Gordana Silanovska-Davkova Archives - Albeu.com

Ministri i Jashtëm i Greqisë, kërkon që të respektohet Marrëveshja e Prespës: Nuk është çështje e vetëvendosjes së zyrtarëve
“Marrëveshja e Prespës është parakusht për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë kreu i diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis.

Në një dalje televizive sot në mëngjes, ai tha se Athina zyrtare kërkon zbatimin e vazhdueshëm të marrëveshjes, edhe nëse, siç shton ai, njëra nga palët nuk është dakord me atë që shkruhet.

Gerapetritis iu përgjigj edhe qëndrimit të Presidentes Gordana Siljanovska Davkova se nuk do ta përdorë emrin kushtetues në paraqitjet publike dhe se është e drejta e saj personale për vetëvendosje.

“Greqia kërkon respektimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Nuk është çështje e vetëvendosjes së zyrtarëve, politikanëve, këtë e kuptojmë të gjithë, por është çështje respektimi i asaj që është rënë dakord”, tha Giorgos Gerapatritis, ministër i jashtëm i Greqisë.

Pasi Presidentja e re nuk përmendi emrin kushtetues në betimin zyrtar, Departamenti Amerikan i Shtetit bëri thirrje se duhet të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë integrimin e plotë të vendit.

“SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që po formohet qeveria e re dhe po zgjidhet kryeministri, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve të anëtarësimit të plotë në BE”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më herët ka reaguar edhe Ministria e Jashtme gjermane. Berlini zyrtar theksoi se Maqedonia e Veriut është e obliguar të respektojë Marrëveshjen e Prespës dhe po ashtu është e rëndësishme që vendi të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Kabineti i Siljanovska Davkovës një ditë më parë theksoi se ajo do t’i përmbahet zbatimit zyrtar të emrit kushtetues, por se në paraqitjet publike presidentja ka të drejtë të përdorë emrin “Maqedoni”.

The post Ministri i Jashtëm i Greqisë, kërkon që të respektohet Marrëveshja e Prespës: Nuk është çështje e vetëvendosjes së zyrtarëve appeared first on Albeu.com.

Presidentja e parë grua në RMV, Gordana Silanovska-Davkova: Në fillim Ballkani, pastaj Brukseli
Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut, zgjodhi një grua për presidente të shtetit. Profesoresha universitare, Gordana Silanovska-Davkova, e cila mbështetet nga Partia e djathtë opozitare, VMRO-DPMNE, e fitoi balotazhin presidencial më 8 maj, kundër kandidatit të Lidhjes Social-Demokrate, Stevo Pendarovski, deri më tash president.

Në fjalimin e parë para opinionit pas fitores, Silanovska-Davkova, tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike apo partiake.

“Nga ky moment do të sillem si presidente e të gjithë qytetarëve, të gjitha grupeve etnike, të gjithë anëtarëve partiakë, atyre që nuk janë në parti… sepse presidentja nuk mund ta bashkojë popullin dhe të kërkojë unitet nëse mban vija partiake”, tha ajo.

Fqinjëve u bëri thirrje që ta mbështesin, siç tha, ballkanizimin, ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të jenë politikanë të vërtetë.

“Duhet të fillojmë ta kuptojmë njëri-tjetrin, ta ndihmojmë njëri-tjetrin, të mos kërkojmë veto, por të kërkojmë mbështetje. Rrugët e mia së pari çojnë në Ballkan, dhe, natyrisht, as Brukseli nuk është jashtë”, tha Silanovska-Davkova.

Çfarë “Maqedonie krenare” premton?

Gjatë fushatës parazgjedhore, Silanovska-Davkova u paraqit si profesoreshë dhe si përfaqësuese e pavarur në Kuvend.

Në programin e saj “Maqedonia është sërish krenare”, shkruan se Marrëveshja e Prespës, që ndryshoi emrin e Maqedonisë në Maqedoni të Veriut, “është çështje e hapur”, dhe se në fjalimet e saj para publikut nuk do ta përdorë fjalën “e veriut” në emrin e shtetit.

Ajo nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës, por në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë së voni, tha se nëse Kuvendi i miraton amendamentet kushtetuese – të cilat do të mundësonin që bullgarët dhe pesë pakicat e tjera etnike të bëheshin pjesë e Kushtetutës maqedonase – ajo do t’i respektonte ato.

Ndryshimet e tilla në Preambulën e Kushtetutës, janë kusht për Maqedoninë e Veriut, që t’i vazhdojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Brenda një afati prej dhjetë ditësh, Silanovska-Davkova, si presidente, do t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend.

Silanovska-Davkova hyri në rrethin e dytë zgjedhor si favorite, pasi në rrethin e parë më 24 prill – kur garuan gjithsej shtatë kandidatë – fitoi dyfish më shumë vota se kandidati i përkrahur nga Lidhja Social-Demokrate, Stevo Pendarovski.

Në balotazh, Silanovska-Davkova fitoi 363.085 vota dhe Pendarovski 180.499 vota.

Ky ishte një rezultat krejt i kundërt në krahasim me duelin e tyre të parë zgjedhor në vitin 2019, kur fitoi Pendarovski.

Mandati aktual i Pendarovskit skadon më 12 maj. Deri atëherë, Kuvendi duhet ta mbajë seancën për inaugurimin e presidentes së re.

Në këtë rast, seancën ceremoniale për inaugurimin e presidentes së re do ta mbajnë deputetët nga përbërja e deritashme e Kuvendit.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, tha se ky institucion do të mundohet t’i respektojë të gjitha afatet, në mënyrë që më 12 maj vendi ta ketë presidenten e re.

Pesë presidentë dhe gjashtë cikle zgjedhore

Që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, vendi ka pasur gjithsej pesë presidentë.

I pari, Kiro Gligorov, ka pasur dy mandate. Për të parin është zgjedhur me votim të fshehtë në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 janar 1991.

Për mandatin e dytë dhe të gjithë të mëvonshmit, janë zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta.

Gligorov e ka fituar mandatin e dytë në vitin 1994 dhe pas tij në këtë pozitë ka ardhur Boris Trajkovski, më 1999. Ai ka qenë president deri në vdekjen e tij tragjike në një aksident avioni, në vitin 2004.

Presidenti i tretë më pas është bërë udhëheqësi i atëhershëm i Lidhjes Social-Demokrate, Branko Cërvenkovski, i cili ka qëndruar në atë pozitë vetëm për një mandat.

Pas tij, në vitin 2009, Gjorgje Ivanov, i propozuar nga VMRO DPMNE-ja, i ka fituar zgjedhjet dhe ka mbajtur dy mandate, deri në vitin 2019, kur në krye të shtetit është zgjedhur Stevo Pendarovski./REL

The post Presidentja e parë grua në RMV, Gordana Silanovska-Davkova: Në fillim Ballkani, pastaj Brukseli appeared first on Albeu.com.