Historike Archives - Albeu.com

Historike, Ronaldo bëhet lojtari i parë që shënon në 23 sezone radhazi
Cristiano Ronaldo vazhdon të shënjojë emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit.

Sulmuesi 39-vjeçar regjistroi një tjetër rekord historik. Ronaldo ishte protagonist absolut në fitoren e fundit të Al Nassr me rezultatin 2-0 ndaj Al Taawoun, që u siguroi atyre kualifikimin për në finalen e Superkupës në Arabinë Saudite.

Lojtari luzitan asistoi te goli i parë, ndërsa të dytin e realizoi vetë. Ronaldo u fut në histori, si lojtari i parë dhe i vetëm që shënon gol në 23 sezone radhazi. Nga dy golëshi i tij me fanellën e Sporting më 7 tetor 2022, ndaj Moreirense, Ronaldo ka arritur të shënojë të paktën një gol në çdo sezon, për 23 vite radhazi.

Asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur këtë shifër më parë, në të gjithë historinë e futbollit.

Sezonin e kaluar, Ronaldo shënoi 35 gola vetëm në kampionat për të thyer rekordin e golave në një sezon të ligës arabe. Ai regjistroi edhe 11 asistime, duke dhënë kontribut në 46 gola në vetëm 31 paraqitje në kampionat.

The post Historike, Ronaldo bëhet lojtari i parë që shënon në 23 sezone radhazi appeared first on Albeu.com.

Historike! Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Mblidhet sot Kuvendi për votimin e qeverisë së re
Për herë të parë, në Maqedoninë e Veriut, qeverinë do ta drejtojë një shqiptar. Talat Xhaferi deri para pak ditësh kryetar i Parlamentit, do të marrë detyrën për të drejtuar qeverinë teknike. Talat Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë teknike, e cila do të ketë për detyrë të organizojë edhe zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 8 maj.

Seanca e sotme, 28 janar, për votimin e kryeministrit të parë shqiptar dhe qeverisë së tij pritet të nisë rreth orës 11:00. Parlamenti do të debatojë lidhur me programin dhe kabinetin e Talat Xhaferit, ndërsa deri në mesnatën e së dielës pritet të votohet dhe miratohet qeveria teknike.

Ditën e djeshme, 26 janar, Presidenti Stevo Pendarovski, i dorëzoi mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e re të Qeverisë teknike. Pjesë e Qeverisë teknike do të jetë edhe opozita maqedonase, bazuar në Ligjin për zgjedhje, me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një fjalim drejtuar kombit, kryetari i Bashkimit Demokrat për Integrim, Ali Ahmeti, e quajti një ditë historike për shqiptarët.

“Kjo ditë është historike se po bëhemi shtet me shoqëri të barabartë. Do të marrim përgjegjësinë për t’i prirë”, tha Ahmeti.

Kjo do të jetë qeveria e tretë teknike pas marrëveshjes së vitit 2015 që synonte të pengojë manipulet në zgjedhje, duke emëruar përfaqësues të opozitës në kabinetin qeveritar.

Opozita maqedonase që kryesohet nga VMRO DPMNE-ja, ka thënë se nuk do të votojë për zgjedhjen e Talat Xhaferit, pasi e akuzon për “shkelje të shumta ligjore” gjatë punës si kryetar i Kuvendit. Lideri i kësaj partie, Hritijan Mickoski përsëriti qëndrimin se partia e tij është e prerë për këtë vendim.

Por, mosvotimi i deputetëve të opozitës nuk e pengon formimin e qeverisë së re, meqë shumica parlamentare ka numrin e nevojshëm prej 61 votash për miratimin e qeverisë së re

The post Historike! Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Mblidhet sot Kuvendi për votimin e qeverisë së re appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja për emigrantët, Meloni: Historike, ata që nuk janë dakord le të thonë ç’të duan
Kryeministri e Italisë, Georgia Meloni, në një intervistë për mediat vendase e ka cilësuar historike marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama për kampin e emigrantëve në Shqipëri.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka quajtur marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë si historike, shkruajnë mediat italiane.

“Është një marrëveshje që për ne është historike dhe sepse mund të bëhet model për kombet e tjera, të bashkëpunimit mes vendeve të BE-së dhe vendeve të treta. Ata që nuk janë dakord mund të thonë çfarë të duan, por nuk mendoj se dikush mund të pretendojë se ne synojmë të dëbojmë dikë”, është shprehur kryeministrja Meloni.

Në një intervistë për gazetën Il Messaggero, Meloni i ishte referuar nënshkrimit të një protokolli me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku do të krijohen dy qendra të mbyllura për qëndrimin e emigrantëve të parregullt në Shëngjin, ku menaxhimi dhe financimi do të mbulohet nga Italia.

“Kjo është një marrëveshje që forcon partneritetin strategjik me Shqipërinë dhe vendos tre objektiva: luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, parandalimin e flukseve të parregullta migratore dhe mundësinë e pritjes në Evropë vetëm atyre që kanë të drejtën e vërtetë të mbrojtjes ndërkombëtare”, theksoi Meloni. Sakaq ajo ka bërë me dije se është informuar dhe Komisioni Evropian për këtë marrëveshje.

The post Marrëveshja për emigrantët, Meloni: Historike, ata që nuk janë dakord le të thonë ç’të duan appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë në histori, marinën amerikane do ta drejtojë një grua
Presidenti amerikan Joe Biden ka zgjedhur një admirale për të udhëhequr marinën amerikane. Kjo është hera e parë që një grua emërohet për të drejtuar një degë të shërbimit ushtarak të Pentagonit.

Lisa Franchetti është drejtuesja e Flotës së 6-të të SHBA-së dhe forcave detare amerikane në Korenë e Jugut, dhe gjithashtu ka shërbyer si komandante sulmi të aeroplanmbajtësve.

Emërimi i saj nga zoti Biden duhet ende të konfirmohet nga Senati i SHBA. Aktualisht, një ligjvënës po bllokon Senatin që të konfirmojë liderët ushtarakë në shenjë proteste ndaj politikës së abortit ushtarak.

Nëse konfirmohet si Shefe e Operacioneve Detare, Franchetti do të jetë gruaja e parë që do të bëhet anëtare e grupit elitar të oficerëve të lartë ushtarakë që përbëjnë Shefat e Shtabit të Përgjithshëm.

Një veterane 38-vjeçare, ajo është gruaja e dytë që ka arritur gradën e admiralit me katër yje.

Në një deklaratë, Biden përshëndeti atë që e quajti “ekspertizën e gjerë të saj si në arenën operacionale ashtu edhe në atë të politikave” dhe tha se ajo “do të bëjë përsëri histori” kur të konfirmohet për rolin.

Sipas raportimeve në mediat amerikane, Admiral Franchetti nuk ishte zgjedhja e parë e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin, i cili në vend të saj rekomandoi të diplomuarin nga njësia TOP GUN, Samuel Paparo si shefin e ardhshëm të Marinës.

The post Për herë të parë në histori, marinën amerikane do ta drejtojë një grua appeared first on Albeu.com.

Cila nga ngjarjet biblike ka ndodhur vërtetë?
A kanë ndodhur vërtet fushatat ushtarake të përshkruara në Bibël? Dhe kur ndodhën saktësishtato? Kjo është një çështje shumë komplekse e debatuar për një kohë të gjatë, edhe sepse teknikat e përcaktimit të datave të ngjarjeve që janë më të përdorura aktualisht nuk janë shumë të sakta.

Metoda e radiokarbonit – zbulimi i karbonit 14, një izotop radioaktiv i karbonit , i përdorur për të përcaktuar kohën moshën e mbetjeve organike që përmbajnë karbon (dru, fibra, kocka, etj…) – nuk mundëson një përcaktim të saktë të datës për të gjitha periudhat, duke i hapur shpeshherë rrugën hipotezave kontradiktore.

Por gjërat mund të jenë ndryshe me analizat e kryera me metodën e gjeomagnetizmit, e cila bazohet në matjen e variacioneve të intensitetit të magnetizmit tokësor të regjistruar në tokë dhe tek disa gjetje si qeramika ose tulla balte, të cilat përmbajnë grimca mineralesh ferromagnetike.

Një sistem i sigurt

Joav Vaknin nga Universiteti i Tel Avivit dhe Ron Shar nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit  thonë se kjo metodë është shumë më e besueshme. Dy studiuesit arritën në këtë përfundim pasi analizuan të dhëna të shumta nga 17 site arkeologjike të vendosura midis Izraelit dhe Palestinës, të mbledhura nga studiues të ndryshëm nga e gjithë bota.

Bazuar tek ngjashmëria apo tek ndryshimi i sinjaleve të regjistruara në vende të ndryshme, do të jetë e mundur të vërtetohen ose mohohen hipotezat, për të zbuluar me siguri më të madhe se kur janë shkatërruar në të vërtetë këto qytete.

Një shembull? Bibla tregon se kur izraelitët e udhëhequr nga Xhozue mbërritën në Xheriko, Zoti i rrëzoi muret deri atëherë të pacenueshme të qytetit:“Shtatë priftërinj do të sjellin para Arkës shtatë bori të bëra nga briri i dashit…Kur të bien boritë atëherë do të shemben muret e qytetit”. Por çfarë ndodhi në fakt?

Xheriko e lashtë

Studiuesit e kanë vënë në dyshim për një kohë të gjatë vërtetësinë e këtij konflikti, derisa kanë arritur në përfundimin se nuk ishin hebrenjtë e Xhozuesë ata që e shkatërruan atë qytet shumë të lashtë (betejë që sipas Biblës u zhvillua në vitin 1500 ose 1400 Para Krishtit), sepse me gjasë ai ishte shkatërruar mijëra vjet më parë.

A do të mohohet apo vërtetohet kjo dhe hipoteza të tjera të ngjashme nga teknika e re e kërkimit? Pra ajo është një metodë që premton të jetë revolucionare për qasjen ndaj historive të luftës të Dhiatës së Vjetër, veçanërisht për përplasjet ushtarake midis egjiptianëve, arameanëve, asirianëve, babilonasve dhe mbretërive të Izraelit dhe Judesë. / Focus

The post Cila nga ngjarjet biblike ka ndodhur vërtetë? appeared first on Albeu.com.

Betonizohet ura gurtë e ndërtuar në shekullin e XIX në Gjirokastër: Turp dhe dënohesh me ligj
Beton në qytet, beton në fshat, sëfundmi po betonizohen edhe zonat historike, ato me të cilat shqiptarët krenohen, apo i shesin si atraksione turstike për të huajt.

Mos dija apo babëzia, askush nuk e kupton se përse një urë e shekullit të 19-të e cila është shpallur si zonë e mbrojtur në Gjirokastër është betonizuar.

një qytetar ka denoncuar në rrjete sociale se çfarë ka ndodhur me urën në Gjirokastër, e cila ka qenë e ndërtuar e gjitha me gurë, por që me kalimin e vitetve ka pësuar dëmtime.

Por ekspertët dhe specialistët e Bashkisë së Gjirokastrës në vend që ta reastauronin i kanë rënë për shkurt, e kanë betonizuar.

Denoncimi:

❌❌❌ TURP, SKANDAL, KRIM ❌❌❌

Tek kjo urë(që mesa di unë është e shekullit te 19, në mos gaboj) është kryer krim duke hedhur beton, mbi të gjitha në një zonë të mbrojtur nga UNESCO.

Po nuk kishit pesë punëtorë dhe dhjetë gurrë t’i bënit shkallët siç duhej?

Kjo është turp, shumë serioze dhe e dënueshme me ligj! Është shkatërrim i vlerave, kulturës,  monumenteve etj.

Përveç kësaj nuk kuptoj diçka tjetër, ka media apo s’ka media këtu? Vetëm kush u përplas me makinë, kush u vra, kush doli nga Big Brother do transmetoni?! Po të gjithë të shitur e të blerë jeni more të shkretët ju?

Kjo është akoma më e frikshme se sa veprat kriminale të kësaj bashkie që po bën këto vitet e fundit ne qytet. Po ku keni cipë ju, le t’ju shajnë, ju përsëri punën që dini të bëni më mirë do të bëni.

? Shpërndani këtë postim ta shikojnë të gjithë se çfarë po bëhet ne Gjirokastër!

The post Betonizohet ura gurtë e ndërtuar në shekullin e XIX në Gjirokastër: Turp dhe dënohesh me ligj appeared first on Albeu.com.

Disa gënjeshta historike për periudhën e mesjetës
Një epokë e shënuar nga tortura dhe injoranca e nevojshme për shkëlqimin e mëvonshëm të Rilindjes? Jo tamam. Kur bëhet fjalë për mesjetën, është e lehtë të biesh në thjeshtësime. Si në këto 20 raste.

Ekzistonte frikë nga ardhja e vitit njëmijë. Thashethemet u përhapën nga leximi i mëvonshëm i kronikave të Rudolph the Glaber, një murg dhe kronist që në vitin 1048 tregoi një klimë historike pasigurie, duke folur për shenja të interpretuara si “apokaliptike”, si fatkeqësitë dhe eklipset (në të njëjtën kohë duke dëshmuar gjithashtu vullnetin për një rilindje). Megjithatë, në realitet nuk kishte panik. Shumica e njerëzve nuk e dinin se jetonin në vitin Një mijë, vitet u numëruan në bazë të viteve të mbretërimit të mbretërve dhe lëvizjet mijëvjeçare që shpallnin fundin e botës u përhapën pas mijëvjeçarit (si dhe veprat e Rudolf Glaber, qarkulluan disa dekada më vonë se viti 1000).

“Epoka e errët”?

Anglezët e shekullit të tetëmbëdhjetë ishin të parët që e quajtën mesjeta e errët. Që atëherë shprehja “epoka të errëta” është përdorur si një metaforë për të treguar një kohë krize, e cila ngjall imazhin e një populli të brutalizuar nga uria dhe bestytnitë, rrugëve me baltë, barbarisë së pushtetit, torturave dhe plagëve të tmerrshme. Pothuajse harrojmë se mesjeta ishte edhe koha e Dantes, Xhotos, katedraleve dhe hapave të parë të ligjit modern.

Toka e sheshtë

Në mesjetë mendohej se Toka ishte e sheshtë.  Edhe nëse ishte udhëtimi i Magelanit (1519-1522) që i tregoi botës drejtpërdrejt se Toka është sferike, falë rrotullimit të parë të globit, në traktate të ndryshme mesjetare – si Tractatus de sphaera, shkruar në gjysmën e parë të shek. trembëdhjetë – ne lexojmë llogaritjet që demonstrojnë lakimin e sipërfaqes së tokës (të dhëna tashmë të njohura për grekët e lashtë). Klisheja në lidhje me këtë besim lindi në shekullin e 16-të, kur humanistët panë në hartat rrethore mesjetare (si planisferat e sotme) një gjoja provë të injorancës së paraardhësve të tyre. Në imazh, një planisferë nga shekulli i 11-të.

Fisnikët kënaqeshin me ius primae noctis. Feudalët vërtet kishin të drejtë ta ushtronin këtë privilegj, por nuk ishte e drejta të kalonin natën me të sapomartuarat e territorit të tyre. Në vend të kësaj, ishte një taksë (në para, jo në natyrë) e vendosur nga kushdo që kontrollonte territorin në këmbim të pëlqimit të tij për martesën. Po kështu, as rripat e dëlirësisë nuk ekzistonin: ato janë një shpikje e shekullit të 19-të.

Jetonin pa ligje

E drejta romake ishte një gjë e së kaluarës, por nuk kishte mungesë të ligjeve në Mesjetë: shembuj janë Kodi Justinian (529-534), një koleksion i kushtetutave perandorake të riorganizuara nga perandori romak lindor dhe Edikti i Rotarit ( 643), koleksioni i shkruar i ligjeve lombarde. Më pas, në shekullin e 12-të, murgu Gratian mblodhi burimet e së drejtës kanonike në Dekretumin e tij dhe sovrani anglez u dha baronëve të tij Magna Charta (1215, në ilustrim), hapi i parë themelor drejt njohjes universale të drejtave të njeriut (kushtetuta). Sa për popullin, që nga viti 1000 fshatarët ishin shpërngulur dhe këta “borgjezë” filluan të pretendonin një rol politik të denjë për ndikimin e tyre ekonomik. Kështu lindën Bashkitë dhe lobet e para të fuqishme (esnafet dhe korporatat e artizanatit).

Tortura ishte rend i ditës

Le ta sqarojmë menjëherë: Mesjeta nuk ishte epoka e artë e torturës, sigurisht më e përhapur në Rilindje. Por kishte. Megjithatë, që nga mesjeta e vonë (ndërmjet vitit 1000 dhe zbulimit të Amerikës) nuk u përdor më pa dallim. Rrëfimet e nxjerra përmes përdorimit të qymyrit të nxehtë dhe hekurit të ndezur u diskredituan nga të njëjtat autoritete kishtare në vitin 1215, kur Papa Inocent III ndaloi që torturat të mbështeteshin me bekim, duke i hequr shenjtërinë që kishin deri atëherë. Për të akuzuarit u fut mundësia e mbrojtjes në gjykatë. Gjyqi penal lindi në Angli, me 12 probiviri (njohësit) që kryenin funksionin e jurisë duke paraqitur listën e krimeve dhe të dyshuarve në kontekstin e njohjes, një formë e hershme e hetimit gjyqësor.

Kishte gjueti shtrigash

Në fakt filloi në fund të mesjetës, rreth vitit 1430, por u ushqye në shekujt në vijim dhe arriti majat e mizorisë vetëm midis viteve 1600 dhe 1800, shumë më vonë se fundi i Mesjetës. Në tre shekuj gjueti shtrigash, mijëra gra përfunduan në turrën e druve me akuza të rreme, të dënuara për marrëdhëniet e tyre të supozuara me djallin. Përkundrazi, me heretikët, Inkuizicioni ishte i pamëshirshëm që nga shekulli i trembëdhjetë, duke hedhur në flakë jetët e atyre që nuk tërhiqeshin për t’u kthyer në rrugën e “besimit të drejtë”.

Kishte pak ushqim dhe gjithmonë i njëjti

Para udhëtimeve në Botën e Re, nuk kishte banane, domate, patate. Deri në shekullin e 14-të portokallet mbetën thuajse të panjohura dhe mbi të gjitha… nuk kishte çokollatë! Megjithatë, në mesjetë njerëzit nuk kënaqeshin vetëm me bishtajore dhe drithëra. Në tryezën e festave kishte edhe mish pule dhe derri, atëherë duhet thënë se hanin pak a shumë të njëjtat gjellë si në lashtësi. Për më tepër, duke shmangur ëmbëlsirat – përveç pak mjaltë – u bë e mundur të shpëtoheshin dhëmbët, siç tregohet nga skeletet e gjetura nga arkeologët. Falë përmirësimeve në bujqësi dhe përhapjes së parmendës, ushqimi u rrit pas vitit 1000. Por uria gjithashtu u rishfaq dhe popullsia përjetoi përsëri një kolaps demografik midis shekujve 13 dhe 14.

Nuk kishte sjellje të mira

Banketet e zhurmshme dhe jo shumë “bon ton” që shihni në filma dhe seriale televizive janë kryesisht legjendare. Edhe në tavolinat e mesjetës kishte disa rregulla të përbashkëta shoqërore: për shembull, ishte një rregull i mirë që një shërbëtor të shijonte pjatat përpara fisnikërisë (për t’u siguruar që ato të mos ishin helmuar, por edhe thjesht për një zakon tashmë ritual); ose që nëse dikush me gradë më të lartë e kalonte kupën, ajo pranohej si shenjë favori dhe pihej një gllënjkë në këmbim dhe pastaj kthehej tek ai. Takëmet ekzistonin, edhe nëse nuk ishin shumë të përhapura, nga ana tjetër në banketet më fisnike përdoreshin tashmë solucionet e “shpëlarjes së gishtave”: tenxhere me ujë të valuar me barëra aromatike dhe të parfumuara, si sherebela, për të larë duart.

Nuk laheshin shpesh

Ndoshta në mesjetë njerëzit nuk bënin banjë çdo ditë (diçka që ndodh edhe sot për disa) por vaska, edhe në formën e thjeshtë të vaskës, ishte një mobilje e zakonshme; gjatë verës, vajtjet në lumë ishin të shpeshta; dhe banjat termale ishin shumë të zakonshme dhe shumë të njohura (në Parisin mesjetar të Filipit II, 1165-1223, kishte deri në 26). Në verë, edhe më të varfërit laheshin lakuriq në lumenj.

Edhe zakoni i larjes së duarve para ngrënies ishte tashmë i përhapur, si dhe ai i larjes së këmbëve apo veshjes së të brendshmeve të pastra. Besimi se në mesjetë ka pasur pak larje duhet të ketë lindur nga keqinterpretimi i disa rekomandimeve ironike për të shmangur qëndrimet e vrazhda, jo të lexuara në kontekstin e duhur.

Rrugët ishin kanalizime të hapura

Rrugët e shumë qyteteve mesjetare shumë shpejt u asfaltuan dhe u pajisën me rrjete të mbuluara të ujërave të zeza. Për Regine Pernoud, autor i Dritës së Mesjetës, “aty ku nuk kishte kanalizim të shkarkimit të drejtpërdrejtë, ishin krijuar komplekse kullimi, nga të cilat mbeturinat derdheshin më pas në lumenj (siç bëhet edhe sot) ose digjen”. Disa statute komunale të mesjetës, si ai i Marsejës, urdhëronin pronarët e bizneseve të mbanin të pastër zonën para derës së tyre dhe të parandalonin që mbeturinat të arrinin në port në ditët me shi, me rrugë të pjerrëta. Në vend të kësaj, një shqetësim përfaqësonin dhitë dhe derrat.

Ata ishin të gjithë injorantë

Pak dinin të lexonin, është e vërtetë, por shumë shkolla fillore kishin lindur tashmë në shekullin e 12-të (për shembull, në rajonin francez të Shampanjës). Pa harruar se manastiret ishin qendra të fuqishme mësimore për fëmijët e fisnikëve, shpesh edhe për ata të tregtarëve dhe për të gjithë ata që hynin në rangjet fetare. Kanë qenë pikërisht abacitë që na kanë transmetuar njohuritë e lashta.

Kultura përjetoi një involucion

Në të vërtetë, universitetet kanë lindur në mesjetë (i pari, ai i Bolonjës, në 1088), shkollat ​​e mjekësisë dhe ato të teologjisë. Fëmijët shkonin në shkollë, zakonisht pranë kishës, dhe arsimi para Universitetit – për ata pak që e bënin – zgjaste rreth dhjetë vjet. Nuk ishte e pazakontë që fëmijët e klasave të ndryshme shoqërore të studionin së bashku dhe për ata nga familje më pak të pasura, arsimi shpesh ishte falas. Filozofia skolastike e bazuar në rileximin e mendimit të Aristotelit u zhvillua midis qendrave kulturore universitare të Parisit dhe Oksfordit dhe u hodhën themelet për zhvillimin e metodës shkencore që më vonë do të zyrtarizohej nga Galileo Galilei.

Kishte vetëm të krishterë dhe të bardhë

Natyrisht që nuk ishte kështu, por është e zakonshme të mendohet në këto terma të qytetarit mesatar të mesjetës. Në realitet, në zona të ndryshme gjeografike – si në Gadishullin Iberik – ekzistonte një bashkëjetesë paqësore midis hebrenjve, myslimanëve, të krishterëve dhe përfaqësuesve të besimeve të tjera. Pikërisht kjo përzierje e njohurive shkaktoi kontaminime themelore shkencore – vetëm mendoni për njohuritë arabe në aspektin e mjekësisë, matematikës dhe astronomisë. Në përgjithësi, ishte më e lehtë të diskriminoheshe për arsye fetare sesa për arsye që lidhen me ngjyrën e lëkurës. Në foto, një evropian dhe një arab praktikojnë gjeometrinë: një miniaturë nga një dorëshkrim i shekullit të 15-të.

Mjekësia bazohej në bestytni

Edhe nëse në shumë raste diagnozat shqetësonin astrologjinë dhe teoritë humorale (të cilat e shihnin çdo ndryshim të shëndetit si një çekuilibër midis katër humoreve përkatësisht të trurit, gjakut, shpretkës dhe mëlçisë), disa trajtime ndiqnin një logjikë pothuajse moderne. Si për shembull ai që përfshinte trajtimin e dhimbjeve të veshit me infuzione kamomili, ose kolkikum (një bimë helmuese). Shumë berberë u shndërruan në dentistë ose kirurgë për operacione të vogla nëse ishte e nevojshme. Dhe ndërsa kjo na bën të habitemi sot, disa ecnin mjaft mirë.

Ishin vetëm populli që paguante

Sigurisht, figura e sherifit të Nottingham-it që zhvat të varfërit e mbrojtur nga Robin Hood nuk është larg realitetit: zotëria pagohej mirë për mbrojtjen e tij, ai kërkonte një haraç për përdorimin e mullirit ose kërkonte para në këmbim të shërbimeve për kështjellë; pastaj ishte e dhjeta për Kishën, e cila u bë ligj në shekullin e tetë.

Në mesjetë njerëzit nuk udhëtonin

Edhe në mesjetë, njerëzit me më pak mundësi lindnin dhe vdisnin gjithmonë nën të njëjtin qiell, pa u zhvendosur kurrë nga vendi i origjinës. Por jo më shumë se si ndodhte në epokat në vijim. Në realitet njerëzit udhëtonin edhe në këtë periudhë, për shembull gjatë pelegrinazheve (që mund të shkonin edhe mijëra km) ose për biznes dhe tregti: mëndafshi importohej nga Kina, erëza nga Azia, qelibari dhe gëzofi nga Balltiku. Disa eksplorues të guximshëm tregonin aventurat e tyre në udhëtime: kleriku flamand dhe misionari Ëilliam of Rubruck tregoi udhëtimin e tij aventuresk 3-vjeçar, i cili filloi në 1253, në Rusinë dhe Ukrainën e sotme.

Vdisej në moshën 35-vjeçare

Në arsyetimin e sotëm, është vdekshmëria shumë e lartë foshnjore e regjistruar në Mesjetë ajo që uli jetëgjatësinë mesatare të kohës. Por në realitet, nëse një burrë i mbijetonte foshnjërisë dhe arrinte moshën madhore, ai kishte një shans të mirë për të jetuar deri në moshën 60, 70 vjeç dhe ai nuk konsiderohej i vjetër deri pas të 50-tave. Nuk është rastësi që për Danten “mediumi i rrugëtimit të jetës sonë” është 35 vjeç.

Gratë nuk kishin të drejta

Gratë feudale mund të zotëronin toka, të bënin testament, të lidhnin kontrata, të paditnin: këto të drejta humbeshin përkohësisht me martesën, së bashku me forcimin e rolit të femrës në shtëpi. Megjithatë, gratë me status më të ulët nuk ishin aq mirë, më shumë objekt abuzimi; por nuk është e vërtetë që ata nuk mund të punonin në aktivitete tregtare apo dyqane, në rast se nuk ishin të martuara apo mungonte bashkëshorti. Mirëpo, me martesën, gruaja hynte në shërbim të një familjeje tjetër dhe fillonte të bënte fëmijë, me rrezikun e vdekjes në lindje dhe barrën e kujdesit për pasardhësit. Në imazh, Zhan D’Ark, e konsideruar si shenjtore nga Kisha Katolike dhe si një kampione e të drejtave të grave sipas traditës.

Visheshin rroba ekscentrike

Për Regine Pernoud, autore e Dritës së Mesjetës, “ekscentriciteti i kostumit mesjetar nuk duhet të ekzagjerohet; disa detaje të veshjeve që lidhen në mënyrë të pashmangshme me pikturat e kohës visheshin vetëm në raste të jashtëzakonshme: këpucët polake (të tilla si ato në foto, me një majë jashtëzakonisht të gjatë), për shembull, ishin në modë vetëm për rreth pesëdhjetë vjet, jo më shumë, gjatë shekullit të pesëmbëdhjetë, me pak ekzagjerime në veshje”. Teshat e bardha personale visheshin nga fisnikët dhe borgjezët; dhe ata i donin ngjyrat dhe jo nuancat e errëta.

The post Disa gënjeshta historike për periudhën e mesjetës appeared first on Albeu.com.

Kosova aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Krerët shtetërorë të Kosovës kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi si “historike” nënshkrimin e aplikimit të anëtarësimit në bllokun evropian.

“Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive”, tha ajo, duke shtuar se aplikimi për anëtarësim në BE është një hap drejt përmbushjes së ambicieve evropiane të Kosovës.

Dorëzimi i aplikimit pritet të bëhet më 15 dhjetor në Pragë të Çekisë, shtetit që aktualisht kryeson bllokun evropian.

Kosova deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Nga 27 shtetet anëtare të bllokut, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Shtetet mosnjohëse janë: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë përparim drejt anëtarësimit në bllok, pasi deri më tani kanë hapur disa kapituj në bisedimet për anëtarësim.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjatë këtij viti nisën procesin e bisedimeve, ndërkaq Bosnjë e Hercegovina këtë javë ka marrë statusin e vendit kandidat.

Kosova po ashtu është shteti i vetëm që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në./REL

The post Kosova aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian appeared first on Albeu.com.

Një hap larg historisë, Vllaznia pranë grupeve të Champions League së femrave
Ekipi i femrave të Vllaznisë ka arritur një rezultat historik në Champions League dhe pozitiv për ndeshjen e kthimit.

Sfida përballë Vorskla-s u zhvillua në Loro Boriçi dhe pse Vllaznia ishte skuadra “mike” pasi ndeshjet luhen në Shqipëri për shkak të situatës në Ukrainë. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, e vlefshme për fazën finale të “Play-Off” në Champions League Women.

Vajzat shkodrane shënuan të parat, në pjesën e dytë me Megi Doçin që realizoi në minutën e 54-të. Avantazhi zgjati shumë pak, pasi skuadra ukrainase barazoi në minutën e 66-të me Kravchuk.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave dhe Vllaznia është më pranë se kurrë fazës së grupeve të këtij kompeticioni./ h.ll/albeu.com

The post Një hap larg historisë, Vllaznia pranë grupeve të Champions League së femrave appeared first on Albeu.com.

Historike në Premier League, Alison Britten gruaja e parë në krye të ligës angleze
Për herë të parë në historinë e saj, Preamier League do të ketë një grua si presidente.

Alison Brittain, 57 vjeç, do të marrë detyrat e saj nga fillimi i vitit 2023, duke pasuar presidentin e përkohshëm Peter McCormick, i cili nga ana e tij pasoi Gary Hoffman nëntorin e kaluar.

Hoffman kishte dhënë dorëheqjen pas reagimit të ashpër që kishte lindur për miratimin e blerjes dhe shitjes së Newcastle nga fondi shtetëror i Arabisë Saudite.

Britten ka një qëndrim të gjatë në botën e biznesit me ndalesën e fundit që është “Whitbread PLC”, një kompani shumëkombëshe hotelesh dhe restorantesh, dhe zgjidhja e saj në postin e presidentes erdhi me një shumicë absolute votash të klubeve.

“Kam qenë adhuruese e futbollit për vendin tonë, një ligë e dashur në të gjithë botën dhe ka potencialin të ndikojë pozitivisht në shoqëri. Do të jetë një privilegj të jem në gjendje të ndihmoj në planet e zhvillimit të Premier League për të ardhmen dhe të punoj me klubet për qëndrueshmërinë dhe suksesin e tyre afatgjatë”, ka komentuar presidentja e re e ligës kryesore të futbollit në botë./h.ll/albeu.com

The post Historike në Premier League, Alison Britten gruaja e parë në krye të ligës angleze appeared first on Albeu.com.