Grupi Wagner Archives - Albeu.com

Fati i grupit Wagner i paqartë pas vdekjes së udhëheqësit të tij
Prania e Grupit Wagner shtrihet që nga vendet e lashta të Sirisë dhe deri në shkretëtirat e Afrikës Nënsahariane, duke ushtruar kështu influencën globale të Kremlinit nëpërmjet mercenarëve që akuzohen se përdorin forcë brutale dhe përfitojnë nga marrja e pasurive minerare.

Por kjo ishte situata nën drejtimin e Yevgeny Prigozhinit, që në një video rekrutimi ndoshta të fundit të tij, u shfaq me uniformë ushtarake dhe mbante në dorë një armë luftarake, në një terren të thatë dhe plot pluhur, ndërsa mburrej se Wagneri “po e bënte Rusinë edhe më madhështore në të gjitha kontinentet dhe Afrikën edhe më të lirë”.

Një avion privat me të cilin udhëtonte Prigozhini dhe drejtuesit e tij më të afërt ushtarakë u përplas në veriperëndim të Moskës të mërkurën, dy muaj pasi ai udhëhoqi një rebelim të armatosur që sfidoi autoritetin e Presidentit rus Vladimir Putin. Ka spekulime se udhëheqësi i mercenarëve, i cili mendohet se është i vdekur, ishte vendosur në objektiv për t’u vrarë për shkak të rebelimit, megjithëse Kremlini ka mohuar të jetë përfshirë.

Rrëzimi i avionit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e ushtrisë së tij private, që luftoi përkrah forcave ruse në Ukrainë, përpara rebelimit të tij jetëshkurtër kundër udhëheqësve ushtarakë në Moskë.

Autoritetet ruse janë shprehur se duhet të pritet për rezultatin e testit të ADN-së për të konfirmuar vdekjen e Prigozhinit, por Presidenti Putin shprehu ngushëllime pasi avioni ra në fluturim. Udhëheqësi rus i ka urdhëruar gjithashtu luftëtarët e Grupit Wagner që të nënshkruajnë një betim besnikërie ndaj shtetit rus, thuhet në një dekret të publikuar në faqen në internet të Kremlinit në orët e vona të së premtes, dekret që hyri në fuqi menjëherë.

Urdhëri doli pasi Kremlini mohoi të premten sugjerimet e zyrtarëve perëndimorë dhe të mediave se drejtuesi i Wagnerit mund të jetë vrarë me urdhër të Presidentit Putin.

Në vendet afrikane ku Grupi Wagner ofronte shërbime sigurie kundër organizatave ekstremiste, si al-Kaida dhe grupi Shteti Islamik, zyrtarët dhe ekspertët parashikuan që Rusia do të ruante ndoshta një lloj pranie, duke i vendosur mercenarët nën një strukturë të re drejtuese.

Të tjerë thonë megjithatë se zoti Prigozhin pati ndërtuar lidhje të thella personale që Moska do të vështirësohej t’i zëvendësonte me shpejtësi.

Zoti Prigozhin pati arritur një marrëveshje me Presidentin Putin pas rebelimit, për t’i zhvendosur mercenarët e Grupit Wagner në Bjellorusi, në këmbim të amnistisë dhe foli rishtazi për një zgjerim të aktivitetit të tij në Afrikë. Ai u pa të bisedonte së fundmi me zyrtarë afrikanë gjatë një takimi të nivelit të lartë në St. Petersburg.

Ai mirëpriti me shpejtësi grushtin ushtarak që rrëzoi muajin e kaluar nga pushteti Presidentin e Nigerit, Mohamed Bazoum. Junta ushtarake kontaktoi Grupin Wagner, por nuk është e qartë se çfarë përgjigje mori. Deri më tani nuk ka një prani të dukshme të mercenarëve rusë në këtë vend të Afrikës Perëndimore, përveç turmave që valëvisin flamujt e Rusisë dhe Grupit Wagner gjatë demonstratave në mbështetje të grushtit të shtetit.

Megjithëse zyrtarët amerikanë nuk kanë konfirmuar që Rusia apo Grupi Wagner të kenë ndonjë rol në rrëzimin nga pushteti të Mohamed Bazoumit, ekziston frika se Kremlini mund të shfrytëzojë pozitën e dobësuar të Perëndimit në Afrikë, ku mercenarët e Grupit Wagner janë tashmë aktivë në Mali dhe dyshohet se janë vendosur edhe në Burkina Faso.

The post Fati i grupit Wagner i paqartë pas vdekjes së udhëheqësit të tij appeared first on Albeu.com.

E konfirmon grupi Wagner: Prigozhin u vra gjatë rrëzimit të avionit
Yevgeny Prigozhin u vra në rrëzimin e avionit, ka thënë një kanal Telegram i lidhur me Wagner Group.

“Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij – Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë”, thuhej nënjë postim në kanalin e Zonës Gri.

“Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri. Lavdi Rusisë“, shtohej më tej.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet ruse kështu që nuk mund të thuhet ende me siguri se ai ka vdekur.

Kanalet e lidhura me grupin mercenar kanë raportuar gjithashtu se bashkëthemeluesi i tij Dmitry Utkin u vra në aksident.

The post E konfirmon grupi Wagner: Prigozhin u vra gjatë rrëzimit të avionit appeared first on Albeu.com.

Pas grushtit të shtetit të dështuar në Rusi, grupi Wagner me probleme financiare
Sipas burimeve britanike grupi Wagner duket se nuk do të financohet më nga shteti rus dhe prandaj do t’i duhet të zvogëlohet. Qëllimi me sa duket është të kursehen para në shpenzimet për personelin, tha Ministria e Mbrojtjes në Londër duke iu referuar buletinit ditor të shërbimit sekret ushtarak.

Ekziston një “mundësi realiste” që zyra e Presidentit Putin në Moskë të mos i financojë më mercenarët e grupit Wagner. “Nëse shteti rus ndalon së paguari grupin Wagner, burimi i dytë më i besueshëm i pagave janë autoritetet bjelloruse”, thuhet në njoftim. Por kjo do të rëndonte burimet e Bjellorusisë. Mercenarët e grupit Wagner aktualisht po trajnojnë atje ushtarë bjellorusë.

Shefi i grupit Wagner akuzon Shoigun për paaftësi

Mercenarët e grupit Wagner ishin për një kohë të gjatë shtyllë e ushtrisë së rregullt ruse në luftën kundër Ukrainës.

Por shefi i mercenarëve Wagner, Jevgeni Prigoshin i ka kritikuar masivisht dhe publikisht udhëheqjen ushtarake ruse dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu duke i akuzuar ata për paaftësi. Në fund të qershorit Prigozhini urdhëroi fillimin e një rebelimi kundër udhëheqësve ushtarakë rusë dhe një marshim drejt Moskës. Pas dy ditësh rebelimi u ndërpre.

Mercenarët Wagner në Mali, Siri dhe Libi

Sipas presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, ai ndërmjetësoi midis Prigozhinit dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Pas kësaj Prigozhini shkoi përkohësisht në mërgim në Bjellorusi. Është e paqartë se ku po qëndron ai aktualisht. Me kërkesë të qeverisë në Minsk njësitë e mercenarëve të tij, Wagner, po trajnojnë ushtarë bjellorusë në një kamp ushtarak afër kufirit me Poloninë.

Sipas Prigoshinit grupi Wagner u themelua në vitin 2014. Biznesmeni i pasur, i cili dekadën e fundit të ekzistencës së Bashkimit Sovjetik e kaloi në burg për grabitje dhe mashtrim, ka kontrata ushtarake dhe minerare në Afrikë. Mercenarët e tij janë ndër të tjera aktivë në Mali, Siri dhe Libi. /DW

The post Pas grushtit të shtetit të dështuar në Rusi, grupi Wagner me probleme financiare appeared first on Albeu.com.

Putin “zhveshi” Prigozhin dhe emëroi Andrei Troshev në krye të mercenarëve të Wagnerit
Disa orë pasi u zbulua se rusët po qarkullonin një foto që tregonte Yevgeny Prigozhin, i cili me pantallona ulur pwrshëndeste kamerën, Vladimir Putin duket se ka gjetur personin që do të marrë frenat e Wagner.

E gjitha kjo po ndodh ndërsa ka një vello misteri që rrethon vendndodhjen e ish-kreut të Wagner Yevgeny Prigozhin.

CNN, duke cituar deklaratat e “carit” në gazetën Kommersant, nënvizon se Putin u përpoq të krijonte një hendek midis luftëtarëve të organizatës dhe liderit të saj.

Në fakt, gazeta në raportin e saj i referohet takimit që Putin dhe Prigozhin patën njëzet e katër orë pas rebelimit të dështuar të grupit mercenar.

Sipas të njëjtit raport, dhjetëra anëtarë të lartë të Wagner morën pjesë në të njëjtin takim.

Duke hapur letrat e tij, presidenti rus duke folur me anëtarët e Wagner-it u dha atyre mundësinë për të vazhduar luftën, por jo në emër të Prigozhin.

Më konkretisht, ai u ka treguar për një nga komandantët e organizatës paraushtarake, Andrei Troshev, i cili njihet me emrin “Sendoi”.

“Ata mund të ishin mbledhur të gjithë në një vend dhe të vazhdonin të shërbenin,” tha Putin, “dhe asgjë nuk do të kishte ndryshuar për ta. Ata do të drejtoheshin nga i njëjti person që kishte qenë komandanti i tyre i vërtetë që në fillim”.

“Dhe çfarë ndodhi atëherë?”, e pyeti gazetari i Kommersant presidentin rus.

“Shumë njerëz tundën kokën kur thashë këtë”, u përgjigj presidenti rus.

Çfarë dimë për “Sendoi”

Ai është një kolonel rus në pension dhe anëtar themelues i Grupit Wagner. Në fakt, sipas dokumenteve të sanksioneve të publikuara nga E.E. dhe Franca është drejtor ekzekutiv i organizatës.

Këto janë dokumente që i referohen sanksioneve të Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në Siri dhe përshkruajnë me çdo detaj pozicionin e Trossev si shefi i shtabit të operacioneve të Grupit Wagner në Siri.

Lindur në Prill 1953 në Leningrad, ish-Bashkimi Sovjetik.

Veprimi i tij në Siri

“Andrei Troshev është i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet ushtarake të grupit Wagner në Siri. Ai ishte veçanërisht i përfshirë në rajonin Deir ez-Zor”, shtuan dokumentet.

“Si i tillë, ai jep një kontribut kritik në përpjekjet luftarake të Bashar al-Assad dhe për këtë arsye mbështet dhe përfiton nga regjimi sirian,” shtoi ai.

Ndërkohë, sanksionet e vendosura nga Britania e Madhe nga qershori 2022 thonë se “Andrei Nikolaevich Troshev ishte drejtor menaxhues i Grupit Wagner. Si i tillë, ai ka mbështetur regjimin sirian, ka qenë anëtar i një milicie dhe ka shtypur popullsinë civile në Siri”./Albeu.com/

The post Putin “zhveshi” Prigozhin dhe emëroi Andrei Troshev në krye të mercenarëve të Wagnerit appeared first on Albeu.com.

Katër skenarët mbi të ardhmen e Rusisë pas rebelimit të Grupit Wagner
Nga Jeffrey Cmmino “Atlantic Council”

Përktheu Alket Goce – AlbEu

Marshimi i jashtëzakonshëm i forcave ushtarake të kreut të Grupit Wagner, Yevgeniy Prigozhin, drejt disa Moskës përfundoi papritur mbrëmjen e 24 qershorit. Por vendimi i Prigozhin për t’u tërhequr nga rebelimi dhe për të shkuar në Bjellorusi, nuk do të jetë fundi i historisë.

Ndërsa mund të jetë zbehur për momentin kriza për presidentin rus Vladimir Putin, për çfarë skenarësh duhet të përgatiten zyrtarët e SHBA-së dhe vendeve aleate në ditët, javët dhe muajt në vazhdim? Ja cilët janë 4 skenarët e mundshëm mbi të ardhmen e Rusisë:

Rusia vazhdon të sundohet nga një Putin i dobësuar

Sipas këtij skenari Putin e rivendos rendin, dhe e redukton me efektivitet aftësinë e Prigozhin dhe Grupit Wagner për të sfiduar sundimin e tij. Prigozhin qëndron në Bjellorusi me një forcë të zvogëluar, ndërsa luftëtarët e tjerë të Wagner kthehen në Rusi ose u bashkohen radhëve të forcave të armatosura të rregullta ruse.

Megjithatë, edhe nëse Putini mbetet në pushtet për një të ardhme të parashikueshme, fasada e rendit dhe stabilitetit që ai ka ndërtuar gjatë 2 dekadave në pushtet është shkatërruar. Sepse “Cari” aktual i Rusisë ka treguar tashmë se është i pambrojtur ndaj aktorëve konkurrues për pushtetin e tij.

Veprimet e shpejta për të mënjanuar Prigozhinin, i largon sfidantët e mundshëm të brendshëm që të ndjekin shembullin e Wagner. Por Putini duhet t’i kushtojë ende një vëmendje shtesë qëndrimit në një linje të interesave të ndryshme oligarkike dhe të ndërmjetësve të pushtetit.

Dinamika e brendshme e Rusisë, do të diktohet nga fushata ushtarake në Ukrainë. Kapërcimi i rebelimit dhe parandalimi i sfidave të tjera të rënda ndaj autoritetit të tij, e lejon Putinin të ri-përqendrohet në një farë mase në luftën që ka nisur në shtetin fqinj.

Në këtë skenar, Putini është i pozicionuar më mirë për t’i përqendruar forcat e tij të sigurisë në parandalimin e fitimeve të mëdha për kundërsulmin e Ukrainës. Shpejtësia me të cilën u zgjidh kriza, si dhe mungesa e krizave pasardhëse brenda Rusisë, do të thotë se çdo efekt tek morali i ushtarëve rusë është i kufizuar.

Ukraina mund të arrijë ende disa përfitime të rëndësishme me kundërsulmin që ka nisur, por forcat e saj do të marrin më pak ndihmë nga rrëmuja e brendshme në Rusi. SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s, e shohin Putinin si të dobët dhe potencialisht të cenueshëm, par ata duhet të përballen ende me të si udhëheqës i Rusisë.

Por duke parë dobësinë e tij, ata janë të gatshëm të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën dhe të vazhdojnë presionin ndaj Moskës, me sisteme të reja armësh. Ndërkohë, një Putin i dobësuar bëhet më i varur nga Kina, duke e modifikuar më tej statusin e Rusisë si partnerja e vogël e Kinës.

Hyn në fuqi një regjim i ri

Në verën e vitit 1991, segmentet më radikale të regjimit komunist tentuan një grusht shteti kundër presidentit sovjetik dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, Mikhail Gorbachev. Grushti i shtetit dështoi, por Gorbachev u dobësua dhe u largua nga pushteti në fund të atij viti.

Në këtë skenar, Putin pëson një fat të ngjashëm. Për momentin sfida e Prigozhin është anashkaluar. Por pozita politike e Putinit është e pariparueshme dhe po përkeqësohet me shpejtësi. Konkurrentët e brendshëm po rreshtohen, duke e konsoliduar forcën e tyre dhe duke pritur rastin e duhur për të goditur.

Përballë kërcënimeve të brendshme, Putini shpërqendrohet nga lufta në Ukrainë. Madje detyrohet të tërheqë një pjesë të forcave të sigurisë për t’u përballur me rivalët e tij. Në të njëjtën kohë, kundërsulmi i Ukrainës zgjerohet akoma më tej.

Forcat ukrainase arrijnë të çajnë pikat e dobëta në frontin rus, duke rimarrë një terren të konsiderueshëm, dhe duke e shkëputur urën tokësore që ka krijuar në gati 1 vit e gjysmë Rusia kur e pushtoi territorin ukrainas nga kufiri rus në Krime. Ushtarët e pakënaqur rikthehen në Rusi, të zemëruar me udhëheqjen politike të vendit që i dërgoi për të luftuar një luftë të përgjakshme dhe të dështuar.

Në këtë pikë, nisin të godasin kundërshtarët e Putinit. Ndoshta Prigozhin dhe Grupi Wagner riorganizohen në Bjellorusi dhe kryejnë një tjetër marshim drejt Moskës. Ose forcat e tjera nacionaliste përfitojnë nga pakënaqësia e shumë ushtarëve për të ndërtuar ushtritë e tyre në miniaturë jashtë kontrollit të shtetit.

Edhe pse kaosi duket i pashmangshëm, një regjim i ri e konsolidon shpejt pushtetin, duke parandaluar një luftë civile dhe duke rivendosur rendin në një epokë pas Putinit. Lufta në Ukrainë nuk përfundon menjëherë, por kërkesat për vendosjen e rendit zvogëlojnë gjasat për ndonjë ofensivë të re të rëndësishme ruse në terma të afërt ose afatmesëm.

Regjimi i ri do të fokusohet në shpëtimin e disa përfitimeve nga lufta, duke ruajtur në të njëjtën kohë stabilitetin në vend. Shtetet e Bashkuara dhe NATO përshtaten me këtë realitet të ri. Mund të ketë një shans për të lehtësuar tensionet nëse arrihet një marrëveshje afatgjatë e paqes ose armëpushim në Ukrainë.

Edhe pse nuk ka gjasa që shohim një shkrirje gjithëpërfshirëse të marrëdhënieve Moskë-Perëndim. Regjimi i ri mund të mbetet përgjithësisht i afërt me Kinën, duke njohur nevojën e saj për t’u mbështetur më shumë tek partneri i saj kryesor strategjik.

Mbërrin furtuna

Ashtu si në skenarin e mëparshëm, ka një pauzë të përkohshme të tensioneve, e pasuar nga një luftë civile. Kundërshtarët e Putinit trimërohen nga dobësia e tij e dukshme, e cila thellohet nga një situatë e përkeqësuar në fushën e betejës në Ukrainë. Por në këtë rast, asnjë konkurrent nuk është mjaftueshëm i fortë për të konsoliduar pushtetin.

Rusia ndahet në blloqe konkurruese. Kjo mund të nënkuptojë se Putini dhe besnikët e tij e ruan pushtetin e tij në Moskë, ndërsa Prigozhin dhe liderët nacionalistë krijojnë feudet e tyre kudo tjetër në federatë. Kjo do të sillte shtimin e lëvizjeve separatiste që e ndajnë më tej Rusinë.

Ky skenar ngre pikëpyetje të tjera. Për shembull, çfarë ndodh me armët bërthamore të Rusisë? Rusia ka mijëra armë bërthamore, dhe një luftë civile krijon mundësinë që aktorë të ndryshëm të përfitojnë nga kaosi dhe të kenë qasje tek këto armë.

Duke synuar të shmangë këtë të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe NATO do të provojnë ta frenojnë luftën civile brenda kufijve të Rusisë. Sa i përket luftës në Ukrainë, një luftë civile e qëndrueshme do të sillte shpërbërjen e shpejtë të linjave ruse mbrojtëse, pasi nuk ka më komandë dhe kontroll.

Ky skenar është veçanërisht i keq për Kinën, pasi ajo do të shihte se si rrënohej partneri i saj strategjik kryesor. Nga kaosi do të vuante edhe industria energjetike e Rusisë, dhe kjo do të thoshte se Pekini nuk mund të mbështetet aq shumë tek Moska për të përmbushur kërkesat e saj të tepruara për energji, dhe duhet të drejtohet diku tjetër.

Reformatorët shfrytëzojnë momentin

Sipas këtij skenari, Putin arrin të mbajë pushtetin përmes zgjedhjeve presidenciale ruse të marsit 2024, të cilat shoqërohen me manipulime të mëdha. Në këtë rast, një opozitë me prirje më demokratike, ndoshta e lidhur me Alexei Navalny, do të shfrytëzojë rastin duke arritur të grumbullojë mbështetje të mjaftueshme popullore, me mitingje dhe protesta në të gjithë Rusinë që promovojnë ndryshimin.

Nën presionin e madh, elitat e Kremlinit shprehin simpatinë me reformatorët dhe Putin vendos në fund të japë dorëheqjen. Një lider reformist i fiton zgjedhjet e reja presidenciale.  Pas marrjes dhe konsolidimit të pushtetit, qeveria e re kërkon përfundimin e shpejtë të luftës në Ukrainë, duke u fokusuar në zbatimin e reformave anti-korrupsion dhe politike në Rusi.

Për Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, ky skenar rrit gjasat që Rusia të bëhet një anëtare më e përgjegjshme e sistemit ndërkombëtar, dhe për të reduktuar tensionet ushtarake midis Aleancës dhe Moskës.

Sigurisht, ndryshimi nuk do të ndodhë brenda natës, dhe një Rusi e prirur ndaj reformave do të duhet të përballet me korrupsionin dhe problemet ekonomike të rrënjosura thellë. Nga ana e saj, Kina e sheh këtë skenar si katastrofik, pasi ajo përballet me një shtet të armatosur bërthamor në kufirin e saj, që në aspektin ideologjik është tani më pranë Perëndimit.

Këta skenarë nuk i shterojnë të gjitha mundësitë, por ato përbëjnë 4 të ardhme të besueshme, mbi të cilat politikë-bërësit e SHBA-së dhe aleatët duhet të marrin parasysh planifikimin e strategjive të tyre. Një skenar në të cilin vjen në pushtet një opozitë e prirur për reforma, është më pak e besueshme.

Sepse Rusia i ka rezistuar prej kohësh reformave të mëdha politike, dhe mbetet e paqartë nëse ekziston një lëvizje shumë e organizuar dhe me një mbështetje të mjaftueshme për të përfituar nga një boshllëk pushteti. Skenari i parë është më i afërti me status quo-në dhe Putini ka qenë jashtëzakonisht i qëndrueshëm si udhëheqës.

Nga ana tjetër, Putin nuk është shfaqur kurrë më i dobët sesa sot, dhe presioni i jashtëm i shkaktuar nga suksesi i Ukrainës në fushën e betejës mund të ndihmojë për të lehtësuar rrëzimin e tij nga pushteti.

Shënim:Jeffrey Cimino, zëvendësdrejtor i operacioneve dhe bashkëpunëtor në Qendrën Scowcroft për Strategjinë dhe Sigurinë, SHBA.

The post Katër skenarët mbi të ardhmen e Rusisë pas rebelimit të Grupit Wagner appeared first on Albeu.com.

Analistët: Prigozhin jeton “si i vdekur” në dhomë hoteli pa dritare në Minsk
Prigozhin është “i vdekur”, vlerësojnë analistët e huaj, duke iu referuar të ardhmes së liderit rebel të grupit mercenar “Wagner” , e cila mendohet si e pasigurt.

Prej ditës së djeshme drejtuesi i “Wagner” qëndron në një nga të paktët hotele në kryeqytetin e Bjellorusisë që nuk ka dritare, siç pretendon një zyrtar amerikan, sipas një raportimi të gazetës britanike “The Sun”.

“Prigozin po qëndron në një nga hotelet e vetme në Minsk pa dritare,” tha demokrati Mark Ëarner, kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit të SHBA-së, duke cituar informacionin në dispozicion të tij.

Udhëheqësi mercenar “Wagner” u urdhërua të ikte në Bjellorusi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur të grupit të tij të shtunën.

Ai u pa për herë të fundit publikisht duke u larguar nga qyteti jugor rus i Rostov-on-Don pasi tërhoqi trupat e tij, dhe spekulimet kanë qenë të shumta rreth vendndodhjes së tij që atëherë.

Dje, megjithatë, lideri i Bjellorusisë dhe zëdhënësi i Putinit, Alexander Lukashenko,  konfirmoi se Yevgeny Prigozhin është tashmë në Minsk.

“Prigozin është në një nga hotelet e vetme në kryeqytetin e Bjellorusisë që nuk ka dritare,” tha senatori amerikan, duke theksuar se kjo mund të jetë për të mbrojtur veten nga tentativat e mundshme për vrasje që janë bërë herë pas here kundër zyrtarëve rusë dhe biznesmenë që kundërshtuan luftën e Putinit në Ukrainë.

“Ka pasur një numër rusësh që janë përplasur me Putinin gjatë një viti e gjysmë të fundit, të cilët kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret e katit të pestë, të gjashtë ose të shtatë”, raportoi Ëarner.

Deklarata të ngjashme bëri edhe Ian Bremer, kreu i “Eurasia Group” i specializuar në çështjet gjeopolitike.

“Do të jetë një surprizë e madhe nëse ai është me ne për një kohë të gjatë.”

“Putini ka burgosur dhe vrarë njerëz që kanë bërë shumë më pak se sa bëri Prigozhin, dhe është e paimagjinueshme për mua që ai të lejohet të jetojë më gjatë se sa është absolutisht e nevojshme,” shtoi ai .

“Ai meriton një plumb në kokë”

Nga ana e tij, ish-shefi i ushtrisë ruse dhe oficeri i inteligjencës Igor Girkin shkroi për Prigozhin se “varja e tij për vrasjen e oficerëve tanë është thjesht e nevojshme për ruajtjen e Rusisë si shtet”.

Në të njëjtën kohë, Andrei Gurulev, një gjeneral rus në pension dhe deputet aktual, tha se Prigozhin dhe “karhu i djathtë” e tij, Dmitry Utkin, meritojnë një “plumb në kokë”.

Në deklaratat e tij për Associated Press, Gurulev nënvizoi: “Unë besoj fuqishëm se tradhtarët në kohë lufte duhet të ekzekutohen”.

Ndërsa Prigozhin fshihet në një dhomë pa pamje nga Minsku, “skifterët” e Kremlinit po kritikojnë ashpër Putinin pasi ai hoqi akuzat kundër rebelëve, grupit mercenar Wagner, të cilët hapën zjarr ndaj avionëve rusë.

Girkin, i cili udhëhoqi forcat e mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore, e përshkroi tërheqjen e presidentit rus Vladimir Putin si “të mjerueshme”./albeu.com/

The post Analistët: Prigozhin jeton “si i vdekur” në dhomë hoteli pa dritare në Minsk appeared first on Albeu.com.

Tentuan grusht shteti, por grupi “Wagner” vazhdon të “punojë” për Moskën
Grupi paraushtarak rus “Wagner” do të vazhdojë të operojë në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke shtuar se rebelimi i grupit në Rusi të shtunën nuk do të ndikojë në marrëdhëniet ruse me aleatët e saj.

“Anëtarët e “Wagner” punojnë në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore si instruktorë. Kjo punë, natyrisht, do të vazhdojë”, tha Lavrov në një intervistë për kanalin RT.

Ministri rus tha se këto dy vende i kërkuan Rusisë dhe “Wagner”-it ndihmë në trajnimin e instruktorëve ushtarakë pasi ata ishin “braktisur nga Evropa dhe Franca”.

Perëndimi beson se “Wagner” është një instrument i ndikimit të Rusisë vetëm në interesat e saj në konkurrencë me interesa të tjera nga Evropa.

Ky grup i armatosur akuzohet për abuzime dhe për vjedhje të burimeve natyrore të Afrikës.

Lavrov tha se rebelimi i armatosur i liderit Wagner Yevgeny Prigozhin dhe njerëzve të tij të dislokuar në Ukrainë nuk do të ndryshojë asgjë në marrëdhëniet e Rusisë me aleatët e saj, se marrëdhëniet me “aleatët dhe miqtë” nuk kanë ndryshuar, ndërsa marrëdhëniet e Rusisë me të gjithë Perëndimin kanë qenë tashmë të shkatërruara.

The post Tentuan grusht shteti, por grupi “Wagner” vazhdon të “punojë” për Moskën appeared first on Albeu.com.

Kadyrov dërgon çeçenët të luftojnë kundër “Wagner”: Jemi gati!
Ushtria çeçene dhe luftëtarët e gardës ruse janë nisur për në zonat e tensionit në rusi, tha kreu i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov në kanalin e tij në Telegram.

“Luftëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Ruse në Republikën e Çeçenisë janë nisur tashmë për në zonat e tensionit. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur unitetin e Rusisë dhe për të mbrojtur shtetësinë e saj!”, ka shkruar Kadyrov.

Kreu i Çeçenisë theksoi se rebelimi duhet të shtypet, duke rënë plotësisht dakord me atë që Putin tha në fjalimin e tij.

“Dhe nëse kërkohen masa më të ashpra për këtë, luftëtarët çeçenë janë gati”./Albeu.com/

The post Kadyrov dërgon çeçenët të luftojnë kundër “Wagner”: Jemi gati! appeared first on Albeu.com.

Kompania izraelite: Grupi rus “Wagner” është nisur për në Kosovë
Kompania izraelite “Terror Alarm” ka paralajëmruar se grupi i mercenarëve “Wagner” është nisur drejt Kosovës.

Në një postim në Twitter, kompania bëri me dije se informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram.

????? Breaking: Russian terror group PMC Wagner on their way to #Kosovo, Wagner Telegram channels announced. pic.twitter.com/DdbD1W83Rm

— Terror Alarm (@Terror_Alarm) May 29, 2023

Postimi erdhi pas përshkallëzimit të situatës në Zveçan, ku grupe kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, ku mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

“Terror Alarm” është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017.

Kujtojmë që serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit që prej së premtes.

The post Kompania izraelite: Grupi rus “Wagner” është nisur për në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Grupi Wagner planifikon të rekrutojë rreth 30,000 luftëtarë të rinj deri në maj
Grupi mercenar rus Wagner planifikon të rekrutojë rreth 30,000 luftëtarë të rinj deri në mes të majit, tha themeluesi i tij Yevgeny Prigozhin.

Prigozhin tha se qendrat e rekrutimit të Wagner, të cilat ishin hapur javën e kaluar në 42 qytete ruse, rekrutonin mesatarisht 500-800 njerëz në ditë.

Grupi është themeluar nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen me lidhje të ngushta me Vladimir Putin.

Prigozhin është një nga oligarkët e shumtë të sanksionuar nga Perëndimi në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës./Albeu.com/

The post Grupi Wagner planifikon të rekrutojë rreth 30,000 luftëtarë të rinj deri në maj appeared first on Albeu.com.