hotelet Archives - Albeu.com

Stacione plazhi vetëm për hotelet, Topuzi: Pozitive, të luftohet informaliteti! Pa paketa ‘all-inclusive’, s’ka turistë cilësor
Në nëntë muaj vendi u vizitua nga 9.6 milionë shtetas të huaj që kishin ardhur për pushime në Shqipëri. Kjo shifër është 16.7% më e lartë se vjet, kur nga janari në shtator në territorin tonë hynë 8.2 milionë të huaj.

Por ky bum në shifra nuk po reflektohet në të ardhura, pasi vetëm një pjesë e vogël akomodohen si struktura të regjistruara.

“Këto janë probleme që lidhen me informalitetin e madh, sepse pavarësisht se vijnë miliona turistë, shumica flenë në struktura të paregjistruara”, thotë Zak Topuzi.

Për të garantuar turizëm cilësor kreu i shoqatës Hoteleri-Turizëm Zak Topuzi thotë në Report TV, sa reforma e re që vetëm hotelet do kenë stacion plazhi është pozitive pasi siguron hapësira publike.

“Kemi dështuar pothuajse 10 vjet në menaxhimin e plazheve. Çdo vit kemi bërë pothuajse një reformë të re, një mënyrë të re. Por s’duhet harruar në investimi në stacionet e plazhit nuk është i lehtë, se kalon nga 40 mijë euro në 100 mijë euro”, tha Topuzi.

Në verën e 2025-ës stacion plazhi do të kenë vetëm hotelet, dhe në çdo 1000 metër vijë bregdetare 30% do të jetë publike.

Topuzi shprehet se duhet punuar me strategji të qartë për të kompletuar ofertën turistike, pasi mungesa e resorteve me shërbime all-inclusive po i orienton shqiptarët drejt shteteve të huaja.

“Pjesa më e madhe e shtresës së mesme në Shqipëri dhe Kosovë nuk e gjejnë veten për të pushuar në vend, pasi janë me fëmijë e duan ofertë të kompletuar, dhe shkojnë në Greqi apo Turqi”, tha Topuzi.

Vetëm në muajin shtator kanë dalë jashtë vendit 698.268 shqiptar, kryesisht drejt vendeve të Evropës, ku dominon Greqia dhe Turqia, të cilat kanë shërbimin all-incluzive masivisht të përhapur.

HYRJET E TURISTËVE TË HUAJ

Janar-Shtator 2023         8.294.600 të huaj

Janar-Shtator 2024         9.680.030 të huaj

Rritja                            +1,385,430 të huaj

The post Stacione plazhi vetëm për hotelet, Topuzi: Pozitive, të luftohet informaliteti! Pa paketa ‘all-inclusive’, s’ka turistë cilësor appeared first on Albeu.com.

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
Dy javë më parë, ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin, një hotel me çmim ekonomik në Sarandë.

Gjithçka niste nga 60 euro ku i përfshirë ishte vetëm akomodimi, kurse për Ksamilin, çmimi më i lirë ishte 80 euro nata. Çmimet e akomodimit në këtë fillim sezoni u rritën me 25-30%.

Por, rritja e çmimeve duket se e uli menjëherë kërkesën, duke nxitur veprimin e kundërt.

Së fundmi, ka një fushatë sponsorizimesh në rrjete sociale ku strukturat akomoduese janë bërë aktive me oferta, në një përpjekje për të rifituar pikët që destinacionet po humbisnin nga rritja e çmimeve që ndodhi gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut.

Tashmë mund të gjesh për pikun e sezonit, pra pjesa e mbetur e korrikut deri më 20 gusht, hotele në Ksamil që ofrojnë paketa “half board” (dy vakte të përfshira) për 65-75 euro personi.

Kjo do të thotë që në dhomën dyshe të ofruar për një çmim 130 apo 150 euro, ofrohet mëngjesi dhe darka, shezlonet në plazh, parkimi.

Më herët edhe problematika e shezloneve, u kthye në një temë diskutimi pasi në një pjesë të plazheve çmimet nisnin nga 2 mijë lekë, deri në 15 mijë lekë (jo shezlone standarde).

Në Sarandë, një tjetër hotel ofron disa çmime sipas kategorisë së dhomë që do të marrësh.

Oferta i takon datës 26 korrik-28 gusht dhe për një dhomë dyshe çmimi është 75 euro person, për një dhomë treshe 59 euro/person dhe për një dhomë katërshe, 49 euro/person.

Në këtë ofertë përfshihet akomodimi, mëngjesi, darka, dhe parkimi.

Ajo që bie në sy është që oferta të kësaj natyre, mund të hasësh shpesh në “Instagram” ose “Facebook” dhe që janë të sponsorizuara nga strukturat akomoduese.

Ky fluks postimesh, duket se është shtuar sidomos ditëve të fundit.

Operatorët turistikë, raportojnë se numri i vizitorëve në Jug të vendit edhe pse në një nivel të mirë nuk është brenda pritshmërive që kishin dhe për këtë arsye numri i strukturave që po ulin çmimet po shtohet dita-ditës.

Për më tepër, po vihet re mungesa e pushuesve vendas të cilët kanë treguar një tendencë, për të rezervuar jashtë në vende si Greqia apo Turqia.

Po kështu, bregdeti shqiptar po vuan një prezencë më të ulët të shqiptarëve të Kosovës, të cilët në njërën anë janë në numra më të paktët si efekt i liberalizimit të vizave dhe në anën tjetër mendohet se edhe çmimet e rritura dhe euro e dobët kanë dhënë ndikimin e tyre./MONITOR

The post Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale appeared first on Albeu.com.

Taksa e pronës, qeveria fal hotelet e oligarkëve, barra i ngarkohet qytetarëve të thjeshtë
Qeveria po përgatit taksën e pronës që do të rëndojë në xhepat e qytetarëve për pasuritë e paluajtshme, që kanë në pronësi, por disa janë më të favorizuar se të tjerët përballë ligjit.

Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” përfshin disa kategori, që përjashtohen nga detyrimi për të paguar taksën e pasurisë.

Nëse është e kuptueshme se taksa e pronës nuk do të aplikohet mbi shtëpitë e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike, nuk kuptohet pse i shmangen taksës një shtresë e pasur, siç janë individët apo kompanitë që kanë në pronësi hotele me 4 apo 5 yje.

Ky nuk është rasti i parë kur qeveria kujdeset për më të pasurit. Në ligjin për investitorët strategjikë, klientëve të privilegjuar u ndërtohen nga shteti sistemi i furnizimit me ujë, sistemi elektrik, rrugët etj. Po ashtu, disa vite më parë, Rama u fali dhjetëra miliona euro më të pasurve kur vendosi uljen e tatimit mbi dividentin nga 15% që ishte, në vetëm 8%.

Neni 10 në projektligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”

Përjashtimet

1. Përjashtohen nga taksa e pasurisë, pasuritë e mëposhtme:

a) Pronat shtetërore;

b) Pronat fetare;

c) Ndërtesat e papërfunduara, që në 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor, janë duke u ndërtuar në përputhje dhe brenda afatit të ndërtimit të përcaktuar në lejen e ndërtimit;

ç) Strukturat akomoduese, “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;

d) Njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;

dh) Njësitë rezidenciale të ndërtesave në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve, të deklaruara si vendbanim, kur këta të fundit trajtohen me ndihmë ekonomike;

e) Njësitë rezidenciale të ndërtesave, të deklaruara si vendbanim, në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë;

ë) Banesat sociale në pronësinë e pushtetit vendor dhe njësitë e ndërtesave që në bazë të marrëveshjeve me Bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale; dhe

f) Njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore dhe që përdoren vetëm për qëllime jofitimprurëse.

2. Si përjashtim ndaj pikës 1, shkronja “a” e këtij neni, përjashtimi nga taksa e pasurisë nuk zbatohet për:

a) Pronat shtetërore që janë dhënë me qira, enfiteozë ose përmes ndonjë forme tjetër përdorimi, te personat privatë; dhe

b) Parcelat në pronësinë e shtetit, ku janë ndërtuar një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, nga posedues ose pronarë të tjerë të ndryshëm nga pronarët e parcelave.

3. Në rastet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, pasuritë e paluajtshme klasifikohen në kategori të tjera të vlerave dhe pronave, në përputhje me rregullat që përcaktohen në metodologjinë që miraton Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 18, pika 5, të këtij ligji.

The post Taksa e pronës, qeveria fal hotelet e oligarkëve, barra i ngarkohet qytetarëve të thjeshtë appeared first on Albeu.com.

14 shkurti bllokon hotelet në Shqipëri, 99% e tyre të rezervuara
Për shumë çifte, 14 shkurti nuk është vetëm një ditë në kalendar. Shën Valentini përherë e më shumë po përqafohet si “një festë mbi dashurinë”. Teksa një pjesë mjaftohen me lule e dhurata apo një darkë në restorant, të tjera çifte zgjedhin t’u largohen syve të të tjerëve.

Këtu alternativat janë më të kufizuara: udhëtim jashtë ose qëndrim në hotele me pishina dimërore apo shtëpi me qira ditore që po bëhen përherë e më shumë të parapëlqyera.

“Ndoshta lidhet me faktin që festa e Shën Valentinit është më intime, për sa kohë është festa e të dashuruarve. Me thënë të drejtën, vihet re një rritje e konsiderueshme e prenotimeve të hoteleve dhe apartamenteve me qira ditore”, thotë Frenkli Prengaj, që përfaqëson një agjenci apartamentesh me qira.

“Bumi” i kërkesave ka bërë që për këtë Shën Valentin të zihen thuajse të gjitha dhomat e hoteleve apo apartamentet me qira. Referuar platformave “online” si Booking dhe AirBNB në Lëpushë e Theth apo Rivierën e Jugut me epiqendër Vlorën kapacitetet akomoduese janë ezaururar thuajse tërësisht. Tirana, Durrësi gjithashtu kanë joshur shumë çifte të reja.

“Apartamentet me qira ditore kryesisht merren nga ata që jetojnë në rrethe. Po ashtu ka edhe të huaj”, shton Prengaj.

Për shkak se 14 shkurti nuk është një festë zyrtare, por edhe shtrenjtimit të çmimeve, agjencitë pohojnë se kërkesat për udhëtimeve nuk kanë njohur ndonjë rritje domethënëse.

“Ka një tendencë rritje normalisht, por kryesisht për pushimet në vend. Për udhëtimet jashtë nuk ka thuajse asnjë ndryshim nga ditët normale”, thotë operatori turistik Ferjolt Ozuni.

Megjithatë, nuk kanë munguar as ata që kanë arritur të arratisen jashtë, qoftë edhe për pak ditë.

“E preferuara e madhe ka qenë Parisi. Kërkesa ka pasur gjithashtu edhe për Barcelonën e Madridin në Spanjë, por edhe Milanon e Romën në Itali. Në listë nuk mungon as Stambolli”, shton Ozuni.

Teksa për një pjesë të shqiptarëve Shën Valentini është thjesht një ditë e bezdisshme, shpesh e shtrenjtë, festa aspak tradicionale çdo vit e më shumë po i jep një hov industrisë së udhëtimeve dhe atyre akomoduese.

The post 14 shkurti bllokon hotelet në Shqipëri, 99% e tyre të rezervuara appeared first on Albeu.com.

Si t’i shpëtoni pagjumësisë pa pirë ilaçe? Eksperti ndan këshillat
Pagjumësia është një nga problemet më të mëdha që kalojnë shumë njerëz ditët e sotme. Shumë njerëz mundohen ta kalojnë duke përdorur antibiotikë.

Mirëpo, profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar disa mënyra të thjeshta në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që vuajnë nga ky problem.

“Të ngrënit darkë relativisht më herët. Rekomandohet që në 6-7 të jetë darka dhe kjo të mos jetë shumë e rëndë. Ne shpeshherë jemi të obliguar nga një takim, nga një mbrëmje e madhe, nga një festë dhe e shkelim, por në këto raste do të përpiqemi që të hamë ushqime më të shëndetshme. Pra, t’i largohemi sa më shumë të skuqurave, të mos hamë qepore si qepa, hudhra, preshi, sidomos kur janë të freskëta, të pagatuara sepse na ndikojnë në një trazim, jo vetëm në erë të keqe të gojës, por në një trazim të stomakut. Nuk na lë të jemi në qetësi.

Natyrisht, shkak është dieta e keqe ose ushqimet e këqija. Këtu kemi parasysh edhe teprimin me alkool është një nga shkaqet që ne na duket se na vë në gjumë, por është e kundërta, se na detyron të ngrihemi natën, të shkojmë në banjo, të jemi të trullosur. Na prish të gjithë sistemin nervor dhe nuk na lejon të bëjmë një gjumë të qetë.

Rekomandim tjetër është që të mos pijmë ujë shumë vonë, sepse stomaku bën lluk-lluk si të jetë një përrua shkëmbor.

Ne gjithashtu duhet të kujdesemi që të mos e përjetojmë shumë diçka që është jashtë nesh, pra vdekja e dikujt, shtrimi i dikujt në spital. Ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura sa është gjallë, ta nderojmë kur ta përcjellim në varreza, por mos ta përjetojmë shumë. Sepse një përjetim i tepruar na shkatërron jetën tonë të mëtejme”, u shpreh Gjeta./abcnews.al

The post Si t’i shpëtoni pagjumësisë pa pirë ilaçe? Eksperti ndan këshillat appeared first on Albeu.com.

Pse hotelet përdorin çarçafë të bardhë?
Duke marrë parasysh se njerëzit, përgjithësisht, nuk janë qenie të qashtra, duket sikur nuk është shumë e volitshme për hotelet të përdorin shtroja në ngjyrat që njollosen më lehtë.

Por brenda kësaj fshihet gjenialiteti i shtrojave të bardha.

Të ftuarit nuk do të donin çarçafë që fshehin njollat. Në fund të fundit si do ta dinit me siguri se shtrojat janë të pastra nëse njollat do të kamufloheshin lehtë?

Çarçafët e bardhë janë një mënyrë efektive për hotelet që të dëshmojnë standardet e tyre të pastërtisë. Pak a shumë si të pasurit që visheshin dikur krejt më të bardha për të treguar se ua mbante xhepi ta mbanin të pastër, edhe hotelet përdorin çarçafë të bardhë për të treguar luksin. (Megjithëse, ta pranojmë, edhe hotelet më pak luksozë përdorin çarçafë të bardhë.)

Westin njihet për bërjen të famshme të çarçafëve të bardhë për hotel më 1990. Sipas zëvendës presidentit të dizajnit të markës , shtrati i bardhë krijoi një efekt aureole që i bënte të ftuarit ta mendonin se dhoma ishte rinovuar.

Ka gjithashtu një aspekt praktik të shtretërve të bardhë. Ngjyra e bardhë pritet të shkojë deri në tualet ( për peshqirë dhe rrobëdëshambër). Kur stafi i hotelit bën larjen, mund të heqin çarçafët e këqij, peshqirët dhe çdo material tjetër të pistë në të njëjtën makinë larëse pa u shqetësuar për prishjen e ngjyrave. Dhe kur vjen më e keqja dhe shtrati është njollosur shumë, çarçafët e bardhë lahen me zbardhues.

The post Pse hotelet përdorin çarçafë të bardhë? appeared first on Albeu.com.