horoskopi mujor Archives - Albeu.com

Horoskopi i muajit nëntor 2023, astrologia zbulon çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Dashi

Gjatë këtij muaji Urani do e tronditë paksa ritmin e jetës tuaj dhe qetësia nuk do jetë mbizotëruese. Jeta në çift do jetë ajo që do paguajë më shtrenjtë. Nëse keni pasur probleme vërtet serioze mundohuni t’i zgjidhni sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos lini asgjë për më vonë. Në datën 8 do keni një zënkë të rënë që do vendosë distancën mes jush dhe mund të mendoni të largoheni përfundimisht. Nëse jeni beqarë nuk keni për të pasur asgjë interesante dhe do ndiheni keq. Shëndeti do jetë i mirë dy javët e para, por më pas do vijnë vështirësitë. Kujdes me virozat! Profesionalisht do jetë muaj i rëndësishëm dhe do jeni plot angazhime. Kontaktet që keni lidhur do ju ndihmojnë të arrini objektivat. Në planin financiar, por i bëtë me kujdes llogaritë nuk keni për të pasur probleme.

Demi

Ky do jetë një muaj i mbushur me bashkëpunim. Do jeni të gatshëm të bëni edhe lëshime vetëm që gjërat t’iu ecin gjithmonë mirë. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me padurimin dhe ruani sa të mundeni qetësinë. Po e latë partnerin të flasë lirish e pa dorashka marrëdhënia mes jush do mbetet e kënaqshme. Do pajtoheni edhe pas disa zënka që keni pasur. Ju beqarët do keni më shumë fat pas datës 15. Bëjini sytë katër sepse asnjëherë nuk i dihet kur mund të shfaqet personi ideal. Për shëndet më të mirë duhet patjetër të kujdeseni me ushqimin dhe të bëni aktivitetin fizik. Në punë do mund të çliroheni nga tensioni i madh që keni pasur dhe do ndiheni më të gatshëm të shprehni me zë të lartë mendimet. Plutoni dhe Urani do ju mbështesin dhe do arrini majat. Financat nuk kanë për të pasur probleme serioze megjithatë për të ruajtur ekuilibrin duhet të shpenzoni përherë me kujdes dhe largpamësi.

Binjakët

Gjatë këtij muaji duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje personit që keni në krah sepse përndryshe ka për t’iu ikur nga duart. Java e parë do jetë e qetë, por aspak emocionuese. Vetëm pas datës 16 gjërat mund të fillojnë disi të ndryshojnë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të pare ne momentin qe me pak e presin. As vete nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë se gjërat mund t’iu ndodhnin në këtë mënyrë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar, jo nga ndonjë virus i stinës, por ankthi dhe stresi do jenë ato që do krijojnë probleme. Në punë do keni konkurrencë të fortë, por kjo nuk do ju frikësojë për të hedhur hapat e menduara. Nëse jeni të punësuar në një institucion dhe keni marrëdhënie me jashtë do jeni më me fat se të tjerët. Gjendja e financave do jetë e mirë, por jo aq sa për të kryer shpenzime ekstravagante apo për të hequr para mënjanë.

Gaforrja

Gjatë këtij muaji Mërkuri dhe Jupiteri do ju mbajnë larg problemeve serioze. Qielli juaj do jetë më i hapur sidomos pas javës së dytë. Nëse jeni në një lidhje ditët e para mund të ndodhin disa kontradikta për shkak të shpenzimeve të mëdha që keni kryer. Thirrini mendjes dhe bëni kujdes edhe me fjalët që do i thoni partnerit. Pas datës 15 situata do fillojë të ngrohet goxha. Nëse jeni beqarë joshni pa dorashka sepse vetëm përfitime keni për të pasur. Shqetësime të mëdha fizike nuk keni për të pasur, megjithatë po treguat kujdes për shëndetin do jetë akoma më mirë. Në punë mund t’iu anulohet një projekt ose mund të mos mbahet fjala që iu është dhënë. Sido që të jetë mos u dorëzoni sepse pas datës 10 planetët do nxitin kontaktet e reja. Në planin financiar për fat të mirë situata do fillojë të përmirësohet pas javës së parë. Do ndiheni më të qetë për këtë gjë.

Luani

Ky muaj do jetë herë pas here i trazuar. Ju që jeni në një lidhje do keni edhe debate me njerëzit qe ju rrethojnë. Mirë është t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Nëse jeni beqarë do njiheni me persona të shumtë, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje ashtu si e kishit ëndërruar. Shëndeti do jetë problematik dy javët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes në punë. Kujdesuni pak më tepër për veten tuaj. Në punë fillimi i muajit do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që javën e tretë ka rrezik që situata t’iu dalë jashtë kontrollit. Bëni mirë të mos ju besoni shumë kolegeve që keni pranë sepse do zhgënjeheni. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji do nxirrni kthetrat dhe do bëni çdo gjë për të mbrojtur interesat tuaja. Idetë që keni do i shprehni hapur edhe sikur të keni kundërshti nga të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do i jepni prioritet partnerit dhe do e bëni atë të ndihet me fat që ju ka në krah. Mosmarrëveshjet e vogla do i lini pas krahëve njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni shumë kërkues dhe nuk do arrini dot të gjeni një person që do i përmbushë të gjitha kërkesat që keni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por për fat do keni vetëm dhimbje kokë dhe muskujsh herë pas here. Në punë pavarësisht rrugës së vështirë nuk do dorëzoheni. Disa miq do ju ofrojnë goxha mbështetje. Sektorin financiar duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do mundeni dot ta stabilizoni lehtësisht situatën.

Peshorja

Ky ka për të qenë një muaj pozitiv dhe më i favorshëm për marrëdhëniet me të tjerët. Do jeni të kujdesshëm dhe nuk do hidhni hapa pa qenë të bindur. Nëse keni një lidhje do i shihni gjërat me optimizëm dhe do mendoni më tepër për të ardhmen. Mund të tentoni edhe për një fëmijë ju të martuarit. Ju beqarët mund të eklipsoheni nga dikush dhe pas datës 13 mund të mendoni të filloni edhe një lidhje. E rëndësishme është që do ndiheni përherë mirë e të përmbushur shpirtërisht. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Kombinoni ushqimin e ekuilibruar me aktivitet fizik dhe do ndiheni edhe shumë më të rinj sesa jeni. Në planin financiar, që nga data 10, do ecni me një skemë të mirë përcaktuar dhe do dini sa para të shpenzoni. Në punë do jeni profesionistë dhe do iu ofrohen mundësi të shkëlqyera për të treguar aftësitë që keni. Dielli do ua qartësojë idetë dhe do ju bëjë më këmbëngulës.

Akrepi

Gjatë këtij muaji duhet patjetër të merrni masa strikte nëse nuk doni t’iu ndodhin të papritura. Çështjet e zemrës duhen menaxhuar me më shume përkujdes sepse çdo gabim i vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për të ardhmen Gjithçka do ndryshoje pas datës 11. Ju beqarët, para se të hedhin hapa, duhet të dëgjoni edhe mendjen, jo vetëm zemrën. Gjendja shëndetësore herë pas here do kalojë vështirësi. Nuk do ndiheni në formën më të mirë të mundshme dhe kjo do ju mërzitë. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa akoma më strikte që situata të mbetet e kënaqshme. Në punë do filloni t’i shihni gjërat më qartë pas një periudhe të mbushur me turbullira. Pyeteni shpeshherë veten se cilat janë gjërat që dëshironi t’iu ndodhin dhe mos i ndalni përpjekjet.

Shigjetari

Këtë muaj do ju ndodhin vetëm gjëra pozitive sidomos në planin sentimental. Do merreni vesh mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do jeni të pandashëm, për gjithçka do merreni vesh dhe nuk do mungojnë as çastet pasionante dhe emocionuese. Edhe ju beqarët duhet ta dëgjoni sa më shumë zemrën sepse ajo nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire. Nuk do keni aspak shqetësime, madje as ju që muajin e kaluar keni vuajtur. Buxhetin duhet ta keni me tepër nën kujdes dhe nuk duhet të jepni para hua sidomos deri në datën 21. Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje për t’ia dalë sepse po fjetët gjumë nuk do mundohen të tjerët për ju. Për fat do i kuptoni shpejt këto gjëra dhe do merrni masa.

Bricjapi

Gjatë këtij muaji nuk do ju ndodhin gjëra të këqija, por mirë do jetë të mendoni të hiqni disa para mënjanë për të siguruar edhe të ardhmen. Në këtë plan do keni vështirësitë më të mëdha. Silluni mirë edhe me partnerin tuaj sidomos nga java e dytë e në vijim. Mundohuni ta surprizoni atë si dhe t’ia shprehni ndjenjat. I dashuri i zemrës tuaj do ketë nevojë jetike për mbështetje dhe ngrohtësi. Ju beqaret më në fund do besoni në dashuri pasi të njihen me persona fantastike. Zemra do ju rrahe pafund rreth datës 8 ose 9. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni shqetësime muskulore të cilat duhen trajtuar sa me pare. Për punën do jete muaj aktiv dhe i mbushur me risi. Me pak më shume kurajë dhe këmbëngulje do arrini majat

Ujori

Këtë muaj do jeni shume altruistë dhe ky do jetë një gabim. Nëse keni një lidhje gjeni edhe pak kohë për t’iu përkushtuar vetes sepse përndryshe partneri mund të shohë dikë tjetër. Ju beqarët do i keni mendimet shumë më të qarta dhe do dini kë dhe ku ta kërkoni personin e duhur. Data 15 do jetë me më shumë fat. Për shëndet më të mirë nuk do ju bënte keq pak aktivitet fizik, yoga apo not. Në planin financiar do keni më shumë fat pas datës 15. Falë disa hapave që do hidhni gjendja do ndryshojë përgjithmonë. Edhe në punë do keni arritje sepse do silleni si duhet dhe do hidhni kurdoherë hapat e duhura. Agresivitetin shmangeni për çdo lloj arsyeje.

Peshqit

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia që do keni ju për t’iu dhënë prioritet gjërave më të rëndësishme. Tregohuni të kujdesshëm e të matur në mënyrë që mos gaboni. Dashuria e çifteve nuk ka për të pasur probleme. Do jeni shume kureshtarë për të provuar gjëra të reja dhe mund të shkoni bashkërisht edhe në aktivitete interesante kulturore e sociale. Ju beqarët do keni gjithmonë shumë persona që do ju vijnë rreth e rrotull, por në datën 16 do ndodhë diçka vërtet e bukur së cilës duhet t’i përkushtoheni. Shëndeti mundet edhe të kalojë periudha delikate sidomos nëse i keni kaluar të dyzetat, megjithatë mos e lëshoni veten. Për financat deri në datën 10 duhet të merreni me menaxhimin dhe planifikimin që pastaj të dini si dhe sa të shpenzoni. Në punë do keni më shumë sukses nëse jeni në fushën e komunikimit ose shkencave shoqërore. Javën e tretë do keni më shumë besim tek vetja.

The post Horoskopi i muajit nëntor 2023, astrologia zbulon çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

Shenjat që do t’i kenë xhepat plot, Horoskopi për muajin shtator: Çfarë duhet të pres secili prej jush
Muaj i ri fillim i ri. Përgjithsisht në fillim të çdo sezoni të gjithë mbushen me shpresë për një të ardhme të ndritur.

Astrologu, Acharya Ravi Kumar Sardana na jep të gjitha detajet se çfarë ka muaji i shtator në kartat për ne.

Dashi

Shtatori sjell mundësi karriere dhe njohje. Përqendrohuni në rrjetëzimin dhe shfaqjen e aftësive tuaja. Projektet bashkëpunuese mund të çojnë në rritje. Jini të vetëdijshëm për konfliktet e mundshme; qasuni atyre me diplomaci.

Rritja e karrierës, mundësitë dhe suksesi pritet për Dashin këtë shtator. Ata këshillohen të lidhen dhe të punojnë për të shfaqur talentin e tyre. Dashi do të shohë rritje të dukshme në karrierë nëse bëjnë projekte bashkëpunuese. Por kini parasysh çdo konflikt që mund të shfaqet dhe përpiquni t’i trajtoni ato me takt.

Demi

Jepini prioritet kujdesit për veten dhe mirëqenien këtë muaj. Adresoni shqetësimet shëndetësore dhe adoptoni një rutinë të ekuilibruar. Marrëdhëniet mund të kenë nevojë për vëmendje; komunikimi i hapur mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve.

Është sezoni i kujdesit për veten dhe Demi duhet të përqendrojë energjitë e tyre në mirëqenien e tyre. Shqetësimet shëndetësore duhet t’i kushtohen vëmendje nga Demi dhe ata duhet të fillojnë duke konsumuar një dietë të ekuilibruar.

Binjakët

Komunikimi është jetik për Binjakët në shtator. Keqkuptimet në marrëdhënie mund të zgjidhen përmes diskutimeve të hapura. Mund të lindin ndjekje të reja arsimore ose krijuese, duke çuar në rritjen personale.

Siç thonë ata, ‘komunikimi është çelësi’; kjo vlen për shenjën e zodiakut Binjak në muajin shtator. Simboli i zodiakut mund të hasë keqkuptime në marrëdhënie, por ata duhet të dinë se këto mund të zgjidhen vetëm përmes bisedës dhe diskutimit.

Gaforrja

Financat janë në qendër të vëmendjes. Merrni vendime praktike, merrni parasysh investimet dhe kurseni për të ardhmen. Çështjet e shtëpisë dhe familjes gjithashtu kanë nevojë për vëmendje; krijimi i një mjedisi paqësor do të jetë shpërblyes.

Paratë e bëjnë botën të rrotullohet dhe praktikat më të mira financiare bëhen thelbësore për Gaforren këtë muaj. Ata këshillohen të marrin vendime të kujdesshme financiare dhe të mendojnë seriozisht për të bërë investime. Kursimi për ditën me shi është gjëja më e rëndësishme që Gaforrja mund të bëjë për të ndihmuar veten. Gjithashtu, mos harroni të përqendroni energjitë tuaja në çështjet e shtëpisë dhe vatrës dhe të krijoni një atmosferë të qetë dhe të lumtur rreth shtëpisë.

Luani

Kreativiteti dhe romanca lulëzojnë për Luanët këtë muaj. Shprehuni lirisht në përpjekjet artistike ose personale. Sharmi juaj është magnetik, duke tërhequr vëmendjen pozitive. Përdoreni këtë energji për të forcuar marrëdhëniet.

Është koha për të bërë të gjitha gjërat kreative dhe për t’u kënaqur me disa atmosfera romantike. Luanët duhet të marrin kohë për rritjen personale dhe përpjekjet artistike. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë të zodiakut janë tërheqës dhe simpatikë dhe duhet ta përdorin këtë energji si fuqinë e tyre për të forcuar lidhjet.

Virgjëresha

Familja dhe jeta në shtëpi janë të rëndësishme në shtator. Përqendrohuni në krijimin e një hapësire jetese harmonike dhe lidhjen me të dashurit. Punoni në balancimin e përgjegjësive tuaja dhe duke marrë kohë për kujdesin ndaj vetes.

Për Virgjëreshën, shtatori është një kohë për t’i dhënë përparësi familjes dhe shtëpisë së tyre dhe për të zhvilluar një atmosferë të lumtur familjare. Përpjekja për t’u lidhur me të afërmit e tyre të dashur do të ndihmojë gjithashtu. Ata gjithashtu duhet të shikojnë gjetjen e ekuilibrit të duhur midis përgjegjësive të tyre dhe t’i kushtojnë vetes kohë për t’u kënaqur me kujdesin e butë të dashur.

Peshorja

Ndërveprimet sociale lulëzojnë. Forconi lidhjet ekzistuese dhe përqafoni miqësi të reja. Kërkoni ekuilibër midis angazhimeve personale dhe profesionale. Kjo është një kohë e favorshme për ndjekje krijuese.

Peshorja duhet të marrë kohë për të krijuar lidhje dhe ndërveprime sociale. Krijimi i lidhjeve të forta, forcimi i mëtejshëm i atyre ekzistuese dhe të qenit i hapur ndaj miqësive të reja do ta lejojnë këtë shenjë të zodiakut të gjejë një jetë të lumtur. Gjithashtu përpiquni të vendosni ekuilibrin e duhur në frontin personal dhe profesional. Tani është gjithashtu koha për t’u bërë kreativ dhe për t’i vendosur ato ndjekje në rrugën e duhur.

Akrepi

Fitimet në karrierë dhe njohja janë të mundshme. Ndiqni ambiciet tuaja me vendosmëri. Megjithatë, sigurohuni që të ruani ekuilibrin punë-jetë për të parandaluar djegien. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen.

Akrepi ka përparime të mëdha në karrierë dhe vlerësime në kartat për ta këtë muaj. Ata këshillohen që të ndiqni ëndrrat tuaja dhe t’i ndiqni ëndrrat tuaja me guxim dhe zell të plotë. Megjithatë, kini kujdes që të mos digjni veten dhe mbani një ekuilibër midis punës dhe jetës suaj. Të gjitha përpjekjet tuaja do të shpërblehen.

Shigjetari

Kërkoni rritje personale përmes përvojave të të mësuarit. Mund të shfaqen mundësi udhëtimi ose kërkime filozofike. Përqafoni perspektiva të reja dhe përdorni këtë kohë për të zgjeruar horizontet tuaja.

Shigjetari do të jetë në kërkim të mundësive për rritje dhe mësim në jetë. Kjo shenjë e zodiakut mund të ketë gjithashtu një mundësi për të udhëtuar dhe për të bërë hapa filozofikë. Përpjekja për të përshtatur një këndvështrim të ri në jetë dhe zgjerimi i horizontit të tyre do të jetë gjëja që duhet bërë për Shigjetarin.

Bricjapi

Çështjet financiare kërkojnë vëmendje. Planifikoni dhe buxhetoni me kujdes për të shmangur shpenzimet e panevojshme. Kjo është një kohë e mirë për të rivlerësuar qëllimet tuaja financiare dhe për të marrë vendime strategjike.

Bricjapi duhet t’i kushtojë vëmendje çështjeve të parave, ata këshillohen të planifikojnë dhe buxhetojnë vetë dhe të anashkalojnë shpenzimet e panevojshme. Është koha që Bricjapi të ripunojë qëllimet e tij financiare dhe të bëjë zgjedhje të kujdesshme dhe strategjike në jetë.

Ujori

Marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes. Ruani partneritetet tuaja, si personale ashtu edhe profesionale. Jini të hapur për kompromis dhe komunikoni hapur. Përpjekjet e përbashkëta mund të çojnë në sukses.

Ujori do të jetë në qendër të vëmendjes këtë muaj. Ata gjithashtu do të kalojnë kohë për të ushqyer marrëdhëniet e tyre profesionale dhe personale. Por ata këshillohen të bëjnë komunikime të hapura dhe të dinë se si dhe kur të bëjnë kompromis. Çdo përpjekje bashkëpunimi do të sjellë përfitime për shenjën e zodiakut.

Peshqit

Fokusohuni në shëndetin dhe mirëqenien tuaj këtë muaj. Vendosni një rutinë që mbështet aftësinë fizike dhe mendore. Përqafoni praktikat e ndërgjegjes dhe kujdesin për veten. Mund të shfaqen gjithashtu mundësi profesionale.

Peshqit këshillohen të përqendrohen në shëndetin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme në muajin shtator. Kjo shenjë e zodiakut këshillohet të futet në një rutinë që mbështet shëndetin e tyre fizik dhe mendor së bashku. Kujdesi për veten dhe rritja e vëmendjes së tyre do t’i ndihmojnë gjithashtu Peshqit. Ata mund të kenë mundësi në frontin profesional.

/albeu.com/

The post Shenjat që do t’i kenë xhepat plot, Horoskopi për muajin shtator: Çfarë duhet të pres secili prej jush appeared first on Albeu.com.

Dashuria, financat dhe shëndeti: Çfarë ka parashikuar Horoskopi për muajin maj 2023
Dashi

Muaj mjaft i qetë do jetë ky për ju. Nëse keni një lidhje do jeni të logjikshëm dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara më parë. Partneri gjithashtu do ju bëjë të ndiheni për mrekulli falë surprizave që do përgatisë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të shoqërueshëm dhe do e takoni princin tuaj të kaltër më shpejt nga sa e kishit menduar. Gjërat do marrin një tjetër drejtim pas javës së dytë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por shqetësimet e vogla nuk kanë për të munguar. Konsumoni më tepër fruta e perime dhe shmangni gjërat pikante. Me financat do jeni goxha striktë. Pa i bërë mirë llogaritë nuk do hidhni asnjë lloj hapi. Jeta profesionale ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e mbushur me arritje. Mundet edhe të ndryshoni pozicionin për të kaluar diku ku do fitoni më tepër.

Demi

Pasi të kalojnë dhjetë ditët e para jeta juaj do jetë më e mirë. Nëse keni një lidhje do tregoheni të duruar me partnerin dhe do ja shprehni akoma më tepër ndjenjat. Harmonia, komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojnë në çdo çast. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Ju beqarët do filloni romanca fantastike në datën 12 ose 14. Gjithçka ka për të qenë më ndryshe më pas. Gjendja shëndetësore herë pas here do lerë për të dëshiruar. Mundohuni të mos e teproni me lodhjen dhe të bëni kontrolle sa më shpejt që të mundeni. Kështu do shmangni edhe të papriturat. Në planin financiar do duhet pak kohë derisa gjendja të stabilizohet. Rëndësi ka që gjatë gjithë muajit nuk do keni vështirësi të mëdha. Në punë do gaboni rëndë po u treguat të paduruar. Vetëm me qetësi dhe me plane arrihet më lehtësisht objektivi.

Binjakët

Ky do jetë një muaj pozitiv dhe i mbushur me momente të bukura. Mundohuni ta shfrytëzoni sa te mundni pranë personave të dashur. Nëse keni një lidhje do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do thoni gjëra të pamenduara. Ekuilibri do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do keni më tepër fat ta gjeni princin e kaltër gjatë dy javëve të para, më pas rastet do jenë më të pakta. Shëndeti nuk do jetë i keq nëse nuk mbani dieta strikte dhe nëse kujdeseni si duhet. Për të ruajtur financat të qëndrueshme do iu lejohet të merrni edhe para hua ose të pranoni ndihmat e pakushtëzuara të familjareve. Në pune do jeni më të qartë në mendime dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Në çdo debat me shefat do keni argumente të forta dhe do i bindni ata në çdo moment.

Gaforrja

Ky nuk do jete një muaj i qetë as për jetën familjare, as për atë sentimentale dhe as për jetën shoqërore. Do kaloni vështirësi të ndryshme të cilat me vone do ju bëjnë më të fortë. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që javët e para të kaloni një krizë të vështirë. Po nuk u treguat të logjikshëm dhe po këmbëngulët gjithmonë për t’u bërë çdo gjë që doni do keni probleme serioze. Shëndeti herë pas here do ketë probleme. Javën e parë bëni kujdes me ushqimet dhe praktikoni ndonjë aktivitet fizik. Nga java e dytë e në vijim situata do përmirësohet dalëngadalë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do kryeni shpenzime të pamenduara. Në punë do jeni të vendosur të ndiqni rrugën e drejtë për të arritur qëllimet tuaja. Nëse jeni ekonomistë do jeni më të privilegjuar.

Luani

Ky do jetë muaji i pajtimeve dhe i uljes së tensioneve. Do jeni më të hapur ndaj diskutimeve të qeta. Nëse jeni në një lidhje çdo gjë do përmirësohet pas javës së parë. Do filloni t’i shihni gjërat me një sy tjetër tashmë dhe do doni ta ndryshoni sa më parë rutinën. Ju beqarët do bëni mirë të jeni më përzgjedhës dhe jo të pranoni ftesën e parë që do ju bëhet. Duke parë shumë do bëni zgjedhjen më të mirë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë, por e shkëlqyer. Do keni gjithë energjinë dhe dinamizmin e duhur. Nuk pritet të prekeni as nga virozat e stinës. Në planin financiar do ju duhet me të vërtetë goxha mund dhe sakrifica për ta stabilizuar sa më parë situatën. Mirë është që këto çështje të mos ua besoni miqve. Në punë duhet t’i mendoni gjërat me kujdes para se të veproni dhe të mos rrezikoni së tepërmi.

Virgjëresha

Do keni diskutime të gjata me familjarët dhe me personat e afërt gjatë këtij muaji. Do i kuptoni gabimet e bëra më herët dhe do mundoheni që t’i ndreqni ato. Nëse jeni në një lidhje mos lejoni që rutina t’iu pushtojë, por bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël që të rindizni atmosferën dhe pasionin. Ju beqarët do keni takime të papritura dhe do merrni propozime fantastike. Gjithçka do jetë edhe më e bukur nga më parë. Shëndeti nuk do jetë gjithë kohës i mirë. Do ndiheni nervozë dhe mund të keni probleme me stomakun. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja nuk do jetë aspak problematike. Në punë gjërat do marrin një tjetër drejtim. Të gjitha përpjekjet e bëra deri më tani do japin rezultatet e veta. Edhe gjërat që dikur iu janë dukur të vështira do arrihen.

Peshorja

Nëse doni që ky muaj t’iu ecë sa më mirë duhet të keni më tepër besim tek vetja. Në jetë shumë gjëra mund të duken të pamundura, por nëse nuk tentoni nuk mund ta dish kurrë në mund t’ia dalësh apo jo. Nëse keni një lidhje jeta juaj në shumë momente do lërë për të dashuruar pasi të dy palët do doni që gjithçka t’iu ecë siç doni. Toleroni më tepër dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Ju beqarët do e merrni çdo gjë shtruar dhe nuk do kërkoni me ngulm një lidhje. Gjithsesi rreth mesit të muajit mund të merrni propozime të jashtëzakonshme. Shëndeti nuk do jetë problematik aspak dhe do keni mjaft energji. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë ato do jenë të kënaqshme për të përmbyllur nevojat. Në punë do jeni realistë dhe do i merrni gjërat shumë shtruar. Do ecin përpara me planet.

Akrepi

Gjate këtij muaji do ndodhin ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj dhe ato do ju bëjnë të reflektoni. E gjithë jeta do ju kalojë para syve dhe do i kuptoni edhe disa gabime që keni bërë. Për ju të dashuruarit do zhduken të gjitha dyshimet dhe mosmarrëveshjet dhe dielli do ndriçojë pafund. Nëse jeni beqarë do preferoni të keni njohje sa për t’u argëtuar dhe nuk do preferoni të filloni lidhje serioze. Dëshirat do ju plotësohen më shpejt nga sa mendonit. Shëndeti në shumë raste do ketë shqetësime të vogla, por nuk duhet ta lëshoni veten. Fatmirësisht do jenë gjëra jo serioze dhe kalimtare. Shpenzimet kanë për të pasur tronditje të mëdha. Në disa momente mund të gjendeni edhe në vështirësi. Java e dytë dhe e tretë do kërkoni më shumë vëmendje në punë. Mos i besoni askujt dhe reflektoni gjatë para se të merrni vendime.

Shigjetari

Jeta juaj këtë muaj do marre një tjetër rrjedhë. Do fokusoheni edhe me shumë tek jeta profesionale dhe në disa momente mund t lini çdo gjë tjetër pas dore. Ju që keni një lidhje mundohuni që për çdo shqetësim të flisni hapur me partnerin në mënyrë që të mos ju ndërlikohen gjërat. Mundohuni që në disa momente të bëni edhe surpriza sepse ato do ua shtojnë rrahjet e zemrës. Ju beqarët nuk do e keni mendjen aspak të joshni ndonjë person, por çdo gjë do ju ndodhë si me magji. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla. Kujdesuni më shumë për imunitetin e për lëkurën. Financat dy javët e para nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, por më pas çdo gjë do normalizohet e madje mund të ketë edhe përmirësime. Puna do ecë me ritme shumë të shpejta dhe të gjithë do mahniten nga performancat që do arrini.

Bricjapi

Gjatë këtij muaji do ju duket shpesh sikur nuk jeni në rrugën e duhur e sikur keni gabuar. Mundohuni të tregoheni më të qetë për gjithçka dhe të mos nxitoheni. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi të ndiheni jashtëzakonisht mirë dhe më të dashuruar se asnjëherë. Ndjenjat do i shprehni pafundësisht dhe me mënyra nga më të veçantat. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër kur të shkoni nëpër festa sepse atje keni për të njohur personat e përshtatshëm. Shëndeti për fat të mirë nuk do ketë shqetësime serioze, përveç ndonjë dhimbje koke, barku apo shpine, por pa pasoja. Buxheti në shumë momente do jetë i trazuar. Nuk duhet të shpenzoni asnjëherë pa bërë llogari sepse papritur mund të gjendeni me xhepat bosh. Në punë do jeni më të pavarur dhe do arrini të realizoni një projekt shumë interesant që do iu hapë shumë dyer.

Ujori

Këtë muaj do kaloni momente të bukura dhe do merrni surpriza të njëpasnjëshme. Nëse jeni në një lidhje do dini si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit dhe komunikimi nuk do shkëputet për asnjë moment. Ju beqarët nuk duhet të jeni të palogjikshëm dhe tekanjozë sepse keni për të humbur persona me shumë vlera. Koha ikën shpejt dhe nuk kthehet më pas. Gjendja shëndetësore nuk do jetë aq e mirë sa mendonit. Mund të keni shqetësime në disa pjesë intime dhe duhet të merrni shpejt masa. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes me tendencën megalomane për të shpenzuar sepse gjendja do përkeqësohet sa hap e mbyll sytë. Në punë mundohuni të jeni sa më diskrete dhe të mos ia thoni askujt projektet apo zgjidhjet që keni në mendje.

Peshqit

Këtë muaj duhet t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe të argëtoheni sa më shumë që të mundeni. Nga ana tjetër do njiheni me persona të rinj të cilët do kenë ndikim të madh tek e ardhmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lire dhe më të pavarur se asnjëherë më parë. Nga java e dytë mund të filloni edhe një projekt të përbashkët me partnerin dhe do keni më tepër besim tek ai. Ju beqarët mund të realizoni takime në rrethin profesional, të cilat mund t’ua ndryshojnë edhe jetën sentimentale. Shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe do keni energji të pashterueshme. Kujdes duhet të bëni vetëm me sytë duke shmangur qëndrimin gjatë para ekraneve. Financat do kërkojnë pak më tepër vëmendje që të mos bëhen problematike. Në punë, deri në datën 11, do i keni të gjitha mundësitë për të përmbyllur disa projekte gjigande. Në tërësi do jete muaj i begatë.

The post Dashuria, financat dhe shëndeti: Çfarë ka parashikuar Horoskopi për muajin maj 2023 appeared first on Albeu.com.

Plutoni në Ujor pas 200 vjetësh, ndryshime të mëdha në muajin mars, astrologia tregon çfarë e pret shenjën tuaj
Plutoni ndryshon shenjat këtë muaj, dhe kjo ndodh vetëm një herë në gjeneratë, sipas astrologëve. Ndërsa Plutoni kalon në Ujor, ekspertët e astrologjisë sugjerojnë që bota të shkojë drejt një shoqërie më humanitare. Astrologia Inbaal Honigman, tha: “Marsi i vitit 2023 na bën thirrje të shqyrtojmë qëndrimet tona ndaj barazisë dhe bamirësisë. Dy ndërrime të rëndësishme planetare ndodhin këtë muaj, të dyja rreth Ujorit, mjaft interesante.

Së pari, planeti Saturn, planeti i Karmës, lëviz nga Ujori te Peshqit në datën 7. Saturni ka qenë në Ujor për më shumë se dy vjet, kështu që ndryshimi do të thotë se disa qëndrime globale mund të ndryshojnë rreth çështjeve mjedisore dhe do të tërheqin telat e zemrës – ndoshta një incident ekologjik.

Planeti Pluton, planeti i përfundimeve dhe fillimeve, kalon në Ujorin më 23, për herë të parë në 200 vjet, kështu që do të ketë një zbatim më të fuqishëm të legjislacionit rreth barazisë.”

Dashi

Lajm i mirë në frontin e romancës, Dashi! Afërdita, planeti i dashurisë dhe shtëpia është në shenjën tuaj deri në datën 16, dhe kjo do të thotë se, pavarësisht nëse jeni duke u përpjekur të takoni dikë të ri apo të joshni dikë të vjetër, po funksionon.

“Bekimet e Venusit ju bëjnë tërheqës për të gjithë. Dhe si përfundim, planeti bujar Jupiter është në shenjën tuaj gjatë gjithë muajit, duke sjellë fat të mirë me para, kështu që ju mund të shkoni në takime në vende të bukura.”

Demi

“Ju jeni një shenjë me fat që shumë veta e kanë zili, sepse planeti juaj sundues është Venusi, i quajtur pas perëndeshës së dashurisë dhe bukurisë, kështu që stili juaj i lehtë dhe humori i hidhur nuk janë rastësi”, shtoi ajo.

“Këtë muaj, planeti Venus i dashurisë është në shenjën tuaj nga data 16 e tutje, ndaj përgatituni për letrat e dashurisë, pasi do të jetoni jetën tuaj më të mirë romantike. Meqenëse planeti juaj sundues është në shenjën tuaj personale, ai ndihet si në shtëpinë tuaj, kështu që efektet në jetën tuaj të dashurisë mund të jenë ekstreme.

Binjakët

“Gjithçka është e dyfishtë për ju gjithsesi, Binjakë,” vazhdoi astrologia. “Ju i shihni të dyja anët e çdo historie dhe ndjeni dy emocione të kundërta rreth çdo situate. Ju shikoni të mirat dhe të këqijat në jetë, të dyja në të njëjtën kohë.

“Këtë muaj, një lloj planeti i dyfishtë është në shenjën tuaj – Marsi, planeti i pasionit dhe i luftës. Pra, deri në datën 24, ndërsa Marsi është në Binjakët, ju i pëlqeni të gjithëve, por edhe dëshironi të luftoni me ta. Në të dyja rastet, sigurohuni që të merrni frymë thellë dhe të pyesni veten se sa larg doni të shkoni.”

Gaforrja

“Ujërat e ndryshueshme të humorit tuaj nuk janë asgjë e re – ju mund të kaloni nga mënyra melankolike në modalitetin e festës brenda një ore,” tha Inbaal. “Sundimtari juaj është hëna ëndërrimtare dhe ajo kalon në një shenjë të re çdo dy ditë e gjysmë, prandaj mund të dukeni me humor. Më pas, më 12 mars 2023, tre planetë të tërë formojnë një kënd të favorshëm me hënën.

“Vetë Dielli, si dhe Mërkuri, planeti i komunikimit dhe gjithashtu Neptuni, planeti i fantazisë bashkohen të gjithë së bashku në një mënyrë pozitive. Kjo është një ditë për të bërë një lëvizje të guximshme dhe për të ndjekur ëndrrat tuaja – në mënyrë që ato të pushojnë së qeni ëndrra dhe të bëhen realiteti juaj.”

Luani

“Fundi i muajit ndihet si një frymë e freskët për ju!” Ajo vërejti. “Meqenëse sundoheni nga Dielli, ditët dhe muajt tuaj do të ndryshojnë dhe ndryshojnë ndërsa dielli kalon nëpër shenja.

“Deri në datën 20, është ende sezoni i Peshqve dhe dielli është në Peshqit ëndërrimtarë dhe intuitivë, kështu që ju ndiheni më romantikë dhe në harmoni me ata që ju rrethojnë. Kur dielli shkon në Dashi të zjarrtë, ju ndiheni përsëri si vetvetja juaj e vjetër, aktiv, i gjallë dhe i shoqërueshëm. Do të ndiheni sikur mund të luani kumar dhe të mos humbni kurrë, sepse Peshqit ju japin intuitën e tyre dhe Dashi guximin e tij.”

Virgjëresha

“Hëna e plotë në Virgjëresha më 7 të muajit ndodh vetëm gjatë sezonit të Peshqve, një herë në vit,” vuri në dukje ekspertja. “Kjo është një kohë manifestimi për ju – shikoni se çfarë dëshironi nga jeta, shkruani disa qëllime dhe më pas vendosni një plan për t’i arritur ato. Hëna juaj e plotë do të bëjë që rrethanat të ndryshojnë në favorin tuaj.

“Gjatë muajit mars, planeti juaj sundues, Mërkuri i zhurmshëm kalon nëpër tre shenja, Ujori, Peshqit dhe Dashi, që do të thotë se stili juaj i komunikimit do të ndryshojë pas datës 3 dhe përsëri pas datës 19.”

Peshorja

“Harmonia dhe ekuilibri janë një pjesë e madhe e identitetit tuaj, dhe ju absolutisht i shmangni konfrontimet aq sa mundeni”, tha Inbaal. “Planeti juaj në pushtet Venusi është aq elegant sa mund të jetë dhe këtë muaj ai lëviz mes dy prej aleatëve tuaj më të mëdhenj, gjë që është një lajm i mirë.

“Deri në datën 16, Venusi është në Dashi, shenja juaj e kundërt e përsosur. I jep një pranverë hapit tënd dhe ndihesh i pamposhtur. Nga data 17 e tutje është në Demi, i cili gjithashtu sundohet nga Venusi, kështu që ju ndiheni të lidhur dhe të kuptuar nga ata që ju rrethojnë.

Akrepi

“Ka një ndryshim shumë të madh që vjen për ju, Akrep,” tha ajo. “Plutoni, planeti i përfundimeve dhe fillimeve, i cili është planeti juaj sundues, po lëviz në një shenjë të re për herë të parë në 15 vjet.

“Lëvizja është në Ujori, i cili do t’ju ndikojë me natyrën e tij humanitare dhe do t’ju shtyjë të merrni pjesë aktive në çuarjen përpara të kauzave mjedisore. Plutoni nuk ka qenë në Ujor që nga viti 1798, kështu që ju do të vëzhgoni disa ndryshime të mëdha rreth jush.

Shigjetari

“Ju jeni një shenje festive nga natyra – kjo ndikohet nga planeti juaj sundues, Jupiteri, planeti i zgjerimit, i cili është një planet bujar dhe argëtues,” vuri në dukje astrologia.

“Ti je një shpirt i lirë, dhe këtë muaj, edhe më shumë. Jupiteri është në Dashi të zjarrtë për të gjithë muajin! Që do të thotë se je edhe më entuziast, edhe më i pavarur, edhe më i eksituar se zakonisht, dhe kjo është shumë!”

Bricjapi

“Është një kohë mbarimi për ju, pasi qëndrimi i gjatë i Plutonit në shenjën tuaj vjen në përfundim,” vazhdoi ajo. “23 Marsi 2023 është një moment i shumëpritur, kur Plutoni, planeti i përfundimeve dhe fillimeve, largohet nga shenja juaj. Hera e fundit që Plutoni doli nga Bricjapi ishte viti 1778, një kohë e ndryshimeve të mëdha globale, revolucioneve të suksesshme dhe krijimit të perandorive të reja. Është magjepsëse të provosh dhe të hamendësosh se çfarë ka përpara.”

Ujori

“Ndryshim i madh në shenjën tuaj këtë muaj, pasi planeti Saturn, planeti i karmës dhe sunduesi juaj personal, po largohet nga shenja juaj”, tha Inbaal.

“Saturni ka qenë në Ujor për dy vjet, dhe ju jeni ndjerë sikur pjesa tjetër e botës ishte në përputhje me natyrën tuaj bamirëse, humanitare.

“Tani po ju lë dhe ndiheni sikur era është jashtë velat tuaja nga data 7. Në një rastësi interesante, planeti Plutoni, i cili sundon përfundimet dhe fillimet e reja, hyn në shenjën tuaj në datën 23, për herë të parë në më shumë se 200 vjet, kështu që era është përsëri në kurrizin tuaj!”

Peshqit

“Midis datës 3 dhe 18, planeti Mërkuri, i cili sundon komunikimin, shkrimin dhe emailet, është te Peshqit”, përfundoi eksperti.

“Prania e këtij planeti në shenjën tuaj do të thotë që mesazhet që keni pritur, emailet që duhet të mbërrijnë dhe pagesat që prisni, do t’ju vijnë pa vonesë. Do të thotë gjithashtu se fjalët tuaja do të merren seriozisht, kështu që çdo intervistë dhe bisedë do të shkonte në favorin tuaj”./albeu.com/

The post Plutoni në Ujor pas 200 vjetësh, ndryshime të mëdha në muajin mars, astrologia tregon çfarë e pret shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Horoskopi mujor nga Paolo Fox/ Datat që duhet të ketë kujdes çdo shenjë, ziliqarët mund t’i shkaktojnë shumë probleme njërit prej jush
Dashi

Për të gjithë ata që kanë një aktivitet privat, parashikoje një fillim viti shumë interesant. Ekuilibrat mes Marsit dhe Jupiterit do të jenë shumë të mira në shkurt, por edhe Dielli do t’ju japë një shtysë të madhe deri në datën 18. Ja përse kjo është periudha ideale për të lindurit e kësaj shenje që të ecin përpara në aspektin profesional, por edhe të realizojnë një projekt që e kanë ideuar prej vitit të kaluar. Nevoja për t’u ndier të vlerësuar pasi keni kaluar shumë vështirësi është e madhe. Puna nuk është gjithçka në jetën tuaj, por përgjegjësitë për të gjithë ata që duan të jenë në qendër të vëmendjes do të rriten. Kush do të shesë apo të blejë diçka, le të bëhet gati, qoftë edhe nëse ka ndër mend të investojë. Në aspektin financiar, shkurti do të jetë më i begatë për ju pas datës 13. Çka do të ndodhë gjatë shkurtit do të jetë vendimtare për ngjarjet që do të pasojnë në vijim në aspektin sentimental. Sa herë që horoskopi na bie mirë, nuk mund të presim që gjërat të jenë të thjeshta si me magji, por na jepet mundësia të kuptojmë në ia vlen të vazhdojmë apo jo. Historitë e ndërlikuara, sidomos lidhjet në distancë janë në një periudhë reflektimi.

Venusi do të hyjë në shenjën tuaj më datë 20 shkurt, duke krijuar një bashkim të bukur me Jupiterin, i cili do të jetë aktiv deri në fund të marsit. Shumë nga ju do të kuptojnë se është momenti i duhur për t’u martuar, të ligjërojnë marrëdhënien e tyre apo të lënë një takim të veçantë ku të merren vendime të rëndësishme. Çiftet që janë ndarë, do të gjejnë menjëherë dikë me të cilin do të bien në dashuri. Yjet janë në favorin tuaj. Gjysma e dytë e shkurtit do të jetë pa dyshim më e mirë në lidhje me shëndetin. Edhe terapitë apo trajtimet do të jenë më efikase pas datës 20. Defekti juaj i vetëm është nxitimi, ndaj mos u rrëmbeni, sidomos në ditët e para të muajit.

Demi

Po i afrohemi fazës më interesante të vitit, gjatë së cilës të gjitha përpjekjet tuaja për të arritur rezultate sa më të mira do të bëhen realitet pas disa javësh. Mos e humbni kurrë kurajën. Mes lajmeve të mira që do të merrni, një mbizotëron mbi të gjitha. Disave prej jush do t’ju ofrohet një transferim. Bëni kujdes me shpenzimet, sepse Mërkuri nis një kalim në datën 11 shkurt që shoqërohet me nervozizëm. Kush nga ju vitin e kaluar nuk çoi dot deri në fund një projekt, po mendon si të nisë nga puna sërish.

Marrëdhëniet sentimentale që kaluar probleme në janar, do të forcohen sërish në shkurt. Yjet i favorizojnë të gjithë, madje edhe ata që kërkojnë një lidhje të re pas ndarjes. Kush ka gjetur një dashuri të re, s’po e kthen më kokën pas tek e shkuara. Mos i zgjatni disa histori të shëmtuara vetëm nga frika se çfarë do të pasojë. Do tës ishte vërtet keq të çonit dëm yjet në një pozicion kaq të mirë. Disa histori do të lindin krejt rastësisht. Pasioni dhe emocionet janë gjithmonë e më të forta. Kjo është një periudhë interesante edhe për miqësitë e reja. Pas datës 24, bëni kujdes mos bëni investime të gabuara. Lërini për më vonë. Yjet janë shumë favorizues edhe në lidhje me energjinë psikofizike. Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj dhe do t’ju forcojë më shumë fizikisht. Një vendim i papritur do t’ju shkaktojë stres në javën e fundit të muajit, ndaj mos e teproni shumë me lodhjen, sidomos në datën 23.

Binjakët

Rritja juaj profesionale është graduale dhe tani është momenti të diskutoni për të në mënyrë më konkrete. Fundi muajit dhe marsi do të sjellin disa vonesa, por asgjë që mund të prishë karrierën e gjatë të personave që janë të përgatitur. Nuk duhet të nënvlerësoni detyrat e reja. Datat e favorizuara për të bërë kërkesa janë 13, ndërsabmë 22 dhe 28 shkurt mund të nisni CV-të tuaja për aplikim nëse dëshironi të ndryshoni vend pune. Shfrytëzoni shkurtin, edhe nëse bëni punë me kohë të pjesshme, pasi marsi nuk do të jetë kaq frytdhënës. Mos humbni kohë duke kërkuar më shumë nga ç’mund t’ju jepet. Pika juaj e fortë është komunikimi, ndaj edhe personat që punojnë në këtë sektor janë të favorizuar. Jupiteri do t’ju ndihmojë të zgjidhni çështje ligjore apo të merrni disa kompensime të shumëpritura.

Yjet në fushën e ndjenjave janë disi konfliktualë gjatë shkurtit, pasi do të përballeni me probleme më madhore, ekonomike apo profesionale. E kur mendjen e keni diku tjetër, ndjenjat i lini pas dore. Marrëdhëniet e krijuara gjatë muajve të fundit, tani do të vihen në dyshim. Këshilla jonë më e vlefshme është të mos lidheni me persona që kanë një lidhje tjetër paralele dhe ju gënjejnë duke thënë se do t’i japin fund, në të kundërt do të nisni një luftë që s’ka mbarim. Ditët mes datave 6-12 do të jenë më të vështirat. Kush nga ju ka heshtur prej shumë kohësh, tani do të flasë. Bëni kujdes me të lindurit në shenjën e Peshqve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Dashit. Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe meqë ai është “planeti i luftës”, edhe ju do të keni betejat tuaja. Momente tensioni, sidomos në datat 7, 14 dhe 18.

Gaforrja

Po i afroheni një periudhe më të mirë, e cila do të forcohet më së shumti në maj. Edhe pse keni kaluar shumë probleme së fundmi, pak e nga pak po fitoni terren. Ide dhe bashkëpunëtorë të rinj do të bëhen pjesë e karrierës suaj profesionale dhe do t’ju japin forcë për të ecur përpara. Bëni shumë kujdes se mos prishni raportet që në mars do të marrin një rëndësi më të madhe. Saturni do të kalojë në një shenjë miqësore me ju, ja përse ato çka tani ju duken të pasigurta apo sfida do të jenë zgjidhje në të ardhmen. Kujdes me investimet e kryera në ditët e para të shkurtit.

Duhet të bëni edhe pak durim. Ditë të bukura po vijnë për të gjitha çiftet që janë në krizë apo për ata që po përjetojnë ditë pa shumë pasion. Venusi ndodhet në shenjën tuaj dhe kjo tregon rikthimin e emocioneve. Më të favorizuarit janë të rinjtë që janë në fillimet e lidhjes së tyre. Një miqësi e mirë mund të shndërrohet dita-ditës në një dashuri të bukur. Nëse mes dy partnerëve ekziston një lloj gare është më mirë ta diskutoni për të kuptuar të ardhmen e raportit. Disa nga ju kanë shkuar drejt divorcit për shkak të arsyeve ekonomike, por tani keni nevojë për një ndërmjetës në lidhje me fëmijët. Ditët më interesante në fushën e ndjenjave do të jenë 12, 13, 20 dhe 21. Javët e para do të kalojnë do të kalojnë si në tym dhe sa herë që ju nuk jeni të qetë, pikë të dobët keni stomakun dhe tretjen. Stresi për ata që po punojnë pa marrë rezultate është i madh, por gjërat do të ndryshojnë. Nëse do të nisni një terapi, ju këshillojmë ta nisni pas datës 20.

Luani

Ky muaj do të jetë i mbushur me mendime dhe për këtë fajin e ka Dielli dhe Saturni që janë në kundërshti me shenjën tuaj, ndaj mos i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Disa nga ju janë ngritur në detyrë ose kanë marrë përgjegjësi më të mëdha, ndërsa disa të tjerë janë përjashtuar nga një projekt, por gëzojnë duke parë të tjerët që s’bëjnë mirë punën e tyre. Keni një dëshirë të madhe për të ndryshuar, për të bërë gjëra të reja me njerëz të rinj. Fakti që shkurti do të sjellë disa trazira në aspektin profesional nuk duhet t’ju shqetësojë aspak. Para se të bëni zgjedhje të rrezikshme, sidomos në lidhje me financat, duhet të prisni marsin. Mos nxitoni, se do të keni shpenzime të paparashikuara më datë 13.

Pas një janari që ju ka hidhëruar zemrën, shkurti pritet të jetë më i mbarë. Jupiteri ju qëndron gjithmonë në krah. Dashuria do të zgjohet dhe këshilloj të gjitha çiftet që janë larguar për arsye të ndryshme, të afrohen duke programuar diçka të bukur.Yjet janë kaq interesante sa nuk do të dini çfarë të zgjidhni më parë. Për të përmirësuar një raport mund të konsideroni mundësinë që të punoni bashkë ose të ndërtoni diçka të dy. Datat më të favorshme janë 20 dhe 23. Do të ndodhë një takim i veçantë ose një propozim i pazakontë.

Urani ka ende një aspekt kritik në gjendjen tuaja psikofizike, ndaj mos u lodhni. Mërkuri do t’ju shtojë nervozizmin, sidomos në datat 18 dhe 19. Duhet të provoni ushtrimet e meditimit.

Virgjëresha

Puna kërkon të sforcoheni më shumë. Nuk keni planetë armiqësorë, me përjashtim të Venusit, i cili tregon se një punë e madhe po ju mban larg dashurisë. Mërkuri do t’ju favorizojë deri të shtunën e datës 11. Ata që janë në kërkim të një pune të re duhet të zgjerojnë rrezen e kërkimit. Kush është duke pritur një përgjigje, të përveshë mëngët para marsit. Ka ardhur koha të vlerësoni idetë tuaja, të cilat do t’i japin frytet në vjeshtë. Nëse jeni punonjës të pavarur, duhet t’i strukturoni në mënyrë më racionale të gjitha nismat tuaja. Firmosni kontrata, blini prona, duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë të mirë. Datat më interesante do të jenë 16 dhe 17. E hëna e datës 20 do të jetë disi e vështirë në ambientin e punës. Kujdes në marrëdhëniet me eprorët dhe kolegët.

Në fushën e ndjenjave ka tension, por me pak vullnet të mirë, do të arrini t’i kaloni ato zënkat e vogla. Koha që i kushtoni punës ju pengon për të qëndruar me partnerët. Mos u përfshini kaq shumë në problemet profesionale. Historitë që lindin gjatë pjesës së parë të shkurtit duhen peshuar dy herë. Nëse raportet tuaja kanë baza të forta, atëherë s’keni pse të shqetësoheni. Ata që kanë marrëdhënie paralele, duhet të marrin një vendim. Nuk ju mungon dëshira të shprehni sa më shumë sensualitetin tuaj.

Bëni shumë kujdes më datë 20, pasi do të ndiheni shumë nervozë. Pagjumësia do t’ju shqetësojë, sidomos mes datave 20-26, ndaj duhet të rifitoni qetësinë. Ndonjëherë është më mirë të heshtësh që të shmangësh ndërlikimet, por edhe të mbani gjithçka përbrenda është problem i madh.

Peshorja

Në periudhë të vitit keni shumë gjëra për të sistemuar. Yjet e shkurtit janë më pak armiqësorë pas datës 13. Angazhimet e reja s’do të sjellin menjëherë fitime, por përpara një pranvere të tillë s’duhet humbur optimizmi. Shumë nga ju po punojnë duke shtrënguar dhëmbët ose ata që po nisin projekte të reja, e dinë se po e marrinkëtë nismë krejt të vetëm. Në ambientin profesional nuk ndiheni të vlerësuar sa duhet. Nëse po kërkoni diçka të re, bëni durim edhe disa muaj. Lajmi i mirë është se në aspektin e të ardhurave po merrni pak frymë, pasi pas datës 11, Mërkuri nis një kalim drejt shenjës suaj. Ditët e fundit të muajit janë më interesantet për të përveshur mëngët, mjafton të mos ekspozoheni në situata të rrezikshme.

Çiftet që ia kanë dalë mbanë në 2022-in janë shumë të forta dhe shumica prej tyre nuk janë prishur falë vendosmërisë së një prej partnerëve. Kush nga ju po mendon për martesën apo bashkëjetesën, është më mirë të presë muajin maj. Për një njeri si ju që kërkon gjithmonë pikën e ekuilibrit s’është e lehtë t’i shtyjë ditët me frikën se mos një fjalë më shumë i çon të gjitha në djall. Kush dashuron vërtet, s’ka pse të mendohet dy herë para se të thotë “Do të të dua përgjithmonë”. Beqarët do të shijojnë aventura pa angazhime të mëdha.

Në aspektin psikofizik po ndieni ende shqetësime. Jupiteri në shenjën tuaj ju shtyn të mendoni për problemet që keni lënë pezull në 2022. Data 16 do të karakterizohet nga nervozizmi. Ndiqni këshillat e mjekut se mund të keni nevojë për dietë.

Akrepi

Ky është një muaj që do t’ju vijë në ndihmë nga data 1 deri në 15, datë pas së cilës duhet të bëni shumë kujdes me çështjet ekonomike. Gjysma e parë e vitit është shumë e rëndësishme dhe më e sigurt. Mund të vijë një telefonatë e papritur që do t’i trazojë pak ujërat. Duhet të dini t’i shfrytëzoni më mirë datat 2, 3 dhe 7. Lajme të mira do të merrni me anë të një letre ose telefonate. Nuk përjashtohen propozimet për të punuar në qytete të tjera. Mes datave 17-19 do të keni debate si në punë, ashtu edhe në familje. Është më mirë të arrini një marrëveshje nëse tensioni është i madh. Më datë 24 do të merrni një vendim të rëndësishëm.

Lidhjet e krijuara së fundmi vazhdojnë dhe është momenti i duhur të lini edhe takime të reja ndërkohë që Venusi është ende aktiv. Nëse sapo keni mbyllur një raport që s’e keni gjykuar të rëndësishëm, nuk do ta ktheni kokën pas. Saturni do të nisë kalimin e tij në shenjën tuaj dhe do të ndikojë pozitivisht te çiftet që duan të martohen, të bashkëjetojnë apo të bëhen me fëmijë. Keni disa konflikte të pazgjidhura me prindërit ose disa të afërm. Datat 20 dhe 21 janë më të mirat.

Viti ka nisur me shumë ulje-ngritje. Do të ndiheni disi nervozë për shkak të Mërkurit pas datës 11. Shmangni debatet në ambientin e punës. Nëse ndiheni të lodhur, jepini vetes kohë të mos bëni asgjë.

Shigjetari

Ky do të jetë një tjetër muaj me projekte të suksesshme. Brenda majit do të merrni një konfirmim të rëndësishëm që e prisni prej kohësh. Në këtë moment doni të provoni shumë gjëra të reja dhe ide novatore. Megjithatë, nervozizmi nuk ju largohet. Marsi ju kundërshton dhe do të keni disa probleme me kolegët ose shefat.

Sa më shumë debatoni me ta, aq më shumë ju shtohet dëshira për t’u rebeluar dhe për të bërë gjëra që s’janë aspak të zakonshme. Do t’u dilni kundër të gjithë atyre që s’e kuptojnë këtë nevojë tuajën. Mbyllja e një marrëveshjeje apo e një blerjeje brenda marsit do të ishte mirë, pasi vjen Saturni, planeti që i ngadalëson disi rezultatet. Janë të favorizuara çështjet të natyrave ligjore. Gjithçka do të shkojë më mirë pas datës 11.

Çiftet duhet të bëjnë kujdes deri më datë 20, pasi Venusi nuk është në favor të tyre. Më të rrezikuarit janë ata që i kanë partnerët larg për arsye personale apo për punë. Edhe ata që nuk ndiejnë më dashurinë e dikurshme dhe po përjeton një raport rutinë, do të kërkojnë zgjidhje të vërteta. Para se t’i lini gjërat përgjysmë, reflektoni se çfarë doni ju në të vërtetë. Bëni kujdes me historitë që lindin gjatë shkurtit, pasi ka ditë si datat 7, 8 apo 14, kur do të doni të çoni gjithçka në djall. Ruani qetësinë!

Çiftet e konsoliduara do të forcohen edhe më shumë dhe dëshira për t’u bërë me fëmijë është shumë e madhe. Programimi i së ardhmes është një nga dëshirat më të mëdha aktuale. Mos debatoni me prindërit apo me ndonjë të afërm që s’e miraton mënyrën se si veproni ju.

Keni të drejtë të stresoheni, pasi angazhimet tuaja do të jenë të shumta. E megjithatë, sipas psikologëve stresi që po kaloni ju quhet “pozitiv”, pasi na shtyn të bëjmë përpara. Suksesi profesional ju përmbush jashtëzakonisht shumë. Propozime dhe të ardhura më datë 22 dhe 28.

Bricjapi

Brenda muajit maj duhet të zgjidhni personat me të cilët doni të qëndroni, ortakë të rinj, bashkëpunëtorë, është e kotë të fshihni se e keni të vështirë të gjeni njerëz besnikë. Kjo është pasojë e Jupiterit, por gjithçka do të marrë fund më 15 maj. Meqë vendosmëria dhe këmbëngulja janë cilësi të shenjës suaj, bëni durim para setë merrni vendime të nxituara. Kush nga ju ka një biznes privat që e drejton vetë prej kohësh, nuk ndihet më i kënaqur. Nëse suksesi në punë për disa të tjerë varet nga aleancat, nuk është e vështirë për ju që t’ju jepni fund disa marrëdhënieve. Nuk e keni aspak për gjë që të thoni: “Ose do të bëhet siç them unë, ose lamtumirë!”

Shkurti do të sjellë jo pak debate, ndaj bëni kujdes në datat 22 dhe 23.Shpresoj vërtet që çiftet më të forta t’i kenë bërë ballë tensionit të muajve të fundit, edhe pse Venusi do të jetë më i ëmbël pasi Venusi do të ketë një ndikim pozitiv deri më datë 20. Edhe Mërkuri ju favorizon deri në datën 11, ndaj pjesa e parë e muajit do të jetë interesante dhe plot me takime të reja. E dëshironi shumë një person në krah, që t’i besoni problemet tuaja. Këshilloj beqarët që të tregohen më të hapur dhe të frekuentojnë më shumë njerëz. Edhe xhelozia në çift s’do të mungojë, pasi do të përjetoni disa luhatje humori që do ta keni të vështirë t’i menaxhoni. Data më e tensionuar do të jetë 23.

Shkurti është disi i vështirë në fillim, sidomos rreth datës 10 dhe kjo në aspektin psikofizik. Disa shqetësime të vogla si dhembje koke apo tension për shkak të nervozizmit do t’i kaloni me lehtësi. Në datat 22 dhe 23 do të ndiheni “të fikur”.

Ujori

Shumë nga situatat që ju interesojnë do të zhvillohen brenda ditëve të para të majit; ndaj nuk duhet të humbni asnjë minutë. Ndoshta keni marrë disa propozime dhe gjithçka po bëni tani do të jetë e dobishme në të ardhmen. Pozicioni i ri i Venusit do t’ju favorizojë më shumë pas datës 20, sidomos në sektorin e karrierës. Do ta keni më të lehtë t’i zgjidhni debatet në punë. Nuk përjashtohen mosmarrëveshjet me kolegët, eprorët apo ortakët, pasi idetë tuaja janë gjithmonë kundra rrymës.

Deri në fund të shkurtit do të merrni një lajm të ri, të cilin duhet ta shfrytëzoni në maksimum. Duket sikur gjithçka është një sfidë për ju në ambientin profesional. Mërkuri kalon në shenjën tuaj dhe do të sjellë kontakte të reja, që do t’ju ndihmojnë në të ardhmen e afërt. Organizoni një takim në datën 17 dhe ndiqni instinktin dy ditët e fundit të muajit, se s’do të gaboni.

Në fushën e ndjenjave duhet të jeni më të gatshëm. Pas javës së parë të muaji, do të përjetoni emocione të veçanta. Nëse gjatë javëve të fundit ka lindur një dashuri, duhet të bëni përpara. Beqarëve s’do t’ju mungojë dëshira për të bërë aventura apo të gjeni njerëz që admirojnë sharmin tuaj. Kjo periudhë sjell një këndvështrim të ri në fushën e ndjenjave dhe atë mendore. Nëse diçka nuk funksionon, jepini fund, se pasione të reja ju presin. Datat 20 dhe 28 janë të favorizuara në fushën e ndjenjave.

Muaji shkurt do të jetë i vështirë në aspektin psikofizik dhe këtë do ta ndieni më shumë afër fundit të tij. Shumë prej jush janë në proces kurash, dietash dhe terapish. Mjeku do të dijë t’ju këshillojë. Datat më të favorizuara janë ato pas 22-shit. Luhatje humori në datat 12, 13 dhe 25.

Peshqit

Shkurti do të jetë një muaj interesant, pasi Venusi do të kalojë në shenjën tuaj dhe ju ndihmon me kontaktet dhe njohjet. Mund të ndërmerrni nisma të reja pa e humbur kurajën. Periudha mes marsit dhe majit do të jetë më produktivja për të lindurit e kësaj shenje dhe për këtë po bëheni gati në shkurt. Ka ardhur koha të kërkoni ndryshime në punë. Kush nga ju ka luftuar shumë për të arritur diku, tani po e kupton se përpjekjet s’kanë shkuar dëm. Në datën 20 lini një takim ose organizoni diçka, se është e duhura për propozime të reja. Ditët e fundit të muajit janë idealet për të vlerësuar strategjitë e reja. Mos u jepni shumë rëndësi kritikave nga persona që janë ziliqarë. Idetë nuk do t’ju mungojnë.

Kush nga ju është në një raport prej kohësh, deri në fund të gushtit do të keni zyrtarizuar gjithçka. Rruga është e hapur për martesat, bashkëjetesat apo marrëdhëniet që ju përmbushin. Ata që janë të divorcuar e kanë të vështirë të nisin diçka të re. Nuk janë të paktë ata që janë zhgënjyer nga dashuria, ata që kanë vënë në provë ndjenjat e partnerëve për të kuptuar nëse do t’u zënë besë sërish. Shkurti do t’ju dhurojë më shumë besim. Të favorizuar janë edhe ata që duan një fëmijë.

Një ish-partner/e mund t’ju shqetësojë për disa çështje ligjore që lidhen me financat.

Gjithçka që ka nisur prej janarit ju ka shkaktuar shumë lodhje, ndaj bëni kujdes më datë 7, 8, 14 dhe 15. Nëse keni vendosur të bëni një ndërhyrje estetike apo një terapi, lëreni pas datës 20. Gjërat duhen bërë me qetësi për të shmangur luhatjet e humorit apo nervozizmin që është tipik i shenjës suaj. Pika juaj e dobët janë këmbët dhe kaviljet.

The post Horoskopi mujor nga Paolo Fox/ Datat që duhet të ketë kujdes çdo shenjë, ziliqarët mund t’i shkaktojnë shumë probleme njërit prej jush appeared first on Albeu.com.

Horoskopi i muajit janar/ Shenja që do ta kenë zili të gjithë, kush do ta nis vitin me probleme financiare
Dashi

Këtë muaj do keni goxha probleme në familje dhe nuk do ndiheni shumë të qetë. Në përgjithësi do jeni me humor të keq. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni as kohë dhe as nerva t’i përkushtoheni si më parë partnerit dhe kjo mund të sjellë probleme. Më e mira do jetë të flisni hapur me partnerin dhe t’ia tregoni situatën në te cilën ndodheni. Ju beqarët do keni surpriza të mira dhe të këqija. Mirë është t’i bëni sytë katër në çdo moment që të mos lëndoheni ose mos i lini mundësitë e mira t’iu ikin nga duart. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë se kohët e fundit, kështu që nuk do keni për çfarë të qaheni. Financat serish do jenë të pakta, por do ju mbështesin disa miq të ngushte. Në punë do jeni gjithë kohës në stres sepse nuk do mundni dot t’i çoni në drejtimin e duhur paratë që keni.

Demi

Këtë muaj do të mbizotërojë një klimë e tensionuar dhe problemet mund të jenë të vazhdueshme. Nëse jeni në një lidhje do keni here pas here debate me partnerin dhe nuk do hapin rrugë lehtësisht. Të dy palët në fakt do jeni kokëfortë dhe ky do jetë një problem i madh. Ju beqarët do keni takime të paparashikuara dhe të veçanta, por do keni frikë të hidhni hapa. Po i latë shumë pas dore do i humbni ata përgjithmonë. Për fat të mire shëndeti nuk do jetë shumë problematik. Përveç shqetësimeve të vogla e kalimtare nuk do ketë asgjë për t’u alarmuar. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate. Me zor do i kryeni edhe shpenzimet më të domosdoshme. Në punë duhet të bëni të pamundurën për t’i mbrojtur idetë tuaja sepse shumë kolegë do mundohen t’iu prishin planet.

Binjakët

Muaj më pozitiv do jete ky për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do përkujdeseni më tepër për atë që keni në krah dhe nuk do doni të bëni ndryshime të mëdha. Ndjenjat do jenë reciproke. Ju beqarët do keni njohje të reja të cilat do fillojnë si miqësi dhe brenda pak javëve do shndërrohen në dashuri emocionuese. Mos kini frike të bëni ndryshime statusi. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni në formën më të mirë edhe sepse nuk do ushqeheni si duhet. Kujdes sepse temperaturat e ngrohta do ju bëjnë ta humbisni tërësisht fuqinë. Buxhetin do e keni në vëmendje dhe do mundoheni ta riorganizoni me kujdes. Pas javës së dytë mund të ketë stabilizim të situatës. Në punë do dini çfarë përpjekjesh të bëni që gjërat të ecin si duhet. Për çdo gjë do reflektoni me kujdes.

Gaforrja

Ky muaj pritet të jetë shumë më i qëndrueshëm se ai që kaluat. Do jeni më të hapur dhe me komunikues me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni më tepër kohë me atë që doni dhe mund të mendoni t’i çoni gjërat në një tjetër stad. Nëse keni fëmijë do merrni lajme të mira nga kopshti apo shkolla e të vegjëlve tuaj. Ju beqarët do jeni shumë nostalgjike dhe me zor do shkëputeni nga e shkuara. Hapini sytë dhe përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Shëndeti nuk do jetë aspak i mirë. Shumë shpesh stresi dhe lodhja do ju krijojnë probleme të mëdha. Sektori i financave do mbetet delikat deri javën e dytë, ndërsa më pas gjendja do fillojë të normalizohet. Në punë do keni plot projekte për të realizuar dhe nuk do ju mungojë aspak vullneti për t’ia dalë mbanë. Do i rregulloni edhe marrëdhëniet me shefat.

Luani

Gjatë këtij muaji do mbizotërojë dialogu dhe mirëkuptimi në jetën tuaj. Edhe nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje të mëdha më në fund do pajtoheni dhe do ndiheni të qetë. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të rrethuar nga miqtë e ngushtë dhe nuk do e keni mendjen për të kërkuar dashurinë. Gjithsesi nga java e tretë ka gjasa të ndodhe diçka e mrekullueshme. Shëndeti nuk do jetë aspak në gjendje të mire. Do e ndieni shumë ndryshimin e temperaturave dhe mund të ftoheni. Financat do jenë të qëndrueshme për aq kohë sa ju të shpenzoni me kujdes. Mos luani me zjarrin sepse mund të digjeni keq. Në punë duhet të bëni plane dhe të ecni në bazë të tyre në mënyrë që të arrini sa më lart. Po ecët kuturu mund të përballeni edhe me disa probleme. Situata në disa raste do ju ndërlikohet së tepërmi.

Virgjëresha

Tre javët e para të këtij muaji nuk do jeni në gjendjen më të mirë dhe çdo gjë do e bëni sepse duhet bërë. Ju që jeni në një lidhje do keni edhe mosmarrëveshje të forta me partnerin tuaj dhe do vendosni distancë me njëri-tjetrin. Nëse keni një lidhje që ka kohë që nuk ec dhe nuk ju sjell kënaqësi, më mirë jepini fund njëherë e mirë. Ashtu do ndiheni të çliruar. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të pranoni ftesa. Jo të gjithë janë ashtu si do ju shfaqen juve para. Shëndeti herë do jetë i mirë e herë delikat. Duhet të kujdeseni më tepër për ushqimin dhe duhet patjetër të hiqni dorë nga jeta sedentare. Financat vetëm falë ndihmës së familjarëve nuk do dobësohen. Falënderojini ata. Në punë javët e para do jenë goxha të ndërlikuara dhe plot angazhim. Herë pas here nuk do dini çfarë të bëni më parë.

Peshorja

Ky muaj do jetë shumë entuziast dhe plot të papritura në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Pas javës së dyte mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Ju beqarët që në fillim të muajit do realizoni takimet e ëndërruara dhe zemra do ju rrahë shumë fort. Gjithçka do realizohet si nëpër ëndrra. Shëndeti do jetë i mirë. Do jeni energjikë edhe pse keni kaluar disa festa të cilat mund t’iu kenë lodhur pak. Nëse vuani nga stomaku do jeni disi më të qetë. Në planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe gjendja nuk do jetë aspak problematike. Në punë do jeni më me fat pas datës 9. Do ju bëhen propozime të mahnitshme të cilat nuk duhet t’i refuzoni për asnjë lloj arsyeje. Herë pas here do habiteni edhe me zotësitë tuaja.

Akrepi

Ky muaj nuk do jete aspak ashtu si ju e keni pritur. Herë pas here mund të përballeni me vështirësi tejet të mëdha. Ju të dashuruarit do e filloni keq këtë periudhë. Zënkat dhe mosmarrëveshjet do bëhen që javën e parë të padurueshme. Mirë do jetë që para se të merrni vendime, të diskutoni njëherë gjerë e gjatë me partnerin. Të gjithë kanë mosmarrëveshje, por lum ata që dinë si t’i menaxhojnë dhe i zgjidhin shpejt. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Asnjë mundësi e mirë nuk do iu jepet këtë periudhë. Shëndeti fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë problem. Do jeni në formë të kënaqshme. Në planin financiar do jeni shumë të qartë për atë që duhet të bëni dhe do merrni masat e duhura. Nuk priten vështirësi. Në punë bëni kujdes nga disa persona që ju rrethojnë sepse do ua prishin gjithë planet.

Shigjetari

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë këtij muaji, ju sërish do ndiheni keq në disa momente. Nëse jeni në një lidhje mund të përballeni me probleme të reja dhe asgjë nuk do ju shkojë sipas planeve. Mundohuni të toleroni dhe të hapni rrugë herë pas here. Ju beqarët do keni disa takime interesante të cilat mund t’iu çojnë në një tjetër fazë. Mund të ndiheni aq mirë pranë miqve saqë nuk do e ndieni nevojën për një lidhje. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Nuk do ju mungojë aspak energjia dhe do dini si ta kaloni me lehtësi stresin. Kujdesi për veten do jetë i madh. Për financat viti do fillojë mjaft mirë. Nuk pritet asnjë vështirësi për asnjë moment. Në punë do jeni plot ide të reja. Nuk do e keni të vështirë as të bashkëpunoni me kolegët dhe do arrini ku keni dashur gjithmonë. Bravo edhe për vendosmërinë.

Bricjapi

Muaj i kënaqshëm ka për të qenë ky që do vijë. Do jeni më të logjikshëm dhe do hidhni hapat e duhura. Ju që keni një lidhje do iu karakterizojë dinamizmi. Si ju ashtu edhe partneri do jeni si një ekip i fortë që do bëni çdo gjë bashkë dhe askush nuk do mund t’iu pengojë. Po ecët gjithë kohës në këtë rrugë do arrini shpejt majën. Ju beqarët duhet të bëni atë që do ju thotë zemra dhe nuk duhet të ndikoheni aspak nga të tjerët. Shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm. Në disa momente do ndiheni të pafuqishëm dhe në disa të tjera do jeni në formë të shkëlqyer. Financat sado që t’i kujdesni nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Pranojeni ndihmën e familjareve nëse do ua ofrojnë. Në punë nuk duhet të prisni që gjërat të përmirësohen vetë, por duhet të veproni. Kolegëve mos ju besoni aspak.

Ujori

Fillimi i muajit do jetë paksa i ndërlikuar sidomos në marrëdhënien me të afërmit. Për fat të mirë pas datës 10 gjithçka do fillojë të përmirësohet. Nëse jeni në një lidhje duhet të reflektoni gjerë e gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të mos gaboni. Gjithsesi në pjesën më të madhe të muajit do jetë dialogu ai që do mbizotërojë. Ju beqarët nuk duhet të refuzoni asnjë ftesë që do ju bëhet, por nga ana tjetër nuk duhet të pranojnë menjëherë të hidhni hapa. Çdo gjë duhet të ndodhe në kohën e vet. Shëndeti mund të ketë disa tronditje të vogla. Mund të ndiheni nervoze në disa momente. Financat do kenë goxha vështirësi dhe gjithçka për shkak të shpenzimeve të ekzagjeruara të kohëve të fundit. Në punë nuk do ju mungojnë idetë për të arritur atje ku doni, por nuk do keni durim dhe do përtoni të veproni.

Peshqit

Javën e parë të këtij muaji duhet të jeni më të kujdesshëm dhe duhet të mblidhni forcat pasi do iu jepen më tepër përgjegjësi. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni aspak probleme, përkundrazi mund të bëni dhe mund të merrni deklarata të forta dashurie. Ju beqarët do i jepni prioritet absolut miqësisë dhe do i refuzoni ftesat për takime. Do mendoheni shumë shpejt, por do jetë vonë. Gjendja shëndetësore do varet nga përkujdes që ju do keni për veten, nga mënyra e të ushqyerit dhe praktikimi apo jo i aktiviteteve fizike. Financat do jenë delikate. Mundohuni të mos e teproni me shpenzimet dhe të mendoni më tepër për të ardhmen. Në punë do jeni profesionistë dhe nuk do ju duket asgjë e vështirë për t’u arritur. Do jeni të matur dhe nuk do bëni asnjë gabim. Të gjithë do ju kenë zili.

The post Horoskopi i muajit janar/ Shenja që do ta kenë zili të gjithë, kush do ta nis vitin me probleme financiare appeared first on Albeu.com.

“Sfidë e madhe në planin finaciar”, Horoskopi për muajin nëntor: Shenjës që i rikthehen problemet e së shkuarës
Dashi

Ky muaj do jetë i qetë, por jo shumë i mirë për të gjithë. Nga mesi i muajit mund të ketë disa probleme në fusha të ndryshme. Nëse jeni në një lidhje nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit dhe për pasojë mund të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël. Sqarojeni arsyen pa arritur që gjendja të përkeqësohet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot princin tuaj të kaltër, megjithatë do ja kaloni mire pranë personave të familjes dhe pranë miqve. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Pini cajëra të ndryshme dhe shmangni ushqimet e yndyrshme. Në punë dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegëve më të vjetër, por vendimet merrini vetë pasi të keni reflektuar me kujdes. Për planin financiar do jetë një muaj i rëndësishëm sepse do merrni një trashëgimi të majme falë së cilës do i zgjidhni problemet.

Demi

Ky do jetë një muaj shumë i vështirë për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje, do ndiheni të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëjnë gjatë tre javëve të para. Debatet do jenë pa mbarim. Ju beqarët do realizoni takime me shumicë, por do fiksoheni pas një personi që nuk vlen për ju. Kujdes sepse nga kjo do varet gjithë e ardhmja. Gjendja shëndetësore herë do jetë e mirë e herë me disa probleme të vogla. Mundohuni të mos e teproni me lodhjen dhe të konsumoni ushqime të shëndetshme. Ne pune duhet patjetër te bashkëpunoni me koleget sepse përndryshe vetë nuk mund të arrini asgjëkund. Merrini gjithmonë gjërat seriozisht dhe mos u ndalni për asnjë moment. Financat do jenë të vështira dhe delikate javët e para kështu që mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Binjakët

Gjatë gjithë këtij muaji do jeni akrobatë të vërtetë dhe do dini si të dilni edhe nga situatat e vështira. Jupiteri do ua bëjë më të vështira marrjet e vendimeve, por nuk duhet të dorëzoheni asnjë çast. Nëse keni një lidhje mund të kaloni një muaj delikat, por ama fjalët dhe gjestet e ëmbla do ju ndihmojnë goxha. Meditimin inkurajojeni sa më shumë. Ju beqarët do keni takime shumë vendimtarë që do ju ndryshojnë gjithë të ardhmen. Shëndeti do jetë herë më i mirë e herë më delikat, por probleme shumë serioze nuk do ketë. Në punë duhet të bëni kujdes nga një person që do ju afrohet vetëm sa për t’iu prishur planet. Tregohuni vigjilentë edhe më angazhimet e reja sidomos pas datës 21. Me shpenzimet duhet të jeni pafundësisht stiktë sepse vetëm ashtu nuk do lejoni krijimin e problemeve. Mos u joshni as nga ofertat që do ju bëhen.

Gaforrja

Gjatë këtij muaji do i jepni prioritet absolut punës dhe evoluimit të karrierës. Jupiteri, Marsi dhe Dielli do ju mbështesin me çdo veprim dhe do iu japin energjinë e forcën e nevojshme. Nëse keni një lidhje mund të keni kundërshtime me partnerin për disa çështje, por nuk duhet të lejoni që kjo t’iu përçajë. Mos iu lini shteg të lirë ziliqarëve dhe ata që kanë kohë që duan t’iu prishin harmoninë. Nëse jeni ende beqarë mundet edhe të filloni një lidhje, por nuk duhet të ecni me hapa të nxitura. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Pas datës 15 do ndiheni edhe më të relaksuar dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapat që aq shumë i keni menduar. Do keni aftësitë ë duhura për te realizuar çdo objektiv. Në planin financiar, pavarësisht ndikimit negativ të planetëve ju do arrini të ruani ekuilibrin. Rezultatet e mira në punë do ju ndihmojnë goxha.

Luani

Shumë të reja priten të ndodhin gjatë gjithë këtij muaji. Nëse jeni prej vitesh në një lidhje do mendoni të bëni disa ndryshime rrënjësore të cilat do iu emocionojnë pa masë. Nëse partneri ju propozon ndonjë çmenduri të vogël, mos u mendoni dy herë, por pranoni. Ndjenjat shprehini me çfarëdo lloj mënyre. Ju beqarët do njiheni me disa persona të cilët shumë shpejt mund t’iu bëhen më të afërt se kushdo. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar falë masave që do merrni. Do kujdeseni edhe më tepër për ushqimin. Në punë mos kërkoni të impononi mendimet tuaja dhe merrini gjërat me sa më shumë qetësi. Vetëm në këtë mënyrë do ja dilni të arrini atje ku keni planifikuar. Në planin financiar gjërat nuk do jenë shumë të lehta, megjithatë me përpjekje dhe sakrifica do ja dilni.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji jo çdo gjë do iu shkojë ashtu si ju e keni dëshiruar. Të papriturat do jenë të shumta. Juve që jeni në një lidhje do kaloni vështirësi të mëdha dy javët e para, ndërkohë që më pas qielli i dashurisë do bëhet më i kaltër. E rëndësishme është të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët do jeni më me fat gjatë javëve të fundit. Shumë persona do mundohen t’iu bëjnë për vete dhe nuk do ndalen së iu surprizuari. Shëndeti herë pas here do ketë probleme të vogla. Mundohuni të ecni sa më shumë në këmbë dhe të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme. Në punë ambienti do jetë elektrizues ditët e para pasi disa kolegë do mundohen t’ua prishin të gjitha planet që keni bërë. Vetëm pas javës së tretë gjërat do fillojnë të stabilizohen dhe ju do ecni në rrugën e duhur. Financat do mbeten problematike nëse nuk merrni masa sa më parë.

Peshorja

Nëse nuk mendoni vetëm për veten tuaj gjate këtij muaji, gjërat kanë për të ecur më së miri. Ju të dashuruarit, ne javët e para, do qëndroni disi larg atij që doni pasi do keni disa mosmarrëveshje delikate. Pas datës 10, qielli do hapet dhe dielli do e ngrohë atmosferën. Mundohuni që të kërkoni falje për gabimet e bëra. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër nga mesi i muajit pasi disa persona me vlera do ju vijnë rreth e rrotull. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Gjendja shëndetësore do kërkojë më tepër kujdes. Nëse keni pasur probleme disa kohë me parë do jetë mirë të bëni kontrolle dhe analiza për të parë nëse situata është përmirësuar sa duhet. Në punë, me rregull, përgjegjshmëri dhe vendosmëri do arrini majat. Financat nuk do jenë të këqija kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim më shumë.

Akrepi

Ky muaj do jetë përgjithësisht me diell për ju dhe gjërat nuk do ju ecin keq. Ju që keni një lidhje do bëni ndryshime rrënjësore që në fillim të muajit dhe do ju duket sikur do rilindni. Rutina kishte kohë që po ju zinte frymën. Partneri në fakt do jetë ai që do hapë më shumë rrugë dhe do mendojë edhe për surprizat më të veçanta. Ju beqarët do jeni goxha të rezervuar, por në fakt mundësitë që do iu jepen për takime do jenë aq të mira saqë nuk do mundin dot t’i neglizhoni. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do jeni dinamikë dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Në punë do vlerësoheni për ambicien dhe korrektësinë, por do jeni paksa të turpshëm për të kërkuar të drejtat që ju takojnë. Java e dytë dhe e tretë ka për të qenë e mbushur me arritje. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll, prandaj nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme.

Shigjetari

Muaj vërtet i shkëlqyer ky për ju. Jupiteri do ua plotësojë kërkesat që do keni dhe Mërkuri do kujdeset për interesat tuaja. Kur të keni nevojë për të bërë zgjedhje Urani do ju gjendet pranë dhe do ju këshillojë si duhet. Nëse keni një lidhje mundohuni të qeshni përherë sepse jeta është vërtet e bukur., Qëndroni sa më shumë që të mundeni pranë atij që dashuroni dhe mos u kapni pas gjërave pa rëndësi. Ju beqarët do jeni të parrezistueshëm dhe mund të merrni propozime të njëpasnjëshme. Stresi dhe pagjumësia mund t’iu shqetësojnë herë pas herë, por shëndeti në tërësi do jetë goxha i mirë. Në punë do jeni përherë në qendër të vëmendjes dhe të gjithë do ju marrin mendime. Do jeni shembull për shumicën e kolegëve. Me menaxhimin e financave duhet të jeni më të kujdesshëm dhe keni për të ruajtur një gjendje të qëndrueshme.

Bricjapi

Ky muaj ka për të qenë shpesh i tensionuar. Do rikthehen disa probleme të së shkuarës dhe do ju trazojnë të tashmen. Vetëm java e fundit ka për të qenë disi më e qetë. Nëse keni një lidhje deri në datën 12 do përballeni me situata goxha të vështira. Persona të tretë do ndikojnë jashtëzakonisht dhe do ua prishin harmoninë. Mund të mendoheni edhe të largoheni nga partneri për pak kohë. Ju beqarët më mirë shprehini ndjenjat dhe më pas merrini gjërat shtruar. Mos kërkoni asgjë më ngulm. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë i keq. Marsi do rritë rezistencën dhe imunitetin. Në punë portat do ju hapen pas datës 13, deri në atë datë do kaloni peripeci dhe sfida. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por kjo nuk do të thotë që ju ta privoni veten nga gjithçka.

Ujori

Gjatë këtij muaji nuk do keni shumë probleme dhe buzëqeshja do ju shoqërojë. Për ju që keni një lidhje tensioni do ulet ndjeshëm. Do doni të bëni edhe gjëra të reja vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më shumë. Si ju ashtu edhe partneri do e dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin dhe nuk e kundërshtoheni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe vetëm që ta ndryshoni statusin sepse do pendoheni më vone. E rëndësishme për t’u thënë është se statusi do ndryshoje deri në fund të muajit. Shëndeti për fat të mire nuk do jetë problematik, përkundrazi edhe nëse keni pasur shqetësime do ndiheni më të qetë. Në punë nuk duhet të ndaleni edhe sikur t’iu dalin sfida të vështira. Gjithçka mund të kalohet po të keni vullnetin e mirë. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta për ta mbajtur situatën të stabilizuar pasi do jeni të detyruar të shpenzoni për gjëra jetike.

Peshqit

Ky do jetë një muaj i paqëndrueshëm për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do keni komunikim të hapur, por kjo herë do ndikojë për mirë e herë për keq. Do jetë edhe momente pasionante kur do i shprehin ndjenjat, por edhe momente kur do debatoni dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë të joshni sidomos 12 ditët e para të muajit. Do i vini re pafund defektet e të tjerëve dhe nuk do bindeni. Fatmirësisht javët e fundit do ndryshoni mendim dhe sjellje. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni aq energjike sa më parë dhe stresi mund të japë edhe probleme të tjera. Në punë do keni përballje të forta me kolegët dhe shefat, por nuk do tërhiqeni. Në planin financiar do jetë një sfidë shumë e madhe rregullimi i financave. Do mundoheni, por nuk është plotësisht e sigurt nëse do ja dalin.

The post “Sfidë e madhe në planin finaciar”, Horoskopi për muajin nëntor: Shenjës që i rikthehen problemet e së shkuarës appeared first on Albeu.com.

Horoskopi mujor/ Shtatori sjell fat në financa për këtë shenjë, nga çfarë duhet të ruhet secili prej jush
Ndërkohë që keni mbyllur pushimet ose po paketoni rrobat, gjërat po ndryshojnë në yje dhe shtatori sjell një atmosferë krejtësisht të ndryshme.

Shtatori na sjell një moment të domosdoshëm pauze në formën e një Merkuri Retrograde, duke na dhënë leje të ndalemi, të marrim frymë, të shikojmë përreth dhe të ecim përpara me njëfarë hir dhe dinjiteti. Është një proces.

Dashi: Është një moment i mrekullueshëm për të reflektuar mbi qëllimet tuaja në jetë. Do t’ju ndihmojë të bëheni një person efektiv, i mbështetur te vetja, i cili mund të bëjë gjëra të mëdha të ndodhin në jetën tuaj në çdo kohë. Të dashurit tuaj do t’ju tregojnë me shumë vëmendje dhe kujdes. Do të nevojiten më shumë përpjekje dhe përkushtim në punë. Sigurohuni që t’i jepni gjithçka që keni. Për të siguruar një jetë të qëndrueshme dashurie, mbajeni komunikimin me partnerin tuaj të sinqertë dhe transparent.

Demi: Mund t’ju presë shumë punë. Në disa raste, kjo mund të jetë një kohë e mirë për ata që janë në krye të biznesit familjar për të rritur fitimet e tyre. Ju mund të përpunoni detajet e planit tuaj pas një stuhie idesh intensive. Nëse keni një punë, mund të mos jeni në gjendje t’i jepni më të mirën punës suaj. Ju mund të gjeni ngushëllim dhe lumturi në një marrëdhënie romantike. Duhet të jetë një muaj produktiv për studentët.

Binjakët: Ka një shans për të gjetur një rrugë të re karriere. Herë pas here, mund t’ju duhet të konkurroni me të tjerët për një projekt të caktuar. Po kështu, duhet të përpiqeni të shkoni mirë me kolegët tuaj. Tani është momenti për të riorganizuar financat tuaja dhe mund t’ju duhet një ndihmë për ta bërë këtë. Ky muaj është ideal për të përmirësuar lidhjen tuaj me vëllezërit e motrat dhe fqinjët. Barku juaj i poshtëm është mjaft delikat, ndaj kujdesuni për të.

Gaforrja: Tani është një moment i mirë për të provuar një qasje të re. Nuk keni nevojë të bëni ndonjë ndryshim të madh. Edhe një ndryshim në rutinë mund të sigurojë një shpërqendrim të mirëpritur nga monotonia e jetës së përditshme dhe t’ju ndihmojë të çliroheni nga rrëmuja mendore në të cilën ndodheni. Mund t’ju duhet t’u tregoni njerëzve se gatishmëria juaj për t’u angazhuar me të tjerët dhe për të pranuar perspektiva të tjera nuk u jep atyre leje për t’ju trajtuar keq.

Luani: Do t’ju duhet t’i jepni përparësi zhvillimit të karrierës tuaj për shkak të vëllimit të punës që do të prisni së shpejti të përfundoni. Mos e humbisni këtë mundësi të mrekullueshme për rritje të jashtëzakonshme në jetën tuaj personale dhe profesionale. Jepini kohë partnerit tuaj. Kur ndiheni të zemëruar, mund të dëshironi të veproni me nxitim pa menduar shumë për situatat. Mbani qetësinë tuaj. Të luash një sport mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të ndiheni më mirë.

Virgjëresha: Do të ketë një ekuilibër të shëndetshëm mes jetës tuaj private dhe asaj të punës. Gjithashtu, do të keni një ndjenjë të thellë përkatësie me veten tuaj. Performanca juaj profesionale do të garantojë një rritje në gradë. Jini të besueshëm kur keni të bëni me eprorët dhe autoritetet. Shmangni hyrjen në një debat të çdo lloji. Të dashurit tuaj po mbështeten tek ju që të kujdeseni për ta tani. Kënaquni në ndërveprime domethënëse me çdo anëtar të familjes suaj.

Peshorja: Ata prej jush me punë duhet të kenë një muaj të këndshëm përpara. Megjithatë, nëse ndiheni sikur po mbyteni nën peshën e përgjegjësive tuaja, është e rëndësishme të flisni me eprorët tuaj. Ju mund të përballoni të jeni të përqendruar te vetja këtë muaj. Për shkak të mosmarrëveshjeve midis të afërmve, disa prej jush mund ta gjeni veten të tërhequr në një mosmarrëveshje familjare. Mos harroni të mbani gjakftohtësinë tuaj dhe të organizoni mendimet tuaja.

Akrepi: Ka ardhur koha për të gjetur ekipin tuaj dhe për të nisur përpjekjet tuaja të reja. Tani më shumë se kurrë, pronarët e bizneseve do të kuptojnë rëndësinë e investimit në të ardhmen e kompanisë së tyre. Ju gjithashtu do të keni kohë për rekreacion dhe diversion. Do të ketë një theks të shtuar edhe në partneritetin tuaj të dashurisë. Si pjesë e kësaj faze do të organizohen edhe ngjarje sociale. Njerëzit që kërkojnë të fillojnë një marrëdhënie romantike do të priren të takojnë njerëz të rinj.

Shigjetari: Mbani shumëllojshmëri në aktivitetet tuaja të përditshme. Shkoni me një mik që nuk e keni parë për një kohë ose takoni dikë të ri. Do të habiteni se si edhe një rregullim i vogël mund t’ju japë një qira të re për jetën. Mund të jetë aq e thjeshtë sa të ndërroni udhëtimin tuaj dhe të shijoni peizazhin gjatë rrugës. Për më tepër, tani është një moment i mirë për të ndjekur një mundësi biznesi. Situata juaj financiare është e destinuar për përmirësim dramatik.

Bricjapi: Keni kursyer për një ditë me shi dhe kjo është një ide e mirë, por tani është momenti që t’i dorëzoheni impulseve tuaja bujare dhe të blini një dhuratë të këndshme për veten ose dikë që ju intereson pa u ndjerë keq. Kur jeni të zemëruar, mos ua hidhni atë njerëzve që ju kanë bërë keq vetëm pak. Tregoni respektin dhe modestinë e duhur në çdo kohë. Sjellja juaj e bukur do t’i tërheqë ata drejt jush. Prisni për mundësi më të mira për t’u paraqitur.

Ujori: Do të rriteni dhe do të jeni në gjendje të zgjidhni të gjitha çështjet që mundojnë jetën tuaj. Këtë muaj, ju do të vazhdoni të mbani qëndrimin tuaj optimist. Ju do të fitoni respektin e të prijesve tuaj për shkak të punës tuaj të palodhur. Situata juaj aktuale financiare është e qëndrueshme. Kurseni sa më shumë para që mundeni tani ndërsa mundeni. Shoqëruesi juaj do të jetë një burim i shkëlqyer inkurajimi dhe guximi tani. Faleminderit yjeve tuaj me fat që keni këtë person në jetën tuaj.

Peshqit: Keni fituar një moment pushimi dhe relaksi pasi shihni se të gjitha përpjekjet tuaja do të shpërblehen. Mendimi juaj krijues do të shpërblehet më shpesh në punë. Do të rriteni vetëbesimin dhe do të mësoni për një mënyrë të re për të gjeneruar të ardhura. Çdo problem me pronën do të zgjidhet. Është një kohë e mirë për të investuar në një shtëpi të re. Nëse jeni vërtet të dashuruar, do të punoni shumë për të përmirësuar marrëdhënien tuaj pavarësisht sfidave dhe do të ndani aspiratat tuaja./albeu.com/

The post Horoskopi mujor/ Shtatori sjell fat në financa për këtë shenjë, nga çfarë duhet të ruhet secili prej jush appeared first on Albeu.com.

Paratë do të “fluturojnë” nga xhepat dhe këmbana dasme, Meri Shehu zbulon rënditjen për muajin korrik: Dy shenjat që do të thonë “PO”
Muaji korrik hynë fuqishëm për të gjitha shenjat. Astrologia Meri Shehu paralajmëron se paratë do të “fluturojnë” nga xhepat, por ka edhe këmbana dasme.

Dy shenjat që do të thonë “PO”, të ndikuara nga diagonajla e rëndësishme astrologjike janë Bricjapi dhe Gaforrja.

Lajmi i mirë për korrikun është se ditët e vrullshme do të mbarojnë shumë shpejt, jo më larg se në datën 2, ndërsa priten edhe zhgënjime.

Luani

Është në vendin e fundit për Korrikun pavarësisht se Afërdita është në Binjak dhe kemi gjithë këto udhëtime, kontakte e njohje, por marsi në dem i bën të mos ndjehen të qetë lidhur me karrierën, njerëzit në pushtet, pushtetin që duan të vendosin ata vetë. Marsi në Dem i bën të shpenzojnë shumë edhe atë që nuk e kanë dhe nuk do ndihen komodë, qoftë në investime për projektet e së ardhmes apo çështjet familjare. Mund të kemi edhe debate familjare. Një zhgënjim rreth datës 14 në jetën personale e ekonomike.

Virgjëresha

Marsi në Dem i ndihmon Virgjëreshat, çfarë shpenzojnë e marrin sërish dhe e rikuperojnë. Do kenë shpenzime për çështje që nuk kanë të bëjnë thjesht me jetën e tyre, por me kontakte me jashtë, partnerin, në çift ose bashkëshortin. Do ndihmojnë më së shumti dikë që e kanë më të dashur dhe kjo në një plan të dytë do iu rikthehet sërish. Njëherë do iu ikë nga duart, pastaj do iu vijë prapë. Ose ata që s’janë lidhur do njohin një bashkëshort shumë potent që do marrë dominancë.

Demi

Kanë një muaj relativisht të çuditshëm sepse Marsi ikën nga Dashi që i kishte bllokuar në nerva, prapskena pune e shëndetësore. Marsi në Dem nuk është në pozicion të mirë sepse Demi udhëhiqet nga Afërdita, nga e bukura, e mira, ekuilibri. Marsi është luftë kështu që në jetën e Demit do futet një luftë për të mbrojtur jetën personale, ekonomike apo për të bërë gjërat që duan. Do shpenzojnë shumë energji dhe do na shpartallojë ekonomikisht. Demat do kenë kërkesa të mëdha ekonomike dhe do shpenzojnë shumë gjatë muajit Korrik.

Dashi

Marsi në Dem shkon direkt në çështjet e tyre ekonomike. Një nga shenjat që do shpenzojnë më shumë do jenë Dashët. Pas datës 5 duhet të shikojnë mirë çfarë japin, marrin, komunikojnë, diskutojnë në çështjet ekonomike dhe jetën personale. Deri në datën 14 kemi gjëra të mira sepse lëvizin e udhëtojnë. Në datën 13 në darkë e 14 futen në shtëpi të gjithë Dashët që kanë bërë rrëmujë e sherre në jetën e tyre.

Binjakët

Kanë Afërditën në shenjën e tyre, një kombinim i bukur për ta deri në datën 14, pastaj gjërat fillojnë rrëzohen në disa raste si kështjellë rëre, kështu që shumë Binjakë të kenë parasysh dhe të shikojnë njohjet që kanë bërë deri tani në punët që kanë planifikuar dhe rezultatet pas datës 14. Do jenë më të qetë ekonomikisht, por edhe në jetën e tyre personale do marrin më hov, do ndihen më mirë. Ky muaj është i flaktë e i vrullshëm për të gjithë kështu që të kenë kujdes nga sherret, luftërat, nxitimet, ekstremitetet që mund ta fusin veten.

Shigjetari

Kanë një muaj plot shanse e avantazhe lidhur me partnerët, të tjerët, marrëdhënie, komunikime, dashuri, japin, marrin. Do jenë shumë komodë, do llastohen shumë sepse e ndiejnë që janë në qendër të vëmendjes. Pastaj do fllojnë të mendojnë për çështje më thelbësore personale e ekonomike dhe do ta ndiejnë veten më të qetë shpirtërisht pas datës 18. Marsi në Dem thotë që duhet të kemi kujdes me shëndetin e punën, u hkon më shumë një punë ushtarake, e fortë, e fuqishme se sa një me diplomaci.

Peshqit

Do ndihen mirë, komodë me njerëzit e afërt, do investojnë për shtëpinë e tyre, marrëdhënie personale, bashkëjetesë, për një punë shteti ose për t’u kualifikuar, por pritshmëritë e tyre nga data 14 e tutje do jenë të vogla dhe mund të heqin dorë. Të shikojnë çfarë mund të krijojnë, çfarë talenti kanë por edhe çfarë të dashurojnë. Mund t’i futen edhe një marrëhdënieje shumë të fuqishme erotike pas datës 18, të qetësohen dhe të bëjnë paqe.

Peshorja

Do jenë shumë dominante për sa i përket të drejtave të tyre në çështjet ekonomike, por që kanë të bëjnë me trashëgimitë dhe paratë që vijnë nga partneri e partnerja. Nëse ata nuk janë të aftë të nxjerrin të drejtën e tyre, do ta bëjnë Peshoret. Do marrin forcë, potencë dhe do ushtrojnë shumë dominancë në marrëdhëniet e tjera në përgjithësi. Vazhdon të jetë muaj martesash, fejesash, fëmijësh, planifikimesh shumë të rëndësishme. Si gjithë shenjat e tjera, të evitojnë përballjet, sherret, nuk është momenti të bëjmë luftë deri në ekstremitet, të ruajë diplomacinë e vet.

Ujori

Janë ata që bashkë me Marsin në Dem që është shumë i fuqishëm, por që do e përdorin në shtëpi për të vendosur hegjemoninë, pretendimet e dominancën e tyre. Do bëhen të parët e punës në marrëdhëniet familjare, duhet t’iu themi kujdes si do silleni me të shtëpisë që do të mbesin zhveshur. Do jenë shumë materialistë gjatë këtij muaji, gjërat që nuk i kanë pasur e kanë pritur shumë, nga inati e padurimi do i kërkojnë e do i marrin tani. Do kërkojnë më shumë se sa duhet, por duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet familjare, mos t’i vënë flakën në disa raste.

Bricjapi

I rezervuar, konservator, vë rregulla dhe i përshtatet Marsi në Dem, bën gati programet ekonomike, kursimet. Është një shenjë shumë tokësore, praktike, mezi hapet përballë gjërave të reja. Marsi në Dem do influencojë që të vërë diktate kursimesh të mëdha ose një lloj rregulli e potence, autoriteti më të madh se sa i takon. Do jenë aktivë dhe shumë energjikë në dashuri. Bricjapët dhe Gaforret martohen në Korrik, ky është lajmi më i madh, është muaji që i thonë ‘po’ një lidhjeje familjare dhe një martese të qëndrueshme.

Akrepi

Do marrin përsipër detyrimet, përgjegjësitë e të tjerëve për t’i mbrojtur sepse Marsin e kanë në Dem përballë shenjës së tyre dhe duhet të kenë gjithmonë antagonziëm për të mbrojtur veten dhe marrëdhëniet e tyre të ngushta. Megjithatë do bëjnë dominanca në çift, do kenë relacione e bashkëpunime të fuqishme, ndërsa me Afërditën në Gaforre kontakte e lidhje me jashtë. Nëse një Akrep kërkon të bëjë një marrëdhënie, biznes ose bashkëpunim, e ka të favorizuar pas datës 18, por me jashtë. Partner, bashkëpunëtor ose udhëtim jashtë, pse jo.

Gaforrja

Diagonalja Gaforre-Bricjap do jetë më e lakuara, në datën 13 kemi Hënën e plotë në Bricjap që e thërret Gaforren për bashkëpunime e martesa. Afërdita hyn në shenjën e tyre në datën 18. Të gjithë të zhgënjyerit e të gjithë shenjave dhe ata që do zhgënjehen fuqishëm deri në datën 18 do kthehen fuqishëm te Gaforret, qoftë si person, qoftë si mentalitet. Gaforrja është shtëpia, marrëdhënia e qëndrueshme, familja, dashuri, afrimitet, lot, nostalgji, kinema. Gjithë armata e të zhgënjyerve do kthehet te Gaforrja dhe do shohim çfarë do përfitojë kjo shenjë prej saj.

The post Paratë do të “fluturojnë” nga xhepat dhe këmbana dasme, Meri Shehu zbulon rënditjen për muajin korrik: Dy shenjat që do të thonë “PO” appeared first on Albeu.com.

Horoskopi i muajit korrik 2022: Shenjat që do të kenë fat dhe ato që do të zhgënjehen
Dashi

Gjatë këtij muaji nuk do ju ndodhin gjëra të këqija, por mirë do jetë të mendoni të hiqni disa para mënjanë për të siguruar edhe të ardhmen. Në këtë plan do keni vështirësitë më të mëdha. Silluni mirë edhe me partnerin tuaj sidomos nga java e dytë e në vijim. Mundohuni ta surprizoni atë si dhe t’ia shprehni ndjenjat. I dashuri i zemrës tuaj do ketë nevojë jetike për mbështetje dhe ngrohtësi. Ju beqaret më në fund do besoni në dashuri pasi të njihen me persona fantastike. Zemra do ju rrahe pafund rreth datës 8 ose 9. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni shqetësime muskulore të cilat duhen trajtuar sa me pare. Për punën do jete muaj aktiv dhe i mbushur me risi. Me pak më shume kurajë dhe këmbëngulje do arrini majat

Demi

Këtë muaj do e keni fatin në dorën tuaj, por thjesht duhet të përfitoni dhe të bëni më të mirën. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më realistë dhe pse jo të provoni edhe gjëra të reja me partnerin. Java e fundit ka për të qene më emocionuesja. Ju beqarët nuk do jeni aspak ne humor deri në datën 18, me pas mund te keni ndonjë flirt të vogël.. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë nervozizmi do ju pushtojë. Konsumoni më shume ushqime që përmbajnë vitamina. Buxheti do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni paratë që do keni nëpër duar. Investimet mos i lini kurrsesi për në datat 13 ose 25 sepse do jenë ditë pa fat. Nëse jeni në kërkim të një pune, yjet do ju ndihmojnë dhe mund ta gjeni më idealen pas javës së parë.

Binjakët

Këtë muaj debatet dhe problemet do jene aq të mëdha saqë mund të mendoni të largoheni përfundimisht nga gjithçka. Për të dashuruarit do jetë një periudhë e paqëndrueshme. Mund të keni zënka të forta, por njëkohësisht do kaloni edhe momente pasionante. Ditët do jenë të turbullta. Nëse jeni beqarë vetëm pas javës së dyte mund të mendoni për gjëra serioze sepse deri atë kohë do keni veçse joshje dhe mundësi për aventura. Shëndeti do vijë javë pas jave duke u përmirësuar falë përkudjesit që do keni për veten. Nëse doni që gjendja financiare të jetë e mirë vazhdoni të shpenzoni me maturi dhe mos prisni të pasuroheni. Në punë do ju duhet më tepër përkushtim dhe përpjekje për të arritur atje ku keni dashur.

Gaforrja

Gjatë këtij muaji do ju pushtojë një ndjenjë dyshimi që nuk do ju lejojë të jetoni të qetë. Jeta në çift nuk do jetë gjithë kohës e mirë kështu që kujdes me çdo hap që do hidhni. Dijeni qe me kokëfortësi e me inat nuk keni për të arritur askund. Ju beqarët do endeni sa andej këndej dhe vetëm javën e fundit do mund të takoni persona që mund t’iu përshtaten. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por që do kalojnë shpejt falë edhe përkujdesjes së familjarëve tuaj. Për financat do jetë muaj me fat. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm në një mënyrë të habitshme. Në punë do merrni komplimente dhe shpërblime për gjithçka që keni arritur. Bravo për iniciativat dhe këmbënguljen.

Luani

Sipas parashikimeve ky muaj do jetë i ndarë në disa pjesë. Javët e para mund të kenë vështirësi dhe do jenë të mbushura me mërzitje, ndërkohë që pas datës 15 gjërat do normalizohen. Nëse jeni në një lidhje, javën e parë do keni debate të forta, por me pas do i kuptoni gabimet dhe do bëni të pamundur për t’i zgjidhur. Do dashuroheni me më tepër pasion. Ju beqarët më në fund do e takoni këtë muaj princin tuaj të kaltër dhe çdo gjë do jetë shumë më ndryshe. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Duke mos u ushqyer si duhet mund të keni probleme akoma më të mëdha. Financat do jenë të kënaqshme nëse dini si t’i menaxhoni. Do ju duhet fillimisht të bëni disa sakrifica, por do ja vlejë. Në punë duhet të jeni gjithë kohës vigjilente dhe të përfitoni nga çdo propozim që do ju bëhet.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji gjërat do vazhdojnë t’iu ecin si më parë dhe do keni ende shumë për të bërë për të fituar besimin e të tjerëve dhe për ta normalizuar jetën. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk e ruani dot vetëkontrollin do keni probleme e mosmarrëveshje të mëdha me partnerin. Po u treguat të logjikshëm dhe bashkëpunues gjithçka do ecë më së miri. Nëse jeni beqarë do keni plot mundësi për takime e lidhje, por po u nxituat të bëni zgjedhje do gaboni. Shëndeti do jetë shumë i mirë, megjithatë mirë do jetë të limitoni sa të mundni duhanin dhe ushqimin e yndyrshëm. Me financat mund të keni tronditje deri në momentin që të vendosni disa kufizime e të mos bëni investime të pamenduara. Në punë do jeni kërkues ndaj vetes dhe keni për të arritur majat e suksesit.

Peshorja

Muaj shumë më pozitiv do jetë ky për të gjithë sidomos pas datës 8. Komunikimi në çift do jetë shumë herë më i mirë, prandaj ju të dashuruarit do mund t’i zgjidhni edhe problemet që ju kanë munduar në të shkuarën. Ju beqarët do jeni më të motivuar për ta kërkuar dashurinë e madhe dhe do bëni të pamundurën për ta gjetur. Java më me fat do jetë e dyta. Shëndeti nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të keni probleme me tretjen e ushqimit dhe mund të prekeni edhe nga ndonjë infeksion urinar. Plani financiar ka për të qene më i mirë për shkak të një trashëgimie të shumëpritur. Në punë, po nuk u treguat të logjikshëm dhe po u nxituat do keni probleme serioze.

Akrepi

E shkuara do rikthehet këtë muaj dhe kjo gjë mund të shkaktojë pështjellim dhe probleme. Mos ripërsëritni gabimet sepse më pas nuk do e ngrini dot më kokën. Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e paqëndrueshme. Herë do dashuroheni si e ndjeni dhe do keni dëshirë të qëndroni pranë njeri-tjetrit e herë do debatoni ashpër për gjëra elementare. Nëse jeni beqarë do e gjeni personin e duhur, por në ditët e fundit të muajit. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Mund të keni goxha shqetësime sidomos nga dhëmbët. Financat fatmirësisht do përmirësohen dhe kjo do jetë ajo çka do ju qetësojë. Në punë do ju dalin vështirësi të njëpasnjëshme në çdo moment. Nuk do ndiheni të qetë gjatë zhvillimit të projekteve që keni nisur prandaj kërkoni ndihmë pa qenë vonë.

Shigjetari

Bëni kujdes gjatë këtij muaji sepse yjet nuk parashikojnë një periudhë pozitive. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do përballeni me të papritura të pakëndshme. Kujdes me xhelozinë nëse keni një lidhje pasi ajo mund ta shkatërrojë gjithçka keni ndërtuar. Pranoni të flisni hapur me partnerin edhe për dyshimet me te vogla. Ju beqarët nuk duhet të ndikoheni nga familjaret për të bërë një zgjedhje, por duhet të njiheni fillimisht vetë e të reflektoni çfarë do bëni. Shëndeti për fat nuk do jetë i keq. Pas javës së parë madje do keni edhe më shumë energji se me parë. Financat duhen pasur më tepër në vëmendje. Mos i shpërdoroni paratë sepse keni për t’u penduar gjithë jetën. Në punë do keni mbështetjen e shefave dhe do i zbatoni pa frikë planet e bëra më herët.

Bricjapi

Shumë njerëz do mundohen t’iu bëjnë keq gjatë këtij muaji dhe do ua vështirësojnë gjithcka. Mos i besoni askujt dhe veproni sipas mendjes tuaj kurdoherë. Disa vështirësi që keni pasur në jetën tuaj në çift do mund të zgjidhen. Do ndiheni më mirë se më parë dhe do kaloni çaste harmonike. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat, megjithatë mirë është t’i bëni gjithë kohës sytë katër sepse ndonjëherë ka persona që kalojnë aq shpejt saqë nuk mund t’i dallosh. Që shëndeti mos ketë shqetësime serioze duhet patjetër të çlodheni herë pas here dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Financat po nuk i mbajtët nën kontroll do dobësohen ndjeshëm. Në punë do lumturoheni pafund pas atyre që do arrini. Ja ka vlejtur i gjithë mundi dhe sakrificat që keni bërë.

Ujori

Do jeni të pasigurt dhe të paqartë sot prandaj mund të keni vështirësi. Edhe komunikimi do lërë për të dëshiruar. Tek ju të dashuruarit do jenë të shumtë personat që do ndërhyjnë dhe do mundohen t’ua prishin harmonin. Mos e lejoni këtë gjë në asnjë mënyrë sepse vështirë të riktheni normalitetin. Nëse jeni beqarë më mirë të pranoni të dilni me disa persona ne mënyrë që të njiheni me ta. Nëse qëndroni në vend nuk ka për t’iu rënë princi i kaltër nga qielli. Shëndeti do ketë shqetësime. Bëni një kontroll sa më parë në mënyrë që ta kapni problemin pa u ndërlikuar. Gjendja e financave do jetë delikate vetëm ditët e para sepse pas datës 9 do ndryshojë tërësisht situata. Në punë thoni atë që mendoni sepse keni për të marrë vlerësime.

Peshqit

Në tërësi ky do jetë një muaj i mirë. Do arrihen të shuhen zjarret dhe optimizmi do ju bëjë t’i shihni gjërat ndryshe. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një periudhë të begatë. Mirë do jetë t’i shprehin sa më shumë ato që ndieni sepse partneri do jetë në humorin e duhur për t’ua plotësuar dëshirat. Ju beqarët ka mundësi të fiksoheni pas një personi i cili sapo është shkëputur nga dikush. Kujdes sepse flaka e dashurisë nuk mund të shuhet brenda disa ditësh. Gjendja shëndetësore do jetë e kënaqshme. Do keni rezistence të mire fizike dhe morale. Buxheti do lërë për të dëshiruar. Shpenzoni me maturi sepse në të kundërt keni për të mbetur vetëm. Jeta profesionale do ketë vetëm përmirësime dhe do ndiheni me fat gjatë gjithë kohës.

The post Horoskopi i muajit korrik 2022: Shenjat që do të kenë fat dhe ato që do të zhgënjehen appeared first on Albeu.com.