hasan bello Archives - Albeu.com

Donin të kapnin shtetin, si u ngrit organizata e fshehtë në Shqipëri
Nga Hasan Bello

Organizatat e para që promovuan terrorizmin politik në Shqipëri në fillim të viteve 20

Në dhjetor 1920 Avni Rustemi u kthye në Shqipëri dhe u përpoq të bashkonte shoqëritë e ndryshme. Pë bashkimin e tyre më 25-28 prill 1921 në Vlorë u mbajt një kongres, i cili krijoi Federatën “Atdheu”. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Për këtë federatë deputetët miratuan edhe një ndihmë financiare. Federata kishte qëllim depërtimin tek nëpunësit e shtetit dhe kapjen e pushtetit në rrugë antikushtetuese.

Federata bëri përpjekje që degët e saj t`i shtrinte edhe në diasporën shqiptare në ShBA. Kryetari i saj Kol Tromara i shkroi shumë miqve të tij, por të gjitha përpjekjet dështuan për shkak se anëtarët e kësaj organizate ishin deklaruar kundër “Vatrës”. Për këtë arsye, drejtuesit e saj i propozuan “Vatrës” një “marrëveshje vëllazërore” dhe bashkëpunim mes dy federatave. Por diaspora shqiptare e Amerikës nuk pranoi.

Në shtator 1921 u kthye në ShBA Faik Konica, i cili mori kryesinë e “Vatrës”. Ai konstatoi korrespondencën me Federatën “Atdheu” dhe nisi një investigim për aktivitetin politik dhe qëllimet e kësaj shoqërie. Pak kohë më parë Konica kishte qenë i pari personalitet që kishte denoncuar publikisht në parlament Avni Rustemin si “assassino” (“vrasës”).

Në një artikull që botoi në gazetën “Dielli” Konica rreshtoi gjashtë pika përse mes Federatës “Vatra” dhe “Atdheu” nuk mund të nënshkruhej një “marrëveshje vëllazërore”. Në pikën e parë ai shkruante se të dy shoqëritë kishin ideale të ndryshme. Federata “Vatra” besonte se një shtet mund të funksiononte vetëm mbi bazën e ligjit. Ndërsa Federata “Atdheu” besonte të kundërtën, se vrasja politike ishte diçka patriotike dhe për tu lavdëruar. Ai akuzonte përpjekjet e Federatës “Atdheu” se me anën e Kol Tromarës i cili kishte qenë një nga drejtuesit kryesorë të diasporës në ShBA ishte përpjekur të vidhte listat e anëtarëve të “Vatrës” për t`i rekrutuar ata në organizatën e tyre. Sipas Konicës thuhej se në Statutin e Federatës “Atdheu” kishte një pikë të fshehtë për vrasjen e kundërshtarëve politikë. Megjithëse ai kishte rezerva për vërtetësinë e kësaj pike, i vinte keq që asnjëherë diçka e tillë nuk ishte përgëgjeshtruar nga drejtuesit e Federatës “Atdheu”, as me fjalë dhe as me vepra.

Për shkak të tendencave antikushtetuese të Federatës “Atdheu” qeveria e Xhaferr Ypit më 16 gusht 1922 urdhëroi shpërndarjen e saj. Një arsye tjetër ishte abuzimi me financat e kësaj organizate. Nga kontrolli i prefekturës së Vlorës rezultoi se 13.000 franga ari që i kishte dhënë arka e shtetit ishin shpenzuar vetëm për rroga dhe degët e saj nuk kishin bërë asnjë relacion financiar. Kontrollin në degën e Durrësit e zhvilloi gjyqtari Ali Tabaku dhe kryesekretari i prefekturës Mihal Bellkameni, të cilët raportuan shkelje të rënda financiare. Ata iu lutën qeverisë për të mbyllur këtë shoqëri për të mos dëmtuar popullin. Në këto kushte Avni Rustemi më 13 tetor 1922 themeloi në Tiranë shoqërinë “Bashkimi”. Për këtë ai kishte hyrë në kontakt me diplomatët sovjetikë në Romë. Qëllimi i kësaj shoqërie ishte tërheqja e rinisë në radhët e saj dhe shkatërrimi i klasës politike nëpërmjet metodave terroriste.

Në fjalimin e themelimit të kësaj organizate Avni Rustemi do të deklaroi se anëtarët “Bashkimit” që nuk i bindeshin urdhërave për detyrat e ngarkuara do t`i nënshtroheshin penaliteteve respektive. Përpjekja për vrasjen e kryeministrit në sallën e Kuvendit Kushtetues nëpërmjet Beqir Valterit më 23 shkurt 1924 si dhe dhënia me zor deputetëve të opozitës vaj recini në rrugët e kryeqytetit ishin disa nga praktikat terroriste të anëtarëve të Federatës “Atdheu” dhe transformimit të saj më pas në organizatën “Bashkimi”.

Duhet theksuar se jo të gjith të rinjtë e shkolluar në këto organizata ishin implikuar në veprimtari antikushtetuese. Prandaj në vijim ata do të mbajnë detyra të larta shtetërore siç ishte Fuad Asllani i cili do të bëhet ministër i Jashtëm etj.

(Në foto anëtarë të organizatës “Bashkimi” që në uniformat e tyre gjatë vitit 1924 kur në pushtet ishte Fan Noli mbanin simobolin “B”)

*Marrë nga Facebook-u i autorit

The post Donin të kapnin shtetin, si u ngrit organizata e fshehtë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

DOSSIER/ “Koburja e Çakos”
Nga Hasan Bello

Ajo që në literaturën botërore njihet me termin “casus belli” (“shkak lufte”, “pretekst” për konflikt ose ndërhyrje ushtarake të një shteti), në historinë e Shqipërisë ka hyrë me emrin “Koburja e Çakos”.

Kjo lidhet me pozicionin e pavendosur të Italisë dhe pazaret që ajo bënte në kurriz të shtetit shqiptar gjatë muajve të parë të Luftës së Parë Botërore.

Në tratativat që Roma bënte me përfaqësuesit e Antantës (Britanisë, Francës dhe Rusisë) për tu bashkuar me to kundër Bllokut Qendror (Austro-Hungarisë, Gjermanisë dhe Perandorisë Osmane), kërkoi si shpërblim për hyrjen e saj në luftë përkrah tyre Vlorën dhe ishullin e Sazanit.

Ky ishte pretendimi minimal, sepse në planet e saj qeveria italiane mendonte që të kontrollonte edhe Shqipërinë e Mesme. Këto aspirata gjetën mbështetjen dashakeqe të ministrit të Jashtëm rus, Sazanovit, i cili i deklaroi kolegut italian se “Eksperienca e dështuar e krijimit të shtetit shqiptar është një provë edhe më e madhe se Shqipëria nuk është gjë tjetër veçse një nocion gjeografik”. Kjo bëri që Italia të mos priste rritjen e pazarit nga Antanta dhe Blloku Qendror, por të krijonte shkaqe për të ndërhyrë ushtarakisht në Vlorë.

Në vjeshtën e vitit 1914, ajo shfrytëzoi gjendjen e rënduar të refugjatëve shqiptarë që ishin dyndur në Vlorë për shkak të masakrave greke. Në qytet zbarkoi një “mision sanitar” ku zyrtarisht bënin pjesë mjekë, infermierë etj., por bashkë me ta kishte dhe ushtarë e oficerë të kamufluar.

Qeveria italiane i trembej fitoreve të ushtrisë austro-hungareze kundër Serbisë dhe, kishte frikë se ajo mund të mbërrinte përpara saj në Shqipërinë e Jugut.

Por për ndërhyrjen e ushtrisë italiane duhej gjetur një pretekst. Konsulli italian i Vlorës, Ç. Lori për këtë përdori avokat Gjergji Çakon. Ky dhe disa të tjerë mendonin se ushtria italiane ishte e vetmja garanci që mund t`i mbronte shqiptarët nga masakrat e ushtrisë greke.

Në mëngjesin e 25 dhjetorit 1914, Gjergji Çako, nxiti dy tre naivë, ku një ndër ta ishte dhe Zeman Mashkullora (një nga pjestarët e çetës së Çerçis Topullit në vitet 1908-1909), që të zbraznin disa kobure duke bërtitur “Po vijnë grekërit”.

Kjo ngjalli panik në popull, ndërsa forcat italiane që gjendeshin në anijet e tyre pranë Vlorës zbritën në qytet “për të qetësuar situatën”. Kështu filloi pushtimi i Vlorës nga italianët, të cilët, do të qëndrojnë atje deri në gusht të vitit 1920.

Në zhargonin politik dhe në popull deri vonë “Koburja e Çakos” nënkuptonte një pretekst të sajuar…

The post DOSSIER/ “Koburja e Çakos” appeared first on Albeu.com.

DOSSIER/ Kur u bë e diela pushim zyrtar në Shqipëri
Nga Hasan Bello

Një nga reformat e viteve 20-të ishte caktimi i festave zyrtare dhe i ditës së pushimit.

Në artikullin “Edhe Shqipëria e caktoi si ditë pushimi të dielën”, Shekulli i ri, nr.111, 6 nëntor 1928, f.4, shkruhet se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 5 nëntor ishte vendosur që t`i dërgohej mbretit për dekretim vendimi për caktimin e të djelës si ditë pushimi.

Në qarqet intelektuale të kryeqytetit ky vendim bëri përshtypje të mirë. Kjo reformë bëhej për shkak të koherencës që shteti i ri shqiptar duhej të kishte me vendet europiane. Bashkë me të dielën, qeveria e kohës caktoi edhe festat zyrtare.

Ato ishin 28 Nëntori (dita e indipendencës); 8 Tetori (ditëlindja e mbretit); 1 Shtatori (dita e proklamimit të monarkisë) dhe 1 Janari (dita e parë e vitit të ri). Bashkë me festat civile, u konsideruan si ditë pushimi edhe 16 ditë të tjera, që lidheshin me kalendarin festiv të komuniteteve fetare.

Gjatë këtyre ditëve, zyrat e shtetit do të ishin të mbyllura, me përjashtim të Post-Telegrafës dhe policisë.

Gjithashtu në stinën e verës, për shkak të vapës u vendos që nënpunësit të punonin me orar të reduktuar.

Sipas dekretit, nga 15 qershori deri më 31 gusht, zyrat e shtetit do të qëndronin të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 13:00 të drekës./albeu.com/

The post DOSSIER/ Kur u bë e diela pushim zyrtar në Shqipëri appeared first on Albeu.com.