hamas izrael Archives - Albeu.com

“Bisedimet për lirimin e pengjeve, konstruktive”, Netanyahu: Diskutimet kanë ngecur
Bisedimet e iniciuara nga Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti, për të ndërmjetësuar një marrëveshje pengjesh mes Izraelit dhe Hamasit, janë “konstruktive”, por mbeten ende mospajtime domethënëse, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit të dielën.

“Ka boshllëqe të rëndësishme për të cilat palët do të vazhdojnë të diskutojnë këtë javë në takime të tjera”, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara William Burns dhe kreu i agjencisë izraelite të zbulimit, David Barnea, u takuan me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, së bashku me kreun e zbulimit egjiptian, Abbas Kamel, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se bisedimet u zhvilluan në Evropë, pa dhënë një vend të caktuar.

Administrata e Presidentit Joe Biden është përpjekur të ndërmjetësojë lirimin e më shumë se 100 pengjeve që vazhdojnë të jenë në Gazë, që pas sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael nga grupi i militantëve islamik Hamas, i cili sundon Gazën. Rreth 1200 persona u vranë dhe mbi 250 të tjerë u morën peng, sipas zyrtarëve izraelitë.

The post “Bisedimet për lirimin e pengjeve, konstruktive”, Netanyahu: Diskutimet kanë ngecur appeared first on Albeu.com.

Vijon armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit u respektua për të tretën ditë të dielën ndërsa autoritetet në Gaza dhe agjenci ndërkombëtare të shëndetësisë nxituan të trajtojnë 1,900 njerëz të plagosur nga sulmet ajrore izraelite.

Në Jeruzalem, policia izraelite, pa ndonjë incident, lejoi hyrjen e vizitorëve hebrenjë në një vend të debatuar në kompleksin e xhamisë al-Aqsa që është i shenjtë si për hebrenjtë ashtu edhe për myslimanët. Konflikti në al-Aksa ishte një nga përplasjet e hershme që shkaktuan 11 ditë sulme ndërkufitare midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gaza para se të hynte në fuqi një armëpushim të premten.

Luftimet më të ashpra në rajon që nga viti 2014, lanë 248 njerëz të vdekur në Gaza dhe 13 në Izrael. Sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore Kupola e Hekurt asgjesoi shumë nga raketat e lëshuara nga Gaza.

Pas ndërprerjes së konfliktit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se Shtetet e Bashkuara besojnë se është koha për një zgjidhje që jep “të drejta të barabarta si për izraelitët ashtu edhe palestinezët”.

Ai tha për emisionin “This Week” të kanalit ABC se palestinezët duhet të “kenë shpresë për të jetuar në siguri dhe dinjitet në një shtet palestinez”. Ai tha se Presidenti Joe Biden “mbetet i përkushtuar për një zgjidhje me dy shtete”, me një shtet të veçantë palestinez, por pranoi se “nuk ishte domosdoshmërisht diçka që mund të arrihej sot”.

Sekretari Blinken, i cili udhëton në rajon këtë javë, fajësoi militantët e Hamasit për luftimet e fundit, duke thënë, “Hamasi nuk ka sjellë asgjë tjetër përveç shkatërrimit për popullin palestinez.”

Shumë struktura civile në Gaza u shkatërruan nga bombardimet izraelite, duke e bërë më të vështirë trajtimin e të plagosurve dhe trajtimin e një shtimi të rasteve të koronavirusit si pasojë e palestinezëve të grumbulluar në qendrat e komunitetit dhe vendstrehime nëntokësore për të shmangur bombardimet.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se po dërgonte pajisje mjekësore dhe furnizime në Gaza për të trajtuar të plagosurit dhe për të përballuar pasojat e infrastrukturës së shembur. Furnizimet me ujë janë pakësuar me 40% në Gaza dhe 700,000 njerëz kanë ndërprerje të energjisë elektrike.

Zyrtarët palestinezë thonë se rindërtimi do të kushtojë dhjetëra miliona dollarë.

Lynn Hastings, koordinatore humanitare e Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze, u tha gazetarëve se programi ndërkombëtar COVAX i vaksinave, drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe institucione të tjera ka në plan të dërgojë brenda ditësh doza të vaksinave të koronavirusit në Gaza. Aktualisht, më pak se 40,000 banorë janë vaksinuar në Gaza, më pak se 2% e popullsisë.

Izraeli tha se bëri të pamundurën për të shmangur viktimat civile në konflikt, duke fajësuar Hamasin për hedhjen e raketave që kishin si objektiv izraelitët.

Mark Regev, një këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i tha kanalit Fox News të dielën se sulmet ajrore izraelite i kishin dhënë Hamasit një “goditje të rëndë” dhe shfaqi shpresën se kjo do të shërbente si një mësim për ta.

Disa ligjvënës dekokratë progresistë amerikanë kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund shitjes së armëve amerikane Izraelit, përfshirë një furnizim të rradhës me një vlerë prej 735 milionë dollarësh, me bindjen se marrëveshje të tilla armësh gjenerojnë më shumë konflikte në rajon.

Para se të arrihej armëpushimi, senatori Bernie Sanders i shtetit të Vermontit tha, “Në një kohë kur bomba të prodhuara nga SHBA po shkatërrojnë qytetin Gaza dhe po vrasin gra dhe fëmijë, ne nuk mund të lejojmë që një tjetër shitje e madhe armësh të miratohet pa një debat në Kongres”.

Zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për t’i dhënë “Izraelit mjetet për të mbrojtur veten” kundër sulmeve të raketave palestineze, por tha se çdo shitje armësh do të bëhet “në konsultim të plotë me Kongresin”.

Mësymjet e policisë në dhe pranë al-Aksas gjatë muajit të fundit të shenjtë mysliman të Ramazanit, së bashku me dëbimet e planifikuara të palestinezëve nga shtëpitë e pretenduara nga kolonët hebraik në Jeruzalemin lindor, ndezën sulmet me raketa të Hamasit më 10 maj dhe çuan në 11 ditë luftime.Ndërkohë, ndërmjetësuesit egjiptianë kaluan kufirin e Gazës dhe u takuan me rivalin e Hamasit me bazë në Bregun Perëndimor, Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas, në një përpjekje për të mbështetur armëpushimin./VOA

The post Vijon armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit appeared first on Albeu.com.

Kush është Hamasi, nga mbështetet dhe si i siguron raketat që lëshon drejt Izraelit
Kush e mbështet Hamasin dhe prej ku i marrin raketat? Kundërshtari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës po lufton me sasi të mëdha raketash Izraelin.

“Radikal islamik” – kjo fjalë kyçe përdoret rregullisht në disa media gjermane në lidhje me Hamasin. Gjatë përshkallëzimit të fundit, atribuimi ka ndryshuar: tani flitet më shumë për një organizatë terroriste islamike. Shumica e shteteve perëndimore bëjnë gjithashtu një vlerësim të ngjashëm. Përjashtime janë Norvegjia dhe Zvicra, të cilat, duke iu referuar neutralitetit të tyre, mbajnë kontakte edhe me Hamasin – i cili në fund të fundit është edhe politikisht në pushtet në Rripin e Gazës që nga viti 2007. Vendet e tjera shkojnë edhe më tej në mbështetjen e tyre.

Si arriti Hamasi atje ku është sot?

Hamasi u themelua në gjysmën e dytë të viteve 1980 dhe ishte që atëherë në opozitë me OÇP, Organizatën për Çlirimin e Palestinës të Jaser Arafatit. E diskutueshme është nëse në fillimet e tij Hamasi u mbështet edhe me para nga qeveria izraelite si një kundërpeshë – një skenar që të gjitha palët e refuzojnë sot me forcë. Ndryshe nga OÇP-ja, Hamasi i mohon Izraelit të drejtën për të ekzistuar; emblema e Hamasit tregon Kupolën e Shkëmbit në Jeruzalem dhe, midis flamunjve palestinezë, skicën e një shteti të pandarë palestinez, i cili përfshin edhe territorin e shtetit izraelit.

Arafati bëri paqe me Izraelin në 1993 si pjesë e Procesit të Oslos, duke i dhënë fund kështu Intifadës së Parë – por Hamasi nuk e njohu këtë dhe vazhdoi të kryente sulme në territorin izraelit. Në vitin 2006, Hamasi fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet në Rripin e Gazës, të cilat u konsoliduan një vit më vonë me një veprim të ngjashëm me grusht shteti. Që nga ajo kohë, territoret palestineze janë ndarë jo vetëm gjeografikisht por edhe politikisht: partia e moderuar Fatah nën Mahmoud Abbas sundon në Bregun Perëndimor.

Në Gaza, Hamasi i vazhdoi sulmet e tij “vetëmbrojtëse” ndaj Izraelit dhe ka patur tre shkëmbime me ushtrinë Izraelite: 2008/09, 2012 dhe 2014.

Kush e mbështet Hamasin?

Rripi i Gazës është një nga zonat më të populluara në botë. Ai dhe është mjaft i izoluar ekonomikisht me kufij të fortifikuar me Izraelin dhe Egjiptin në jug dhe lindje dhe Detin Mesdhe në perëndim. Pjesë të mëdha të popullsisë jetojnë në varfëri të madhe dhe varen nga ndihma humanitare – e cila, megjithatë, kohët e fundit është pakësuar rëndë nën presionin e Presidentit të mëparshëm të SHBA, Donald Trump. Hamas vazhdon të gërmojë tunele kontrabandë për transportin e armëve, veçanërisht në drejtim të Egjiptit, megjithatë qeveria e atjeshme nuk ka interes ta lejojë këtë.

Një nga donatorët dhe aleatët më të rëndësishëm të Hamasit është Katari: në vitin 2012, Emiri ishte kreu i parë i shtetit që vizitoi udhëheqjen e Hamasit në Gaza. Shteti i vogël i Gjirit deri tani ka transferuar më shumë se 1.5 miliardë euro. Sidoqoftë, Izraeli shpreson që Katari t’i bashkohet “Marrëveshjes Abraham” të iniciuar nga Trumpi dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, si disa shtete të tjera arabe.

Një aleat tjetër i rëndësishëm i Hamasit është Turqia: menjëherë para sulmeve të fundit me raketa nga Hamasi, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i premtoi në një bisedë udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, se do ta mbështesë.

Nga vijnë raketat?

Zjarri me raketa, të cilat Hamasët i drejtojnë që prej së hënës drejt Izraelit i kapërcen kulmet e deritashme të përshkallëzimit duke u nisur edhe vetëm nga shifrat: të martën, Hamasi njoftoi se kishte goditur me 130 raketa brenda pak minutash – numër me të cilin që sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite “Iron Dome” (“Kupola e Hekurt”) e kishte të vështirë t’i përballonte. Që nga e premtja, ushtria izraelite numëroi më shumë se 1.800 predha të hedhura nga Gaza. Kjo në një kohë kur çdo raketë mbrojtëse e “Kupolës së Hekurt” është shumë më e shkathët, precize dhe sigurisht më e shtrenjtë se ajo e sulmuesit.

Për një kohë të gjatë u përdorën në veçanti raketa nga Irani. Analisti Fabian Hinz, i cili është specializuar për raketat në Lindjen e Mesme, i tha transmetuesit publik gjerman ZDF: “Dihej që grupe të ndryshme e kanë zgjeruar masivisht arsenalin e tyre të raketave dhe se numri i raketave në dispozicion të tyre është në mijëra, konfirmuar disa herë nga burime izraelite “. Kështu Jerusalem Post citoi këtë javë burime të inteligjencës, që deklaruan se madhësia e arsenalit të Hamasit përbëhet nga 5000-6000 raketa. Kësaj i shtohen deri 8000 raketa të tjera në pronësi të grupit Xhihadi Islamik, që bashkëpunon pjesërisht me Hamasin.

Sipas Hinzit, raketat iraniane ishin kontrabanduar prej kohësh përmes Sudanit dhe më në fund nga ana egjiptiane në Rripin e Gazës – por kjo nuk ka qenë aq e lehtë që kur diktatori sudanez Omar al-Bashir u largua nga pushteti në vitin 2019. Ndërkohë, megjithatë, Hamasi thuhet se shumicën e raketave të tij i prodhon në vend, në Rripin e Gazës – pjesërisht me ndihmë të huaj./DW

The post Kush është Hamasi, nga mbështetet dhe si i siguron raketat që lëshon drejt Izraelit appeared first on Albeu.com.