hedh poshtë Archives - Albeu.com

Marta Kos hedh poshtë propozimin e Ramës dhe Vuçiç për integrimin në BE pa të drejtë vote: Ata nuk e dinë se sa shumë duhet të bëjnë që të jenë pjesë e tregut të përbashkët
Gjatë një interviste, Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, hodhi poshtë idenë e paraqitur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, për integrim të përshpejtuar në tregun e përbashkët dhe zonën Schengen pa të drejta vetoje.

Ajo u shpreh se procesi i reformave është i vështirë dhe kërkesat për t’u bërë pjesë e Schengen-it, apo tregut të përbashkët janë shumë të larta.

“Nuk jam e sigurt nëse Vuçiç dhe Rama e dinë sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit apo të tregut të përbashkët dhe se procesi i reformave është i vështirë si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE”, ka thënë Kos në intervistë për Politico.

Ajo shtoi gjithashtu se; procesi i reformave është i vështirë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE.

“Pa vendimet e vendeve anëtare nuk mund të ecim përpara. BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re anëtarësimesh”, tha Kos, duke bërë thirrje që ata që nuk mbështesin idetë e Komisionit të propozojnë planet e tyre alternative.

Ajo bëri të ditur se Komisioni ka paraqitur tre opsione për politikën e zgjerimit, ruajtjen e status quo-së, integrimin gradual dhe integrimin e fazuar.

Sipas saj, as opsioni i tretë, që parashikon anëtarësim të shpejtë të ndjekur nga reforma, dhe as ruajtja e sistemit aktual nuk janë të pranueshme.

“Opsioni i tretë do të ishte një revolucion, ndërsa i pari nuk është më një zgjedhje”, u shpreh Kos, duke shtuar se diskutimet po fokusohen në përmirësimin e modelit të integrimit gradual për ta bërë procesin më të shpejtë.

The post Marta Kos hedh poshtë propozimin e Ramës dhe Vuçiç për integrimin në BE pa të drejtë vote: Ata nuk e dinë se sa shumë duhet të bëjnë që të jenë pjesë e tregut të përbashkët appeared first on Albeu.com.

Altin Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: S’e kam njohur kurrë McGonigal, akuza të pabaza ndaj meje dhe SPAK
Mbrëmjen e djeshme, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzoi kreun e SPAK Altin Dumani, se ka takuar Charles McGonigal .

Sot ka reaguar kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, duke hedhur poshtë akuzat.

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare”, tha ai.

Meta tha se akuzon Dumanin për veprimtari politike të qëllimtë

“Hetimi i SPAK-ut tarallakut ka nisur në dhjetor të 2019, me prokuror Altin Dumanin, që bën si i fortë dhe mburret se do merret me Ilir Metën dhe se ka mbështetjen e amerikanëve. SPAK ka nisur hetim në dhjetor 2019 për CEZ. Sipas të dhënave të mia, pas takimeve të Dumanit me McGonigalin e Edi Ramës. Dhe pse ka nisur në 2019 për një çështje të mbyllur? Ka nisur që Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Ramës, që të mos kishte asnjë mendim pakice dhe të asgjësohej drejtësia

Ma sillni këtu Altin Dumanin. Do të frenojë Ilir Metën të sjellë pluralizmin. E duke kapur ndonjë laraskë lart e poshtë po tenton të marrë Partinë e Lirisë. I duhet Edi Ramës të marrë peng PL, siç mori peng PD dhe vulën. Ma sill këtu Altin Dumanin ta shohin shqiptarët. E akuzoj për veprimtari politike të qëllimtë. Ky person nuk ka kurajo t’i vërë Ramë hekurat për inceneratorët. Nuk ka kurajo t’ia vërë Veliajt hekurat. U jep pyetje gazetarëve të vetë që është Meta andej e këtej. Nuk kam asgjë për të më hetuar. Kam qenë zyrtari më korrekt i këtij shteti”, tha Meta dje në emisionin “Opinion”.

The post Altin Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: S’e kam njohur kurrë McGonigal, akuza të pabaza ndaj meje dhe SPAK appeared first on Albeu.com.