeu.com.

Mickoski: LSDM t’i pranojë propozimet tona
Pesë ditë pas takimit në mes Dimitar Kovaçevskit dhe kryetarit të partisë opozitare, Hristijan Mickovski, në Maqedoninë e Veriut, ende nuk kanë pushuar reagimet e partisë opozitare.

“LSDM është plotësisht e vetëdijshme për atë që kam ofruar në takimin e liderëve, por manipulimi i vazhdueshëm që bëhet duke paraqitur informacione të pasakta dhe duke imputuar fjalë praktikisht pasqyron gjendjen në parti dhe nënkupton mungesën e vullnetit për të bërë një hap të vërtetë përpara me një zgjidhje që do të nënkuptojë ruajtjen e identitetit dhe integrimin real dhe të shpejtë të shtetit”, tha Mickoski për “Deutsche Welle”.

Ai sqaron se edhe në vetë takimin Kovaçevski ka qenë i vendosur se nuk ka marrëveshje, gjë që e ka thënë edhe më pas në konferencën për media.

“Qëllimi im ishte që t’i rregulloj gjërat dhe t’u jap një perspektivë tjetër proceseve, të krijoj një zgjidhje që nuk do t’i dëmtojë qytetarët dhe të ardhmen e Maqedonisë. Më vjen keq që LSDM-ja po humb një mundësi të madhe dhe historike”, tha Mickoski.

Ai tha se presin përgjigje nga LSDM për propozimet e OBRM-PDUKM-së për të hyrë në Qeveri, në të cilën BDI nuk do të jetë pjesë dhe ndryshimet kushtetuese të vlejnë pasi 27 vendet anëtare të BE-së do ta ratifikojnë protokollin aderues për hyrje të RMV-së në BE.

The post Mickoski: LSDM t’i pranojë propozimet tona appeared first on Albeu.com.

Mickoski propozon 3 data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, në një intervistë në Tv Sitel mbrëmjen e djeshme, theksoi se në takimin me kryeministrin me Dimitar Kovaçevskin, ka ofruar tri data për zgjedhje të parakohshme për këtë vjeshtë, ose edhe Qeveri të gjerë.

“I thashë propozimin tim për zgjedhjet që do të mbaheshin këtë vjeshtë, dhe i sugjerova tri data të mundshme: 24 shtator, 1 tetor ose 8 tetor. Le të shkojmë në zgjedhje, kushdo që mposhtet të mbështesë fituesin në mbrojtje të interesave kombëtare. Pra, le të kërkojmë garanci për identitetin shekullor maqedonas, kulturën, traditën, veçantinë, zakonin dhe gjuhën nga Këshilli Evropian”, theksoi Mickoski.

Mickoski tregoi se kërkon paketë ekonomike nga BE për projekte për nevoja esenciale të qytetarëve në formë të grantit dhe linjës kreditore për ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Ndërsa sa i përket Qeverisë së zgjeruar, ai ka propozuar një Qeveri pa BDI-në.

The post Mickoski propozon 3 data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, sot takimi Kovaçevski- Mickoski
Sot do të mbahet takimi i lidershipit ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në orën 11:00 në Klubin e Deputetëve, në të cilin nga qeveria thanë se do të diskutohet për vendimet që duhet të miratohen në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë.

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate me shkrim kanë thënë se Kovaçevski të zgjedhë ndryshime kushtetuese dhe tradhti ose bashkim kombëtar dhe një shans të drejtë ndërsa populli zgjedh unitetin dhe një shans të drejtë.

VMRO DPMNE :

“Pretendimi i qeverisë se nëse nuk pranojmë amendamentet kushtetuese, vendi do të shkojë në izolim, sepse mund të shkojmë diku ku jemi tashmë, është i pasaktë. Maqedonia me LSDM-në tashmë është në izolim, sepse qeverisin me krim dhe bëjnë tradhti në çdo hap”.

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, i pyetur se çfarë do t’i ofrohet liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, në tryezën e takimit të lidershipit me Dimitar Kovaçevskin tha se pret që të shtrohen të gjitha pyetjet lidhur me ndryshimet kushtetuese, të diskutohet vetë teksti dhe procesi se si të zbatohen sa më shpejtë dhe thjeshtë për të vazhduar negociatat dhe për të hequr bllokimin e mundshëm.

BOJAN MARIÇIQ, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJET EVROPIANE

“Mendoj se vetëm dialogu është zgjidhja më e mirë dhe para se të fillojë procedura në Kuvend, është logjike që liderët e partive më të mëdha politike të ulen dhe të bisedojnë. Qeveria gjithmonë do të jetë konstruktive”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski të hënën tha se ftesa për mbledhjen e liderëve i është dërguar VMRO-DPMNE-së për të zgjedhur mënyrën dhe formatin në të cilin do të zhvillohet takimi. “Do të diskutojmë dy tema nga të cilat varet integrimi i vendit. Deri më tani, kam thënë se në vend ekzistojnë dy koncepte – një për një Maqedoni evropiane dhe tjetri, i udhëhequr nga E Majta, për një Maqedoni të izoluar” deklaroi Kovaçevski./shenja

The post Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, sot takimi Kovaçevski- Mickoski appeared first on Albeu.com.

Vendoset data e takimit Kovaçevski-Mickoski, çfarë do të diskutojnë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se kryeministri Dimitar Kovaçevski do të takohet më 7 qershor me liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski.

“Ju njoftojmë se me ftesë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mbahet takim mes Kryeministrit Kovaçevski dhe liderit të VMRO-së, Hristijan Mickovski. Takimi është caktuar për më 7 qershor të vitit 2023 (e mërkurë) në Klubin e Deputetëve në orën 11:00”, thonë nga qeveria e RMV-së.

Në takim, shtojnë nga atje, do të diskutohet para së gjithash për vendimet që duhet të miratohen në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë.

The post Vendoset data e takimit Kovaçevski-Mickoski, çfarë do të diskutojnë appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski fton Mickoskin në takim për “nxjerrjen e mësimeve për integrimin në BE”
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njoftoi se do ta ftojë liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një takim në dhjetë ditët e ardhshme, ku do të diskutohet për nxjerrjen e mësimeve për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe harmonizimin e pikëpamjeve për marrëdhëniet me vendet fqinje. Kreu i Qeverisë theksoi se pret që të hënën propozim-iniciativa nga grupi punues për ndryshimet kushtetuese të jetë në arkivin e Qeverisë dhe më pas të diskutohet në seancë qeveritare.

“Kryetari i opozitës tha se ne do të ishim bërë shtet binacional, pastaj trenacional, pastaj shtet i një populli, i disa kombeve dhe bashkësive dhe në fund doli që në fakt grupi i punës kishte bërë një propozim që ishte praktikisht në përputhje me konkluzionet e Kuvendit. Qëllimi është që shteti të vazhdojë të përmbushë qëllimin e dytë strategjik pas anëtarësimit në NATO, që është anëtarësimi në BE, që nuk është proces i një personi dhe një partie, por i të gjitha partive politike dhe të gjithë qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski është pyetur nëse partitë shqiptare do ta mbështesin propozimin duke pasur parasysh kërkesën e tyre për fshirjen e “20 përqindit” nga Kushtetuta dhe shkrimin në gjuhën shqipe.  Kovaçevski tha se mesazhe shumë të qarta kanë ardhur nga përfaqësuesit e BE-së dhe se beson se jo vetëm partitë shqiptare, por edhe të gjitha partitë në Parlament do ta mbështesin propozimin. /SHENJA

The post Kovaçevski fton Mickoskin në takim për “nxjerrjen e mësimeve për integrimin në BE” appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e RMV, Mickoski: Nëse nuk votohen, Kovaçevski të japë dorëheqje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, i ka bërë thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevskit, Zv.kryeministrit të parë Artan Grubit dhe Ali Ahmetit, që amendamentet kushtetuese t’i vendosin në rend dite në Kuvend dhe nëse vërtetohet se nuk ka shumicë thotë ai, Kovaçevski duhet të japë dorëheqje. Mickoski përsëriti se nuk do të ketë ndryshime të Kushtetutës në këtë përbërje parlamentare dhe theksoi se grupi punues i udhëhequr nga Margarita Caca Nikolovska nuk ka mandat të punojë derisa Kuvendi i Maqedonisë të konstatojë nevojën për ndryshimin e Kushtetutës.

“Shfrytëzoj rastin dhe i bëj thirrje njeriut që është emëruar atje, Dimitar Kovaçevskit, dhe atij që realisht që drejton Qeverinë, Artan Grubi së bashku me Ali Ahmetin, që këto kërkesa t’i paraqesin në Kuvend, d.m.th të paraqesin nevojën për hapjen e Kushtetutës, që deputetët të shprehen. Kemi dëgjuar në shtator, pastaj në tetor, pastaj në shkurt, mars, dhe tani po kalon maji, që kanë dy të tretat në parlament. Atëherë le të marrin guximin Ali Ahmeti dhe Dimitar Kovaçevski dhe ta paraqesin atë kërkesë. Të votojmë, të shohim si do të votohet”, tha ai.

I pyetur se cila është baza e qëndrimeve se ndryshimet kushtetuese kanë të bëjnë me ridefinimin e Maqedonisë në shtet binacional Mickoski tha se qëndrimet e tilla bazohen në informatat që kanë ndarë anëtarët e siç thotë ai, të ashtuquajturit grup punues për ndryshime kushtetuese jashtë pjesës zyrtare të tij, ku duhet të ndryshohet preambula, me çka Maqedonia do të ridefinohet si shtet i dy popujve, dhe qytetarët e tjerë do të jenë bashkësitë etnike dhe pakicat.

“Pikërisht nga informacionet që vijnë nga i njëjti grup punues, nga njerëzit që thonë se jashtë pjesës zyrtare të punës së atij, të ashtuquajturit grupi punues, duhet ndryshuar preambula dhe Maqedonia praktikisht të ripërcaktohet si një shtet i dy popujve, bashkësive etnike dhe më pas pakicave. Ata i vlerësojnë të gjithë bashkëqytetarët tanë në tre shtylla dhe kjo ka ardhur si informacion direkt nga grupi i punës”, tha Mickoski.

Megjithatë, shtoi Mickoski, se tema për VMRO-DPMNE-në është mbyllur, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje dhe në këto kushte, duke përsëritur qëndrimin se VMRO-DPMNE  përkrah ndryshimin e kushtetutës sipas modelit kroat.

The post Ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e RMV, Mickoski: Nëse nuk votohen, Kovaçevski të japë dorëheqje appeared first on Albeu.com.

Artan Grubi tregon bisedën me Mickoskin për korridoret: Niseni punën pastaj shkojmë në zgjedhje
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka deklaruar se gurthemeli i korridorit 10D do të vendoset më 12 maj.

“Më 12 maj do të vendoset edhe gurthemeli i projektit korridori 10D. Po flitet për projektin më të madh në historinë e vendit, me një rëndësi strategjike jo vetëm për vendin por për mbarë rajonin. Një projekt me përfitim të mirë ekonomik për të gjitha kompanitë vendore të ndërtimit, për punëtorët tanë, pasi 51 përqind të resurseve punëtore do të jenë vendas”, deklaroi Grubi.

Grubi ka deklaruar se për projektin ka patur takime edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili, sipas tij, ka dhënë për ligjin special, duke i thënë që të nënshkruhet marrëveshja, të nis puna dhe më pas të shkohet në zgjedhje.

“Ai po ashtu është takuar edhe me përfaqësues të Bechtel Enka. Unë po ashtu jam takuar edhe me Vllado Misajllovski, ish ministër i transportit dhe lidhjeve. Me Aleksandar Nikollovskin për ligjin special dhe ndryshimet e tjera. Të gjithë u pajtuan se janë të nevojshme dhe se kanë propozimet e tyre për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore por asnjëherë nuk i dorëzuan”, ka deklaruar Grubi.

Sipas tij, Mickoski ka dhënë përkrahje për ligjin dhe i ka thënë “eceni ju punën tuaj, është projekti juaj, nënshkruajeni dhe pastaj shkojmë në zgjedhje të parakohshme”./shenja

The post Artan Grubi tregon bisedën me Mickoskin për korridoret: Niseni punën pastaj shkojmë në zgjedhje appeared first on Albeu.com.