hannibal mejbri Archives - Albeu.com

Manchester United merr vendim për të ardhmen e Hannibal Mejbrit
Manchester United mund të përgatitet të ndahet me mesfushorin e ri tunizian, Hannibal Mejbri, sipas raportimeve të fundit. Pas huazimit te Sevilla, gjigantët anglezë po mendojnë seriozisht ta shesin atë përgjithmonë në afatin kalimtar të verës.

Mejbri, i cili iu bashkua Manchester United në vitin 2019 nga Monaco, shihej si një nga perspektivat më të ndritura në futbollin francez në atë kohë.

Megjithatë, me gjithë ngritjen e tij të shpejtë në radhët e të rinjve të klubit anglez, ai ende nuk ka arritur të vendoset si titullar në ekipin e parë.

Pas një huazimi me Birmingham City në sezonin 2022/23, ku ai kishte kohë të kufizuar në fushë, Mejbri u huazua sërish në afatin kalimtar të dimrit te Sevilla.

Megjithatë, koha e tij në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan ka qenë po aq e pakët, me vetëm 37 minuta lojë në tri paraqitje gjatë gjashtë javëve.

Edhe pse Sevilla ka opsionin për të nënshkruar me Mejbrin përgjithmonë për 15 milionë euro, duket se ata nuk kanë ndërmend ta ushtrojnë atë në fund të sezonit aktual.

Kjo do të thotë se mesfushori i ri do të kthehet në Old Trafford në qershor, por e ardhmja e tij në klubin anglez është e pasigurt.

Me Mejbrin që ka të ngjarë të lëvizë përgjithmonë gjatë verës, klubet e tjera të Ligës Premier mund të vëzhgojnë situatën nga afër.

Megjithatë, rikuperimi i 15 milionë eurove që Manchester United mund të kërkojë për të mund të jetë i vështirë, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij afatgjatë.

Afati i ardhshëm i transferimeve do të jetë vendimtare për të ardhmen e Hannibal Mejbrit, qoftë përmes një lëvizjeje të përhershme apo huazimit.

Por, ajo që duket e qartë është se koha e tij në Old Trafford mund të përfundojë, pa një të ardhme të ndritur në klub. /Telegrafi/

The post Manchester United merr vendim për të ardhmen e Hannibal Mejbrit appeared first on Albeu.com.

Ylli i United në huazim tek Sevilla përjashtohet nga ekipi pak ditë pas transferimit
Lojtari i Manchester United, Hannibal Mejbri, i cili pak kohë më parë u transferua tek Sevilla në formë huazimi, nuk do të jetë pjesë e ekipit për të ardhmen e afërt pasi raportimet nga Spanja thonë se ai është përleshur në stërvitje me një lojtar tjetër.

21-vjeçari u bë pjesë e klubit andaluzian në formë huazimi deri në fund të sezonit më herët gjatë këtij muaji, në një marrëveshje e cila përfshin edhe klauzolën e blerjes përfundimtare të kartonit.

Mejbri bëri debutimin e tij në La Liga kur u fut nga banka rezervë në humbjen e thellë me rezultat 5-1 ndaj Gironas vikendin e kaluar, por u la jashtë listës së lojtarëve të ftuar për duelin në mesjavë ndaj Atletico Madridit në Kupën e Mbretit.

Sevilla do të kthehen në aksion sot (e diel) ndaj Osaunës, por reprezentuesi tunizian nuk do të jetë i përfshirë, pasi trajneri Quiqe Sanchez Flores ka shpjeguar se mesfushori ka nevojë ‘të kuptojë se është pjesë e Sevillas dhe të veprojë sipas kësaj’ në një deklaratë që e dha të shtunën.

“Pasi bisedova me të dhe i dhashë minutat e para ndaj Gironas, ne do t’i japim atij hapësirën e nevojshme për ta kuptuar se ku gjendet, se ai është tek Sevilla dhe çfarë do të thotë kjo”, ka thënë Flores.

“Ai duhet ta di se ku është dhe çfarë duam nga ai. Ne kemi biseduar me të dhe besojmë se ai do të ketë pak kohë për të mësuar, ne dëshirojmë t’i japim hapësirë dhe kohë për të parë gjërat nga jashtë dhe më pas do të rikthehet në ekip”, u shpreh ai.

“Në fund ata janë fëmijë që vijnë papritmas në një klub të madh si Sevilla në rrethana ku kërkesat janë maksimale, andaj iu duhet pak kohë. Ju duhet të bëni një hap para për të ditur se çfarë duam nga ju”, përfundoi trajneri i Sevillës./Telegrafi/

The post Ylli i United në huazim tek Sevilla përjashtohet nga ekipi pak ditë pas transferimit appeared first on Albeu.com.

Gjithçka zyrtare, “fantazisti” tunizian i mesfushës kalon në La Liga
Tashmë gjithçka është zyrtare, me “fantazistin”, tunizian, Hannibal Mejbri, që do të  transferohet në Spanjë. Talenti i “Djajve të Kuq”, të Manchester United do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit te Sevilla, me “Andaluzianët”, që po kalojnë momentet më të vështira të këtyre sezoneve të fundit. .

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, në kontratën e huazimit të 20-vjeçarit përfshihet, një klauzolë blerjeje, për shifrën e 20 milionë eurove, në merkaton e verës, me “fantazistin” tunizian, që ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka zgjedhur fanellën me numër 46.

Mirëpo, kontratën mes klubeve ka edhe një klauzolë, tejet të veçantë, me “gjigantët” e futbollit anglez, që kanë të drejtën e riblerjes së lojtarit për shumën e 35 milionë eurove, duke konfirmuak kështu faktin që “Djajtë e Kuq” dhe veçanërisht, tekniku Erik ten Hag kanë besim maksimal te kualiteti i mesfushorit ofensiv. /abcnews.al

The post Gjithçka zyrtare, “fantazisti” tunizian i mesfushës kalon në La Liga appeared first on Albeu.com.