hovenier Archives - Albeu.com

Hovenier: Kosova dhe Serbia të ripërkushtohen seriozisht në dialog
Diplomatë perëndimorë dhe përfaqësues organizatash të shoqërisë civile nga rajoni, thanë të mërkurën në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen më seriozisht në dialog si e vetmja rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe integrimin e tyre në strukturat euroatlantike.

Ata i bënë këto komente përgjatë punimeve të një takimi për Paqen dhe Demokracinë që po mbahet në Prishtinë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se nevojitet një ripërkushtim në dialog nga të gjitha palët.

“Ajo që na duhet është t’i jepet fund marrjes përsipër të detyrimeve të cilat nuk zbatohen.

Na duhet një seriozitet dhe qëllim në këtë dialog, mund ta quani riformatim, ripërkushtim, qasje të re apo qasje më energjike, por kjo është absolutisht e nevojshme dhe kjo duhet bërë nga të gjitha palët.

Ka mundësi të shumta për ta bërë një gjë të tillë.

Qeveria ime do të ndryshojë me 20 janar, Bashkimi Evropian ka përfunduar zgjedhjet dhe ka një strukturë të re udhëheqëse, prandaj qartazi është një moment thelbësor për të parë ku jemi, ku duam të shkojmë dhe të bëjmë disa ndryshime”, tha ai.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, tha se pengesa më e madhe në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është mungesa e tërësishme e vullnetit politik nga të dyja palët, duke ju referuar moszbatimit të marrëveshjes së Ohrit për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar.

“Na duhet një riangazhim urgjent, ka një ekip të ri në Bruksel dhe unë e them dhe e rithem sërish se Kosova duhet të jetë aktive në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse kjo është një rrugë e qartë edhe për integrimin e pakicës serbe në vend.

Por, gjithashtu kjo do të jepte sinjal se për Kosovën marrëveshja e Ohrit është ende e gjallë. Në të kundërtën Bashkimi Evropian mbetet i pakapshëm për Kosovën dhe Serbinë sepse nuk mund t’i bindësh vendet anëtare të bllokut pa qenë në gjendje të bësh minimumin”, tha ai.

Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është pika më e vështirë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Eksperti për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, tha se që kur të dyja palët kanë nisur procesin e bisedimeve, thelbi i tij ka qenë një lloj autonomie më e gjerë për serbët në Kosovë në këmbim të një njohjeje de facto të saj nga Serbia, por një gjë e tillë sipas tij nuk është më e mundur të arrihet.

“Sepse shumë nga problemet që pritej të trajtonte, posaçërisht sa i takon veriut të Kosovës, tashmë janë zgjidhur në mënyrë të njëanshme nga qeveria e Kosovës.

Është vështirë të paramendohet tani kthimi në një situatë ku qeveria e Kosovës do të thoshte ‘në rregull ne i kemi larguar të gjitha këto institucione serbe dhe i kemi zëvendësuar ato me institucione kushtetuese, por tani do të ju japim një strukturë vetëqeverisëse ku Beogradi mund të luaj ndonjë rol’, kjo thjeshtë nuk do të ndodhë.

Kështu që në një mënyrë zemra i është hequr këtij dialogu dhe nuk ka diçka të qartë me të cilën do të zëvendësohej”, tha ai.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se pas shumë vitesh, në një kontekst të ri gjeopolitik, Bashkimi Evropian po e shqyrton zgjerimin në mënyrën më serioze dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë këtë momentum të ri.

“Më duhet ta theksoj procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nëpërmjet dialogut, sepse është absolutisht thelbësore.

E di që ka pritshmëri nga struktura e re udhëheqëse dhe do të doja të citoj diçka nga mandati që më është dhënë prej 27 vendeve anëtare që thotë se ‘duhet të promovoj një Kosovë të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe shumetnike e cila angazhohet në bashkëpunimin rajonal’ dhe këtë do ta bëj.

Si përfundim ka një momentum të ri për të gjithë ne dhe mesazhi im për të gjithë është të jeni të gatshëm që kur treni të vijë të mos jeni vonë”, tha ai.

Ka 13 vjet që Kosova dhe Serbia janë të përfshira në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Vitin e kaluar palët arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por zbatimi i saj, që është edhe kusht për përparimin drejt anëtarësimit në bllok, ka ngecur.

Pjesëmarrësit në takimin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci theksuan sot rëndësinë që të dyja palët, por edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të ruajnë përqendrimin e bashkësisë euroatlantike ndaj rajonit, në të kundërtën ekziston rreziku që të krijohet hapësirë për ndikime të huaja keqdashëse, posaçërisht ndikimit rus në Ballkan./VOA

The post Hovenier: Kosova dhe Serbia të ripërkushtohen seriozisht në dialog appeared first on Albeu.com.

Hovenier: Qeveria e Kosovës të lëvizë përpara me Asociacionin
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se shteti i tij beson se për Kosovën është urgjente që të lëvizë përpara me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gjatë një interviste për transmetuesin publik të Kosovës, Hovenier tha se Kosova ka shumë miq që duan ta shohin shtetin pjesë të organizatës të Këshillit të Evropës dhe të shfaqë përkushtimin për të drejtat e pakicave dhe të drejtave të njeriut.

“Një nga mënyrat më të dukshme për të bërë këtë e që e kemi rekomanduar të gjithë, është ndërmarrja e këtij hapi të rëndësishëm të dërgimit të këtij drafti të BE-së të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Na duket se kjo është një gjë e rëndësishme për Kosovën, pa iu referuar Këshillit të Evropës, sepse do të ndihmojë për të siguruar mbrojtje të duhur për komunitetin etnik serb në Kosovë, por gjithashtu zhbllokon dhe hap këtë rrugëtimin në të cilin duam ta shohim Kosovën”, tha Hovenier.

Kosova dështoi të futej në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës të mbajtur në mes të majit në Strasburg, pasi shtetit iu vendos kusht që të lëvizte përpara me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Një ditë para takimit në Strasburg, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një letre njoftoi Këshillin e Evropës se Kosova synon që të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit, në këmbim të pranimit të shtetit në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Por, në letrën e Gërvallës thuhej se draft-statuti do të frymëzohej nga një draft i prezantuar kohë më parë nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung, e jo draft-statuti që iu paraqit Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja tetorin e vitit të kaluar.

Hovenier tha se me sa e kupton ai, kjo ofertë e Gërvallës më nuk është e vlefshme, ndërkaq sa i përket se çfarë draft-statuti duhet Kosova të dërgojë në Kushtetuese, ambasadori amerikan tha:

“Lidhur me pyetjen se cili draft dhe si dërgohet më tej, kjo është çështje e rëndësishme dhe padyshim që është një zgjedhje sovrane e Qeverisë së Kosovës se çfarë statuti zgjedh të hartojë dhe si e çfarë do të kërkojë të miratojë apo dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Por, do të them se drafti i ofruar nga Bashkimi Evropian – ky draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe – ofron një sërë përparësish unike dhe të rëndësishme”.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian, si ndërmjetës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim.

Po vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për normalizimin e raporteve, që parasheh edhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese tha më 2015 se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore.

Megjithatë, Kosova deri më tani nuk ka ndërmarrë hapa drejt themelimit të tij.

Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik./rel

The post Hovenier: Qeveria e Kosovës të lëvizë përpara me Asociacionin appeared first on Albeu.com.

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje dhe mundëson që faktet historike mos të kontestohen. Ai këto komente i bëri në 25 vjetorin e njërës nga prej masakrave më të tmerrshme të luftës në Kosovë, asaj të Krushës së Madhe.

“Ky muze do t’i ndihmojë të gjithë atyre që vijnë ta shohin atë, ta mësojnë atë që ne tanimë e dijmë, të mos lajthitet se faktet historike janë të pakontestueshme”, ka deklaruar ai.

“NATO-ja veproi pikërisht për shkak të krimeve të tmerrshme si ky që kishte ndodhur këtu. Të njëjtën ditë, sekretarja e atëhershme e shtetit, Marilyn Albright tha: “e kemi të pamundur të negociojmë përderisa Millosheviqi shton numrin e forcave, i sulmon civilët dhe i djeg fshatrat në Kosovë”.

“Aksionet e NATO-s kanë synim të shtyejnë paqen dhe sigurinë në Evropë dhe t’i jap fund mizorive dhe krizës humanitare. Si aleancë ne u bëmë bashkë për të reaguar vetëm pasi i kishim shterrur të gjitha alternativat për të ndalur gjakderdhjen”, ka thënë Hovenier.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij dhe solidaritetin me familjet e viktimave në cilësinë e përfaqësuesit të presidentit amerikan në Kosovë.

Hovenier ka thënë se e kupton që familjet dhe të mbijetuarit e kësaj masakre kanë kërkuar themelimin e muzeut qe 25 vjet, teksa është shprehur krenar për kontributin amerikan në proces.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihen krenare që i kemi mbështetur deri diku përpjekjet e juaja, përmes trajnimit të 30 kosovarëve për shkathtësi të intervistimit, etikë të historisë gojore dhe arkivimit si pjesë e historisë gojore të Bibliotekës Kombëtare me të mbijetuarit e masakrës së Krushës së Madhe”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Në mesin e disa rrëfimeve të masakrës, ai ka veçuar narrativën e ndërmarrëses Fahrije Hoti në filmin “Zgjoi” të Blerta Bashollit.“Edhe pse u përballën me gjithë ato tragjedi të tmerrshme, gra të Krushës e tejkaluan stigmën, diskriminim, u përballën me mërzinë e tyre dhe vendosën që të krijojnë një jetesë që është e lavdërueshme për çdo individ dhe është më e madhe se individi”, ka thënë ai.

Rohde: NATO ndërhyri për të ndaluar katastrofën humanitare dhe spastrimin etnik

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në ceremoninë përkujtimore të 25-vjetorit të Masakrës së Krushës së Madhe dhe inaugurimit të muzeut, ka thënë se kjo masakër ka treguar se kishte ardhur koha që NATO të ndërhynte për të shmangur tragjedinë humanitare dhe spastrimin etnik.

“Jam këtu për të përkujtuar dhe mbajtur zi për të gjitha ato viktima të atij krimi të tmerrshëm mizor të kryera nga forcat e Milloshoviqit dhe natyrisht për t’iu shprehur ngushëllime familjarëve të të gjitha viktimave. Kjo masakër si dhe masakrat tjera treguan se kishte ardhur koha që NATO të ndërhynte për të shmangur atë tragjedi humanitare si dhe spastrimin etnik që po ndodhte këtu”, ka thënë ai.

Rohde ka deklaruar se shumica e atyre që i kanë kryer këto krime janë ende në arrati dhe se kjo sipas tij,  nuk do të duhej të lejohej, pasi ata duhet të japin llogari.

“Jam krenar që jam sot këtu dhe së bashku me aleatët dhe partnerët tanë mund të them se Gjermania e ka ndihmuar që të ndërtojmë Kosovën në një shtet të lirë shumetnik dhe demokratik. Gjithashtu shpresoj që Kosova bashkë me të gjithë fqinjët e saj, së shpejti do t’i bashkohet shoqërisë evropiane”, tha Roohde.(E.Hoti)

Malaj: Duke respektuar të kaluarën hapim një të ardhme

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj në 25-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, ka thënë se “duke respektuar të kaluarën hapim një të ardhme”.

“Ne këtu jemi mbledhur nën hijen e një historie të zymtë, në një ditë të shënuar nga pikëllimi dhe respekti i thellë”, tha Malaj.

Ndërsa për hapjen e muzeut, ai bëri me dije se nuk është vetëm një akt kujtimi, por një deklaratë e guximshme e angazhimit kolektiv për të vërtetën, për drejtësinë e për pajtimin.

“Sot këtu përurohet një muze kushtuar kujtimit të masakrës në Krushë, një tragjedie të papërshkrueshme”, deklaroi Malaj. /K.Kasumi, rtk/

The post Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen appeared first on Albeu.com.

Qeveria e Kosovës jep detaje nga takimi Bislimi-Hovenier
Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje nga takimi i sotëm ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Në një komunikatë për media thuhet se në takim u bisedua rreth diskutimit të djeshëm të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Bislimi e informoi ambasadorin Hovenier mbi atë se çfarë u trajtua në këtë takim, fokus i së cilës ishte Marrëveshja Bazike dhe Aneksi Implementues i Ohrit dhe formalizimi sa më i hershëm.

Ai shtoi se për “ne marrëveshja është valide në tërësinë e saj”, gjë të cilën siç thuhet në komunikatë, ambasadori Hovenier e konfirmoi nga pozicioni i tij. Njëkohësisht, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin se delegacioni i palës serbe ritheksuan gjatë takimeve të djeshme qëndrimin e Serbisë kundër zbatimit të marrëveshjes dhe rrjedhimisht edhe formalizimit të saj. Sa i përket rregullores së BQK-së, Bislimi e informoi ambasadorin që diskutimi nuk është zhvilluar rreth dinarit apo rregullores, e cila nuk është çështje për diskutim apo kontestim, por rreth mënyrës së zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Në takim u trajtuan edhe tema të tjera që janë diskutuar dje në Bruksel, duke përfshirë artefaktet që Serbia duhet t’i kthejë Kosovës, si dhe shkeljet që po i bëjnë në disa marrëveshje si ajo e energjisë dhe telekomunikacionit, apo në rastin e tentimeve të vazhdueshme të bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, për çka ambasadori Hovenier shprehu qëndrimin e SHBA-së kundër tentativave të tilla.

Sot pas takimit me Bislimin, ambasadori amerikan kërkoi të ndryshohet mënyra e zbatimit të Rregullores së BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb. Ai tha se Bislimi nuk i ka treguar propozimet e Kosovës për çështjen e dinarit, pasi ka thënë se Qeveria po punon në to, derisa është shprehur optimist edhe për takimin e paralajmëruar për javën e ardhshme.

Hovenier gjithashtu tha se ka parë shenja pozitive nga takimi që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë pasur të martën në Bruksel, teksa iu përgjigj edhe kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ku nënvizoi se Kosova ka garanci të mëdha të sigurisë, pasi NATO është e gatshme të përgjigjet nëse është nevoja. Pas takimit një ditë më parë në Bruksel, Kosova dhe Serbia do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, deri më 22 mars, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve.

The post Qeveria e Kosovës jep detaje nga takimi Bislimi-Hovenier appeared first on Albeu.com.

Del fotografia nga takimi i Escobar me liderët e opozitës kosovare në rezidencën e ambasadorit amerikan
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i shoqëruar nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, është duke zhvilluar takim me liderët e opozitës së vendit.

Në takimin ndodhet kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Escobar takimin me ta po e zhvillon në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Gabriel Escobar ndodhet në Kosovë dhe i njëjti sot ka zhvilluar takim me presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Escobar e quajti Osmanin garantuesen kryesore të raporteve SHBA-Kosovë.

The post Del fotografia nga takimi i Escobar me liderët e opozitës kosovare në rezidencën e ambasadorit amerikan appeared first on Albeu.com.

Ambasadori amerikan në Kosovë: I habitur nga kritikat për draft-statutin e Asociacionit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se është i habitur me komentet dhe kritikat që janë duke u bërë për draft-statutin për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar prej zyrtarëve të lartë perëndimorë.

“Mendoj se fokusi duhet të jetë se si mund të ecë Kosova përpara, duke e adoptuar këtë draft, nëse ka pyetje rreth kushtetutshmërisë, siç e kam thënë edhe më herët, po e them sërish, ekziston vetëm një trup që mund të vendosë se çfarë është në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Hovenier, duke e përmendur se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e drafit të propozuar.

Ai i ka bërë këto deklarata, pas një bashkëbisedimi me studentë në Mitrovicë.

Hovenier u ka thënë mediave se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar lidhur me Asociacionin.

“SHBA-ja beson se është obligim për Kosovën që ta formojë Asociaicionin e komunave me shumicë serbe. E di që natën e kaluar BE-ja dhe Këshilli i tij e kanë rikthesuar atë pritje, që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë lëvizje në atë drejtim. Pozicioni i SHBA-së ka qenë i qartë. Asoacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë nivel i tretë pushteti, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk e duam edhe një Republika Sërpska. Nuk duam diçka që ka ndikim negativ në funksionim të shtetit të Kosovës”.

Hovenier është pyetur edhe nëse mund të ndryshojë drafti i propozuar, ndonëse ai ka thënë se dokumenti në fjalë reflekton qëndrimin e Perëndimit.

“Kjo është pyetje për [të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçakun, mendoj se ai i ka thënë Qeverisë së Kosovës dhe të tjerëve se është i hapur për komente. Mirëpo ekipi i Lajçakut, me mbështetje të SHBA-së, kanë punuar nga afër në këtë draft, për të garantuar se i përmbush të gjitha kushtet që i përmenda. A ka vend për përmirësime? Ndoshta. Por, nuk duhet humbur kohë në specifika për të humbur momentumin, për të ecur përpara me Asociacionin”.

Draft-statuti për Asociacionin u është prezantuar Prishtinës dhe Beogradit në tetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë thënë se për ta është i pranueshëm.

Gjërat nuk janë duke ecur përpara, për shkak të kushtëzimeve të palëve.

Në disa takime veç e veç me zyrtarë perëndimorë, në tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjeve me vendin fqinj garanton zbatimin e marrëveshjeve, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka insistuar në zbatimin e “asaj që është nënshkruar”.

Ditëve të fundit, drafti u është dorëzuar edhe partive opozitare në Kosovë.

Në disa prononcime për Radion Evropa e Lirë, përfaqësues të tyre kanë shprehur shqetësimin dhe mospajtime me të.

Sipas tyre, draft-statuti, si i tillë, prek karakterin unitar të shtetit dhe krijon paralelizma në pushtete.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Rreth udhëzimit administrativ për largim të kryetarit

Ambasadori Hovenier ka thënë se SHBA-ja pret nga Qeveria e Kosovës që të jetë fleksibile dhe të bëjë gjithçka që mundet për të garantuar që banorët, që dëshirojnë të largojnë kryetarin e komunës së tyre, të mund të veprojnë ashtu.

Ai i është referuar mundësisë që ofron një udhëzim administrativ, i hartuar nga pushteti, në shtator të këtij viti, i cili parasheh marrjen e disa hapave për largim të kryetarit.

Ambasadori amerikan ka thënë se udhëzimi është publikuar pas një kërkese direkte të SHBA-së dhe BE-së që Kosova të krijojë sistem që qytetarët të mund të largojnë një kryetar, nëse synojnë diçka të tillë.

Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në Kosovë – Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut – kundërshtojnë kryetarët e tyre shqiptarë në këto komuna, të cilët i kanë fituar zgjedhjet e prillit të vitit 2023, të bojkotuara nga banorët serbë.

“SHBA-ja e ka përsëritur se ndonëse katër kryetarët janë zgjedhur në mënyrë ligjore, askush nuk duhet të jetë i kënaqur me zgjedhjet që kanë pasur dalje më pak se 4 për qind të numrit total të qytetarëve të regjistruar”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja do të shqetësohet nëse nuk do të ketë fleksibilitet të pushtetit në këtë drejtim.

“Qytetarët gëzojnë të drejtën demokratike, nëse dëshirojnë të nisin një proces për largim të kryetarëve, janë disa kërkesa që të arrihet deri aty, mirëpo presim që pushteti qendror të bëjë gjithçka që mundet, jetë shumë fleksibil, në përputhje me ligjin, që të garantojë që qytetarët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre”.

Ditë më parë, qytetarët e katër komunave kanë nisur kërkesë te kryetarët e kuvendeve komunale – siç e parasheh udhëzimi – për largim të kryetarëve.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin u ka thënë mediave lokale në gjuhën serbe se e ka refuzuar kërkesën e qytetarëve të komunës “për shkak të arsyeve formale”.

Në deklarimin e tij është thënë se grupi i qytetarëve nuk ka vepruar në pajtim me udhëzimin administrativ dhe se ai nuk mundet “të veprojë dhe të konsiderojë apo të regjistrojë grupin si person të autorizuar”.

Rreth fletarrestimit për Radoiçiqin

Përgjatë adresimit para gazetarëve, Hovenier është pyetur edhe nëse ekzistojnë mundësi që Serbia të arrestojë Millan Radoiçiqin, pas fletarrestimit të lëshuar për të nga Agjencia Ndërkombëtare e Policisë -INTERPOL.

Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e një grupi të armatosur kundër Policisë së Kosovë, në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Si pasojë e sulmeve është vrarë zyrtari policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Fletarrestimi për Radoiçiqin është lëshuar në dhjetor me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Meqë Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, fletarrestimet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë.

“Fletarrestimi i lëshuar nga INTERPOL-i, nënkupton se kërkohet nga vendet që potencialisht ta arrestojnë dikë, bazuar në procesin ligjor të një vendi. Mirëpo disa herë, qeveritë kanë marrë vendime që të mos veprojnë në bazë të fletarrestimit. Duhet të ekzistojnë marrëveshje ekstradimi dhe kushtet tjera”.

Radoiçiq është marrë në pyetje nga Prokuroria e Serbisë në muajin tetor dhe është akuzuar për kryerje të disa veprave përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, gjykata në Beograd e ka liruar nga paraburgimi dhe ia ka konfiskuar dokumentet. /REL

The post Ambasadori amerikan në Kosovë: I habitur nga kritikat për draft-statutin e Asociacionit appeared first on Albeu.com.

Ambasadori Hovenier pret në takim disa politikanë serbë të Kosovës: Përsërita mbështetjen për sovranitet
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka pritur të martën në një takim disa politikanë serbë të Kosovës për, siç tha, të biseduar për çështjet e rëndësishme për komunitetin e tyre.

“Pata rastin të jem nikoqir i disa përfaqësuesve politikanë serbë të Kosovës sot. Mendimet e ndryshme dhe pluralizmi janë përbërës të çdo demokracie të fuqishme dhe të shëndoshë. Unë e përsërita mbështetjen tonë të kamotshme për një Kosovë sovrane, shumetnike dhe demokratike”, shkroi Hovenier në X, ish-Twitter.

Në takim, sipas një fotografie të publikuar nga ambasadori më 22 gusht, të pranishëm ishin, lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, kryetari i Lëvizjes së Serbëve të Kosovës, Branimir Stojanoviq, kryetari i Nismës Qytetare për Zubin Potokun, Milija Bishevac, dhe kryetari i Iniciativës “Mbijetesa Serbe”, Aleksandar Arsenijeviq.

Hovenier nuk dha hollësi për atë se çfarë u bisedua rreth çështjeve të komunitetit serb në Kosovë.

Në Kosovë, partia më e madhe e serbëve është Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar. Në dhjetë vjetët e fundit, ajo i ka fituar si zgjedhjet lokale, ashtu edhe ato të përgjithshme.

Pavarësisht se serbët janë shumicë në dhjetë komuna në Kosovë, numri i saktë i pjesëtarëve të këtij komuniteti nuk dihet, pasi ata kanë refuzuar që të marrin pjesë në regjistrimin e fundit të popullsisë më 2011.

Por, vlerësohet se në Kosovë jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të komunitetit serb. Sipas Kushtetutës, komunitetet gëzojnë të drejta të veçanta dhe mënyra e përdorimit të simboleve të tyre kombëtare rregullohet me ligj.

Po ashtu, sa i përket përdorimit të gjuhës, në nivel shteti gjuhë zyrtare janë shqipe dhe ajo serbe. Ndërkaq, gjuhët e komuniteteve të tjera gëzojnë statusin e gjuhës zyrtare në komunat ku një komunitet përbën shumicën. /REL

The post Ambasadori Hovenier pret në takim disa politikanë serbë të Kosovës: Përsërita mbështetjen për sovranitet appeared first on Albeu.com.

Raportet e Kosovës me SHBA-të, Hovenier: Për disa çështje kemi bashkëpunim të ngushtë, për disa kemi dallime
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, sot ka mbajtur një takim me gazetarë ku u pyet për një numër çështjesh.

Ndër të tjera, Hovenier mori një pyetje edhe për disa kërkesa opozitare së fundi që të shkohet në zgjedhje të reja, raporton Gazeta Express.

“A i shihni si të mundshme zgjedhjet e përgjithshme në një të ardhme të afërt?”, ishte pyetja që iu bë Hovenierit.

Por, për këtë çështje Hovenier tha se është i fundit që mund të flasë meqë s’është votues i Kosovës.

“Kjo është vërtetë një pyetje e mirë që do ta bëja ty si një votues dhe qytetar i Kosovës sepse jam personi i fundit të flas për këtë. Nuk kam të drejtë vote në Kosovë, sepse s’janë përfaqësuesit e mi  të zgjedhur, por tuajit. Është e vështirë për mua të spekuloj. Ju keni Kushtetutën e cila ka një numër mënyrash se si qeveritë mund të zëvendësohen ose të planifikohen zgjedhje të reja. Por, është e vështirë për mua t’ju them juve se kur ato mekanizma përdoren ose jo. Çfarë mendoni ju, a prisni zgjedhje në muajt e ardhshëm?”, ishte përgjigjja e Hovenierit.

Në këtë takim, Hovenier foli edhe për raportet Kosovë-SHBA.

Ai tha se shteti i tij ka synime strategjike sa i përket Kosovës dhe askush nuk mund të vendosë në pikëpyetje përkushtimin e SHBA-së për popullin e Kosovës dhe Kosovën.

Hovenier tha se s’është befasi se kanë pasë dallime me Qeverinë e Kurtit për atë se si duhet të ndodhnin disa gjëra. Këtu ai iu referua tensioneve të fundit në veri të vendit me vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

“Ne kemi qenë kritikë dhe kemi konsideruar se s’ka qenë e nevojshme dhe kemi kërkuar që kryetarët të punojnë nga lokacione alternative”, ka thënë ai.

Diplomati amerikan ka thënë se situata e raporteve SHBA-Kosovë është mikse meqë për disa çështje kanë bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë Kurti dhe për disa çështje kanë dallime. Por, ai potencon se SHBA respekton të drejtën e Kurtit për t’i bërë zgjedhjet e tij dhe atë se çfarë mendon se është më e mira për Kosovën.

The post Raportet e Kosovës me SHBA-të, Hovenier: Për disa çështje kemi bashkëpunim të ngushtë, për disa kemi dallime appeared first on Albeu.com.

Rama vijon vizitën në Prishtinë, takohet me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Prishtinë, në kuadër të turit të tij ballkanik për të informuar për takimin e radhës të Procesit të Berlinit.

Mësohet se gjatë qëndrimit në Prishtinë Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Hovenier është filmuar teksa del nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku besohet se ka zhvilluar takimin me kreun e qeverisë shqiptare.

Kujtojmë që ambasadori i SHBA në Pristinë ka qenë tejet i përfshirë si përfaqësues i SHBA-ve në situatën e krijuar muajt e fundit në veri të vendit me Serbinë.

The post Rama vijon vizitën në Prishtinë, takohet me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier appeared first on Albeu.com.

Hovenier: E pëkrahim Kosovën, jemi një në moment të vështirë me qeverinë e tanishme
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, thotë se është i vetëdijshëm për pakënaqësinë e një pjese që SHBA-ja nuk po pajtohet me qëndrimet e Qeverisë së tanishme të Kosovës. Megjithatë, ai thotë se përkrahja e SHBA-së për Kosovën, si vend, si ide, është e palëkundur.

Situatën e krijuar tani mes Kosovës dhe SHBA-së, Hovenier e sheh si përplasje qëndrimesh me Qeverinë e tanishme, por jo si përplasje e aleancës dhe fundin e përkrahjes.

“Ne jemi në një moment shumë më të vështirë tani, qeveri me qeveri, Qeveria e SHBA-së me Qeverinë e tanishme të Kosovës… Por, kjo nuk do të thonë se ne nuk ndajmë të njëjtat synime strategjike”.

Ai ka thënë se qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës si shtet është “përkrahës dhe këmbëngulës”, por kjo nuk do të thotë se ata do të mbështesin secilin qëndrim të secilës qeveri të Kosovës.

Hovenier thotë se SHBA-ja është e qartë në kërkesën e saj ndaj Kosovës, që është zbatimi i planit trepikësh të propozuar nga Bashkimit Evropian. Ai përmend se këtë qëndrim nuk e ka vetëm SHBA-ja, por edhe të gjithë partnerët e tjerë perëndimorë.

Ambasadori amerikan ka treguar se i lexon komentet në rrjetet e tij sociale kohë pas kohe dhe se është i informuar se këtë qëndrim të tyre nuk e mirëpresin të gjithë në Kosovë. /Express/

The post Hovenier: E pëkrahim Kosovën, jemi një në moment të vështirë me qeverinë e tanishme appeared first on Albeu.com.