Glauk Konjufca Archives - Albeu.com

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, dështon krijimi i qeverisë së Glauk Konjufcës
Ka dështuar votimi i qeverisë së Kosovës, pasi Glauk Konjufca nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës për t’u bërë kryeministër dhe për të formuar kabinetin qeveritar.

Konjufca mori vetëm 56 vota pro, vota të cilat janë të pamjaftueshme për krijimin e qeverisë. Kundër votuan 53 deputetë kosovar.

Në kabinetin qeveritar të prezantuar nga Konjufca, Albin Kurti u propozua si Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Para votimit, Konjufca iu kërkoi deputetëve që ta votonin ata si kryeministër, por duket se nuk arriti të marrë besimin e ligjvënësve.

“Sot ia vlen të zgjedhim rrugën, në dukje të komplikuar ndoshta, por ne nuk kemi nga askush tjetër këtu jashtë nesh, jashtë këtij parlamenti, që ta presim drejtësinë e veprimeve tona. Atë e bëjmë vet ne. Të udhëheqim me guxim, edhe në shtigje të pashkelura më herët. Burimi i këtij guximi duhet të na karakterizojë të gjithëve sot, e kjo është besimi te qytetarët tanë, dhe obligimi që kemi ndaj sakrificave e kontributit të paraardhësve, e jo më pak edhe ndaj ëndrrave e dëshirave të pasardhësve tanë”, u shpreh Konjufca.

Tashmë Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi u dështua që të formohet qeveria nga Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 shkurtit të këtij viti.

Tani presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vendosë se kur do të mbahen zgjedhjet, ndërsa raportohet se dhjetori është përmendur si muaj i mundshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme.

The post Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, dështon krijimi i qeverisë së Glauk Konjufcës appeared first on Albeu.com.

Mandatimi i Konjufcës, LVV kërkon votat pa koalicion – opozita e sheh si tentativë për shtyrje të zgjedhjeve
Një ditë pas mandatimit për kryeministër të Glauk Konjufcës, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar votën e partive të ish-opozitës në Kuvend, siç thonë, për një qeveri kalimtare afatshkurtër për votimin e projektbuxhetit për vitin 2026, si dhe miratimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Mirëpo në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) si dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thonë se nuk kanë votë për Konjufcën dhe asnjë qeveri të pakicës. Sipas tyre, nuk e kanë asnjë obligim që të votojnë qeverinë e LVV-së pa marrëveshje politike dhe koalicion qeverisës. Madje, vendimin e presidentes Osmani për mandatimin e nënkryetarit të LVV-së për kryeministër më shumë e shohin si zvarritje të qëllimshme për të shtyrë datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Në partinë e Memli Krasniqit të martën kanë thënë se mandatimi i Konjufcës për kryeministër vetëm sa e ka thelluar krizën politike.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dështuar më 26 tetor të formojë qeverinë e re në Kuvend. Ai mori vetëm 56 vota nga 61 të nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-deputeti i legjislaturës së kaluar, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress se pret që partitë e ish-opozitës të rezonojnë arsyeshëm dhe të votojnë kabinetin qeveritar të prezantuar nga Konjufca në Kuvend.

“Ne kemi ofruar një kompromis të madh për opozitën duke mandatuar zotërinë Glauk Konjufca si mandatar për kryeministër, marrë parasysh synimet tona për të shmangur dy elemente: së pari zgjedhjet e menjëhershme parlamentare dhe së dyti të miratohet buxheti për shtetin për vitin e ardhshëm dhe Plani i Rritjes së BE-së… Unë pres që edhe opozita të rezonojë arsyeshëm në këto 15 ditë që i ka zoti Konjufca për ta votuar kabinetin qeveritar. Të votohet qeveria dhe të merren këto vendime… Ne i kemi bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për një qeveri afatgjatë, por për një qeveri që do të marrë këto tre-katër vendime që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit. Më shumë për të evituar një rrezik real të madh, siç është pamundësia e ekzekutimit të buxhetit për vitin e ardhshëm dhe mos humbja e Planit të Rritjes nga BE-ja. Në situatën e tillë nuk po flasim për një qeveri tipike dhe rrjedhimisht për të diskutuar për koalicione. Ne presim bashkëpunimin me deputetët e opozitës për ta miratuar buxhetin dhe Planin e Rritjes”, thekson ai.

Por kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi se nuk kanë votë për Konjufcën dhe se Kosova s’ka nevojë për një qeveri të pakicës.

“Glauk Konjufca, me mandatar të trashëguar në rrethanat e tanishme politike, duke kuptuar qartë dhe saktë vullnetin qytetar, duhet të jetë i sinqertë me veten. Më shumë dhe shumë më shumë sesa kryetari i tij. Të konstatojë se nuk ka shumicë për kryeministër”, tha ai të mërkurën në konferencë për media.

Në anën tjetër, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë për KosovaPress se LVV-ja dhe presidentja Osmani, përmes mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër, po tentojnë vetëm të përfitojnë kohë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ajo thekson se AAK-ja nuk ka votë për Konjufcën, derisa shton se asnjë parti politike në Kuvend nuk e ka obligim ta votojë atë pa një marrëveshje politike dhe koalicion qeverisës.

“Ne nuk e kemi parë ndonjë ndryshim të qëndrimeve të partive parlamentare pasi janë të njëjtat qëndrime. Në takimin e fundit që kanë pasur te presidentja, dakordanca ka qenë që, meqë ka dështuar LVV-ja dhe asnjë parti nuk i ka votat për formimin e qeverisë, janë dakorduar për të shkuar në zgjedhje. Kjo është një lojë tjetër e LVV-së… Nuk e di se çfarë po tenton të bëjë LVV-ja. Pa një koalicion askush nuk e voton një mandatar kur nuk kanë një marrëveshje politike apo koalicion politik… Në asnjë formë nuk e ka obligim ndonjë parti e cila nuk është në qeverisje dhe as në ndonjë koalicion ta votojë qeverinë e huaj. Ju e dini se edhe ato oferta që iu kanë bërë Nismës dhe LDK-së nuk kanë qenë oferta serioze, por fyese”, thekson Kadrijaj.

Në anën tjetër, hulumtuesi në KDI, Vullnet Bugaqku, thotë për KosovaPress se presidentja Vjosa Osmani ka vepruar drejt kur e ka mandatuar Konjufcën për kryeministër si të propozuarin e dytë të LVV-së për këtë post.

“Presidentja ka pasur para vetes një mandatar të propozuar nga një parti e cila relativisht është fituese e zgjedhjeve në kuptimin e ulëseve që i ka në Kuvend dhe votave që mund t’i sigurojë në Parlamentin e Kosovës. Është e vetmja që ka provuar dhe po tenton të formojë qeverinë, karshi partive të tjera që kanë refuzuar të japin mandatarin dhe kanë refuzuar të bashkëpunojnë mes veti që shtetit t’i japin një qeveri. Gjykata Kushtetuese, në rastin KO20, e bën të qartë detyrimin që ka presidenti i shtetit që të provohen dhe të shterohen të gjitha mundësitë kushtetuese që të formohen institucionet dhe të krijohet mundësia që sa më shumë të shmangen zgjedhjet…Prandaj unë mendoj se ka vepruar drejt në kuptimin kushtetues. Vlerësoj se duhet të shterohen të gjitha mundësitë kushtetuese dhe të plotësohen të gjitha kushtet që i kërkon neni 82 i Kushtetutës që vendi paraprakisht të përfundojë në zgjedhje pasi të dështojë në rundin e dytë”, deklaron ai.

Në bazë të afateve kushtetuese, Konjufca, si mandatar i dytë, ka afat prej 15 ditësh për t’ia prezantuar Kuvendit kabinetin qeveritar.

Që Konjufca të zgjidhet kryeministër, ai duhet të votohet nga së paku 61 deputetë prej 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Nëse as i mandatuari i dytë nuk arrin që të sigurojë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Sipas Kushtetutës, ato duhet që të mbahen brenda 40 ditësh, nga dështimi i të mandatuarit të dytë për kryeministër.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja edhe më shumë se tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

The post Mandatimi i Konjufcës, LVV kërkon votat pa koalicion – opozita e sheh si tentativë për shtyrje të zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë mandatarin për formimin e Qeverisë së re kandidatit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Në një deklaratë për media, Osmani theksoi se Kushtetuta e Kosovës e detyron presidentin të emërojë mandatarin e dytë në rast se përpjekja e parë dështon.

“Kushtetuta nuk thotë ‘mund të emëroj’, por thotë ‘emëron kandidatin tjetër’ në rast se dështon i pari. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten e vendit ta emërojë mandatarin e dytë,” tha Osmani.

Ajo shtoi se vendimi i saj është në përputhje me tri aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese dhe neni 95.4 të Kushtetutës.

“Kushtetuesja nuk thotë mund të emërojë, por emëron nëse dështon i pari. Kushtetua nuk i lë hapësirë presidentes për mos-emërim të kandidatit të dytë atëherë kur ka një mandatar. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten ta emërojë kandidatin e dytë”, ka thënë ajo.

Osmani theksoi se LVV-ja e ka bindur se ka gjasa që ta formojë ekzekutivin, ndërkaq tha se garanci nuk i ka dhënë sepse nuk kërkohet me Kushtetutë.

Nëse do të kishte dy kandidatë, Osmani tha se asaj do t’i duhej të bindej se kush nga ta ka më shumë gjasa për formimin e ekzekutivit.

“Askund në Kushtetutë dhe aktgjykime nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasës. Garancia jepet në Kuvend, kurse gjasat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy apo më shumë kandidatë unë duhet ta shihja se kush i ka gjasat më të mëdha. Nga LVV-ja kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre që t’i bëjnë votat. Mua më takon që të bindem që kanë gjasa dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa”, tha Osmani.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se kandidati i propozuar nga LVV-ja, Glauk Konjufca, disponon të gjitha votat që Kurti i kishte marrë vetë më 26 tetor në Kuvend, pra 56 vota.

“Konjufca i ka të gjitha votat që i kam pasur unë. Ju e dini që më 26 tetor në Kuvend unë mora 56 vota. Ato i ka sigurt edhe Glauku, ndoshta ka edhe më shumë, por më pak nuk mund të marrë. Maksimumi im është minimum i Glaukut, prandaj le të përpiqemi maksimalisht,” tha Kurti.

Ai shtoi se nuk sheh mundësi për koalicion me partitë tjera për formimin e Qeverisë së re.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja ka fituar 24 ulëse, LDK-ja 20, AAK-ja pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në./Telegrafi/

The post Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë appeared first on Albeu.com.

Sherifi: Kurti nuk do që të zgjedh kryeparlamentarin. Ja emri që do të merrte votat!
Për analistin dhe njohësin e zhvillimeve politike në Kosovë, Idaver Sherifi ka një emër nga radhët e Vetëvendosjes i cili do të merrte konsensusin e partive të tjera dhe mund të zgjidhej lehtësisht në krye të Kuvendit. Sherifi tha se ky emër është kryeparlamentari aktual, Glauk Konjufca.

Në studion e Log. në News24, ai shpjegoi edhe arsyet se pse Albin Kurti nuk preferon të shkojë drejt kësaj zgjidhje dhe prandaj për të 26-ën herë Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë drejtuesin.

Ai shton gjithashtu se nisja e konsultimeve për zgjedhjet vendore nga Vjosa Osmani do të ndryshojnë dinamikat politike në Prishtinë.

The post Sherifi: Kurti nuk do që të zgjedh kryeparlamentarin. Ja emri që do të merrte votat! appeared first on Albeu.com.

Ngërçi politik në Kosovë/ Sherifi: Kush është emri që do të merrte votat për Kryeparlamentar. Kurti s’është i interesuar për…
Në studion e Log. në News24, ai shpjegoi edhe arsyet se pse Albin Kurti nuk preferon të shkojë drejt kësaj zgjidhje dhe prandaj për të 26-ën herë Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë drejtuesin. Ai shton gjithashtu se nisja e konsultimeve për zgjedhjet vendore nga Vjosa Osmani do të ndryshojnë dinamikat politike në Prishtinë.

Endri Xhafo: Kurti mund të vinte fare mirë Glauk Konjufcën. Me sa kam parë ia ka kërkuar si një emër më përfaqësues, më konsensual, Ramush Haradinaj p.sh.

Idaver Sherifi: Ka ofruar 5 votat e tij (Ramush Haradinaj) për të zgjedhur Glauk Konjufcën. Por qartazi Albin Kurti nuk është i interesuar për këtë zgjidhje. Insistimi tek një emër i vetëm, përtej pazareve, e ka pranuar Fatmir Limajn por ka patur probleme nga brenda partisë, nga Guxo që ka 6 deputetë dhe pse duhet të jetë dikush me tre kryeparlamentar dhe jo një tjetër. Insistimi në një emër për 26 seanca rresht është fakt i mprerë që nuk mund të kalohet ajo fazë, është një bllokadë e pastër, me shumë gjasë për të fituar kohë dhe për të ardhur te kjo kohë. Sot Presidentja Osmani thirri partitë politike në konsultime për zgjedhjet lokale dhe mund të ndryshojë dinamika e të gjtihë lojës. Mendoj se Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë pritur momentin që LDK të vijë dhe të bëhet pjesë e qeverisjes. LDK ka interes për Prishtinën dhe nisja e bisedimeve për zgjedhjet lokale mund të hapen mundësi të reja për të negociuar dhe parë aleanca të ndryshme. Nga ana tjetër, edhe PDK pret zgjedhjet e parakohshme, sepse presin një rënie të mëtejshme të LDK dhe forcim të votave të veta duke marrë edhe nga AAK e Nisma e do t’i forcojë që të kenë mundësi për për të negociuar për të qenë pjesë e qeverisjes. Në dijeninë time është propozuar 12 tetori si datë paraprake.

The post Ngërçi politik në Kosovë/ Sherifi: Kush është emri që do të merrte votat për Kryeparlamentar. Kurti s’është i interesuar për… appeared first on Albeu.com.

Glauk Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri në Kosovë
Në një konferencë për media, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur mbi tre kushtet e parashtruara nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, Konjufca tha se qëndrojnë të vendosura për tre kushtet, ndërkohë ngriti alarmin se në Serbi një grup prej qindra ushtarësh po përgatitet për sulm të mundshëm ndaj Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Ne si institucione qëndrojmë të vendosura sa i përket tri kushteve. Le të flasim për atë që është quajtur mos nënshkrimi i marrëveshjes, pikërisht për këtë, Serbia ka marrë pozicionin që nuk respekton marrëveshjen, E dyta, çështja e kryekriminelit Radoiçiqi, ai ndodhet i lirë dhe vepra e tij nga shteti serb po trajtohet më e lehtë se me qenë shkelje trafiku, plotësisht i lirë në Serbi dhe po mbrohet atje”, tha Konjufca.

Kryetari i Kuvendit, tha se kanë informacione për disa përgatitje që po bëjnë disa qytetarë në Serbi, për ndonjë sulm të mundshëm.

“Institucionet tona kanë informacione të sakta se qindra persona po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual. Por, ne jemi gjithmonë, dhe institucionet tona të sigurisë janë vigjilente dhe të përballemi me çka do që vjen nga Serbia, dhe me një koordinim edhe me institucionet ndërkombëtare dhe ushtarake që veprojnë në Kosovë”, theksoi ai.

Gjithashtu, Konjufca tha se kushtet e vendosura nga Kurti janë të arsyeshme dhe duhet sqaruar në mënyrë që dialogu të ketë sukses.

The post Glauk Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Glauk Konjufca: Vendimi për dinarin është i duhuri, s’ka kthim mbrapa
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, konsideron se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb, është i duhur dhe se nuk ka kthim mbrapa.

Në një deklarim për media pas ekspozitës së organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, Konjufca tha se mund të gjenden zgjidhje sa i përket pagave e pensioneve të qytetarëve serbë.

Gjithashtu, ai shprehet se; “Kosova është plotësisht në të drejtën e saj dhe është një çështje sa i përket legjitimitetit e vendimit, nuk ka askush vërejtje”.

“Republika e Kosovës përmes qeverisë në këtë rast sepse është ajo kompetente për këto çështje e ka formuluar saktë qëndrimin vet se si do të pozicionohet sa i përket çështjes së dinarit. Ajo është në një pozicion shumë të qartë dhe pa dy kuptimësi, ka edhe një përpjekje ndërkombëtare që me mujtë me gjet një hapësirë të afrimit të qëndrimeve. Deri tashti nuk ka ndodh nuk kam ndonjë mendim specifik a do të ndodh kësaj radhe sepse Kosova është plotësisht në të drejtën e saj dhe është një çështje sa i përket legjitimitetit e vendimit, nuk ka askush vërejtje, nuk ka askush kritikë pra vendimi është i Kosovës, është i duhuri dhe është ajo çka është nevojitur”, u shpreh Konjufca.

“Sa i përket kësaj se çfarë pasoja ka shkaktuar ajo, ato mund të adresohen secila në mënyrë të veçantë sa i përket jetës praktike se si funksionon komuniteti serb atje, pagat, benefitet, pensionet, ato mund të gjendet ndonjë zgjidhje si të paguhen e kryhen këto, mirëpo a do të kthehet sërish dinari si çështje e valutës të transaksionit të Republikës së Kosovës unë nuk besoj që ka kthim mbrapa”, deklaroi Konjufca.

The post Glauk Konjufca: Vendimi për dinarin është i duhuri, s’ka kthim mbrapa appeared first on Albeu.com.

Konjufca: Serbia e gatshme t’i shtyjë para planet e Rusisë
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se me një Serbi të gatshme për të shtyrë planet e Putinit në rajon, mbështetja e Kosovës për fitoren e Ukrainës bëhet më kuptimplotë.

Ai ka thënë se këto dy vite që nga sulmi i Rusisë mbi Ukrainën, shënojnë fazën kur në mënyrë të qartë botës iu ofruan dy propozime.

“…njëri që thërret për radhitje nën emrin e lirisë, dinjitetit dhe demokracisë, e tjetri që dëshiron nënshtrim, pushtim, shfrytëzim dhe krime kundër njerëzimit. Republika e Kosovës është krenare që angazhohet fuqishëm, pa mëdyshje dhe ambiguitet, në anën e drejtë të historisë, duke iu bashkuar asistencës dhe solidaritetit të botës demokratike ndaj Ukrainës, që ashtu si ne aspiron integrim në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Konjufca në Facebook, në dyvjetorin e agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Tutje Konjufca ka thënë se në këto dy vite, Rusia e Vladimir Putinit ka bërë çmos për ta pushtuar përfundimisht Ukrainën, por duke mos ia dalë, ka angazhuar edhe satelitët e saj në Evropë për të mbjellë destabilitet, pasiguri, shpërqëndrim, luftë dhe përçarje.

“Me një Serbi të gatshme për t’i shtyrë planet e Putinit në rajonin tonë dhe Evropë, mbështetja dhe angazhimi ynë për fitoren e Ukrainës bëhet edhe më kuptimplotë. Liria e popujve, sovraniteti i vendeve, është goditja më e rëndë ndaj tiranëve dhe tiranive të tyre. Liri Ukrainës dhe popullit të saj!”, ka shtuar Konjufca.

The post Konjufca: Serbia e gatshme t’i shtyjë para planet e Rusisë appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Glauk Konjufca, “shtanget” kur Kurti pyetet në lidhje me informacionet për një atentat ndaj tij nga Serbia
Ditën e sotme, Radiotelevizioni i Kosovës, njoftoi se Serbia po punon për eliminim fizik të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit po zhvillonte një takim në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Pavarësisht se për qytetarët ky lajm u bë i ditur përmes mediave, për titullarët e shtetit të Kosovës, nuk ishte informacion i ditur.

Konkretisht bëhet fjalë për kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ishte pranë Kurtit, kur ky i fundit u pyet nga gazetarët mbi informacionet e supozuara për një atentat ndaj tij.

Konjufca duket se nuk ishte në dijeni të këtij informacioni dhe habitet shumë nga pyetja e gazetares, drejtuar Kurtit.

The post VIDEO / Glauk Konjufca, “shtanget” kur Kurti pyetet në lidhje me informacionet për një atentat ndaj tij nga Serbia appeared first on Albeu.com.

Konjufca: Dinari është dashur të largohet menjëherë pas luftës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se dinari serb është dashur të largohet nga përdorimi menjëherë pas luftës, kur Serbia është larguar nga Kosova.

“Nëse ju thoni së është dashur t’i mbledhim ndërkombëtarët dhe t’i njoftojmë, kjo është një temë tjetër, ka mundur të ndodhë, por kjo është konsideruar një çështje që nuk do të shkaktojë probleme dhe turbulenca për shkak se ligji është i shkruar”, tha Konjfuca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Konjufca foli edhe për shqetësimet e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili të enjten deklaroi se mund të ketë tensione në veri të vendit.

“Shqetësimi është se mund të ketë turbulenca në veri të Kosovës, por ne sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë dhe se siguria do t’u ofrohet të gjithëve. Situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë”, tha Konjufca.

The post Konjufca: Dinari është dashur të largohet menjëherë pas luftës appeared first on Albeu.com.