gripi Archives - Albeu.com

Shënohet viktima e parë nga gripi në Greqi
Një 58-vjeçare ka ndërruar jetë në ICU të Spitalit të qytetit

Vdekja e parë nga gripi H1N1, pas disa vitesh, ka shkaktuar tronditje në rajonin e Magnezisë.

58-vjeçarja Ioanna Tzouma, ish-punonjëse private në sektorin e turizmit, vdiq mëngjesin e së mërkurës në repartin e terapisë intensive të Spitalit të Volos, ku ishte shtruar prej ditësh.

Sipas informacioneve 58 vjeçarja fillimisht ka shfaqur simptoma të lehta, si temperaturë e ulët, e cila edhe pse e ulët ka vazhduar.

Pas disa ditësh qëndrimi në shtëpi, shëndeti i saj u përkeqësua në mënyrë dramatike dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Mjekët e diagnostikuan me një infeksion të gripit H1N1 dhe, megjithë përpjekjet e menjëhershme për ta intubuar dhe mbajtur në ICU, shëndeti i saj shkoi në dështim të shumë organeve dhe për rrjedhojë nuk mundi të mbijetonte.

Sipas të njëjtave burime, në ICU është shtruar edhe një 70-vjeçar me të njëjtën diagnozë, i cili ka arritur ta kapërcejë rrezikun dhe të shërohet.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek autoritetet shëndetësore, të cilët u bëjnë apel qytetarëve që të vazhdojnë me vaksinimin në kohë kundër gripit, duke theksuar rëndësinë e parandalimit.

The post Shënohet viktima e parë nga gripi në Greqi appeared first on Albeu.com.

“2025, viti i gripit të shpendëve”/ Alarmi i studiuesve: Fatal për shtatzënat, kanë vdekur 90% e rasteve
Nëntë nga dhjetë gra shtatzëna nuk i mbijetojnë gripit të shpendëve. Ky është alarmi i ngritur nga studiuesit në Institutin e Kërkimeve për Fëmijët Murdoch (Mcri) në Melburn, Australi, të cilët analizuan gjithsej 30 raste të grave shtatzëna të infektuara, 27 prej të cilave humbën jetën.

Kjo tregon një shkallë vdekshmërie prej 90% njëqind, ndërkohë që infeksionet njerëzore të lidhura me shpërthimet e viruseve të shpendëve shumë patogjene po rriten globalisht.

Ekspertët përsërisin “nevojën për të konsideruar gratë shtatzëna një prioritet në programet e gatishmërisë ndaj pandemisë”. Duke shtuar se “megjithë rrezikun e lartë, kjo popullatë shpesh përjashtohet nga provat e vaksinave dhe has vështirësi në aksesin në programet publike të vaksinimit”.

Një nga autorët e studimit australian, studiuesja Rachael Purcell, thekson se “një ndryshim paradigme nevojitet për të përfshirë sistematikisht gratë shtatzëna në programet ndaj pandemisë dhe për të shmangur vdekjet “. Studiuesit nënvizojnë se si situata “përkeqësohet nga rritja globale e infeksioneve njerëzore të shkaktuara nga viruset e shpendëve shumë patogjenë”.

Raporti më i fundit alarmues erdhi nga Shtetet e Bashkuara, ku rasti i parë i sëmundjes së rëndë të lidhur me gripin e shpendëve A/H5N1, u regjistrua në një pacient të shtruar në spital në shtetin e Luizianës, pasi ra në kontakt me zogj të sëmurë dhe të ngordhur në oborrin e shtëpisë. Kalifornia ka shpallur tashmë një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare.

“Gripi i shpendëve po përparon në Shtetet e Bashkuara dhe po shqetëson gjithashtu Evropën, e cila po grumbullohet me vaksina, përveç Italisë. 2025 rrezikon të jetë vërtet viti i gripit të shpendëve”, paralajmëron Matteo Bassetti, drejtor i sëmundjeve infektive në spitalin poliklinik San Martino në Xhenova të Italisë, i cili apelon autoritet italiane të organizophen dhe të jenë në gatishmëri nga ëprphapja e këtij virusi, që mund të fitojë aftësinë për t’u transmetuar nga njeriu te njeriu.

“Një artikull i botuar në “Science”, thotë se mungon vetëm një mutacion shumë i vogël që virusi të bëjë kërcimin përfundimtar të specieve dhe të fitojë aftësinë për t’u transmetuar nga njeriu te njeriu”, thekson mjeku italian.

The post “2025, viti i gripit të shpendëve”/ Alarmi i studiuesve: Fatal për shtatzënat, kanë vdekur 90% e rasteve appeared first on Albeu.com.

Kujdes! Ja arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë
E ftohura dhe gripi janë sëmundje që zakonisht zgjasin nga tre deri në shtatë ditë, por ka raste që ato zgjat deri në dy javë.

Kohëzgjatja jo normale e të ftohurës shpesh është subjekt i disa faktorëve që nuk duhen injoruar.

Mungesa e pushimit

Gjumi është thelbësor për një imunitet të fortë.

Kur ftoheni apo jeni me grip atëherë duhet t’i jepni trupit mundësinë të pushojë që të jetë në gjendje të luftojë virusin pushtues.

Sigurohuni që të flini dhe pushoni mjaftueshëm të paktën tre ditët e para.

Studimet kanë treguar se njerëzit që flenë më pak se 7 orë gjumë janë tre herë më të rrezikuar nga sëmundjet se njerëzit që flejnë më shumë se tetë orë.

Stresi

Stresi ka efekt të rëndë në sistemin imunitar.

Ai e pengon atë të luftojë me efikasitet sëmundjet. Një sistem i dobët, nënkupton një pre e lehtë për gripin ose të ftohurën dhe përshkallëzim të simptomave.

Stresi i vazhdueshëm e bën trupin më të paaftë për tiu përgjigjur kortizolit, hormonit përgjegjës që reagon ndaj virusit të të ftohurës.

Trajtimet e gabuara

E ftohura apo gripi mund të ngatërrohen shumë lehtë me sëmundje të tjera.

Simptomat e të ftohurës mund të ngatërrohen lehtë me simptoma të alergjive.

Simptomat e të ftohurës kanë nevojë për disa ditë të shfaqen plotësisht.

Alergjitë shfaqen më shpejt dhe zgjasin për aq kohë sa të jeni në kontakt me substancën që shkakton alergji.

Në të dyja rastet, do të prekeni nga kolla, rrjedhjet e hundëve dhe tështimet.

E ftohura nga ana tjetër shoqërohet me dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë.

Sinoziti është një problem tjetër që ka simptoma të ngjashme me të ftohurën.

Simptomat janë dhimbje në zonën rreth syve dhe hundës dhe sekrecione të verdha.

Në rastin e të ftohurës, simptomat shfaqen në ditët e para.

Në rastin e sinozitit, këto simptoma shfaqen më vonë.

Ndaj AgroWeb.org ju këshillon që konsulta me mjekun është e domosdoshme.

Medikamentet e gabuara

Shumë medikamente pretendojnë të shkurtojnë kohëzgjatjen e të ftohurës ose gripit me të paktën tre ditë.

Këto pretendime janë të gabuara.

Për shembull, karamelet me vitaminë C janë të parat që rekomandohen nga farmacisti, por ato nuk janë një zgjidhje efikase në rastin e të ftohurës.

Antibiotikët shpesh nuk vijnë në ndihmë sepse ato nuk janë efikasë kundër viruseve dhe gripit.

Mënyra më e mirë për të trajtuar të ftohurën është të menaxhoni simptomat e saj.

Antibiotikët janë zgjidhje e duhur për problemet me fytin ose sinozitin.

Disa Këshilla Për Trajtimin e Të Ftohurës dhe Gripit

Fryni hundët në mënyrë e duhur

Është e rëndësishme të hiqni sekrecionet e akumuluara në rrugët e frymëmarrjes.

Kur të shfryni hundët përpiquni të shmangni presionin duke shfryrë flegrat me rradhë.

Pasi të keni shfryrë hundët, lani duart.

Hidratohuni

Qëndroni të hidratuar duke pirë lëngje të ngrohta siç janë xhenxhefili me limon ose çajra.

Banjë me avull

Avulli është i dobishëm për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe për t’ju qetësuar.

Shmangni udhëtimet me avion

Presioni i ajrit në avion dëmton sistemin respirator.

Nëse duhet të udhëtoni mbani një solucion zhbllokues për hundët dhe përtypni çamçakiz për të larguar presionin

The post Kujdes! Ja arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë appeared first on Albeu.com.

Gripi është ende kërcënimi më i madh për shëndetin global! Nga çfarë frikësohet OBSH
theksojnë se gripi është shkaktari më i mundshëm për pandemitë e reja në të ardhmen.

Një studim ndërkombëtar, i cili do të publikohet javën e ardhshme, zbulon se 57 për qind e epidemiologëve dhe virusologëve besojnë se një lloj gripi i shpendëve do ta shkaktojë pandeminë e ardhshme.

Besimi se gripi është kërcënimi më i madh pandemik bazohet në hulumtimet afatgjata që tregojnë se virusi po evoluon dhe po ndryshon vazhdimisht, thotë John Salmanton-Garcia nga Universiteti i Këlnit, transmeton Telegrafi.

“Çdo dimër është sezon gripi. Ne mund t’i shpjegojmë ato si pandemi të vogla. Ato pak a shumë të kontrolluara, sepse llojet e ndryshme që i shkaktojnë nuk janë sa duhet virulente, por jo gjithmonë do të jetë kështu”, shpjegon Salmanton-Garcia.

Detajet e studimit, i cili përfshin kontribute nga 187 shkencëtarë, do të prezantohen në kongresin e Shoqatës Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive në Barcelonë fundjavën e ardhshme.

Njëzet e një për qind e shkencëtarëve të kërkimit besojnë se shkaku i pandemisë së re do të jetë gjithashtu një virus – i quajtur “sëmundja X” – që ende nuk është i njohur për shkencën. Ata besojnë se do të jetë një mikroorganizëm ende i pazbuluar që do të shfaqet papritur, si Sars-Kov-2 – shkaku i pandemisë 2019.

Disa shkencëtarë, 15 për qind e tyre, besojnë se Sars-Cov-2 është ende një kërcënim dhe se një lloj i tij në të ardhmen do të shkaktojë një pandemi.

Mikroorganizma të tjerë vdekjeprurës, si Lassa, Nipah, Ebola dhe virusi Zika, u identifikuan si kërcënim serioz nga vetëm një deri në dy përqind e pjesëmarrësve në studim.

“Gripi mbetet kërcënimi më i madh për sa i përket potencialit të tij pandemik në sytë e shumicës dërrmuese të shkencëtarëve”, shton Salmanton-Garcia.

Javën e kaluar, OBSH paralajmëroi për përhapjen alarmante të llojit H5N1 të gripit që ka shkaktuar miliona raste të gripit të shpendëve në të gjithë planetin. Përhapja e tij filloi në vitin 2020 dhe çoi në miliona vdekje ose vrasje të shpendëve, si dhe në vdekjen e miliona shpendëve të egër.

Kohët e fundit, virusi është përhapur te gjitarët, përfshirë kafshët, dhe raste janë raportuar në 12 shtete të SHBA-së, duke shkaktuar frikën e një përhapjeje të mundshme te njerëzit. Sa më shumë lloje gjitarësh që virusi arrin të infektojë, aq më shumë shanse ka të evoluojë në një lloj të rrezikshëm për njerëzit.

The post Gripi është ende kërcënimi më i madh për shëndetin global! Nga çfarë frikësohet OBSH appeared first on Albeu.com.

Gripi i shpendëve po vret fokat dhe luanët e detit – shkencëtarët nuk po dinë se si ta ndalojnë
Gripi i shpendëve po vret dhjetëra mijëra foka dhe luanë deti në pjesë të ndryshme të botës, duke prishur ekosistemet dhe duke tronditur shkencëtarët të cilët nuk po gjejnë zgjidhje për ta ngadalësuar virusin shkatërrues.

Përhapja mbarëbotërore e gripit të shpendëve ka filluar që në vitin 2020 dhe ka çuar në ngordhjen e miliona zogjve. Ky virus nuk mendohet të jetë një kërcënim i madh për njerëzit, por përhapja e tij ka shkaktuar trazira të gjera ekonomike.

Bëhet e ditur se të prekshëm ndaj sëmundjes deri më tash veçanërisht janë fokat dhe luanët e detit, shkruan yahoonews.

Virusi i zbuluar në brigjet lindore dhe perëndimore të SHBA-së ka çuar në ngordhjen e më shumë se 300 fokave në New England dhe në Puget Sound të Uashingtonit.

Situatë më e rëndë është në Amerikën e Jugut, ku vetëm në Kili dhe Peru kanë ngordhur mbi 20 mijë luanë deti.

Gripi mund të jetë i kontrollueshëm te kafshët e buta, por mund të bëhet i pakontrolluar te ato të egra si fokat e Amerikës së Jugut.

“Sapo virusi është në botën e egër, ai përhapet si zjarr”, tha Marcela Uhart, drejtoreshë e programit të Amerikës Latine në Karen C. Drayer Wildlife Health Center në Universitetin e Kalifornisë.

Edhe pse deri më tash një numër i madh i fokave kanë ngordhur, shkencëtarët ende nuk e kanë kuptuar se si ato janë infektuar.

Me gjasë, nga kontakti me shpendët e tjerë.

Ngordhja e fokave dhe luanëve të detit thuhet se prish ekosistemet ku gjitarët detarë shërbejnë si grabitqarë kryesor.

Me sa duket, një prej arsyeve që fokat dhe luanët e detit janë bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve është edhe ndryshimi i klimës dhe rritja e temperaturës së oqeaneve.

Por, shkencëtarët shpresojnë se vaksinimi i shpendëve do të ndihmojë në pakësimin e sëmundjes, gjithmonë duke theksuar se njerëzit duhet të shmangin kontaktin me ato kafshë.

The post Gripi i shpendëve po vret fokat dhe luanët e detit – shkencëtarët nuk po dinë se si ta ndalojnë appeared first on Albeu.com.

Gripi arrin pikun në vendin tonë, rreth 16 mijë raste vetëm javën e fundit
Duket se qarkullimi i gripit ka arritur pikun në vendin tonë.

Afro 16 mijë persona janë të prekur nga infeksionet respiratore javën e fundit. Epidemiologet e vlerësojnë si situatë të qëndrueshme të kurbës, e cila nuk ka vijuar zbritjen nga java e mëparshme.

Sipas tyre, kurba pritet të vazhdojë zbritjen në javën e parafundit të muajit shkurt.

Ndërkohë, nuk ka shtim të rasteve me fruth. Aktualisht janë 18 raste që janë konfirmuar më herët të infektuar me fruth.

The post Gripi arrin pikun në vendin tonë, rreth 16 mijë raste vetëm javën e fundit appeared first on Albeu.com.

Situata e gripit/ Mjekja Najada Çomo bën thirrje për vaksinim
Përmes një reagimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, apelon për kryerjen e vaksinës kundër gripit për grupet që kanë rrezik më të lartë që të preken nga virozat e stinës së dimrit, të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Koçiu thekson se “vaksinimi kundër gripit, konsultimi me mjekun e familjes për të mos neglizhuar shenjat e gripit dhe zbatimi i masave për të mbrojtur veten dhe të tjerët, janë thelbësore për të parandaluar komplikacionet në shëndet”.

Ministrja e Shëndetësisë, u bën thirrje qytetarëve që të kontaktojnë me mjekun e familjes për vaksinën falas, si dhe qendrave shëndetësore për të marrë shërbim shëndetësor në kohë.

Gjithashtu, ministrja ka shpërndarë apelin e shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomos, e cila thekson se “nuk ka vend për panik, por ka vend për t’u sensibilizuar”.

“Duke qenë se jemi në stinën e dimrit, një nga sëmundjet që kemi është gripi ose infeksione të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes duke filluar nga sekrecionet nga hundët, nga kolla, nga dhimbja e fytit, apo nga pjesa e prekjes së mushkërive siç është pneumonia. Ajo çka unë dua të them është që numri i pacientëve që paraqiten pranë Shërbimit Infektiv është më i shtuar se sa muaji Dhjetor dhe natyrisht në Shërbimin Infektiv vijnë pacientë me sëmundje të ndryshme, ku tani peshën më të madhe e mbajnë ata persona që janë të sëmurë me infeksione të rrugëve respiratore, kryesisht në pjesën e gripit.

Nuk ka vend për panik, por ka vend për t’u sensibilizuar shumë më tepër ndaj kësaj sëmundje dhe sensibilizimi është në dy aspekte. Së pari, ata persona që nuk janë vaksinuar dhe kryesisht ata që kanë sëmundje kronike të nxitojnë për t’u vaksinuar dhe grupi i të sëmurëve kronikë janë diabetikët, janë ata që kanë sëmundje gjaku, ata që kanë sëmundje kronike të mushkërive, ata që kanë sëmundje të veshkave kronike dhe shumë sëmundje të tjera.

Dhe kategoria tjetër janë ata persona që janë të sëmurë, të ulin kontaktin me persona të tjerë, pra mos të takohen me njerëz që kanë këto lloj infeksionesh të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes për arsye se gripi apo infeksionet aktuale që kemi, janë shumë të përhapshme nëpërmjet komunikimit të afërmit, nëpërmjet dhënies së dorës. Pra duhet ulur veç pjesës së vaksinimit, duhet ulur takimi ose minimizuar takimi me njerëz të sëmurë për arsye se je burim i madh infeksioni për persona të tjerë. Dhe sigurisht jo të gjithë personat që vijnë në spital kanë nevojë për ndihmën e spitalit. Një pjesë e tyre duhet të drejtohen pranë mjekut të familjes i cili është stacioni i parë ku personi merr ndihmën mjekësore”.

The post Situata e gripit/ Mjekja Najada Çomo bën thirrje për vaksinim appeared first on Albeu.com.

Doni të shpëtoni nga gripi? 8 këshilla për imunitet të fortë
Sistemi imunitar, i cili është një sistem kompleks mbrojtës që mbron trupin nga sëmundjet, njeh organizmat e huaj (Baktere, viruse, parazitë) që sulmojnë trupin dhe mbron shëndetin duke luftuar këta organizma kur është e nevojshme. Sistemi imunitar ka aftësinë të bëjë dallimin midis substancave që i përkasin trupit dhe atyre që nuk i përkasin trupit. Mjeku Yusuf Uzun thotë se sistemi imunitar ndahet në dy: natyral dhe i fituar.

Meqenëse sistemi imunitar ka një zonë të gjerë efekti në trup, ai përfshin punën e koordinuar të shumë llojeve të ndryshme të qelizave, proteinave dhe molekulave të tjera. Funksionimi i shëndetshëm i këtij sistemi mbron trupin nga infeksione dhe sëmundje të ndryshme. Disa sëmundje të lindura ose të fituara, si kanceri, sindromat e mungesës së imunitetit, steroidet dhe ilaçet imunosupresive të përdorura veçanërisht në trajtimin e sëmundjeve autoimune ose pas transplantimit të organeve, si dhe disa infeksione si HIV, mund të parandalojnë funksionimin normal të sistemit imunitar dhe të hapin rrugën për infeksionet, thuhet në artikull.

Sistemi imunitar natyror: Është një sistem mbrojtës i natyrshëm në trup. Barrierat fizike si lëkura, mukozat, pështyma, lotët dhe qelizat si makrofagët dhe neutrofilet janë pjesë e këtij sistemi. Sistemi imunitar i lindur siguron mbrojtje të përgjithshme kundër pothuajse të gjitha llojeve të substancave të huaja.

Sistemi imunitar i përshtatur: Trupi zhvillon një përgjigje të veçantë kur ndeshet me një organizëm të huaj. Kjo përgjigje zhvillohet pas njohjes së organizmit dhe një ekspozimi të mëparshëm ndaj infeksionit ose vaksinimit. Sistemi imunitar adaptiv përfshin mekanizma të specializuar mbrojtës siç janë antitrupat dhe përgjigjet specifike qelizore. Ky sistem aktivizohet kur një mikroorganizëm haset për herë të parë dhe më pas zhvillon një përgjigje më të shpejtë dhe më efektive kur i njëjti mikroorganizëm ndeshet sërish.

Ja 8 sugjerime për imunitet të fortë:

1) Ushqimi adekuat dhe i ekuilibruar (ngrënia e shumë perimeve dhe fruta të freskëta, proteina, drithëra, bishtajore). Të qenit mbipeshë ose nënpeshë, të ngrënit e një diete të pasur me karbohidrate ose me pak proteina janë faktorë që ndikojnë negativisht në sistemin imunitar. Vitaminat A, B, C, E, D, seleni, hekuri dhe zinku janë të rëndësishme për funksionin e sistemit imunitar.

2) Marrje adekuate e lëngjeve

3) Respektimi i rregullave të higjienës personale dhe mjedisore

4) Aktivitet i rregullt fizik (të paktën 150 minuta ushtrime të moderuara në javë)

5) Gjumi adekuat dhe cilësor

6) Shmangni stresin

7) Shmangia e zakoneve të dëmshme si duhani dhe alkooli

8) Marrja në kohë e vaksinave të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë. Përveç këtyre rekomandimeve bazë, është e nevojshme të konsultoheni me mjekun dhe të bëni ekzaminimet e vlerësuara të nevojshme përpara përdorimit të suplementeve ose medikamenteve që ofrohen si imune.

The post Doni të shpëtoni nga gripi? 8 këshilla për imunitet të fortë appeared first on Albeu.com.

Çfarë duhet të hani për të shmangur gripin dhe ftohjen këtë periudhë
Të dish se çfarë duhet konsumuar për të forcuar sistemin imunitar, do të thotë se jeni duke ndihmuar trupin që të mos preket nga bakteret dhe virozat e sezonit.

Në fakt ka shumë ushqime, të cilat ndihmojnë në rritjen e imunitetit të trupit, por në këtë artikull do të përmendim ato më kryesoret që janë edhe produkte të stinës.

1. Spinaqi

Spinaqi është një burim i madh i vitaminës C dhe acidit folik, prandaj kontribuon në mbrojtjen e trupit ndaj baktereve. Kjo perime jeshile është e aftë gjithashtu të mbajë trupin të hidratuar mirë

2. Brokoli

Brokoli ka veti anti- inflamatore dhe njihet si një burim i shkëlqyer i kripërave minerale, duke qenë kështu një aleat thelbësor kundër gripit. Rekomandohet të gatuhen në avull, duke i shtuar shijen me pak kripë dhe vaj ulliri, pasi në këtë mënyrë ruajnë të pandryshuara vetitë e tyre organoleptike.

3. Hudhra

Ngrënia e hudhrës pengon rritjen e baktereve. Gjithashtu ajo është një nga ushqimet që përmirëson sistemin imunitar. Hudhrat përmbajnë squfur, e cila është një substancë që pengon rritjen e baktereve dhe mban të pastër sistemin tretës. Ndaj ata që e përfshijnë hudhrën në dietat e tyre ushqimore kanë një rrezikshmëri 50% më pak, për t’u prekur nga sëmundjet sezonale.

4. Shega

Shega është jo vetëm një aleat i shkëlqyer për lëkurën, por edhe një frut i pasur me lëndë ushqyese, antioksidantë dhe vitamina. Këto veti e bëjnë atë një frut perfekt për të luftuar ftohjen dhe gripin dhe në përgjithësi për parandalimin e sëmundjeve të stinës. Konsumoni 1 ose 2 çdo ditë në këtë periudhë të vitit dhe të jeni të sigurt se bakteret ndodhen larg organizmit tuaj.

5. Mjalti

Mjalti konsiderohet një ushqim i shkëlqyer për shërimin e disa lloj sëmundjeve, por veçanërisht përmendet për mbrojtjen e trupit ndaj virozave. Ai përmban vitamina A, B, C dhe minerale të shëndetshme si bakër, hekur, fosfor, selenium, acide yndyrore të pangopura dhe kalcium. Marrja e një luge çaji mjaltë në mëngjes me stomakun bosh, do të ndihmonte në parandalimi e infeksioneve.

The post Çfarë duhet të hani për të shmangur gripin dhe ftohjen këtë periudhë appeared first on Albeu.com.

Kujdes me të porsalindurit, ja rreziqet që u shkaktoni nëse i puthni
Të puthësh një fëmijë na vjen natyrshëm. Por nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i shëndetshëm, përpiquni të mos e puthni të porsalindurin. Kur foshnjat mbërrijnë në këtë botë, ata kanë imunitet të ulët. Pra, puthja e tyre menjëherë pas ardhjes së tyre në këtë botë nuk është një gjë e mençur për t’u bërë, shprehen mjekët pediatër.

Këtu janë rreziqet që lidhen me puthjen e një të porsalinduri!

1. Mikrobet përhapen lehtësisht

Kontakti fizik është mënyra më e zakonshme e përhapjes së mikrobeve, dhe të porsalindurit janë veçanërisht të prekshëm ndaj kësaj. Është më mirë të shmangni prekjen e panevojshme të foshnjave.

2. Rreziqet respiratore

Ne vetëm mund të imagjinojmë se sa i vogël dhe i pazhvilluar është sistemi i frymëmarrjes së një të porsalinduri, pasi mushkërive u duhen rreth 8 vjet për t’u pjekur plotësisht. Çdo virus që mund të përhapë sëmundje të frymëmarrjes tek një foshnjë nëpërmjet puthjes mund të jetë i rrezikshëm.

3. Probleme me lëkurën

Të rriturit shpesh përdorin produkte për kujdesin e lëkurës ose make-up në fytyrën e tyre. Ndërsa të rriturit janë të mbrojtur nga rreziqet e menjëhershme që paraqesin këto produkte, foshnjat nuk janë të tilla.

4. Reaksionet alergjike

Nëse një i rritur ka konsumuar një artikull ushqimor ndaj të cilit foshnja është alergjik, të tilla si arrat, soja ose alergjenë të tjerë të zakonshëm, atëherë ekziston rreziku që ai të bartet dhe të shkaktojë një reaksion alergjik për foshnjën.

5. Gripi

Gripi është një sëmundje e vogël për të rriturit, por jo për foshnjat, thonë ekspertët. Një puthje për një fëmijë mund të transmetojë ftohjen e zakonshme ose gripin përmes prekjes.

The post Kujdes me të porsalindurit, ja rreziqet që u shkaktoni nëse i puthni appeared first on Albeu.com.